Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri.
Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.
Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.
Buka e Thekur Për Diabetikët
Sipas të dhënave, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.
Indeksi i Glicemisë
Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.
Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.
Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.
Yndyrnat
Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.
Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.
Tretja
Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.
Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.
Më Shumë Energji
Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.
Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.
Të Përzierat
Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.
Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.
Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.
Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes
Lulja e shegës ka një shije të mprehtë dhe të thartë, dhe si e tillë kombinohet më së miri me çajra të tjerë bimorë siç janë: mentja, kamomili, livando dhe trumza. Lulja e frutit, pra pjesa që i ngjason kurorës, nxirret në diell dhe thahet.
Ajo bëhet pluhur dhe hidhet në ujë të ngrohtë. Ky pluhur mund të gjendet edhe në farmaci në kapsula të vogla si ato të medikamenteve dhe të konsumohet tre herë në ditë.
Por pa diskutim që zgjidhja më e mirë është konsumi i luleve të shegës si çaj bimor të cilin e përgatisni vetë.
Shqipëria është e bekuar me pemishte shegësh dhe muajt e pranverës janë periudhë e artë për t’i gjetur pemët e shegës në lulëzim që të përfitoni nga lulet e tyre.
Lulja e frutit të shegës ka vlera në uljen e sheqerit në gjak, dhe si e tillë sugjerohet për pacientët që vuajnë nga hiperglicemia dhe diabeti.
Një studim i publikuar në Revistën Mjekësore të Ushqimit raportoi se farat e shegës, lulet dhe lëngu i saj përmbajnë tre acide me veti antioksiduese. Këto acide luajnë një rol aktiv kundër diabetit dhe hipoglicemisë.
Ekstraktet nga kurora e shegës mund të zvogëlojnë lëndimet që i vijnë organizmit nga forcimi i arterieve me 70%.
Ky është niveli më i lartë që arrihet nga të gjithë përbërësit e shegës, thonë studimet.
Studimi i lartpërmendur analizoi vlerat e lëkurës, farave dhe luleve të shegës dhe të lëngut kundër një sërë faktorësh që shkaktojnë bllokimin e arterieve.
Të dhënat treguan se shega e plotë kishte vlera të mrekullueshme dhe të pakundërshtueshme në mbrojtje të zemrës, por kurora e shegës kishte vlera të pazbuluara më parë.
Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Universitetin e Misisipit, publikuan gjetjet e tyre në Revistën e Bujqësisë, Ushqimit dhe Kimisë.
Fruti i pasur me antioksidantë përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron kundër tumoreve të prostatës, Alzheimerit dhe reumatizmës.
Këto antioksidantë siç është punicalagina, bën punën kryesore kundër stresit oksidues në organizëm dhe ka vlerat më të mëdha.
Të dhënat, tregojnë se ekstraktet e lules së shegës ulin nivelet e lipideve dhe glukozës në gjak me 18 dhe 25 përqind respektivisht.
Studiuesit zbuluan se tek kontingjenti eksperimental që kishte konsumuar lëngun dhe lëkurat e shegës, nivelet e kolesterolit të keq kishin rënë ndjeshëm.
Ata zbuluan se ekstraktet e shegës dhe në veçanti, lulet e frutit arritën të pengonin zhvillimin e arteriosklerozës.
Nëse rezultatet e studimit tek kafshët konfirmohen tek njerëzit, atëherë lulja e shegës mund të kthehet në një burim të mirëfilltë vlerash për disa industri ushqimore dhe farmaceutike.
Lëngu i Luleve të Shegës
Mblidhni lulet e shegës dhe i lini të thahen. Më pas kur të jenë tharë plotësisht, shtypni mirë që të copëzohen. Dy lugë çaji grimcash për një kupë çaj është sasia e duhur.
Lërini 3-4 minuta të vlojnë në ujë, filtrojini dhe mund t’i pini rregullisht deri në tri herë në ditë. Shëndeti juaj do t’ju falenderojë.
Në ditet e sotme ushqimet janë të mbushura plot me kimikate ,dhe asnjëra prej tyre nuk është e mirë për shëndetin tuaj.
Duke filluar nga pesticidet dhe hormonet e rritjes deri tek ngjyruesit artificialë dhe aromatizuesit, ushqimet mund të na shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira.
