Aurora

Deputet, varfëria nuk ka nevoje për rrogën tënde!

Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë.
Shkruan Danjela Bonollari

Po shoh një entuziazëm të pamasë në rrjete sociale mbi faktin se një deputet ka dhuruar pagën e çdo muaji për mandatin e mbetur si ligjvënës në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë në Kukës. Për t’u përshëndetur posi! Ky apo këta ‘heronj’ tashmë të rrjeteve sociale fitojnë famë e ndoshta një mandat të ardhshëm deputetllëku që do i shtojë pasurinë, reputacionin etj…

Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë. Shteti social që trumbetojnë çdo ditë pushtetarët tanë duhet të ketë e t’i sigurojë automatikisht politikat sociale për shtresa si këto në nevojë. Jo vetëm atë pensionin e mjerë që merr një fëmijë kur i vdes babai, por te ardhura për llogaritura mire sesa shpenzime mesatare mund te kenë motrat për ushqim, veshje, arsimim, një kujdestare ose shtëpi kujdesi për to.

Shqipëria nuk ka vetëm 6 motrat jetime, por ka qindra e qindra familje me fëmijë të sëmurë, jetime, prindër të paaftë të kujdesen për fëmijët me shtëpi që po u shemben mbi koke. Rrojnë me 50 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk mjafton një rroge deputeti të mbylle këto halle të përditshme, asnjë shtëpi e dhuruar nga ‘X’ biznesmen. Se nesër sërish lind pyetja për mbijetesën. Duhen politika të zgjuara sociale. Duhet që çdo taksë që vilet nga shteti nuk ngurron ta shtojë nga viti ne vit, ta përkthejë në shërbim e ndihmë sociale. Nuk duhet që një familje e varfër në ekstrem me pamundësi të ardhurash të presë të vije një kamera e një mikrofon para gojës që të bëjë publike hallin për bukën e përditshme.

Duhet shteti të trokasë ne këto dyer. Sapo 6 fëmijë mbeten pa nene e baba, zyrat përkatëse duhet te kryejnë çdo shërbim, t’u çojë madje dhe psikolog. Ky është shteti social, ky është shpëtimi përfundimtar për familjet e varfra qe sot rrisin fëmijët me ujë, miell e sheqer.

Po a ka ligje? Deputetet qe bëjnë show duke falur rroga, a kane mundësi te krijojnë njëherë të vetme një draft te posaçëm për familjet me nevoja kritike, ose te propozojnë një të tillë? A kanë mundësi qe ata zyrtarucë të mbyllur ne ministrirat e Punës e Çështjeve Sociale të trajnohen jashtë në shtete perëndimore ku të huazojnë politikat e tyre sociale e t’i adoptojnë bukur në atdheun e tyre? Ti mbushin boshllëqet ligjore qe sjellin përplasjen e derës së shtetit për varfanjakun dhe çeljen paturpësisht te ndihmës ekonomike e kredive të buta për deputetë e politikanë të pastrehë.
Dhe çfarë ndodh kur shteti është inegzistent?

Ka pasur raste kur fëmijë të tillë janë trafikuar. Askush nuk i ndal dot keqbërësit. Ke lypës në çdo rrugë të çdo qyteti, por dhe hajdutë. Ka raste vetëvrasjeje plot, kur mjerimi është kthyer ne depresion të pashmangshëm. E plot ngjarje të dhimbshme. Deri tek trokitja në media. Një kronikë në lajme të shpëtojmë ‘X’ hallexhi. E nëse ka fat del një Y bamirës. E ku është shteti social këtu?

Boshllëqet në ligj po i përdorin për show organizatat bamirëse që dalin më të forta se shteti që aspiron anëtarësimin në BE e tek tuk ndonjë deputet që fal rrogën në vend që të bëjë punën e ligjvënësit.

Ndaj z. politikan, o bëj punën për të cilën je votuar, të nxjerrësh popullin nga varfëria, ose lere atë mandat bashkë me kolegët dhe pranoni se nuk bëni dot shtet. Por boll më, mos e bëj sylesh atë që të ka dhënë votën. Nuk ka nevojë për rrogën tënde, por do atë çfarë i takon me ligj një individi të lirë që po jeton në një shtet në zemër të Europës!

