Aurora

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus

Lulzim Basha po bën të gjitha përpjekjet për të larguar vëmendjen nga hetimi që ka filluar në SHBA dhe në Shqipëri në lidhje me lobimin e tij në SHBA me financim nga rusët dhe ish agjentët e KGB-së.

Një përzierje e tillë e rusëve në politikën shqiptare dhe për më tepër financimin e partisë kryesore të opozitës për të ardhur në pushtet, ka shqetësuar SHBA-në.

Që nëpërmjet FBI dhe organeve të tjera ligjzbatuese ka hapur një hetim të madh në lidhje me përzierjen e ish agjentëve të KGB-së dhe njerëzve afër Putin në hedhjen e lekëve nga parajsat fiskale për lobim në SHBA për të sjellë Bashën në pushtet në Shqipëri dhe për të “ngulur” flamurin rus në Tiranë.

Kështu që Lulzim Basha në përpjekjet për të larguar vëmendjen nga laku që po ngushtohet dita ditës në qafën e tij nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë për lobimin me para ruse, po shfrytëzon në maksimum një video-përgjim ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që gjithsesi mungesa e verifikimit të autencitetit të tij nuk sjellë garanci se do bëjë punë për të dhe opozitën.

Njëherësh dje, kreu i PD paraqiti një trafikant droge  me pamje filmike, teksa ‘rrëfehet’ se si kishte provokuar vëllain e Fatmir Xhafajt për trafik droge për ti “provuar burrërinë”, si ishte dënuar me burg dhe që kishte dhe vështirësi ekonomike.

Basha ka qënë i ‘qetë’ në “shijimin” e këtij spektakli në selinë e PD, pa e ditur se ‘dëshmitari X’ ishte ndaluar nga policia teksa po dilte jashtë vendit nga Rinasi me paratë e opozitës, dhe ndoshta është rrëfyer paq, në gjendje esëll në Prokurori.

Ndërkohë që sot është i lirë, duke pirë te lokalet e SHQUP me juristin e PD. Do zoti që për dëshmi të rreme të ketë nga Basha një avokat falas.

Gjithsesi më shqetësues se sa një kriminel ordiner  që i paska rrëfyer gjithçka kreut të PD por që është përdorur faktikisht nga Basha për lojën politike, është shqetësimi ndërkombëtar se Basha po përdoret nga Rusia, për një fushatë destabilizmi në Shqipëri.

Duke paralajmëruar se kreu i PD për këtë akuzë do të kalojë vetëm përmes drejtësisë, ndoshta dhe përmes burgut.

Kështu, gazeta më prestigjioze britanike “Indepedent’, kishte dje një shkrim të detajuar, nga një ish- ministër britanik për çështjet europiane, i cili kërkon hetim ndërkombëtar për Lulzim Bashën, si njeri për të cilin Rusia ka paguar gati 1 milionë dollarë përmes një kompanie off-shore dhe që synon destabilizimin e vendit për interesa ruse.

Ish ministri britanik shpjegon hapat që Lulzim Basha ka ndërmarrë, duke kundërshtuar reformën në drejtësi, duke kundërshtuar komisioneren e BE Federika Mogherini dhe duke e fyer atë, duke kundërshtuar hapjen e negociatave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE dhe jo zonë influence e Rusisë.

Pra akuzat që Bashës po i vijnë nga Perëndimi janë shumë më të rëndësishme për të kuptuar lojërat e tij të pista dhe maskarallëqet këtu brenda në Shqipëri.

Guximi për të përdorur  ordinerë në skema filmash “thrillër”, janë pjesa më domede e paaftësisë së tij proverbiale si lider politik dhe i pafuqisë së tij për të sjellë opozitën në pushtet.

Lulzim Basha është një politikan që nuk ka lëvizur as gishtin për një kauzë politike por është marrë vetëm me kauza spontane, më shumë të filluara nga të tjerët.

Të vetmen “kauzë” që njeh është paraja, dhe mënyrat e lehta për të përfituar pushtet dhe para.

Pasi tërë jetën e ka marrë qyl, duke filluar nga postet ministrore ku u bëri ‘naftën’ të gjithave, te Transportet vodhi 250 milionë euro të Rrugës së Kombit, tek Ministria e Jashtme shiti Detin tek Greqia, Ministër i Brendshëm vrau katër protestues paqësorë të opozitës përballë kryeministrisë.

Dhe në përpjekje për të ardhur qyl në pushtet, mori 1 milionë dollarë nga rusët për të lobuar në SHBA, duke rrezikuar të nai lërë lërë rusët në derë.

Por s’vihet në pushtet duke dalë vetëm në foto me Presidentin Donald Trump dhe as me terë presidentët e botës.

Ndërkohë që dhe tani kërkon që me video-përgjim jo vetëm të shpëtojë nga burgu, por dhe të vijë në pushtet. Një logjikë naive që nuk e hanë jo vetëm SHBA dhe BE që e duan në burg për financimin rus të lobimit të tij në Amerikë, por as qytetarët e thjeshtë që nuk hanë video-përgjim, por duan një alternativë të besueshme të PD e opozitës që të japin votën për ta sjellë në pushtet.

