Aurora

Plazhe të pastra dhe gastronomi, Orikumi fton turistët

Orikumi ofron plazhet më të bukura dhe populluara në gjithë zonën e gjirit të Vlorës.

Orikumi ka një pasuri të madhe natyrore që tërheq turistët. “Në këto vite te gjithe jane përpjekur që Orikumi, veç bregdetit, të ketë edhe turizmin kulturor e atë historik”, .

Të preferuara në Orikum janë plazhet që mirëmbahen kryesisht nga operatorët turistikë, zona e Karaburunit, si dhe afërsia me zonën malore dhe Llogaranë.

Uji dhe gastronomia janë gjithashtu disa nga armët e forta që Orikumi ofron në turizmin shqiptar.

“Turistët janë shumë të kënaqur, pasi këtu i gjejnë të gjitha shërbimet, det të pastër, ambjent të pastër etj. Zona frekuentohet nga shumë të huaj, por edhe shqiptarë, për të cilët ne kemi mjete në dispozicion që të shohin Karaburunin.

Operatorët turistikë në zonë kërkojnë që bashkia e re të mos e lërë jashtë vëmendjes Orikumin, për shkak se në zonë ende ka probleme serioze me infrastrukturën, ujin e pijshëm dhe nuk ka ende një marketing të mire edhe të pasurive të mëdha historike e natyrore që ofron kjo zonë.

Plazhe të pastra dhe gastronomi, Orikumi fton turistët Read More »

E shikon shpesh orën 11:11? Ja mesazhi që engjëjt po të dërgojnë

Janë të shumta mënyrat se si engjëjt tanë mbrojtës përpiqen të vihen në komunikim me në për të na dhënë mesazhe të shumta. Zëri i tyre mund të fshihet në fjalët e një kënge në radio që transmetohet rastësisht, apo në disa fraza në libra që na bëjnë përshtypje me herën e parë që i lexojmë.

Një nga mënyrat, me të cilat engjëjt përpiqen të tërheqin vëmendjen tonë, është nëpërmjet orës. Sa hërë kemi parë numra të njëjtë në orë? Në fillim mund të na duket si një rastësi, por nëse i mendojmë mirë situatat kur na kanë ndodhur, do e kuptojmë që pas atij kombinimi numrash, fshihet njëfarë mesazhi shpirtëror shumë i fuqishëm.

Dhe jo vetëm kaq, por mund të ndodhë që kombinime të tilla t’i shohim edhe në reklama, në rrugë, kudo dhe të na tërheqin vëmendjen. Këto nuk mund të jenë një rastësi. Engjëjt duan të komunikojnë me ne dhe të na japin një mesazh. Më poshtë po ju japim shpjegimin e orës 11:11, si një orar i analizuar shumë prej studiuesve.

Kombinimi 11:11 përbën një mesazh nga engjëjt se si duhet të sillemi, apo se çfarët vendimi të marrim përballë një situate të vështirë. Ky mesazh vjen me një qetësi dhe siguri shpirtërore prej tyre, sidomos në situatat e vështira që po i përjetojmë me shumë stres dhe pasiguri. Terapisti Doreen Virtue pohon se mesazhi i numrave të njëjtë, dhe sidomos i kombinimit 11:11 na lejon të përqendrohemi tek mendimet pozitive, por na bën edhe të vendosim mbi ngjarjet stresuese të jetës sonë.

Sipas teorive të studiuesve, sa më shumë numra 1 të shohim në një kombinim në mënyrë rastësore, aq më të forta janë mesazhet shpirtërore prej engjëjve tanë. Sa herë që shohim numra 1 rastësisht, aq më të sigurtë duhet të jemi që engjëjt tanë po përpiqen të na komunikojnë se jemi në rrugën e drejtë, dhe ata po na mbrojnë e po na ndihmojnë në momentin e vështirë që jemi duke kaluar.

