Aurora

Kur do arrestohet Tahiri? Prokuroria reagon për herë të parë: Nëse…

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që ta thërrasë për dëshmi javën që vjen ish-ministrin Saimir Tahiri. Por pyetjes nëse do të arrestohet apo jo, Krimet e Rënda përgjigjr se kjo do të bëhet nëse do të ketë prova të reja.

Ai do të pyetet për lëvizjet e tij në Itali dhe Greqi, gjatë viteve 2014-2015. Në të dyja udhëtimet, ai ka përdorur automjetin tip “Audi”, të cilin ua kishte shitur Habilajve, përpara se të emërohej ministër dhe për të cilët thoshte se nuk kishte kontakte, edhe pse kushërinj të largët të tij.

Por provat kanë treguar një histori tjetër. Ish-ministri, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ka përdorur “Audin” e famshëm me targa të pandryshuara, në udhëtimet në Greqi dhe Itali.

Burimet brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë se organi i akuzës do të kërkojë arrestimin e Tahirit, vetëm nëse ka prova të reja që e rëndojnë më shumë pozitën e ish-ministrit, shkruan “Panorama”.

Deri më tani, Tahiri ka rimarrë mbrapsht pasaportën e tij të bllokuar me kërkesë të Prokurorisë, pasi Apeli ka argumentuar se ai nuk rrezikonte të largohej, për shkak edhe të funksionit të deputetit.

Por tashmë që nuk është më deputet, Prokuroria mund të kërkojë bllokimin e pasaportës si masë paraprake.

AKUZAT

Ish-ministri Tahiri është nën hetim për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Prokuroria dyshon se ai ka favorizuar trafikun e drogës nga grupi i Habilajve, që kishte lidhje edhe me grupe të tjera në zonën e Vlorës dhe Fierit.

Emri i tij doli për herë të parë në dosjen e Prokurorisë së Katanias për Habilajt, ku Tahiri përmendet nga kushërinjtë e tij të largët si person me imunitet. Më pas, në fund të vitit të shkuar, u arrestua në Shqipëri Nezar Seiti, i konsideruar si “financieri” i Habilajve.

Edhe pse u mbajt katër muaj e gjysmë në Shqipëri dhe shihej si një dëshmitar kyç për çështjen e Tahirit, Seiti u ekstradua mes shumë polemikash në Italinë fqinje, ku ai kishte shprehur edhe pëlqimin e tij. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në Itali që Seiti të pyetet për llogari të drejtësisë shqiptare. Bashkë me Tahirin, nën hetim është edhe Orest Sota.

Biznesmeni, i cili u lirua pak muaj më parë, dyshohet se pastronte paratë e Tahirit. Në mjetin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme eurosh dhe pasaporta detare të ish-ministrit.

Pavarësisht kësaj, Sota pretendon se paratë ishin të tijat dhe pasaportat e Tahirit i kishte harruar në makinë shoferi i ish-ministrit, me të cilin ai ka shumë miqësi. Për çështjen “Tahiri” janë pyetur në Prokurori edhe dy shoferët e tij dhe truproja së fundmi.

PANORAMA

Kur do arrestohet Tahiri? Prokuroria reagon për herë të parë: Nëse… Read More »

‘Çmendet’ NASA/ Mali i Tomorit fsheh diçka të mistershme në brendësi të tij

Një misteri i madh ka qarkulluar kohët e fundit në NASA, sipas një ish -punonjësi të këtij institucioni, i cili ka deklaruar në një ambient me miq të tij që në Shqipëri dhe me ekzaktësisht në malin e Tomorit ka ndodhur diçka e rëndësishme për NASA,

Sipas tij, aty ka mundësi të madhe që në brendësi të malit të ekzistoj një piramidë e madhe që në brendësi të saj përmban objekte misterioze.

Sipas tij, satelitet e fuqishëm të NASA kanë zbuluar diçka të tmerrshme nga ai mal

Sipas këtij ish- shkencëtari aty mund të ketë zana×llën jeta tokësore dhe fundin e njerëzimit njëkohësisht… vrojtimi që i është bërë me rreze nga sateliti ka treguar se materiali në atë mal nuk është tokësor.