Dhe përpara se të kërkojë me këmbëngulje që Fatmir Xhafaj të dorëzojë vëllain para drejtësisë për akuzat, Lulzim Basha vetë, duhet tani t’i dorëzohet drejtësisë për akuzat që po i vijnë nga SHBA dhe Perëndimi, si “kukull” i paguar me para ruse në Shqipëri.

Njëherësh të tregojë se nga kanë dalë paratë ose të shfajsojë veten ose të përfundojë në burg dhe të çlirojë dhe opozitën shqiptare nga një hajdut-bllokues për të pretenduar që të vijë në pushtet ndonjëherë.

Pasi bashkë me Monikën, Basha përbën dhe dyshen më të urryer të liderëve të opozitës në Shqipëri që pretendon pushtet, më të urryerit që nga viti 1920.

Perëndimorët: Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, financimi rus i PD promovon destabilitet në rajon

Në një shkrim të dedikuar zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, e përditshmja prestigjioze “The Indipendent” paralajmëron se tashmë Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, me synim që ta shndërrojë këtë të fundit në një bazë nga ku të përhapë destabilitet në të gjithë rajonin tonë.

Ndërkohë që në artikull shkruhet në mënyrë eksplicite se Rusia financon PD dhe liderin e saj Basha për të ardhur në pushtet, por dhe për të destabilizuar rajonin dhe shtrirë ndikimin rus.

Një kërkesë kyçe nga Brukseli është që Shqipëria të pastrojë sistemin gjyqësor, duke zëvendësuar gjykatësit e akuzuar për korrupsion gjatë drejtimit të gjatë të së djathtës me Partinë Demokratike, lideri i përhershëm i së cilës, Sali Berisha, i cili drejtoi Shqipërinë postkomuniste drejt një vorbulle të tmerrshme financiare, kur lejoi lulëzimin e skemave piramidale që i kushtuan qindra mijëra shqiptarëve investimet e një jete të tërë.

Koka e politikës së huaj të BE-së, Federica Mogherini u përball me fyerjet e pasuesit të Berishës, Lulzim Basha, kur ajo nguli këmbë të zëvendësonte gjykatësit e dyshimtë që kishin punuar në baza miqësie me politikanët e Partisë Demokratike.

Basha e akuzoi se fliste “gjepura” sepse guxoi të insistonte për kërkesën e BE-së që të pastrohej drejtësia.

Përkundrazi, ai lideri i PD shkoi në Amerikë të kërkontë mbështetje nga administrata e Trumpit. 875,000 dollarë iu paguan një lobisti amerikan që ta nxirrte Bashën në foto me Presidentin Trump në një event bamirësie.

Pyetja është, kush pagoi 875,000 dollarë?

Hetimet nga “Mother Jones”, “BIRN” (“Balkan Investigative Reporting Netëork”), dhe “Herald” në Glasgou, të gjitha tregojnë nga paratë e oligarkëve pro-Putin janë kanalizuar përmes një kompanie guackë në Edinburg dhënë një firme lobimi me seli në Uashington.

Pothuajse brenda natës iu dha gati një milionë dollarë Partisë Demokratike Shqiptare, të përdorura për afrimin e kësaj të fundit me administratën e Trump, me shpresën që votuesit shqiptarë pro-amerikanë të mbështesnin partinë që ishte më afër me Trumpin.

Nëse Partia Demokratike do e kishte mundur socialistët në pushtet nën Edi Ramën do të kishte pasur një përballje të plotë me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin copëtuar.

Kjo i përshtatet përpjekjeve ruse për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja ta normalizojë rajonin.

Sot, drejtuesit e BE-së po takohen me drejtues të Ballkanit Perëndimor në Bullgari. Brukseli do të shmangë ofrimin e ndonjë date anëtarësimi deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë “ndërlidhje”, një fjalë e re europiane për “rritje”.

Ka shumë faktorë që luajnë rol, përfshirë mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonisë, që mund ta frenojnë anëtarësimin në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, për Rusinë, të mbajë këtë cep të Europës sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur është tashmë pjesë e Europapolitik-ës së saj”, shkruan ”The Indipendent”./Pamfleti

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus Read More »

“Dëshmitari X” i PD 24 orë nën vëzhgim, si dështoi plani i Lulzim Bashës për të larguar nga Shqipëria ‘Babalen’ me 6 Taxi

Albert Veliu, dy ditë më parë në mesnatë ka dashur të largohet nga Shqipëria duke udhëtuar në drejtim të Kosovës. Kjo me sa duket ka qënë dhe qëllimi i Partisë Demokratike, e cila ka krijuar dhe një skenar për të shmangur vëzhgimin policor që Policia e Shtetit, po i bën këtij dëshmitari. Madje dhe gjatë ditës së djeshme, katër agjentë të “GOS”, gjatë kohës kur qëndronte Veliu brenda në Prokurori ai monitorohej prej tyre.

