Aurora

Fatmir Xhafaj në prag të dorëheqjes si ministër

Fatmir Xhafaj pritet të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm. Burime thanë se Xhafaj tashmë e ka vendosur, se do të dorëhiqet nga posti i ministrit, pasi ka dëgjuar përgjimin audio që u publikua nga selia e PD-së.

Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi penale për situatën konkrete, ku u përgjua i vëllai, Agroni, por përgjegjësitë në këtë rast janë morale dhe politike. Mësohet se Xhafaj po mendon momentin kur duhet ta bëjë publike dorëheqjen e tij, që gjithsesi pritet të bëhet së shpejti.

Nuk dihet nëse Xhafaj do të presë përfundimin e vizitës së Edi Ramës në Francë, ku kryeministri shqiptar takon presidentin Makron. Dorëheqja e Xhafajt mund të shtyhet për pak ditë, pikërisht për të mos ekslipsuar vizitën e Ramës dhe takimin e tij me presidentin francez.

Xhafaj i mohoi akuzat e PD-së se mosekstradimi i të vëllait ishte pasojë e pozicionit të tij si Kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi apo si Ministër i Brendshëm. Edhe pas daljes së vendimit të gjykatës italianë se Agron Xhafaj ishte dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik heroine, sërish Fatmir Xhafaj tha se dënimi nuk kishte asnjë lidhje me postet e tij shtetërore.

Me daljen e video-përgjimit, ku Agron Xhafaj përmend të vëllain, duket se përgjegjësia e tij morale rëndohet dhe qëndrimi i tij në detyrë, bëhet i pamundur. Përgjegjësitë morale për të vëllain e Xhafajt i konfirmoi edhe Partia Socialiste. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Taulant Balla përmendi mes rreshtave qëndrimin e PS se implikimi i ministrit në këtë aferë është moral, ndërsa i vëllait të tij, është penal.

Fatmir Xhafaj në prag të dorëheqjes si ministër Read More »

Basha merr vendimin e madh, i ndryshon strategjinë opozitës. Ja ç’pritet nga nesër

Opozita ka ndryshuar strategji ne perballjen me mazhorancen.

Shkodranews ka mesuar se ne mbledhjen e grupit parlamentar, Kryetari i PD, Lulzim Basha po diskuton që prej orës 14:00 strategjinë e re.

Në qendër të diskutimeve është denoncimi sipas tij i fakteve të reja për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të eksponentëve të tjerë të qeverisë.

Basha mësohet se është shprehur se strategjia e re e PD që nga dita e nesërme është pjesëmarrja në komisione (pasi sot bojkotuan) dhe denoncimi i fakteve sipas tyre të rënda.

‘Nesër dhe pasnesër PD do të shkojë në komisione për të treguar se nuk do ta ketë normalitet.

Vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi. Nëse deri të enjten nuk ka vendim, atëherë do të merren vendimet e mëdha’, mësohet se është shprehur Basha para deputetëve.

Gjithashtu Basha në mbledhjen e grupit ka bërë një përmbledhje të denoncimeve të deritanishme, lidhur me emrin e Agron Xhafajt.

Basha merr vendimin e madh, i ndryshon strategjinë opozitës. Ja ç’pritet nga nesër Read More »

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, ka zhvilluar bashkëbisedime me banorët e njësive administrative Katund i Ri dhe Sukth në qarkun e Durrësit.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, ka zhvilluar bashkëbisedime me banorët e njësive administrative Katund i Ri dhe Sukth në qarkun e Durrësit.

Ministrja së bashku me deputetët e zonës Milva Ikonomi dhe Rolant Xhelilaj ka dhënë llogari për çfarë është bërë në drejtim të urbanizimit të këtyre zonave me shumë problematika të trashëguara për 25 vjet rresht, duke investuar në infrastrukturën rrugore, në shkollat dhe qendrat shëndetësore. Përfaqësuesit e qeverisë u dhanë banorëve lajmin e mirë të miratimit të projektit dhe financimit për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Jubë, Katund i Ri, Qerret, Erzen, Bisht Kamëz dhe Rinia.

Reforma në Drejtësi, Vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve ishte gjithashtu pjesë e informimit të qytetarëve, reformë e cila na dha Rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në.

