Aurora

Notis Sfakianakis ndërpret papritur koncertin dhe bën një deklaratë të fortë për shqiptarët

Në një sallë të mbushur plotë në Pallatin e Kongreseve, pavarësisht çmimit të kripur të biletave, këngëtari grek me famë Notis Sfakianakis mbajti koncertin e tij recital mbrëmjen e së enjtes.

Foto/ I tërboi organizatorët me tekat e tij psikopate, ja se çfarë ndodhi dje në koncertin e Sfakianakis

Ky koncert u parapri nga një debat i fortë, sidomos në rrjetet sociale për qëndrimet e këngëtarit ndër vite si mbështetës i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, “Agimi i artë”. Këngëtarit i janë faturuar edhe disa deklarata kundër shqiptarëve që sipas asaj që shkruhet online ai ka thënë se janë “racë inferiore”.

Ky debat duket se nuk e ka lënë indiferent as vetë këngëtarin 58-vjeçar që mbrëmjen e së enjtes e ka ndërprerë koncertin për gati 5 minuta për të mbajtur një fjalim para të pranishmëve në sallë. Sfakianakis është shprehur se nuk ka folur kurrë kundër shqiptarëve dhe për më tepër t’i ketë ofenduar ata.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, “besën” – citohet të ketë thënë ndër të tjera Sfakiankis.

Notis Sfakianakis ndërpret papritur koncertin dhe bën një deklaratë të fortë për shqiptarët Read More »

Skandal: Shqiptarja lë nam në mes të tregut, vjedh të brendshme dhe i sulet me shpulla pronares

Ndalohet dhe më pas hetohet e lirë një shqiptare 63 vjecare në Itali, e cila u bë protagoniste e një ngjarje të shëmtuar në mes të tregut.

Ajo u akuzua se vodhi të brendshme në një nga tezgat e tregut javor në Romano, e më pas, iu lëshua duke dhunuar pronaren, e këputi një shpullë fytyrës dhe më pas e gërvishti me thonj.

Pronarja e ka denoncuar dhe në vend ka ndërhyrë policia, e cila bëri ndalimin e gruas shqiptare.

E dëmtuara u dërgua në spital, ku u mjekua, kurse shqiptarja po hetohet e lirë.

Skandal: Shqiptarja lë nam në mes të tregut, vjedh të brendshme dhe i sulet me shpulla pronares Read More »

Të tjerë ministra në kurth? Kërcënimi i Ristanit: Ju pret gijotina e videopërgjimeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka zbuluar detaje nga protesta e opozitës që do të mbahet nesër përpara kryeministrisë. Ristani i ftuar në ‘’Fax News” tha se në këtë protestë forca e PD-së do të jetë pjesëmarrja e lartë e qytetarëve, dhe se nuk do të ketë asnjë akt dhune.

Ristani tha se protesta do të zgjasë për disa orë me radhë, ndërsa nuk ka një afat se kur do të përfundojë.

‘’Forcën tonë e kemi te pjesëmarrja e qytetarëve nga i gjithë vendi, nuk do të ketë asnjë përdorim dhune, protesta do të jetë e qetë. Kjo protestë do të jetë kundër bandave që drejtojnë dhe kanë marrë peng vendin. Rama po luan me ëndrrën e shqiptarëve, që është integrimi i vendit në BE”, u shpreh Ristani.

Lidhur me akuzat e kryeministrit Rama se 613 kilogramët e kokainës në Durrës implikojnë njerëz të PD-së, Ristani tha se kjo është një shashkë e radhës, për të hequr vëmendjen nga aktualiteti politik.

‘’Së pari janë kapur keq, po ndodhin ngjarje të rënda, ka video dhe filmime të tjera që implikojnë ministra”, u shpreh Ristani.

“Zotërinj ministra, qëndroni me sytë nga selia e PD-së, ku ju pret gijotina e videopërgjimeve”.

“Ristani tha më tej se Rama ka marrë sinjale se negociatat nuk do të hapen dhe situata përrreth tij po përkeqësohet dita-ditës.

“Lidhur me audiopërgjimin e ‘’Babales’’, Ristani u shpreh se PD-ja është e bindur lidhur me vërtetësinë e saj, dhe se Prokuroria do të duhet të punojë me ritme më të shpejta për zbardhjen e së vërtetës te publiku.

