Aurora

Paga e lartë, këto janë sektorët ku paguhen më shumë punonjësit

Bankat dhe shoqëritë e sigurimeve janë ideale për të gjithë ata që kërkojnë të nisin një punë të re dhe që paguhet mirë, pasi nga të dhënat e publikuara nga INSTAT këto dy institucione kishin edhe pagën më të lartë me 104 mijë lekë në muaj. Problemi i vetëm që ka sektori bankar prej disa vitesh është fakti se nuk po zgjerohet dhe kjo sjell punësimin e shumë pak punonjësve.
Monitor sjell pagat mesatare në ekonomi dhe profesionet që paguhen më shumë

Paga mesatare në ekonomi u rrit me 3% në 2017-n, kryeson administrata shtetërore

Paga mesatare për të gjitha aktivitetet ekonomike në vend ishte 48,966 lekë, sipas të dhënave të INSTAT, me një rritje prej 3% me bazë vjetore në krahasim me 2016-n.

Pas aktivitetit financiar e të sigurimeve, sektori që paguan më shumë punonjësit është ai i “Informacioni dhe komunikacionit”, me rreth 74 mijë lekë në muaj. Paga në këtë sektor është ulur me 2.5% në 2017-n (i vetmi aktivitet që raporton rënie), teksa largimi i operatorit të katërt celular, Plus Communication, në gjysmën e dytë të vitit dhe rënia e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare rezulton të jetë shoqëruar dhe me ulje të pagave.

Bankat dhe telekomunikacionet janë në fakt dhe sektorët më të formalizuar në ekonomi, duke deklaruar pagat reale. INSTAT i raporton të dhënat bazuar në informacionin që merr nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe përpunime të vetat.

Sektori i tretë me paga më të larta është ai shtetëror, me pagën mesatare në administratën publike që ka arritur në rreth 60 mijë lekë. Administrata publike ka qenë më me fat në 2017-n, pasi ka përfituar një rritje mesatare prej 6.7%.

Pas administratës, në vend të katërt renditen “Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; Aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse” (55,939 lekë); “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera” (49,426 lekë); Ndërtimi (43,103 lekë); “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit” (40,390 lekë).

Më pak të paguarat janë “Bujqësi, Silvikulturë dhe Peshkim” (36,264 lekë) dhe “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” (34,627 lekë)- shiko grafikun e parë.

Profesionet, pa dyshim që drejtuesit paguhen më shumë

Një tjetër tregues që raporton INSTAT, është ai i pagave sipas profesioneve. Në vend të parë janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me një pagë mesatare mujore prej rreth 95 mijë lekësh, me një rëni efare të lehtë në raport me vitin 2016.

Në vend të dytë janë “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, me një pagë mujore prej rreth 66.3 mijë lekësh, me një rritje prej 2.6% në raport me një vit më parë.

Të tretët janë punonjësit e Forcave të Armatosura, që paguhen mesatarisht 58 mijë lekë në muaj dhe kanë pasur një rritje më të lartë se të tjerët, me 7.5%.

Më pas renditen teknikët, nëpunësit dhe në fund punëtorët e pakualifikuar dhe ata të bujqësisë. Për pagat e ulëta është shënuar dhe rritja më e lartë në 2017-n (shiko grafikun e dytë).

Paga e lartë, këto janë sektorët ku paguhen më shumë punonjësit Read More »

Shqiptarët e Kosovës hyjnë pa kontrolle në Shqipëri, propozimi vjen nga politikanët kosovarë

Pika kufitare e kalimit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë më kontrolle për kalimin e qytetarëve. Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës me 73 vota gjatë ditës së sotme.

Marrëveshja mes dy vendeve që parashikon të mos ketë kontrolle u propozua nga deputeti i PSD Dardan Molliqaj. Në marrëveshje thuhet se nuk janë duke i hequr kufijtë, por heqjen e kontrollit për qytetarët të dyja vendeve. Ai shtoi se po kërkojnë që lëvizja të jetë pa kontroll. Pikat e kontrollit kufitarë të Vërmicës, Qafë Prush dhe Qafë Morinë janë objekt i marrëveshjes.

