Aurora

Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara , Projekti i qeverisë ! Gjiknuri : Nuk do të jetë me …

Ditën e djeshme, gjatë vizitës në Llogara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se, qeveria do të ndërtojë më koncesion një tunel, për shkurtimin e distanës mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Gjiknuri u shpreh se tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me partneritet publik privat dhe me mbështetje të buxhetit. Ministri sqaroi se kalimi nuk do të jetë me pagesë.

“Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparë- si është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjedhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë. Për Llogaranë në planet tona është bërja e një tuneli, për të cilin do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë. Atje është krejt normale që një rrugë alternative e shkurtër, një tunel, të krijohet mundësia me koncesionim privat”, -shprehet Gjiknuri.

Ai është shprehur gjithashtu se është siguruar një financim i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë- Elbasan. Shifra e vendosur në dispozicion për rrugës është 14 milionë dollarë.

“Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë të pjesës së mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan. Pra, janë 14 milionë dollarë të tjera, të cilat do të hidhen për të përfunduar segmentin e mbetur që është nga zona e Ibës deri në tunelin e Elbasanit. Jam i bindur se nëse puna fillon shumë shpejt, duke qenë se dje erdhi konfirmimi dhe fillon edhe negocimi i kontratës për marrjen e huasë, brenda vitit do të përfundojë plotësisht ky aks”, u shpreh Gjiknuri. Për Rrugën e Arbrit, ministri tha se kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar planin e zbatimit. Dokumenti do të miratohet nga këshillat teknike. Ndërkaq, kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat.

Sapo të miratohet plani i zbatimit, sipas Gjiknurit, për 1 muaj do të nisë ndërtimi në terren. Gjithashtu, ministri sqaroi se është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shumë shpejt do të nisë puna në terren për aksin Kardhiq-Delvinë.

“Do të shpallim së shpejti garën e aksit Kardhiq–Delvinë dhe kjo është e financuar me buxhetin e shtetit, duke i dhënë rëndësi zonës turistike të Sarandës. Ky investim do të sjellë që Saranda të afrohet me pjesën tjetër të vendit me gati një orë. Në këtë projekt përfshihet edhe ngritja e një tuneli. Puna në këtë kantier pritet të nisë brenda vitit”, u shpreh ministri.

Gjiknuri foli edhe për projektin Qukës-Qafë Plloçë ku, sipas tij, kërkohen edhe 50 milionë dollarë të tjera për përfundimin. “Sepse janë projekte të bëra jo mirë, projekte të bëra nga kompjuteri, si ura që nuk kombinojnë me njëra-tjetrën, kanë disnivele, projekte të bëra shumë keq”,-përfundon Gjiknuri./javanews

Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara , Projekti i qeverisë ! Gjiknuri : Nuk do të jetë me … Read More »

Dy plazhet në Vlorë ku nuk duhet të laheni për shkak të ndotjes së madhe

Kur duhet vetëm një muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik, në plazhet e Vlorës vijojnë të mbeten evidente problematikat e viteve të kaluara, siç është edhe derdhja e ujërave të zeza në det.
Situata më shqetësuese konstatohet në dy plazhet publike. Në Plazhin e Vjetër dhe plazhin pranë Akademisë së Marinës, ku ujërat e zeza e kanë derdhjen në det, ndonëse sezoni është në prag. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj situate dhe duket se edhe këtë vit nuk do të ketë ndërhyrje.
Aktualisht, nuk është vënë ende në funksion impianti i përpunimit të ujërave të zeza, që ndodhet në fazën e dytë të implementimit të tij, çka do t’i jepte një zgjidhje përfundimtare derdhjes së ujërave të zeza në det. Në fakt, më shqetësuese situata mbetet në zonën e Plazhit të Vjetër, në të cilën derdhja e ujërave të zeza, prej vitesh, ka krijuar një problem të madh për pushuesit.

Vitin e shkuar, Plazhi i Vjetër dhe ai pranë Akademisë së Marinës janë cilësuar si dy nga plazhet më të ndotura në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për dy plazhe publike, ku edhe interesimi i qytetarëve mbetet mjaft i madh, pavarësisht mungesës së pastërtisë së ujit dhe ndotjes nga ujërat e zeza. Me përfundimin e projektit të Lungomares u mendua se ky problem do të zgjidhej, minimalisht në zonën e plazhit të Akademisë së Marinës.

Por as ky projekt nuk i dha zgjidhje situatës në këtë zonë, ku mjaft qytetarë, që nuk kanë mundë- si të paguajnë shezlongje, janë të detyruar ta bëjnë aty plazhin. Ndërkohë, në lidhje me këtë problematikë të pazgjidhur, burime në Bashkinë e Vlorës bëjnë të ditur se projekti final për ujërat e zeza në Vlorë është akoma në fazën e studimit.

