Aurora

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi

Nje tjeter shtet u mbyll shtigjet Shqiptareve, kete here Mali i zi.

Shengeni i hyre ne fuqi prej vitit 2010 duket se nuk do tu hyje me ne pune qytetareve te Republikes se Shqiperise pasi shteti fqinj ka nisur te beje kthimet e para ne kufi.

Jane punetoret ditore qe e kane pesuar te paret qe jane kthyer nga policia e Malit te Zi ne doganen e Hanit te Hotit.

Atyre u eshte kerkuar si kriter kalimi pasja e nje shume prej minimalisht 50 eurove me vete, ne momentin e kalimit. Ata nuk i kane patur dhe per pasoje jane kthyer, behet fjale per 15 shtetas.

Si kunderpergjigje apo hakmarrje shtetasit Shqiptare bllokuan per 3 ore kalimin e mjeteve te tjera. Nuk dihet nese kjo gjendje do te vijoje edhe ditet e ardhshme apo jo

Vete punetoret e quajne diskriminuese kete sjellje te policise duke kerkuar qe te mos behet pengese per te tilla kalime, pasi puna atje behet per te mbajtur familjet./ShkodraNews/

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi Read More »

Vlorë : Gjendet delfini i ngordhur në zonën e Zvërnecit

Në të gjithë botën delfini njihet si një peshk jo agresiv, dhe duhet mbrojtur.

Por këtë të hene në zonën e Zvërnecit  pushuesit janë terrorizuar pasi në breg ka dalë një delfin i ngordhur.

Burime konfidenciale thonë se ngordhja e delfinit mund të jetë shkaktuar nga  ndonjë banorë i zonës që mund të gjuaj peshkë me tritol, trupi i delfinit duket i dëmtuar

Vlorë : Gjendet delfini i ngordhur në zonën e Zvërnecit Read More »

Shpërthen keq Bledi Mane: Ua shkë****fsha pasuritë o ndyrësira! Ku je mor Donald Lu?

Nga Bledi Mane

UA SHKËRDHEFSHA PASURITË O NDYRËSIRA!
-Klithmë lebetitëse për drejtësinë shqiptare-
Vetëm 5, vetëm 5 prej tyre kanë kaluar deri tani në sitën e vetting-ut dhe ulërisni. Ulërisni e bërtisni o milet i lodhur e i raskapitur sepse bashkë me padrejtësitë, këta mysybetër paskan bërë gjëmën.
Lexoni me kujdes çfarë pasurie paskan akumuluar këta mëkatarë gjykatës e prokurorë duke të vjedhur ty drejtësinë dhe duke bërë pazare me kriminelët :
1./ Fatos Lulo, gjykatës kushtetues paska 510 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 1 zyrë në Shqipëri, 3 makina dhe 1 vilë në Kanada.
2./ Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës paska 340 milionë lekë cash, 4 apartamente dhe 3 makina.
3./ Besa Nikëhasanaj, prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër paska 270 milionë lekë cash, 3 apartamente, 1 dyqan dhe 2 makina.
4./ Vitore Tusha, gjykatëse pranë GjL Tiranë paska 360 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete.
5./ Altina Xhoxhaj, gjykatëse kushtetuese paska 470 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete…
Deri tani janë skanuar vetëm 5, vetëm 5 dallaveraxhinj. Vetëm këta të pestë kanë të akumuluara 1 miliardë e 950 milionë lekë si dhe 14 apartamente dhe 12 makina…
Imagjinoni kur të kalojnë në vetting 680 gjykatës e prokurorë???
Pasuri të frikshme, frikë rënqethëse!
Po sikur tu bëhet vettingu 5 mësuesve sa kothere do dalin me pronat?
Donald Lu, ku je mor burrë të vi të të puth në ballë!!!

Shpërthen keq Bledi Mane: Ua shkë****fsha pasuritë o ndyrësira! Ku je mor Donald Lu? Read More »

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot dy drejtore rajonale te Punesimit, Lajmin ai e ka dhene ne nje mbledhje qe ka zhvilluar sot më Drejtorët Rajonalë, ku këta të fundit kanë bërë raportimin mujor dhe performancën e tyre në punësime.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Rama ka shkarkuar dy prej tyre, për mospërmbushje objektivash.

Në një takim të para pak muajve Rama u kishte thënë se nëse ata nuk do të kishin rezultate të larta në punë do të shkarkoheshin dhe kështu ka bërë sot për Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët.

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur Read More »

Qelia drithëron gjyqtarët, ikën Brunilda Kasmi, kush janë dy të tjerët që kërkojnë me dëshirë shkarkimin?