Në Kuvendim e Kosovës ka pasur debate të ashpra nga deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, i cili e ka quajtur debatin për hapjen e kufirit me Shqipërinë si  diskutim  të pavlerë. Marrëveshja pritet që pranohet midis dy vendeve e më pas të vihet në zbatim. Nga kjo marrëveshje pritet që të lehtësohen radhët e gjata të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto radhë bëhen problematike sidomos gjatë muajve të verës.

Shqiptarët e Kosovës hyjnë pa kontrolle në Shqipëri, propozimi vjen nga politikanët kosovarë Read More »

Qenka e vërtet: Blendi Fevziu flet për largimin nga TV Klan

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij shumë i ndjekur “Opinion” pas 20 vitesh në TV Klan, do të shkojnë në Top Channel.
Sipas “Gazeta Tema” kjo zhvendosje po ndodh pasi Fevziu ka probleme me Aleksandër Frangaj dhe fërkimet mes tyre kanë nisur pas disa intervistave të gazetarit ku është shprehur i pakënaqur dhe ka treguar ofertat e reja.

U tha gjithashtu se “Opinion” do të transmetohet në Top Channel nga e hëna në të enjte në orar prime time dhe se Fevziu ka siguruar një kontratë më të shtrenjtë se në Klan.

I kontaktuar nga “Aplenews.al, Blendi Fevziu është shprehur: “Ende nuk kam vendosur” duke lënë të kuptohej se zërat janë të vërtetë.

“Kam biseduar me Top Channel”, ka thënë gazetari i pyetur nëse ka patur një ofertë konkrete.

Qenka e vërtet: Blendi Fevziu flet për largimin nga TV Klan Read More »

Kush është qytetari nga Lezha që dhuron shtëpinë 2 katëshe për 6 vajzat jetime nga Kukesi nëse duan të jetojnë në Lezhë

Rasti i 6 vajzave jetime nga Kukesi na ka prekur te gjitheve pasi eshte me te vertete nje histori teper e trishte.

Shume njerez jane sensibilizuar per ti ndihmuar ku nje nisme te tille e mori edhe Noizy per grumbullimin e 40.000 eurove.

Te shumte kane qene edhe ato te cilet nje status apo nje dedikim e kane bere edhe per te rene ne sy.

Por ky nuk eshte rasti i Arben Fushes nje qytetari nga Lezha i cili banon ne Kryqytet. Pronari i disa bizneseve te vogla baba i 5 vajzave eshte prekur nga historia.

Ai duke ndjekur emisionin Opinion ju ka derguar menjehere mesazh duke qene i gatshem te dhuroje shtepine e tij 2 kateshe ne Lezhe e mobiluar totalisht.

Por revolta e tij nuk ka vonuar kur nga televizioni ne fjale nuk i eshte kthyer asnje pergjigje per te marre kontakt me vajzat.

I kontaktuar nga shqiperiaime Arben Fusha eshte shprehur i gatshem te dhuroje shtepine nese ato duan te jetojne ne lezhe.

“Jam i gatshem ta dhuroj nese ato duan te jetojne ketu, shtepia eshte teresisht e mobiluar dhe ne gjendje super te mire. Jam vete baba i 5 vajzave.

Nuk jam ndonje pasanik i madh por e ndjej ta bej nje gje te tille. Une dhe familja ime duam qe edhe ato te kene nje strehe ku te jetojne u shpreh Arbeni”/Shqiperiaime.al

Kush është qytetari nga Lezha që dhuron shtëpinë 2 katëshe për 6 vajzat jetime nga Kukesi nëse duan të jetojnë në Lezhë Read More »

Pyetjet seksuale për fëmijët në shkollat 9-vjeçare, reagojnë prindërit: Është e turpshme

Nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç kanë plotësuar në shkolla një pyetësor me qëllim vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore.

Por, në morinë e pyetjeve, gjen edhe nga ato që lidhen me seksin. Pyetje konkrete, nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe cila ka qenë menyra.

Diskutimet mes prindërve dhe fëmijëve për marrëdhëniet seksuale mbeten tabu në shoqërinë shqiptare. Megjithatë, kundër bisedave të tilla intime janë edhe të huajt.

“Është e turpshme, por nuk di nëse në klasën e vajzës time është bërë një pyetësor i tillë.

