Aurora

Ulliri 500 vjeçar në Gjorm (VIDEO)

Duket si diçka e pabesueshme, por është e vërtetë. Një ulli mbi 500 vjeçar ndodhet në fshatin Gjorm të Kurbinit.

Perimetri i trungut është deri në 13 metra, ose diametri mbi 4 metër Ulliri jep akoma frute dhe vazhdon rritjen.

Cilësohet një nga ullinjtë më të hershëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Vendi përreth dhe e gjithë ullishtja janë të mbushur me themele banesash dhe qeramika që vertetojnë hershmerinë dhe vendbanimin e fshatit.

Studuesit kërkojnë që ky ulli të shpallet monument natyre apo kulture dhe të vihet në mbrojtje nga shteti.

Në Gjorm të Kurbinit ka shumë ullinj që tregojnë për kulturen e hershme të banoreve për një jete me cilësi.

Ulliri 500 vjeçar në Gjorm (VIDEO) Read More »

Autori më i vjetër shqiptar i Italisë, shkrimtar dhe meshtar i shquar

Me datë 6 maj të vitit 1619, u nda nga jeta prifti arbëresh dom Lukë Matranga (1576-1619) në Horë të Arbëreshëve. Papas Lekë a Lukë Matrënga është autori më i vjetër arbëresh që njohim deri më sot. Dom Lukë Matrënga (siç e quan edhe atë Justin Rrota në veprën “ Per historìn e Alfabetit Shqyp”, Shkodër 1936 e jo ‘Lekë’ siç shkruhet në shumë libra letërsie) u lind në Horë të Arbëreshëve në Sicili.

Pasi kreu studimet filozofike e teologjike në kolegjin e Shën Athanasit në Romë, u kthye në Sicilinë e tij të lindjes, ku shërbeu si prift. Në vitin 1592 përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë katekizmin e jezuitit atë dr. Ledesma me titull “E mbesueme e kërshterë” “Embuesueme e Chraestere” e Lukë Matranges ( Doktrina e Krishterë).

Kjo vepër me 28 faqe që ka rëndësi shpirtërore e katekistike për historikun e kishës arbëreshe, përveç rëndësisë e vlerës letrare. Kjo vepër përfshin një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar shqip, si dhe vetë katekizmin, është pra një doracak fetar për doktrinën e krishterë në formë pyetje-përgjigje.

Kjo vepër është e rëndësishme edhe për dokumentimin e një faze të vjetër të të folmeve të arbëreshëve të Sicilisë. Ajo paraqet interes edhe për vjershën e shkurtër botuar në atë vëllim, dokument i parë i botuar i vjershërimit shqip. Një prej dorëshkrimeve qe botuar edicioni i Doktrinës me shënime të Prof. M. La Piana në revistën ‘Roma e l’Oriente’ – 1912. Ja një fragment i shkurt poetik shkëputur nga teksti i Matranges te Këngë e Përshpirtshme:
Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,
të mirë të krështë, burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;
e lum kush e kujton se ka te vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për blje të tij e për vëlla.

Autori më i vjetër shqiptar i Italisë, shkrimtar dhe meshtar i shquar Read More »

Pershendetja si shterngim i duarve,deshmon Besen, ne mes atyre qe dhan doren njeri tjetrit

Sami Pireva
Shkrim i pa edituar, me kerkese te autorit

Besa, me kultin e nderit është i lidhur edhe kulti i fjalës së dhënë ose siç njihet ndër shqiptar ‘kulti i besës’. Kjo është fjalë që nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga shqipja.

Shpesh në përkthime nga gjuha shqipe fjala besë duke mos pasur barazi kuptimore a frazeologji të ndonjë gjuhe tjetër, ajo jepet në formë shkrimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.

Pershendetja si shterngim i duarve deshmon Besimin e Besen ne mes atyre qe i dhan doren njeri tjetrit

pershendetja1

Kjo deshmi artifakt daton ne shekullin e ( V ) te p.e.s.
Gjetje arkeologjike ne Greqi, si menyre per te deshmue se jeni paqesor dhe pa arme.

Per kete menyre te pershendetjes shtrengimi i duerve, shkruen edhe Homeri te Iliada e Odiseja si nji demonstrimi i Beses (Besimit ) ne mes atyre qe i jepnin doren njeri tjetrit qe s’kishte armiqsi ne mes tyre po kishte paqe.

pershendetja2

Pershendetja si shterngim i duarve,deshmon Besen, ne mes atyre qe dhan doren njeri tjetrit Read More »

Kapet peshku i madh (Foto)

Një peshkatar ka dalë si zakonisht të peshkojë dhe ka arritur të kapë peshkun më të madh plotë 146 kilogramë.

Josh Roberts arriti të kapte një peshk me të vërtetë të madh, plotë 146 kilogramë, duke e mbyllur ditën me një fund tejet të lumtur.