Ekspertët e shëndetësisë mënjanojnë këto ushqime me çdo kusht për të zvogëluar rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata të shëndetit.
Konservat e domates
Mbulesat e rrëshirës në kanaçe përmbajnë bisphenol-A (BPA) ose estrogjene sintetike të lidhura direkt me infertilitetin, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe obezitetin.
Ndërveprimi i domate të konservuara dhe kuti prej kallaji çon në nxjerrjen e BPA në produkt.
Në vend të kësaj, zgjidhni të blini domate organike nga tregu i fermerëve tuaj lokal ose nga dyqani ushqimor.
Nëse jeni duke kërkuar për domate të gjata, gjeni dyqanet e domateve në një shishe qelqi ose në kutitë Tetra Pak.
Mish i grirë
Një studim i kryer nga USDA zbuloi se në krahasim me viçin e ushqyer me misër, viçi i ushqyer me bar ka permbajtje me te larte ne beta-karoten, vitaminë E, kalcium, magnez dhe kalium.
Plus, viçi i ushqyer me bar është më i ulët në omega-6 inflamator dhe më i ulët në yndyrna të ngopura të këqija të lidhura me sëmundjen e zemrës.
Kokoshka mikrovale
Qesja e kokoshkave është e mbushur me kimikate të rrezikshme, si acid perfluorooctanoic (një klasë e përbërësve që janë të lidhura me infertilitetin).
Studimet kane treguar se ato lidhen me kancerin e mëlçisë, testisit dhe pankreasit.
Mikrovala ben qe këto kimikate të avullojnë dhe të shkojne tek kokoshkat.
Patate Jo-Organike
Patatet jo-organike shpesh trajtohen me fungicide gjatë procesit te rritjes dhe vazhdimisht janë te mbuluara me herbicide para korrjes.
Plus, pasi ata janë gërmuar, ata trajtohen me më shumë kimikate për të parandaluar që ata të mbijnë.
Qumësht i prodhuar me hormone artificiale
Prodhuesit e qumështit trajtojnë lopët e qumështit me hormone të rritjes (rBGH) për të rritur prodhimin e tyre të qumështit.
Megjithatë, ky hormon rrit infeksionet e gjoksit te lopës që mund te kaloje në qumësht dhe të çojë në nivele më të larta të IGF-1 që është lidhur drejtpërdrejt me kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.
Mollët
Mollët nuk mund të zhvillojnë një rezistencë ndaj dëmtuesve bujqësore, dhe për këtë arsye, janë te mbuluara me herbicide dhe pesticide. Sa herë që te jete e mundur, blini mollë organike.
Grida Duma është e bindur se Fatmir Xhafaj ia ka lënë në tryezë Ramës dorëheqjen, por i është refuzuar.
Në sytë e demokrates, Rama ka humbur pushtet me deklaratën në grupin e PS, ndërsa flet edhe për këshillime që i janë bërë Agron Xhafajt, në një intervistë për gazetaren Marsela Karapanço.
E teksa fliste me tone kritike për zhvillimin e Tiranës, Grida Duma u pyet dhe për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme lokale për bashkinë e kryeqytetit.
Por, ajo e mohoi këtë mundësi.
Natyrisht, duke parë rezultatin tronditës që mori kur kandidoi përballë Vangjush Dakos në Durrës, vështirë se Grida do të pranojë të kandidojë më për ndonjë Bashki.
Grida ndërkohë thotë se nuk është gabim të jesh ndjekës i kryeministrit Rama në Facebook, por nuk e bën këtë për shkak të llustrimit që ai i bën realitetit.
Ti Lul je dembel. Ta kanë ngec at punë në dorë dhe duket që e bën si për ta hequr qafe. Ti s’ke ëndërr të drejtosh Shqipërinë dhe me vete thua – “ca më duhet mua kjo punë” dhe fort faj nuk ke, por tashmë je brenda my wannabe leader dhe pozicioni ta kërkon të jesh më ngjitës, më i besueshëm për njerëzit.
