Aurora

Çfarë thonë Fatos Klosi dhe Petro Koçi për protestën e 26 majit të organizuar nga opozita e bashkuar

Opozita ka planifikuar që të ngrihet në protestë në datën 26 maj nën kauzën e rrëzimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas lidhjeve që aludohet të ketë vëllai i tij me trafikun e drogës. Mirëpo në rast se kthehemi pas në kohë, plot 22 vite më parë data 26 maj e vitit 1996 do të hynte në histori si dita e zgjedhjeve më të këqija në historinë shqiptare. Kjo ishte ditë zgjedhjesh, por që degjeneroi në dhunë dhe u sulmuan fizikisht shumë qytetarë të thjeshtë, por edhe personalitete të njohur, si: Namik Dokle, Arta Dade, Servet Pëllumbi, etj.

Partia Demokratike u akuzua se në atë ditë dënoi me “vdekje” zgjedhjet e lira, ndërsa si për koiçidenca, opozita ka zgjedhur ta zhvillojë protestën e radhës pikërisht në këtë datë. Për të treguar nëse përzgjedhja e kësaj date është bërë me qëllim për të përkujtuar zgjedhjet e 1996 apo është thjeshtë e paplanifikuar, gazeta kontaktoi me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi dhe me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Të dy këta personazhe ndajnë mendime të ndryshme për këtë temë. Petro Koçi theksoi se organizimi i protestës së javës së ardhshme është bërë me paramendim. “PD do festojë përgjakjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996. Në fakt ajo ditë ka qenë grusht shteti që zgjati efektin e vet vetëm një vit. Por Partia Demokratike nuk ngopet kurrë me bëma të tilla. Prandaj vijoi me 14 shtatorin 1998, me 21 janarin, etj”, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes.

Ndërsa planin e opozitës për të protestuar të shtunën, ai e konsideroi si një përpjekje për të bllokuar hapjen e negociatave. “Është protestë kundër hapjes së negociatave. PD po kryen luftë pa kompromis kundër integrimit evropian. Gjithë inskenimet e PD janë pjesë e një konspiracioni kundër një interesi strategjik të Republikës së Shqipërisë. Kjo e fundit mund të theksohet. PD, në krye të një konspiracioni kundër hapjes së negociatave, një interesi strategjik themelor”, tha Petro Koçi.

Reagimi i Fatos Klosit

Krejt ndryshe nga Petro Koçi, mendon ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. I kontaktuar po ashtu ditën e djeshme nga gazeta, Klosi nuk e hodhi poshtë mundësinë që një gjë e tillë të jetë menduar nga opozitarët. Por nga ana tjetër, ai theksoi se edhe nëse ky organizim është i vërtetë nga Partia Demokratike, sërish është i pavlerë sepse populli nuk gënjehet më.

“Nuk besoj të jetë bërë me qëllim për 26 majin e 1996. Ata mund ta kenë menduar, por populli nuk e fërshëllen fare këtë gjë. Nuk ka ndonjë pasojë. E përsëris që dikush nga opozita mund ta ketë menduar sepse kanë qejf atë krisjen që ka ndodhur, por nuk besoj se popullit i bëjnë përshtypje këto gjëra. Në të gjitha këto mitingjet më shumë provohen aftësitë e këtyre që organizojnë sesa motivi për të cilin bëhet një gjë e tillë”, tha Klosi.

Më tej, ai komentoi edhe planin e opozitës për të protestuar kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas Klosit, kjo është një kauzë e dështuar dhe qesharake. “Të dalësh në protestë që ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen sepse vëllai i vet qenka marrë shumë vite më parë me drogë, më duket e pakuptimtë. Kjo është luftë politike dhe ata do të bëjnë punën e tyre, por nuk më duket serioze me thënë të drejtën. Më duket një kauzë e padrejtë dhe fallso.