Me tej ai tregon se për shqiptaret ai është një vend i shenjtë dhe se aty kanë ndodh shumë mrekulli, gjë që tregon se aty ka diçka jashtë normales…

dhe që ai material që është gjetur aty është shumë i mistershëm sepse mostrat që ka analizuar kanë nxjerr që ky material është i pa njohur deri tani.

‘Çmendet’ NASA/ Mali i Tomorit fsheh diçka të mistershme në brendësi të tij Read More »

MREKULLI: Gruaja e tij humbi 40 kg nga sëmundja por ai nuk e la, shikoni çfarë bëri për të

Rachael Farrokh është një aktore amerikane 37 vjeçe që për vite me radhë ka vuajtur prej anoreksisë nervore, e cila e ka çuar thuajse në prag të vdekjes, përcjell gazetametro.net.

Madje, jo shumë kohë më parë, ajo publikoi një video për ndihmë në YouTube. Në atë kohë ajo ishte rreth 170 cm e gjatë dhe peshonte vetëm 20 kg.

Gjendja e saj e trupit po ndikonte edhe në trurin e Rachael, dhe kjo ishte akoma më shqetësuese për të, mirëpo burri i saj Rod, bëri diçka madhështore, la punën dhe të gjitha angazhimet e tij, për të kujdesur për gruan.

Qëndroi ditë e natë pranë saj, duke ia dëshmuar kështu me kujdesin që po i bënte edhe dashurinë e madhe që ndiente për të. Dhe, pikërisht gjesti i burrit të saj bëri që ajo të mos e humbte edhe mendjen falë kësaj sëmundje që kishte, dhe ndodhi mrekullia, ajo filloi të rimëkëmbej, falë këmbguljes së burrit të saj.Pas rreth 6 muajsh kurimi, ajo ishte jashtë rrezikut për jetën dhe u shfaq përpara telekamerave me projekte të reja për jetën, gjithmonë duke mos lënë pas dore kurën për anoreksinë, e cila është në gjendje të sjellë një ndryshim radikal në jetën e çdokujt që vuan prej kësaj sëmundjeje.

MREKULLI: Gruaja e tij humbi 40 kg nga sëmundja por ai nuk e la, shikoni çfarë bëri për të Read More »

Horoskopi ditor, e diel 6 maj 2018

Dashi

Kjo ditë do të jetë shumë interesante, por do të shpenzoni shumë energji. Do të angazhoheni maksimalisht për zgjidhjen e problemeve, sidomos të personave të tjerë.

Të lindurve të kësaj shenje, ju pëlqen që të jenë protagonistë, edhe në jetën e të tjerëve, kështu që matuni para se ta teproni. Kjo ditë ju fton të mendoni më shumë për veten tuaj.

Demi

Gjatë kësaj dite fundjave, prania e hënës në shenjë do ju bëjë disi anksioz, sa i takon çështjeve të punës, të cilat nuk kanë shkuar mirë. Do të jeni shumë energjik, por do t’iu duhet të reflektoni sa i takon marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me dashurinë. Bëjini sytë katër, për të kapur fluturimthi një mundësi shumë të mirë në dashuri ose në familje.

Binjakët

Ndikimi pozitiv i Hënës, do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha. Humori do të jetë i luhatur, për shkak të pranisë së disa tensioneve në punë, familje dhe dashuri. Do të ndiheni në siklet, për shkak se nuk po merrni një përgjigje lidhur me një projekt që e prisni prej kohësh. Bëni kujdes me fërkimet që mund të keni me të lindurit e shenjës së Gaforres.

Gaforrja

Do të keni debulesë fizike gjatë gjithë kësaj dite. Nëse dikush do t’iu pengojë në rrugën tuaj, shmangeni. Nëse në të kundërt, problemet vijnë nga një punë shumë e rëndë, atëherë duhet të mendoheni mirë, ose në të kundërt braktiseni.

Luani

Do të kaloni një fundjavë të qetë, por interesante. Do të bini në sy ndaj të tjerëve, duke tërhequr vëmendjen për mirë. Dita do të jetë intriguese sa i takon ndjenjave. Duhet të bëni një analizë të thelluar, për të kuptuar nëse ia vlen ta rikuperoni raporton apo jo.