Por me sa duket PD, për të tërhequr dëshmitarin nga mbulimi i policisë, dy ditë më parë ka vënë në zbatim një plan. Mëson se dikush ka telefonuar një shoqëri që ka aktivitet të transportit taxi në Tiranë, duke i kërkuar se duhet të sillnin 6 taksi në selinë e Partisë Demokratike. Pas kësaj, të gjashta automjetet kanë dalë njëra pas tjetrës nga selia e PD dhe pasi kanë shkuar deri në kryqëzimin tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aty kanë marrë drejtime të ndryshme.

Por vetëm njëra nga taksitë ka shkuar në banesën ku qëndronte dëshmitari Albert Veliu, i cili ka hipur në taksi dhe më pas është larguar, duke dalë nga Tirana dhe u drejtuar në veri. Por agjentët e policisë nuk e kanë “ngrënë” këtë reng të përdorur nga PD, pasi shumë shpejt kanë rënë në gjurmët e taksisë ku ndodhej dëshmitari Albert Veliu.

Ky i fundit, është qëndruar në zonën e Milotit, pasi kanë qëndruar në një restorant për të ngrënë bukë. Policia ka dyshuar në mesnatë se pikërisht në këtë ndalesë, dëshmitari mund të merej nga persona të tjerë dhe ti humbte nga mbulimi, dhe për pasojë kanë vendosur të ndërhyjnë dhe ti kërkojnë Albert Veliut që të shkojë me ta në polici, për verifikim. Pas shoqërimit të tij, Veliu dhe PD humbën shansin për ta larguar dëshmitarin jashtë shtetit./Shqiptarja.com

“Dëshmitari X” i PD 24 orë nën vëzhgim, si dështoi plani i Lulzim Bashës për të larguar nga Shqipëria ‘Babalen’ me 6 Taxi Read More »

Dëshmia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Albert Veliu tregon provën e vetme

Albert Veliu ose siç njihet tashmë publikisht si “Dëshmitari X” i PD, ka qëndruar për rreth 5 orë në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka dhënë shpjegime. Veliu është shoqëruar në ambjentet e prokurorisë rreth orës 11:00 nga avokatët e PD Artan Murizi dhe Ivi Kaso, të cilët kanë asistuar në fillimin e marjes në pyetje dhe më pas janë larguar.

Veliu ka shpjeguar me detaje dhe në mënyrë kronologjike, ku e gjithë dëshmia e tij është mbështetur në hakmarjen e tij personale dhe hatërmbetjet që ka me Agron Xhafaj, vllai e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Dëshmitari i Partisë Demokratike, i ka pohuar prokurorit Përparim Kulluri se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafik droge, dhe se këtë e bën duke u favorizuar nga drejtuesit e policisë së Vlorës.

Prokurorët e kanë pyetur nëse kishte prova dhe ku i mbështeste këto denoncime kundër Agron Xhafaj, por Veliu ka shtuar se provën e vetme e kishte vetëm atë përgjim të bërë në lokalin e Geron apo Agron Xhafaj, por dhe ka shtuar se Agroni qëndron shpesh me drejtues të policisë së Vlorës.

Blerja e drogës e fshehja e saj

Nga ana tjetër prokurori Përparim Kulluri dhe oficeri Bledar Flaga që kanë marrë në pyetje, Veliun, kanë kërkuar të mësojnë se ku e kishte fshehur lëndën narkotike prej 20 kg drogë dhe ku e kishte blerë atë. Por Albert Veliu, ka shtuar se hashashin e kishte blerë në një person, duke i treguar vetëm nofkën dhe jo emrin e plotë, ndërkohë që pasi e kishte marë, drogën e kishte hedhur, duke e treguar dhe vendin, por prokuroria nuk pranon të japë detaje ekzakte.

Çështja penale ka filluar dy ditë më parë, dhe është rregjistruar për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, por pa asnjë emër konkret. Fillimisht për këtë çështje shorti zgjodhi prokuroren Pranvera Pustina, por kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen dhe se më pas çështja i ka kaluar prokurorit Përparim Kulluri.

Ky i fundit së bashku me zv/drejtuesin e kësaj prokurorie Gentian Osmani, tashmë kanë marrë në dorë këtë çështje ku pritet që në ditët në vijim të kërkojnë kryerjen e veprimeve shtesë. Mësohet gjithashtu se Veliu është pyetur nga prokurorët nëse ka nevojë për mbrojtje apo jo, por ai ka refuzuar duke pohuar se nuk ka frikë nga askush.

Pas përfundimit të dëshmisë, Veliu është shoqëruar në dalje nëpërmjet tunelit të këtij institucioni, nga avokati Artan Murrizi, të cilët janë larguar së bashku. Ndërkohë nga momenti futjes në prokurori e deri kur është larguar, poshtë prokurorisë kanë qëndruar katër agjentë të Grupit të Operacioneve Speciale, të cilët prej më shumë se 48 orë monitorojnë lëvizjet e dëshmitarit të Partisë Demokratike.