Shkruan Keti Bazhdari
Skenari i 5 ditëve më parë me Agronin(Geronin) nuk ngjiti. Do të mund të realizoje plot të tjerë, po të ishe vetë i pastër dhe pak më punëtor.
Ti Lul je dembel. Ta kanë ngec at punë në dorë dhe duket që e bën si për ta hequr qafe. Ti s’ke ëndërr të drejtosh Shqipërinë dhe me vete thua – “ca më duhet mua kjo punë” dhe fort faj nuk ke, por tashmë je brenda my wannabe leader dhe pozicioni ta kërkon të jesh më ngjitës, më i besueshëm për njerëzit.
Duket që politikën e ke ndjekur nga televizori, me ato turmat energjike, që rrethonin gjysh Saliun, dajë Fatosin e axhe Edin, dhe ke menduar pse jo edhe unë, por nuk është se e ke fort haberin si arrihet deri aty.
Njerëzve mund t’u thuash plot gënjeshtra, sic bën cdo ditë, por ajo që ka rëndësi është t’i besosh ti i pari, pasi dallohesh lehtë që s’i beson as vetë dhe nëse në cdo aspekt të jetës realizmi është dicka e mirë, në lojën politike të gënjeshtrës, të tradhëton.
Mund të rreshtoje edhe të vërteta. Oh sa shumë të vërteta do të mund të rreshtoje, por kjo kërkon moral, kurajo e aftësi të gjithanshme, gjë që s’është rasti yt.
Por të rrimë te skenari i para 5 ditëve.
Unë s’kam asnjë interes në këtë histori të mbroj njërin apo të fajësoj tjetrin. Unë kam qenë e do të mbetem një person i vendosur në luftë me injorancën e krimin e sidomos krimin penetrues në politikë, edhe pse kjo më ka penalizuar në jo pak raste.
Por a ia ka arritur ajo video 2minutëshe, që Fatmir Xhafën t’na e shesë tashmë, si përfaqësues të krimit apo familjeve mafioze në Shqipëri? Dhe, a gëzonte videoja besueshmërinë e duhur për ta përmbushur këtë mision, pavarësisht e montuar apo jo?
Këto janë cështje që cdo rregjisor politik duhet të ngrejë, para se të hedhë në treg prodhimin e vet.
Cdo njeri në këtë botë ka një aureolë, të dhënë nga Zoti apo natyra, quajeni si të doni dhe është tejet e vështirë t’i gjeneroni, një tjetër të re, krejt të kundërt me origjinalen, e aq më tepër me një përpjekje kaq naive.
Pse e quaj naive? S’dua të flas hic për vertetësinë e videos, e përsëris. Le të jetë e vërtetë si buka që hamë.
Idea, qasja dhe aktorët në video janë njëri më naiv se tjetri. Për aq sa ne si popull arrijmë të intuitojmë dhe njohim Fatmir Xhafën, s’ka kurrëfarë lidhje ajo cfarë ai përfaqëson e reflekton me atë cfarë llafos ky tipi Agroni apo Geroni i videos, që përvec se i lehtë nga natyra duket qartazi viktimë e gjysh Saliut, sot edhe dje. Biles do thoja, që kur të vijë koha të bëhet një muze në nder të bacës Sali, këtë videon me e projektu aty me deciturën “para dhe pas Saliut”.
Pasi falë vullnetit të këtij “vigani liberator”, Saliut te I, rinia e vitit 97 u katandis “mo Zo mà keq” në rrugët e botës, duke shitur trupin e c’ka kishte, palè pastaj ca cigare ashash e viza kokainë.
Tani s’ka faj, i takon edhe të tallet Saliut te II, me viktimat e veta. Agroni apo Geroni, në cdo realitet tjetër, do ishte një punonjës apo zyrtar i rëndomtë, që as ashashin s’do i kishte rënë rasa me e provu, por ja falë Saliut i erdhi dita me u bo “vagabond i madh” ne jetë e kapobandë me bashkëpunëtorë të rrezikshëm në film(si ky derëziu që do të shikoni në seritë në vazhdim të videos).
Tani, Lul, të dalim prapë te Fatmir Xhafaj.
Sipas teje, ca e lidh konkretisht apo virtualisht Fatmirin si personalitet me këto personazhet e telenovelës suaj me pjese, përvec të qenurit vëllezër biologjikisht e shokë kodra pas bregut të vëllait?!