Virgjëresha

Nëse java ka qenë me tensione në fushën e ndjenjave, kjo e diel është mjaft e favorshme për të rikuperuar. Raportet e të lindurve të kësaj shenje me ata të shigjetarit dhe akrepit mund të jenë konfliktuale. Kujdes ndaj personave të tretë që mund të fusin hundën, pasi mund të shkaktojnë probleme.

Peshorja

Kjo e diel do ju gjejë të menduar, ku disa prej jush duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme në dashuri dhe në punë. Vetëm historitë e vërteta të dashurisë do të qëndrojnë në këmbë. Bëni mirë që ti mbani sytë hapur, pasi është dikush që do t’iu vendosë shkopinj nën rrota.

Akrepi

Në këtë periudhë do të ndjeni një tërheqje të fortë për ata persona që janë të fortë dhe tërheqës mendërisht. Keni nevojë për ngushëllim, sidomos në dashuri për të mbyllur plagët e hapura. Këshillohet që gjatë kësaj fundjave të pushoni dhe të riorganizoni idetë.

Shigjetari

Kjo fundjavë do të jetë disi e çuditshme, ku do të jeni disi të tensionuar. Puna do ju tensionojë pa masë. Mos i afroni, personat që duan të ndërhyjmë më jetën tuaj. Mundohuni ti gjeni zgjidhjet vetë.

Bricjapi

Do të jeni disi të tensionuar gjatë kësaj të diele. Ndoshta në punë, ju mundon diçka. Nuk i pëlqeni ata që duan të fusin hundët në jetën tuaj dhe as ata që kanë gjithmonë diçka për t’iu thënë. Kjo tregon se jeni një shenjë e fortë dhe dini t’ia dilni më së miri vetë. Gjithsesi mundohuni të gjeni një rrugë të mesme.

Ujori

Kjo e diel do të jetë mjaft e qetë dhe nuk do të ketë zhvillime të mëdha. Duhet të tregoni kujdes të posaçëm ndaj debulesës fizike. Gjatë së dielës mund të ketë diskutime, kështu që bëni mirë ti përballoni me qetësi.

Peshqit

Lejojani vetes një ditë pushimi, pasi keni nevojë që të eliminoni tensionin dhe stresin e akumuluar në dashuri. Do të jeni gjatë gjithë kohës në gatishmëri të partnerit/es dhe kjo është një gjë e mirë. Kjo e diel do të sjell lajme të mira, sidomos për ata që janë vetëm.

Horoskopi ditor, e diel 6 maj 2018 Read More »

Vezë me gjizë ,tigania e shijshme nga duart e nënave

Traditë e mëngjeseve në çdo tryezë shqiptare. Fantastike për të nisur ditën shëndetshëm duke i ofruar trupit forcë dhe energji përgjatë gjithë ditës.

Ka shumë mënyra në gatimin e vezëve, të ziera, të rrahura, sy, omleta të kombinuara me perime të ndryshme gjithashtu. Por të përgatitura me gjizë të freskët, krahas shijes fantastike vlerat ushqyese të tyre janë të mëdha gjithashtu.

Është ndër gatimet më speciale të përgatitura nga duart e nënave, një recetë e shpejtë, që mbush gjithë shtëpinë me aromën e shijshme të saj.

Shoqërohen me bukë të thekur, qumësht por edhe domate e kastraveca të freskët.

Më poshtë keni përgatitjen e tiganisë me gjizë dhe vezë, një mënyrë fantastike për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot shije.
Përgatitja e Tiganisë me Vezë e Gjizë
Përbërësit
4 kokrra vezë

Vaj ulliri ose gjalpë të freskët

5-6 lugë me gjizë të freskët

Kripë (nëse gjiza është pa kripë)

Piper

Përgatitj

Si fillim rrahim fortë vezët në një tas dhe i lëmë mënjanë.

Vendosim një tigan të thellë në zjarr, hedhim vaj ulliri ose gjalpë të freskët.

Shtojmë gjizën, e kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë vezët e rrahura.

E rregulojmë me kripë dhe piper.

E lëmë skuqet shumë ose pak sipas dëshirës dhe e servirim në pjata.

Vlerat e vezëve me gjizë

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori.

Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Nga ana tjetër, gjiza është e pasur me proteina, kalçium dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.

