Aurora

Riktheni xhupat! Shi dhe rrëbeshe në të gjithë vendin. Plazhi akoma larg

Megjithëse jemi në fund të pranverës duket se duhet dhe pak kohë për t’i thënë mirupafshim reshjeve. Ndonëse këto ditë kanë qenë me temperatura të larta, aq sa plazhet e vendit janë mbushur me pushues, maji rikthen disa ditë me stuhi e rrebeshe në disa zona të vendit.

Sipas meteorologëve, pas mesditës priten rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa mbrëmja pakëson ndjeshëm shirat në territor duke i lokalizuar kryesisht në Veri dhe Qendër.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 – 3°C sjellin orët e mesditës kur maksimumi pritet të shënojë deri 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në bregdet, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18/ 23 °C
në vendet e ulëta: 16/ 24 °C
në vendet malore: 12/ 19 °C

Riktheni xhupat! Shi dhe rrëbeshe në të gjithë vendin. Plazhi akoma larg Read More »

Rama takon grupin e PS: Do i japin llogari të gjithëve

Pak pare nisjes së seancës plenare, Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e grupit.

Në këtë mbledhje, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen e kryesisë u miratua axhenda e turit të llogaridhënies.

U mor vendimi që turi i llogaridhënies do të zhvillohet në të 61 bashkitë e vendit. Turi nisi dje në kryeqytetit  ku takimi i parë u zhvillua në kodrat e liqenit artificial.

Në kryesi u vendos dhe akordimi i axhendës parlamentare dhe të qeverisë.

Rama takon grupin e PS: Do i japin llogari të gjithëve Read More »

Tahiri godet drejpërdrejt ministrin Xhafaj: Ia kalon edhe Saliut edhe Lulit

Tahiri është duke dhënë një konferencë për shtyp nga kryesia e kuvendit. Ai ka hedhur akuza të forta për Bashën, Berishën, Kryemadhin dhe Metën, por gjithashtu ai nuk i ka kursyer akuzat e dhe për pasardhësin e tij Fatmir Xhafaj.

Tahiri është shprehur se Berisha dhe Basha vazhdojnë avazin, ndërsa Xhafaj ia kalon edhe Lulit edhe Salit.

“Unë nuk dua ti iki dhe as ti shmangem drejtësisë. Unë nuk aq forcë për të gënjyer, por forcë për të vërtetën. Njëri vinte dhe më sugjeronte, se nuk isha unë, por Rama koka e drogës dhe kështu shpëtoja, unë heshta, tregtarët dhe pazarxhinjtë dolën në treg. Tani janë të gjithë bashkë përballë meje, unë këtu jam dhe do ia dal.

Për turpin më të madh sot Visho Ajazi është ambasador. Ilir Meta sikur e do puna njëherë mbi palët… mbeta unë të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit. Edi Rama në fillim i falënderoi për kontributet, ndërsa pasardhësi im ia kalon edhe Saliut edhe Lulit. Nuk i kishin aty qytete të tëra të mbjella me hashash? Tani iu thonë njerëzve dhe botës që i bëra unë.  Sot në Kuvend rrinë ministra, kryeministria, askush nuk ka lëvizur gishtin, sot rrinë si engjëj, shesin dëngla e më bëjnë moral, unë u përpoqa por mbajtja dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral., ta dini, hapi shifrat e Guardia di Finanzia, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva, kultivimi i hashashit më pak se një vit i Saliut, as Kryeministri nuk e ka përmendur kurrë, as ministri e nuk e di pse.” tha ai.

Tahiri godet drejpërdrejt ministrin Xhafaj: Ia kalon edhe Saliut edhe Lulit Read More »

Tahiri jep dorëheqjen si deputet: S’kam frikë nga drejtësia, do më keni përballë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një deklaratë për media nga Kryesia e Kuvendit ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij si deputet.

Ai tha se  nuk ia ka nevojën as PS, as Ramës dhe as mandatit për tu mbrojtur.

Tahiri në fjalën e tij tha se nuk pranon që ti bëjë gjyq politik djalli (Sali Berisha) që ka vrarë dhe ka grabitur vendin për 27 vite, as Basha dhe as Meta me Kryemadhin.

Ai shtoi se ka heshtur për 6 muaj sepse po pret drejtësinë që të flasë.

‘Më bën gjyq moral, rraca që ka shkatërruar vendin për 27 vjet. Nuk jam ëngjëll. Kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia. Unë nuk e pranoj kur gjyqin ma bën djalli (Sali Berisha).

Më kanë thënë se më ka mbrojtur mandati dhe Edi Rama. Nuk me duhet të më mbrojë askush dhe prap kanë thënë që këta më kanë shpëtuar nga burgu.

Tani dëgjoj që unë jamë bërë pengesë për Integrimin e Shqipërisë. Për 27 vite që kanë vjehdur çdo gjë, deri në të ardhmen e fëmijëve, tani dal unë si pengesë e integrimit. Unë nuk fshihem pas Parlamentit dhe nuk rri për të marrë rrogën kot. Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj akuza përtej çdo imagjinate.

Çmimi i të vërtetës është më i madh se kariera. Sa kanë folur dhe shpifur për mua, është hsumë pak nga ajo që i kanë bërë njerëzve në 27 vite. Suksesi më i madh i djallit, ishte që të vrasin natën dhe të qajnë ditën.  Kam heshtur sepse po pres drejtësinë. Unë akuzohet si trafikant.

Më akuzon Lulzim Basha, ministri i Brendshëm që vrau 4 njerëz në mes të Bulevardit dhe vodhi 200 milionë euro, mori drogën e Lazaratit dhe as nuk u gjykua dhe as u dënua.