Ky po që është një peshk i madh (FOTO)

Ishte me varkën e tij për peshkim, por rezultoi se ajo ishte shumë e vogël që ai të mban te mbi të peshkun e kapur.
Megjithatë, peshkatari e gjeti zgjidhjen duke e lidhur peshkun pas varkës dhe ia doli mbanë.

Kapet peshku i madh (Foto) Read More »

Ju ftojmë të gjithëve në hapjen zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” (Video)

Ju ftojmë sonte me datë 11 Maj, ora 20:30 në shëtitoren përgjatë bregdetit (Lungomare)

Nën ritmet e muzikës së këngëtarëve të mirënjohur shqiptar ,me një atmosferë magjike, ju ftojmë të gjithëve në Hapjen Zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” Me datë 11 Maj,ora 20 : 30 në shëtitoren përgjatë bregdetit (Lungomare) festojmesebashku  sezonituristik vloraturistike !

Ju ftojmë të gjithëve në hapjen zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” (Video) Read More »

Vettingu ‘’falimeton’’ gjyqësorin, Kuvendi bën thirrje të hapet Magjistratura

Largimi i një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh nga sistemi pasi nuk kaluan filtrat e Vettingut për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, ka bërë që gjyqësori të përballet me vakanca të paparashikuara. Kuvendi ka propozuar një mekanizëm zhbllokues me qëllim plotësimin e boshllëqeve nga largimi i gjyqtarëve.

Projektligji i deputetëve të maxhorancës Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati parashikon hapjen e pranimeve në Shkollën e Magjistraturës. Ky ndryshim në ligj do të vlejë deri në krjimin e KLGJ-së dhe KLP-së, dy institucione që përcaktojnë kuotat në gjyqësor dhe prokurori.

Në godinën e murrme, që dikur shihje të ngjiteshin qytetarë, palë të interesuara apo edhe deputetët, tashmë nuk sheh thuajse askënd. Të fundit që ngjitën shkallët e institucionit kushtetues ishin deputetët e Bundestagut Gjerman.

Se kur do të nisë gjykata nga funksionimi këtë nuk di ta thotë askush me siguri. Por ajo që mund të thuhet është se u deshën vetëm dy vite që Kushtetuesja të binte.
Vitore Tusha është e vetmja që e ka kaluar deri më tani “vetting”-un, por qëndron në detyrë, edhe pse mandati i ka kaluar prej kohësh./Shqiptarja.com

Vettingu ‘’falimeton’’ gjyqësorin, Kuvendi bën thirrje të hapet Magjistratura Read More »

Kujdes: Këto shenja tregojnë se ju kanë bërë magji dhe ja se çfarë duhet të dini për të

Misteret e magjisë e cila i tejkalon kufijtë e dijes në të cilën shumica e njerëzve jeton, asnjëherë nuk është zgjidhur. Magjia duket që ka ekzistuar prej mijëra vitesh duke përdorur energjinë negative për t’i bërë keq njerëzve që nuk i duam.

Megjithatë magjistarët përdorin aftësitë e tyre për dy lloje magjish, e bardha dhe e zeza. Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve. Shpesh herë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.

Personat që besojnë tek magjitë shprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit. Nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Shpuarje në pjesët e trupit. Vështirësi në të ecur. Dhimbje në fund të shpinës. Dhimbje në shputat e këmbëve. Dhimbje koke të vazhdueshme. Vështirësi në frymëmarrje. Shkëlqim i lartë në sy. Dëgjimi i zërave të pakuptueshëm.

Ndjesia që po kontrollohesh. Ndjesia se po të thërrasin. Ëndrra të trishtueshme, veçanërisht me qen, gjarpërinj apo mace. Njolla në trup. Dyshim në çdo gjë. Harresa e tepërt. Humbja e dëshirës për të punuar. Humbja e dëshirës për të qëndruar me njerëz. Rrahje e shpejtë e zemrës e papritur. Fillosh të qash pa shkak, etj. Shumë persona me këto sintoma shkojnë tek mjeku por nuk gjejnë zgjidhje, edhe pse shpesh herë faji i lihet stresit të lartë. Shumë persona shpesh herë shprehen se nuk besojnë në magji, megjithatë përsëri kanë frikë prej saj.

Kujdes: Këto shenja tregojnë se ju kanë bërë magji dhe ja se çfarë duhet të dini për të Read More »

Hadarmataj, në kërkim të rrënjëve të shkarkimit: ja pse gjurmët të çojnë te mandati i zgjatur i Donald Lu-së

Largimi i kreut të Krimeve të Rënda vazhdon të komentohet fortë rreth 24 orë pas vendimit të Arta Markut.

Veç kontekstit politik, kur opozita e trajton shkarkimin e Hadarmatajt si me “urdhër nga lart”, ajo mendon që zonjës Marku nuk i takon ky akt pasi kështu merr kompetencat e Këshillit të Prokurorisë. Ky organ është ende i pandërtuar pret të mbyllet vettingu.