Gjiza është në ushqim i preferuar i njerëzve që tregojnë kujdes për shëndetin, atyre që vrapojnë, notojnë dhe ngrejnë pesha.

Kjo devotshmëri vjen sepse gjiza përmban sasi të mëdha të proteinës kaseinë dhe nivele tepër të ulëta të yndyrës.

Vezë me gjizë ,tigania e shijshme nga duart e nënave Read More »

Me 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale, drejtorët do përgjigjen për mungesat

Në të gjitha shërbimet e spitaleve të vendit do të publikohet në 15 maj lista e barnave për pacientët, dhe në rast se ka mungesa do të përgjigjet personalisht drejtuesi i spitalit. Ministrja Manastirliu u dha urdhër të qartë drejtuesve të spitaleve se nuk do të ketë më situatë mungesash ilaçesh.

Lista e barnave e spitaleve do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence, dhe Ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi drejtorët e spitaleve se do të mbajnë përgjegjës nëse ka mungesa të tyre.

Kjo do të thotë se do të mbulohen barnat e spitaleve dhe nuk do të ketë mungesa, nuk do të ketë barna stok në spitale.

Me 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale, drejtorët do përgjigjen për mungesat Read More »

Bosi tropojan i kokainës që fshihet pas ‘fustanit’ të gruas. Ja lidhja me Berishën

Arrestimi i Arbër Çekaj, i cili kauzohet për trafikun e 613 kg kokainës që u sekuestrua në Maminas, pritet të nxjerrë në pah të tjera detaje në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.

Çekaj, është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas. Ai u arrestua dje në Gjermani me qëllim ekstradimin.

Çekaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar që prej datës 1 mars të këtij viti, ndërsa dje në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi i tij. Burime nga Policia e Shtetit thanë dje se Arbër Çekaj u arrestua në një banesë në një provincë në Dyseldorfit.

Mësohet se Çekaj, gjatë kësaj kohe, ka përdorur edhe mbiemrin Jansen, të bashkëshortes së tij, megjithëse zyrtarisht në dokumente vijonte të kishte gjeneralitetet Arbër Çekaj.

Burimet thanë se menjëherë pas arrestimit, nga ana e autoriteteve shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Ai është aksioneri i vetëm i kompanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut që prej vitit 2012. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia.

Arbër Çekaj, është shumë i afërt me ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, njëherësh ish-badigard i Berishës dhe i akuzuar si i përzierë në trafikun e drogërave të forta.

Një biznesmen i bërë me kompani importi bananesh nga vendet e Amerikës Qëndrore në moshën 20 vjeçare, moshë që realisht janë duke jetuar me paratë e prindërve. Por dhe bashkëpunëtori i tij Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia është me origjinë nga Tropoja.

Njëherësh Donald Lusha është dhe kushuri me ithtarin e Sali Berishës, Sali Lusha. Ndonëse s’janë vertetuar lidhje trafiku kokaine mes tyre. Donald Lushaj që bën si i pafajshëm dhe i varfër, njëherësh që ka paguar avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, ka lëvizur shpesh jashtë vendit.

Bosi tropojan i kokainës që fshihet pas ‘fustanit’ të gruas. Ja lidhja me Berishën Read More »

Basha rreh pleqtë e luftës antifashiste, shënon “fitoren” e parë politike. Nderuan komandantin Enver Hoxha, gjyshin biologjik të kreut të PD

Militantët e PD të kryesuar nga ish deputeti Ndriçim Babasi, bashkë dhe me të rinjtë e FRPD kanë rrahur paq disa pleq 80-90 vjeçarë që kishin shkuar tek Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar të rënët e luftës.

Gabimi i vetëm i këtyre njerëzve të lodhur nga vitet dhe jeta ishte se kishin dërguar nga një tufë lule për bashkëluftëtarët e tyre të rënë për çlirimin nga nazifashizmi, por dhe për komandantin që ata kanë njohur gjatë luftës dhe që e njohin dhe tani Enver Hoxha.