Të tjerë ministra në kurth? Kërcënimi i Ristanit: Ju pret gijotina e videopërgjimeve Read More »

Sondazhi i Komisionit Europian zbulon surprizën për shqiptarët

“Burri kur jep fjalën therr djalën”, “Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then”. Prej shekujsh besa e shqiptarëve ka qenë një nga karakteristikat kryesore, që ka kushtëzuar dhe zhvillime të rëndësishme historike. Por, tashmë karakteristika e besës është kthyer në një mit.

Realiteti qëndron ndryshe, teksa nga anketa për Cilësinë e Jetës së Europës, ku përfshihen vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rezulton se shqiptarët të jenë populli më mosbesues i Europës. Në anketën e zhvilluar për Cilësinë e Jetës nga Komisioni Europian një seksion të veçantë e zinin edhe çështjet e besimit dhe tensionet sociale. Duke filluar që nga marrëdhëniet ndërpersonale dhe deri tek ato institucionale si qeveria, parlamenti, sistemi ligjor apo media, shqiptarët janë shprehur mosbesues (besim i ulët).

Për pyetjen “A mund të thoni se pjesa më e madhe e njerëzve mund të besohen apo se nuk mund të jesh shumë i kujdesshëm në marrëveshje me njerëzit?”, Shqipëria shënoi pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.4. Mesatarja e Bashkimit Europian është 5.2 pikë, ku rekordin për besimin ndaj njërit tjetrit e kanë Danimarka dhe Finlanda. Në rajon, pas nesh, më pak besim tek njërit tjetri e kanë maqedonasit, me 3 pikë dhe më të lartë turiqit, serbët e malazezët. Interesante është që në rastin e Shqipërisë, besimin më të ulët e shfaqin ata që janë në punë (2.3), ndërsa të papunët priren të besojnë më shumë tek njëri-tjetri (2.5).

Problemet me besimin shkojnë përtej marrëdhënieve ndërpersonale. Mosbesimi është i lartë edhe te institucionet. Edhe për sa i përket besimit te parlamenti, Shqipëria ka shënuar gjithashtu pikët më të ulëta në të gjithë Europën, vetëm 2.6 pikë.

Sistemi ligjor gjithashtu ka reflektuar mungesë besimi. Në të gjithë Europën, shqiptarët kanë treguar se kanë besimin më të ulët, me 2.7 pikë.

Ndryshe nga sa më sipër, për sa i përket besimit në media, edhe pse më i ulët se mesatarja europiane, ai është më i lartë se në vendet fqinje si Maqedonia dhe Greqia, ku janë shënuar pikët më të ulëta në Europë. Besimi në media në Shqipëri shënoi 4.6 pikë, ndërsa mesatarja europiane shënoi 4.8 pikë.

Besimi në polici ka shënuar 5.6 pikë, më ulët se mesatarja e europiane prej 6.4 pikësh. Vendet si Finlanda, Danimarka apo Austria reflektojnë besimin më të lartë në polici, ndërsa më të ulëtin Maqedonia, Bullgaria dhe Sllovakia.

Ndër vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, Maqedonia dhe Shqipëria kanë reflektuar besimin më të ulët ndaj qeverisë. Në Maqedoni besimi në qeveri shënoi 3.5 pikë, ndërsa në vendin tonë 3.8 pikë. Besimi është shumë më i lartë në vendet e tjera të rajonit, madje më lart se mesatarja e Bashkimit Europian. Në Serbi, besimi te qeveria shënoi 5.1 pikë, në Malin e Zi 5.3 pikë, ndërsa në Turqi besimi te qeveria shënoi 6.2 pikë. I ulët ka qenë besimi edhe tek qeverisja lokale, ku në Shqipëri shënoi 3.9 pikë nga 5.6 që është mesatarja e BE-së.

Për sa i përket besimit në sistemin bankar, Shqipëria ka të njëjtin nivel si mesatarja e Bashkimit Europian me 4.9 pikë. Vendet kandidate kanë reflektuar besim të lartë tek bankat krahasuar me vendet anëtare të BE-së që u prekën më së shumti nga kriza financiare e vitit 2009 si Italia, Greqia, Spanja, Kroacia.

