Aurora

Qeveria mbledhje në Gjirokastër, Rama: Dy rrugët e reja që do t’i shtohen qytetit

Mbledhja e qeverisë është zhvilluar në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama njoftoi edhe projektet e reja për zhvillimin e këtij qarku.

Sipas tij, dy akse kryesore dhe me rëndësi siç janë by-pass i Tepelenës dhe Kardhiq-Delvinë do nisin së shpejti.

“Ka përfunduar faza e parë e programit të Rilindjes urbane, projekti që preku gjithë zemrën e qytetit. Po ashtu restaurimi i Pazarit të Vjetër.

Projekte të tjera ai by pass i Tepelenës, një pjesë e rëndësishme e segmentit kombëtar nis së shpejti, po ashtu edhe rruga Kardhiq-Delvinë.

Është një investim i rëndësishëm strategjik që më në fund bëhet realitet. Kemi edhe një sërë projektesh të tjera që lidhen me të gjitha bashkitë e qarkut, përfshi këtu edhe shkolla të reja”,- tha kryeministri.

Qeveria mbledhje në Gjirokastër, Rama: Dy rrugët e reja që do t’i shtohen qytetit Read More »

Foto të Shqipërisë që nuk duhen humbur

Fotografi të Shqipërisë  2 vite para shpalljes së Pavarësisë janë gjithnjë intriguese, por para se të shfletoni albumin me imazhet nga e kaluara jonë, ju ftojmë të lexoni dy fjalë për autorin e tyre, Ernst Jek, nga gjermani Robert Elsie.

Ernst Jek (1875-1959) ishte gazetar, publicist dhe shkencëtar gjerman, i cili lindi në Urah (Urach) të Gjermanisë jugperëndimore. Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke.

Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër.

Nga Shkodra u kthye me forcat ndëshkimore nën komandën e Shefqet Turgut Pashës nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit për në Shkup. Me forcat ushtarake turke ishte edhe gjatë luftës italo-turke (1911-1912).

Në vitin 1912 Jeku themeloi shoqatën gjermano-turke dhe në vitin 1914 ishte ligjërues i historisë turke në Universitetin e Berlinit. Pas Luftës së Parë Botërore përkrahu demokracinë liberale parlamentare në Gjermani si dhe anëtarësimin e Gjermanisë në Lidhjen e Kombeve.

Në vitin 1920 bashkëthemeloi Universitetin Gjerman për Politikë (Deutschen Hochschule für Politik) në Berlin. Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për Neë Commonëealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku dhe vdiq.

Arkivi i tij, duke përfshirë fotografitë e Shqipërisë, ndodhet në bibliotekën e Universitetit Columbia. Ndër botimet e Ernst Jekut është libri “Im türkischen Kriegslager durch Albanien: Bekenntnisse zur deutsch-türkischen Freundschaft (Nëpër Shqipëri me ushtrinë turke: dëshmi e miqësisë gjermano-turke)”, Hajlbron 1911, nga i cili është marrë ky koleksion fotografish.

Fotografi të tjera të Ernst Jekut prezantohet këtu me lejen e Bibliotekës së Librave të Rralla dhe të Dorëshkrimeve të Universitetit Columbia në Nju Jork.

Përshkrimi i fotove është nga origjinali i autorit të tyre Ernst Jek, vetëm që i sjellim në shqip nga anglishtja.

Klerikët shqiptarë: françeskanët, priftërinjtë dhe jezuitë në liqenin e Shkodrës, 1910.

Burrat që më shoqëruan nga Prizreni nëpër luginën e Drinit. Në të majtë dhe të djathtë janë ushtarë. Kiradji është përpara duke mbajtur kalin tim. Pas pemës është Nicola dhe pranë tij biri i Hadjës turke si dhe dy shqiptarë në shalë prej druri që na bashkuan në rrugë, 1911.

Shqiptar nga Komani, 1911.

Ushtarët turq me të burgosurit shqiptarë duke u treguar atyre rrugën, 1911.

Foto të Shqipërisë që nuk duhen humbur Read More »

Po paguani “qimet e kokës” për mjaltin natyral, por në fakt po blini helmin që ju çon drejt vdekjes! Ja çfarë ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë

Prodhimi i ushqimeve jashtë standardeve duke u kthyer në një problem të madh për shëndetin është një problem shumë i mprehtë ne vend.

