Aurora

Prevedeja e manave , shije dhe shëndet nga natyra

Tradita e ëmbël e amvisave shqiptare është fantastike jo vetëm në shijet mahnitëse e delikate që ofron por në shumë raste edhe në aftësitë shëruese të disa recetave të veçanta e natyrale.

Një prej këtyre recetave është prevedeja e manave , të cilët, të freskët dhe plot shije tashmë në sezonin e tyre gjenden kudo në treg.

Ju sjellim më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së prevedesë me mana në shtëpi, traditë që është trashëguar brez pas brezi nga amvisat shqiptare.

Prevedeja është një shurup natyral dhe fantastik në vlerat ushqyese për organizmin.

Përgatitja e prevedesë nuk kërkon sheqer apo aditivë, që do të thotë se ky lëng është i ëmbël në mënyrë natyrale.

Prevedeja përgatitet nga zierja e manave të çfarëdo ngjyre.

Gjatë pranverës, në shumë fshatra të vendit, mblidhen manat dhe prej tyre nxirret lëngu karakteristik.
Përgatitja e Prevedesë së Manave
Për përgatitjen e prevedesë do të duhen disa kilogramë mana të cilat shtrydhen mirë dhe lëngu i tyre kullohet.

Më pas lëngu i manave hidhet në tenxhere, ku përzihet dhe zihet deri sa të trashet në formën e mushtit.

Pasi proçesi i gjatë i zierjes përfundon, lëngu vendoset në kavanozë dhe ruhet për gjithë vitin.
Përdorimet për Shëndetin
Prevedeja ose shurupi i manave në mjekësinë popullore përdoret për acarimet e zgavrës së gojës si stomatitet dhe faringitet.

Në këto raste lyhet goja dhe gryka me prevede, sidomos në darkë para fjetjes.

Shurupi nga prevedeja e manave përdoret, gjithashtu, në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë.

Duhet ta konsumoni prevedenë në formën e shurupit të holluar në mëngjes pasi ai do t’ju japë shumë energji për gjithë ditën.

Por përveç prevedesë, edhe lëngu i manave të freskët ofron vlera shumë mirëbërëse për shëndetin, sidomos në pastrimin e gjakut në ciklet e stinës së pranverës.
Zëvendësues Natyral i Sheqerit
Shija e tij mund të ngjasojë me atë të mjaltit, por të një niveli më superior.

Prevedeja mund të shijohet në shumë trajta të ndryshme.

AgroWeb.org ju këshillon ta përdorni atë edhe në ëmbëlsira si zëvëndësues natyral i sheqerit në proçesin e pjekjes.

Prevedeja e manave , shije dhe shëndet nga natyra Read More »

Kur duhet pirë qumështi , në mëngjes apo në mbrëmje?

Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.

Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.
Proteinat
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.

Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
Aktiviteti Fizik
Sipas të dhënave , nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalçium.

Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalçium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
Nepsi
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.

Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.
Pagjumësia
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë AgroWeb.org ju këshillon që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.

Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
Çlodhja
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.

Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.

Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
Tretja
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.

Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin.

Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
Disa Këshilla Për Qumështin
Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.

Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri.

Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.

Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e rradhës.

Qumështi duhet ngrohur ose zier në sobë dhe jo në mikrovalë.

Kur duhet pirë qumështi , në mëngjes apo në mbrëmje? Read More »

Del në përfundim kirurgu më i mirë anglez: Lyerja e flokëve po ja u shkakton këtë sëmundje të rëndë

Kirurgu Kefah Mokbel kreu disa studime ku zbuloi se femrat që lyejnë flokët kanë 14% mundësi për tu prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Kirurugu theksoi se femrat i lyejnë flokët 3 deri në pesë herë në vit, ndërkohë që këshillohet vetëm një herë në gjashtë muaj.

Faktori më i rëndësishëm që shkakton kancerin e gjirit është ngyra që ne zgjedhim për flokët dhe rezulton se brunet janë më të rrezikuara.

