Aurora

Historia e dr. Adhamudhit, pabesia e Çajupit e gjallë në ditët tona?!

Shumë figura mbetën të urryer dhe sot e kësaj dite prej asaj peshe që ka propaganda dhe ngushtësisë së shumë personaliteteve.

Shkruan Ben Andoni

Quhej Gjergj Adhamidhi bej Frashëri dhe është një nga figurat më të njohura të qeverive shqiptare të pas shpalljes së Pavarësisë. Fati i keq e erdhi thjesht nga një episod i rastit, që do t’i vinte dërrmën të gjithë karrierës së tij të njohur.

Profesor Kristo Frashëri, një nga të afërmit e tij të largët, ishte i pari që e demaskoi, por pa mundur dot që ta kthente në normë këtë të vërtetë.

Në veprën e tij “Pas Vdekjes” Çajupi do ta masakrojë kulturalisht duke e quajtur doktorin Adhamulli dhe duke ia dhuruar një publiku injorant, që gëzon me fatkeqësinë e tjetrit edhe sot e kësaj dite. “Eh ajo kohë është si sot. Gjithnjë jemi përpjekur të hedhim baltë, duke shfrytëzuar letërsinë, letrat, gjithçka…”, citoj profesor Kriston në një intervistë pak para vdekjes. Fatkeqësia e Adhamidhit ishte se në të gjallë nuk kish pranuar që një e afërmja e tij të bëhej e shoqja e Çajupit. Përgjigjja e Çajupit do të ishte më e rëndë se arma…

Gjergj Adhamidhi bej Frashëri (1859 – 1939), në dokumente del edhe si Gaqo Adhamidhi apo Adamidi Frashëri, ishte një mjek shqiptar dhe figurë e njohur politike gjatë shekullit të 20-të. Ai ishte nga fisi i Frashërllinjve të shquar dhe me një njohje e respekt të madh ndër bashkëatdhetarë.

I lindur në Korçë, ai do të shpërngulej shpejt në Egjipt, ashtu si një pjesë e madhe e komunitetit ortodoks. I laureuar si mjek, ai do të ngjiste shpejt karrierën dhe Adamidi shërbeu gjatë vitit 1892-1914 si mjek personal i Abbasit II të Egjiptit nga dinastia e Muhammed Aliut.

Për veprimtarinë politike ai do të bëhej i njohur dhe përpjekja e tij më e madhe ishte aksioni për lidhjen e bashkësisë shqiptare të Egjiptit me ato të vendeve të tjera. Në shtetin e sapoformuar shqiptar, Adamidi u kthye si shumë të tjerë në Shqipëri ku shërbeu si Ministër i Financave në kabinetin e 1914-ës (dha dorëheqjen më 20 maj 1914).

Qysh prej asaj kohe, që korrespondon me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, ai u vendos në Zvicër, duke punuar në Universitetin e Lozanës. Në këtë vend, ku ai ndau jetën e mëvonshme ishte kryetar i “Këshillit Kombëtar Shqiptar” dhe me këtë tagër përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve.

Në këtë vend do ta haste Andon Zako Çajupi, i cili kërkonte të martohej me kunatën e tij. Adhamidhi do të pyetej nga vjehrri për kandidaturën e re, por ai ishte i prerë se Çajupi nuk e meritonte nga veset që kishte. Hakmarrja ishte shumë më e dhimbshme sesa ishte menduar.

Në komedinë e Çajupit, ai përshkruhet si “Dr. Adhamuti” një kinse-mjek, grotesk, i panginjur dhe injorant pro-osman. Asokohe me atë nivel që kishte Shqipëria por edhe me atë që pasoi pas Luftës së Dytë Botërore, askush nuk u ndie për mjekun e gjorë, që e jetoi në të gjallë të tallurën. Edhe pse në rrethe të ndryshme kjo flitej, ashtu si përmendeshin shumë nga veset e njerëzve, që ne i kemi ngritur deri në apoteozë, askush se mori guximin të thoshte të kundërtën.
Konica shkoi pothuaj në të njëjtin kah me Andon Zako Çajupin, por ndaj një njeriu që ishte bashkëkohës dhe do të jetonte më shumë sesa ai.