Ftesa e tyre është që ne të kërkojmë përgjigje brenda vetes sonë dhe jo të kërkojmë siguri në faktorët e jashtëm. Vizioni në orën 11:11 sjell me vete një mendim brenda vetes sonë që e lidh me një entitet hyjnor, i cili na dhuron qetësi dhe siguri. / Bota.al

E shikon shpesh orën 11:11? Ja mesazhi që engjëjt po të dërgojnë Read More »

Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda si Agjenci Imobiliare, zbardhet pasuria “mbretërore” e Fehmi Petkut

Gjyqtarët dhe prokurorët, vlerën më të madhe të pasurisë e kanë tek investimet në pasuritë e paluajtshme.

Numërohen me gishta gjyqtarët dhe prokurorët që jetojnë me pagat që marrin.

Në fakt nuk do shumë përllogaritje, duke patur parasysh koston e jetesës në Shqipëri, se çfarë pasurie mund të vësh me pagën e një gjyqtari apo prokurori.

Në këtë mënyrë, investimet në pasuritë e paluajtshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve dyshohet se janë burimi kryesor i pastrimit të parave prej tyre. Pra, investimet në pasuri të paluajshtme, dyshohet se i kanë kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave. Por deri më tani nuk ka pasur hetime të mirëfillta për këtë çështje.

Nëse shikon në mënyrë të detajuar deklarimin e pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, arrin në konkluzionin se në fund të procesit të vettingut, do të mbetemi pa gjyqtarë dhe prokurorë.

Është radha e kreut i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Fehmi Petku, për të cilin ILDKPKI, na ka vënë në dizpozicion deklarimin e pasurisë për vitin 2016.

Në formularin e deklarimit të pasurive që disponon CNA.al, Petku rezulton me një sërë pasurish të paluajtshme, madje për disa prej tyre (sipërfaqe toke) pohon se nuk ka as dokumentacion. Edhe për një shtëpi në Sauk të lëshuar me qira me mbi 1600 euro në muaj, Petku deklaron se e ka të paregjistruar në Hipotekë.

Pasuria e deklaruar për vitin 2016.

Pasuri të paluajtshme të fituara si trashëgimtarë ligjor i babait. E pavlerësuar deri në këto momente.

Trualli me spërfaqe 372 metër katror. Shitës komiteti Ekzekutiv Tiranë me vlerë 7440 lekë.

Banesë mbi truallin e mësipërm e përbërë nga tre kate, bodrum dhe papafingo. Ndërtuar në vitet 1994-1995. Legalizuar në vitin 2006 me sipërfaqe ndërtimi 1150 metër katror. E pavlerësuar deri në këto momente.

Truall me sipërfaqe 6000 metër katror, blerë me dy kontrata shitblerje. 4000 metër katror në shumën 60 00 000 lekë dhe 2000 metër katror në vlerën 30 00 000 lekë. Të dyja këto sipërfaqe janë blerë me 1500 lekë metër katrori. Sipëedaja faktike sipas dy kontratave 53 000 metër katror që shkon në 7950000 lekë.

Një shtëpi banimi dy katëshe e ndërtuar mbi truallin e mësipërm me sipërfaqe 130 metër katror. Banesa ka përfunduar procesin e legalizimin. Mbi bazën e deklaramit të bërë nga babai, kjo banesë ka kaluar në emrin tim. Banesa është e pavlerësuar deri më sot.

Truall me sipërfaqe 16 000 metër katror e blerë si më poshtë:

Me datë 19.07.1996, 4500 metër katror në shumën 225 000 lekë. Po në të njëjtën datë ka blerë 250 metër katror në vlerën 125000 lekë dhe 632 metër katror në vlerën 316 000 lekë. Me datë 21.08.1996, blerë 200 metër katror në vlerën 100 000 lekë.

Nga sipërfaqja totali prej 16.000 metër katror, për sipërfaqen prej afërsisht 10.000, nuk ka mundur të gjej deri në këto momente aktet e shitblerjes, por sqaroj se që nga gushti 1996, shkurt 1997 dhe deri në nëntor 2014, kjo sipërfaqe është poseduar nga trashëgimlënësi dhe nga nëntori 2014 e deri më sot, posedohet nga trashimtarët e tij.

E gjithë sipërfaqja, është një parcelë e vetme, e pandarë dhe ndodhet në fshatin Bultic, komuna Vaqarr, në Tiranë dhe është e paregjistruar në zyrat e regjistrimit të pasurive në emër të trashëgimlënësit për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur ligjor nga ana e shitësit.