Kënaqësia me gjendjen aktuale të ekonomisë është e dyta më e ulët në Europë, me 3.1 pikë. Më e ulëta është në Greqi, shteti që ka kaluar një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, me 2.4 pikë. Në Shqipëri, besimin më të ulët e kanë të papunët, me 2.9 pikë.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016- mars 2017, me një kampion të zgjedhura rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista./Monitor

Sondazhi i Komisionit Europian zbulon surprizën për shqiptarët Read More »

Brigjet himariote ‘pushtohen’ nga kamperat

Si një nga perlat e turizmit shqiptar Himara ka filluar ti populloj brigjet e saja ranore me pushues të shumtë.

Së fundmi ishin studentët e shkollave të kryeqytetit që ngritën kampingun e tyre në këto brigje. Janë dhe shumë pushues te tjerë që kanë prenotuar hoteleritë e bregut për këtë sezon turistik.

E shtrirë në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteza e Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kurveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku paraardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve.

Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe e Krujës pas vdekjes së Skënderbeut.

Qyteti i vjetër i Himarës, ka disa vepra historike dhe kulturore si Kalaja e Himarës, një monument i rëndësishëm historie dhe kulture. Në kështjellë ekzistojnë shenja të pranisë së pandërprerë të banorëve vendorë Iliro-Shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Në këtë kështjellë ka disa objekte kulti si kisha e “Shën Marisë” me ikonën e Shën Marisë që konsiderohet çudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotët e nxirrnin për litani (lutje) popullore. Populli dikur lutej para saj për të rënë shi. Gojëdhëna thotë se shpeshherë çudia ndodhte. Ndërsa sot përbënë një kuriozitet për turistët.

Kisha Episkopale, një kishë e stilit Bizantin. Para ndërtesës së sotme të kësaj kishe, në portën e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjën dykrenare Iliro-Shqiptare. Ndërtesa e Kishës Episkopale i ka themelet mbi një ndërtesë të vjetër që ishte faltorja e Apolonit të Ilirisë.

Kisha e Gjithë Shenjtorëve,ndërtuar më 1775 në hyrje të kalasë. Sot kjo kishë e rindërtuar funksionon si Mitropolia e Himarës.

Manastiri i Shën Marisë, gjendet atje ku fillon rrugën e tij rrëzë malit përroi i Gjipesë, në lindje të fshatit Ilias. Në lashtësi, ne epokën prekristiane, ka qenë një faltore e perëndeshës Artemis. Atje shkohet vetëm me këmbë nga Iliasi, përgjatë bregut të thatë të përroit të Gjipesë.

Manastiri i Shën Theodhorit dhe disa objekte të tjera kulti që vizitori mund ti gjej me lehtësi në Himarë.

Në Jug të Himarës, në një gadishull të vogël, brenda gjirit të sigurt me të njëjtin emër, ndodhet kështjella e Bukur, e ndërtuar në fillim të shekullit 19-të nga Ali Pashai i Janinës dhe që sot ruhet në gjendje shumë të mirë. Kështjella është ndërtuar në vendin e gërmadhave të një kalaje të vjetër dhe të një manastiri që ekzistonte atje.

Në vendin ku gadishulli lidhet me tokën ndodhet kisha e Shën Nikollës, për të cilën ekzistojnë shumë legjenda dhe histori për ndërtimin e kështjellës.

Afër fshatit Borsh, në majën e kodrës, gjënden gërmadhat e kështjellës Shqiptare te Sopotit. Rruga për të vajtur atje është e vështirë dhe shkohet vetëm në këmbë.

Një tjetër histori misterioze gjëndet në veri të Himarës. Anës detit ndodhet një shpellë e madhe, në të cilën mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është interesant dhe bregu ideal për të bërë banjë në grupe të vogla familjare ose shoqërore. Legjenda flet se kjo shpellë dikur ishte strëhe e piratëve.

Himara mbi të gjitha shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët.

Spilea, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.

Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Gjipea, Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësorë. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat natyrale.Në muajt e verës, Plazhet e Himarës mbipopullohen nga pushuesit.

Turisti në zonën e Himarës do të gjejë det e qiell të pastër, brigje ranore të ngulura në shkëmb, objekte kulturore dhe historike,monumente të natyrës dhe një kulinari të veçantë detare. Himara është perla detare e Shqipërisë./Atsh

Brigjet himariote ‘pushtohen’ nga kamperat Read More »

Zhvillimi i turizmit, qeveria paketë agresive me lehtësi fiskale

Sektori i turizmit shihet si një burim i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës.