Diskutim i rëndësishëm ishte edhe ai për çështjet e pronësisë, që në këto dy njësi administrative janë nga problemet më të mprehta. Ministrja Gjonaj i siguroi banorët se çështja e pronave është çështje prioritare dhe me reformën që Qeveria ka ndërmarrë do t’i gjendet zgjidhje ligjore problemeve të titujve të pronësisë, pasi është një problem i mbartur kompleks për gjatë 25 viteve.

“Objektivi i Qeverisë deri në mesin e vitit 2019 është regjistrimi i titujve të pronësisë që kanë të bëjnë pikërisht me tokën bujqësore si dhe trajtimi në mënyrë të integruar i titujve të pronësisë nëpërmjet agjencisë së re”, është shprehur ministrja e Drejtësisë.

Së bashku me deputetët e zonës, ministrja Gjonaj i ka inkurajuar banorët e Katundit të Ri dhe Sukthit të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes duke ju drejtuar platformës  Shqiperiaqeduam.al dhe i ka siguruar se takimet me ta do të vijojnë edhe në të ardhmen si pjesë e devizës së qeverisë për të bashkëqeverisur me njerëzit e zakonshëm dhe për të qenë pranë problemeve e shqetësimeve të tyre.

Ministrja i ka garantuar banorët se ankesat e tyre mundësojnë, jo vetëm zgjidhjen e ankesave të tyre, por njëkohësisht dhe largimin nga administrata të atyre punonjësve, të cilët abuzojnë me ligjin, me detyrën dhe që kërkojnë ryshfet në këmbim të shërbimit që duhet t’i ofrohet qytetarit.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, ka zhvilluar bashkëbisedime me banorët e njësive administrative Katund i Ri dhe Sukth në qarkun e Durrësit. Read More »

Vlorë : Gjiknuri inspekton investimet në energji

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi disa prej investimeve në rrjetin energjetik në zonën e Bashkisë Vlorë. Në fillim ai u ndal në kantierin e hapur në Orikum ku tanimë është drejt përfundimit nënstacioni i ri elektrik që lidh rrjetin 110 kV me rrjetet 35 dhe 20 kV, investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

“Jemi drejt përfundimit të një prej veprave të rëndësishme energjetike këtu në Qarkun e Vlorës që është nënstacioni elektrik i Orikumit. Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV. Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike. Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që ne tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkaq, i shoqëruar nga administratori Adrian Çela dhe drejtori rajonal Erion Osmanaj, ministri Gjiknuri pa nga afër edhe investimet që po kryen Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në qytetin e Vlorës.

“Qyteti i Vlorës jo vetëm që ka përfituar këto 800 milion lekë të reja dhe ka në proces edhe 1.2 miliard lekë të reja investime që janë duke u zbatuar por ne kemi edhe një projekt tjetër agresiv investimi në Bashkinë e Vlorës. Ky projekt i ri ka të bëjë me sistemimin e rrjetit elektrik nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në zonën e Radhimës që shkon rreth 2.2 miliard lek të reja. Gjithë këto rezultate dhe gjithë këto investime arrihen edhe në saj të performancës së kompanisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve”, u shpreh administratori i OSHEE Adrian Çela.

Ministri Gjiknuri vuri theksin tek nevoja për të mirëadministruar këto investime tanimë të kryera dhe ato në proces.

“Çfarë do të thotë investim dhe mirëadministrim? Përpara katër vitesh humbjet e energjisë në Vlorë ishin mbi 50%, sot që flasim janë nën 20%. Pra kemi një kapërcim galopant duke kursyer, duke administruar më mirë mallin e përbashkët të qytetarëve. Akoma ka punë dhe ka nevojë për administrim më të mirë por rezultatet janë impresionuese dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e mirëmenaxhimit të kompanisë dhe strukturave në terren”, nënvizoi Gjiknuri.

Vlorë : Gjiknuri inspekton investimet në energji Read More »

Epiqendra e termetit te mesdites ne Vlore ka qene ne fshatin …

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Vlorë.

Lëkundjet kanë qenë të mëdha, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Vlorës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 13:00 të mesditës së sotme.

Nga burime jo zyrtare behet fjale se epiqendra e termetit ka qene ne nje nga fshatrat e Vlores.

Pikerishte ne fshatin Brataj.