Deputet, varfëria nuk ka nevoje për rrogën tënde! Read More »

Mund ta quajmë me plot gojë burimi i rinisë së përjetshme! Për 3 ditë të ndryshon jetën dhe ndodhet vetëm në Shqipëri

Bëhet nami në liqenin e “çudirave” në Lenie të Gramshit. Pasi janë njohur me lajmin, qindra njerëz, nga Shqipëria dhe jashtë saj, janë dyndur drejt ujit që të shëron nga shumë sëmundje e të bën të ri për tre ditë. Në fakt nuk bëhet fjalë për një liqen të madh, por për një pus që buron nga thellësia, uji i të cilit ka një temperaturë që shkon nga 2­4 gradë, ndërkohë që temperatura e mjedisit është 35 gradë. Poshtë pusit ndodhet ai që njihet si “Liqeni i Zi”, i Shënepremtes i cili ka një sipërfaqe shumë më të madhe se sa pusi nga ku del uji. Është pikërisht ky burim që frekuentohet nga qytetarët dhe jo liqeni. Gjen nga çdo grupmoshë.

Aktualisht frekuentimi ndodhet në pikun e tij. Në luginën përreth janë ngritur dhjetëra çadra dhe kampingje. Të tjerë kanë improvizuar vetë kasolle, ndërsa më tej ndodhet një hotel me 30 shtretër. Dikush ka gjetur disa çadra ushtrie dhe i jep me qira. Një çadër e ka çmimin 7000 lekë të vjetra për një natë. Por shfrytëzimi i është maksimal. Hoteli është i mbushur plot dhe duket se në perspektivë në këtë vend do të ngrihen komplekse të mëdha.

Megjithatë e gjithë vëmendja është e përqëndruar në pusin nga ku buron uji. Ai qëndron përherë i mbushur plot me njerëz të cilët, për shkak të vendit të ngushtë, qëndrojnë ngjitur mes tyre. Të tjerë presin radhën sipër kokës. Dita nuk mjafton. Ndaj dhe banjo vazhdon edhe natën. Uji është brisk i ftohtë. Por vetitë shëruese në fakt nuk varen vetëm pse ai është i tillë.
Sekreti qëndron në përbërjen e këtij uji. Sipas analizave të kryera, ai përmban elementë radioaktivë të cilët kurojnë mjaft sëmundje, veçanërisht reumatizmatmat, sëmundjet e kockave, lëkurës, riprodhimit etj. Redaktori i infoelbasani.al ishte në vendin e “bekuar” dhe sjell prej andej foto e video se çfarë po ndodh.

Kura nuk zgjat më shumë se tre ditë. Problem mbetet infrastruktura. Rruga është e vështirë dhe në kampin e ngritur mungojnë mjeku, kanalizimet e ujërave të zeza dhe kushtet higjeno­sanitare. Pra gjithçka këtu kryhet në kushte primitive. Por njerëzit janë të kënaqur. Ata shprehen se ky ujë i rinon. Ka nga ata që vijnë për çdo vit dhe ndjehen “taze”. Kështu duket se një atraksion i ri mjekësor dhe turistik duket se është shfaqur në Shqipëri.

Zbulohet mekanizmi i veprimit mbi organizëm i ujit të pusit të Liqenit të Zi në Shëneperemte të Gramshit.

Sipas ing. Bardhyl Zaimit në këtë liqen janë bërë matjet për radioaktivitet direkt dhe është gjetur radium, cesium dhe stroncium. Këto lloje ujëra kanë indikacione mbi artritizmin, reumatizmin, nevritet, sëmundjet metabolike (uricemin, obositetin), sëmundjet endrokrine si insuficiencën e vezoreve, të tiroides, gjëndrave suprarenale, në sëmundje gjinekologjike e në veçanti në sterilitetin femëror, sëmundjet nervore, të lëkurës, transmeton infoelbasani.al. Të tilla stacione termale ndodhen në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden­ Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Me plotësimin e studimeve, uji i ftohtë i Shënepremtes do të marrë vlera të tjera, sepse është i vetmi në llojin e vet dhe i një rëndësie të veçantë.

