Aurora

U zhgënjyet se nuk iu doli Lotaria Amerikane? Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

Edhe ju ishit nje nga personat qe nuk moret pergjigjen qe prisnit nga Lotaria Amerikane?

Mos u merzisni, paska akoma shprese. Mund te ndodhe qe te jeni me fat, pasi ka ndodhur edhe me heret qe dikush të jete fitues edhe me pas.

Kesaj pyetje i jep pergjigje ambasada amerikane ne faqen e saj ne FB, teksa keshillon gjithe aplikuesit e interesuar, te kontrollojne statusin, deri ne daten 30 shtator.

Pyetja:Përshëndetje! #pyetannën Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimt dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë, që ne mund të fitojme në mujat apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! do të doja një përgjigje sa më konkrete.

Pergjigja: Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260.

Pyetje: Më falni që po ua bëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikmit??

Pergjigje: Ka ndodhur para dy vitesh.

ambasada-pergjigje

U zhgënjyet se nuk iu doli Lotaria Amerikane? Ambasada del me njoftim të rëndësishëm Read More »

Kushte të reja për Shqipërinë: Kë duhet të dorëzojë Rama deri në qershor?

Deri në qershor, kur të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian, Shqipëria dhe Maqedonia duhet të bëjnë më shumë.

Sipas Politico.eu, të dy vendet kandidate mund të kenë një shans nëse përmbushin disa kushte.

Maqedonia duhet të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, kurse Shqipëria është nën presion për të dhënë prova për luftën ndaj krimit të organizuar dhe emigrantëve ilegalë.

Kryeministri Edi Rama shprehu frustrim për kushtet e reja, të shtuara përpara se të nisin bisedimet e anëtarësimit.

‘Procesi po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe gjithmonë e më pak i parashikueshëm,’ tha Rama.

Por a mundet Rama që të japë prova deri në qershor?

Gjermania thotë se po monitoron historinë e vëllait të Fatmir Xhafajt, kurse dorëzimi i mandatit nga ana e Saimir Tahirit duket se nuk e ka bindur akoma Europën.

Problemi i emigrantëve mbetet i madh. Së fundmi, mediat bavareze shkruajnë se bashkë me emigrantët, në vendet e Europës po dynden trafikantët.

Kushte të reja për Shqipërinë: Kë duhet të dorëzojë Rama deri në qershor? Read More »

Të dashur vëllezër vlonjatë ! Ju që investoni pa u kursyer në bar, pub apo restorant, më lejoni 3 këshilla dashamirëse …

Të dashur vëllezër vlonjatë !
Ju që investoni pa u kursyer në bar, pub apo restorant, më lejoni 3 këshilla dashamirëse :
1. Perqendrim dhe durim.
Mos i harxhoni gjithë nervat, përqendrimin e durimin me mobilimin e lokalit, duke lënë pas dore përzgjedhjen e stafit të sherbimit dhe trainimin e tyre.
Mund të keni gjithë luksin që doni në mobilim, por nëse nuk keni gjithë luksin që duhet në shërbim, thjesht keni shumëzuar cdo gjë me 0.
2. Kini kujdes në përzgjedhjen e muzikës dhe të volumit të saj.
Hiqni dorë nga muzika disko që në pikë të sabahut.
Keni fatin të jeni buzë detit : a ka kënaqësi më të madhe sesa të shijosh kafenë e mëngjesit duke dëgjuar melodinë e detit?!
Hiqni dorë nga tallavaja në 24 orët e para të ditës.
Nëse nuk dini të perzgjidhni muzikën e duhur dhe as të gjeni njëri (jo DJ) që ta bëjë këtë punë, mjafton të lidheni me një stacion radioje apo tv që ofron zgjedhje cilësore. Ka plot.
3. Higjena dhe kultura.
Kamarierët nuk duhet të qelbin era djersë.
Mjafton të ndërrohen bluzat cdo ditë.
Të lahen edhe vetë kamarierët ( ose të paktën vetëm gojën dhe sqetullat
Sepse higjena nuk është opsion, është detyrim.
Dhe në fund, por jo me pak e rëndesishmja :
Buzëqeshni ! Po, po, buzëqeshni !
Mos i prisni njerëzit me vetullat ngrysur e buzët varur, sepse nuk po vijne t’u kërkojnë borxh.
Po vijnë sepse në morinë e lokaleve, vendosën t’u respektojnë juve! Edhe të lenë te ju ato lekë që kanë vendosur të shpenzojnë ! Qofshin shumë apo pak !
Buzëqeshni vëllezër
Vera erdhi.
Qoftë e mbarë për të gjithë !
Nga Ilir Metaj

