Aurora

Limoni – Përdorimet e pafundme në shtëpi

Lëngu i limonit ka aciditet të lartë. Ai shërben si dizinfektues dhe e luan këtë rol mjaft mirë.
Aroma e kësaj agrumeje preferohet shumë nga njerëzit, por urrehet nga insektet. Limoni është i dobishëm në ruajtjen e ushqimeve dhe në shkatërrimin e substancave kimike të rënda për njeriun.
Përdorimet shtëpiake
1. Pastron enët dhe mjetet e kuzhinës
Dërrasat ku presim bukën apo perimet janë shumë të përdorura në kuzhinë, por ato shërbejnë edhe si strehë për parazitët dhe aromat e pakëndshme. Limoni mund t’ju vijë në ndihmë. Lëngu i tij funksionon shumë mirë kundër aromave të këqija dhe baktereve.

Pasi e keni larë dërrasën fërkojeni me një gjysmë limoni dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20-30 minuta. Shpëlajeni dhe thajeni me një copë të pastër.
2. Heq yndyrën
Yndyra është një bezdi më vete. Nëse keni gjurmë të saj në kuzhinë, atëherë përdorni një gjysmë limoni me kripë në zonën me yndyrë.

Më pas fshijeni me një leckë të pastër. Nëse ena ose sipërfaqja e gatimit është delikate atëherë mos e përdorni limonin për shkak të aciditetit të lartë.
3. Pastron enët plastike
Ripërdorimi i enëve plastike është një mënyrë për të ulur nivelin e mbetjeve, por aroma e gatimeve të mëparshme ndonjëherë nuk shqitet nga ena.

Përdorni sasi të barabarta të ujit dhe lëngut të limonit largoni kështu aromën e pakëndshme.
4. Largon aromat e këqija
Mbani lëkurat e limonit në frigorifer. Ato funksionojnë më mirë se soda e bukës. Këto lëkura mund t’i mbani edhe në fund të koshit të plehrave për të hequr aromën e keqe që ato lëshojnë.
5. Pastron pajisjet për grirje
Pajisjet për prerjen ose grirjen e djathit janë të vështira për t’u pastruar. Bëjeni punën më të lehtë me ndihmën e limonit. Merrni gjysmë limoni dhe fërkoni renden ose çdo pajisje tjetër me të dhe shpëlajeni si zakonisht.
Ushqim dhe pije
1. Për pakësimin e kripës
Shqisat tuaja i përgjigjen njësoj shijes së thartë ashtu edhe asaj të kripur. Në këtë mënyrë, lëngu i limonit është një nga zëvëndësuesit më të mirë të kripës.

Spërkatini gatimet tuaja me limon në vend të kripës dhe do të ndiheni më mirë.
2. Parandalon ngjitjen e kokrrave të orizit
Nëse dëshironi të gatuani një pilaf të shkëlqyer e të shkrifët atëherë shtoni një lugë me lëng limoni në tenxhere kur orizi të jetë duke u zier.
3. Ruan ushqimin
Lëngu i limonit mbron dhe ruan paraqitjen dhe cilësinë e ushqimit që keni gatuar. Ai ndihmon në parandalimin e nxirjes së mollëve, patateve, dardhave dhe lulelakrës. Spërkatini me pak ujë me limon.
4. Rifreskon sallatën
Nëse sallata jeshile ka humbur freskinë dhe shkëlqimin e saj, vendoseni në një enë me ujë me akull dhe lëngun e një gjysme limoni. Në këtë mënyrë sallata jeshile do të gjallërohet dhe është gati për përdorim.
5. Larjen e perimeve
Të gjitha frutat dhe perimet, edhe ato organike, kanë nevojë për një larje cilësore. Këtu gjen përdorim lëngu i limonit.

Limoni – Përdorimet e pafundme në shtëpi Read More »

Zbulimi i fundit i shkencës trondit personat që pijnë cigare

Shkenca thotë se duhanpirësit janë më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar.

2 ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Ne mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike.

Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit. Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.