Mashtrues nën emrin e tregtarit manipulojnë ushqime të ndryshme deri tek mjalti dhe më pas e shesin atë me çmime të shtrenjta sikur të ishte natyral.

Në një prej pikave ku shitet masivisht mjalt i pretenduar natyral, pikërisht tek “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, AKU ka sekuestruar sai të mëdha mjalti të falsifikuar.

E. Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.

Mjalti tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike. Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për “mjaltë natyral” dhe me çmim tё lartё, pushuesve dhe turistëve qё kalonin nё “Ujё tё Ftohtё”.

AKU ndërmori masёn administrative gjobё nё vlerën 200 000 leke dhe masën e konfiskimit. Ndërsa Sektori i krimit ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurës sё veprave penale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 tё Kodit Penal dhe veprën penale tё “fshehjes tё tё ardhurave”.

Po paguani “qimet e kokës” për mjaltin natyral, por në fakt po blini helmin që ju çon drejt vdekjes! Ja çfarë ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë Read More »

Bashkëshortja me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata, denoncoi për dhunë gazetarin e “përgjimit Xhafaj” (Dokumenti)

Nuk është hera e parë që gazetari që mori përsipër atë që njihet tashmë si “audiopërgjimi Babole” paraqitet në organet e drejtësisë. Megjithëse tha se punon prej 16 vitesh si gazetar investigativ, pak e njohin në të vërtetë 37 vjeçarin nga Berati.

Ai është shoqëruar disa herë në komisariat, jo për shkak të detyrës, por për shkak të dhunës në familje dhe konflikteve të herëpashershme me ish bashkëshorten e tij, Silvana, të cilën e ka përndjekur edhe pas ndarjes.

Skenat e dhunshme kanë qënë të zakonshme për fqinjët e tyre, deri sa ish bashkëshortja, një arsimtare që përpiqet të edukojë brezat e rinj, mundi të gjejë rrugëdalje nga dhuna, vetëm përmes një urdhri të menjëhershëm mbrojtjeje, të marrë në 18.07. 2017.

Episodi i fundit mes të dyve ishte në datën 25 Mars 2018, kur konflikti që shkaktoi Olldashi me ish bashkëshorten, po aq i dhunshëm sa herët e tjera, këtë herë nuk u kalua dot në heshtje. Mësohet madje se ai kërkuar edhe vetë Urdhër Mbrojtjeje ndaj 33- vjeçarit E.M., shkruan “Dita”.

Bashkëshortja me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata, denoncoi për dhunë gazetarin e “përgjimit Xhafaj” (Dokumenti) Read More »

“Nacionalizmi juaj më ka provokuar”, Rama përballet me qytetarin në Dropull: E ka thënë qirio Saliu

Në një dëgjesë me përfaqësues të minoriteti në Dropull kryeministri Edi Rama, referuar rastit të ish ministrit në kohën e qeverisë demokrate, Spiro Ksera tha se qeveria nuk arreston njerëz, ato i bën prokuroria. Ai tha se ajo që bën qeveria janë kushtet për reforma të nevojshme që drejtësia të funksionojë.

Nuk munguan as batutat mes tij dhe një banori të Dropullit, i cili kërkonte që Këshilli i Bashkisë së Dropullit të mos kthehj në konkurs mode, por punësimet të bazohen në meritokraci. Ai gjithashtu iu ankua kreut të qeverisë se termat e tij nacionaliste “e kishin lënduar”.

Banori: Dua të flas për problematikat të Dropullit, flas si fermer. Gjithë fushata e PS në vitin 2017 ishte bazuar në gënjeshtër, duke thënë se 100 e ca vetë ishin të punësuar në bashkinë Dropull. Këshilli i bashkisë të mos jetë konkurs mode, të bazohet në meritokraci. Tepsia vetëm, të ndarë nga PDIU?

Rama: Po LSI-në ku e le apo s’e thua se je vetë me LSI-në?

Banori: Jo, jo unë jam me PD. Nacionalizmi juaj më ka provokuar.

Rama: Më thuaj një nacionalizëm që kam shprehur unë..

