Aurora

Alarmi i momentit: Harrojeni balenën blu, 1 lojë tjetër akoma dhe më e rrezikshme po përhapet me shpejtësi

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të përhapet një lojë, e cila është konsideruar më e rrezikshme se Balena Blu.

Bëhet fjalë për një sfidë ku të rinjtë i bëjnë thirrje njëri-tjetrit të lahen me ujë të nxehtë, si dhe të njëjtin ujë ta pinë me pipëz.

Raportohet se kjo lojë i ka marrë jetën një vajze të vogël. Goja dhe fyti i saj u dogjën nga kjo lojë. Sfidën ia kishte propozuar një i afërm.

Edhe një vajzë 11-vjeçare nga Bronksi është djegur me ujë të nxehtë nga miqtë e saj, teksa ishte duke fjetur.

Ekspertët thonë se është vetëm çështje kohe që kjo lojë të përhapet edhe në Evropë.

Alarmi i momentit: Harrojeni balenën blu, 1 lojë tjetër akoma dhe më e rrezikshme po përhapet me shpejtësi Read More »

“Me të qeshur, me të ngjeshur”, kryeministri bullgar-Ramës: Merrni mësime, jeni vendi më i bukur, por më i varfëri

Si në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama edhe në Konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm që po mbahet në Tiranë, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE dhe egoizmi i disa prej tyre duhet të kapërcehet.

“Egoizmi i disa vendeve europiane duhet të kapërcehet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht qenë këto vende duhet të ketë edhe reforma.

Takimi i sotëm tregon pikërisht që Shqipëria bën përpjekje. Unë besoj se ne duhet të mbështesim këtë qendër për luftën kundër ekstremizmit. Vendi më i bukur i botës është më i varfër dhe më i prapambetur. Elita politike duhet të marrë mësime dhe të punojë më mirë”, tha Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë.

“Me të qeshur, me të ngjeshur”, kryeministri bullgar-Ramës: Merrni mësime, jeni vendi më i bukur, por më i varfëri Read More »

Kjo është pesha e të gjithë njerëzve në tokë! Diçka nuk shkon

Një studim i publikuar së fundmi në Proceeding of the National Academy of science (PNAS) është përpjekur të vlerësojë peshën e të gjitha qenieve të gjalla në planet duke e shprehur në masën e karbonit.

Mes shumë të tjerave kanë llogaritur që njerëzit peshojnë 60 milionë tonelata të këtij elementi. Për të mbërritur në këto përfundime kërkuesve iu është dashur tre vite për të kombinuar informacionin paraprak të mbledhur në literaturën shkencore. Shkencëtarët janë përpjekur të matin sasinë e karbonit të mbledhur tek qeniet njerëzore, duke patur parasysh se ky element kimik ndodhet në sasi të bollshme tek ata. Kështu kanë llogaritur që e gjithë biomasa e planetit peshon 550 gigatonë, pra 550 000 milionë tonë.

Shkencëtarët kanë mbërritur në përfundimin se bimët peshojnë më shumë se të gjitha format e jetës në planet. Ato magazinojnë më shumë se 80% të të gjithë karbonit të gjallesave dhe grumbullojnë 450 gigatonë karbon. Grupi tjetër më i madh i gjallesave më të rënda anashkalohet, bëhet fjalë për bakteriet. Autorët konsiderojnë që këto mikrobe mbërrijnë në 70 gigatonë dhe ndiqen nga kërpudhat me 12 gigatonë.

Kafshët mbeten më mbrapa nga të gjithë të tjerët. Mund të arrijnë deri në 2 gigatonë dhe gjysma e tyre i përket antropodëve, forma e jetës më e shumtë dhe e shumëllojshme në planet.

Njerëzit zenë 0.06 gigatonë (60 milionë tonë) duke patur parasysh se insektet dhe karkalecat e detit kapin të njëjta shifra. Megjithatë pesha është diçka qesharake, nëse krahasohet me 0.2 gigatonë karbon që peshojnë viruset e planetit.

Megjithatë gjurma e njerëzve nuk është aq e vogël sa pesha e tyre. Me ndikimin e tyre kanë bërë që kafshët shtëpiake të peshojnë 20 herë më shumë se gjitarët e egër dhe se zogjtë e fermave të peshojnë më shumë se të tjerët. Gjithashtu autorët thonë se aktiviteti njerëzor ka reduktuar gjysmën e biomasës së planetit në 10 000 vitet e fundit.