Zbulimi i fundit i shkencës trondit personat që pijnë cigare Read More »

Kjo është një histori vërtet që të lë pa fjalë, një histori e shkruar në yje…

Kjo histori ka të bëjë me një dashuri që ka lindur falë Twitter-it. Falë këtij rrjeti social, Jamie Frantz dhe Anthony Burkett u takuan. Profili i tyre kishte aq shumë gjëra të përbashkëta saqë shpejt e kuptuan se dashuria së shpejti do të lulëzonte.

Gjëja e parë që Jamie vuri re ishte email-i i Anthony-t, “Burkette11493”. Si zakonisht shumica e njerëzve bëjnë, vajza menjëherë mendoi se ato numra përfaqësonin datën e tij të lindjes, e cila ishte gjithashtu e saj! Ishte shumë e çuditshme, prandaj vendosi të pyesë Anthony-n direkt.

Dhe ishte pikërisht kështu. Ata ishin lindur të njëjtën ditë, në të njëjtin vit, tre milje larg! Sidoqoftë, Jamie donte të dinte se në cilën spital lindi e dashura e tij e re.

Dhe për habinë e tij, ai zbuloi se të dy ishin lindur në Spitalin West Jefferson në Luiziana!

Ishin shumë të bindur se ishin shpirtra binjakë.

E të dy vendosën të takoheshin në jetën reale. E tyrja ishte një dashuri e vërtetë me shikim të parë, shkruan ShkodraNews. Ata vazhduan të bisedonin dhe filluan të vërenin se gjithashtu ndanin gjëra të tjera, rastësi të çuditshme … pothuajse të frikshme!

Ata ende sot e definojnë atë si dashuri të vërtetë. Ata besojnë se lidhja e tyre e veçantë është shkruar në yje dhe nuk ka të bëjë me rezultatin e një algoritmi.

Sa shanse kishte që fati të takonte dy njerëz kaq të ngjashëm?

I njëjti spital, e njëjta ditë dhe vitlindje dhe shije të njëjta!

A nuk është e pabesueshme? /Përshtati: ShkodraNews

Kjo është një histori vërtet që të lë pa fjalë, një histori e shkruar në yje… Read More »

Meta me Moskën, Rama me Stambollin dhe Saliu me Mekën, pse antieuropianizmit të politikës shqiptare “i doli boja’

Nga Arjan Nikaj

Edi Rama gjithmonë dhe më ethshëm po i largohet Europës pas takimit të Berlinit. Ky kodosh i vetshpallur katolik sepse nuk ekziston asnjë dokumentacion për pagëzimin e tij, sigurisht i edukuar me frymë orthodokse, herë ateiste me mentalitet anadollak dhe çoroditës i zënë në kurthin e egoizmit të personalitetit të shumfishtë, po ndihmon në bunkerizimin e Tiranës duke pastruar paratë e zeza, të veprimtarive të errta.

Po tregon afrimitet të madh me Erdoganin por jo si veprim ngacmues për të rritur ndjeshmërinë e gjeopolitikës Europiane, por për të siguruar mbështetjen në boshllëk të armikut shekullor të shqiptarëve; Turqisë.

Antieuropianizmit të Edi Ramës i doli boja, pavarsisht retorikës servile në takimin me Merkel.
Të ndarë në gjetjen e aleancave të reja, Meta me Moskën, Rama me Stambollin dhe Saliu si më strategjik me Mekën dhe të gjithë bashkë me Pekinin, po veçohen hapur nga Perëndimi duke braktisur aspiratën e vërtetë të kombit shqiptar.

Politika e Tiranës po ndërmerr të gjitha masat që Hapja e Negociatave të mos ndodhë.
Ka vetëm një rrugë, protesta.

Protesta e Kukësit ishte shkaku i vetëm politik që inkurajoi Brukselin që të propozoj çeljen e negociatave.

Meta me Moskën, Rama me Stambollin dhe Saliu me Mekën, pse antieuropianizmit të politikës shqiptare “i doli boja’ Read More »

Pse Lulzim Basha, është çuni i Fahri Balliut?