Pasuri e paluajtshme, tokë bujqësore e ndodhur në fshatin Kodër-Lumë, komuna Shtiqën, Bashkia Kukës, pasuri trashëgimore e vjetër. Kjo pronë është e paregjistruar në regjistrat e ZRPP Kukës, pasi ndodhet në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit Shkodër, për fitimin e pronësisë.

Të ardhura nga paga si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1.739.184 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në Komisionin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në shumën 38 250 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Alban Petku, i punësuar në sektorin privat në shumën 193.163 lekë.

Të ardhura nga kompania e sigurimeve shoqërore INSIG, si siguracion shëndetësor në shumën 549 467 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë (1600 euro në muaj) për banesën e ndodhur në Sauk, me kontratë jo noteriale, pasi banesa është e paregjistruar në Hipotekë në vlerën 6400 euro. Kjo shumë është marrë gjatë periudhës 13.01.2015 – 01.01.2016.

Të ardhura nga kontrata e qira për banesën në Sauk, me kontratë jo noteriale,lidhur me datë 22.08.2016 me një afat dy vjeçar, me shumën 1800 euro në muaj.

Vlera e qirasë nga periudha kur është lidhur kontrata deri kur është bërë deklarimi i pasurisë, pra nga 22.08.2016- 16.08.2016 shkon në shumën 8 100 euro.

Overdraft për nevoja familjare në shumën 190 000 lekë.

Master card, marrë për nevoja familjare me datë 21.06.2010 në shumën 5 000 euro. Detyrim i pashlyer 5039 euro.

Ka shlyer kredinë familjare në shumën 406 629 lekë.

Kredi personale për nevoja familjare marrë me datë 05.10.2016 në shumën 1500 000 lekë. Shuma e pashlyer është 1.459.225 lekë.

Qira financiare marrë me datë 14.04.2015, për përdorim automjeti në shumën 10 549 euro për një afat 4 vjeçar.. shuma e pashlyer është 6582.73 euro.

Dorëzanës për djalin tim Bekim Petku në qirane financier Tirana Leasing me datë 16.04.2013, në shumën 23 400 euro për 5 vite. Shuma e pashlyer është 7.239 euro.

Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda si Agjenci Imobiliare, zbardhet pasuria “mbretërore” e Fehmi Petkut Read More »

Presidenti Meta i veshur sportiv bashkë me Erën, ka bërë një apel nga Mali i Dajtit

Sot është  22 prill dhe shënon me Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Duket se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zgjedhur pikërisht këtë ditë për të dhënë një mesazh dhe për ti  bërë një apel të gjithëve. Ai ka zgjedhur malin e Dajtit ku duket të ketë dalë për ecje me vajzën e tij Era, sepse duket që të dy janë të veshur sportive.

Meta në foton e publikuar në INstagramin e tij përveç se ka uruar për ditën ndërkombëtare të tokës ka bashkangjitur edhe një mesazh ku thuhet:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!

Presidenti Meta i veshur sportiv bashkë me Erën, ka bërë një apel nga Mali i Dajtit Read More »

A është gjallë Erjon Veliaj? Lali Eri si Simona e Al Paçinos. E shikojmë në ekran, por a jeton ai?

Hap televizorin, të del Erion Veliaj. Ndiz radion, dëgjon zërin e tij. Hap portalet ose rrjetet sociale, bombardohesh nga fotot e Lali Erit.

Kush e shikon, mendon lum Tirana për kryebashkiakun që ka. Aq shumë është fokusuar tek puna, sa nuk pyet për jetën e tij provate.

Nuk ka ditë jave dhe orë që nuk punon. Ai punon 24 orë në 7 ditë të javës. Aq shumë lodhet i shkreti, por fatmirësisht që ka një grua që e kupton si Ajola, që e toleron Lalin edhe kur ai nuk përmbush detyrimet si burrë.

Nga puna e tepërt, Veliaj rrezikon të mos bëhet baba. Nuk ka kohë as për intimitet me Ajolën. Por ndonjëherë edhe gënjeshtra, sado që ti të paguash që ta mbash të fshehtë, ajo del në shesh.