Të dashur vëllezër vlonjatë ! Ju që investoni pa u kursyer në bar, pub apo restorant, më lejoni 3 këshilla dashamirëse … Read More »

Berisha, Meta e Basha synonin të godisnin Donald Lu dhe Reformën në Drejtësi, Xhafajn aty e kishin që më 2012. Dështoi dhe spektakli i Presidentit me “Sigurinë”

Ka qënë një sulm i mirëorganizuar “saga” e akuzave ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me video-përgjimin e pretenduar dhe të hedhur poshtë të vëllait të tij. Një skenar nga ato që për ish kryeministrin Sali Berisha kanë qënë më se të zakonshme, por që shënjestrën e vërtetë kanë pasur jo Fatmir Xhafajn dhe vëllain e tij Agron, por kanë qëlluar më “lart”, tek selia në “Rrugën e Elbasanit”.

Fronti kundër Reformës në Drejtësi i përbërë nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi objektivin kryesor të sulmit dhe qendrën e goditjes kanë pasur as më pak dhe as më shumë, por ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu. Donald Lu ka qënë shumë i ashpër ndaj politikës shqiptare, ndaj përfaqësuesve të opozitës së sotme që në korrik të vitit 2016, me miratimin e Reformës në Drejtësi.

Asokohe Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk lanë gur pa luajtur për të sabotuar reformën në drejtësi dhe Vettingun. E goditën, e kërcënuan madje dhe Ramën se do të dilnin nga koalicioni dhe t’i rrëzonin qeverinë dhe kur u përballën me paralajmërimin e prerë të Donald Lu se do të ketë probleme me deputetët që votojnë kundër, erdhën të gjithë si’ legenër’ dhe votuan. Një votim të paparë, 100 përqind pro Reformës në Drejtësi.

Por pavarësisht se hodhën votën pro reformës në drejtësi dhe Vettingut me një mijë përpjekje u munduan ta bllokojnë zbatimin e këtyre reformave, por në të vërtetë vetëm sa e zvarritën. Tashmë disa nga “peshqit e mëdhenj” janë futur në burg, të tjerë janë shumë afër burgut dhe të gjithë pastaj në radhë me “biletë” në dorë për të burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës.

Duke përfshirë dhe Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe familjet e tyre politike dhe biologjike, të cilët janë në prag të gjykimit për krimet që kanë kryer. Të gjithë janë shumë afër burgut, pasi s’kanë lënë kusur pa bërë në kurriz të këtij populli, duke e vrarë, vjedhur, masakruar dhe dhunuar.

Pikërisht për këtë arësye, nga frika e burgut tashmë që dhe mburoja e tyre në Prokurorinë e Përgjithshme Adriatik Lalla ish kryeprokuror është vetë në prag të burgut dhe në prag të azilit politik, bënë dhe një përpjekje të fundit për të goditur reformën në drejtësi.

Gjetën si “tabelë qitjeje” Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt. Ministrit aktual të Brendshëm për ta goditur për një dënim të vitit 2002 dhe i formës së prerë më 2012 në Itali. Pikërisht në periudhën kur në qeveri ka qënë PD dhe LSI, pra Berisha dhe Meta, ndërkohë që gjetën ta godisnin këto ditë.

Goditja ishte e tërthortë, dhe kishte qëllim që të goditen ish kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, aktualisht ministër i Brendshëm. Njeriu me të cilin kishte punuar ngushtë ambasadori amerikan Donald Lu për këto reforma jetike për pastrimin e politikës dhe të drejtësisë shqiptare e zhytur në llum në këto 28 vite.