Mos po kujton se njerëzia është zgjuar mjesin e 15 majit duke menduar se Fatmir Xhafaj qenka një i tmerrshëm, që drejtoka trafiqe të mëdha me këtë Geron “kokën” apo më shumë mundësi jemi zgjuar këto dy muajt e fundit dhe kemi parë se si me shumë delikatesë, pa rënë shumë në sy, ministri i brendshëm në bashkëpunim dhe me Interpol, po u pret kokat ca tipave kriminelë 24 karatësh, që si duket dinë shumë për ju të gjithë dhe ndaj nuk pritët sahatin t’i inskenonit me ca mundët e si mundët, rrap shkrap, një audiocimkë vetëm për ta hequr qafe?!
O Lul djali, edhe ti si lider, edhe une si popull e dimë që është kjo e dyta. Por edhe amerikanët.
Dhe që të mos ta zgjasim, në nivel operacioni politik, kruajtja me Fatmir Xhafën, është më e pabesueshmja.
Iu nxjerr ju si opozitë edhe më viktima dhe vërteton gojët e hallkut se cuni i Saliut, por edhe ndonjë tjetër, janë vërtetë të lidhur me punëra të pista. Duke i rënë daulles së Fatmir Xhafës vetëm sa tërhiqni vëmendje për keq drejt vetes, pasi amerikanët kanë për ta mbështetur dhe është e drejtë të ndodhë kështu.
Në Shqipëri në këta 27 vjet, është thurur një shkul aq i madh, se fjala lëmsh duket modeste dhe për ta zhdërvilluar,në shumë raste, do të ketë nevojë për gërshërë. Dhe ky ishte rasti konkret. Asgjë s’e lidh më Fatmir Xhafën me vëllain e tij, që shkoi të ndjekë fatin e vet përball drejtësisë italiane.
Por puna do të jetë, ju tjerët, ca ju lidh me ata që po kapen e që janë planifikuar të kapen. A thua do të ketë gërshërë t’ua këpusë fijet apo do jenë aq të forta sa t’ju marrin pas vetes?!
Ka rreth 5 vite që Partia Demokratike e ka shndërruar në kalë beteje luftën kundër drogës e sidomos kundër kultivimit të bimëve narkotike si cannabis sativa. Drejtuesit e rinj dhe të vjetër të PD i harruan si me magji mëkatet e tyre të vjetra gjatë kohës që ishin në pushtet, që kulmonin me Lazaratin ose siç njihej rëndom me “Republikën e Hashashit”.
Prej shumë kohësh akuzat e politikanëve të PD-së ndaj qeverisë socialiste për lejimin e kultivimit masiv të cannabaisit si dhe trafikimin e tij dhe drogërave të tjera të forta janë kthyer në rutinën e betejës politike si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Një strategji kjo që deri diku i kishte shërbyer opozitës për të vënë në vështirësi mazhorancën qeverisëse. Por çuditërisht PD-ja dje me publikimin e deklaratës së regjistruar të Dëshmitarit X, Albert Veliut, i ashtëquajturi Babale, ka rrëzuar brenda pak orëve imazhin e një fushate disavjeçare.
Në deklaratën e regjistruar të Albert Veliut, ku ai ka sqaruar rrethanat e arsyet e bisedës së pretenduar midis tij dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Veliu ka pranuar publikisht se ka blerë 20 kilogramë hashash për t’i trafikuar.
Pavarësisht pretendimit nga Veliu që e kishte bërë këtë blerje për të provokuar vëllain e ministrit, fakti është se i ashtëquajturi Dëshmitari X ka blerë 20 kilogramë drogë dhe ka deklaruar se nëse nuk do të kishte pasur atë natë kohë të keqe do ta kishte trafikuar në Itali.
Pra ai ka blerë lëndë narkotike nga një person që nuk e tregon dhe e ka poseduar atë për një periudhë të gjatë kohe, sipas deklaratës së tij, dhe nuk dihet se ku e ka çuar atë. Duke pasur parasysh se sipas legjislacionit aktual në vendin tonë quhet shkelje ligji dhe dënohet me burg, posedimi edhe i një sasie prej disa gram cannabis, atëherë drejtuesit e Partisë Demokratike që e kanë pasur në dorë deklaratën e Albert Veliut kanë qenë në dijeni se ky person kishte shkelur ligjin duke trafikuar dhe poseduar drogë.