Sot në Tiranë, u dogj totalisht një fabrikë e madhe në Kashar. Fabrika e përpunimit të mbetjeve u përfshi nga flakët. Zjarrëfikësit ngritën duart lart dhe thanë që zjarri është tepër i fuqishëm dhe nuk ndalet dot. Për pasojë fabrika u shkrumbua dhe bizneset dhe banesat rreth e rrotull janë në rrezik.

Banorët janë të trembur për jetën e tyre. Po ku është Lali Eri që nuk vjen? Ku është supermeni i Tiranës që nuk duket në skenë për të shpëtuar qytetarët e tij?

Lali Eri, pa pikën e turpit, ka postuar vetëm një mesazh në rrjetin e tij social twetter duke thënë që mos kaloni afër zjarrin se digjeni. Tallje me popullin që pret ndihmë nga bashkia.

Por cinizmi i Veliajt nuk ndalet. Atij as nuk i plas shumë se banorët e Kasharit po përcëllohen nga flakët. Ai ka vijuar me rutinën e tij të përditshme dhe të mërzitshme.

Ai ka shpërndarë në media, materialin e përgatirur më përpara për sot. Sot Veliaj, gjasmë ka qënë në Farkë duke mbjellë pemë në kuadër të ditës së Tokës.

Kjo është rrenë e hapur. Nëse Lali Eri do të ishte në Tiranë, ai do të shkonte afër zjarrit, jo në Farkë për të mbjellë pemë. Mbjellja e pemëve është bërë ditë më përpara, pop o shitet sikur të ishte sot.  Të paktën Lali Eri të mos ua nisje mediave, se qytetarët e tu po digjën dhe ti thua hajde pemë në Farkë. Sikur nuk shkon muhabeti. Gjithsesi ti e di.

Por qytetarët e kuptojnë se ti nuk je fare në Tiranë, por kur të bie rruga, del e mbjell ca pemë dhe i shpërndan çdo ditë të javës, për të treguar se je këtu dhe po punon.

Apo, mos është kjo tjetra qe dyshojmë. Mos e dhëntë Zoti, që ti të mos ekzistosh. Domethënë që Lali Eri të mos jetë i vërtetë, por një fantazi e Edi Ramës. Njëlloj si Simona e Al Paçinos, një super femër, këngëtare që marrosi gjithë botën me bukurinë dhe zërin e saj, por në fakt ishte kompjuter. Nuk ishte reale.

A thua të jetë edhe Veliaj si Simona? Pra të jetë një imazh kompjuterik që nuk ekziston! Ka mundësi! Të gjithë e shikojmë Lali Erin, por asnjë nuk e prek!Pamfleti.net

A është gjallë Erjon Veliaj? Lali Eri si Simona e Al Paçinos. E shikojmë në ekran, por a jeton ai? Read More »

Nga sot Edi Rama, edhe kryeredaktor

ERTV  është një televizion online i cili pasqyron aktivitetet e kryeministrit Rama. Prej pak javësh ka filluar edhe emisioni debat ku shkojnë të ftuar ministra, deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm që vetdebatojnë me gazetarin e kryeministrit. Debati ne ERTV është i “zjarrtë” dhe herë pas here vihen në vështirësi ministrat kur iu bëhet pyetja “Si po punon qeveria?”. Përveç emisioneve debat në ERTV dhe lejes për të pasqyruar aktivitetet e kryeministrit apo qeverisë, sepse Rama nuk lejon asnjë televizion apo kamera të futet, pra tashmë nga sot shqiptaret do kene mundesine dhe fatin te shikojnë lajme në ERTV. Këtë e ka njoftuar vetë personalisht kryeministri Rama, i cili nga kjo e dielë do jetë edhe kryeredaktor lajmesh i pronës sës tij private ERTV.

Edi Rama përveç interesit politik personal dhe një prone të re mediatike si ERTV, me sa duket ka mallëngjimin e kohës kur punoi dikur në vitin 1995, në gazetën AKS, filial i KOHA JONË, dhe ku drejtor kishte të madhin Teodor Keko dhe kryeredaktor Andi Bejtjen.