Berisha, Meta, Basha dhe Monika kishin përgatitur një goditje të madhe, me objektiv të qartë Donald Lu.
Pikërisht njeriun që realisht bëri reformën në drejtësi dhe tek i cili shqiptarët kanë besim se do të çojë në burg përmes institucionet ligjzbatuese shqiptare të gjithë këta maskarenj që kanë abuzuar me shqiptarët.
Pasi shqiptarët e shohim me besim ambasadorin amerikan si njeriun që do të çojë në burg kupolën e krimit dhe korrupsionit që u rreshtuan në frontin anti-SHBA dhe anti-BE.

Dhe fronti i së keqes në Shqipëri planifikuan goditjen e Donald Lu pikërisht për shkak të frikës ndaj reformës në drejtësi, që për ta është e barabartë me burgun. Ndaj e sulmuan Xhafajn dhe për pasojë dhe Donald Lu-në. Duke rrezikuar aq shumë për ta bërë të vërtetë dështimin e reformës në drejtësi, sa sajuan dhe një video-përgjim, që me shumë gjasa është e montuar nga ekspertët e opozitës. Por verdiktin përfundimtar do ta thonë organet përkatëse ligjzbatuese shqiptare dhe ekspertët ndërkombëtarë që janë kërkuar për këtë rast.

Thjeshtë dhe vetëm për të treguar se ish kryesuesi i reformës në drejtësi që bëri një reformë për të goditur krimin, korrupsionin dhe trafiqet e ndryshme deri në rangjet më të larta, tashmë në krye të Ministrisë së Brendshme merr në dorë trafikun e drogës përmes të vëllait.

Një sakrificë e madhe nga ana e opozitës dhe e materializuar në ato deklaratat e tre zyrtarëve të lartë të PD, dy prej tyre deputetë, të cilët janë thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar në lidhje me autenticitetin e kësaj kasete.

Dhe nëse nuk e vertetojnë atë, atëherë duhet të lusin zotin të ketë vend te burgu i grave, se tek i burrave do ta kenë punën vërtetë shumë pisk, sepse dy prej tyre kanë qënë ministra Drejtësie. Por sot pasdite, teksa u renditen prova dhe fakte që hedhin në erë tërë akuzat e opozitës për këtë video-përgjim, teksa vëllai i ish ministrit të Brendshëm i dorëzua tek autoritetet italiane, dështimi i Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës është evident, i dukshëm. Katërshës së krimit sot i është çmontuar gjithë linja e kompromentimit politik të Reformës në Drejtësi dhe Ministrit të Brendshëm.

Pasi në përpjekje për të montuar një linjë konspiracioni lidhur me detyrën e Fatmir Xhafajt, si drejtues i Reformës në Drejtësi e më pas si Ministër i Brendshëm dhe për pasojë dhe Donald Lu me “bekimin” e të cilit u bë kjo reformë, ata dështuan të kompromentojnë Reformën në Drejtësi.

Pasi Berisha, Meta, Basha dhe Monika kishin si qëllim për ta konsideruar atë se ishte bërë për “të shpëtuar vëllain e Fatmir Xhafaj”, akuzë që kërkuan ta konsolidojnë më tej duke montuar në mënyrë banale një “audio-përgjim” për ta çuar deri në fund teorinë e saj konspirative. Dhe për të goditur ambasadorin amerikan Donald Lu, me akuzën se me “bekimin” e tij ishte bërë një reformë në drejtësi për të shpëtuar vëllain e Xhafajt, për të emëruar Fatmir Xhafajn në krye të Ministrisë së Brendshme dhe për të vijuar më tej trafikun e drogës.

Një skenar i përgatitur me kujdes por me tërë defektet e zotit brenda, pasi koha ishte e shkurtër por dhe ngutja se tani shpejt jepet vendimi për negociatat, kishte “shkurtuar” dhe mendjen e skenaristëve.
Të cilët ranë brenda me këmbët e veta. Pasi shqiptarët ndonëse nuk besojnë te kryeministri Edi Rama besojnë verbërisht tek ambasadori amerikan amerikan Donald Lu.