Epiqendra e termetit te mesdites ne Vlore ka qene ne fshatin … Read More »

E mbani mend gjimnazisten që e qëlluan me çadër në 21 Janar? Gazetari: Tani është gardiane e Izet Haxhisë

Bekime Rexha ishte një nga personazhet e 21 Janarit ku pas protestës së opozitës në Bulevard, mbetën të vrarë katër protestues.

Në atë kohë adoleshente, asaj iu kushtua një kronikë televizive, pasi kamerat e filmuan teksa një protestues e qëlloi me çadër në kokë kur ajo po i ironizonte në Rrugën e Durrësit.

Pas protestës, ish kryeministri Berisha i shkoi për vizitë në familje për ta uruar për ditëlindjen.

Por, sipas kryeredaktorit të gazetës Dita, Adrian Thano, Bekime Rexha pasi mbushi 18 vjeç i kërkoi Berishës ta punësonte si gardiane burgu dhe ish kreu i qeverisë ia pranoi kërkesën.

“Bekimja sapo mbushi 18 vjeç dhe mbaroi gjimnazin u punësua si … police burgu. Dhe besojeni ose jo, është ende sot police burgu. Madje nga më të përkedhelurat. E kanë lëvizur nga njëri burg në tjetrin në vendet që kërkon vetë, gjithmonë nën kujdesin e drejtuesve, paçka se ikën “ata të Saliut” pastaj edhe “ata të LSI” dhe erdhën “këta të Rilindjes”. Së fundmi thonë se për Bekimen ka treguar sensibilitet të lartë vetë drejtori i ri i sapoemëruar i policisë së burgjeve”, shkruan Thano nw gazetwn Dita.

Si për ironi të fatit ajo është gardiane pikërisht në burgun 302, ku është akomoduar së fundmi edhe Izet Haxhia, i cili është dënuar në mungesë si autor i vrasjes së Azem Hajdarit.

E mbani mend gjimnazisten që e qëlluan me çadër në 21 Janar? Gazetari: Tani është gardiane e Izet Haxhisë Read More »

Arta Marku e vendosur për pastrimin e drejtësisë nga mbetjet e Llallës, ‘flak’ Rovena Gashin e Dritan Ginën

Kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur sot pezullimin e dy prokurorevë, burrë e grua, Dritan Gina dhe Rovena Gashi të njohur si bashëpunëtorë të Adriatik Llallës. Me një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme njofton vendimin për pezullimin e tyre, së bashku me akuzat që argumentojnë vendimin në fjalë.

Pezullimi i Rovena Gashit

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi.

Pezullimi i znj.Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Pezullimi i Dritan Gines

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.141, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.

Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Arta Marku e vendosur për pastrimin e drejtësisë nga mbetjet e Llallës, ‘flak’ Rovena Gashin e Dritan Ginën Read More »

‘Po ç’punë kemi ne me Lulin, ai mund të mos jetë zgjuar akoma’. Mesazhi që bëri lëmsh deputetët e PS-PD dhe LSI

Një mesazh i sekretares së Kuvendit për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka ngatërruar kreun e grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho i cili mendonte se po fliste me Petrit Vasilin.

Sekretarja e Kuvendit ka njoftuar anëtarët e Konferencës së Kryetarëve për mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohej.
Por orari i vendosur nuk i ka shkuar për shtat kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili ishte i pakënaqur.

Biseda

Sekretarja e Kuvendit: …do të zhvillohet mbledhja e Konferencës, për të diskutuar në lidhje me programin dhe kalendarin. Mbledhja zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori”, kati i IV te Krysia. Faleminderit për mirëkuptimin, Mira.

Petrit Vasili: Mira kjo është krejtësisht e papërshtatshme dhe e gabuar, pasi kemi mbledhje të komisionit të planifikuara me kohë dhe të vendosura në kalendarin e punës, i cili është publikuar. Vendosja e një orari të tillë bëhet enkas për të na e bërë të pamundur pjesëmarrjen.

Edmond Spaho: Ne mesa shoh nuk do marrim pjesë. Do i dërgoj Lulit edhe një mesazh tjetër.

Erjon Braçe: Më fal po cpunë kemi ne me Lulin mo vlla? Ai mund të mos jetë zgjuar akoma./Panorama

‘Po ç’punë kemi ne me Lulin, ai mund të mos jetë zgjuar akoma’. Mesazhi që bëri lëmsh deputetët e PS-PD dhe LSI Read More »