Aurora

Mëngjesi që rekomandojnë ekspertët e dietave

Ky është një mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm, sepse përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë lëkurën tuaj dhe flokët, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë trupin.

Plus, në qoftë se konsumohet çdo ditë, ky mëngjes do t’ju ndihmojë të eliminoni toksinat dhe të humbisni kilet nga zona e barkut shumë shpejt. Pas konsumimit të kësaj përzierje të shëndetshme për një muaj, do të vini re se pesha e tepërt do të reduktohet, kryesisht në zonën e barkut.
Ja çfarë ju duhet: – 300 ml kefir (ose kos të ulët¬yndyrë) – 2 lugë çaji tërshërë – 1 lugë fara liri – 1 lugë kakao pluhur – 5¬7 kumbulla të thata Përgatiteni që në mbrëmje që të jetë gati për mëngjes. Hidhni ujë të valuar (rreth 100ml) mbi kumbullat e thara. Mbulojeni enën me kapak dhe lëreni për 5¬10 minuta. Ndërkohë, shtoni tërshërën, farat e grimcuara dhe kakaon në një tas. Shtoni kosin dhe përziejini mirë. Pritini kumbullat imët, shtojini tek përbërësit e tjerë dhe përziejini deri sa të përfitoni një pure. Recetën e përgatitur mund ta konsumoni në mëngjes dhe të shijoni benefitet e saj. Konsultohuni në fillim me mjekun, nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion/Shendeti/

Mëngjesi që rekomandojnë ekspertët e dietave Read More »

94 mln euro financim për bujqësinë, së shpejti çelet programi IPARD II

“Me një financim prej 94 milionë euro, ende pa çelur negociatat e Shqipërisë me BE, ky i fundit do të mbështesë bujqësinë shqiptare me një program të ri”.

Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi gjatë takimit të llogaridhënies me qytetarët në qarkun e Fierit për çeljen e programit IPARD II nga BE.

“Ne kemi mundësinë dhe patëm fatin që të hapim një program shumë të madh të financimit të BE që do të fillojë pas pak javësh. Bëhet fjalë për një financim 94 milionë euro. Është pothuajse sa të gjitha financimet që na kanë dhënë në 25 vite qeverisje”, – tha Peleshi. Sipas ministrit mundësia e financimit tani është shumë madhe.

Programi në fjalë është një bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, përmes të cilit synohet financimi më i madh financiar që është bërë ndonjëherë për bujqësinë shqiptare si dhe zhvillimin rural. Krijimi i fermave të mëdha, krijimi i pikave të grumbullimit, nxitja e të rinjve për të investuar në sektorin e bujqësisë, zhvillimi i agro-turizmit si dhe zhvillimi i fshatrave janë ndër prioritetet kryesore të programit.

z.tosku//e.caushi/ATSH

94 mln euro financim për bujqësinë, së shpejti çelet programi IPARD II Read More »

Noti, një mënyrë efektive për të përmirësuar shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë

Nuk është nevoja të jeni kampionë olimpikë për të gëzuar dobitë e notit. Noti është një mënyrë efektive për të përmirësuar dhe për të mbajtur trupin tuaj në formë, pavarësisht moshës, shkruan Health.com.

Legjenda e fitnesit Jack Lalanne është një nga shembujt më të mirë të impaktit të notit në shëndetin e njeriut dhe jetëgjatësinë e tij. Sipas një studimi të Qendrës Mjekësore Shkencore të Universitetit të Indianës, notarët e të gjitha moshave kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Përfitimet nga noti janë të shumta. Ushtrimi është ritmik dhe mund të bëhet për periudha më të gjata. Edhe pse nuk përfshin pesha, rezistenca kundër ujit është një trajnim shumë i mirë.

Ja cilat janë disa nga përfitimet e një programi të rregullt noti:

• Përmirëson sistemin kardiovaskular;
• Përmirësime në sasinë e kolesterolit të mirë HDL;
• Ul trigliceridet;
• Ul tensionin e gjakut;
• Ul nivelin e kolesterolit të keq LDL;
• Përmirëson masën muskulare, duke ju bërë më të fuqishëm;
• Më shumë fuqi tek gjunjët dhe shpina;
• Menaxhimi i stresit.

