Aurora

Kur Albert Veliun e konsiderojnë “të sinqertë” dhe Izet Haxhinë “gënjeshtar”

Izet Haxhia konsiderohet një “kriminel” nga Sali Berisha. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Agron Xhafaj e plot të tjerë që kanë qenë nën akuzë politike.
Nga Ardit Rada

Politika shqiptare ka qenë dhe mbetet mjeshtre për ta futur sistemin e Drejtësisë në qorrsokakë, edhe kur kjo e fundit mund të ketë pasur një fije vullneti për të qenë e paanshme. Si në rastin e 21 Janarit, ndalimin e gardistëve për vrasjet e bulevardit, sekuestrimin e kasetave filmike me qëllim hetimi apo pyetjen e dëshmitarëve, e të tjera si këto.

Muaji maj nisi me disa zhvillime që nuk i lanë radhë njëra tjetrës, duke filluar nga kthimi i Izet Haxhisë pas 20 vitesh, arresti shtëpiak i Saimir Tahirit dhe audio-përgjimi i pretenduar i PD-së ndaj Agron Xhafajt.

Duket se nxitimi i opozitës për t’i nxjerrë në fushëbetejë të gjitha armët njëherazi nuk është një taktikë, por synon zhvendosjen e vëmendjes së publikut dhe drejtësisë nga dëshmitari i vërtetë i ngjarjeve më të rënda në vend. Pikërisht Izet Haxhisë që mezi pritej 20 vite të dëshmonte para një gjykate shqiptare.
Janë sëpaku 16 dëshmi të ish-shoqëruesit të President Berishës që mendohet se do ta vejnë para bangës së të akuzuarit këtë të fundit. Ngjarje sa të harruara, po aq edhe me vlerë për një sërë dosjesh të mbuluara nga pluhuri duke përfshirë edhe atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

Ndërkohë që pritet data se kur Haxhia do të dëshmojë para togave të zeza, Partia Demokratike duket se ka gjetur konkurrentin-dëshmitar të tij. Albert Veliu ishte një emër i panjohur deri më sot, dhe nga sot është një emër i diskutueshëm për fjalët e thëna. Edhe Haxhia është i diskutueshëm në ato që ka thënë para mediave, derisa të provojë vërtetësinë para një gjykate.

Por ka një dallim të madh mes Dëshmitarit Iks dhe atij Ypsilon: Haxhia iu dorëzua drejtësisë për të dëshmuar, ndërsa Veliu iu dorëzua PD-së dhe dëshminë e dha nga selia blu.

Analiza e fjalëve të vlonjatit, që sot për PD-në është “heroi” i tyre, tashmë është bërë gjerësisht nga mediat. Prej orësh janë zbardhur kontradiktat e tij për dënimet që ka kryer apo Agron Xhafajn koprac që s’i dërgoi një paketë në burg, por më pas ia futi djalin në punë si kamarier…

Nga ana tjetër, Izet Haxhia konsiderohet një “kriminel” nga Sali Berisha. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Agron Xhafaj e plot të tjerë që kanë qenë nën akuzë politike. Sepse t’i dorëzohesh vullnetarisht drejtësisë për t’u hetuar nuk është standard që Partia Demokratike e ka njohur ndonjëherë. Të pengosh drejtësinë dhe të mos dorëzosh të akuzuarit, kjo po! (Kujto të paktën gardsitët e 21 Janarit).

Shumë pikëpyetje ngrihen sot mbi Dëshmitarin X, që PD nuk e dorëzoi në Prokurori ashtu sikurse edhe audio-përgjimin. Madje treshja e juristëve as dënjoi t’i përgjigjej ftesës së organit të akuzës duke i mëshuar të vetës se kjo drejtësi është e kapur.

Gjithësesi, e kapur ose jo, askush nuk beson se Prokuroria do t’i marrë jetën Alibeajt, Bardhit, Salianjit apo Veliut. Thjeshtë kërkohet një dëshmi mbi ato që dinë apo kanë parë.