Më akuzon Sali Berisha, që është ende pas murit të pandërshkushmërisë për vrasje dhe plaçkitje.

Më akuzon Monika dhe Iliri, që Zoti e di që nga ku ti kapësh nuk ka ujë të shenjtë që i lan mëkatet. Unë nuk jam dorëzuar dhe as nuk e kam ndërmend ta bëj.

Shqiptarët e dinë se në këto vite ka patur politikanë që janë akuzuar për vjedhje dhe për vrasje, por nuk janë dënuar. Unë nuk jam si këta. Unë nuk i shmangem drejtësisë. Kam fuqi për të vërtetën time. Kam 6 muaj që hesht dhe pres.Opozita më ka akuzuar për trafikant droge pa u bërë ministër.

Këta që më akuzojnë mua sot, Lazaratin e kishin aty për 20 e kushur vjet plot me drogë, Shkodren, Berati dhe Tiranën, të mbjellura me hashash. Tani u thonë njerëzve se i bëra unë. Mbajtja edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral.  Nuk e përmend asnjë suksesin tim kundër drogës as Xhafaj dhe as kryeministri dhe nuk e di pse’-tha Tahiri.

Tahiri jep dorëheqjen si deputet: S’kam frikë nga drejtësia, do më keni përballë Read More »

SHMPU Vlorë prezent në takimin e zhvilluar pranë ambjenteve të Pallatit të Kulturës “Labëria”

ISHMPU Vlorë ishte sot prezent në takimin e zhvilluar pranë ambjenteve të Pallatit të Kulturës “Labëria”,me pjesëmarrje të Institucioneve te cilat do të garantojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik ,si pjesë e Taks-Forcës.Në këtë mbledhje u diskutua:

-Menaxhimi dhe administrimi i mbetjeve që krijohen brenda territorit të shtatë Bashkive të Qarkut Vlorë.

-Ngritja e Taks-Forcës për zbatimin e kërkesave ligjore e nënligjore lidhur me parandalimin e ndotjes akustike nga aktivitetet që gjenerojnë zhurmë në mjedis si dhe parandalimi i shkarkimeve të patrajtuara në det.

SHMPU Vlorë prezent në takimin e zhvilluar pranë ambjenteve të Pallatit të Kulturës “Labëria” Read More »

Indeksi i pasaportave, Shqipëria e 50 në botë, e fundit në rajon për lehtësi udhëtimi

Shqipëria qëndron e 50-a në botë, sipas studimit më të fundit të Indeksit të Pasaportave, sa i përket aksesit të lirë, pa viza, për të udhëtuar për turizëm apo edhe për biznes. Një aspekt të veçantë që ky indeks trajton është shtetësia sipas investimit, sipas të cilit Shqipëria nuk bën pjesë në këtë grup…

Në mesin e shteteve që ofrojnë shtetësi sipas investimit, janë sipas renditjes, Singapori, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, SHBA, Irlanda, Kanadaja, Greqia, Australia, Hungaria, Letonia, Bullgaria dhe Hong Kongu. Këto shtete kanë incentiva të tilla që për investime të caktuara në pasuritë e patundshme, si blerje, të ofrojnë shtetësinë e vendit. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë kategori.

Indeksi i Pasaportave është mjeti interaktiv më popullor në botë, i cili grumbullon, shfaq dhe rendit pasaportat e botës. E fuqizuar nga Arton Capital, është e vetmja renditje globale në kohë reale e pasaportave botërore, e përditësuar aq shpesh sa të zbatohet po në kohë reale heqja e vizave dhe ndryshimet e reja të vizave.

Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet e 50-a në botë, me përkatësisht 101 vende ku mund të udhëtohet pa nevojën e vizës. Renditet e fundit në rajon, ku kryeson Serbia me 18 vende më shumë ku udhëtohet lirisht. Studimi bëhet kryesisht për të kuptuar se çfarë lehtësish kanë udhëtarët, si turistë ashtu edhe në fushën e biznesit dhe investimeve, çka e bën një vend më të hapur ndaj mundësive se sa një tjetër.

Indeksi i Pasaportave gjithashtu përmban PASSE / PORT, buletin gjithëpërfshirës për caktimin e pasaportës dhe pikëpamjet për lëvizjen globale, sigurinë, teknologjinë, markimin dhe politikat e vizave nga e gjithë bota.

Sipas një studimi të ngjashëm në të njëjtën fushë, Shqipëria renditet e 52 sipas Indeksit të Pasaportave 2018, nga Instituti Henley and Partners.

Ndërsa shtetet e tjera rajonale kanë një mobilitet global më të madh, kryeson Serbia me 119 shtete, ku mund të lëvizë të lirë, Maqedonia me 112, Mali i Zi me 110 dhe Bosnjë-Hercegovina me 105.

Sipas raportit, lehtësia në udhëtimin pa viza nuk mund të shihet vetëm në spektrin e turizmit, por edhe të biznesit dhe mundësive për investime./monitor

Indeksi i pasaportave, Shqipëria e 50 në botë, e fundit në rajon për lehtësi udhëtimi Read More »

U rendit një ndër 10 liderat më aktiv në botë, Rama bën reagimin befasues

Nje sajt rpestigjioz qe merret me grumbullimin e te dhenave per lideret boterore e kishte renditur kryeministrin shqiptar si një ndër 10 liderët më aktivë në botë ne rrjetet sociale.

Gëzimin Rama duket se e ka ndarë me fansat e tij dhe thote se arsyeja pse ata e mbajnë të lidhur pas Fb me komentet e tyre:

“Mirëmëngjes,  – shkruan Rama, – dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”.

U rendit një ndër 10 liderat më aktiv në botë, Rama bën reagimin befasues Read More »