Kallëzimi i Xhafajt vjen tek Krimet e Rënda

Lidhur me këtë çështje në prokurorinë e Tiranës është rregjistruar një tjetër procedim penal, pasi Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm ka depozituar kallëzim penal, për “denoncim të remë”. Agron Xhafaj pretendon se zëri në audion e publikuar në PD, nuk është i tij, dhe se në asnjë moment nuk është ai personi që ka zhvilluar bisedën e pasqyruar nga Partia Demokratike.

Por burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë se shumë shpejt ky procedim penal që ka filluar në Tiranë, do i bashkohet dosjes së hapur tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Provat

Prokurorët e kanë pyetur nëse kishte prova dhe ku i mbështeste këto denoncime kundër Agron Xhafaj, por Veliu ka shtuar se provën e vetme e kishte vetëm atë përgjim të bërë në lokalin e Geron apo Agron Xhafaj.

Bashkimi

Burime pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë se shumë shpejt ky procedim penal që ka filluar në Tiranë, do i bashkohet dosjes së hapur tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Blerja e drogës

Nga Veliu, kanë kërkuar të mësojnë se ku e kishte fshehur lëndën narkotike prej 20 kg drogë dhe ku e kishte blerë atë.Por Albert Veliu, ka shtuar se hashashin i kishte blerë në një person, duke i treguar vetëm nofkën dhe jo emrin e plotë./Shqiptarja.com

Dëshmia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Albert Veliu tregon provën e vetme Read More »

E ke barkun gjithnjë të fryrë? Problemi juaj është ky dhe duhet ta heqësh menjëherë atë

Pothuajse të gjithë njerëzit përjetojnë stomak shumë të fryrë dhe e gjithë kjo mund të krijojë parehati të vërtetë dhe siklete në stomak. Të parët që vuajnë nga kjondjesi janë gratë, por arsyeja për gjithë këtë janë toksinat në trup.

Për të pasur një stomak të sheshtë, gjëja e parë që duhet të bëni është të heqësh qafe këto toksina. Megjithëse shumë njerëz nuk flasin për këtë, zorrët janë një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë.

Falë tyre ne mund të eliminojmë të gjitha mbeturinat toksike të pranishme, shkruan ShkodraNews. Toksinat që grumbullohen mund të çojnë në probleme serioze, siç janë: koliti, kapsllëku, aciditeti, zorrët e irrituara, etj.

Ashtu si çdo organ tjetër, zorrët dërgojnë sinjale kur diçka është e gabuar. Këto shenja mund të jenë diabeti, parregullsi të zorrëve, probleme të lëkurës, çrregullime metabolike ose peshë të tepruar, shkruan ShkodraNews. Një klizmë, për shembull, mund të pastrojë pjesën më sipërfaqësore të zorrës së trashë, por nuk mund të arrijë në fund. Ka nga ata që përdorin pastrimin e zorrëve me ndërhyrje të posaçme, por nga ana tjetër janë shumë të shtrenjta.

Kjo është arsyeja pse sot, vendosëm të flasim me ju për një metodë që me siguri do t’ju ndihmojë, në një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Ne po flasim për farat e lirit, thjesht përdorim dy ose tre lugë të kësaj fare për të pastruar zorrët dhe zorrën e trashë.

Një mënyrë për të përfituar nga ajo është që ta përdorni atë për mëngjes, duhet ta përdorni atë për tre javë. Ne do të donim të theksonim se para se të filloni këtë dietë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Gjatë javëve të para, duhet të hani mëngjes me një lugë gjelle liri të përzier me 100 ml me qumësht të fermentuar, shkruan ShkodraNews. Javën e dytë rritet një lugë gjelle fara liri dhe me të njëjtën ml qumësht dhe javën e tretë tri lugë fara liri dhe 150 ml qumësht.

Për rezultate më të mira rekomandohet të pini dy ose tre litra ujë gjatë ditës. Sepse kjo mund të jetë gjithashtu një metodë që të ketë sukses në humbjen e peshës.

Ky trajtim mund të përdoret vetëm një herë në vit, por me miratimin e mjekut.

Ndani këtë artikull me miqtë tuaj! /Përshtati: ShkodraNews

E ke barkun gjithnjë të fryrë? Problemi juaj është ky dhe duhet ta heqësh menjëherë atë Read More »

Gëzim Llojdia: Fshatrat shqiptare me emra serb!

Nga Gëzim Llojdia

1.

Kur invazioni serb zbriti deri në jug ,ai krijoi  jo vetëm shkatërrime të mëdha. Pas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare, në mes dhe në fund të shekullit të 13-të,shumica e territorit të vendit u bë pjesë e Serbisë. Tri subjekte  shkruajnë burime të huaja, mbulojnë historinë e Shqipërisë, ndërmjet fund të shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14, kur principatat shqiptare ishin krijuar në gjithë Shqipërinë. Ky vend dhe kjo tokë ka parë një sërë pushtimesh nga pushtues të egër nga kohët të hershme, kujtojmë luftërat e ilirëve me romakët deri te:gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarët, maqedonasit dhe më të vonshme përmendim :pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane shekulli i XX ,deri në 1998 çlirimi i Kosovës,nga intervenimi i forcat  të NATO-s.