“Do të synohet sa më shpejt implementimi tij, për të zgjidhur përfundimisht këtë problem shqetësues, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por gjatë të gjithë vitin”, thanë burime të bashkisë. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 8 milionë euro që do t’i japë zgjidhje derdhjes së ujërave të zeza në det dhe nuk do të lejohet më ndotja në gjirin e Vlorës. “Gjatë këtij sezoni turistik, nga Bashkia e Vlorës është bërë e mundur ndërhyrja nga ana e institucionit dhe Ujësjellës-Kanalizimeve, për të përmirësuar gjendjen gjatë periudhës së verës. Gjithsesi, zgjidhja përfundimtare mbetet padyshim projekti final i parashikuar për ujërat e zeza, çka do të bënte që ujërat e detit në Vlorë të ishin edhe më të pastra dhe ndotja të reduktohej”, u shprehën më tej burime të Bashkisë së Vlorës.

Megjithatë, edhe për këtë verë problemi duket se do të jetë prezent dhe dy janë zonat më shqetësuese, ajo e Plazhit të Vjetër dhe plazhi pranë Akademisë së Marinës. PANORAMA.J.J

Dy plazhet në Vlorë ku nuk duhet të laheni për shkak të ndotjes së madhe Read More »

E mitura bën gjëmën, u vjedh 75 mijë euro për një arsye që trondit

Një vajzë vetëm 14 vjeçe, vodhi plotë 75 mijë euro, për t’u pranuar në grupin shoqëror të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur në Japoni, ku e mitura vodhi konkretisht 10 milionë yen, ose afro 75 mijë euro, gjatë vizitës në banesën e një shoqeje, ndërkohë që më tej paratë ua shpërndante vajzave të klasës.

E mitura pranoi vjedhjen dhe tregoi para hetuesve se i ka dhënë thuajse nga një milion yen, secilës nga dhjetë vajzave të klasës. Policia arriti të rikuperojë thuajse 8 milionë, të cilat ishin vjedhur nga muaji janar deri në shkurt të këtij viti.

Ajo shpjegoi se ishte ndjerë e mënjanuar nga shoqet e saj dhe në gjendje të rënduar emocionale, mendoi se si ti afronte në këmbim të parave.

Në mes të muajit shkurt, nëna e saj, kishte gjetur çantën e së bijës plotë me para, të cilën e kishte fshehur në dollap, shkruan noa.al.

Ajo i kishte treguar së ëmës, se paratë ia kishte dhënë një burrë me synim që të kujdesej për to për disa kohë. Ishte denoncimi i nënës së të miturës dhe marrja në pyetje e saj, ajo që çoi në zbulimin e ngjarjes.

E mitura bën gjëmën, u vjedh 75 mijë euro për një arsye që trondit Read More »

Obobo ça fati i zi/ Kjo shenjë e horoskopit është“e mallkuar’, do i ecë ters 2018-ta

Astrologu Gregory Scott ka paralajmëruar se një nga shenjat e horoskopit duhet të bëjë kujdes këtë vit pasi e presin gjëra jo fort të këndshme. Ai thotë se shenja e Dashit do bëhet pjesë e një loje jo të pastër dhe mund të bjerë pre e dobësisë së momentit.
Scott shprehet:
Dashi mund te bjere pre e dobësisë së momentit duke u bere pjesë e një loje jo te pastër ne pune e në jetë personale”.

Astrologu e lidh këtë me faktin që Planeti i Afërditës do të jetë në kundërshtim me asteroidin Kentauro Asvolos.

Ai shton:
Në mitologji Asvolos është shenjti i centaurëve të egër. E mbulonte trupin me tym që të arrinte te bënte parashikim. Tymi presupozon ceremonitë e lutjeve qe lidhen me tymin dhe zjarrin. Ishte parashikues shumë i aftë. Ka bërë gabimin që i tregoi centaurëve punët e fshehta të Herkulit dhe Xiron ku u shkaktua më pas një luftë e përgjakshme ku mbeti i vrarë edhe vetë Asvolo.

Sot përpara Asvolos ndodhet hëna e zezë që simbolizon femrën, joshjen estetiken dhe ndjeshmërinë dhe në pjesën e nëndheshme të saj. Sot me këtë kundërshtim duhet të dallojmë dashurinë apo erosin e vërtetë nga fiksimi i errët”

Obobo ça fati i zi/ Kjo shenjë e horoskopit është“e mallkuar’, do i ecë ters 2018-ta Read More »

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini vaj ulliri me stomak bosh, rezultatet janë të mrekullueshme

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare. Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Vajin e ullirit mund ta konsumoni në gjellëra e sallatëra, por e dini ç’ndodh nëse pini një lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë me stomak bosh ? Zbulojeni më posht

1.Në qoftë se vuani nga fryrja e barkut pas ngrënies ose keni probleme me konstipacionin, duhet të provoni trukun e mëposhtëm: të pini një lugë gjelle me vaj ulliri me stomak bosh. Acidet yndyrore të vajit të ullirit dhe vitaminat e tij të shumta mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin e sistemit imunitar.