Kur Albert Veliun e konsiderojnë “të sinqertë” dhe Izet Haxhinë “gënjeshtar” Read More »

Po bëhet nami në Pogradec! Ky biznes po bën kërdinë si në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë

Shumëkush mund të mendojë se në Pogradec bizneset që kanë më shumë të ardhura gjatë gjithë vitit janë ato që ofrojnë shërbime për turizmin, por në fakt këto biznese kanë një konkurrent të fortë.

Janë pikërisht pikat e basteve dhe të kumarit ato që kanë zhytur qytetin turistik në një dembelizëm të thellë që vjen edhe nga mungesa e vendeve të punës.

Bashkia e Pogradecit është në fakt bashkia me numrin më të lartë të të papunëve dhe numrin më të madh të të varfërve, e cila vazhdon t’i mbajë shpresat te kumari

Këto pika të lojërave të fatit në Pogradec janë shpërndarë në qendër, anës liqenit dhe deri në periferi. Ato hapen herët në mëngjes dhe mbyllen vetëm pas mesnate.

Fenomeni shqetësues mbetet një ndër faktorët kryesorë të divorceve, por para se të shkojnë në shkallët e gjykatës frekuentuesit e tyre në këmbim të vlerave monetare lënë peng aparate celulare, pajisje elektronike, automjetet e në raste ekstreme edhe pronat e paluajtshme.

Po bëhet nami në Pogradec! Ky biznes po bën kërdinë si në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë Read More »

Ata që kanë këtë shenjë horoskopi nuk mund të martohen kurrë

Ka shumë njerëz që u përkasin disa shenjave të horoskopit që janë të përkushtuar ndaj marrëdhënieve apo lidhjeve dashurore. Disa prej tyre rezistojnë më gjatë, ndërsa disa të tjerë nuk mund të qëndrojnë të lidhur as një muaj.

Disa shenja (si Demi dhe Peshqit) e pëlqejnë idenë e të qenit në një marrëdhënie afatgjatë, por kanë probleme me marrjen e vendimeve të mëdha. Në fakt, katër prej shenjave të horoskopit, nuk duan ta shohin veten e tyre të martuar. Ja cilat janë ato:

  1. Dashi
    Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen. Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

  2. Binjakët
    Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirë, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

  3. Shigjetari
    Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

  4. Ujori
    Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë dhe është shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujro largohet fare edhe nga lidhja e tyre. Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi i atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë.

Ata që kanë këtë shenjë horoskopi nuk mund të martohen kurrë Read More »

Zbulohet hormoni që frenon oreksin. Ndikon direkt në tru dhe i jep fund obezitetit dhe diabetit

Shkencëtarët zbulojnë një hormon që frenon oreksin në përbërjen e kockave. Kjo, sipas tyre është një mënyrë e re dhe premtuese për të kuruar obezitetin dhe diabetin. Ai vepron direkt në tru dhe mund të jetë një aleat të ri në luftën kundër obezitetit, çrregullimeve metabolike dhe diabetit.

Ai është botuar në revistën “Nature”, është rezultat i një ekipi shkencëtarësh nga Columbia University Medical Center (CUMC).

Hormoni quhet ‘lcn2’ dhe është zbuluar në eshtrat e njeriut. Shkencëtarët e Universitetit Kolumbia, disa vite më parë, publikuan një seri studimesh në të cilën treguan se kockat kishin ‘funksion endokrin’ (dmth të prodhimit të hormoneve). Në studimin e ri, shkencëtarët kanë izoluar edhe hormonin ‘lipocalin 2’.

Ai mund të veprojë drejtpërsëdrejti në ‘hypothalamus’, ku ndodhet qendra e kontrollit të oreksit. Në eksperimente me pacientët me diabet të tipit 2, shkencëtarët kanë gjetur përqendrim të ulët në gjak të hormonit ‘lipocalin 2’.
Shumica e këtyre pacientëve ishin të shëndoshë dhe e kontrollonin me vështirësi sëmundjen. Lipocalin 2, pra, është të tjetër molekulë premtuese për trajtime të reja në luftë kundër obezitetit dhe diabetit, sipas këtyre studiuesve.

Zbulohet hormoni që frenon oreksin. Ndikon direkt në tru dhe i jep fund obezitetit dhe diabetit Read More »

Kalaja e Harilaqit , ja ku ndodhet !