Nga kjo e dielë ERTV bëhet televizion kombëtar me program të rregullt, me lajme dhe pas pak ditësh do të fillojë edhe me filma turq të dhuruar nga Erdogan, tamam si njç televizion tjetër aleat i Ramës, që na ka mbushur me filma turq, aqsa edhe vetë pronari katolik ka filluar të thotë para vaktit të drekës apo darkës: Ishalla, Ejvallah!

ERTV fillon nga sot lajmet dhe mbani sytë hapur e veshët ngritur për të parë talentin e kryeministrit edhe si kryeredaktor lajmesh në ERTV. Një e mirë vjen nga kjo gjë, pasi nuk do ketë më interes kryeministri për të diktuar lajme nëpër televizione të tjera apo të dhënë kulla mu në qendër të Tiranës apo fshatra turistike si leje ndërtimi për pronarë mediash. Me këtë rast shpeton edhe Endri Fuga, që i ra bretku duke takuar veçmas pronarë mediash, si dhe duke rakorduar me njëmijë halle interesat e njerit pronar që të mos përplasen me të tjetrit.

Nga sot Edi Rama, edhe kryeredaktor Read More »

Statuti i PD, përjashtohen nga Kryesia dhëndri i Berishës dhe 24 figura të tjera historike. Emrat e plotë

Paketa me ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, përpos përfshirjes së Jozefina Topallit në Këshillin Kombëtar dhe ndryshimin e rregullave për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie, ka prodhuar edhe një surprizë të tjetër.

Ndryshimet në statut, miratuar ditën e premte nga Këshilli Kombëtar, përjashtojnë Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, nga Kryesia e Partisë Demokratike. Krahas Malltezit nga Kryesia e PD largohen automatikisht edhe krerët kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin PD.

Në total, nga Kryesia e PD përjashtohen automatikisht 25 figura të kësaj partie. Të gjithë të përjashtuarit, për t’u bërë sërish anëtarë të Kryesisë, duhet të kandidojnë dhe të zgjidhjen me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar. Por, me votim nga Këshilli Kombëtar, mund të zgjidhjen vetëm 15 anëtarë, një numër mjaft i reduktuar në krahasim me numrin e të larguarve.

Mekanizimi

Po si u përjashtua Malltezi nga Kryesia e PD, gati një vit pasi Lulzim Basha nuk e futi në listën e kandidatëve për deputetë? Statuti i ri i partisë më të madhe në opozitë ka ndryshuar përbërjen e Kryesisë, duke u hequr të drejtën krerëve të departamenteve për të qenë anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike. Neni 39 i statutit aktual të PD parashikon që, Kryesia e Partisë Demokratike, përbëhet nga kryetari i partisë, nënkryetarët e partisë, sekretari i Përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve etj.

Jamarbër Malltezi është kreu i departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike, ku si tillë ishte automatikisht anëtar Kryesie. Por, sipas statutit të ri, i konfirmuar nga Këshilli Kombëtar, krerët e departamenteve nuk mund të jenë më anëtarë të Kryesisë. Neni 52 i statutit të ri parashikon që Kryesia e PD përbëhet nga kryetari i partisë, nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm, sekretarët funksionalë etj., por jo nga krerët e departamenteve.

Ky ndryshim ka përjashtuar automatikisht Jamarbër Malltezin dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të departamenteve nga Kryesia e PD. Ashtu si Malltezi, nga Kryesia largohen edhe krerët e tjerë të departamenteve si Suzana Guxholli, Florion Mima, Sherefedin Shehu, Jemin Gjana, Bardh Spahia, Ardian Turku, Tritan Shehu etj.

Të larguarit e tjerë

Me ndryshimet e reja në statut, nga Kryesia e PD largohet edhe Genc Pollo, i cili mban postin e kryetarit të Komisionit të Integrimit Evropian. Të drejtën për të qenë anëtare e Kryesisë së PD e humbet edhe zonja Jorida Tabaku, e cila është zëvendëskryetare e Komisionit të Ekonomisë. Nga Kryesia e PD ikën edhe Flamur Noka, i cili mban postin e zëvendëskryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Albana Vokshi, si kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nuk do të jetë më anëtare e Kryesisë së PD./Shqiptarja.com

Statuti i aktual i PD

Neni 39

Kryesia e Partisë

Kryesia e Partisë përbëhet nga:

Kryetari i Partisë;

Nënkryetarët e Partisë,

Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

Kryesia e Grupit Parlamentar, ku përfshihen Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Zëdhënësi.