Sipas Independent, akoma nuk është konfirmuar lidhja e vërtetë shkencore midis bojës se flokëve dhe kancerit pasi disa gra të diagnostikuara me këtë sëmundje rrëfehen se nuk i kanë lyer asnjëherë flokët.

Kefah Mokbel është themeluesi dhe presidenti aktual i institutit të “Shpresës së Kancerit të Gjirit”.

Del në përfundim kirurgu më i mirë anglez: Lyerja e flokëve po ja u shkakton këtë sëmundje të rëndë Read More »

Kulmi, na e thonë pikërisht tani! Ja çfarë pritet të ndodhë këtë verë në të gjithë Shqipërinë

‘AccuWeather’ ka njoftuar se vera e këtij viti nuk do të jetë edhe aq e nxehtë siç parashikohej.

Gjatë muajve të verës, pjesët e Evropës Perëndimore dhe Qendrore pritet të përjetojnë një periudhë të gjatë të nxehtësisë e shoqëruar me stuhi. Temperaturat e larta në 32 gradë do ta përfshijnë Lionin, Milanon, Firencen, Frankfurtin dhe Berlinin.

Mot i ngjashëm, megjithëse më i butë pritet edhe në zonën e Istrës. Ngrohja më ekstreme do të arrijë në 38 gradë në jug të Francës dhe Italisë Veriore.

Ndërsa pjesët e Evropës Qendrore dhe Perëndimore do të goditen nga disa stuhi të furishme. Po ashtu, kombinimi i temperaturave dhe lagështia që vjen nga Mesdheu do të shkaktojnë stuhi në Poloninë lindore drejt Republikës Çeke e në Bjellorusi.

Nga stuhitë rrezikohen edhe Praga, Varshava dhe Minsku. Stuhitë do të shoqërohen nga shiu dhe erëra të forta.

Po ashtu, AccuWeather paralajmëron se pjesë të Romës, Napolit, Tiranës dhe Sofjes do të goditen nga një stuhi e madhe që mund të shkaktojë përmbytje dhe rrezik për jetën.

Mot i nxehtë do të mbretërojë në Britani të Madhe, veriperëndim të Francës, Belgjikë dhe Holandë.

Kulmi, na e thonë pikërisht tani! Ja çfarë pritet të ndodhë këtë verë në të gjithë Shqipërinë Read More »

Dikur nën një çadër sot Kreshniku Spahiu ironizon Bashën: Lul mblodhe shumë më pak protestues se sa Sazan Guri

Deshtimin e protestes se opozites para Ministrise se Brendshme tashme po e perdorin te gjithe jo vetem per te tallur kreun e PD Lulzim Basha, por per te treguar dhe mjerimin e opozites per mbeshtetjen e vobekte qe ka.

Ish- aleati i Lulzim Bashës, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar protestën e sotme të opozitës për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Spahiu thotë se “Luli mblodhi sot më pak protestues se deputetët” që ka. Sipas Spahiut Basha nuk kërkoi zgjedhje të parakohëshme se e di që nuk i fiton kurrë.

Postimi i plotë:
FATKEQËSI apo..? Populli braktisi sot Opozitën!
Sot Luli mblodhi shumë më pak protestestues se Sazan Guri.
Sot Luli kishte në shesh më pak demostrues se depuetet.

Sot Luli nxori 1000 herë më pak se Rama në 21 Janar për bllokun Top Channel.
Sot Luli tregoj që s’ka parti po shoqatē.
Sot Luli kish të drejtë që s’kērkoj zgjedhje të parakoheshme se nuk i fiton dot kurrë ato….

Dikur nën një çadër sot Kreshniku Spahiu ironizon Bashën: Lul mblodhe shumë më pak protestues se sa Sazan Guri Read More »

Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Tregon mungesën alarmante të këtij elementi. Merreni urgjent para se të përfundoni në spital

Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të përgjithshëm të trupit të njeriut, zemrën dhe muskujve. Megjithatë, disa nga simptomat e nivelit të ulët kaliumit në trup mund të jenë alarmante për shëndetin tuaj.

