Aurora

Ndërkombëtarët kërkojnë arrestime “VIP”, nisin kërkimet për kreun e SPAK

Partnerët ndërkombëtarë vijojnë të këmbëngulin për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe arrestime “VIP”. Shpeshherë, përfaqësues të lartë të vendeve partnere të Shqipërisë kanë artikuluar se duhet të thellohet lufta antikorrupsion dhe një gjë të tillë ia bënë të ditur edhe gjatë ditës së djeshme ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kjo e fundit kishte shtruar një tryezë së bashku me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian për t’iu raportuar për planin e qeverisë për dy-vjeçarin e ardhshëm për të shfarosur fenomenin e korrupsionit.

“Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion raportova përpara ambasadorëve të vendeve të BE, lidhur me gjithçka kemi bërë në drejtim të masave për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, si një nga prioritetet qeverisëse dhe po ashtu një kriteret bazë për ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit. U ndala në veçanti në ngritjen e dy strukturave shumë të rëndësishme për zbatimin e strategjisë antikorrupsion, që janë Komiteti Koordinator ministror, në të cilin çdo ministri përfaqësohet në nivel zv/ministri dhe Task Forca ndërinstitucionale, e cila është përgjegjëse për inspektime ndërinstitucionale dhe është tashmë operative”, tha ajo në rrjetet sociale.

Ministrja e Drejtësisë kërkoi më shumë angazhim nga të gjithë gjithëve, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët. “Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar përfshirjes në këtë aksion të gjerë antikorrupsion, të sa më shumë aktorëve, përfshirë shoqërinë civile, përfaqësuesit e biznesit dhe komunitetin ndërkombëtar.

Angazhimi i tyre do të ndikonte në rritjen e transparencës së aktivitetit qeveritar dhe për këtë qëllim është iniciuar një proces konsultimesh të vazhdueshme me përfaqësuesit e këtyre aktorëve”, nënvizoi Etilda Gjonaj. Sakaq, sipas informacioneve të gazetës, ambasadorët e vendeve të BE i kanë kërkuar ministres që ky të mos mbetet vetëm plan apo prioritet i qeverisë, por lufta kundër korrupsionit të shënojë rezultate të prekshme dhe të dukshme, sidomos në nivele të larta. Pra, ata kanë kërkuar që shqiptarët të kenë mundësi të “prekin” arrestimet “VIP”, shkruan “Sot”.

Nisin kërkimet për kreun e SPAK

Partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar edhe në krijimin e organeve të reja të drejtësisë, siç është Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Sipas të gjitha gjasave, këto dy organe, në kuadër të reformës në drejtësi, do të jenë gati gjatë ditëve të vjeshtës. Për këtë arsye, sipas informacioneve, ndërkombëtarët kanë nisur nga puna për të kërkuar një person që përmbushë kriteret për të mbajtur postin e kryeprokurorit të SPAK, i cili do të ketë në dorë edhe goditjet e korrupsionit në nivele të larta.

Duke qenë se kriteret për t’u bërë pjesë e strukturës SPAK dhe BKH janë të shumta dhe mjaft të ashpra, personat që i përmbushin këto kritere janë të paktë, pasi kërkohen edhe shumë vite eksperiencë. Për këtë arsye, burimet i pohuan gazetës se ndërkombëtarët, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për të piketuar ata pak persona që i plotësojnë të gjitha kushtet.

Më pas, më të përshtatshmit për tu bërë kryeprokuror i SPAK do të futen në një fazë testimi dhe më i miri prej tyre do të fitojë postin. Nga ana tjetër, mësohet se janë trajnuar tek Akademia e Sigurisë një pjesë e stafit mbështetës të SPAK, si juristë, specialistë IT, etj. Siç duket, punët po ecin në një drejtim të tillë ku po hidhen bazat për ngritjen e SPAK dhe pritet që kjo ditë të mos jetë shumë e largët./Pamfleti

Ndërkombëtarët kërkojnë arrestime “VIP”, nisin kërkimet për kreun e SPAK Read More »

Fatos Nano nuk i ndahet Ramës, e ndjek në çdo hap

Ish kryeministri Fatos Nano  mbahet mend si lideri historik i Partisë Socialiste, drejtimin e të cilës e ka mbajtur për rreth 13 vite. Edhe pse ka kohë që është tërhequr nga drejtimi i saj dhe nga politika në përgjithësi, si duket Nano nuk i ndahet pasardhësit së  tij, Edi Rama.

Mjafton një kontroll i shkurtër në Instagramin e tij zyrtar, për të kuptuar që Nano nuk i  ndahet Ramës, të cilin e ndjek së bashku me disa figura të tjerë të PS-së.