2.Ushqen fytyrën e thatë, trajton aknet dhe rënien e flokëve: Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë, sidomos nëse e ndieni lëkurën të thatë dhe pa jetë. Mjafton një masazhim i thjeshtë me pak vaj ose i kombinuar me të kuqe veze, pure karotash ose vaj kokosi dhe fytyra do të ndiejë ndryshimet e para. face

3.Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të sistemit tretës. Ajo kryen disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj; prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Living shkruan se si çdo organ tjetër edhe mëlçia ka nevojë të detoksifikohet, përzieni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe një lugë gjelle me lëng limoni dhe pijeni esëll çdo mëngjes.

4.Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi as në regjimin ushqimor të të prekurve nga diabeti, madje sipas mjekëve ata duhet të konsumojnë vetëm ushqime të gatuara me vaj ulliri pasi ul nivelet e kolesterolit të keq dhe balancon nivelet e glukozës në gjak.

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini vaj ulliri me stomak bosh, rezultatet janë të mrekullueshme Read More »

Artan Hoxha plas “bombën”: Ja kur do të arrestohet Adriatik Llalla

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha sonte se prokuroria ka kërkuar të sigurojë urdhër arresti, për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, por ende nuk ka gjetur gjyqtarin e duhur për ta firmosur një urdhër të tillë.

“Ka një procedim numër 447 në ngarkim të Llallës, në prokurorinë e Durrësit.

Prokuroria ka synuar të sigurojë një urdhër arresti në gjykatë, masë sigurie, por me sa duket nuk e ka gjetur gjyqtarin e duhur. Kjo nuk do të thotë se nuk do ta gjejnë në vijim”, tha Hoxha në emision.

Artan Hoxha plas “bombën”: Ja kur do të arrestohet Adriatik Llalla Read More »

Po hani ushqim me kimikate apo origjinale? Ja si t’i dalloni menjëherë

Produktet Gjenetikisht të Modifikuara janë ndër produktet më të përhapura në tregjet tona, kjo për shkak se kostoja e prodhimit është më e ulët se produktet e rritura në mënyrë natyrale.

Duke qenë se përmbajtja e produkteve OMGJ është e pashëndetshme për organizmin e njeriut, këshillohet që konsumi i këtyre produkteve të jetë i ulët ose të mos konsumohen.

Ka disa mënyra për të dalluar nëse një produkt është OMGJ ose jo, që nga tezgat dhe stendat e dyqaneve, pa pasur nevojë të hapet produkti.

Shumica e ushqimeve, si fruta, perime etj., kanë pulla, të cilat prodhuesi i vendos për të informuar blerësin e parë, pra shitësit. Nëse do të vërejmë këto pulla, do të shohim se aty shkruhen disa numra, që janë të ndryshëm nga produkti në produkt.

Nëse numri është me 5 shifra dhe fillon me numrin 9, atëherë ai produkt është bio, pra i rritur në mënyrë natyrale.

Nëse numri është 4 shifror dhe fillon me 4, do të thotë se produkti është rritur me pesticide dhe kimikate.

Kurse numri që është 5 shifror dhe fillon me numrin 8 tregon se produkti është OMGJ.

Prandaj, herën tjetër që do të blini produkte që janë bazë për vaktet tuaja, shihini me kujdes çdo të dhënë që jepet për produktin

Po hani ushqim me kimikate apo origjinale? Ja si t’i dalloni menjëherë Read More »

Skandali/ Qytetari denoncon me emra deputetë, prokurorë dhe biznesmenë të përfshirë në vjedhjen e pronave në Shëngjin

Skandal me prona në Malin e Shëngjinit. 15 vjet përpjekje për të regjistruar një pronë në Hipotekën e Lezhës, që me letra e gëzojnë ndër të tjerë ish-deputetë, ish-regjistrues e juristë, prokurorë, punonjës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe biznesmenë.

Nikollë Palokaj ka gati 15 vjet që paraqitet tek Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë për të regjistruar pronën prej 107 dynymesh të kthyera me vendim gjykate dhe nga Agjencia e Kthimit të Pronave.

Janë gjithsej 18 familje bashkëpronare që e trashëgojnë prej shekujsh këtë truall. Beteja gjyqësore nisi në vitin 2006.