Kjo e drejtë i përket fillimisht prindërve, që t’u mësojnë gjithçka fëmijëve të tyre, edhe mbi çështje që lidhen me marrëdhëniet seksuale, ndërsa shkolla ndihmon ndihmon prindërit në këtë rast.

Nuk do preferoja që fëmijës tim t’i bëhen këto pyetje. Për mua është shumë herët, sepse ata thonë që duhet të blesh edhe librat jashtëshkollorë për marrëdhëniet seksuale. ju vetë flisni me fëmijët për marrëdhëniet seksuale? Jo!”, thonë prindërit.

Po përfaqësuesit që mbrojnë të drejtat e fëmijëve çfarë thonë për këtë rast?

“Rekomandimi është që të mos kalohet në pyetje specifike që kanë të bëjnë me mënyrën sesi kryhet seksi, si nga OBSH, edhe nga organizata të njohura ndërkombëtare, që merren me pyetësore profesionalë.

Një pyetje shumë subjektive edhe për një të rritur jo më për fëmijët, për të cilët studimet thonë se në moshën 15 vjeç nuk kanë hyrë ende në marrënie seksuale”, thotë Altin Hazizaj, Drejtues CRCA.

Ekspertët thonë se pyetje të tilla specifike, për mënyrën sesi 11, 13 apo 15 vjeçarët bëjnë seks janë kategorkisht të ndaluara në botë.

Madje, çdo studim shkencor duhet të ketë një person që mban përgjegjësi juridike dhe etike, nëse konstatohet se janë shkelur të drejtat e fëmijëve, si në rastin e pyetjes: çfarë lloj seksi bëni, duke ofruar edhe alternativat përkatëse.

Por, Ministria e Arsimit tha se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës përfshirë edhe Kanadanë dhe se pyetjet për sjelljet seksuale u janë adresuar vetëm 15 vjeçarëve.

Pyetjet seksuale për fëmijët në shkollat 9-vjeçare, reagojnë prindërit: Është e turpshme Read More »

U akuzua për censurë, shpjegon arsyjet pse nuk u botuan të plota fotot e Grida Dumës

Një përgjigje jo e detyruar, por për hir të transparencës, kuriozitetit të kolegëve dhe atyre që ndoshta nuk morën atë që pritej, si redaksi i detyrohet jo vetëm një sqarim, por më shumë sesa një sqarim.
Sot në mesditë në redaksinë e CNA mbërritën disa foto të disa personazheve të rëndësishëm politikë në vend. Disa foto të deputetit Ervin Salianji, disa foto të zonjës Grida Duma dhe foto të tjera, por përtej kësaj edhe disa materiale shtesë në lidhje me një video të publikuar prej nesh disa kohë më parë, midis deputetit Ervin Salianji dhe shtetases G.D, një bisedë që zhvillohej në ambientet e Parlamentit.

Sot ne paralajmëruam publikimin e materialeve të tjera dhe publikuam vetëm dy foto të fundit të cilat ishin marrë diku rreth mesditës dhe për të cilat ne kishim shumë dyshime. Por në fakt ne i publikuam ato thjeshtë si disa foto normale pa asnjë gjë të keqe, që ndoshta më shumë i përkisnin rubrikës rozë.

I nevojshëm sqarimi është jo vetëm për kolegët e “Pamflet-it” apo e medieve të tjera që prisnin foto totalisht pa censurë ashtu si  kemi vepruar këto vite. Ne jemi pa censurë dhe do të vazhdojmë të jemi pa censurë, por fotot dhe publikimi i tyre në fakt do të shkelte etikën tonë. Këtë e themi sepse edhe disa foto të zotit Salianji janë private, krejtësisht dhe të zonjës Duma apo dhe foto të tjera, për të cilat askush, jo ne, por askush nga mediet nuk ka të drejtë t’i publikojë.

Dikush do të pyes ku ndryshon zbutja juaj në rastin e agresivitetit që keni pasur në videon e Salianjit me shtetasen G.D. Këtë po e sqarojmë me dy fjali.

Së pari në videon Salianji-G.D gjithçka është e regjistruar, është autentike dhe është bërë në ambientet e Parlamentit. Pra qytetari nuk është është njeri i thjeshtë, por është përfaqësues i popullit deputet i zgjedhur që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Kurse në rastin e fotove të ardhura në redaksinë tone të cilat ne nuk pranuam t’i publikojmë, por zgjodhëm vetëm dy prej tyre dhe refuzuam për t’i publikuar ato apo për t’i mbajtur, kjo erdhi sepse ishin totalisht foto private dhe intime të qytetarëve të thjeshtë.