Kalaja-Fortesa e Harilaqit gjendet mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, e ngritur në një pozitë mjaft dominante, në perëndim të fshatit Harilaq, në lartësinë mbidetare prej 766 metra mbi nivelin e detit.

Ndodhet rreth 9 km në juglindje të Fushë Kosovës si dhe vetëm dy kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kalaja kap një sipërfaqe prej rreth 1.3 hektarësh dhe nga gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitet e fundit kanë dalë në pah gjurmë të shumta të rrënojave të objekteve sakrale, profane dhe utilitare, si: tërë faqja e jashtme e murit rrethues të kalasë me kullat në akse, pastaj kisha me tri nefe dhe sakristi, si dhe dy struktura pothuajse identike në formë unazore të një kompleksi sakral.

Gjithashtu material i bollshëm i lëvizshëm arkeologjik si vegla pune, stoli, monedha, tulla, fragmente qelqi dhe struktura arkitektonike që posaçërisht theksojnë periudhën e antikitetit të vonë, e në veçanti atë të kohës së Justinianit.

Gjithashtu në këtë kala ka indikacione edhe të periudhave parahistorike, e në veçanti të kohës së metaleve, antikës e mesjetës, si dëshmi e vazhdimësisë së jetës në kala, për të qenë kështu një nga pikat më të veçanta turistike jo vetëm në komunën e Fushë Kosovës por përgjithësisht edhe në gjithë Kosovën.

kalaja e harilaqit 2

kalaja e harilaqit 3

kalaja e harilaqit 4

Kalaja e Harilaqit , ja ku ndodhet ! Read More »

Rama: Europa është feja e shqiptarëve

“Shqiptarët janë mbështetës entuziastë të BE-së dhe Europa është feja jonë”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Me anëtarësimin në BE, theksoi Rama, “ne do të ndërtojmë një urë mes të kaluarës dhe të ardhmes sonë”.

Duke folur për rëndësinë që ka për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Europian, Rama tha se “për ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është çështje për jetë a vdekje”.

“Pas aq shumë e shumë vitesh dhimbjeje dhe ankthi, Europa përcakton të ardhmen tonë. Siç mund të jeni në dijeni, Shqipëria ka patur regjimin më të frikshëm komunist në Europë dhe jo shumë larg në kohë, ne kemi përjetuar disa prej luftrave më të përgjakshme në Europë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ose në Kosovë”, tha Rama.

I pyetur lidhur me “koston” që do të ketë për BE-në anëtarësimi i Serbisë apo Shqipërisë, dhe dyshimet që krijon një hap i tillë kur bëhet një analogji me situatën e krijuar me Greqinë, Rama tha se, “ky nuk është problemi im, por është problem që duhet të zgjidhet nga politikanët gjermanë dhe britanikë”.

“Shoqëritë tuaja nuk kanë përjetuar luftra prej tre brezash. Shoqëritë tuaja janë në njëfarë mënyre të shkëputura nga realitetet e ashpra të botës përtej BE-së. Nga këndvështrimi ekonomik, shoqëritë tuaja janë në gjendje të mirë dhe kjo ndoshta mund të jetë arsyeja përse europianët harrojnë se sa me fat janë”, tha Rama.

Ndërsa lidhur me avantazhet që do të ketë për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama u shpreh se “nuk dua të shqetësoj ata që nuk dëshirojnë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, pasi është një rrugë e gjatë për ne drejt BE-së”.

“Duke e thënë me fjalët e presidentit francez, Macron: Europa, së pari ka nevojë për integrimin përpara se të fillojë zgjerimin e saj. Po, BE-ja ka nevojë për disa reforma. Dhe ne gjithashtu, duhet të ndërmarrim reforma në vendin tonë. Por, shpresojmë se rrugët tona do të bashkohen një ditë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, janë të një rëndësie vendimtare për paqen dhe sigurinë e Europës. Ne jemi një zonë gri në Europë dhe kjo duhet të ndryshojë”, theksoi ai.

Lidhur me progresin e Shqipërisë, Rama tha se “shumë gjëra kanë ndryshuar, por sinqerisht, kjo në të vërtetë varet nga mënyra se si e sheh situatën”. “Nëse e mendoni nga ku ne kemi filluar, ne kemi bërë një rrugë të gjatë në Shqipëri. Por nëse e gjykoni ku ne duam të jemi, atëherë ka ende rrugë për të bërë. Transformimi ynë duhet të bëhet më i qëndrueshëm”, tha ai.