Është fjala për Fan Nolin, që e denigroi me të gjithë penën e tij therëse. Aman, ndryshe nga Adhamidhi, Noli bëri shumë më tepër për veten e tij.

Ai ishte kandidat për një qeveri shqiptare në emigrim. Ai drejtoi komunitetin shqiptar, ishte kryeministër i vendit, përktheu librat e shenjtë dhe meshoi shqip dhe kontribuoi si pakkush për Kishën Autoqefale. Gjeti kohë t’ia kthente ashtu si duhet edhe Konicës, në rregjistrin që ai meritonte me talljen e tij therëse.

Koha e regjimit komunist i vuri dërrmën sensit për të rehabilituar dhe të krijohej një kulturë tjetër mirëkuptimi. Vite më vonë, denigrimi kapi po ashtu të gjithë artistët e para ’90, që kishin pasur pak tagër. Në emër të një arti të ri, ata që erdhën më pas shkatërruan gjithçka.

Në formimin e njeriut të ri, hyri pikërisht dhe ky nocion, se çdo e mirë e vendit lidhej me komunistët. Ndërkohë, që metoda e krahasimit dhe hapja e syve për personalitete shqiptare u përball me një filtër të madh.

Rezultati: Shumë figura mbetën të urryer dhe sot e kësaj dite prej asaj peshe që ka propaganda dhe ngushtësisë së shumë personaliteteve.

Pas viteve ’90 erdhi një periudhë e re, që në emër të rehabilitimit, përcolli në ekstremin tjetër. Që do të thotë u anatemua gjithçka e cila kishte lidhje me komunizmin, porse u ripanë figura duke u glorifikuar të tjera, që nuk e kanë fare peshë për publikun e gjerë. Kurse balta tashmë mbulon këdo që ka bërë një farë emri dhe që ka prodhuar për vendin tonë. Qoftë edhe nga ndonjë episod, apo element tjetër.

Shqipëria e Adhamidhit dhe e Çajupit është e gjallë në ditët tona me mllefin e politikanëve për njeri-tjetrin dhe mohimin e të shkuarës.

Baltosja është patologjike dhe ka kapur të gjitha shkrimet e kujtimeve, por deri letërsinë artistike, të atyre që kanë guxuar ta bëjnë këtë katrahurë.

Përpjekja është që letërsia të mos jetë letërsi, por armë për të fituar, kurse shkrimi një mjet për të denigruar. Kjo është arsyeja pse sot shumë njerëz mundohen me të gjithë mënyrat të kenë një status dhe të vjellin vrer kundër atyre që nuk munden ta bëjnë.

Kështu hakmerren në publicistikë dhe në fjalime por edhe tregojnë se janë të fortë dhe të denjë për shoqërinë tonë. E bën kryeministri, e bën kryetari i Opozitës, e bëjnë ish-presidentët, e bëjnë të gjithë. Ky është realiteti që pjell Adhamidha të gjorë për të mbuluar të vërtetën në këtë shtet kaotik ku jetojmë.

Historia e dr. Adhamudhit, pabesia e Çajupit e gjallë në ditët tona?! Read More »

Rrëfehet djali i Mehmet Shehut: Burgu i Burrelit ishte hotel në krahasim me kampin e Tepelenës

Shkrimtari dhe publicisti Bashkim Shehu flet rreth letërsisë së tij, kujtesës, së shkuarës dhe përjetimeve personale.I pyetur rreth debatit të fundit rreth kampit të Tepelenës, Shehu foli për kushtet e tmerrshme në të cilat mbaheshin njerëzit atyShkrimtari dhe publicisti i njohur, i cili prej vitesh jeton në Barcelonë të Spanjës, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të këtij universiteti në kuadër të Forumeve UET , që zhvillohen çdo të martë pasdite në mjediset universitare.