Autorët do të krahasojnë tani, nëse proteina më e madhe e planetit, rubisco është reale (kjo nuk merret parasysh, pasi është një molekulë me të cilën bimët dhe mikrobet bëjnë fotosintezën). Do të vazhdojnë kërkimet edhe pse pjesa më e madhe e jetës mikrobiale është ende e panjohur

Kjo është pesha e të gjithë njerëzve në tokë! Diçka nuk shkon Read More »

Kur do të ketë llogaridhënie në PD?

Duke u marrë me “llogaridhënien e Ramës”, dhe duke “harruar” llogaridhënien e tij, duke nxjerrë 10-15 veta me parrulla në çdo rreth si protestues, PD thjesht po humbet terren, dhe po tkurret më shumë politikisht në sytë e shqiptarëve
Shkruan Artur Ajazi

Llogaridhënia në konceptin modern të fjalës, është padyshim termi më i përdorur sot në politikën europiane. Duke përjashtuar partitë dhe pushtetet diktatoriale, çdo parti politike demokratike, që ka një program të detajuar zhvillimi, padyshim transparencën e gjithçkaje e ka në plan të parë.

Në vendet postkomuniste,të cilat për afro gjysëm shekulli ishin mësuar me komandën e Njëshit, dhe bindjen ndaj një partie, koncepti llogaridhënies ishte ndryshe, ku mbizotëronte “llogaridhënia e komunistit para partisë”. Në Shqipëri pas vitit 1992 me ndryshimin e sistemit, vetëm përgjatë këtij mandati qeverisës, koncepti teorik dhe praktik i llogaridhënies është futur dhe zbatuar nga Edi Rama.

Mirë apo keq, kryeministri ka nisur në turin e tij në rrethe, fushatën e llogaridhënies së ministrave, zv/ministrave, drejtorëve, dhe deri tek rrangjet e ulëta.

Natyrisht nuk kishte se si të mos kundërshtohej nga opozita aktuale edhe nisma e zotit Rama, pasi është në të drejtën e saj të jetë kundër gjithçkaje që propozon kreu i qeverisë. Me fakte ose pa fakte, opozita aktuale e cila përfaqësohet historikisht në Shqipëri akoma nga PD, ka dalë hapur dhe me veprime konkrete si grumbullime dhe pankarta në duar, duke kundërshtuar llogaridhënien e Ramës dhe stafit të tij qeveritar.

Por habia më e madhe e kësaj kundërshtie të kësaj opozite qëndron në faktin se, veprimet e saj bien ndesh me situatën në të cilën gjendet sot partia e tyre, pra PD. Brënda asaj partie ka kohë që ndodhin çudira, ndodhin përmbysje, ndodhin ngjarje dhe krijohen situata të rënda që kanë penguar dhe dëmtuar seriozisht funksionimin normal të asaj force politike.

Më e pakta që kryesia, kuvendi, forumet, anëtarësia e asaj partie, duhej të kishin kërkuar nga lidershipi Partisë Demokratike arsyet e mungesës së llogaridhënies, për katastrofën ku gjendet sot kjo forcë politike. Kur një qeveri nis fushatën e llogaridhënies në popull, mes të djathtëve dhe të majtëve, mbi gjithçka ka bërë, mbi gjithçka nuk ka bërë, mbi problemet dhe hallet e qytetarëve, përse një parti politike demokratike, heziton të japë llogari para anëtarësisë saj ? Përse kryetari PD, prej 1 viti e gjysëm premton “llogaridhënien para bazës mbi gjithçka lidhet me humbjet, dhe shkatërrimin struktural të partisë” nuk e bën një gjë të tillë?

Kush e pengon, përse e pengon, çfarë e mundon, dhe nga kush trembet ? Baza e partisë, të larguarit dhe të palarguarit e Partisë Demokratike, nuk ka ditë të mos kërkojnë nga kupola drejtuese e kësaj partie , nisjen e fushatës së llogaridhënies në çdo qytet dhe fshat të vendit, për të njohur jo vetëm situatën ku janë katandisur degët në rrethe, por edhe për ti njohur militantët e zhgënjyer të fushatave elektorale me shkeljet dhe gabimet e liderit. Historikisht nuk mbahet mend që në PD, të ketë patur ndonjëherë “fushatë të llogaridhënies së kupolës drejtuese”, edhe atëhere ( në 1997) kur shteti u shpartallua dhe kjo parti u shpërbë pothuajse fare.

