Aurora

Djegia e Pallatit të Kulturës së Maliqit , Orgocka: Restaurojeni sa jam gjallë!

Emisioni “Stop” i është drejtuar Maliqit, ku është djegur Pallati i Kulturës që në 14 Dhjetor të vitit 2016 dhe që ende nuk është restauruar.

Nënkryetari i Bashkisë së Maliqit, Vasillaq Cinoku u shpreh se është folur me një studio në Tiranë për t’ju përmbajtur projektit rus.
“Ne po i përmbahemi projektit rus. Për fat të mirë projekti i kinemasë ishte depozituar dhe ruhej nga bashkia jonë. Ne për këtë projekt kemi kontaktuar me studion “Dean” në Tiranë, e cila është në përfundim të projektit.

Ky projekt ripërtërihet në krahasim me atë që ka qenë, duke patur si synim që të jetë një pallat që të jetë me parametrat e kohës, duke i shtuar edhe Teatrin e Kukullave”, tha nënkryetari Cinoku.
Ai tregoi se pas përfundimit të projektit, pushteti lokal do t’i drejtohet qeverisë dhe Ministrive përkatëse për financimin e Pallatit të Kulturës, që shkon në vlerën 180 milionë Lekë të reja. Por se kur do të nisë rikonstruksioni nuk dihet ende.
Ndërsa Dhimitër Orgocka, emrin e të cilit mban dhe ky institucion kulturor, rrëfeu me nostalgji detaje nga Pallati i dikurshëm i Kulturës dhe bëri thirrje për rindërtimin e tij.
“Janë ndonjëherë disa ngjarje që do, s’do, të lejnë pa mend.

Kështu më ndodhi edhe mua atë mëngjes kur më thirrën pa gdhirë dhe më thanë që po digjet Pallati i Kulturës”, u shpreh i emocionuar Orgocka.
Artisti i Merituar tregoi se institucioni kulturor ishte në gjendje shumë të mirë dhe me kushte të favorshme për aktivitetet artistike

Ndërsa tani ata nuk kanë se ku të zhvillojnë provat dhe detyrohen t’i kryejnë në lëndinën para Pallatit të Kulturës ose brenda saj, pavarësisht faktit që është e rrënuar.
“Më besoni që fjala ime është si një jehonë e të gjithë maliqarëve që kjo të bëhet. Tani unë jam plak dhe pallati do bëhet një ditë, nuk ka diskutim, por për ne pleqtë të bëhet sa më parë të jetë e mundur se të rinjtë mund të presin më gjatë, ndërsa ne nuk presim dot më shumë!”, e përmbylli apelin e tij aktori i përlotur./tvklan

Djegia e Pallatit të Kulturës së Maliqit , Orgocka: Restaurojeni sa jam gjallë! Read More »

Elbasan, bllokohen 8 tonë mish i kontaminuar

Sasi të mëdha mishi janë bllokuar në një subjekt tregtar në lagjen “5 Maji” të Elbasanit pasi dyshohet se janë të kontaminuara. Specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm,  në subjektin tregtar të E.L, 42 vjeç, banues të kësaj lagjeje

Këtyre produkteve do u bëhet analiza të mëtejshme “pasi dyshohen si të kontaminuara” thuhte në njftimin e policisë së Elbasanit.

Po kështu nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.L  për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Elbasan, bllokohen 8 tonë mish i kontaminuar Read More »

72 orë para vdekjes njerëzit fillojnë t’i flasin këto gjëra

Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë.

Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata. Kështu pohon hulumtimi i fundit i kryer duke pasur për bazë bisedat me njerëzit që kanë kontakte të vazhdueshme me ata që janë pranë vdekjes.

“Për nëntë javë e kam humbur motrën dhe babanë prandaj vendosa t’i përkushtohem hulumtimit të vdekjes. Kuptova se njerëzit parandiejnë se kur do të vdesin. Në periudhën prej 72 orëve para vdekjes fillojnë të flasin disa gjëra”, tregon Patricia Pearson, gazetarja dhe autorja e librit “Opening Heaven’s Door: Investigating Stories of Life, Death and What Comes After” (Hapja e dyerve të Parajsës: Hulumtimi i tregimeve për jetën, vdekjen dhe çfarë vjen më pas).Hulumtimin e ka bazuar në biseda me njerëzit, profesioni i të cilëve është kontakti i vazhdueshëm me pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme. Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekjen klinike dhe përsëri janë kthyer në këtë botë.

Patricia ka zbuluar se si 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për gjëra të pazakonta, për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre, edhe pse janë në shtëpi…. Në të vërtetë ata kanë vizione për udhëtime, ndiejnë se janë duke shkuar diku.“Motra ime u sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte e shtrirë para vdekjes vazhdimisht përsëriste: “Nuk di se si do të shkoj”, dhe i ka përmendur disa “stjuardesa të pafat”, përkujton Patricia.Infermierja Maggie Kalnan nga Qendra e kujdesit paliativ në SHBA ka treguar se si e ka pasur një pacient i cili vdiste nga kanceri në pankreas dhe para vdekjes e kishte pyetur “A di gruaja ime gjithçka në lidhje me pasaportën dhe biletën?”.