Banori: Të zgjerojmë Shqipërinë…

Rama: Jo këtë mos e ka thënë qirio Saliu. Së pari, qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Dhe këtë e kam edhe për shumëkënd që duke qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira, ka humbur durimin e më thotë mua pse nuk fut në burg këtë e atë. Lavdi popullit shqiptar në ’90 sistemi ku të kapte e fuste në burg qeveria e kryeministri, mori fund. Sot jemi në një sistem që këtë e bën vetëm drejtësia. Më vjen keq që e përmend Spiro Skerën. Unë kam pasur raport miqësor me të, nuk e kam takuar, por raportet i kam pasur të mira. Problemet me tenderat i zgjedh ai. Përmende disa gjëra të pavërtete se ‘Shqipëria të shtrihet në jug, në lindje, apo në perëndim’. Se kam thënë. Ku e ke dëgjuar? Se kam thënë.

“Nacionalizmi juaj më ka provokuar”, Rama përballet me qytetarin në Dropull: E ka thënë qirio Saliu Read More »

Keni dhimbje në gishta? Çuna dhe burra, sapo jeni prekur nga kjo sëmundje

Kanceri quhet padyshim sëmundja e shekullit pasi miliona njerëz po humbin jetën çdo vit duke pasur si shkak këtë sëmundje.

Mirëpo nëse disa prej llojeve të kancerit kanë shenja të dukshme që në fazat e para, kanceri i mushkërisë nuk ka shenja të dukshme që mund t’i ndieni . Më vonë ai shkakton kollë, teshtitje dhe dhimbje të gjoksit. Por, ka edhe disa shenja të tjera, më pak të njohura, që mund të shfaqë në vende që as nuk i prisnit. (Sigurisht, kanceri i mushkërisë nuk është e vetmja sëmundje apo gjendje që mund të shkaktojë këto simptoma).

Disa prej tyre janë:

Ënjtje të gishtërinjve

Disa tumore në mushkëri prodhojnë substanca kimike të ngjashme me hormonet. Një nga këto shtyn më shumë gjak dhe lëngje në indet e gishtërinjve, prandaj duken më të mëdhenj dhe më të trashë se zakonisht. Lëkura poshtë thonjve gjithashtu mund të duket më e shndritshme ose  thonjtë mund të lakohen, shkruan gazeta Shëndeti.

Shtrembërimi i thonjve lidhet gjithashtu me kancerin e mushkërisë: Rreth 80% e njerëzve me këtë simptomë vuajnë zakonisht nga kanceri.

Probleme me stomakun

Nivelet e larta të kalciumit në gjak mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, të përziera dhe probleme me tretjen (kapsllëk). Një tjetër substancë si hormon që prodhohet nga tumoret shkakton gjithashtu probleme me veshkat, dhimbje dhe të përziera.

Probleme me shëndetin mendor

Një studim danez ka treguar se pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërisë janë më të predispozuar që të vuajnë nga probleme me shëndetin mendor, ai ankth, depresion dhe demencë. Kjo ndodh si pasojë  e ndikimit të kancerit tek sistemi imunitar ose hormonet, ose sepse mund të përhapet edhe në tru. Nivelet e larta të kalciumit të lidhura me kancerin shkaktojnë gjithashtu probleme me kujtesën, konfuzion dhe depresion.

Dhimbje shpine ose të shpatullave

Tumori pulmonar është një lloj i kancerit të mushkërisë që zhvillohet në pjesën e sipërme të mushkërisë dhe përhapet në brinjë, vertebra në shpinë, nerva dhe enët e gjakut. Për shkak të pjesës ku zhvillohen këto tumore, ndodh rrallë që të prekin sistemin respirator.

Lodhje

Anemia është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të mushkërisë. Anemia mund t’ju shkaktojë lodhje duke qenë se indet e trupit nuk marrin mjaftueshëm oksigjen.

Humbje e kontrollit

Kanceri i mushkërisë me qeliza të vogla bën që sistemi imunitar të sulmojë sistemin nervor, ku nga ana tjetër mund të ndikojë në mënyrën si funksionojnë muskujt. Mund ta keni të vështirë që të qëndroni në këmbë ose mund të keni marrje mendsh.

Ënjtje të gjinjve tek meshkujt

Ndodh rrallë që kanceri i gjirit të jetë shkaku i gjinekomastisë, por është e mundur. Kanceri i mushkërisë me qeliza të mëdha mund të shkaktojë çrregullim hormonal dhe ënjtje në indet e gjinjve të mashkullit

Probleme me zemrën

Si hiperkalcemia ashtu edhe anemia mund të shkaktojnë simptoma si rrahje të shpejta të zemrës ose aritmi. Nëse problemet me zemrën shkaktohen nga hiperkalcemia, rrezikoni të pësoni edhe atak në zemër ose të kaloni në koma.