Lulzim Basha është çuni i padeklaruar i Fahri Balliut. Ka një borxh të madh, në fakt Fahri Balliu ndaj Lulzim Bashës. I bëri çunin deputet pa asnjë kontribut. Një njeri me nivel nën atë mesatar, sot është deputeti i Parlamentit shqiptar.

Në fakt duhet thënë se edhe Lulzim Basha është çuni i Fahriut, sepse prej disa kohësh, apo duke thënë që ditën e parë që Lulzim Basha ka shkuar në krye të PD –së, ka pasur mbështetjen e palëkundur të Fahriut, i cili ka qenë edhe inspiruesi kryesor i koalicionit pas zgjedhjeve të vitit 2017, PD-LSI.

Fahriu njihet si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një punonjës i strukturave të SHIK-ut, të Bashkim Gazidedes. Është një nga miqtë e ngushtë të ish-ministrit të diktaturës Hekuran Isai.

Një fytyrë thuajse e urryer, një njeri ndoshta pa personalitet dhe një personazh kompleks totalisht klientelist, i cili mund të quhet “babai” i Lulzim Bashës,

Janë të gjitha argumentet jo vetëm fakti, se Lulzimin e ka djalë, se djalin më të vogël ia bëri deputet, por edhe për faktin se Luli e dëgjon Fahriun.E dëgjon edhe për të bërë koalicion me LSI-në, e dëgjon edhe për linjën politike në Partinë Demokratike, duke vënë kryetar të PD –së në Korçë, Andrea Manon.

E dëgjon për të vënë një kandidat për kryetar Bashkie në Pogradec, apo e dëgjon për të emëruar kryetarin e PD –së, në Durrës. Për gjithçka e dëgjon Lulzimi, Fahriun.

E dëgjon sikur ta ketë një “baba” shpirtëror, sikur Fahriu të ishte fanari i tij ndriçues, ashtu sikundër ka qenë Hekuran Isai dhe diktatorët Enver Hoxha e Ramiz Alia për Fahriun. Kështu është nuk ka asnjë dyshim.

Fahriu është babai i Lulit, jo vetëm për argumentet që thamë më lart, por dhe për sjelljen dhe mbrojtjen që i bën ai në opinionin publik. A thua se Fahriut i digjet barku për ndokënd në qarkullim, në qoftë se ai s’ka interesa.

Për Lulin i digjet shumë, sepse e ka djalin e tij politik./Cna.al

Pse Lulzim Basha, është çuni i Fahri Balliut? Read More »

Kokaina në Spanjë/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja çfarë e lidh me drogën që është kapur në Maminas

Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në News 24, në rubrikën Opinion ka dhënë detaje të reja në lidhje me kokainën e kapur në Spanjë.

Sipas Hoxhës dyshohet se kjo kokainë është e Klanit të Gjirit, klan i cili kishte dërguar dhe drogën në Maminas. Po ashtu ai deklaroi se të arrestuarit janë sërish nga veriu i Shqipërisë.

“Trafikantët kishin themeluar dhe disa kompani sigurimi. Dhe me këto kompani ata pastronin para. Ata në pako kishin logon CR7, për të treguar që kanë qenë dhe të vendosur në Madrid, pasi logo CR7 përket sulmuesit të Realit të Madridit. Transportimi janë bërë me avion mallrash. Droga dyshohet se është e Klanit të Gjirit në Kolumbi. Rasti i Mamimnasit dhe rastit në Kolumbi shqiptarët lidhen nga vendi i origjinës së tyre, pasi janë nga veriu të gjithë të arrestuarit”, deklaroi Hoxha.

Kokaina në Spanjë/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja çfarë e lidh me drogën që është kapur në Maminas Read More »

1 ton kokainë në Spanjë, ja marifeti që përdornin dy shqiptarët për të pastruar paratë

1 ton drogë e kapur në Spanjë nga DEA dyshohet se është dërguar nga i njëjti klan me atë që dërgoi drogën e kapur në Maminas.