2.

“Një pushtim është një ofensivë ushtarake,thotë wikipedia, në të cilën pjesë të mëdha të luftëtarë të një njësie ekonomike gjeopolitik në mënyrë agresive hyjnë në territorin e kontrolluar nga një njësi ekonomike tjetër të tillë, në përgjithësi me objektivin pushtues, çliruese ose ri-vendosjen e kontrollit ose autoritetit mbi një territor,duke detyruar ndarjen e një vendi, duke ndryshuar qeverinë krijuar apo fituar koncesione, ose një kombinim i tyre”.

Dëshmitë arkeologjike tregojnë se invasionet kanë qenë dukuri të shpeshta që nga parahistoria. Në antikitet, para se të krijoheshin komunikimi me  radio dhe transporti  tw shpejtë, mënyra e vetme për të siguruar përforcime adekuate ishte për të lëvizur ushtrinë si një forcë masive. Kjo, nga vetë natyra e saj , çoi në strategjinë e pushtimit.

3.

Pasojat e pushtimeve në Shqipëri kanë qenë katastrofike ,madje as hordhitë  e Cingiz Khanit nuk do të kryenin këto barbari mbi këtë truall dhe së fundi, Lufta  e dytë e përbotshme, ka lënë ende pasoja, ndërkohë që  në vjeshtën  e tretë, do të jetë  në epiqendër, 70 vjetori i çlirimit nga pushuesi nazist.

Dihet ,qw shqiptarët kanë autorësinë më të hershme për autoktonë në trojet e tyre. Datimet përcjellin një numër të rëndësishëm objekte të kohëve të hershme. Gjurmë:murre rrethues,varre monumental,portik hyrës, turra, monedha, ngrehina,rrënoja,hambar,porta ,ujësjellës, depo,etj.Emra të hershëm sa qytetërimi grek. Dyrrah ,Apoloni, Amantia,Bylis,Lisus etj. Vlerësimi:Besa-“Shqiptari kur jep fjalën,ther djalën”. Zemërbardhë. Fisnik. Portat e shtëpive prej guri për mikun të hapura kanat.Të huajin e ruanin në besën e tyre. Kishte kanun me ligj,nene e kode,kur s’kishte gjëkundi shtet. Fqinjësia:Ishin fqinjë të mirë shqiptarët. Nuk u binin në qafë fqinjëve, ndërkaq këta të fundit ishin,që kishin humbur drejtpeshimin, që u kërcënonin padrejtësisht kufijtë. Që u shkrumbëzonin shtëpitë. U rrëzonin udhëheqësit me pabesitë e tyre..Në këtë bashkëjetesë me fqinjët,shqiptarët kishin njohur nga fqinjët,përveçse sulme e pushtime varre të hapura, mort të rënduar, arkë-mort në vite,bashkë me zinë e pushtimit. Për 500 vjet llogaritet guaska  e rëndë e perandorisë osmane. Me rënien e guackës osmane kur pritej të ndodhte riparimi i kohës,vërshuan,fqinjët. Në veri shkjau serb,në jug greket e pabesë,ushtri që infektonin vdekje. Pushtime  pushtuesish ndërmerren ekspedita ndëshkimore në tokat e shqiptareve. Malazezet, austro-hungarezët,francezët,italianët vërshuan nëpër kohën turbulluese të viteve ‘14-‘20,kurse në kohën pushtuese të luftës së dytë, fashistët e përtej detit dhe nazistët e Rajhut të tretë. Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet sillnin kohë të tmerrshme pushtimi. Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Në këto kushte, çdo popull do t’i kishte  humbur toruan. Dhe e humbën mjaftë kombe. Ndërkaq mbijetuam  deri së fundit ata të Kosovës  ,përpara këtyre katastrofave,ku riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë,e shtuan qëndresën  duke shtuar edhe shumzimin.

4.

Nga gjithë kjo histori,  fenomeni që ka mbetur pas dhe më pak i vëmendshmi është ende  ka fshatra,vende,lumenj, et,j që janë “denbabaden  shqiptarë”,por  mbajnë emra të pushtuesve të shumtë ,që kanë kaluar përmbi tokë në gjithë ekzistencën e saj. Faktet, sjellin  nëpër shekuj janë ndriçime, që zbardhërojnë errësirën e ngucur nga kohët e zymta.Profesor Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëvizshëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshëm. Ndërsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që morën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrje¬dha¬ve të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj, që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponimisë që nga koha antike e deri më tani.Arsyetim ky se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë .

5.