Mund ta quajmë me plot gojë burimi i rinisë së përjetshme! Për 3 ditë të ndryshon jetën dhe ndodhet vetëm në Shqipëri Read More »

Vakti i vetëm që do t’ju mbajë të ngopur me orë të tëra! Hajeni në mëngjes

A jeni gati për një vakt mëngjesi të ushqyeshëm dhe që nuk do të bëjë që t’ju hahet sërish brenda disa orëve? Po flasim për tërshërën me kungull të njomë. Me shumë pak kalori, por që do t’ju mbajë pa problem derisa të vijë dreka.

Sigurisht që të ndiheni të ngopur nuk është vetia e vetme e këtij mëngjesi. Kungujt kanë vitamina C dhe fibra, duke bërë që të merrni pikërisht ato që ju duhen gjatë ditës.

Duke shtuar edhe thjeshtësinë në përgatitje, këtë mëngjes mund ta konsumoni edhe çdo ditë nëse doni. Mjaftojnë 5 minuta për tërshërën me kungull.

Përgatitja:

Grini kungujt e njomë me rende. (Për këtë proces pune duhet më pak se një minutë, kështu që mos i grini në mbrëmje për t’i pasur gati në mëngjes. Nëse e bëni këtë, kungujt do të squllen).

Shtojini kungujt e grirë te tërshëra e pagatuar. Mjafton gjysmë gote, por mund të shtoni edhe më shumë nëse doni.

Gatuajeni tërshërën si zakonisht dhe shtojini sipër ato që preferoni.

Mirë është që mjaltin apo copat e çokollatës t’i shtoni me moderim, pasi duhet të mbani mend që po hani tërshërë dhe jo ëmbëlsirë.

Vakti i vetëm që do t’ju mbajë të ngopur me orë të tëra! Hajeni në mëngjes Read More »

Shuhet “çerdhja” e krimit të LSI në Portin e Durrësit, ndiqen penalisht ish drejtori dhe 9 zyrtarë. Dërguan miliona euro në llogaritë e Metës, favorizuan kokainën

Shuhet “çerdhja” e krimit dhe të korrupsionit të LSI në Portin e Durrësit, që lëvronte miliona euro dhe dollarë për llogari të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Para këto që nxirreshin përmes tenderave të paqena dhe abuzive e deri tek lehtësirat për trafikun e kokainës kolumbiane, duke plotësuar në këtë mënyrë të plotë zinxhirin e këtij trafiku nga vendi i origjinës deri në Durrës e më gjërë dhe me mbrojtje ligjore të Prokurorisë së  Krimeve të rënda.

Kështu, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht ditën e sotme, 10 zyrtarë të lartë të Portit të Durrësit. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se procedimi ka ardhur pas hetimeve dhe akuzat që janë ngritur  janë “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të tenderave”.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit dhe Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në funksion të procedimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera, kanë ekzekutuar 10 vendime të Gjykatës së Durrësit për zyrtarë apo ish-zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës.

Mësohet se në krye të zinxhirit korruptiv ka qënë ish- drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual të Durrësit, përfaqësues i LSI Aleksandër Lipivani, i cili në tetor të vitit të kaluar dha dorëheqjen për t’u zëvendësuar me komandim nga Artjan Qiricit.

Pjesa tjetër janë përfaqësues të LSI në këtë autoritet portual, që kanë bërë namin me paratë e qytetarëve shqiptarë,  por dhe detyra të tjera specifike.

Të proceduarit janë:

A. L, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
S.T, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
N.H, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
L.K, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
E.K, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
J. R, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
A.M, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
A.K, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera”.
Sh.Xh, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.
Y. K, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Ish-Specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.

Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik.

Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit.

Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to.

Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit.

Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentuara se specifikimet teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurencën në procedurën e prokurimit publik.   Vazhdon puna për identifikimin e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal./Pamfleti

Shuhet “çerdhja” e krimit të LSI në Portin e Durrësit, ndiqen penalisht ish drejtori dhe 9 zyrtarë. Dërguan miliona euro në llogaritë e Metës, favorizuan kokainën Read More »

E quajnë ushqim të varfërish, por është i vetmi që mund ta largojë dhimbjen e padurueshme të kokës

Manat e bardha kanë shumë përfitime në shëndet dhe kanë pak efekte anësore.

Mana e bardhë është një pemë e vogël me origjinë në Kinën veriore, shkruan ShkodraNews. Në kohët e lashta përdorimet e saj primare ishin të trajtonin sëmundje të ndryshme. Ky frut përmban shumë komponime unike dhe aktive dhe flavonoide me një gamë të gjerë përfitimesh.

Me gjethe dhe rrënjë të manit të bardhë ju mund të përgatitni një çaj, manaferrat e tij hahen tërësisht ose kthehen në verë ose raki.

Mana e bardhë është fryt i shëndetit, trajton diabetin, ju bën të humbni peshë dhe shumë më tepër.

Ai përmban shumë polifenole natyrore dhe flavonoide që kanë antioksidues, anti-inflamator, anti-tumor, anti-bakterial dhe anti-plakje.

Gjethet përmbajnë më shumë përbërje fenoli dhe flavonoide.

Përmban antioksidantë të ndryshëm të nevojshëm për të trajtuar inflamacionin, ethe, dhimbje koke, diarre dhe kollë.

Rrit sistemin tuaj imunitar.

Frutat e manit kanë komponime që rrisin aktivitetin e mikrofagave dhe përmirësojnë përgjigjen imune, shkruan ShkodraNews. Ky frut është i pasur me acide organike, vitamina, fibra dhe beta-karoten

E quajnë ushqim të varfërish, por është i vetmi që mund ta largojë dhimbjen e padurueshme të kokës Read More »

“Mbytet” tregu me hormone! Domatet lyhen me bojë, shalqiri rritet me stimulantë kungulli, vetëm këto nuk pranojnë hormone

Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnjë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë. Ndërkohë, bima e shalqirit shartohet me një bimë kungulli, me qëllim që kokrra të jetë sa më e madhe. Më pas, kjo bimë, gjysmë shalqi dhe gjysmë kungull, stimulohet me plehra kimikë, me qëllim rritjen e kokrrës dhe pjekjen sa më të shpejtë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e Fiksit shkuan direkt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte se jo, madje treguan edhe “bëmat” e tyre.

Shalqiri me kungull dhe rritet me stimulantë
Fiks Fare zbuloi se bima e shalqirit fillimisht shartohet me kungullin. Dy bimët, mbillen veç e vet. Pasi rriten disa centimetra, ato shkulen nga kubikët dhe bashkohen me njëra tjetrën, duke i prerë të dyja në kërcell. Zakonisht, bimës së kungullit i priten sythët dhe rrënjët, duke lejuar që, në trupin e saj, të zhvillohet vetëm bima e shalqirit. Të dyja bimët e bashkuara mbillen në të njëjtin kubik, duke formuar një bimë të vetme. Pas disa javësh, bima bëhet gati për t’u mbjellë në fushë. Fiks Fare udhëtoi në zonën e Divjakës, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin për shalqirin. Fillimisht, gazetarët takojnë disa fermerë në një traktor të mbushur me shalqi dhe i kërkojnë disa kokrra të mira.

“Kanë ushqim, dje i hodha, ka ilaç nuk hahet. Nuk ta jap dot”, thonë fermerët. Më pas, gazetarët shkojnë edhe në tregun e shumicës në Divjakë, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin. “Nuk e hamë vetë shalqirin, se ne ble diçka hidhi, ble hidhi, se dimë ça ka brenda. Nuk është si më përpara fosfati në fillim, vetëm me nitratin dhe bëheshe kishe qejf, të ngjiste dora”, thotë fermeri, ndërsa shton se bima është e ushqyer dhe e ndikuar me substanca të ndryshme.

“Unë për vete s’ha as domate, as trangull, as shalqi” vijon fermeri.