Po sipas legjislacionit në fuqi çdo qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë e ka detyrim ligjor që kur është në dijeni të një shkelje ligjore të bëjë denoncimin e saj, ndryshe përballet me akuzën për “moskallëzim krimi” dhe kjo një shkelje e rëndë penale që dënohet me burgim. Pra, drejtuesit e PD-së kanë shkelur ligjin duke moskallëzuar një person i cili posedonte jo pak por 20 kilogram drogë. Sasia e cannabisit prej 20 kilogramësh që ka deklaruar se kishte blerë Veliu shkon si vlerë në rreth 20-24 mijë euro, kur blihet me shumicë në vendin tonë dhe kur shitet në Itali në sasi të vogla mund të shkojë deri në 100 mijë euro.
Këtu tashmë nuk kemi të bëjmë më me një sasi të vogël, por me një trafik të pastër me sasi e shuma të mëdha të lëndëve narkotike. Përse drejtuesit e Partisë Demokratike nuk kanë bërë detyrën e tyre ligjore për të kallëzuar këtë shkelje të rëndë të ligjit? Nga padija? Jo! Dy prej personave që dolën publikisht për të bërë denoncimin e përgjimit Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi janë të dy ish-ministra Drejtësie dhe jurist në profesion dhe vetëm të paditur nuk mund t’i quash. Duket qartazi se kjo është një zgjedhje politike e PD-së. Një kthim pas i saj. “Lejimi i cannabisit në Lazarat ishte vendim politik”, deklarata e para disa viteve e Sali Berishës demonstron rrënjët e këtij mentaliteti. Për të bërë politikë, për të goditur politikisht kundërshtarin politik lejohet çdo gjë, qoftë kjo edhe shkelja e rëndë e ligjit.
Shkelja ligjore
Sipas legjislacionit në fuqi çdo qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë e ka detyrim ligjor që kur është në dijeni të një shkelje ligjore të bëjë denoncimin e saj, ndryshe përballet me akuzën për “moskallëzim krimi”./Shqiptarja.com
Ahmet Zogu u shfaq. Dhe vendi u transformua. Fillimisht, ai krijon një Kushtetutë. Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët. Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit, si në Shtetet e Bashkuara.
Shkruan Aurenc Bebja (Francë)
“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit 1928, në faqen n°3, shkrimin e shkrimtarit, romancierit dhe gazetarit, Pierre Chanlaine, në lidhje me arritjet (sukseset) e Ahmet Zogut gjatë udhëheqjes së tij. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin ekskluziv të gazetës franceze:
Pse shqiptarët e duan Zogun I ?
“Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, që prej 31 janarit 1925, sapo u shpall Mbret i Shqipërisë. Nëse disa kurora rrëzohen, të tjera shfaqen. Kompensim i merituar.
Kur luftova në Shqipëri, ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Një vend i bukur, ku përrenjtë kapërcejnë me gëzim pranë maleve gjigante, një vend gjithashtu simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre ndaj shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik ; Ai e ruan nderin. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Etërit e tij luftuan në Fornovo (Fornoue) në ushtritë e Henry III, Maximilien-it dhe François I.
Ai është i matur. Është trim. Si mund të mos e duam atë ?
Po, por para Ahmet Zogut, duhet të thuhet se vendi nuk ishte shumë i sigurtë. Ky organizëm i vogël ishte i infektuar me mikrobe – komitadjis – që e hanin atë. Nuk kishte pushtet qendror. Dhe nëse rastësisht fuqitë e mëdha do të kishin vendosur një, askush nuk do t’u bindej atyre.
Anarkia mbizotëronte dhe lindi pyetja, pavarësisht simpatisë që shqiptarët kishin ngjallur, pavarësisht protestave të tyre të rrepta dhe legjitime, nëse do të ishim të detyruar që t’i ndajmë ata mes grekëve dhe jugosllavëve.