Nën sundimin e romakëve, ishte një qytet i rëndësishëm port. Vlora fitoi edhe një version tjetër të emrit të saj – Valona. Më vonë ajo ishte pjesë e Perandorisë Bizantine. Për një periudhë të shkurtër kohe është qeverisur edhe nga bullgarët. Në shek.11  kaloi për herë të parë në duart  tw normanve  . Në 11 c. ajo u pushtua nga Stephen Dushanit – mbretit të Serbisë – të cilët pushtuar Beratin në të njëjtin vit dhe Krujën dy vjet më parë. Deri në fund të vitit, territorin e Shqipërisë bashkëkohore u bë pjesë e Serbisë së Madhe. Por pas vdekjes së Stephen Dušan-it në 1355 perandoria e fuqishme e ndërtuar nga ai ra. Princët që morën pushtetin në Shqipëri për shkak  tw  grindjeve  nuk ishin në gjendje të sfidojnë një armik të fuqishëm nga Lindja. Shpejt Vlora ka ndryshuar pushtuesin e tij dhe emrin përsëri. Ajo u bë pjesë e Perandorisë Osmane – nën emrin e Avlonya.

Vërtetësia  dhe argumentimi shkencor përbënë një vlerë për  banorët e gjirit të  Vlorë,lidhur me të djeshmen dhe të sotmen. Akademik Shaban Demiraj midis të tjerave është shprehur:”… Sqarimi i pyetjes sw mësipërme edhe për periudhën pas ardhjes se tribuve i.e. ne viset e banuara sot nga shqiptaret paraqitet bukur, i vështire, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund te flitet për popullsi krejt te papërziera, jo vetëm ne gjirin e Vlorës dhe ne viset e banuara nga shqiptaret, por edhe ne Gadishullin Ballkanik e me gjere. Mjafton te kujtojmë dy periudhat e sundimit te mbretërisë Bullgare gjate shekujve IX – XIII dhe te mbretërisë Serbe te nemanjideve gjate shekujve XII – XIV, qe kane lënë gjurme te shumta jo vetëm ne fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe ne emrat e vendeve, gjurme këto qe te lënë përshtypjen e një kolonizimi te pjesshëm te viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllave. E njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat me te hershme, sidomos për periudhën e sundimit te gjate romak, qe solli si pasoje romanizimin e një pjese te mire te popujve te Ballkanit, si edhe për periudhën me te hershme te themelimit te kolonive greke ne brigjet e Mesdheut, te Adriatikut e gjetke. Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe te mesjetës, është e vështirë te flitet për një popullsi krejt homogjene ne viset e banuara nga shqiptaret, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit te Vlorës.

6.

Përpjekja që ka bërë Zogu në vitet ‘30 e shqyrton historiani,Fatos Daci i cili thotë:

“Me dekretin e datës 5 maj, Zogu I, Mbret i Shqiptarëve vendosi për ndryshimin e emrave dhe autorizoi qeverinë për të vepruar. Qëllimi i këtij dekreti shprehet qartë në Nenin 1, ku shkruhet: “Autorizohet qeveria për të zëvendësuar me emra të përshtatshëm ato të disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve të Mbretërisë, të cilat kanë humbur në kohën e shkeljeve dhe okupacioneve të huaja emrat origjinalë të tyre për të marrë emra të imponuar nga të huajt”. Në zbatim të ligjit mbi “Ndryshimin e emrave të disa katundeve, qyteteve, lagjeve, lumenjve etj” në të gjithë prefekturat e mbretërisë u ngritën komisione shtetërore, të cilat do të bënin studimin e konvertimin e të gjithë emër vendeve të deriatëhershme. Ndërkohë, në çdo komunë apo bashki u ngritën komisione të tjera vendore. Në krye të komisionit qeveritar ishte Ajet Libohova. Pas 14 muajve pune intensive komisionet shtetërore vendore të komunave, të bashkive dhe të prefekturave të vendit kryen studimet e duhura dhe morën vendimet përkatëse, të cilat ia paraqitën komisionit qendror. Komisioni qendror, në gusht të vitit 1938 ia paraqiti komisionit të posaçëm të qeverisë për miratim. Në përbërje të Këshillit të Ministrave që vendosi për ndërrimin e emrave morën pjesë Faik Shatku-zv.kryeministër e ministër i Drejtësisë (që drejtoi edhe mbledhjen), Ekrem Libohova-ministër i Jashtëm, Musa Juka-ministër i Brendshëm, Kolë Thaçi-ministër i Financave, Abdurrahman Dibra-ministër i Arsimit, Rrok Gera-ministër i Ekonomisë. Siç shihet dy (të dy ministra) nga 6 anëtarët, madje njëri dhe kryetari i këtij komisioni, qenë dibranë. Në përfundim të shqyrtimit Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi që emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve të ndryshohen siç do t’i bëjmë të ditura më poshtë. Për ilustrim po marrim disa nga prefekturat, ku ndikimet e huaja kanë qenë më të mëdha e për të cilat pretendimet shoviniste janë akoma më të mëdha. Këto prefektura janë në skajet e kufijve të sotëm shtetëror, por i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në të gjithë prefekturat e tjera, edhe pse ata ndodhen në brendësi të vendit. Le të fillojmë me emrat e vendeve, ku pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janë ngritur në sistem nëpërmjet shoqatave dhe të partive të tyre antishqiptare të ngritura mbi baza të pretendimeve etnike “të pakicave” të tyre kombëtare.