Një tjetër thotë se shalqi pa stimulant, vetëm me vaditje, hajet vetëm në muajin gusht. “Jo, nuk ha për vete, edhe fëmijëve nuk u çoj, se këta u hedhin 100 % plehra” vijon ai.

Domatja me hormone

Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fika Fare” mbërritën dhjetëra ankesa për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone. Nisur nga këto ankesa, gazetarët e Fiksit bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar direkt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?

Në fshatin Qerret të Lushnjës, një fermer thotë se asnjëri se ka të saktë, do kenë çik bojë, çik helm. “Nuk të japin, ata që mbjellin pak për vete s’të japin”, – ndërsa shton se ai vetë nuk i konsumon fare domates, pasi do jetë e kuqe jashtë, brenda s’ka shije domatet, do jetë e athtë. Gazetarët shkojnë te një fermer tjetër, duke i kërkuar të blejnë domate për shtëpi. “Nuk janë për shtëpi, them kot merri. Mua s’më dhimbsen, se janë një hektar atje. Nuk janë për shtëpi, më mirë të jem i qartë, të them kot unë ty. Ne i çojmë te tregu” thotë ai.

Një fermer thotë se domatja e lashtë, lyhet me qëllim skuqjen e saj. “Tani s’ka nevojë tani, në fillim i lyejmë me leckë neve këtu (tregon vendin ku e lyen kokrrën e domates). Tani në qershor është gjynah ta lyejmë. I kam kapur me 700 me 800 lekë kilogramë. Përdorim helme shumë, atë seren andej e mbarova në prill unë. Unë nuk haja vetë. Sera e merr hormonin, nga këtu deri andej matanë. I lyejmë me acid. E fërkon. Ka lloj-lloj mënyre, e bën të bukur domaten. Duket brenda që ka hormone, s’ka fara” përfundon ai.

“Domate ‘bio’ vetëm ajo zemërkau”
Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në fshatrat e Beratit. Një fermer thotë se “s’ka sot domate të mira, janë të tëra me hormone. Nëse do domate, merr domate vendi, zemërkau, ajo po u bë me hormone prishet. Unë nga ajo blej vetë, merre haje dhe jepja kalamajve”. Një tjetër thotë se nuk ha për vete në serën e tij. Për të gjetur domate të mira, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë. Sipas fermerëve dhe tregtarëve, me ilaç bëhen në prill dhe më parë. “Zëmërkau është e mirë, s’duron ajo. Është e mirë ajo. Më përpara i kanë bërë, ata që i kanë shitur. Tani i pjek vapa”, thonë ata

“Mbytet” tregu me hormone! Domatet lyhen me bojë, shalqiri rritet me stimulantë kungulli, vetëm këto nuk pranojnë hormone Read More »

“Morën para dhe liruan vrasësit e djalit tim”, nën hetim për korrupsion prokurori Artan Lulo dhe dy gjyqtarët

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin për dy gjyqtarët që kanë pasur në dorë çështjen e vrasjes së Marvi Mihalit. Akuzat ndaj trupës gjykuese janë ngritur për shkak të lirimit të tre prej katër të dyshuarve për kryerjen e krimit të rëndë.  Në hetim ka përfunduar edhe prokurori i çështjes Artan Lulo. Dy gjyqtarët dhe prokurori i çështjes dyshohen për korrupsion.

Hetimet ndaj dy gjyqtarëve dhe prokurorit të çështjes kanë nisur pas kallëzimit të bërë në Prokurori nga babai i viktimës, Pavllo Mihali. Ky i fundit ka thënë pranë organit të akuzës se njerëzit e drejtësisë kanë marrë lekë dhe prandaj kanë liruar tre nga katër vrasësit e dyshuar të djalit të tij.

Fillimisht për vrasjen e Marvi Milahit pati vetëm një të akuzuar për vrasje, kurse përpara vetëm dy ditësh ndryshoi akuza dhe se ndaj të katër të pandehurve rëndon tashmë akuza e “vrasjes”. Autorë të dyshuar për vrasjen e Marvi Mihalit janë Dejvi dhe Eugen Birtaj, e Kridens dhe Marsel Alla. Tre prej të dyshuarve fillimisht akuzoheshin për “moskallëzim krimi”, por se iu është ngarkuar më tutje të gjithë të pandehurve akuza e “vrasjes”.