Kështu që akuza e parë që kishte të bënte me shpërdorimin e detyrës nga Xhafaj si drejtues i Reformës në Drejtësi për të shtuar një nen për ekstradimet, që mbronte historinë e vëllait të tij, u çmontua nga misionet ndërkombëtare.

Misioni ndërkombëtar EURALIUS dhe Bashkimi Evropian pranuan zyrtarisht propozimin si të mbështetur prej tyre, çka tregon se sulmi në këtë pikë ishte i sforcuar për ta lidhur reformën në drejtësi, me një përpjekje për të mbrojtur kriminelët shqiptarë.

Ndërkohë, ra dhe skenari i video-përgjimit të vëllait të Xhafajt, që me sa duket ishte manipulim.
Këtë e kuptoi dhe Ilir Meta President i Republikës si pjesë e skenarit kundër Donald Lu, Reformës në drejtësi dhe Fatmir Xhafajt, i cili kishte paralajmëruar njëherësh me zërat se do dilnin video-përgjimet dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për trafikun e drogës që kishte kalur majën e qeverisë.
Ishte një skenar i përgatitur dhe spektakli në Presidencë do të ishte i garantuar dhe preludi i spektaklit, që do të groposte përfundimiosht Reformën në Drejtësi.

Por dështimi i video-përgjimit bëri që dhe Meta të amortizonte përplasjet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Dhe për pasojë të evitonte dhe përplasjen me Donald Lu. Duke lënë në këtë fushë vetëm Petrit Vasilin. Por dhe betejën për një kohë tjetër më oportune. Kanë hall burgu Berisha, Meta, Basha dhe Kryemadhi, ndaj provojnë gjithçka për të shpëtuar!/Pamfleti

Berisha, Meta e Basha synonin të godisnin Donald Lu dhe Reformën në Drejtësi, Xhafajn aty e kishin që më 2012. Dështoi dhe spektakli i Presidentit me “Sigurinë” Read More »

Nisin procedurat për të rihapur dosjen e ‘’krimit të shekullit në Shqipëri’’, Izet Haxhia dorëzon kërkesën në Gjykatë. Avokati zbardh detajet

Dosja “Hajdari” pritet që shumë shpejt të tronditë politikën shqiptare. Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka vendosur dje që të depozitojë kërkesën për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. I ekstraduar pak ditë më parë nga Turqia për llogari të drejtësisë shqiptare sepse konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia ka kërkuar rigjykim të kësaj çështjeje sepse është dënuar në mungesë.

Ish-truproja e Berishës e kishte paralajmëruar një hap të tillë që në momentin që u mor vendimi për ekstradimin e tij, ndërsa dorëzimin e kërkesës në gjykatë dje e konfirmoi edhe avokati i tij. Duke qenë në këtë pikë, duhet theksuar fakti se Izet Haxhia ka ndryshuar avokatin mbrojtës. Në fillim të kësaj çështjeje, Haxhia pajtoi si avokat Fran Dashin, por rreth një javë pas mbërritjes në Shqipëri ai është zëvendësuar me avokatin Bashkim Nikolla.

Avokati zbardh detajet

Avokat Nikolla, i kontaktuar nga gazeta “SOT”, deklaroi dje se ka kërkuar rivendosjen në afat të çështjes “Hajdari”. Ndër të tjera, ai zbuloi edhe rrugën që ka ndërmend të ndjekë për të bindur trupën gjykuese për rishqyrtim të dosjes. Sipas tij, kërkesa është e bazuar tek normat dhe konventat ndërkombëtare, duke theksuar se si alibi do të përdorë disa precedentë në Gjykatën e Strasburgut.

“Në orën 09.25 unë kam dorëzuar kërkesën pranë Gjykatës Penale të Tiranës. Kjo është një kërkesë e zakonshme. I takon çdo qytetari kjo e drejtë, pasi ai është gjykuar në mungesë. Ne fillimisht kemi kërkuar që gjykata të na dëgjojë.