“E fituam gjyqin! Zyra e Regjistrimit të Pasurive, në vend që ta regjistronte pronën në emrin tonë, nisi të bëjë transaksione. Në 2007 kam çuar numrin e ekzekutimit nga përmbaruesi shtet”, thotë Nik Palokaj.

Ai akuzon të vëllanë, nipin, noteren dhe ish-drejtuesit e Hipotekës se me falsifikim dokumentash i kanë tjetërsuar pronën.

Vëllai i Nikollës, nipi i tij dhe noterja Zana Dema ishin tre personat që u dënuan me burgim, të tjerët u lanë të lirë dhe përsëri çështjes iu vu kapak.

Në vitin 2012, i lodhur nga sorollatjet e Përmbarimit Shtetëror, i drejtohet një përmbaruesi privat.

“Në 2012 bëra një urdhër ekzekutimi, se më tha përmbaruesi privat që ta ekzekutoj unë. Sot e kësaj dite nuk është bërë gjë”, shton ai.

Për vite me radhë i drejtohet Krimit Ekonomik.

“Krimi ekonomik e çoi çështjen në Prokurorinë e Rrethit, Prokuroria e pushoi çështjen. Krimi ekonomik ja dorëzoi Prokurorisë së Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme e çoi në Shkodër. Edhe në Shkodër po e njëjta gjë ndodhi, pushoi hetimet, sepse prokurori prokurorin nuk e dënon, as gjyqtari gjyqtarin”, shton Nik Palokaj.

Në vitin 2014 më në fund nga Hipoteka e Lezhës merr një përgjigje. Një listë e gjatë me emra të të gjithë njerëzve që ishin bërë pronarë me certifikatë pronësie në tokën e Nikës. Disa prej tyre nuk ishin emra dosido.

“Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli, i cili pastë dritë ka vdekur, ka prona në të dyja parcelat diku tek 10 dynymëshi, sepse mendonin të bënin një fshat turistik atje. Arjan Qafa, ish-inspektor i KLD-së, që është në punë në gjykatë. Mira Markvuka, që ka të bëjë me Përparim Vukën, që ishte deri vonë kryeprokuror që nuk ka lejuar të ekzekutohej vendimi.

Është edhe Angjelin Fusha, biznesmen që merret me këto matrapazllëqet e pronave. Një herë e kam gjetur Angjelin Fushën vetë të pestin duke më shitur tokën. Më njoftuan dhe kam dalë bashkë me kushëririn tim dhe i kam thënë që për 5 minuta nuk iku nuk e gëzon as ai dhe as unë”, rrëfen Nik Paloka.

Nik Palokaj thotë se në listën e atyre që kanë marrë nga një copë tokë është edhe ish-Prokurori i Lezhës, Gjin Niklekaj me të bijën e tij. Sipas tij ishte pikërisht ky prokuror që në 2008, pas ankesës që bëri një nga pronarët e ligjshëm nuk kreu asnjë veprim, përkundrazi i hapi rrugën vjedhjes së pronës.

“Gjin Niklekaj, ish-prokurori që i nxorri të gjithë nga burgu. Sot është në pension në Tiranë, bën punën e avokatit”, sqaron ai.

Nikolla tregon se si është realizuar gjithë kjo listë e gjatë shit-blerjesh.

“45 transaksione, që të gjitha janë bërë për një ditë më 06 dhjetor 2012. Për një ditë janë të bërë të gjitha këto, janë bërë 105 transaksione në pronën time. Është ndarë në parcela të vogla vetëm si e si që të humbnin adresën e saj duke i bërë shit-blerje”, deklaron Nikolla.

Pas një pritje prej 1 orë në Hipotekën e Lezhës, regjistruesi Ilir Dibra na kërkoi që të dorëzojmë një kërkesë me shkrim për të marrë përgjigje në lidhje me këtë çështje, që punonjës të vjetër të Hipotekës së Lezhës, ndoshta e kanë mësuar edhe përmendësh.

Ka 14 vjet që Nikoll Paloka po lufton për pronën e tij që ndodhet rreth 2 km larg Ranës së Hedhun, që ishte kryefjala e një skandali tokash që shpërtheu pak kohë më parë në Shëngjin.

“Të gjitha të zezat më kanë kapur vetëm prej stresit dhe dallavereve që më janë bërë në këtë pronë. Lekë nuk kam, ligj s’ka, shtet nuk ka. Sot nuk kam asgjë, vetëm letrat”, shton ai.(T.CH)

Skandali/ Qytetari denoncon me emra deputetë, prokurorë dhe biznesmenë të përfshirë në vjedhjen e pronave në Shëngjin Read More »