Aurora

“Do shohim diçka tronditëse”/ Rama befason me deklaratën e tij: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në…

Shefi i qeverise Edi Rama ne nje interviste me gazetaren Mirela Milori te ABC news, tha se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama:Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori:Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama:Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori:Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama:Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

“Do shohim diçka tronditëse”/ Rama befason me deklaratën e tij: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në… Read More »

Alban Dudushi flet për herë të parë për ndarjen nga gruaja e tij e parë: Ne duheshim shumë, por …

Moderatori i njohur i Top Channel Alban Dudushi është një prej personazheve më të njohur të ekranit shqiptar.

Ai sonte u vu përballë fëmijëve ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur me sportivitet të gjitha pyetjeve të fëmijëve.

Dhe njëri prej vogëlushëve e pyeti moderatorin se përse ai u nda nga gruaja e tij e parë. Albani nuk ngurroi dhe ju përgjigj djaloshit, duke i shpjeguar se ç’ndodh mes të rriturve.

“Unë me gruan time duheshim shumë por ndodh që kur je i rrritur ashtu edhe si të vegjëlit, edhe të rriturit merziten me njëri- tjetrin, nuk është fundi i botës. Por e rëndësishme është ti mbajnë gjërat e bukura dhe ta ruajnë at pjesë të bukur që kanl pasur me njëri- tjetrin. Ne kemi kaluar gjëra të bukura bashkë, kemi një vajzë shumë të bukur bashkë” – tregoi moderatori.

Alban Dudushi flet për herë të parë për ndarjen nga gruaja e tij e parë: Ne duheshim shumë, por … Read More »

Bledi Mane: Grida Dumën e braktis dhe burri i saj

Nga Bledi Mane

Ilir Shqina quhet, ish lektori i shkencave sociale që mori për nuse studenten e tij Grida Duma. Kjo e fundit erdhi në Tiranë nga Spitalla e Durrësit, gjeti burrë me parapagesë por mori kot dhe iu fut politikës.

Pasi u fëlliq sistemtikisht nga tutorët e saj elbasanas, sot ndjehet më e braktisur se kurrë. Madje dhe burri i saj, Ilir Shqina, punonjës i Ministrisë të Punëve të Jashtme, u detyrua të braktisë Shqipërinë prej turpit të saj.

Burri i Gridës sapo ia qau hallin ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe Ditmiri si cinik permanent, ia dërgoi Gridës burrin vetëm 69 minuta larg nga Tirana. Ia dërgoi me mision në ambasadën shqiptare të Sllovenisë në Ljubljanë…

Gjithësesi ju kollovarët e Gridës duhet të merrni pjesë në protestën e opozitës të shtunën. U garantoj që burri i saj nuk vjen në Tiranë atë ditë se ia ka ndaluar eprori i tij Ditmir Bushati!!!

Bledi Mane: Grida Dumën e braktis dhe burri i saj Read More »

Zbulohet audiopërgjimi i ri, ja si gjendet droga dhe si bëhen pazaret në Vlorë

Sic ishte paralajmeruar, sonte ne emisionin “Ajsberg” nga Artur Cani eshte publikuar sonte nje pjese tjeter e papublikuar me pare e audiopergjimit te gazetarit Jetmir Olldashi qe tregojne se si mund te gjendet lehtesisht droge dhe te besh pazare per te ne Vlore e Tragjas.

“Deri këtu ne pamë Babalen që punonte për Jetmirin”, tha gazetari.

Zbulohet audiopërgjimi i ri, ja si gjendet droga dhe si bëhen pazaret në Vlorë Read More »

Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një dokument

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës së Fierit, i cili i merr ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takon! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

“Unë jam 60 vjeç dhe i jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ se kam 3 vjet që sorollatem nëpër zyrat për të aplikuar për tokat dhe s’po m’i bëjnë certifikatat. Topografi më kërkoi 300 mijë lekë. Ja dhashë dhe po më sjell vërdallë. Vete te hipoteka dhe ai juristi kërkon 300 mijë lekë. Unë kam 4 dylymë e gjysmë dhe e kam përfituar me ligjin 7501” thotë qytetari.

Më tej shton se “i dhashë lekë Bedri Trokës, 300 mijë. Bedriu është topografi i njësisë vendore Frakull e Madhe dhe po më bie vërdallë. Në Hipotekë ky juristi Ervis Bregasi më kërkon 300 mijë lekë për një parcelë”.