I pyetur rreth pozicioneve dhe qëndrimeve të papajtueshme që ka në opinionin publik rreth krimeve të komunizmit – nisur edhe nga debati mes shkrimtarit Agron Tuga dhe historianit Pëllumb Xhufi për kushtet e kampit të internimit në Tepelenë, Shehu u përgjigj se pozicioni i tij është i ngjashëm me atë të Agron Tufës. “ Dhe për çështjen e burgut të Tepelenës që është diskutuar mund të them se krahasuar me kampin e Tepelenës e më vonë ai i Beratit apo edhe më të vegjël si ai në kështjellën e Porto Palermos , burgu i Burrelit ku kam qenë unë ishte hotel. Në ato kampe-burgje kishte

fëmijë, gra, pleq dhe madje edhe foshnja të lindura atje. Ato burgje i mbylli Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ngaqë mortaliteti infantil ishte shumë i lartë. Ç’mund të themi tjetër! Edhe atyre iu duk tepër, kurse ndonjëri sot i duket se kanë qenë mirë.” – tha Shehu. Bashkëbisedimi preku edhe figurën e politikanes gjatë regjimit komunist, Liri Belishova e cila u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë. Mungesën e autoriteteve shtetërore në ceremoninë mortore të së vetmes politikane që bëri një “mea culpa” dhe pranoi krimet në komunizëm , Shehu e komentoi me një fjali. “Ndoshta kjo është një arsye” – tha ai, duke iu referuar faktit se ishte e vetmja që pranoi krimet e komunizmit.

Ndërsa për ndarjen mes së Djathtës dhe së Majtës në politikën shqiptare e quajti një ndarje me retrovizorë. “Për mua janë të dyja të djathta; edhe PD edhe PS. Nuk shoh ndryshim në programet e tyre sociale, është ndarje në retrovizorë, ndarja e luftës “ballistë- partizanë” dhe projektohet në kohën tonë me ndarje “E majtë – E djathtë”. Është një anomali në shoqërinë shqiptare. Shohin pas, e kanë kokën të kthyer pas ngaqë nuk i kanë mbyllur hesapet me të kaluarën.” – tha Shehu.Ekspres.

Rrëfehet djali i Mehmet Shehut: Burgu i Burrelit ishte hotel në krahasim me kampin e Tepelenës Read More »

Syri i Kalter legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres

Nga thellesia e tunelit, permes te cilit uji del ne siperfaqe, burimi merr ngjyren blu, qe i ngjan bebes se syrit. Po sa fillon rrjedhen, ngjyra fillon e çelet drejt se kaltres.

Bimesia qe rrethon Syrin ne pjesen e lartme te tij i ngjan me shume qerpikeve, ndaj me te drejte eshte quajtur “Syri i Kalter”. Ai eshte burimi me i madh dhe me interesant nder 18 burimet qe shperthejne rreze malit te Gjere. Sot gezon statusin e monumentit te natyres. Thellesia e tij eshte teper e madhe, arrin deri ne 45 metra. Ai ndodhet perballe fshatit Krongj, 45 metra nen nivelin e lugines se Drinos. Syri i Kalter eshte burim me ujera te fresketa dhe te embla i rrethuar me bimesi te dendur dhe me gjelberim te perhershem.

Peshku qe rritet dhe kultivohet ketu eshte pestrova, nje peshk i shijshem…

Legjenda e hershme

“Nje here e ne nje kohe, fryu nje ere kaq e forte, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori nje gjarper… Ra nje re dhe gjarprin e hodhi ne malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshet e njerezit dhe te mbjellat i prishte… U ngrit nje plak, ngarkoi nje gomar me thase me eshke dhe vajti afer lubise e i vuri zjarrin eshkes. Kur gjarpri hengri gomarin, zjarri i eshkes perbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, qe me bere koken dhe ti lume, vellai im…!’. E u shtri per vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasen dot. Ne agonine e ngordhjes gjarpri perplaste bishtin ne faqen e malit, ku mbeten shenjat qe duken. Qysh nga ajo kohe deti me malin jane te lidhur me njeri-tjetrin si baba e bir”.

Perseritja e legjendes

Ne tetor te vitit 2002 bukuroshja e “nenes natyre” ishte ne agonine e vdekjes.

Te gjitheve u erdhi keq, por vetem kaq.

Per koincidence, pikerisht kur drejtuesit e Leçes erdhen ne Shqiperi per te biseduar per Syrin e Kalter, ai shteroi dhe u kthye ne nje sy te verber, me ngjyre te bardhe.