Nënprefektura e Himarës: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si më poshtë: Qiparo-Gjinovleshi, Dhërmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj, ndërsa Himara, Palasa, Kudhësi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parë. Nënprefektura e Vlorës: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat për 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si më poshtë.

1-Vlonë Vlorë

2-Lagja e Re Lagjia e Re

3-Karabash 3 shtator

4-Vrenes Vrenes

5-Tophani Lagja e Flamurit

6-Varosh Kaçanik

7-Babicë e Madhe Babaj e Madhe

8-Kaninë Kaninë

9-Dukati Dukati

10-Radhimë Radhimë

11-Tragjas Tragjas

12-Baro Baro

13-Drashovicë Drangaj

14-Lapardha Lapardhaja

15-Mazhar-Lapardha Mazhar-Lapardha

16-Qish-Bardhë Qishbardhë

17-Vodicë Prrallaj

18-Xhyherinë Xhyherinë

19-Kropisht Fjerzë

20-Mavrovë Fitorë

21-Peshkëpi Peshkëpi

22-Amonicë Amonaj

23-Budina Verri

24-Dushkarak Dushkarak

25-Golimbas Pëllumbas

26-Mazhar Kullës Mazhar Kudhëz

27-Ploça Amantia

28-Sevaster Kunorë

29-Shkozë Shkozë

30-Vajzë Vajzë

31-Velçe Shpellaj

32-Bashaj Bashaj

33-Brataj Shkambi i Kuq

34-Gumenicë Bigë

35-Gjorm Gjorm

36-Lepenicë Labaj

37-Matogjinë Matogjini

38-Mesaplik Mesaplik

39-Tërbaç Tërbaç

40-Vranisht Zallishë

41-Ramicë Ramaj

42-Smokthinë Zhgabaj

43-Armen Armen

44-Brusja Limaj

45-Gërneci Arza

46-Haderaj Haderaj

47-Hysoverdhi Hysoverdhi

48-Karbunari Thingjillas

49-Koculi Kocul

50-Lubenjë Labnija

51-Mollkeq Mollkeq

52-Mavravë Fitore

53-Mertiraj Mirtiraj

54-Penkovë Penkaj

55-Picar Picar

56-Rexhepaj Rexhepaj

57-Romësi Romës

58-Selenicë Serishta

59-Treblovë Kështjellë

60-Veshdanisht Veshaj

61-Gorisht Gurishte

62-Bestrovë Plepaj

63-Babica e Vogël Babaj e Vogël

64-Çeprat Çeprat

65-Gorrica Gorrica

66-Hoshtimë Ushtimë

67-Kerkovë Shkrepaj

68-Nartë Nartë

69-Panaja Shëmri

70-Risili Risili

71-Zvërnec Rrethujzë

72-Bunavi Verore

73-Aliban Aliasi

74-Bashisht Bëshishte

75-Bishan Bishani

76-Cerkovinë Gjeshtraj

77-Çiflik Idriz Idrizaj

78-Dëllenja Zhukës Dëllenja Zhukës

79-Mekat Mëkat

80-Mëkat – Çoban Mëkat – Bari

81-Grabian Gropaj

82-Gryka-Pishë Gryka-Pishë

83-Llakatund Llakatund

84-Mifol Mifol

85-Murris Murris

86-Nosovosel Fshati i Ri

87-Poro Vahu

88-Skrapar Skrapar

89-Skrofinë Sopi

90-Trevllazën Trevllazën

91-Zgura Zgura

Nënprefektura e Himarës

1-Hiamarë Himarë

2-Kudhës Kudhësi

3-Pilur Piluri

4-Qeparo Gjinovlashi

5-Dhërmi Gjolekaj

6-Palasa Palasa

7-Vuno Malaj

7.

Që nga koha e Zogut, ende sot nuk ka një dekret tjetër, për të ndryshuar emrat sllav, që gjenden dhe përdoren zyrtarisht për mjaftë fshatra,katunde të Luginës së Lumit dhe krejt Vlorës. Kryeqendra e shqiptarizmës  në hartën e   këtij kombi, ka ende zyrtarisht fshatra me emra sllav. Me frymën e tij patriotike,me kuvendin e Vlorës të vitit 1912 ,që e  ktheu  këtë qytet në një strehë të ngrohtë për gjithë shqiptarët ,me një prezencë të përhershme shqiptare, në dyert e kësaj  vatra shqiptareje, nuk mund të bashkëjetojnë edhe emra shqiptarë dhe sllavë ,kur dihet  se në këto troje  kanë jetuar shqiptarët. Vlora,rrethinat e saj,katundet dhe fshatrat duhen të kthehen në emrat  e origjinës  së tyre. Poeti dhe kryebashkiaku i Vlorës Ali Asllani ka shkruar kështu:

Jam vlonjat e jam vlonjat,

e kam shkabën mëm’ e atë,

shkaba trime dykrenore

fron’ e saj e ka në Vlorë!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

rroki armët, bëja forra!

Vlora trime shqipëtare

si rob jetën s’e do fare,

a do mbetet Shqipëri,

a do bëhet tym e hi!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

rroki armët, bëja forra!