Ahmet Zogu u shfaq. Dhe vendi u transformua. Fillimisht, ai krijon një Kushtetutë. Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët. Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit, si në Shtetet e Bashkuara.
Ai formon Kabinetin dhe është përgjegjës për Dhomën e Deputetëve. I investuar në detyrat e tij dhe i shqetësuar nga përgjegjësitë e tij, Ahmet Zogu punon. Ai ndërtoi rrugë : atë të Durrësit për në Tiranë; atë të Elbasanit për në Korçë ; atë të Tiranës për në Shkodër, e cila ndahet nga një urë madhështore mbi lumin Mat.
Kompania Franceze e “Fives-Lille” ka ndërtuar dy nga këto vepra arti, midis Durrësit dhe Tiranës, për të cilat mund të jetë krenare. Këtyre rrugëve u shtohet ajo e Beratit për në Tiranë, e ndërtuar kohët e fundit, dhe ajo e Santi – Quaranta për Selanik, të cilën e kishim riparuar gjatë luftës dhe që ai e riparoi sërish.
Ahmet Zogu urdhëron që të qarkullojnë rrugëve shërbime të rregullta auto-transporti. Por, pavarësisht gjithçkaje, meqë komunikimet janë të ngadalta, ai krijoi tri linja avionësh : Tiranë, Vlorë, Korçë; Tiranë – Shkodër, Brindisi, Vlorë.
Menjëherë, vendi u bë i sigurtë. Ahmet Zogu do t’i sigurojë atij mjete që do të mundësojnë shkëmbime. Ai po ndërton portin e Durrësit. Një kompani shqiptare është themeluar për të prodhuar energjinë hidroelektrike të nevojshme për veprimtarinë e qytetit. Një hekurudhë – e para në këtë vend – është ndërtuar mes Tiranës dhe Durrësit ; tani ajo shtrihet deri në portin e Vlorës.
Dhe pastaj, presidenti, metodikisht, por me energji, shfrytëzon – së fundi – pasurinë e tokës : bakrin e rajonit të Pukës, shfrytëzimin e naftës së Elbasanit dhe të Vlorës prej katër kompanive – një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane ; peshkarexhat e gjirit të Vlorës, që një kompani franceze i ka dhënë me qera, perlat e liqenit të Ohrit, kuajt e vegjël të fushës së Mukrës (Mursisë), të cilët njihen për rezistencën e tyre dhe shitja e të cilëve në vendet fqinje është një burim fitimesh i rëndësishëm për Shqipërinë.
Industritë e vjetra – fabrikat e sapunit, rafineritë e naftës (vajit), fabrikat e duhanit dhe të alkoolit – mbrohen ; kultivimi i drithërave dhe hardhive, zhvillohet. Dhe kur një vend i organizuar tërheq vëmendjen e të tjerëve, dhe meqë duhet frymëzuar frika së bashku me admirimin, Ahmet Zogu krijoi një ushtri dhe një xhandarmëri.
Oficerë italianë dhe anglezë janë përgjegjës për organizimin e njërës dhe tjetrës. Forcat e armatosura përbëjnë totalisht rreth njëzet mijë burra. Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë për vendin e tij. U tha se ai kishte bërë vetëm një koloni italiane…Një interpretim i gabuar! A do t’a lejonte patriotizmi shqiptar një gjë të tillë ?
Në të vërtetë, shqiptari, si të gjitha vendet në zhvillim, shfrytëzon pasurinë e tij nëpërmjet kompanive të huaja. Por konçesionet jepen në bazë të gjykimit (analizës) dhe vetëm në rast të ofertave të barabarta fitojnë kompanitë italiane.”
Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje çështjeve të mbetura pezull nga lufta e dytë botërore. Në një deklaratë pas punimeve të samitit të Sofjes, ku pranoi se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte kryeministri grek Aleksis Tsipras konfirmoi përparimin e bisedimeve, që sipas tij ishin tejet të vështira.
“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurt, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda Qershorit”.
I pyetur nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Tsipas tha se kjo nuk varet vetëm nga zgjidhja e problemeve dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë, duke shtuar se në gjirin e BE-së ka vende që kanë mendime të ndryshme për këtë çështje./JavaNews