Shume njerez ne Sarande besuan se ishte gishti i Zotit.

“Ishte denim per ata qe donin ta shisnin”, peshperitnin.

“Kater dite luftoi uji i Syrit te Kalter me lumin qe i leshonte nga siper gure dhe zhavorr”, thoshin te moshuarit.

Kush e pagezoi…?

Emertimi “Syri i Kalter” ka lindur shume me vone, ne vitet ’50, kur u ben studimet e ketyre burimeve per t’i perdorur ne hidrocentralin e Bistrices. Thuhet se emrin, ia vuri nje prej inxhiniereve te rinj, te cilit i kujtonte syte e kalter te se fejuares se tij.

Thone se te gjithe inxhinieret qe endeshin ne keto burime e quanin keshtu, sepse s’mund ta quaje ndryshe nje burim aq te kalter, me nje rreth jeshil dhe me nje njolle te zeze ne mes. Mene Lula, nje prej inxhiniereve ndertues te hidrocentralit se Bistrices thote se edhe pelegrinazhi qe bejne sot nuset ne ceremonine e marteses, duke kaluar para se te hyjne ne shtepine e re te dhendrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kesaj dhurate te natyres qe simbolizon pastertine morale, bukurine femerore dhe hijeshine e nuses-nimfe te dale nga ujerat kristal, sipas legjendes se Panit te Madh.

Syri i Kalter, destinacion turistik

Vizitoret te rregullt, turistet e huajdhe nuset me fustan te bardhe

Syri i Kalter megjithese i takon administrativisht nenprefektures se Delvines lidhjet me turizmin dhe vizitoret i mban me Saranden. Kendej nisen turistet vizitor per te shkuar ne “çudine” natyrore.

Sipas te dhenave zyrtare, per vitin 2007 numri i vizitoreve te huaj ne kete pike turistike i kaloi te 30 mije, te ardhur nga Anglia, Danimarka, Holanda, Franca, Italia, vendet nordike, brigjet e Mesdheut, amerikanet, aziatiket, australiane e deri ne Brazil.

Ky vershim ka ardhur edhe per shkak te krocierave te medha qe zbresin ne Sarande me qindra turiste ne nje dite. Te gjithe turistet e huaj qe zbarkonin ne keto anije gjigante turistike, nje dreke patjeter kerkojne ta kalojne ne mjediset perrallore te Syrit te Kalter.

Nese do te llogaritesh shqiptaret mund te marresh vetem nje informacion te perafert, pasi ata jane disa kategori, bashkatdhetare nga trojet shqiptare, kryesisht nga Maqedonia e Kosova, por ka edhe nga SHBA-ja.

Shqiptaret brenda kufijve qe u perkasin qyteteve Sarande e Delvine e duke shkuar deri ne Tropoje, Kukes, Korçe, Tirane, Durres e gjithe Shqiperia, por ka edhe nxenes e mesues qe vijne nga Prishtina, Suhareka, Gjakova, Tirana e gjithe shkollat e vendit.

Dasmore te rretheve Gjirokaster, Delvine e Sarande qe vazhdojne te aplikojne traditen pagane te pagezimit “te pastertise se çiftit/”Albset.al

Syri i Kalter legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres Read More »

Në burgun e Rrogozhinës , të dënuarit bëjn Art …

Qelitë e burgjeve rëndom nuk janë vetëm ambientet e rënda ku disa të dënuar kalojnë ditët e dënimit. Shumë prej tyre për të mos ndenjur kot nisin të krijojnë objekte të ndryshme me mjete rrethanore.

Një panair me këto objekte është hapur në burgun e Rrogozhinës.

Nik Gjeka po vuan 23 vite burg për vrasje, nga te cilat ka bere 7. Kohën e lirë në burgun e Rrogozhinës e kalon duke punuar anije, kuti dhe sende të tjera artistike.

I vetëdijshëm siç shprehet për gabimin që ka bërë në jetë, Niku thotë se arti e ndihmon të gjejë kuptimin e jetës. “Tani po merrem me punime artistike. Po kryej d;nimin, jam në rregull”, shprehet Nik Gjeka.