Fatos Nano nuk i ndahet Ramës, e ndjek në çdo hap Read More »

Femijeve … Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj

Femijeve…

Duam qe vetem per nje cast te mbetemi larg te zakonshmes monotoni dhe rutine qe dita na rremben  dhe na dengdis ne binjaket dite pasardhese. Te shpetojme nga te tmerrshmet lajme, kronika dhe politike… Dhe te kthejme “syte e mendjes” tek embelsia dhe kuptimi i jetes…tek femijet…
…”Ne jemi gjelberimi i mamit dhe i babit “…te thone ata nen tingujt e kenges… Jeni gezimi dhe pasuria e jone, i pergjigjet cdo prind femijes se tij… Jeni gjithesia, lumturia, dashuria qe nuk shprehet dot…Jeni krijesa me e bukur ne bote…
Perballe femijes, gjithekush merr frymezim, lodron, kendon dhe me ta gjen qetesine…Harron stresin, brengat dhe trishtimin, postin, profesionin dhe burr’nimin. Ja pra, pse ne duam qe per nje cast te vetem sot, te harrojme gjithshka qe ne te zakonshmen dite bejme. Te zbresim njeheresh shume vite, nga prinder ne shoke, dhe si bashkemoshatare me ta te luajme… Te kendojme duet, trio a kuartet, me tra la la a hopa hopa, pune e madhe se edhe te stonuar…Pastaj valles t’ja hedhim te gjithe, te hargalisur dhe kapur per duar. Te shtrihemi me ta sheshit pa teklif. Te hidhemi e perdridhemi, te rrokemi acik, pa patur as ndroje, turp a namuz…
…Eh sikur per nje cast te behemi si femijet, nuk ka me bukur…Ne djall le te veje e merzitshmja rutine, ne djall dhe me tej dhe politika e madhe… Te flakesh tej cdo karriere dhe ofiq, pa lene menjane gjithe partite me partiaket e lige…
..Sepse femija eshte celesi i gjithshkaje, qe te hap pa ngurim madheshtine e jetes, qe nga hyjnia si hyjni ka marre bekimin dhe emrit prind i ka dhene kuptimin. Femija eshte paqja me e bukur ne bote, qe gjithe armiqsite i ka fshire me nje guisje, qe zjarret e luftrave i ka shuar ne cast, pa “gek dhe mek” u ka dhene vec bitisje…
…Ndaj sot per nje cast, me plot deshire ne harruam te tmerrshmet lajme, kronika dhe politike…per t’ju kushtuar ne keto pak rreshta embelsise se femijeve…Megjithese sot eshte festa e tyre, gezimet ata duhet ti kene perdite…

Femijeve … Nga Genc Demiraj Read More »

Hyn në një zonë të rrezikshme , shpëtohen 7 turistët polakë në Tropojë

Shpëtohen 7 turistët polakë në Tropojë pasi hyn në një zonë të rrezikshme. Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jetën në Maskollatë të Tropojës, të cilët janë shpëtuar nga punonjësit e kantierit të kompanisë Gener 2 nën drejtimin e specialistit të sigurisë.

Turistët duke dashur të ndjekin shenjat e shtigjeve për hiking (ngjitje në mal) kanë përfunduar jashtë shtegut të sigurt të paracaktuar duke përfunduar në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 m larësi, në rrezik për jetën. Duke u gjetur në gjendje paniku turistët kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë.Punonjësit e kompanisë Gener 2 u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të turistëve, duke vënë në dispozicion mjetet, angazhuar stafin dhe duke organizuar një evakuim të sigurt për ta. Gjatë operacionit të shpëtimit, turistet u zbritën me anë të një teleferiku të posaçëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.

Hyn në një zonë të rrezikshme , shpëtohen 7 turistët polakë në Tropojë Read More »

Manastirliu ka një mesazh për duhanpirësit në Ditën Botërore Kundër Duhanit

Ministrja e nis ditën me një ecje ndërgjegjësuese pranë liqenit artificial: Zgjidhni Shëndetin, JO duhanit

“Duhani të thyen zemrën” – Zgjidh Shëndetin, JO Duhanit”. Me këtë moto, në Ditën Botërore Kundër Duhanit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e nisi ditën me një ecje ndërgjegjësuese pranë liqenit artificial të Tiranës.

“Sot është një ditë për t’u ndërgjegjësuar për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit. Dhe këto rreziqe nuk janë të pakta. Duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare –që janë dhe tema e këtij viti- që kanë ndër shkaktarët kryesore duhanpirjen. Ndaj jemi këtu me miqtë tanë për të përcjellë mesazhin: Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin. Sepse, sic është edhe moto e këtij viti: Duhani thyen zemrën”, tha Manastirliu.