Qytetari shton se lekët ia kërkon për të bërë tokat me certifikatë. “E kam takuar 4-5 herë dhe më ka thënë nam 300 mijë lekë t’i bëj certifikatat. Pronat i kam në rregull, me ligjin 7501 dhe s’kam konflikte me njeri” thotë Çervanaku, ndërsa kërkon vetëm të regjistrojë pronat.

Pas denoncimit, qytetari shkon te Hipoteka e Fierit për të takuar juristin Ervis Bregasi. Pasi e pret disa orë, juristin nuk e takon dot, ndërsa i merr numrin e telefonit rojës. E telefonin dhe lënë takim te ETC-ja në Fier. Qytetari shkon te vendi dhe pasi e pret disa minuta, takohen dhe lëvizin bashkë. “Tani hua i gjeta unë ato (lekët) të shkreta, hua i gjeta ato. S’ke ça bën dhe ti, po dhe ne s’kemi ça bëjmë se unë kam 7 parcela, po nga 5, i thonë 35. Po Bedriu do. Do se s’ti bën, po s’ti bëri ai, s’ti bën dot ti dokumentet. I bën dot ti, pa prurë ai? S’i bën dot” i thotë qytetari, ndërsa ai i përgjigjet se “po mirë, ça të bëj dhe unë o Ariz”.

Më pas i thotë “i ke marrë me vete (lekët)?”. “Ja shikoje, se thua pastaj më ke dhënë 200 pastaj. Ma ka bërë njëri kështu mua. Gjashtë… Na…” i thotë, ndërsa i jep edhe 300 mijë lekë.
Më pas të dy bisedojnë edhe për parcelat e tjera, ndërsa juristi i thotë se certifikatën e kësaj parcele e ka në shtëpi ditën e hënë. Për të tjerat nuk i kërkon lekë, ndërsa e pyet sa i ka marrë edhe topografi i Njësisë Administrative Frakull. “300 i kam dhënë” i thotë qytetari.

Pas disa ditësh, qytetari shkon sërish në Hipotekën e Fierit, ku kërkon juristin. Roja thotë se “shefja i ka mbyllur brenda me çelës”. Pas kësaj, qytetari telefonon juristin dhe ai i përgjigjet se “certifikatën e bëri, me postë do vijë”.

Ndërkohë, pas disa ditësh, gazetarët e Fiks Fare shkojnë në Hipotekën e Fierit dhe takojnë drejtorin Petrit Kanani. Pasi i bëjnë me dije përse kishin shkuar, drejtori thërret juristin nëse ka përfunduar praktikën e z.Çervanaku. “Ai ka marrë certifikatë pronësie, unë e kam mbaruar praktikën që në datë 19.03.2018. Unë si jurist e kam mbaruar” thotë Bregasi, ndërsa drejtori e pyet nëse ka marrë apo jo lekë.

“Ai mund të thojë çfarë të dojë. Arizi është i mangut nga trutë. E kam takuar poshtë, më ka thënë kshu kshu e kam hallin. I thashë Ariz do të ndihmojë. I thashë, sipas ligjit Ariz unë do të ndihmojë. I thashë do ta shikojmë me përparësi praktikën, do të të ndihmoj. E ndihmova” tha juristi, ndërsa tha se nuk ka marrë lekë. Gjithashtu, nuk pranoi të japë intervistë. Gazetarët e pyetën nëse e ka takuar këtë qytetar, dhe ai fillimisht tha se “në sportel po, edhe në telefon po, më ka kontaktuar. Më ka marrë numrin te roja”.

Ai mohoi ta ketë takuar para një biznesi, në momentin kur i ka marrë lekët. “Jo, se kam takuar” këmbënguli ai, ndërsa gazetarët i bënë me dije se gjithçka është e filmuar. “Ti mund t’i nxjerrësh pamjet filmike. E kam takuar në sportel poshtë, e kam marrë në makinë se më ka ardhur keq, nuk e di ku e ka shtëpinë, andej nga …” ishte përgjigjja tjetër e tij.

Në fund, drejtori i Hipotekës së Fierit, Petrit Kanani, tha se “volumin unë se kam firmosur se kemi pasur KLSH-në këtu, do të thotë se qytetari s’e ka marrë certifikatën akoma. Do t’i kaloj unë volumet tani, që të gjitha, e ka të mbyllur ai, e ka të mbyllur ai” përfundoi ai.

Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një dokument Read More »

“Shikoni rrugën Durrës-Tiranë se turp, si në Kabul”, Rama i kthehet komentuesit: Ke të drejtë

Kryeministri Edi Rama është ndalur këto ditë në Gjirokastër në kuadër të takimeve me qytetarët për llogaridhënien publike ndaj tyre.

