Aurora

“Kokaina”, që tronditi politikën dhe drejtësinë. Lidhjet e djaloshit tropojan që fshihet në Gjermani

Plot 613 kg kokainë kokainë u sekuestruan më 27 shkurt në Shqipëri. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vendit tonë. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe do të transportohej drejt Italisë.

Droga ishte fshehur në një kontenier me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018. Operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa informacionet kishin ardhur edhe nga Gjermania.

Milionat në lojë dhe pas milionave natyrisht bandat e krimit u tronditën. Vetë ambasadori Donald Lu komentoi këtë operacion dhe e konsideroi pronarin e kontenierit Arbër Çekaj si “peshkun e madh”. Megjithatë burime për Pamfleti bëjnë me dije se djaloshi që manipulonte kokainën është E.Dezdari. Babai dhe xhaxhai o tij janë vrarë , por edhe pse zyrtarisht janë vrasje pa autor gjurmët çojnë te Fatmir Haklaj.

E. Dezdari njihet si mik i Olsi Ramës. Llalla, Hajdarmataj përmes një sekserit të tyre (biles tutor) eksponenent i krimit të organizuar, (Myftar Lumeshi) kohë më parë në këmbim të një shume marramendëse i kanë fshirë kërkimin ndërkombëtar këtij supertrafikanti të kokainës, që fshihet në Gjermani. Çështja “Kokaina” duket se do të çojë drejt qelive, kupolën e zyrtarëve të inkriminuar./Pamfleti

“Kokaina”, që tronditi politikën dhe drejtësinë. Lidhjet e djaloshit tropojan që fshihet në Gjermani Read More »

Çmimi i naftës në rritje e sipër, pritet të shkojë mbi 200 lekë/litër

Çmimi i naftës në tregun e brendshëm është shtrenjtuar me 5 lekë për litër ditët e fundit. Në pikat e tregtimit të Kastratit, operatorit më të madh në vend, një litër naftë shitet me 177 lekë për litër dhe një litër benzinë me 178 lekë, nga përkatesisht 172 dhe 173 lekë që tregtoheshin më parë. Në pikat e Eida Petroleum, i dyti më i madh, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 176 dhe 177 lekë për litër, ndërsa në pikat e Gega Oil me 175 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja e këtij shtrenjtimi lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi arriti tre ditë më parë në 77 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2014. Kjo pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do të vendoste sanksione ndaj këtij vendi.

Rënia e dollarit në tregun vendas, ku aktualisht këmbehet me 106 lekë, nga rreth 129 lekë që arriti më se një vit më parë, shkruan revista Monitor. Ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e naftës në vend, por operatorët pohuan se rritja në bursa ishte më e lartë se përfitimet që vinin nga dollari i ulët.

Parashikimet nuk janë shumë optimiste. Një rikthim në nivelet e 100 dollarëve për fuçi mund të jetë në lojë, kanë thënë analistët e Bankës së Amerikës, pasi një rënie e prodhimit të Venezuelës dhe reduktimi i eksporteve të Iranit si rrjedhojë e sanksioneve të reja të Iranit përkon me uljen e ofertës së udhëhequr nga OPEC dhe Rusia, shkruan Financial Times.

“Në rast se nuk arrihet një marrëveshje e re me Iranin përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ose nëse Rusiaa/OPEC e shtrijnë reduktimin e prodhimit edhe në 2019, tregjet globale të naftës mund të shtrëngohen më tej,” thanë analistët e Bankës së Amerikës. Banka rriti parashikimin për treguesin referencë global të naftës bruto, Brent, për vitin 2018 dhe 2019 në 70 dhe 75 dollarë për fuçi përkatësisht, por tha që ekzistonte gjithashtu rreziku që të shkojë në 100 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm.

Operatorët e tregut të brendshëm pohojnë se nëse këto parashikime materializohen dhe nëse vazhdon situata me Iranin deri në embargo të plotë, nafta në tregun e brendshëm do të shkojë brenda tre muajve të paktën në 195-200 lekë për litër.

Niveli më i lartë rekord i arritur i naftës vendase ishte në vitin 2012, me 190-200 lekë për liitër, kur ari i zi në bursat ndërkombëtare u tregtua mesatarisht me 112 USD/fuçi, nivelet më të larta historike. Por, në atë kohë taksa e qarkullimit në Shqipëri ishte 17 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër.