Kjo infermiere thotë se ishte afër qindra pacientëve të cilët kanë qenë duke vdekur dhe se vizionet e tyre në lidhje me udhëtimet nuk mund të konsiderohen si rastësi. Njerëzit para vdekjes kanë ndjenjën se po shkojnë diku. Shumë njerëz rreth një orë para vdekjes kanë parë njerëzit e dashur të cilët moti kishin vdekur, e ajo çfarë kanë parë nuk varej prej asaj se a kishin marrë barëra apo jo, ka treguar hulumtimi i dy psikologëve, dr. Karlisa Ossis dhe dr. Erlendura Haraldson nga Universiteti i Islandës.

Në mes të atyre njerëzve ishte edhe pacientja 84 vjeçe Audrey Scott e cila vdiste nga kanceri. Ajo ka treguar se i kishte ardhur në vizitë djali i saj i adoptuar Frankie i cili në të vërtet kishte vdekur disa vite më parë. Ajo i kishte thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë në kolltuk afër saj, transmeton portali Atma.

72 orë para vdekjes njerëzit fillojnë t’i flasin këto gjëra Read More »

Kjo është shtëpia më e bukur në Kosovë

Kemi parë ambiente të hatashme si të personave të cilët janë në politikë, ashtu edhe të figurave të ndryshme të njohura, qofshin ata këngëtarë, aktorë, etj.
Mirëpo, sigurisht se edhe disa prej njerëzve të cilët nuk janë fytyra publike, fatmirësisht gëzojnë shtëpi të bukura.

Kjo eshte e publikuar se fundi si nje nder shtepite me te bukura me dizajn moder ,e familjes Hasani nga Ferizaj.

Kjo është shtëpia më e bukur në Kosovë Read More »

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë! Kryebashkiaku shqiptar fiton lotarinë amerikane

Ka aq pak shpresë në këtë vend, sa për llotarinë amerikane nuk po aplikojnë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe drejtues të rendësishëm lokal.

Njëri prej fituesve të këtij viti është edhe kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri.

Kaprit i mbaron mandati viti tjetër dhe duket se ky është një ogur i mirë për të jetë të re në SHBA, por ky fakt është mjaft tronditës për situatën që është krijuar në Shqipëri, ku gjithkush kërkon të largohet.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë! Kryebashkiaku shqiptar fiton lotarinë amerikane Read More »

Taulant Balla: Ekstradimi i Izet Haxhisë është kthyer në problem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, ka ’ngrënë koka’ ministrash drejtësie të emëruar nga vetë ai

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Sali Berishës i ka hyrë frika nga rihapja e dosjes së Azem Hajdarit, ecuria e ”CEZ-it” si dhe ajo e financimit rus.

Postimi i Taulant Ballës në Facebook

Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”?

Historia e dosjes “Haxhia” nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes.

Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmaijli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.

Po të shikonit skenat e djeshme të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se e kemi sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës.

Dosja “CEZ” varet tërësisht nga dëshmia e Nuel Kalajt, i cili tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Sapo Kalaj të dalë para prokurorëve, zbërthehet zinxhiri që kalon tek Berisha “junior” dhe tek Berisha Sali.

“Financimi rus”, nuk është hall personal i Saliut. Por kjo dosje është fundi politik i lolos së komanduar në krye të PD nga vetë Sali Berisha.

Taulant Balla: Ekstradimi i Izet Haxhisë është kthyer në problem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, ka ’ngrënë koka’ ministrash drejtësie të emëruar nga vetë ai Read More »

1.8 t kokainë në Gjermani, zbardhen emrat e 13 ”kokave” shqiptare. Mandati i arrestit i policisë gjermane

Mësohen identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milionë euro.

Shqiptarja.com ka siguruar mandatin e arrestit të policisë gjermane përmes të cilit u bë i mundur arrestimi këtij grupi të organizuar kriminal.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbër Cekajt.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik.

Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.

Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës.

Mandati i arrestit i policisë gjermane

Policia gjermane

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. N ë këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore .

“Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e  narkotikëve  në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm JoachimHerrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

Shqiptarët e arrestuar

1.Orneo Margjeka

2.Emiljan Hysenaj

3.Dashamir Ndoj

4.Dario Lame

5.Ervin Llusha

6.Izmir Lami

7.Dolan Kocani

8.Agim Zeka

9.Marjan Tola

10.Mevlan Beca

11.Granit Bajrami

12.Artan Mehmeti

13.Blerim Cakraj

Të huaj

1.Alberto Kochsiek

2.Anel Begovic

3.Kofi Oteng

1.8 t kokainë në Gjermani, zbardhen emrat e 13 ”kokave” shqiptare. Mandati i arrestit i policisë gjermane Read More »

Fejton/ (Ar)miku i trafiqeve dhe korrupsionit nuk tërhiqet nga lufta për drejtësi. Saliu niset me not drejt Italisë për të verifikuar vetëdorëzimin e Agron Xhafajt