Dyshimet janë hedhur nga gazetari Artan Hoxha në një intervistë në Neës 24, i cili thotë se droga e Spanjës, dyshohet se i përket Klanit të Gjirit. Po ashtu ai deklaroi se të arrestuarit janë sërish nga veriu i Shqipërisë.

“Trafikantët kishin themeluar dhe disa kompani sigurimi në Spanjë, dhe me këto kompani ata pastronin paratë. Ata në pako kishin logon CR7, për të treguar që kanë qenë të vendosur dhe në Madrid, pasi logo CR7 i përket sulmuesit të Realit të Madridit.

Transportimi është bërë me avion mallrash, jo me avion charter siç është thënë deri tani. Droga dyshohet se është e Klanit të Gjirit në Kolumbi. Me rastin në Mamimnas dhe me rastin në Kolumbi shqiptarët lidhen nga vendi i origjinës së tyre, pasi janë nga veriu të gjithë të arrestuarit”, deklaroi Hoxha.

1 ton kokainë në Spanjë, ja marifeti që përdornin dy shqiptarët për të pastruar paratë Read More »

Sekuestrohen 58 mijë katrore në Razëm, zbulohen detaje ekskluzive

Me urdhër të prokurorisë së përgjithshme, janë plot 58 mijë metra katror tokë që janë në sekuestro preventive dhe po hetohen nga organi i akuzës në zonën turistike të Razmës. Burime për shkodraneës bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pasi blerësit kanë kërkuar ta regjistrojnë tokën, por kur i janë drejtuar ZRPP-së kanë zbuluar mega – skandalin që po ndodh prej vitesh me shumë territore në vendin tonë.

Toka në fjalë ishte blerë dhe shitur disa herë. Janë jo pak por mbi 50 blerës të cilët nuk mund të çertefikojnë tokën e tyre, ndonëse për atë territor kanë paguar paratë. Përballë mungesës së regjistrimit dhe kaosit të krijuar, ata janë detyruar të kërkojnë ndihmën e organeve shteterore, prokurorisë dhe policise që ti japin zgjidhje. Mësohet se organi i akuzës po heton për transaksione të dyshimta në shitjen e pronës në zonën turistike. Ata janë pronarët e rinj të një sipërfaqeje toke prej 58 mijë metra katrorë, e cila u është shitur nga dy pronarët e vetëm që e kishin fituar përmes aktit të kthim-kompesimit të pronarëve.

Në këtë sipërfaqe ka dyshime se 25000 m2 tokë e llojit pyll u mor padrejtësisht. Pak ditë më parë gjykata e Shkodrës, pas kërkesës së prokurorisë së rrethit, vendosi sekuestro preventive për rreth 25 mije metra katrorë. Hetimi i krimit ekonomiko-financiar kishte filluar në mars 2016, ndërsa vendimi i gjykatës u dha më 25 prill 2018. Sipas organit të akuzës së Shkodrës, kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve nga vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve.

Hetimet treguan se vendimet e këtij komisioni ne Malësi te Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të fallsifikuara. Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit e ketyre pasurive në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Aktualisht nga ana e prokurorisë po merren ne pyetje te gjithë blerësit e parcelave të ndryshme në Razem si dhe po hetohen procedurat e ndjekura nga ana tyre. Të njëjtat burime nuk përjashtojnë mundësinë që në ditët në vijim të behen gati fletë – arrestet për zyrtarët vendorë që kanë abuzuar me detyrën, duke sjellë të gjithë këtë kaos të krijuar në një prej zonave më të lakmuara turistike të rrethit të Malësisë së Madhe. Megjithese detajet jane të rezervuara, nuk përjashtohet mundësia që në këtë skandal të jenë të përfshirë edhe emra të njohur të cilët veprojnë në qarkun Shkoder, të njohur për përfshirjet e tyre politike.ShkodraNews

Sekuestrohen 58 mijë katrore në Razëm, zbulohen detaje ekskluzive Read More »