Ndërsa noti është i mirë për fizikun tuaj, ai është një ushtrim tepër paqësor. Qëndrimi në ujë ju bën të qetë dhe ju ndihmon të hiqni stresin e ditës. Një seancë noti është e barabartë me një seancë joga apo meditimi. /a.a/ /a.g/

Noti, një mënyrë efektive për të përmirësuar shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë Read More »

Ja ushqimet që funksionojnë si viagra natyrale

Probleme me ereksionin? Ja ushqimet që funksionojnë si viagra natyrale.

Shalqiri

Ky frut i ëmbël, freskues, ka një përbërës që mund të ketë efekte të ngjashme me ilaçet për disfunksionin erektil në enët e gjakut. Mund edhe të rrisë dëshirën për seks, thonë studime. Pjesa më e madhe e shalqirit është ujë, por përmban edhe likopene, një antioksidues që është i mirë për zemrën, prostatën dhe lëkurën.

Gocat e detit

Këto produkte deti mund të rrisin nivelet e testosteronit, duke rritur dëshirën seksuale. Ato janë të pasura edhe në zink, një lëndë ushqyese për të cilin trupi ka shumë nevojë. Sigurohuni që të dini nga vijnë dhe nëse janë gatuar mirë.

Kafja

Filxhani i kafes është më shumë se një produkt që duhet patjetër për të dalë gjumi. Mund të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale. Burrat që konsumojnë 2-3 filxhanë kafeinë në ditë janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga disfunksioni erektil. Kjo ndodh sepse kafeina përmirëson rrjedhjen e gjakut. Shumë lloje çaji gjithashtu kanë përmbajtje të lartë në kafeinë.

Çokollata e zezë

Kjo ëmbëlsirë sjell një sërë përfitimesh në shëndet, përfshirë edhe pjesën poshtë belit. Çokollata është e pasur në flavonole, lëndë ushqyese bimore që mund të rrisë rrjedhjen e gjakut dhe ul tensionin. Ndihmon gjithashtu trupin të prodhojë më shumë oksid nitrik, që mund të ndihmojë me ereksionet dhe gjendet në shumë ilaçe për disfunksionin erektil.

Ja ushqimet që funksionojnë si viagra natyrale Read More »

Kjo nënë ushqen me gji vajzën e saj 5-vjeçare dhe thotë se …

Kjo nënë ushqen me gji vajzën e saj 5-vjeçare dhe thotë se fëmija është bërë imune ndaj viruse të zakonshme të kësaj moshe. Emma Shardlow Hudson 29 vjeç nga Grimsby e Britanisë së Madhe, thotë se ushqen njëkohësisht me qumësht gjiri vajzën Alex dhe djalin Ollie 2 vjeç.

Ajo është e bindur se vajza nuk është prekur nga viruset dhe mikrobet që janë të përhapura në kopshte pikërisht nga fakti që ajo e ushqen me gji deri në këtë moshë. Emma i jep vajzës qumësht gjiri zakonisht dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Këtë gjë e bën edhe në publik, dhe thotë se i bëjnë komente pozitive për këtë fakt.

Mjekët rekomandojnë që fëmijët duhet të ushqehen me qumësht gjiri të paktën deri në 6 muajt e parë, por kjo kohë shkon mesatarisht edhe 18 muaj. Qumështi i gjirit thuhet se zvogëlon rrezikun që fëmija të preket nga infeksione, diabeti i tipit 2 dhe obeziteti. Ndërsa nënat e reja që ushqejnë fëmijët me gji, u zvogëlohet rreziku i prekjes nga kanceri i gjirit, sëmundjet kardiovaskulare dhe obeziteti.

Kjo nënë ushqen me gji vajzën e saj 5-vjeçare dhe thotë se … Read More »

Si e hëngrën “peshqit e mëdhenj” tiganin e drejtësisë shqiptare

Kush e kontrollon sot drejtësinë?