Jam vlonjat e jam burrë,

s’duron burri zgjedhë kurrë,

jam vlonjat e si vlonjat

di bëj luftë me të shtat’!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

Bjeri, moj, t’u lumtë dora!

Jam vlonjat dhe trim me besë,

rreth flamurit di të vdesë,

a me hir a me pahirë

doemos do rroj i lire!

Gëzim Llojdia: Fshatrat shqiptare me emra serb! Read More »

Rama acarohet keq me komentuesen pas sherrit me gazetaren, shikoni përgjigjen e tij

Pas debatit dhe acarimit që pati me gazetarët në komunikimin mbi Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që të replikojë edhe në rrjetet sociale.

Ka qenë një nga komentuesit, që duket se ka ngacmuar shefin e Qeverisë dhe ka marrë edhe përgjigje prej tji.

Në koment, qytetarja I përmend Ramës kokat e mëdha dhe të inkriminuarit. Por ja si i përgjigjet kryeministri:

Komentuesja: Mu duk sikur Europa tha qe po nuk u kapen kokat e medhaja te futen brenda, nuk ka negociata. Po cfar keni ndermend te beni per te futur brenda te inkriminuarit qe keni ne gjirin tuaj? Po njeri esht me nenshtetesi hollandeze, tjetra shet 6 apartamente se ka hallin e vetingut. Mjer populli mjer ne! Se ju i siguruat nja 5 breza.

Rama: Nuk e di ku e degjove Europen ta thote kete, po me siguri te ka rene ne dore perkthimi i gabuar😀 Sa per brezat e siguruar te keshilloj te flasesh per gjera qe i di, jo per ato qe t’i kane thene gabim dhe se cfare kemi ndermend te bejme me te inkriminuarit qe ke parasysh, flet Reforma ne Drejtesi e Vetingu me qarte se cdo fjale e imja. Sepse pa pastruar drejtesine nuk ka dot ndeshkime per ata qe i kane shpetuar drejtesise per gjithe keto vite!

Rama acarohet keq me komentuesen pas sherrit me gazetaren, shikoni përgjigjen e tij Read More »

Kur denoncova, më thatë hesht! Tani heshtni Ju.

Kur denoncova, më thatë hesht!
Tani heshtni Ju.

Kur denoncova hapjen e tokave bujqësore në male për kultivimin e drogës në plantacionet e Hashahit, më thatë të heshtja!

Kur denoncova çmendurinë kolektive të lënies së punës e të zanatit për të shkuar maleve si kaçak për të ruajtur bahçet e hashashit, më thatë hesht!

Kur denoncova trafikun e drogës që do të sillte viktima, më thatë të heshtja!

Kur denoncova të mbyturit e trafikut të drogës në det, trupat e coptuar gjetur Maleve që ishin bërë ushqim për qentë nëpër gropat e varret pa emër, apo trupat e pajetë që nxirrte Lumi në kohë thatësire, thaë thesht!

Kur denoncova se lufta e bandave të drogës do konvertohej në luftë urbane e shkëmbimi i zjarrit do rrezikonte jetët tona, thatë hesht!

Por si mund të heshtja ?!
Jo, nuk mund të bëja pakt me djallin.

Sot denoncoj papërgjegjëshmërinë kësaj qeverisje që ka kriminalizuar gjithë shoqërinë , pasojat do ti paguajnë nesër fëmijët tanë!

Sot familja Ymeri në Vlorë po përjeton tragjedinë e rradhës që tejkaloi parashikimet e mia më ogurzeza!

Sot një i djalë 26vjeçar Vlonjat u vet-flijua në lule të rinisë, por jo rastësisht zgjodhi një vend simbol dhe kreu një akt simbolik që drejton gishtin e fajsimit drejt secilit prej jush që pranuat të bëheshit mbështetësit e kësaj qeverisje kriminale.
Ju që shitët shpirtin dhe votën e shkelët amanetet e Baballarve të Kombit, keni rradhën të heshtni dhe reflektoni për atë çka ndodhi sot tek Sheshi Flamurit.

Flamur Çelaj
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Lëvizja Socialiste për Integrim

Kur denoncova, më thatë hesht! Tani heshtni Ju. Read More »

U bllokohet autobusi në Zvërnec, revoltohen turistët italianë/Foto

Një autobus me 30 italianë është bllokuar në Vlorë pasditen e sotme, përkatësisht në Zvërnec.

Shkak i kësaj ngjarjeje ka qënë prania e sasive të mëdha të baltës në rrugë.

Ata janë munduar që me mjete rrethanore ta nxjerrin autobusin por ka qenë e pamundur, ndërsa janë thirrur mjete nga qyteti për të nxjerrë autobusin nga balta.

Turistët e bllokuar, i ka zene nata në Zvërnec, ata janë të revoltuar për situatën por Bashkia ende nuk ka marrë asnjë masë.

Fotot nga Arben abazaj i cili dha ndihmen e tij per nxjerrjen e autobuzit nga balta.

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj Arben

U bllokohet autobusi në Zvërnec, revoltohen turistët italianë/Foto Read More »