Nuk është kauzë lufte kjo që duhet të bëjë një opozitë. Opozita të paktën duhet të bëjë luftë për të treguar se unë jam më e zonja se partia që është në pushtet dhe unë i bëj gjërat më mirë, jo vëllai i këtij është kështu, ky tjetri ka këtë apo atë mik. Kauza e opozitës është qesharake”, u shpreh Fatos Klosi./ SOT

Çfarë thonë Fatos Klosi dhe Petro Koçi për protestën e 26 majit të organizuar nga opozita e bashkuar Read More »

Zbardhet hetimi për vizat amerikane. ”Zyra Konsullore”: Këta janë shqiptarët që dërguan në Amerikë vëllezërit të cilët drejtonin grupin

Shqiptarët e arrestuar katër ditë më parë për falsifikimin e vizave të ndryshme, për të udhëtuar më pas në drejtim të SHBA dhe vendeve të tjera,ishin kthyer në zyra konsullore, për shumë persona që ishin të gatshëm të paguanin dhe të largoheshin nga Shqipëria nëpërmjet dokumentave falso. Letrën cilësore që e përdornin për të falsifikuar dokumentet e blinin në Greqi.

”Zyrat konsullore” të këtij grupi vepronin jo vetëm në Shqipëri por edhe në Greqi, ndërkohë në Shqipëri të implikuar kanë qënë dhe dy efektivë të policisë së Shtetit, të cilët bënin të mundur daljen e klandestinëve në pikat kufitare.

Por jo vetëm kaq pasi gjatë përgjimeve të kryera, efektivja e policisë Entela Çela, është kapur dhe duke kryer korrupsion pasi nga përgjimet rezulton se ajo u fshinte nga sistemi, gjobat që policia rrugore u vendoste qytetarëve për shkelje administrative në rrugë.

Nga veprimet e kryera rezulton se të arrestuarit vllezërit Ilir dhe Alfred Myrtaj, djali i këtij të fundit Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Cela, Keldi Behsi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema dhe Qazim Hysko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjenin persona të ndryshëm të cilat kanë interes për të udhëtuar në shtete të ndryshme, ku klientët nuk janë vetëm shtetas shqiptarë por edhe të huaj.

Pasi i paisin me dokumenta identifikimi të falsifikuara, kundrejt një përfitimi monetar, i nisin në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar etj, në linjat e udhëtimit me mjete të ndryshme dhe me linja ajrore. Nisja e personave me dokumenta të falsifikuara bëhej nga Shqipëria në Malin e Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

Personat që ikën në Amerikë

Në funksion të këtij hetimi prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumenta të udhëtimit dhe kanë ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit të disa personave, ndër të cilët janë Vera Mehmetaj, Limos Selimi dhe Rezalba Hotaj, të cilët kanë udhëtuar nga Shqipëria për në SHBA dhe Kanada, duke përdorur pasaporta dhe viza të falsifikuara.

Anëtarët e këtij grupi kriminal për këtë aktivitet të paligjshëm mernin në këmbim nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që varionte në 20 mijë euro për person. Gjithashtu nga hetimi penal i kësaj çështje në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese janë marrë të dhëna për faktin se pjesëtarë të tjërë të këtij grupi kriminal e kryenin këtë aktivitet të paligjshëm dhe në shtetin Grek. Madje autoritet policore Greke kanë arritur të bëjnë arrestimin e 16 personave si anëtarë të këtij grupi kriminal, si dhe janë sekuestruar gjashtë laboratorë prodhimi dokumentash të falsifikuara.

Dy policët e shtetit

Gjithashtu gjatë hetimit të procedimit penal është dokumentar fakti se shtetësja Entela Cali, me detyrë punonjëse policie, në bashkëpunim me shtetasin Arjan Uka me detyrë punonjës policie si dhe Albert Xhelili, e shtetas të tjerë,kryenin veprime korruptive  gjatë detyrës, në këmbim të shumave monetare si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal e persona të tjerë për kryerjen e aktivitetit kriminal, duke shfrytëzuar të dhënat që ata dispononin për shkak të detyrës që ata kishin si punonjës policie.