Për shkak se turizmi ngërthen në vete një numër industrish dhe shërbimesh dhe përfshin dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore përtej zhvillimit fizik dhe marketingut, turizmi posedon potencial të theksuar për të ndikuar në rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në Tiranë për turizmin prezantoi paketën agresive pozitive me lehtësitë fiskale të hartuar nga qeveria për këtë sektor.

Sipas tij, që prej vitit të kaluar po aplikohet një shkallë e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) 6 % për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese “hotel/resort me pesë yje, status special” dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.

“I gjithë rajoni e ka këtë normë nën 10% dhe me ofrimin e nivelit prej 6%, Shqipëria është bërë tashmë një nga vendet me një paketë pozitivisht agresive të turizmit”, u shpreh Ahmetaj.

Gjithashtu, strukturat akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special” dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar ndërkombëtarisht “brand name”, janë përjashtuar nga tatim fitimi për një periudhë 10 vjeçare.

Ahmetaj tha se turizmi shqiptar është në fillimet e tij dhe has vështirësi të konkurrojë me hotelet dhe cilësinë që ofrojnë resortet e vendeve të rajonet .

“Ndaj nevojitet një infrastrukturë e gjerë e cilësore në shërbim të strukturave akomoduese nga toka apo deti. Dhe paketa prej 1 miliard dollarë që ne i referohemi paketa e Partneritetit Publik Privat (PPP), në këndvështrimin e rritjes së ndërlidhjes bën një punë të konsiderueshme. Besojmë se do të ndryshojë një herë e mirë hartën e infrastrukturës në funksion të ndërlidhjes dhe absolutisht edhe turizmit”, u shpreh kreu i financave publike.

Brenda vjeshtës pritet të përfundojë e gjithë procedura konkurruese që bën ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për sa i përket PPP në infrastrukturën rrugore dhe sipas ministrit Ahmetaj të gjithë qytetarët shqiptarë do të shikojnë qartë se kemi si politikë investuese ngritjen e një aksi veri-jug me vizion dhe në shërbim të ofertës ekonomike-turistike të tanishme dhe të së ardhmes.

Në të njëjtën kohë, tha Ahmetaj kemi bërë edhe përjashtimin nga taksa e infrastrukturës brenda paketës promovuese në turizëm.

“Është një shifër e konsiderueshme, prej 8% e çmimit të shitjes për banesa dhe patjetër që në momentin që një grup investon në turizëm me shifra që fillojnë në nivelet 5-8 milionë euro dhe përfundojnë në projekte gjigande mbi 80 milion euro sigurisht që 8% i ndërtimit është vlerë e madhe” , vuri në dukje Ahmetaj.

Njëkohësisht, sipas Ahmetaj, do të kemi një tarifë të reduktuar për TVSH-në për akomodimin dhe ushqimin në njësitë e agro turizmit. Sipas tij, do të ulim tatim-fitimin nga 15% në 5% për këto njësi.

Tjetër lehtësi, tha ai, është përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë edhe për këtë grup sipërmarrjes që janë korente apo do të nisin investimet./atsh

Zhvillimi i turizmit, qeveria paketë agresive me lehtësi fiskale Read More »

Vlora do të ndriçohet me burime alternative energjie

Bashkia e Vlorës po përgatitet për shfrytëzimin e burimeve alternative për ndriçimin e mjediseve publike në qytet, për shkak të rritjes së ndjeshme të sasisë së energjisë elektrike që nevojitet për këtë qëllim.

Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, thotë për ATSH-në se, përmes një projekti që do të financohet nga BE-ja, do të mundësohet shfrytëzimi i energjisë diellore, çka do të kërkojë instalimin e një sistemi panalesh të standardit bashkëkohor. Në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë, është në fazën e finalizimit procesi për të realizuar këtë projekt, që tashmë është gati dhe që mundëson aplikimin e një forme tepër efiçente për nevojat e ndriçimit në qytet. Aktualisht, Bashkia e Vlorës planifikon një fond mujor prej 13 milionë lekësh, ose rreth 100 mijë euro, për nevojat e ndriçimit të mjediseve publike, një shifër kjo rreth 5 herë më e madhe krahasuar me vitin 2015, kur për ndriçimin e qytetit konsumohej çdo muaj një sasi energjie elektrike e konvertuar në 3 milionë lekë, ose 20 mijë euro. Transformimi dhe modernizimi i hapësirave publike, rrjedhojë e investimeve të shumta në infrastrukturë, që janë realizuar gjatë këtyre 3 viteve, shtuan edhe nevojat për energji elektrike. Në qytetin e Vlorës është instaluar një sistem bashkëkohor ndriçimi, që shoqëron projektet e përfunduara apo që janë në proces zbatimi në këtë qytet. Projekti i “Lungomares”, Sheshi i ri i emërtuar “Tre Racat”, unaza e re e qytetit nga godina e Poliklinikës deri në Ujin e Ftohtë, ajo nga godina e spitalit deri tek Bashkia dhe në hyrje të qytetit, si edhe një sërë projektesh të rehabilitimit apo rikonstruksionit të plotë të rrugëve dhe hapësirave mes blloqeve të banimit, janë shoqëruar edhe me instalimin e sistemeve përkatëse bashkëkohore të ndriçimit. Po kështu edhe projekti i aksit të rëndësishëm “Transballkanikja”, së bashku me segmentin e hyrjes së re të qytetit, janë plotësuar me sistemin e munguar të ndriçimit,çka ka ndryshuar plotësisht atmosferën e Vlorës, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës Dikur e zhytur në errësirë, sot Vlora ka një standard bashkëkohor ndriçimi të krahasueshëm me qytete të zhvilluara në vende të tjera, çka vlerësohet edhe nga turistë të huaj që vijnë këtu. Ky shtim i dukshëm i nevojave për ndriçim, ka nxitur Bashkinë për t’ju drejtuar mënyrave formave të tjera të burimeve alternative dhe konkretisht asaj të energjisë diellore, çka përputhet edhe me profilin klimatik të qytetit. Në këtë këndvështrim, kryebashkiaku Leli, thotë se, projekti në fjalë vlerësohet mjaft efektiv në pikëpamjen ekonomike por edhe në funksion të pritshmërive të zhvillimit të qytetit. Kjo formë bashkëkohore, u shtohet investimeve të realizuara në funksion të asaj që emërtohet profili “smart city”, në kuadër të të cilit janë implementuar projekte intriguese, sikundër është “SmartCity Lungomare”, i vlerësuar me Çmim Kombëtar nga Shoqëria Civile, apo të tjera që janë në synimet e Bashkisë për muajit dhe vitet në vazhdim. Qyteti i Vlorës, po përjeton aktualisht një periudhë transformimi të plotë. Mes investimeve të shumta në proces, përfshihet edhe projekti i rikonstruksionit dhe rikonceptimit të bulevardit Vlorë-Skelë, ku punimet në segmentin e parë, janë në një fazë intensive./atsh

Vlora do të ndriçohet me burime alternative energjie Read More »

Kujdes! Ky përbërës që konsumoni çdo ditë, i shkrin dhëmbët tuaj dhe shkakton dhe kancer në tru

Të gjithë kemi dëgjuar dhe e dimë që lëngjet me gaz nuk janë të mira për ju. Kjo sepse mund të përmbajnë high fructose corn syrup apo edhe aspartame që sjellin diabet dhe kancer në tru.

Por nuk e di nëse keni dëgjuar për acidin fosforik i cili gjendet pothuajse në çdo lëng me gaz. Dini gjithashtu se me coca cola pastrojmë tualetin (WC) dhe makinat, por çfarë ju bën dhëmbëve?

Mike Adames nga ‘The health rangers’, tregon eksperimentet që bën në laboratorin e tij privat. Ai testoi dhëmbët dhe atë që çfarë i bën lëngu me gaz dhëmbit.

Në pamje të parë duken dhëmbët e ‘pagërvishtur’ dhe pastaj pas trajtimit të dhëmbit me lëng me gaz. Fillon reaksioni kimik me krijimin e fluskave që gërryen dhëmbin ngadalë, çdo fluskë përfaqëson një reaksion kimik që ndodh në dhëmbin tuaj.

Jo vetëm kaq, por konsumimi i lëngjeve me gaz, shkakton edhe probleme me veshka, shkruan biologia Diola Dosti. Pas reaksionit, krijohen mbetje të forta të kalciumit apo depozita kalciumi. Pra kalciumi del jashtë. Dhëmbi shkatërrohet.

Kujdes! Ky përbërës që konsumoni çdo ditë, i shkrin dhëmbët tuaj dhe shkakton dhe kancer në tru Read More »