Kjo sigurisht nuk është pyetje që bëhet për gjyqësorin, pushtet nga pavarësia e të cilit duhet të godasë çekiçi i drejtësisë. Por pikëpyetja padyshim që bëhet aty ku qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit.

Kjo ndodh në vendet me demokraci të dobët, kësisoj kjo është edhe histori shqiptare. Zakonisht është opozita që akuzon mazhorancën për vënien e sistemit të drejtësisë nën kontroll. Por faktet shqiptare të kohëve të fundit flasin dhe për një peshore tjetër drejtësie pa balancë. A kontrollohet ajo nga të huajt, apo nga te fortet?

Presioni i ambasadorit amerikan i ka dhënë dorë betejës me krimin në politikë, që kur emrat nuk mbetën vetëm në retorikën e akuzës dhe të mohimit. Donald Lu nisi t’i thërriste vetë me emra ata që Shtetet e Bashkuara i konsideronin të lidhur me krimin apo korrupsionin e të cilit duhej të dilnin para drejtësisë.

Por ku janë sot kokat e prera nga dekriminalizimi, pasi ikën nga politika qendrore, apo vendore?

Mark Frroku sapo fitoi lirinë nga gjykata e Fierit. I lirë është edhe Armando Prenga. Arben Ndoka është në shtëpi, por duke mos u munguar socialistëve të Lezhës. Elvis Rroshi po ashtu, edhe pse nuk është më kryebashkiak. Drejtësia nuk ka vendosur ende për të.

Në Kuvend vazhdon Tom Doshi, por Shtetet e Bashkuara i ndaluan hyrjen në SHBA si të përfshirë në korrupsion.

Saimir Tahiri është i lirë pavarësisht deklaratës së fortë të ambasadorit Lu një ditë para këtij vendimi, se po ushtrohej shantazh e ofrohej ryshfet ndaj gjyqtarëve të çështjes.

Për kapjen e peshqve të mëdhenj flitet që prej vjeshtës së shkuar

“Ju shqiptarët keni një shprehje, që peshku i madh e ha peshkun e vogël, por për një herë të vetme le ta hamë peshkun e madh”, deklaronte ambasadori amerikan muaj më parë.

Por disa muaj më pas vlen thënia tjetër e popullit: “peshku në det, tigani në zjarr”./Top Channel

Si e hëngrën “peshqit e mëdhenj” tiganin e drejtësisë shqiptare Read More »

Denoncohet gazeta e famshme greke, “Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz”

Komiteti i Helsinkit në Greqi ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.

Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis.

Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”.

Për më tepër, në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.

Menjëherë pas këtij shkrimi, Komiteti i Helsinkit në Greqi vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit./Vizion Plus

Denoncohet gazeta e famshme greke, “Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz” Read More »

Doktori i njohur: Hani kos sepse trupi juaj do të …

WOW! Një tas kos a mund të zhbëjë efektet e dëmshme të ushqimeve me yndyra të larta ? Këtë sugjeron një studim i ri nga shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë kos para një vakti të lartë në yndyra dhe karbohidrate kanë nivele më të ulëta të inflamacionit në gjak krahasuar me ato që nuk konsumojnë fare kos.

Madje kosi mund të parandalojë futjen e toksinave në enët e gjakut dhe forcon veshjen e brendshme të zorrës.

Konsumimi i kosit para një vakti mund të ndihmojë gjithashtu në përshpejtimin e metabolizmit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve metabolike dhe kardiovaskuale, thonë shkencëtarët nga Universiteti Wisconsin-Madison.

Ky është studimi më i fundit që tregon se si një tas me kos mund të përmirësojë shëndetin në disa mënyra, duke filluar nga ulja e temperaturës së turpit deri tek forcimi i kockave dhe ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Madje mund të ndihmojë edhe në rënien në peshë dhe parandalimin e infeksioneve,shkruan Daily Mail.

Doktori i njohur: Hani kos sepse trupi juaj do të … Read More »