Nuk kanë shqetësuar askënd veteranët antifashistë, komunistët e nostalgjikët e diktatorit që ishin sot që në orën 9 të mëngjesit në hyrjen e Varrezave të Dëshmorëve. Ata pritën me durim deri në 10:30 derisa u kryen homazhet shtetërore, madje pritën edhe largimin e ambasadorëve, ndonëse nuk e kishin detyrim këtë gjë, pasi janë qytetarë të lirë të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe shpura e tij do të vinte në orën 11.00 për të bërë homazhe dhe ai në varrezat e dëshmorëve, si gjithnjë i ndarë nga festimet shtetërore dhe alergjik ndaj gjithçkaje që nuk është holandeze.

Veteranët, komunistët dhe nostalgjikët shfrytëzuan 30 minuta kohë të lirë për të bërë nderimet e tyre, pa ngacmuar askënd, e pa i prishur punë asnjërit. Thjeshtë dhe vetëm duke nderuar luftën, komandatin e kësaj lufte liderin komunist Enver Hoxha, dhe ashtu në pleqërinë e tyre të thellë meditonin vitet e luftës, të vetes, të baballarëve të tyre dhe ndoshta dhe diktatorin Enver Hoxha që për ta është idhull dhe nuk e heqin nga mendja dhe zemra.

Ishin demokratët ata që filluan t’i shanin, atë grup të moshuarish të gjithë mbi 80 vjeç. Militantë të PD, anëtarë të FRPD të udhëhequr nga ish deputeti dhe kreu i PD për një nga njësitë administrative të Tiranës, Ndriçim Babasi ju morën parullat e pankartat, fotografitë e Enver Hoxhës dhe filluan ti dhunonin fizikisht.

I rrahën paq pleqtë që dikur kanë luftuar, kanë qënë në veprat më të mëdha të ndërtuara në kohën e komunizmit, asnjë prej tyre nuk ka qënë as sekretar partie madje as si Sali Berisha. Thjeshtë dhe vetëm se adhurojnë Enver Hoxhën, të cilin e ka adhuruar dhe Sali Berisha dhe shumica e kupolës së PD.

Kështu Lulzim Basha ka shënuar dhe “fitoren” e parë kundër komunistëve, ka dërguar njerëzit e tij dhe i kanë rrahur këta pleq të rënduar nga mosha, nga sëmundjet dhe hallet pikërisht tek varrezat e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre apo baballarëve të tyre.

Dhe Basha e quan një fitore këtë akt të pashembullt, ndërkohë që nuk ia mban as të shohë drejt në sy Edi Ramën, me të cilin është në marrëveshje me bazë paranë.

Madje i pyetur nga gazetarët pasi bëri nderimet përkatëse, kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua i prerë, duke thënë se Partia Demokratike ishte e angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist.

“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,- tha ai.

Duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese për rrahjen që njerëzit e tij u bënë veteranëve komunistë, gjë që nuk kishte ndodhur në 27 vite postkomunizëm. Pavarësisht se simbolet komuniste nuk janë të ndaluar me ligj dhe komunistët janë në të drejtën e tyre si njerëz të lirë të marshojnë e të nderojnë kë të duan.

Dhe kush e bën këtë, pikërisht Lulzim Basha që konsiderohet si nipi biologjik i Enver Hoxhës, me një ngjashmëri të jashtëzakonshme aq sa mund të quhet dhe sozia e tij pas vdekjes.

Dhe komunistët vetëm nga Luli, nipi i Enverit nuk e prisnin të rriheshin paq në këtë moshë tepër të thyer. Duke kujtuar se të ishte koha e tyre, kërciste dyfeku për këtë.

Pse i ngjason Lulzim Basha diktatorit Hoxha? Ja e vërteta!

A ngjajnë Ermal Hoxha dhe Lulzim Basha?

Kjo është pyetja që shtron gazeta “Dita” në një shkrim të saj, publikuar ditën e dielë nën titullin ‘Fotoja e ngjashmërisë mes nipit të Enverit dhe Lulzim Bashës provokon debat’.

Duke marrë shkas nga komentet e bëra në rrjetin social Facebook në një foto, ku Ermali, djali i Ilir Hoxhës ka dalë bashkë me bashkëshorten e tij, Rezarta Shkurta, gazeta shkruan se pjesa më e madhe e komentuesve kanë vënë theksin në ngjashmërinë fizike që kanë nipi i ish diktatorit Hoxha me kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Uauu, sa ngjaka ky me Bashën” – shkruajnë shumica e komentuesve dhe kaq duhet që të shpërthejnë polemikat. Shumë janë kundër, të tjerët janë pro dhe lëshohen në teori nga më të ndryshmet. Shumë bëjnë aludime për vendin e punës “pranë udhëheqjes” ku ka punuar e ëma e Bashës, të tjerët i hedhin poshtë me përbuzje këto aludime.