Reforma jonë gjyqësore, vijoi Rama, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, po transformon pothuajse gjithçka sot. “Gjyqtarët dhe prokurorët tanë janë vënë nën mbikëqyrje, burimi i tyre financiar dhe e kaluara e tyre profesionale, janë duke u verifikuar. Shumë zyrtarë të lartë kanë humbur punën dhe kjo do të pastrojë sistemin tonë gjyqësor”, theksoi kryeministri.

Por, sipas Kryeministrit Rama, kjo nuk është e mjaftueshme. “Ne duam të kemi një sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas që mund të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne kemi të njëjtën qasje në sektorin e arsimit.

Ne kemi mbyllur 18 universitete private, sepse ato nuk përmbushën standardet moderne. Për më tepër, ne kemi prezantuar një sistem të arsimit të dyfishtë dhe kemi reformuar tregun tonë financiar. Kjo është mënyra sesi ne po ndërtojmë një themel të ri për shoqërinë tonë”, theksoi ai.

Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, Rama tha se ka qenë një luftë e ashpër dhe ne kemi bllokuar arsyet rrënjësore të këtij problemi, veçanërisht kultivimin e kanabisit, që ishte një problem serioz.

“Ka qenë një luftë e ashpër. Ne i kemi bllokuar arsyet rrënjësore të këtij problemi, veçanërisht kultivimin e kanabisit, që ishte një problem serioz. Kjo ka vazhduar që nga viti 1991 dhe askush nuk i jepte rëndësi. Jugu i Shqipërisë në atë kohë ngjasonte me një Kolumbi të vogël.

Një parajsë e sigurt për shpërndarësit e drogës. Paraardhësi im në postin e kryeministrit, i la këta persona në jug, në paqe për një kohë të gjatë. Ai tha se ata kanë vuajtur shumë gjatë komunizmit. Ne, në anën tjetër, i sulmuam ata. Pati policë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur.

Por, rrjetet kriminale u përgjigjën duke u përpjekur të blejnë policë me ryshfete të larta. Dhe policia jonë ishte ajo me moshën mesatare më të lartë në gjithë rajonin, trajnimin më të dobët dhe pagën më të ulët. Na duhej të rishikonim çdo gjë.

Dhe mendoj se ia dolëm. Sidoqoftë nuk është gjetur asgjë gjatë kontrollit të ish-fushave dhe pjesa më e madhe e kontrolleve është bërë nga aeroplanët italiane”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Po ashtu, Rama theksoi se ekonomia shqiptare po përmirësohet në plan të përgjithshëm.

Së fundi, Kryeministri Rama komentoi edhe situatën në Ballkan të cilën e cilësoi si “një situatë problematike”, por që sipas tij, “nuk e kërcënon sigurinë në rajon”.

“Në fund të fundit, nëse e krahason me situatën 5 apo 10 vite më parë, gjërat po ecin përpara. Mali i Zi nuk është në një rrugë të keqe, Maqedonia po ndryshon shumë shpejt. Pavarësisht të gjitha problemeve, Serbia po zhvillohet dhe po bëhet më tërheqëse për investimet.

Dhe pastaj, vjen Kosova, që ka pasur kohë të vështira. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i vështirë, nuk ka progres real. Ndërsa situata në Bosnje është shumë e komplikuar. Kishte shumë shpresa në fund të viteve ’90-të, por ka ikur ajo kohë.

Të gjithë kanë ngecur në atë situatë. Kjo është arsyeja përse BE-ja është e rëndësishme, në mënyrë që vrulli të rikthehet në këto bisedime”, tha Rama.

Rama: Europa është feja e shqiptarëve Read More »

Në shtëpinë e “Dëshmitarit X”! Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike (Video)

Albert Eqerem Veliu në qytetin e Vlorës njihet me nofkat Berti i Abesë, ose Babale. Por, përveç kësaj ai njihet në vendlindje edhe për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Ai nuk ka patur asnjëherë një punë të qëndrueshme, pasi prej vitesh rezulton të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Lista e borxheve që ka është e gjatë, tregojnë ata që e njohin. Së fundmi, në janar 2018 Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Albert Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, tek e cila, pas rrëfimit të tij nuk gjendet askush në shtëpi. Fqinjët nuk pranojnë të flasin për Albertin.