Kryetari apo Nënkryetari i Kuvendit që i përket Grupit Parlamentar të PD

Kryetarët apo Nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin Grupit Parlamentar të PD-së;

Kryetarët e organizatave partnere.

Statuti i ndryshuar i PD

Neni 52

Kryesia e PDSH

Kryesia e PDSH përbëhet nga:

a) Kryetari i Partisë;
b) Nënkryetarët e Partisë;
c) Sekretari i Përgjithshëm, dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar;
Kryetarët e organizatave partnere;
15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante.
Zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që emërohen nga Kryetari i PDSH.

Krerët e departamenteve që largohen nga Kryesia e PD

Jamarbër Malltezi, ambienti, pyjet dhe turizmi
Florion Mima, ekonomia dhe tregu
Sherefedin Shehu, financat publike, tregu bankar financiar dhe jo bankar
Jemin Gjana, kontributet historike
Tritan Shehu, shëndetësia
Enkelejd Alibeaj, siguria, rendi publik, lufta kundër krimit
Suzana Guxholli, energjia dhe burimet natyrore
Ervin Minarolli, infrastruktura dhe transporti
Enkelejda Sallaku, bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria

10.Endri Hasa, shoqëria e informacionit

11.Avenir Peka, siguria kombëtare

12.Kastriot Sulka, punësimi dhe çështjet sociale

13.Bardh Spahia, emigracioni dhe diaspora

14.Lealba Pelinku, antikorrupsioni, aksesi publik në shërbime dhe transparenca në qeverisje

15.Enri Çeno, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore

16.Ardian Turku, pushteti vendor dhe administrimi i territorit

17.Luciano Boçi, Arsimi, shkenca dhe inovacioni

18.Arben Skenderi, kultura, rinia dhe sporti

19.Laura Vorpsi, integrimi Europian

20.Kreshnik Çollaku, politika e jashtme

Gent Malko, pronat

Krerët dhe nënkryetarët e komisioneve që largohen nga Kryesia

Flamur Noka, zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Genc Pollo, kryetar i Komisionit të Integrimit Evropian.
Jorida Tabaku, zëvendëskryetare e Komisionit të Ekonomisë
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Statuti i PD, përjashtohen nga Kryesia dhëndri i Berishës dhe 24 figura të tjera historike. Emrat e plotë Read More »

Zbulohen detaje të frikshme mbi atentatin, 38-vjeçari ishte mbajtur në përgjim pasi makina …

Ervin Memo duket se është mbajtur në përgjim prej kohësh nga autorët e atentatit. Këtë gjë e tregon fakti se, makina ku iu vendos eksploziv nuk përdoretj nga 38-vjeçari por e kishte nxjerr në shitje. Memo e ndizte automjetin për disa minuta çdo mbrëmje që të mos i binte bateria, dhe këtë gjë kanë shfrytëzuar autorët.

Si shkak dyshohet të jenë çështjet e pronësisë pasi familja e 38-vjeçarit Ervin Memo, i cili mbeti i plagosur, ka qenë pale në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit.

shpërthimi mendohet se ka qene i telekomanduar, pasi makina tip ‘Benz’ me targa AA270IV nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar, për faktin se ishte në shitje. 38-vjeçari ndonëse nuk e përdorte makinën, e ndizte atë për të evituar defektet.

Mendohet se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Ervin Memo ka bërë po të njëjtën gjë, por mjeti ka shpërthyer bashkë me të brenda, duke e lënë këtë të fundit të plagosur. 38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka dëmtime në nofullën e djathtë dhe copa xhami në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkohë, policia po vijon me mbledhjen e provave dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

Zbulohen detaje të frikshme mbi atentatin, 38-vjeçari ishte mbajtur në përgjim pasi makina … Read More »