Kjo është fazë e parë. Normalisht unë kërkesën e kam bazuar mbi normat ndërkombëtare. Kam përmendur disa precedentë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Po ashtu është vetë rasti Izet Haxhia kundër Shqipërisë. Pra është e drejta e gjithkujt të kërkojë një gjykim të drejtë. Ne kërkuam të dëgjohemi.

Më pas do dëgjohet ajo se çfarë do të flasim”, tha ai. Pas depozitimit, kjo kërkesë pritet të hidhet në short për të caktuar gjyqtarin para të cilit Haxhia do të jetë përballë për të renditur argumentet e tij përse duhet të rigjykohet. Izet Haxhia me lëvizjet e tij po fut në ankth në radhët e politikës, pasi një ndër personat kryesorë që ai ka akuzuar si të implikuar në vrasjen e Hajdarit është Sali Berisha.

Ja detajet e kërkesës

Në kërkesë, Izet Haxhia, i përfaqësuar nga avokati Bashkim Nikolla kërkon rigjykimin, në zbatim edhe të garancisë që shteti shqiptar dha për ekstradimin e tij nga Turqia në Shqipëri. Sipas kërkesës, Haxhia është dënuar në një proces gjyqësor në mungesë dhe ku ai nuk ka dhënë asnjëherë prokurë për t’u përfaqësuar nga ndonjë avokat.

Gjithashtu theksohet se Izet Haxhia nuk është pyetur dhe nuk ka folur asnjëherë për drejtësinë shqiptare për këtë çështje. Sipas kërkesës, gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. “Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime para organeve proceduese”, thuhet aty. Po ashtu aty përmendet dhe shkresa e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar autoriteteve turke, ku jepte garanci për rihapjen e dosjes./ SOT

Nisin procedurat për të rihapur dosjen e ‘’krimit të shekullit në Shqipëri’’, Izet Haxhia dorëzon kërkesën në Gjykatë. Avokati zbardh detajet Read More »

Kadastrat e djegura në 1997, këto janë 3 qarqet do të marrin shpronësimin

Të vërtetosh pronësinë dhe të ligjërosh atë në Shqipëri është kthyer në një mision gati të pamundur. Mbivendosja që ka krijuar zbatimi i ligjit 7501 bashkë me djegien e zyrave kadastrale në vitin 1997 bashkë me elementet e korrupsionit dhe burokracitë në hipoteka po pengojnë seriozisht çuarjen e pronës tek i zoti. Shqetësimin në lidhje me këtë situatë E raportoi në Kuvendin e Shqipërisë edhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Sipas saj qarqet më problematike në këtë drejtim janë ato të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës.

ATP referon se qarku Vlorë, konkretisht bashkia e Sarandës dhe Delvinës janë mjaft problematike në marrjen e vërtetimeve kadastrale pranë organeve përkatëse për shkak se në këtë rreth Zyrat e Hipotekave janë djegur në vitin 1997, teksa ka pasur një vjedhje masive edhe në vitin 2009.

Agjencia e Trajtimit të Pronave raportin se edhe Qarku i Fierit gjendet në të njëjtën problematikë, ku dokumentacioni i hipotekave në bashkinë e Fierit dhe të Mallakastrës është djegur gjithashtu në vitin 1997.

Bashkitë e Gjirokastrës dhe Tepelenës për të njëjtat arsye pasi dokumentacioni i hipotekave është djegur në 1997 nuk mund të lëshojë informacione dhe vërtetime në lidhje me gjendje më të hershme të pronësisë.

Agjencia e Trajtimit të Pronës pohon se në të treja këto qarqe procesi i azhornimit për regjistrimin e pronës në hipotekë nuk ka përfunduar duke sjellë mungesën e informacionit për statusin juridik të pronës së pretenduar si dhe mos plotësimin e dokumentacionit hartografik nga qytetarët.