Pothuajse 98% e kaliumit gjendet te qelizat, kështu që çdo ndryshim në nivelin e tij mund të ketë efekte serioze në nervat, zemrën dhe muskujt. Ja simptomat e niveleve të ulëta të kaliumit në trup:

  1. Kapsllëku

Mungesa e kaliumit mund të ngadalësojë shumë funksione trupore, si dhe procesin e tretjes.

  1. Lodhje e përgjithshme

Një tjetër simptomë e mungesës së kaliumit është ndjenja e përgjithshme e lodhjes, sepse çdo qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për kalium, në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur shkaktarin e duhur.

  1. Presioni i lartë i gjakut

Kaliumi mund të minimizojë edhe efektet e natriumit. Pra, është shumë e rëndësishme që të konsumoni ushqim të pasur me kalium për të kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.

  1. Ndjenja e fryrjes gjatë gjithë kohës

Kur keni një nivel të ulët të kaliumit në trup, ajo mund t’ju çojë në një ndjenjë fryrjeje gjatë gjithë kohës.

  1. Rrahjet e shpeshta të zemrës
    Mungesa e kaliumit mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Ajo mund të shkaktojë çrregullim të ritmit të rrahjeve të zemrës. Sigurohuni që ju të merrni më shumë kalium për të mbrojtur zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.

  2. Mpirje dhe ndjesi të shpimit si gjilpëra

Nëse ka një mungesë të këtij minerali të rëndësishëm, ju mund të përjetoni ndjesi si mpirje apo shpim si gjilpëra.

Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Tregon mungesën alarmante të këtij elementi. Merreni urgjent para se të përfundoni në spital Read More »

Befason gazetarja: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS

Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala tregoi detaje nga çështja që lidhet me vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

E ftuar në emisionin “Opinion” gazetarja Lala tha se punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë të vështirë të kontrollojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS, pasi kanë frikë se mos pushohen nga puna.

“Unë nuk kam bërë dot një verifikim në sistemin TIMS, sepse ju e kuptoni se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë në sistem emrin e të vëllait të ministrit të Brendshëm.

Kujtoj këtu se kur ish-ministri Saimir Tahiri udhëtoi jashtë vendit drejt Gjermanisë që ishte diçka krejt familjare dhe personale.

Njëri nga punonjësit që kërkoi emrin e tij në sistemin TIMS, u penalizua”,- tha Lala.

Po ashtu ajo nxori detaje të reja nga procedurat që ka ndjekur vëllai i ministrit, kur shkoi në prokurori.

Kujtojmë se sot Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane, pasi është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge.

Gazetarja Lala tha se Argon Xhafaj ka regjistruar dhe zërin në prokurori, për të vërtetuar kështu edhe zërin që dëgjohet në audiopërgjimin që publikoi dy ditë më parë PD, ku pretendohet nga demokratët se vëllai i ministrit flet me trafikantë droge.

“Agron Xhafaj ka dhënë deklarime si një person në hetim. Dhe ka regjistruar zërin e tij. Ai ka informuar se nuk do të ishte disponibël pasi ka marrë vendim, por nuk thënë vendimin e tij. Ai është larguar menjëherë pas procedurës që ka bërë në prokurori.

Xhafaj është shoqëruar nga dikush apo ka ikur vetëm? Nga oficer të policisë shqiptare është shoqëruar, por nuk dihen detaje të reja.

Unë nuk e kuptoj ku e marrë kryeministri audion pasi nuk dihet se si e ka marrë origjinalin.

Ai ka thënë se nuk është zëri im, por as zhargoni që unë përdorë”, tha Lala.