Një tjetër i dënuar, Tomorr Kasa, punon tavlla cigaresh. I dënuar me 13 vjet burg, ai e ka mësuar në këtë mjedis si të punojë drurin.

Të dënuarit dhe familjarë të tyre u bënë bashkë në një panair në mjediset e burgut të Rrogozhinës.

Prindërit thonë se këto aktivitete u lehtësojnë shpirtin. Të ardhurat nga puna e të dënuarve do t’u dërgohen familjeve të tyre./Top Channel

Në burgun e Rrogozhinës , të dënuarit bëjn Art … Read More »

Çfarë po ndodh në fshatin Kocul , 30 km larg qendrës se qytetit te Vlorës ?

Çfarë  po ndodh në  fshatin Kocul?30 km larg qendrës se qytetit te Vlorës Koculi pjesë e njesisë  administrative Vllahine mbart një  të  panjohur të  madhe të  frikshme prej 2 vitesh, banorët jetojnë  me tmerrin se shpati i malit do tju perpijë  banesat, lekundje të  nendheshme që ndihen cdo natë  teksa dyshimi i kësaj dukurie në  dukje natyrore flet për dicka tjetër, dicka qe prej kohesh ka mbyllur gojët e po mbulohet me heshtje.

Një  lum nafte i nëndheshem, në  zonen më  të  njohur për prodhimin e arit të zi? apo gërmime të  minierës së  Selenicës që  po trondisin dheun e mbare zonës se Koculit? Shtepitë  e Koculit po i perpinë  toka… Janë  22 shtëpi që  sot kanë  dalë  nga përdorimi e te tjera që  vijojnë  të  demtohen për shkak të  malit që  po i mbulon e nëntokes që  po i përpinë .

Dyshimet ngrihen nga vet banorët lidhur me zhurrmat që  dëgjojnë  cdo natë  e që  vijnë  nga nëntoka. Banorët ngren dyshimet se keto dukuri natyrore lidhen edhe me shfrytezimin pa kriter të tokës për nxjerrjen e naftës.

Termeti i dy diteve më parë ka renduar situatën e dherave të rënë duke i ekspozuar banorët edhe më shumë para rrezikut. Deri në këto momente janë 22 shtëpi të dëmtuara. 10 familje tashmë kanë braktisur shtëpitë e tyre ndersa paniku ka përfshirë të gjithë fshatin.

Lëkundjet e tokës kanë përhapur panik tek banorët, ata tregojne se si i jetojnë orët e nates. te gjendur perballë një situate të rrezikshme jo vetem për banesat por edhe jeten e tyre, banorët kërkojne ndërhyrjen e instancave shtetërore si dhe një studim për të gjithë këtë zonë.

Çfarë po ndodh në fshatin Kocul , 30 km larg qendrës se qytetit te Vlorës ? Read More »

Tentoi të grabiste bankën, njihuni me ushtarin që tmerroi Lushnjen

Një i ri i maskuar tentoi sot të grabiste një bankë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja shkaktoi panik te njerëzit.

Autori është 25-vjeçari Olcion Muço, i cili është aktualisht ushtar në detyrë. I riu ka udhëtuar nga Berati drejt Lushnjes.

Më tutje rreth orës 16:00 i është afruar bankës së nivelit të dytë dhe ka tentuar të hyjë brenda. Ushtaraku ka qenë i armatosur dhe i maskuar.

Roja e sigurisë e ka piketuar dhe menjëherë dyert e bankës janë mbyllur.

Në pamundësi për të hyrë brenda i riu ka qëlluar drejt objektit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Por pak minuta më vonë policia arriti ta arrestonte.

Tentoi të grabiste bankën, njihuni me ushtarin që tmerroi Lushnjen Read More »

Rrënja e artë e kësaj bime ka aftësi të shërojë edhe sëmundjen më të tmerrshme dhe rritet në çdo stinë

Kjo bimë rritet nëpër hapësira të ndryshme, madje mund ta gjeni edhe gjatë stinës së dimrit, e nga rrënja e tyre, gjethet, kur të shtrydhen, del një lëng i portokalltë.