Gjithashtu qarqet e tjera ku përfshin Tirana, Dibra dhe Elbasani ekspozojnë plot problematika të tjera. Agjencia e Trajtimit të Pronës referon se, ZVRPP në Tiranë përcjellin fragmente të dokumentacionit dhe hartave pa vulën lidhëse. Ndërsa të gjitha qarqet i sjellin vërtetimet për përfitimin nga ligji 7501 nga hipotekat pa informacionin e duhur sidomos sa i përket vendndodhjes së pronës, e cila do të shërbejë për zbatimin e ligjit 33/2015 në lidhje me zbritjen e vlerës së përfituar.

Ndërsa në qarqet Durrës, Berat dhe Korçë bashkëpronarët në një pronarë e kanë të vështirë ta vërtetojnë pronësinë me dokumentacion.

Gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave janë evidentuar problematika të shpeshta gjatë trajtimit të ankesave për njohje pronësie. /Monitor

Kadastrat e djegura në 1997, këto janë 3 qarqet do të marrin shpronësimin Read More »

Turi i llogaridhënies pritet të jap efektet e para, Edi Rama gati të ”pres kokat” e drejtorëve. Sektorët që preken

Qeveria shumë shpejt pritet që të nisë një tjetër furtunë shkarkimesh në administratën publike. Ditën e mërkurë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, u mësua se ka paralajmëruar se në kuadër turit të llogaridhënies do të shkarkohen shumë drejtorë. Dhe duket se ditët në vijim do të jenë deçizive për fatin e shumë drejtorëve.

Sipas informacioneve, në ditët në vijim do të bëhet një bilanc i takimeve të deritanishme me qytetarët. Turi i llogaridhënies ka pambushur dy javët e para dhe mësohet se të gjithë ministrat dhe institucionet do të hartojnë një listë me ankesat e qytetarëve. Aty ku ka më shumë ankesa, kryeministri ka kërkuar që të nisë shkarkimi i drejtorëve, pavarësisht bindjes së tyre politike.

Po kush janë drejtoritë dhe institucionet më të rrezikuara? Gazeta ka bërë një kërkim, duke u bazuar në ankesat kryesore të qytetarëve gjatë turit të deri tanishëm të llogaridhënies. Dhe rezulton se janë disa institucione dhe drejtori të rëndësishme, të cilat do të preken nga reforma.

Behët fjalë për Hipotekat, ALUIZNI, Inspektoratet e Mjedisit, drejtoritë e Bujqësisë, AKU, Spitalet, drejtoritë Arsimore, Tatimet, zyrat e Punës, Ujësjellës Kanalizimet dhe OSHEE. Pra duke i bërë një analizë turit dy javor të llogaridhënies publike dhe që është transmetuar edhe në media, vihet re se në shumicën e ankesave dominojnë shqetësimet për këto drejtori.

Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate, qeverisë i duhet që të nisë edhe furtunën e shkarkimeve për titullarët e këtyre institucioneve.

Roli i prefektëve

Identifikimi i drejtorëve që nuk kanë bërë si duhet punën e tyre, duke mos iu përgjigjur në kohë shqetësimeve të qytetarëve, do të bëhet edhe në një rrugë tjetër. Gazeta mësoi se në “gjueti” të drejtorëve që do shkarkohen kanë hyrë edhe Prefekturat.

Sipas informacioneve, dje në disa prefektura të ndryshme të vendit janë zhvilluar disa takime me drejtuesit e strukturave të pushteti qendror në nivel qarku, ku theksi është vendosur në disa pika të rëndësishme. Mësohet se gjatë këtyre takimeve është theksuar se bashkëqeverisja, roli i përfaqësuesve të pushtetit qendror në nivel vendor, reforma e ujit dhe çështja e tokës kanë qënë disa nga çështjet kryesore.

Pra në këto takime, mësohet se prefektët kanë paralajmëruar drejtorët se do të shkarkohen nëse ndaj institucioneve të tyre ka ankesa nga qytetarët. Megjithatë, mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Efektet e turit të llogaridhënies

Turi i llogaridhënies duke se ka hyrë në shinat e duhura. Para nisjes së kësaj fushate, kryeministri Edi Rama deklaroi se qëllimi i këtij turi është llogaridhënia që sipas tij, duhet të japë qeveria para qytetarëve, duke dëgjuar çdo shqetësim të tyre.