Befason gazetarja: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS Read More »

Kjo shifër është e frikshme, kot shpresojmë! Nuk krahasohemi as me Serbinë dhe Malazezët, më keq akoma

Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë janë gjithashtu më të palumturit, kanë një opinion shumë të dobët për cilësinë e edukimit dhe standardet e jetesës, ndonëse optimizmi për të ardhmen nuk u mungon dhe familjet i kanë të forta.

Sondazhi për “Cilësinë e Jetës në Europë” u publikua nga Komisioni Europian fillimisht në mars, vetëm me të dhënat e shteteve anëtare, ndërsa së fundmi janë përditësuar edhe të dhënat për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për pyetjen “Sa të kënaqur jeni ju me cilësinë e jetës ditët e sotme”, për të gjitha moshat dhe gjinitë, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë (shih grafikun).

Nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Shtetet që marrin pikët më të larta janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia.

Sondazhi i “Cilësisë së Jetës në Europë” jep një këndvështrim unik mbi cilësinë e jetës së europianëve në ditët e sotme. Të dhënat e analizuara mbulojnë cilësinë e jetës, cilësinë e shoqërisë dhe shërbimet publike, thuhet në raport.

Edhe për pyetjen tjetër, “Duke i marrë të gjitha në konsideratë, sa të lumtur do të thoni që jeni?”, Shqipëria ka një pikëzim prej 5.2, që është sërish më i ulëti në Europë dhe shumë më i ulët sesa i dyti më i palumtur pas nesh, që është Maqedonia me 6.1 pikë (shih grafikun në fund) .

Për edukimin, Shqipëria ka gjithashtu vlerësimin më të ulët, me 5.8 pikë dhe pas saj vjen Turqia, me 6 pikë dhe Maqedonia me 6.1 pikë.

Kënaqësia me standardet e jetesës është gjithashtu më e ulëta në Europë, me 5.1 pikë, shumë afër nesh është Maqedonia, me 5.2 pikë. Më të kënaqurit me standardet e jetesës në Europë janë danezët dhe suedezët, me përkatësisht 8.3 dhe 8.2 pikë.

Më i ulëti në Europë është dhe perceptimi për cilësinë e akomodimit, me 6.5 pikë dhe i dyti pas nesh është Turqia me 6.6 pikë. Më të kënaqurit me akomodimin janë austriakët, danezët dhe irlandezët, me 8.4 pikë secili.

Shqiptarët mbajnë rekord për vështirësitë që hasin për të zgjidhur problemet e tyre. 57% e tyre kanë pohuar se “kanë vështirësi për të zgjidhur probleme të rëndësishme që u dalin gjatë jetës”. Përqindja e dytë më e lartë është ajo e maqedonaseve dhe grekëve, me 38%.

Një tjetër pyetje, ku nuk ngurrojmë ta shfaqim pakënaqësinë me jetën është “Në jetën time të përditshme, unë rrallë kam kohë që të bëj gjëra që realisht më pëlqejnë”, ku Shqipëria ka përqindjen më të lartë të atyre që bien dakord me këtë shprehje (52%). Të dytët janë turqit me 49%, të ndjekur nga maqedonasit dhe rumunët.

67% e shqiptarëve bien dakord se “bëjnë diçka të vlefshme në jetë “, ndër më të ulëtat në Europë, pas grekëve (53%) dhe turqve (59%). Më të vlefshëm në Europë ndihen irlandezët (90%).

Ndryshe nga ambienti i jashtëm, perceptimi për kënaqësinë e jetës familjare është ndër më të lartët në Europë, me 8.6 pikë, në të njëjtat nivele me Danimarkën, Austrinë, Maltën etj., ndërsa me vlerësimin më të ulët në këtë pyetje janë Turqia, Bullgaria, Italia.

Pavarësisht se janë të pakënaqur me jetën, shqiptarët janë përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. 67% e tyre janë optimistë se do të kenë një të ardhme pozitive

Kjo shifër është e frikshme, kot shpresojmë! Nuk krahasohemi as me Serbinë dhe Malazezët, më keq akoma Read More »