Bima tëmbëlgjaku ka shumë emra, njihet edhe me emrat si rrënja e syve ose rrënja e artë. Kjo bimë rritet nëpër hapësira të ndryshme, madje mund ta gjeni edhe gjatë stinës së dimrit, e nga rrënja e tyre, gjethet, kur të shtrydhen, del një lëng i portokalltë.

Fuqia dhe vetitë shëruese të kësaj bime, janë se mundet të krijojë rruazat e kuqe të gjakut, pastron mëlçinë dhe fshikëzën, është e shëndetshme për hemorroidet, e nëse ju dhëmbin veshët e nuk e dini shkakun, atëherë kjo bimë është e duhura për juve.

Kjo bimë heq edhe lythat dhe parandalon rritjen e tepërt të qimeve në duar, këmbë dhe fytyrë tek femrat.

Nëse vuani nga cistet në vezore dhe mioma në mitër, kjo bimë ndikon pozitivisht aty. Për përdorim përdoret krejt bima, e freskët apo e thatë. Mund të përdoret edhe për aplikim nga jashtë apo edhe përdorim të brendshëm, varësisht se cilën sëmundje dëshironi të shëroni.

Një lugë me bimë të thatë e vendosni  në 1/4 e litrës ujë të valuar dhe e lini të ftohet për 15 minuta, procedoni dhe e pini me gllënjka të lehta. Çaji mund të përdoret edhe për jashtë trupit, te ndryshimet në lëkurë. Pavarësisht nga sëmundja, çajin ta pini për 14 ditë, nga 1-2 gota në ditë.

Rrënja e artë e kësaj bime ka aftësi të shërojë edhe sëmundjen më të tmerrshme dhe rritet në çdo stinë Read More »

Ambasadorja Vlahutin thirrje nga Shishtaveci: Mos u largoni

Shishtaveci, i mësuar të jetë në fokus të vëmendjes për largimet masive të banorëve, këtë herë ka marrë mbështetjen e ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila sheh në këtë zonë potenciale të jashtëzakonshme turistike. Teksa mori pjesë në inaugurimin e rrugës që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, Vlahutin apeloi banorët që të mos braktisin këtë vend të mrekullueshëm.

“Ky investim ju ndihmon të keni më shumë zhvillim ekonomik në zonë, prandaj nuk duhet ta braktisni Shishtavecin, pasi është një nga vendet më të bukura të Shqipërisë me një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Me përfundimin e aeroportit në Kukës, kjo zonë do të kthehet në një destinacion për t’u vizituar. Teksa vija këtu, shikoja këto male që janë të mrekullueshëm dhe ngjajnë me Zvicrën dhe Austrinë, duhet të ndërgjegjësoheni për këtë. Po ashtu jeni në një pozitë të favorshme pasi ndodheni në kufi dhe mund ta shfrytëzoni këtë mundësi”, tha ambasadorja Vlahutin.

Ndërtimi i HEC-ve në këtë zonë shihet si dëmtim i natyrës nga ambasadorja Vlahutin, ndërsa kryebashkliaku Shehu u zotua se nuk do të lejojë ndërtimit e tyre.

“Kur bëhet fjalë për Hidrocentrale, mendoj që kjo zonë duhet ruajtur sepse është një habitat unik natyror, dhe ka më shumë vlerë se gjithçka tjetër që mund të ndërtoni në të”, tha Shehu.

Duke iu referuar edhe gjendjes së rëndë në rrugën Kukës-Shishtavec, që aktualisht është pa mirëmbajtje dhe hapjes së aeroportit të Kukësit, ambasadorja Vlahutin kërkoi që të investohet në mirëmbajtjen e rrugëve. Mirëmbajtja pritet t’i kalojë Autoriteti Rrugor Shqiptar pasi Bashkia, siç u shpreh kryebashkiaku Shehu nuk ka fonde dhe mjete të mjaftueshme.

Ambasadorja Vlahutin premtoi më shumë mbështetje për këtë zonë, të cilën ajo tha se e viziton me kënaqësi, por po kaq dashamirës më të ishin dhe banorët e Shishtavecit.

Ambasadorja Vlahutin thirrje nga Shishtaveci: Mos u largoni Read More »