Shqipëria renditet ndër 20 vendet me çmimet më të shtrenjta të karburanteve në botë, sipas të dhënave të Global Petrol Price, të përditësuara në 7 maj. Ndërsa renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut. Të dhënat janë bazuar në informacionin mbi çmimin e benzinës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore.

Çmimi i naftës në rritje e sipër, pritet të shkojë mbi 200 lekë/litër Read More »

I patundur Donald Lu: Pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend

Ambasadori amerikan Donald Lu nuk ndalet me deklarata të forta për ato që quhen peshqit e mëdhej.

“Pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend”, ky ishte apeli i ripërsëritur i ambasadorit amerikan Donald Lu pas zhvillimeve të fundit në vendin tonë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata. Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar. Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.

Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda” , thuhej në deklaratën e shpërndarë në faqen e ambsadës ditën e shtunë.

Zgjatja e mandatit si ambasador dhe këmbëngulja e tij mbeten e vetmja shpresë për tronditjen e kastës së inkriminuar shqiptare.

I patundur Donald Lu: Pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend Read More »

Na tmerron një manifestim i LGBTI dhe jo bëmat e pederastëve të vertetë!

Në shtyp u themi gej apo ata të LGBTI. Kurse me njëri-tjetrin, pederastë. I fusim me një thes, qofshin femra a meshkuj. Pastaj të histerosur, çfarë nuk u këpusim. Ka qënë një traditë e jona kjo e diskriminimit dhe e përbuzjes. E kemi gjenetike. Dhe mbaj mend nga koha, ky komunitet ishte i identifikuar me lebrozët. Më tmerr e kemi se çfarë tjetri bën me jetën e vet, se sa faktin, çfarë bëjnë këta krye pederastët me jetën tonë.

Shkruan Ilir Levonja

Edhe sot, ka një vërshim klasik, të vjetëruar mbi prirjet seksuale të individëve etj. Njësoj siç e kishim dje për jevgjitët e mos më keq. Megjithëse ata ishin njerëz si ne. Ne me jevgjitin identifikonim brutalitetin tonë, atë dëshirën perverse për ta parë tjetrin të shkatërruar, lypsqar, të tallur etj. Dhe nisur nga një vështrim përciptas të pështiroset dita kur shikon se si plot njerëz të dalur, me pozitë, plot xhel flokësh e me ndonjë vëth në vesh. Pa përmendur titujt shkencor a doktoraturat, flasin më keq si shoqëria e gjirizit nga koha e persekucionit, përbuzjes dhe diskriminimit social. Dhe kjo është një traditë hori, zhurmë, e për më keq sillen ca argumenta a ngatërrohen arsyetimet me prishjen e familjes.
Lërini në punën e tyre pasi sa më shumë të çirreni aq më tërheqës i bëni. Vjen një moment ku çdo prind e di fare mirë që nuk ka asgjë në dorë për të ndaluar zgjedhjet e fëmijëve.

Ndofta duhen gjetur rrugë të tjera për të mbrojtur, megjithëse nuk është gjetje e saktë, fjala mbrojtur, por për të promovuar familjen. Nuk e di se nga e gjejmë gjithë këtë fuqi për të urryer. Nga ana tjetër këta pederastët i bëjmë burra shteti. Siç e bëm njërin dhe e mbajtëm me kokën lart për dyzetë e kusur vite në pushtet. Na tmerron një manifestim gej dhe nuk na tmerron fare fakti i një gejëzimi përshembull me mjekrat e besimit . Me ngritjen me para borxh të kulteve. Kam më gejëzim nga kjo. Ka më prishje familje kur shikon talebanë në rrugët e Shqipërisë së fustanellës, xhubletës etj.

Ka më gejëzim dhe prishje familje se konkluzioni i fundit që pas një dekade Shqipëria do të jetë me 860 mijë banor, me moshe mesatare 70 vjeçe… ka më gejëzim se këta që ju kanë budallepsur duke u sharë lart e poshtë me asht’ e gjak, nga, pragu e çfarë ka brenda tij. Një vend që sot ka botën atdhe dhe që të dëshpëron me një fakt të thjesht, 3 shqiptar që kokurojnë në një eveniment. Dje të tre i përkasin shteteve të ndryshme. Eshtë gejëzimi më i madh social i të gjitha kohërave. Nuk e kanë shkopin magjik ata që dalin hapur, me pankarta, a me hiret e jetës së tyre. Por këta që jargaviten pas prirjeve të tyre heteroseksuale me hiret tuaja.