Pra ne nuk mund të cënojmë dhe të shkojmë tek jeta private, tek vila e dikujt në Qerret, tek hyrja e pallatit në Tiranë, vila të tjera, hyrje të tjera hotele, motele apo histori të tilla që ne nuk na duhen aspak.
Ajo që na duhet ne është historia dhe sjellja politike. Përtej saj ne nuk kemi asnjë lloj dyshimi dhe jemi të qartë se kjo nuk është censurë, por është liri e tyre private, pra e çdo qytetari qofshin këta deputetë, ministra që do shohin jetën e tyre.

Dhe ne zgjodhëm që këto foto të mos i publikojmë vetëm për këtë arsye. Njerëzit kanë jetën e tyre private dhe ne duhet ta respektojmë atë, ashtu sikundër ne do të jemi të gatshëm dhe shumë agresivë që të publikojmë gjithçka nga ato materiale të cilat nuk cënojnë jetën private të askujt.

Këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë dhe gjithmonë do t’i qëndrojmë këtij parimi.

U akuzua për censurë, shpjegon arsyjet pse nuk u botuan të plota fotot e Grida Dumës Read More »

Skandali i tenderave në portin e Durrësit, gjyqtarja vendos vetëm “detyrim paraqitje” për të dyshuarit

Dëmi ekonomik i shkaktuar me disa tenderë për blerjen e mjeteve çon nën akuzë ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës dhe 9 vartësit e tij, anëtarë të komisionit dhe të sektorëve përgjegjës për procedurat e tenderimit dhe vlerësimit të ofertave.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit dhe Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, në funksion të procedimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera, kanë ekzekutuar 10 vendime të Gjykatës së Durrësit, për zyrtarë apo ish-zyrtarë të Autoritetit Portual.

Prokuroria kërkoi arrestimin e 5 prej zyrtarëve të dyshuar dhe masën “arrest me bug”, por gjyqtarja e çështjes, Eda Kaja, nuk pranoi dhe hodhi poshtë masat e arrestit për këtë grup zyrtarësh, me në krye ish-drejtorin Aleksandër Lipivani.

Por ndërsa u kërkua ekstradimi i tij pas arrestimit më 11 tetor 2017, gjyqtarja Kaja vendosi “detyrim paraqitje”, kundrejt garancisë bankare.

Gjyqtarja pasi vlerësoi masat, vendosi vetëm “detyrim paraqitjeje” për të dyshuarit. Vendimi është marrë nga e njëjta gjyqtare që pak muaj më parë liroi nga qelia turkun Muhammet Yasir Aydogmus, 41 vjeç, që u kap pa dokumente të rregullta dhe kërkohej si terrorist nga drejtësia e Turqisë.

Ky procedim erdhi pas kontrollit që kishte bërë Ministria e Energjetikës dhe Trasportit, ku rezultonin me shkelje dhe shpërdorime të ligjeve në tendera etj.

Konkretisht janë gjetur shkelje në tenderin e blerjes së një automjeti, një ambulance dhe një zjarrfikëseje për nevojat e portit.

Të proceduarit janë përveç ish-drejtorit 42-vjeçar Lipivani, edhe S.T., 58 vjeç, ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, N.H., 61 vjeç, inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike, L.K., 51 vjeçe, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor, E.K., 33 vjeç, jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike, J. R., 35 vjeçe, juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike, A.M., 53 vjeç, ish-jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike, A.K., 36 vjeç, drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Sh.Xh., 55 vjeç, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë dhe Y. K., 66 vjeç, ish-specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike.

Për zyrtarët ende në detyrë është marrë vetëm masa e pezullimit nga detyra, por do hetohen në gjendje të lirë.

“Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik.

Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit.

Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to.

Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit”, thuhet në dosjen penale.

Skandali i tenderave në portin e Durrësit, gjyqtarja vendos vetëm “detyrim paraqitje” për të dyshuarit Read More »

Deputet, varfëria nuk ka nevoje për rrogën tënde!

Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë.
Shkruan Danjela Bonollari

Po shoh një entuziazëm të pamasë në rrjete sociale mbi faktin se një deputet ka dhuruar pagën e çdo muaji për mandatin e mbetur si ligjvënës në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë në Kukës. Për t’u përshëndetur posi! Ky apo këta ‘heronj’ tashmë të rrjeteve sociale fitojnë famë e ndoshta një mandat të ardhshëm deputetllëku që do i shtojë pasurinë, reputacionin etj…

Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë. Shteti social që trumbetojnë çdo ditë pushtetarët tanë duhet të ketë e t’i sigurojë automatikisht politikat sociale për shtresa si këto në nevojë. Jo vetëm atë pensionin e mjerë që merr një fëmijë kur i vdes babai, por te ardhura për llogaritura mire sesa shpenzime mesatare mund te kenë motrat për ushqim, veshje, arsimim, një kujdestare ose shtëpi kujdesi për to.

Shqipëria nuk ka vetëm 6 motrat jetime, por ka qindra e qindra familje me fëmijë të sëmurë, jetime, prindër të paaftë të kujdesen për fëmijët me shtëpi që po u shemben mbi koke. Rrojnë me 50 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk mjafton një rroge deputeti të mbylle këto halle të përditshme, asnjë shtëpi e dhuruar nga ‘X’ biznesmen. Se nesër sërish lind pyetja për mbijetesën. Duhen politika të zgjuara sociale. Duhet që çdo taksë që vilet nga shteti nuk ngurron ta shtojë nga viti ne vit, ta përkthejë në shërbim e ndihmë sociale. Nuk duhet që një familje e varfër në ekstrem me pamundësi të ardhurash të presë të vije një kamera e një mikrofon para gojës që të bëjë publike hallin për bukën e përditshme.

Duhet shteti të trokasë ne këto dyer. Sapo 6 fëmijë mbeten pa nene e baba, zyrat përkatëse duhet te kryejnë çdo shërbim, t’u çojë madje dhe psikolog. Ky është shteti social, ky është shpëtimi përfundimtar për familjet e varfra qe sot rrisin fëmijët me ujë, miell e sheqer.

Po a ka ligje? Deputetet qe bëjnë show duke falur rroga, a kane mundësi te krijojnë njëherë të vetme një draft te posaçëm për familjet me nevoja kritike, ose te propozojnë një të tillë? A kanë mundësi qe ata zyrtarucë të mbyllur ne ministrirat e Punës e Çështjeve Sociale të trajnohen jashtë në shtete perëndimore ku të huazojnë politikat e tyre sociale e t’i adoptojnë bukur në atdheun e tyre? Ti mbushin boshllëqet ligjore qe sjellin përplasjen e derës së shtetit për varfanjakun dhe çeljen paturpësisht te ndihmës ekonomike e kredive të buta për deputetë e politikanë të pastrehë.
Dhe çfarë ndodh kur shteti është inegzistent?

Ka pasur raste kur fëmijë të tillë janë trafikuar. Askush nuk i ndal dot keqbërësit. Ke lypës në çdo rrugë të çdo qyteti, por dhe hajdutë. Ka raste vetëvrasjeje plot, kur mjerimi është kthyer ne depresion të pashmangshëm. E plot ngjarje të dhimbshme. Deri tek trokitja në media. Një kronikë në lajme të shpëtojmë ‘X’ hallexhi. E nëse ka fat del një Y bamirës. E ku është shteti social këtu?

Boshllëqet në ligj po i përdorin për show organizatat bamirëse që dalin më të forta se shteti që aspiron anëtarësimin në BE e tek tuk ndonjë deputet që fal rrogën në vend që të bëjë punën e ligjvënësit.

Ndaj z. politikan, o bëj punën për të cilën je votuar, të nxjerrësh popullin nga varfëria, ose lere atë mandat bashkë me kolegët dhe pranoni se nuk bëni dot shtet. Por boll më, mos e bëj sylesh atë që të ka dhënë votën. Nuk ka nevojë për rrogën tënde, por do atë çfarë i takon me ligj një individi të lirë që po jeton në një shtet në zemër të Europës!

Deputet, varfëria nuk ka nevoje për rrogën tënde! Read More »