Keni dhimbje në gishta? Çuna dhe burra, sapo jeni prekur nga kjo sëmundje Read More »

Qytetari lavdëron drejtorin e Hipotekave, Rama: S’kam motër as vajzë, ta merrja për dhëndër

Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me qytetarët në Dropull. Ku herë me batuta dhe herë më seriozitet Rama ka replikuar me banorët e zonës, në kuadër të një dëgjese publike me pakicat kombëtare.

Debati

Qytetari: Ke thënë që Shqipëria është një nuse e veshur keq.

Rama: Ore ku i dëgjoni këto ju kush ua thotë këto gjëra se nuk u  marrë vesh.

Qytetari: Ministri ka thënë

Rama: Ore s’u marrë vesh ca korrieri u  sjell këto që them unë

Qytetari: E kam thënë 100 herë, kam vetëm një përgjigje, shqipëriaqëduam.al

Rama: Të ka dërguar djali mesazh

Qytetari: Ik kam kthyer përgjigje djalit, i kam thënë tek shqipëriaqëduam.al. Ku e ke djalin ti apo po bën qejf ai dhe ka dërguar babain këtu.

Qytetari 2: Unë kam vetëm një gjë, dua të falënderoj drejtori ne Hipotekës se e kemi shumë të mirë.

Rama: Po as ai nuk kishte gjë me drejtorin, e kishte me institucionit. Këtu kemi ardhur për punë nuk kemi ardhur  për krushqi. Nuk kemi motër t’ia japim për grua.

Qytetari lavdëron drejtorin e Hipotekave, Rama: S’kam motër as vajzë, ta merrja për dhëndër Read More »

”Është marrë me drogë, burgaxhi dhe kumarxhi”. Qytetarët vlonjatë flasin si e njohin ‘Babalen’ (Video)

“Dëshmitari X”, apo Albert Veliu personazhi i përgjimit të publikuar nga PD është një personazh i njohur në qytetin e Vlorës. Ata e tregojnë “Babalen” si një person të përfshirë në trafiqe, problematik në qytetin e Vlorës dhe të zhytur në borxhe në shumë biznese në qytetin bregdetar.

Përgjimi i publikuar nga PD, ku pretendohet se është Agron Xhafaj, është kthyer në temën kryesore të diskutimeve edhe tek qytetarët vlonjatë, të cilët i njohin edhe personazhet e përfshira në këtë debat.

Ata nuk shprehen të habitur për këtë situatë, por e cilësojnë gjithçka të inskenuar politiksht duke përdorur personazhe të dënuar për trafik droge për të sulmuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Disa prej të intervistuarve, e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, Albert Veliu.

Teksa e cilësojnë si llumin e shoqërisë vlonjate, ka edhe nga ata që shprehen se Veliu u ka borxhe në bizneset e tyre dhe se ai njihet në qytetin e Vlorës si kontigjent kriminal.

Ai në ato linja ka qenë, ka qenë me kohë. Vetë është marrë me atë punë, ka bërë burg. Është dënuar në 2002, është dënuar në 2005.

Qytetar vlonjat

Është një njeri që është marrë me drogë, ka vjedhur, ka rënë në burg kaq herë. E provokova njëherë, thotë, këto janë fjalë rrugaçësh.

Qytetar  vlonjat

Këtë e ka bërë PD-ja, e ka futur në kurth. E njohim, si nuk e njohim.

Qytetar vlonjat

“Është kumarxhi”, thotë një tjetër qytetar vlonjat.

E njoh që kalama. Njeri i rëndomtë, në të gjitha lokalet e Vlorës ka borxhe. Ashtu ka qenë, ashtu do mbetet dhe ashtu do vdesë ai.

Qytetar vlonjat

Këto nuk janë opinionet e vetme. Ka pasur edhe nga ata qytetarë që nuk e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, por në opinionin e tyre e cilësojnë të gjithë ngjarjen si të inskenuar për kredo politike./Shqiptarja.com

”Është marrë me drogë, burgaxhi dhe kumarxhi”. Qytetarët vlonjatë flasin si e njohin ‘Babalen’ (Video) Read More »