Ata të rrugës, gejët, e kanë me veten, me jetën e tyre. Nuk ju prishin punë. Po si i bëhet me këta që hapen shalesh me organet tuaja. Kjo është çështja. Shkurt, ata kanë jetën e tyre. Po këtyre me jetën tonë si u bëhet. Më këtë tip shtetari që thotë, do ja japin këtij apo atij atdheun, kulturën, besimin, shtetin, institucionet etj…, se qeveria nuk lekë, nuk ka para. Kjo është seç është…

Na tmerron një manifestim i LGBTI dhe jo bëmat e pederastëve të vertetë! Read More »

Sondazhi gjerman “Konrad Adenauer”: PD dhe Basha rrezikojnë të humbasin të gjitha bashkitë dhe bastionet e saj

CNA.al dje publikoi një sondazh të realizuar prej gati 5 muajsh nga “Konrad Adenauer”, një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Sondazhi ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.

Sondazhi ka të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.

Sot po sjellim të tjera detaje të këtij sondazhi, të siguruar eksluzivisht nga CNA.al.

Sipas këtij sondazhi, refuzimi për koalicionin me LSI-në është mbi 95%, pra ka një refuzim maksimal nga baza e demokratëve por edhe opinioni publik për këtë koalicion. Ndoshta shqiptarët dhe demokratët prisnin një PD të vetme, por më të qartë në opozitë. LSI kaloi me PD pas katër vitesh qeverisje me Edi Ramën, dhe kjo duket se ka një kosto të madhe.

Lulzim Basha nuk perceptohet si lider në opinionin publik, kuotat e tij të pëlqyeshmërisë lëvizin nga 17-20 % me një diferencë të madhe me Sali Berishën, që është 5-7% pikë mbështetje më shumë se PD dhe gati sa dyfishi i Bashës.

Detajet e reja nga sondazhi

Sondazhi i “Konrad Adenauer” zbulon rrezikun që PD mund të humbë disa nga bashkitë e saj bastion.

Sipas sondazhit dhe perceptimit të opinionit publik, PD rrezikon të humbë Voren dhe Kamzen. Kukësi me rikandidimin e kryebashkiakut aktual duket i lëshuar në tavolinë, dhe në pikëpyetje të madhe është edhe vetë Shkodra.

Demokratët humbasin Pogradecin, Mallakastrën ndërkohë Lezha duket më pranë socialistëve.

Me këtë sondazh dhe raportin e plotë të tij duket se në momentet që është zhvilluar, PD jo vetëm është dobësuar për shkak të kryetarit të saj por në zgjedhjet e ardhshme lokale, llogaritur kjo sipas periudhës kur është bërë sondazhi, Lulzim Basha rrezikon ta çojë PD-në në një katastrofë në zgjedhjet lokale, me një humbje më të madhe se ajo e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku demokratët morën minimumin e tyre historik të votave.

Sondazhi gjerman “Konrad Adenauer”: PD dhe Basha rrezikojnë të humbasin të gjitha bashkitë dhe bastionet e saj Read More »

Aktualitet, Kryesore Ja enigma “Hajdarmataj”! Aferat e ish kreut të Krimeve të Rënda, bosi i vërtetë i 613 kg. kokaine

Pak ditë me parë Prokurorja e Përgjithëshme Arta Marku firmosi largimin e Drejtuesit të Prokurorise se Krimeve të Renda Hajdarmataj. Përfolja dhe realitet,i që Hajdarmataj ishte një asqer i Shkëlzen Berishës, i cili dhe e kishte promovuar për 5 vite te Llalla në detyrat më të rëndësishme tek Llalla nuk kanë qene asesi areyet që Marku e zëvendësoi.

E para është çështja “Kokaina” në të cilën Llalla, Hajdarmataj përmes një sekserit të tyre(biles tutor) eksponenent i krimit të organizuar, kohë më parë në këmbim të një shumw marramendëse i kane fshirë kërkimin ndërkombetar supertrafikantit ndërkombetar të kokaines E.Dezdari,  i cili në krye te hetimit do të evidentohet si pronari i vërtetë i ngarkeses se 613 kg.kokaine në Shqiperi dhe ortak i ngarkesës qe u kap ne Spanjë.