Duke u nisur nga fakti që Arta Marku u zgjodh në krye të organit të akuzës me tym e me çizme, çdo vendim i saj dukshëm do të kontenstohej nga pjesa që nuk e votoi. Ndaj dhe pritej nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që në vendime të ishte më e kujdesshme me shenja ekuilibri.

Rasti ishte pikërisht me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sektorin e vetëm që ka mbetur prej kohës Llalla, e ku është në proces dosja përvëluese Tahiri.

Në tetor, Hadarmataj kërkoi lejen për arrestimin e tij, gjë e cila nuk u pranua nga ana e mazhorancës që i dha të gjitha lejet për ta hetuar por jo për ta arrestuar.

Javën e shkuar Saimir Tahiri la mandatin e deputetit, vendim që ende nuk është zyrtarizuar prej KQZ-së. Pra procedurialisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka mundësi të kërkojë arrestin e Saimir Tahirit, ngaqë zyrtarisht ish-ministri është ende deputet.

Shkarkimi i Hadarmatajt, pikërisht pa u zyrtarizuar largimi i Tahirit, logjikisht që do përdorej nga opozita, pasi ai ende nuk e kishte mundësinë për t’i dërguar gjykatës një kërkesë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Po përse atëherë Arta Marku mori një vendim kaq demonstrativ për ta shkarkuar vartësin e saj tek Krimet e Rënda, akt që në një farë mënyrë u mbështet edhe nga mentorja e Kryeprokurores, ambasada e SHBA-së në Tiranë?

Deri tani ka disa të dhëna kontradiktore. Qarqe të mazhorancës shkruajnë se Hajdarmataj u largua se nuk po ecte përpara në përpilimin e dosjes ndaj Adriatik Llallës, ndërsa qarqe nga opozita shprehen se e gjitha ndodhi për të mos arrestuar Saimir Tahirin.

E ndërkohë, një tjetër version ofroi dhe kryeministri, sipas së cilit Hadarmataj ka ka tentuar të mbyllë – “taposë” tha Rama – hetimet për kokainën. Një akuzë që është shumë e fortë dhe natyrisht duhet pritur për reaksionet e saj.

Por ajo që vjen përtej qarqeve politike në vend, sipas burimeve diplomatike mësohet se bëhet fjalë për një operacion shumë të madh që ka ndërmarrë DEA dhe Interpoli për të hetuar krerët e narkotrafikut shqiptar në Europë dhe Amerikë Latine.

Sipas disa të dhënave shumë të rëndësishme nga agjenci ligjzbatuese të huaja, ka ndodhur praktikisht kjo panoramë:

Krimi shqiptar në Perëndim, pra shpërndarësit e drogës në Europë që kishin krijuar në vite një klientelë në shitjen e heroinës dhe drograve të lehta, pas vitit 2007 u futën në tregun e kokainës.

Futja në këtë treg ndodhi nga lart; pra qarqe të organizatave të fuqishme mafioze në Itali por edhe në Shqipëri, të lidhura në politikën financuan operacionet e blerjes së sasive të mëdha të kokainës në Amerikën Latine e cila u shit nga rrjeti tashmë i krijuar.

Dhe fitimet e mëdha erdhën ose në Tiranë ose në Itali, te “shefat e mëdhenj”.

“Togerë” të rrjetit të mafias së kokainës u shpërndanë në vite në qarqet e politikës duke financuar dhe krijuar lidhje me deputetë, zyrtarë, por edhe bankierë të njohur në vend, natyrisht duke u ekspozuar si operatorë financiarë ose ndërmjetës në sjelljen e investimeve të huaja.

Por gjithçka ka rënë në rrjetën e DEA-s amerikane, e cila vetëm vitin e shkuar e “qepi” totalisht planin e depërtimit të narkotrafikut në politikë, financë dhe shoqërinë shqiptare.

Tashmë ajo thjesht do të zbatojë ndjekjen penale të këtyre aktorëve, madje mësohet se ka me vete edhe pjesë të rëndësishme të ambientit të narkomafias e cila është penduar.

Një përpjekje për të eleminuar dëshmitarët vitin e shkuar, siç ndodhi me Ilir Hidrin në Ekuador dhe disa të tjerë para pak kohësh, mendohet se nuk ka ndikuar fare në planin e madh.

Dhe ka shumë gjasa që heqja e kreut të Krimeve të Rënda, ashtu edhe të tjerëve që pritet të largohen këto ditë, të jenë pjesë e planit të madh.

A do të kontestohen gjithë këto lëvizje nga politika?

Ka shumë gjasa se po; por nga ana tjetër duket se ajo nuk mund të lëvizë një proces që duket i pakthyeshëm dhe varet nga vullnete më të forta.

Jo më kot Donald Lu-së iu zgjat mandati në mënyrë të paprecedentë. /tesheshi.com/

Hadarmataj, në kërkim të rrënjëve të shkarkimit: ja pse gjurmët të çojnë te mandati i zgjatur i Donald Lu-së Read More »