Mosha e personit si numri i këpucës

Nga përgjimet e kryera prej 2016-s, deri në shkurt-mars 2018, rezulton se ky grup kriminal kujdesej që porositë për karta identiteti të vendeve të BE-s, patenta dhe Pasaporta që i porosisnin të interesuarit dhe fotot e tyre të dërgoheshin online me Viber dhe Whatsapp pasi konsiderohishin si të papërgjueshme.

Në pamundësi grupi përdorte linja autobusësh, ndërsa mosha e personave etiketohej si numri i këpucës. Më 22 nëntor 2017 Gentjan Stojku, një nga ndërmjetësit e këtij grupi shqiptaro-grek rezulton se është telefonuar nga një shtetas që i komunikon se “duhet të mi dërgosh porositë në ëhatsapp ose Viber, që të shikoj te ato që don se me 99 % i ke si kena folë…”.

Në bisedën e parë të përgjuar dhe renditur si provë nga akuza Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj janë kapur mat duke përgatitur me lehtësi dokumente italiane sikur shqitparët që i blenin ishin me origjinë nga Leçe dhe Milano në itali. Alfred Myrtaj pyet Gentian Stojkun për falsifikimin e një leje qëndrimi në Itali. Në këtë bisedë dy komunikuesit flasin për qytetin që do të shënojnë si vendndodhje të personit që ka porositur dokumentet e falsifikuara.

Biseda mes Gentjan Stojkut dhe Alfred Myrtajt

A.M: deshma me tëp yet për një gjo, e fredi jam alo

G.S: Po ça bone po të dëgjoj

A.M: Ee, këto Leçe janë të gjitha?

G.S: Po

A.M: Me i fjalë, çdo kush atje i merr apo?

G.S: Jo, po kto janë të asaj, pastaj ka edhe Milano ka po komuna ku ka qenë me i fjalë, që kanë dale ato. Kane qenë në at komunë, në at komunë. Ky grup falsifikonte mjete identifikimi jo vetëm për shqiptarët por edhe për të huajt, përfshi dhe marokenët, ku në një rast janë përgjuar duke përgatitur një “permesso di sogiorno” për një markoken. Në bisedën e përgjuar më 7 Janar 2017 hetuesit kanë zbardhur dhe skemën se si Stojku me nurmin shqiptar që përfundon me 776 i shpjegon Alfred Myrtaj tek numri grek që përfundon me 878 se si duhet të bëjë kujdes pasi të dhënat janë në frëngjisht dhe marokenit duhet ti përgatisnin një “sonxhorno” nga ato të thejshtat me qese.

Alfred Myrtaj: Ça është ajo?

Gentjan Stojku: Po ai është qyteti e shteti është Makrok

A.M: Eeeee

G.S: Kurse ai është qyteti

A.M: Po kaq gjata e kanë ato….

G.S: Farni pra Farni, futu shikoje po qe se ke internet, se mos ma ngatërron se e ka shkruejt frengjisht ai.

A.M: E di e di se është emër ai pra NOM është.

G.S: Është mbimeri, shiko Prenom është NEME. Kurse Ifrani Ddame është qyteti, shteti është Marok.

A.M: E marr vesh e marr, nga ato “sonxhornot”?

G.S: Jo nga ato të shtrenjtat, nga ato të thjeshtat, nga ato të tjerat që janë me qese.

A.M: Dmth nga ato të thjeshtat

Skema e trafikimit

Një tjetër provë e akuzës për falsifikimet e vizave është porosia e një vajzë nga shkodra ku Florjan Hyseni bisedon e takohet me ndërmjetësin Albet Xhelili duke rënë dakort se të dhënat do ja nis me autobuz dhe ai duhet të bëj pasaportën me emrin e shtetases italiane C.Ambrogia por me foton e shkodranes. Florjani i dërgon sms Xhelilit “Ky është nr tel shoferit 067……, autobus blu me targa AA… në orën, 12:40 e ke aty sa ti marrësh më difto.

Pasi merr zarfin Alberti i përgjimit me sms: Ok.