Duke mos mbetur vetëm tek komentet e bëra në rrjetin social, në shkrimin e saj “Dita” përmend edhe Kastriot Myftarajn, i cili pak kohë më parë ka botuar një shkrim të gjatë me titull: “Pse Lulzim Basha i ngjan aq shumë Enver Hoxhës, apo pse Enver Hoxha i ngjan aq shumë… Lulzim Bashës”.

Ja si e argumenton Kastriot Myftaraj ngjashmërinë e Lulit me Enverin:

“Që Lulzim Basha i ngjan nga pamja tmerrësisht shumë Enver Hoxhës të ri, ky është një fakt. Madje mund të thuhet se Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më tepër nga sa i ngjajnë këtij dy djemtë e tij.

Këtë ngjashmëri janë përpjekur ta keqpërdorin edhe kundërshtarët politikë të Bashës, duke bërë aluzione për atësinë e tij. Por meqenëse nuk implikojnë dot drejtpërdrejt Enver Hoxhën, se Lulzim Basha ka lindur në vitin 1974, dhe në atë kohë Enver Hoxha ishte i shkatërruar fizikisht nga sëmundjet e shumta dhe nuk i shkonte ndërmend për aventura erotike, kanë dashur që ta shpjegojnë ngjashmërinë mes Bashës dhe Enver Hoxhës, duke implikuar njërin prej djemve të Enver Hoxhës”

Por kanë lidhje të vjetër gjenetike me bimbashin e Gjirokastrës Halil Musa Beu boshjaku i rritur i vogël në Shqipëri dhe me orgjinë të hershme nga Drenica andej nga është dhe familja Basha.

Takova disa persona nostalgjikë të Enverit, personat, në kohën që Lulzim Basha ishte duke ecur në këmbë në atë rrugë pranë selisë së bashkisë të Tiranës. Nuk është gjë kjo që bëni me portretin e Enver Hoxhës iu thashë nostalgjikëve, tjetër gjë duhet të bëni.

Ja ku e keni “Komandantin” të gjallë, dhe më ka moshën që kishte ai tjetri në Kongresin I të Partisë. Do t’ i shtyni tetë kongrese me të, sa me atë tjetrin, e ndoshta më shumë, se ky është mirë me shëndet. Prandaj nuk u mbetet vetëm që të merreni vesh në parti, ashtu sic e dini ju, bisedojeni me shokun Gramoz, dhe rrëzojeni atë që keni kryetar sot se iu është bërë si Koci Xoxe i gjatë, e vini Lulin kryetar.

Unë jam i sigurt se ai pranon se të ardhmen politike e ka të errët. Vitin tjetër nuk ka për të kandiduar në zgjedhjet vendore, se nuk do të humbë drejtpërdrejt bashkinë e Tiranës. Por kur të humbë zgjedhjet vendore në 2015 dhe ato parlamentare në 2017 nuk i mbetet vec të ikë në Hollandë dhe t’ ia lerë partinë përsëri Berishës.

A nuk është për të ardhur keq që ta lini t’ u ikë “Komandantin” që ua solli fati?

Ja shikojeni, a nuk duket bukur po të vishet me rrobe partizane e të lidhë shaminë e kuqe në qafë?

Imagjinoni si do të duket në festën e Pezës, pa kur t’ i zerë festat e brigadave partizane me radhë, ditët e clirimit të qyteteve.

Apo nuk jemi në 70-vjetorin e clirimit këtë vit. Nuk keni nevojë pastaj të nxirrni portrete se e keni Enverin të gjallë.

Më dëgjonin me dyshim pleqtë, por duke parë Lulin sytë iu njomeshin me lot dhe dukeshin të menduar./Pamfleti.com

Basha rreh pleqtë e luftës antifashiste, shënon “fitoren” e parë politike. Nderuan komandantin Enver Hoxha, gjyshin biologjik të kreut të PD Read More »