Top Channel e kontaktoi dëshmitarin pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij. Ai tha se ndodhej në Tiranë, ndërsa në banesë nuk kishte askënd. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk u përgjigj më në telefon.

Ai rezulton një person i skeduar nga policia përsa kohë deklarohet se në 16 gusht 2013 është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri ai ka vuajtur në burgun e Peqinit për 3 vite.

Shpallja fajtor e Albert Veliut ishte firmosur nga Gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike për një vepër të kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Albert Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia për çështje droge. Për këtë dosje, sipas tij, ka vuajtur 7 vjet e dy muaj, sepse u kap në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë, në Peskara të Italisë.
Top Channel

Albert Eqerem Veliu në qytetin e Vlorës njihet me nofkat Berti i Abesë, ose Babale. Por, përveç kësaj ai njihet në vendlindje edhe për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Ai nuk ka patur asnjëherë një punë të qëndrueshme, pasi prej vitesh rezulton të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Lista e borxheve që ka është e gjatë, tregojnë ata që e njohin. Së fundmi, në janar 2018 Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Albert Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, tek e cila, pas rrëfimit të tij nuk gjendet askush në shtëpi. Fqinjët nuk pranojnë të flasin për Albertin.

Top Channel e kontaktoi dëshmitarin pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij. Ai tha se ndodhej në Tiranë, ndërsa në banesë nuk kishte askënd. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk u përgjigj më në telefon.

Ai rezulton një person i skeduar nga policia përsa kohë deklarohet se në 16 gusht 2013 është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri ai ka vuajtur në burgun e Peqinit për 3 vite.

Shpallja fajtor e Albert Veliut ishte firmosur nga Gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike për një vepër të kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Albert Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia për çështje droge. Për këtë dosje, sipas tij, ka vuajtur 7 vjet e dy muaj, sepse u kap në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë, në Peskara të Italisë.

Top Channel

Në shtëpinë e “Dëshmitarit X”! Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike (Video) Read More »

Cilat janë 5 femrat që ndryshuan botën , në mesin e tyre shqiptarja e njohur !

Ato njihen si 5 femrat që ndryshuan historinë e botës. “Lufta” për të drejtat e grave filloi në vitin 1872, për te ndaluar diskriminimin gjinor.

Susan B. Anthony u përpoq për të drejtën e votës për Zgjedhjet Presidenciale. Edhe pse nuk votoi dot, Amendamenti i 19-të në Kushtetutën e SHBA-ve mori emrin e saj: “Susan B. Anthony Amendment.”

E dyta do të ishte Marie Curie. Ajo ishte femra e pare që mori titullin Profesor në Universitetin e Sorbonnës në Paris, në vitin 1906. Njeriu i parë në botë që fiton dy Çmime Nobel. I pari ne 1903 për Fizikën, bashkë me të shoqin dhe një bashkëpunëtor të tretë, i dyti për Kiminë në vitin 1911, për punën e saj mbi radioakrivitetin.

Në këtë listë është edhe një shqiptare. Bëhet fjalë për Nënë Terezën. Shqiptarja që njihet si me origjinë nga Maqedonia. Ajo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të aktivitetit të saj humanitar në Indi. Ka arritur armëpushimin në Liban për të evakuar një spital, ka ndihmuar në Etiopi dhe në Armeni. Katolikja dhe humanistja e madhe, është nderuar me Cmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

E katërta është Mae Jemison. Ajo është astronautja e parë Afro-Amerikane. Fizikante, që përpara nisjes së punës në NASA, është marrë me aktivitet humanitar.

E fundit por jo më pak e rëndëshishmja është shkrimtarja franceze Simone de Bovuar. Ajo luftoi shumë për lirinë e femrave dhe u dha forcë me anë të shkrimeve të saj.

Cilat janë 5 femrat që ndryshuan botën , në mesin e tyre shqiptarja e njohur ! Read More »