Implikimi i A.Çekajt është i vërtete, por ai tashmë do dëshmojë se ishte më pak se sekondar në kete trafik. Autoritetet dhe agjensite inteligjente partnerë kanë vërtetuar dhe relatuar te znj.Marku se Hajdarmata,  jo vetem nuk do hetonte Adriatik Llallën, por dhe kishte shitur dosjen Tahiri. Ështe fakt qe ai edhe prokurorë te caktuar të hetojnë ish ministrin e Brendshëm i kishte privuar totalisht të kishin akses në dosje.

Pa folur këtu edhe rastin se Besim Hajdarmataj ka një hetim të detajuar nga SHKB ku thuhet se në këmbim të mitmarrjes ka bashkëpunuar në rastin e ish-drejtorit të Policise Gjirokaster, Arjanit Arapi. Ndoshta në dukje të parendesishme, por Hajdarmataj ka mashtruar në deklarimin e pasurisë ku dihet botërisht që në vitin 2017 ai bleu një shtepi tek zona Astir, që i kalonte 113 m.ndërsa deklaron se është i pastrehë.

Po ashtu vëllai i Hajdarmataj rezulton si i ndaluar dhe i dënuar për trafikim droge e deri me sot ish kryezyrtari i Prokurorisë, jo vetëm e fsheh por e inkuadron në radhet e Policisë së shtetit. Në këto kushte Arta Marku ndoshta dhe në kushtet e tagrit te munguar ligjor u obligua ta largojë nga vendi me i nxehtë,  ku priten të lëshohen arreste te bujshme zyrtarësh e politikanësh të korruptuar e inkriminuar./Pamfleti

Aktualitet, Kryesore Ja enigma “Hajdarmataj”! Aferat e ish kreut të Krimeve të Rënda, bosi i vërtetë i 613 kg. kokaine Read More »

Zbulohet pseudonimi që mbante Nexhmija dhe Enver Hoxha, gjatë kohës së luftës

Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pseudonime kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës.

Për të saktësuar duhet thënë se, kishin më shumë se 5 pseudonime.

Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre?

Dushan Mugosha ­ Kishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë.

Liri Gega ­ Kishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte.

Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni. Ai ishte ortodoks por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen.

Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish-­diktatorit Enver Hoxha, një nga pseudonimet që kishte gjatë luftës ishte “Delikatja”.

Këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa, para se ai të vritej.

Zbulohen disa pseudonime që drejtuesit e regjimit komunist por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës:

-Enver Hoxha ­ Ivan; Malo; Mali;Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani;Valbona.

-Nexhmije Xhuglini­Delegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)

-Mehmet Shehu­Misha; Mjekra; Vjosa

-Fiqirete Shehu (Sanxhaktari)­Qorja

-Hysni Kapo­Besniku

-Nako Spiru­Deti

-Qemal Stafa­Brutus; Petriti

-Shefqet Musaraj­Bejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari

-Shefqet Peçi­Tërmeti

-Vojo Kushi­Tarzani

-Zaho Koka­Druvari; Vetëtima

-Ramize Gjebrea­Besa; Interesanti

-Rrahman Parllaku­Hallvaxhiu;Krajli; Sheqerxhi

-Spiro Mojsiu­Majori

-Manush Myftiu­Heqimi;Gjethja; Jysja

-Naxhie Dume­Furtuna

-Liri Gega­Muzhiku;Tefta; Harbutja

-Gogo Nushi­Hyseni

-Hito Çako­Bariu; Çobani; Shushica

-Bedri Spahiu­Gjuetari dhe Kaçatori

-Bilbil Klosi­Bilo

-Dilaver Poçi­Çakalli

-Ethem Gjinushi­Goliku

-Kahreman Ylli­Bariu

-Kiço Ngjela­Kila

-Kristo Frashëri­Shkëmbi

-Llazar Siliqi­Grethi;Shoku; Hylli; I riu; Shpendi

-Petro Marko­Demo Koti

-Spiro Çomora­Himarioti

-Sterjo Spasse­Skënder Pirro

Zbulohet pseudonimi që mbante Nexhmija dhe Enver Hoxha, gjatë kohës së luftës Read More »