“Morën para dhe liruan vrasësit e djalit tim”, nën hetim për korrupsion prokurori Artan Lulo dhe dy gjyqtarët Read More »

Vetting edhe për politikanët? Ja si përgjigjen deputetët

A duhet vetting për pasuritë e politikanëve? Kjo është një pyetje që vetë politikanët nuk kanë fort dëshirë t’i përgjigjen. Pas kameras, përfaqësues të të gjitha krahëve shpjegojnë se nuk duan të krijojnë mëri me kolegë të partive përkatëse, ndërsa kush gjendet i shtrënguar përpara mikrofonit, shprehet i gatshëm të tregojë xhepat.

Evis Kushi, deputete e PS: Duhet menduar mekanizmi se si, por parimisht jam dakort.
Edmond Spaho, PD: Le t’bëhet pa problem fare. Në me pyet mua, çfarëdo që gjykohet e nevojshme që duhet ndërmarre ILDKP, ose Qeveria le ta sjellë dhe ne ta votojmë.

Adnor Shameti, PS: Pa diskutim! Nuk ka asnjë problem. Si për deputetët e rinj, që futen nga e para, por më së shumti për ata që kanë vite dhe të gjithë politikanët dhe subjektet e ILDKP.
Albana Vokshi, PD: Unë personalisht jam e hapur ndaj çdo kontrolli të pasurisë sime.

Fidel Ylli, PS: Edhe deputetët si të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë vetting, patjetër. Jetojnë nëpër vila, i keni parë. Unë jam jë prej tyre, por kur e kam filluar politikën i kisha bërë paratë me biznesin tim se kam 25 vjet që bëj biznes. Nuk prita të bëhem politikan që të bëj pasuri.

Edhe Ulsi Manja nga pikëpamja personale shprehet i gatshëm ndaj kontrollit të pasurisë, por si kryetar i Komisionit të Ligjeve ka një qasje më institucionale.

“Në aspektin ligjor deputetët, apo politikanët përpara se të hyjnë në jetën publike nisur nga kuadri ligjor që kemi në fuqi u nënshtrohen ligjit të dekriminalizimit, po ashtu përsa i përket pasurisë janë subjekte të deklarimit të kontrollit të pasurisë dhe çka është më e rëndësishme, në kuadër të reformës në drejtësi, vettingun e politikanëve ja kemi besuar një strukture që pritet të krijohet shumë shpejt, që është SPAK. SPAK do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij zyrtarët e lartë të shtetit pavarësisht nga niveli”, thotë ai.
Ka nga ata që mendojnë se verifikimi duhet të mbetet kompetencë e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Paurisë, ndonëse ILDKPKI thotë se nuk mund të veprojë jashtë territorit shqiptar.

Luçiano Boçi, PD: Kapërcimi i kompetencës në një institucion tjetër do e zhvleresonte. Ose hajt ta shkrijmë dhe të ndërtojmë një institucion më solid, më të fortë që do të realizonte këto verifikime dhe që publiku të merrte vesh të vërtetën dhe duhet një e vërtetë që të zbulohet.

Klajda Gjosha, LSI: Ajo që ne duhet të bëjmë është forcimi i atij institucioni dhe jo ngritja e institucioneve paralele. Çdo institucion paralel e dëmton rëndë sistemin.

Albana Vokshi, PD: Nëse legjislacioni zbatohet me përpikmëri mendoj se është i mjaftueshëm.
Nga LSI vjen një propozim për amnisti për pasuritë e politikanëve, nën etiketën “Viti Zero”.
“Duhet të fillojë një vit zero, sepse edhe vetë fshehjet nganjëherë të këtyre mund të krijojnë kolaps ekonomik, sepse ka shumë informalitet . Po unë them që duhet të fillojë nga një pikë zero. Ne duhet të ndërtojmë një sistem, jo një lëvizje për të goditur kundërshtarin në emër të pastërtisë./ (T.CH)

Vetting edhe për politikanët? Ja si përgjigjen deputetët Read More »