Zbardhet rendi e mbledhjes që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbaj më 7 maj 2018.
Sipas këtij rendi, me kërkesë të ministrisë së drejtësisë do të vendoset për shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqie.

Ndërsa kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi.
Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drgoës.

Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohaur duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë, shkruan Report Tv. Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit Ergys Selmani i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhërit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.

Qelia drithëron gjyqtarët, ikën Brunilda Kasmi, kush janë dy të tjerët që kërkojnë me dëshirë shkarkimin? Read More »

Në këto orë do të jenë syfyri dhe iftari i parë. Ja kur fillon Ramazani!

Çdo vit për muajin e shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje

Por, ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Agjërimi i këtij muaji në shumë ajete të Kur’anit (libër i shenjtë) thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarët e fesë islame.

Dihet se tani kanë mbetur më pak se një muaj kur do të startohet me këtë muaj. Pra, siç edhe ishte raportuar më herët Ramazani fillon më 16 maj (ditë e mërkurë).

“Indeksonline” ka siguruar fotografi ku mund të shikoni orarin e plotë të vakteve siç njihet ndryshe nga besimtarët myslimanë si “Syfyri”, “Iftari” dhe disa të tjera.

Mirëpo, theksojmë se gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të premte (e xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.

Duke filluar me ditën e parë, nis në syfyr (ditën e martë) ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58. Pastaj, dita e Fitorës në Bedër, që i bie e premte, për këtë, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15, pastaj Nata e Kadrit, (e diel), Syfyri -2:34, Iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor (e premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.

Në këto orë do të jenë syfyri dhe iftari i parë. Ja kur fillon Ramazani! Read More »

DVP.Vlorë në bashkëpunim me DAV, kanë zhvilluar disa aktivitete, kundër kultivimit të narkotikëve

DVP.Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Vlorë, kanë zhvilluar disa aktivitete, kundër kultivimit të narkotikëve.

Ndërkohë kanë vijuar kontrollet e territorit në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe evidentimin e goditjen e këtij fenomeni.

Policia e Vlorës, do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë si dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në rast se konstatojnë veprimtari të paligjshme të telefonojnë në numrin 129 në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e parametrave të sigurisë.
Janë proceduar penalisht 16 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë vijuar punën për përmbushjen e detyrave dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë javës që kaloi Strukturat Policore të DVP Vlorë kanë arrestuar në flagrancë :

6 shtetas për vepra të ndryshme penale, konkretisht :

1 shtetas për veprat penale “Ngacmimi seksual”

5 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”

Janë kapur 3 shtetas për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, (në operacionin policor të koduar Shëtitësit).

Janë kapur 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht :

2 shtetas për veprën penale “Vjedhja”

1 shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”

1 shtetas për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Janë shpallur në kërkim :

1 shtetas për veprën penale “ Largimi të burgosurit nga vendi qëndrimit”

1 shtetas për veprën penale “Vjedhja”

1 shtetas për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja, e mbetur në tentativë”

Janë plotësuar 2 kërkesë padi për Urdhër Mbrojtje të menjëhershme.

DVP.Vlorë në bashkëpunim me DAV, kanë zhvilluar disa aktivitete, kundër kultivimit të narkotikëve Read More »

Paralajmërimi tronditës i Bashës: Brenda pak javëve pritet të shpërthejë…

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, Lulzim Basha deklaroi se në maj priten shpërthime skandalesh të mëdha.

Lideri i demokratëve u shpreh se gjëma e katër viteve të qeverisjes Rama nuk mund të shkojë më tej pa shpërthyer dhe të gjitha të dhënat janë se kjo do të ndodhë brenda pak javëve.

Çështja “Tahiri” ndërkohë do të vazhdojë të jetë një çështje kryesore në artikulimin politik të opozitës. Sipas demokratëve me ish-ministrin e Brendshëm në Parlament dhe katër kuksianët në burg nuk do të ketë seancë plenare normale të enjten. Grupi i PD do të vazhdojë bojkotin e komisioneve parlamentare, me përjashtim të komisioneve të posaçme si hetimori i drogës dhe ai për reformën zgjedhore.

Ndërkohë punët e partisë nuk do pezullohen. Pas miratimit nga Kuvendi Kombëtar i ndryshimeve statutore Partia Demokratike nis procesin e zgjedhjeve në bazë. Krerët e Seksioneve dhe Grupseksioneve zgjidhen me parimin një anëtar-një vote, ndërsa kryetarët e degëve nga Kuvendet. Udhëzimi për nisjen e procesit del këtë javë.

Paralajmërimi tronditës i Bashës: Brenda pak javëve pritet të shpërthejë… Read More »