Në këto takime të Ramës me qytetarët, si gjithmonë nuk munguan batutat dhe ironitë e shefit të Qeverisë.
Por ai përvec replikave live me ta, ka zgjedhur që të replikojë edhe me komentuesit në rrjetet sociale, dy prej të cilëve u është kthyer kështu:

Qytetari: Ja nisët dhe ju si saliu,Rritje ekonomike 7% e shqiptarët sillen rrugve të europës.

Rama: Nuk e di ku e degjove 7% po s’ka gje, fakti eshte se e nisem nga 0,Diçka dhe jemi ne afro 4%! Te duket pak?! Edhe per mua nuk eshte aq sa dua te jete, po faktet jane fakte dhe eshte trefishi i asaj qe ishte, nderkohe qe objektivi eshte te kapercejme 5%-shin e do ta bejme

Qytetari: Me fjale te bukra po’ po’ vepra spo shohim shkoni shifni rrugen durres tirane eshte turp rruge si ne Kabul

Rama: Qe ti shohesh veprat duhet te duash t’i shohesh, po nuk deshe nuk i sheh, ndersa per rrugen Tirane – Durres ke te drejte, po punohet me projektin e rindertimit dhe besoj qe brenda gjysmes se pare te vitit te ardhshem fillon puna

“Shikoni rrugën Durrës-Tiranë se turp, si në Kabul”, Rama i kthehet komentuesit: Ke të drejtë Read More »

Shkundjet në Jug, sizmologu paralajmëron tërmete të tjera: Është normale

Ditët e fundit, disa tërmete janë regjistruar në jug te vendit, kryesisht në qytetin e Vlorës, Himarës, Gjirokastrës dhe Tepelenës, të cilat kanë shkaktuar mjaft panik të banorët.

Megjithatë për sizmiologun Rrapo Ormeni, lëkundjet 5-6 ballë janë normale pasi vendi ynë ndodhet në një zonë me aktivitet sizmik të lartë.

“Shqipëria këto tërmete i ka normale. Gjatë vitit bien disa tërmete të tilla në zona të ndryshme të vendit, janë tërmete të cilat ndihen fort, janë të frikshëm por në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme. Dëmet e tërmeteve fillojnë me magnituda më të larta, kryesisht tek magnituda 5 ose intensiteti me epiqendër 7”, u shpreh ai për Ora News.

Tërmeti i 19 majit, është pasuar nga 30 lëkundje, të cilat sipas Ormenit do të pasohen edhe nga të tjera në ditët e ardhshme. “Do të ketë lëkundje që vazhdojnë disa ditë. Sipas madhësisë së goditjes kryesore kur është e këtij rangu vazhdojnë disa ditë, kur është e madhe vazhdojnë me muaj dhe kur është shumë e madhe vazhdojnë me vite derisa në vatrën e tërmetit të vendoset gjendja e ekuilibrit, të çlirohet e gjithë energjia”, sqaroi Ormeni.

“Gjithmonë duhet të ruhet qetësia, të vendosesh nën një objekt më të fortë, një tavolinë. E shikon që kaloi goditja kryesore, nuk ka më, e mira është të dalësh jashtë”, këshilloi ai.

Në jug të vendit tërmeti i dytë 6 ballë, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale ku 9 shtëpi janë kthyer në të pabanueshme

Shkundjet në Jug, sizmologu paralajmëron tërmete të tjera: Është normale Read More »

Nga mësimi te lojërat e fatit, nxënësit kumar në prag të shkollës

Në qytetin e Bilishtit kumari duket se “kultivohet” në moshë të hershme.

Një pikë bastesh ndodhet krah shkollës publike “Fuat Babani”, ndërsa pak më tej ndodhet një pikë lojërash fati.

Nxënësit e kësaj shkolle jashtë kamerës pohojnë se disa herë i kanë frekuentuar këto pika duke luajtur me vlera të vogla monetare, ndërsa si të mos mjaftonte kjo edhe pika të tjera janë të shpërndara në qytet.

Edhe pse distanca mes shkollave dhe pikave të basteve apo lojërave të fatit është e përcaktuar, ligji në këtë rast është shkelur me të dyja këmbët duke bërë që në vend të shkollës, adoleshentëve t’u serviret kumari.

Nga mësimi te lojërat e fatit, nxënësit kumar në prag të shkollës Read More »