Duke ecur mbi të njëjtën rrugë, mbi të njëjtën gjurmë, duket se edhe kryetari Basha, as ka ndërmend të nisë ndonjë fushatë “llogaridhënie në bazë”, aq më tepër kur ajo nuk është bërë kurrë as dje dhe as sot. Mendoj se mosnjohja e gabimeve, mosnjohja e mosbërja e autokritikës serioze para bazës së partisë, kurhumb zgjedhjet në fushatë elektorale, kur ti fitoren tënde si kryetar partie e ke të kontestuar, kur nuk ke një program të qartë dhe serioz për aksionet opozitare, dhe kur nuk mban asnjë premtim që lidhet me të ardhmen ekzistenciale të partisë, e kanë bërë PD një parti të pabesueshme, që nuk ngjall shpresë tek qytetarët.

Llogaridhënia e Bashës para bazës, (dhe jo deklarata para kuvendit të partisë se “I njoh gabimet e mia”) do të ishte aksioni më i mirë politik i kryetarit të asaj që quhet sot opozita në Shqipëri. Duke u marrë me “llogaridhënien e Ramës”, dhe duke “harruar” llogaridhënien e tij, duke nxjerrë 10-15 veta me parrulla në çdo rreth si protestues, PD thjesht po humbet terren, dhe po tkurret më shumë politikisht në sytë e shqiptarëve.

Kur do të ketë llogaridhënie në PD? Read More »

Falimenton “Societe Generale”, banka e pestë më e madhe në Shqipëri. Panik tek depozituesit, duhet të tërheqin paratë?! Shteti garanton vetëm 2.5 milionë lekë

Falimenton banka Societe Generale e cila ka filial edhe në Shqipëri, duke qenë banka e pestë më e madhe në vend.

Ndërkohë që tek depozituesit ka filluar paniku dhe tashmë janë në ethe për të tërhequr paratë e tyre që të mos i humbin.

Të djegur nga Piramidat mashtruese të Sali Berishës që “thithën” në vitet 1994-1996 më shumë se 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve, klientët shqiptarë të kësaj banke dhe më gjërë kanë nisur të tërheqin paratë e tyre.

Ndërkohë që shteti shqiptar garanton vetëm 2.5 milionë lekë për depozituesit.

Alarmi erdhi pasi pak javë më parë, mediat bullgare njoftuan se Société Générale (SG) po tërheq biznesin e saj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, përfshirë dhe Shqipërinë.

Ndërkohë që UniCredit i Italisë po planifikon të bashkohet me rivalen franceze Société Générale në një lëvizje të guximshme, duke hapur rrugën për një raund të pritur të bashkimeve bankare në kontinent, shkruan Financial Times.

Jean-Pierre Mustier, shefi ekzekutiv francez i UniCredit, ka qenë pionieri i idesë për disa muaj, sipas njerëzve të afërt me situatën.

Ata thanë se nuk ka pasur asnjë qasje formale, por drejtorët e SocGen-it gjithashtu janë duke studiuar mundësinë e një bashkimi.

Zyrtarë të lartë të të dy palëve theksuan se diskutimet ishin në një fazë të hershme dhe situata politike e paqëndrueshme e Italisë kishte shtyrë afatin për arritjen e një marrëveshjeje nga plani origjinal i 18 muajve.

Por çdo marrëveshje UniCredit-SocGen do të ishte e mbushur me vështirësi.

Përveç turbullirave politike të Italisë – dhe armiqësisë ndaj të huajve që zotërojnë ose drejtojnë biznese italiane – rregullatorët mund të shqetësohen nga kombinimi i dy huadhënësve që tashmë konsiderohen të një rëndësie sistemike.

Një bashkim në mes të dy është marrë në konsideratë nga SocGen disa herë gjatë 15 viteve të fundit edhe në muajt e fundit. Megjithatë, banka të dielën mohoi “çdo diskutim në bord lidhur me bashkimin e mundshëm me UniCredit”.

UniCredit nuk pranoi të komentojë, përfundon artikulli i Financial Times.

Societe Generale ka filial edhe në Shqipëri, duke qenë banka e pestë më e madhe në vend, me një total aktivesh prej 83 miliardë lekësh, ose 5.8% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave./Pamfleti

Falimenton “Societe Generale”, banka e pestë më e madhe në Shqipëri. Panik tek depozituesit, duhet të tërheqin paratë?! Shteti garanton vetëm 2.5 milionë lekë Read More »

Zbulohet e fshehta e madhe e Adi Krastës

Një profil në Instagram me emrin e moderatorit Adi Krasta, ka postuar ditën e sotme një foto të vjetër, ku Krasta shfaqet me njërin sy të nxirë në pjesën e poshtme të tij. Nga personi , i cili ka postuar foton nuk ka një koment për foton, por janë komentuesit ata që kujtojnë historinë.