Gazeta ka bërë një listim dhe deri tani rezultojnë plot tre drejtorë të rëndësishëm, të cilët janë shkarkuar, për shkak se nuk kanë kryer si duhet punën. Sinjali i parë erdhi nga qyteti i Beratit, aty ku pak ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shkarkoi publikisht kreun e ZVRPPP në këtë qark. Shkarkimi i kreut të ZVRPPP në Berat erdhi, pasi shumica e ankesave të dërguara tek platforma e bashkëqeverisjes nga ana e qytetarëve, kishin si target pikërisht zyrat e hipotekave.

Më pas, “dara” e shkarkimeve nuk kurseu as drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Elion Semanaj, i cili u shkarkuar pak ditë më parë. Madje, lajmin për shkarkimin e Semanajt, e nxori e para Gazeta SOT. Ndërkohë që “viktima” e tretë e trurit të llogaridhënies ishte kryeinspektor i Mjedisit në Elbasan. Ky i fundit është shkarkuar pak ditë më parë nga detyra me urdhër të ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, pas ankesave të banorëve të Bradasheshit./SOT

Turi i llogaridhënies pritet të jap efektet e para, Edi Rama gati të ”pres kokat” e drejtorëve. Sektorët që preken Read More »

Kunefe – Ëmbëlsia unike e kadaifit me krem djathi e sherbet

Është një ëmbëlsirë krejt e veçantë, e cila përgatitet krej lehtë dhe shpejt.

Përgatitet me kadaif, krem djathi dhe sherbet dhe emri i saj është Kunefe.

Kjo ëmbëlsirë unike me prejardhje nga vendet e Lindjes ka një shije mahnitëse dhe është ideale për t’u përgatitur në raste të veçanta festash e gëzimesh familjare por edhe në ditë të zakonshme gjithashtu.

Me poshtë keni përgatitjen e Kunefes në shtëpi, një mënyrë për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj në familje por edhe miqtë dhe të afërmit.
Përgatitja e  Kadaifit me Krem Djathi dhe Sherbet
500 gr kadaif (e gjeni kudo në supermarkete)

200 gr gjalpë i freskët

300 gr krem djathi (e gjeni në supermarkete)

Një filxhan kafeje me qumësht
Për shurupin
300 ml ujë

500 gr sheqer

Lëngu i një gjysme kokrre limoni
Përgatitja
Si fillim, duhet që të copëtoni kadaifin në copëza e fije të holla.

Në vijim, shkrini gjalpin dhe hidhjani sipër duke e përzjerë mirë në mënyrë të gjitha copëzat e kadaifit të lyhen me të.

Më pas, lyeni një tepsi ose tavë me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj.

Shtroni aty gjysmën e masës së kadaifit.

Më pas, AgroWeb.orb ju udhëzon të shtroni kremin e djathit të cilin për t’u bërë edhe më shumë kremoz e holloni edhe me pak qumësht.

Në vijim, shtroni shtresën tjetër të kadaifit.

Dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta derisa sipërfaqja e kadaifit të marrë ngjyrë portokalle në të kuqërremtë.
Shurupi
Hedhim në një tenxhere sheqerin dhe ujin.

E lëmë derisa sheqeri të shkrihet dhe të vlojë deri sa të masa të krijohet në formën e shurupit.

Shtoni lëngun e limonit.

Shurupin e ngrohtë por jo shumë të nxehtë ia hedhim kadaifit të pjekur menjëherë në momentin që del nga furra dhe është i nxehtë.

Shurupi duhet të hidhet i ngrohtë në mënyrë që kremi i djathit me të cilin kemi mbushur kadaifin të jetë kremoz.

Sipër, sipas preferencës mund t’i hidhni arra, bajame apo fistikë.

Kunefe – Ëmbëlsia unike e kadaifit me krem djathi e sherbet Read More »