Fejton/ (Ar)miku i trafiqeve dhe korrupsionit, nuk tërhiqet nga lufta për drejtësi Saliu niset me not drejt Italisë, për verifikuar vëtdorëzimin e Agron Xhafajt, për të zbuluar skafet me drogë dhe për të testuar radarët

Shkruan: Memo Aliaj

Megjithëse pas dy muajsh ai mbush 75 vjeç, por i pajisur me një përvojë personale dhe me 4 rekorde kombëtare e rajonale, në garat e notit që ka zhvilluar vetëm me veten, Sali Berisha ka hequr dorë nga “qytetari dixhital”, duke vendosur të dalë vetë në terren, për të zbuluar trafiqet e drogës që bëjnë narko-shtetarët dhe familjarët e tyre. Këtë mision atdhetar, ai e ka ndërrmarë për shkak, se shpesh informacionet e dërguara kanë qenë të sajuara.

Por në ndonjë rast edhe e ka kuptuar, se ka pasur disa kopila, që duke përftuar nga amortizimi (pjerdhja) mendore e “gjysh” Saliut, janë tallur shpesh me të. Misioni i tij në këtë inkursion detar, ka tre qëllime: – Verifikimi i mbërritjes së Agron Xhafajt për vetë-dorëzimin në policinë italiane. – Vrojtimi, filmimi dhe incizimi në terren, i skafeve të trafikut të drogës së narko-shtetarëve, që nisen drejt Italisë. – Testim, për të verifikuar me improvizim në det të hapur dhe në ajër, nëse radarët janë të ndezur, apo të fikur.

Për misionin e parë, me objekt ndjekjen e Agron Xhafajt, u nis me not drejt Italisë, për të zbuluar nëse ai është vëtë-dorëzuar apo jo në në policinë e vendit fqinj! Shkak u bënë disa informacione që i dha Salianji, se gjoja Agron Xhafa nuk ka shkuar fare në Itali, por është fshehur në depot e biznesit të deputetit të PD Agron Shehaj në Vlorë, me të cilin kanë një biznes së bashku që nga koha kur ishin në Itali.

Pasi notoi disa milje e bëri disa zhytje prej 4 orësh, befas nëpërmjet “mikorçipit” të instaluar në pjesën e pasme të trurit, i erdhi një “memo” nga Alibeaj, që i thoshte të mos harxhonte më energji por t’i ruante për garën e notit të muajit korrik, mbasi vëllai që Alibeja ka në burg për grabtije me dhunë e kishte njoftuar, se Agron Xhafaj kishte mbërritur në policinë italiane!

Pas këtij lajmi, Saliu nisi misionin e dytë, duke vazhduar notimin me not qeni, për të filmuaar ballazi skafet e drogës. Ndërsa në ujërat detare shqiptare, kishte lënë për vrojtim ekipin e forumit rinor të PD, me në krye “kapiten” Edmond Spahon, kurse vetë kishte vendosur të vrojtonte dhe filmonte në ujërat ndërkombëtare, në kryqëzimin e vijës detare Greqi-Itali. Për të realizuar me sukses këtë mision, Strazimiri sugjeroi Saliut, që për të pasur mundësi filmimi dhe regjistirmi sa më të plota e të qarta me figurën dhe zërin e trafikantëve, të hiqej si “Serfist”, me kamer të vendosur në strehën e kapeles dhe tek direku serf-it. Por Saliu nuk pranoi, megjithëse sportin e “Serf”-it e zotëron që nga vitet e vegjëlisë, kur kalonte Valbonën për të shkuar në shkollë!

Nuk vonoi dhe si të ishte eksplorues i “NASA”, Sali dërgoi në qëndrën e spiunazhit në “SHQUP”, pamjet dhe incizimet e para të 3 skafeve të ngarkuar me thasë, shoqëruar me porosinë: – Janë skafe të mafies “Rama”, bëni montazhin, thasët bëjini ngjyrë “mavi”! Pasi mbaroi edhe misionin e dytë, Saliu nisi të reazlionte detyrën e tretë, me objekt testimin në det të hapur e në ajër, për të zbuluar nëse radarët janë të ndezur, apo fikur, gjë do ta relizonte me imporvizim të një skene trafiku, duke përdorur një trap druri gështenje si gomone, 3-4 thasë të mbushur më kashtë në rolin e ngakresave me drogë dhe 2 manekinë në rolin e trafikantëve.

Ndërsa vetë, do të qëndrontë i shtrië e i mbuluar brenda trapit, duke pritur nëse do ta zbulonin me avion ose me skafe të policisë! Sipas deklarimit të Gridës, PD ende nuk ka marrë asnjë asnjë informacion nga Saliu lidhur me këtë testim, nëse ka zbuluar që radarët janë të ndezur, apo të fikur, por bindjes së saj, elokuenca permanente dhe finesa vizonare e komplementare e doktorit, do të ngizte bindshëm, fakte trafiqesh para hapjes së negociatave!

Fejton/ (Ar)miku i trafiqeve dhe korrupsionit nuk tërhiqet nga lufta për drejtësi. Saliu niset me not drejt Italisë për të verifikuar vetëdorëzimin e Agron Xhafajt Read More »