Fjala është për një histori rrahje e cila bëri shumë bujë në vitet ’90-të. Gjithsesi duhet të përmendim se nuk është ende e konfirmur nëse ky profil administrohet nga vetë Krasta, apo nga dikush tjetër.
Profili mund të mos jetë real, por historia e fotos është reale. Ngjarja ka ndodhur në një prej spektakleve të para të moderuara nga Krasta, ” 12 vallëzime pa një të shtunë”.

Sipas medias së atyre viteve motivi i rrahjes ishte një compliment nga ana e Adi Krastës drejtuar një vajze, e cila qendronte në publik. Siç u mësua më vonë vajza ishte në një marrdhënie me një të ashtuquajtur “tip të fortë”. Pas spektaklit moderatori u dhunua nga partneri i vajzës brenda një dyqani.

Zbulohet e fshehta e madhe e Adi Krastës Read More »

Këtë verë do të jetë e ndaluar për të gjithë ta bëni këtë gjë në plazh, gjoba deri në 300 euro Ja për cfarë e kemi fjalën

Këtë verë do të ketë gjoba të larta deri në 300 euro për këdo që hedh bishtat e cigareve në rërë. Kohë të vështira për ata që duan të pushojnë në plazh duke pirë një cigare, shkruan ShkodraNews. Cigaret janë ndaluar në plazhe dhe kjo kërkesë ka ardhur nga Codacons sepse plazhi është një vend publik i hapur për të gjithë dhe prandaj duhet të respektojë jo-duhanpirësit. Në plazh mund të gjejmë gra shtatzëna, fëmijë dhe të moshuar.

Sipas Codacons, ndotja e prodhuar nga pirja e cigareve në plazh tejkalon atë të prodhuar nga strukturat në zonat urbane, shkruan ShkodraNews.

Kjo është një ide e mrekullueshme për të gjithë jo-duhanpirësit pasi shumica prej nesh shkojnë në plazh për t’u çlodhur, thither ajër të pastër dhe të përfitojnë nga zona e pasur me jod nga deti dhe, falë këtij ndalimi, edhe duhanpirësit më të zjarrtë do të duhet të heqin dorë nga ky ves i tmerrshëm për disa orë.

Për momentin në plazhet tona italiane, banorët janë të ftuar të mos pinë duhan dhe të mos hedhin bishtat në tokë vetëm në plazhet Bibione, në Venecia, e cila që nga viti 2014 është e ka ndaluar zyrtarisht pirjen e duhanit në breg.

Ndalimi shtrihet në të gjithë territorin italian, sepse plazhi, pavarësisht se është një zonë shumë e madhe, është plot njerëz dhe njerëzit janë të përqendruar në disa metra katrorë dhe masa përpiqet të mbrojë shëndetin e qytetarëve. Kjo është një iniciativë interesante dhe duhet të reflektojnë të gjithë duhanpirësit.

Këtë verë do të jetë e ndaluar për të gjithë ta bëni këtë gjë në plazh, gjoba deri në 300 euro Ja për cfarë e kemi fjalën Read More »

Lajm i mirë: Ky është shteti që sapo hoqi vizat me Shqipërinë, aplikoni tani duke ndjekur këtë mënyrë

Rreth 25 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë mund të udhëtojnë tashmë me vizë elektronike të pa sponsorizuar drejt shtetit të Omanit.

Kjo përpjekje bëhet nga shteti i Omanit, në mënyrë që të rrisë turizmin në vend, pasi ky shtet ka një vijë bregdetare të mrekullueshme.

I ndodhur në Gadishullin Arabik, shteti monark i Omanit, ka oaze të larmishme dhe një shkretëtirë

Moskati, kryeqyteti i Omanit është njëkohësisht edhe port dhe ka vlera të shumta turistike dhe është kthyer në një atraksion të tillë vitet e fundit.

Si mund të udhëtojnë shqiptarët drejt Omanit?

Të vetmet kritere për të vizituar Omanin janë një pasaportë e vlefshme të paktën 6 muaj brenda aplikimit, bileta avioni vajtje-ardhje dhe rezervim në hotel.

Lajm i mirë: Ky është shteti që sapo hoqi vizat me Shqipërinë, aplikoni tani duke ndjekur këtë mënyrë Read More »