Në këtë iniciativë u bashkuan edhe personazhe të njohur të artit dhe ekranit, për t’I thonë JO Duhanit dhe për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.

Duhanpirësit janë rreth 4 herë më shumë të predispozuar për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare – të cilat edhe në Shqipëri, si në të gjithë Botën, janë shkaku nr 1 i vdekjeve.

Manastirliu ka një mesazh për duhanpirësit në Ditën Botërore Kundër Duhanit Read More »

Ish-deputeti na njeh me familjen me 1 Qershor: Sytë nga perëndia, mbase më bekon edhe me 3 fëmijë të tjerë?!

Ish-deputeti na prezanton familjen më 1 qershor: Me sytë nga Perëndia, mbase më bekon edhe me 3 fëmijë të tjerë

Sot me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, ish-deputeti i LSI njëherazi Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në LSI, Flamur Çelaj na ka prezantuar me familjen e tij, bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Por duket se dëshira e Çelajt është të ketë edhe tre fëmijë të tjerë, dhe këtë nuk heziton ta thotë hapur për të gjithë miqtë e ndjekësit e tij.

“1 Qershor , Sytë drejtuar nga perëndia, mbase më bekon edhe me 3 fëmijë të tjerë?!
Gëzuar festën e fëmijve”, shkruan ish-deputeti.

Ish-deputeti na njeh me familjen me 1 Qershor: Sytë nga perëndia, mbase më bekon edhe me 3 fëmijë të tjerë?! Read More »

Shpërthen demokratja: Dua të iki një orë e më parë nga Shqipëria, fatkeqësi që nuk më doli Lotaria Amerikane

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini pak kohë më parë u përfshi në një sherr me ish-deputetin Jemin Gjana.

E ftuar në emisionin 360 gradë në Ora News të gazetarit Artur Zheji ajo tha se nuk do të kishte dashur të largohej kurrë nga Shqipëria, por ndër të tjera Mezini thotë se vitet e dundit dëshiron të largohet një orë e më parë nga vendi ynë.

Mezini: Edhe unë jam një shqiptare që jetoj këtu.

Nuk kam dashur kurrë të emigroj.

Vitet e fundit nuk e kam gjetur më veten në këtë sistem shoqëror.

Bëj pjesë tek ai grup njerëzish që kam dëshirën, duke parë pamundësinë që ofron shoqëria, kam dëshirën të emigroj një orë e më parë nga ky vend.

Për herë të parë kam aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe fatkeqësisht nuk më doli.

Zheji: Do të linit çdo gjë?

Mezini: Çdo gjë! Kam mbaruar me rezultatet më të larta në universitetin publik.

Iu ofrova PD-së jo vetëm për interesat personale, por që më ngjallte shpresë.

Isha një e re që kisha dhënë kontribute. Në krye të 4 viteve kuptova që nuk ishte gjithçka meritokraci.

Shpërthen demokratja: Dua të iki një orë e më parë nga Shqipëria, fatkeqësi që nuk më doli Lotaria Amerikane Read More »

Kush është shqiptari që i konfiskuan 58 mijë dollarë në aeroport

Një shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Cleveland të SHBA-së ka hedhur në gjyq doganën se i kanë shkelur të drejtat e tij kushtetuese. Rustem Kazazi po udhëtonte drejt Shqipërisë me 58 mijë dollarë në çantë. Sipas 64-vjeçarit autoritetet doganore i kanë marrë paratë pa asnjë arsye, por thekson faktin se nëse dyshohet si trafikant apo si spastrues parash shteti duhet ta padisë.

Historia e tij në Amerikë ka bërë shumë bujë ku janë publikuar edhe mjaft artikuj për të. Në shkrimin e së përditshmes ‘’Washington Post’’ thuhet se agjentë doganorë kanë sekuestruar paratë nëpërmjet një procesi të njohur si konfiskimi i pasurive civile, një teknikë e zbatimit të ligjit që lejon autoritetet të marrin para në dorë dhe prona nga njerëz që nuk janë dënuar kurrë apo madje as janë akuzuar për një krim.

Po ashtu në këtë artikull theksohet fakti se 64-vjeçari Rustem Kazazi ka qenë oficer policie në Shqipëri dhe se ka ardhur në SHBA me lotarinë Amerikane. Ai thotë se paratë janë kursime të 10 viteve dhe se nuk i shte dërguar nëpër banka për shkak të kriminalitetit në Shqipëri dhe tarifave të larta të institucioneve financiare.

Ai dëshironte që në Shqipëri të kthehej për pushime dhe të rregullonte një pronë familjare, si edhe të blinte një banesë pushimi./Pamfleti

Kush është shqiptari që i konfiskuan 58 mijë dollarë në aeroport Read More »