24 orë nga marrja e zarfit me të dhënat e vajzës nga shkodra dhe konfirmimin që Hyseni kishte marrë paratë, komunikon sërish me Albert Xhelilin njohur si “berti” duke i konfirmuar se porosia duhet përfunduar. “Nigjo Florin përfunoje. Ee në rregull? Po përfunoje. E mirë mirë. Nigjo, komplet njashtu sit a kam dhënë unë. Nurmin e këpucës mos ma luaj”.

Laboratori i falsifikimit

Pasi merr pasaportën Florjan Hyseni ja dërgon vajzës nga Shkodra e cila më 16 Mars 2018 lë Shqipërinë duke udhëtuar për në Amerikë por është ndalur në një aeroport ndërkombëtar pasi është pikasur dokumenti fals. Të ndaluar nga autoritetet policore rezultojnë dhe shtetasit L.S dhe R.H të pajisur me dokumetne false nga ky grup.

Ata janë bllokuar në Xhamajka duke udhëtuar me “AirCanada” për në Toronto. Në këtë grup janë përgjuar dy efektivët e policisë Arjan Uku, Entela Çali të cilët duke bashkëpunuar me Albert Xhelilin kthejnë patentat e sekuestruara nga policia rrugore për shkelje si dhe fshinë nga sistemi e-gjoba, gjobat e vendosura për shoferë kundrejt pagesave korruptive./Shqiptarja.com

Zbardhet hetimi për vizat amerikane. ”Zyra Konsullore”: Këta janë shqiptarët që dërguan në Amerikë vëllezërit të cilët drejtonin grupin Read More »

Kryetari i Bashkise Himar z.Goro dhe deputeti i zones z.Vullnet Sinaj mbajne premtimin !

U mbajt dhe premtimi nga kryetari i Bashkise Himar z.Goro dhe deputeti i zones z.Vullnet Sinaj me rastin e fillimit te sezonit te vaditjes.

Sollen pompen qe do ti sherbej per vaditje komunitetit te Bolenes.

I pershendetim dhe i falenderojme per realizimin e ketij premtimi!

Fotografia e Qatip Veshaj

Kryetari i Bashkise Himar z.Goro dhe deputeti i zones z.Vullnet Sinaj mbajne premtimin ! Read More »

Fshati Bashaj i terrorizuar nga lëkundjet e tërmetit, ka banesa të dëmtuara !

Informacion i fundit… FSHATI BASHAJ I TERRORIZUAR NGA LEKUNDJET/KA BANESA TE DEMTUARA.

Sipas burimeve banoret e fshatit Bashaj dhe rrethinave te kesaj zone jane te terrorizuar nga lekundjet qe ende vazhdojne .

Sipas informacioneve termetet e rena te njepasnjeshme kane demtuar disa objekte dhe lekundjet vazhdojne te jene prezent edhe ne kete ore te vona sipas informacioneve jane demtuar dy banesa ne fshatin Bashaj.

Fshati Bashaj i terrorizuar nga lëkundjet e tërmetit, ka banesa të dëmtuara ! Read More »

Përse omleta është zgjedhja më e mirë për mëngjes

Mëngjesi është një vakt që nuk mund të bëhet kurrë i mërzitshëm.

Alternativat e ushqimeve që mund të konsumohen gjatë mëngjesit janë shumë të larmishme.

Padyshim të gjitha janë të mira, por omleta ka një sërë vlerash prej të cilave mund të përfitoni më shumë, të cilat do t’i mësoni më poshtë nga AgroWeb.org.

Në një kohë që karbohidratet dhe niseshtja që gjendet tek disa ushqime rrit nivelin e insulinës, ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e zgjuar.
Vlerat E Omletës Në Mëngjes
Omleta Është Një Burim i Mirë Proteine
Nëse ushqimet që hamë rregullisht përmbajnë më shumë karbohidrate, është e rëndësishme që në mëngjes të sigurohemi të marrim më shumë proteinë.

Veza është një nga ushqimet më të pasura me proteinë.
Omleta Të Ngop
Ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ju mbajnë të ngopur për një orë.

Më pas do të ndiheni sërish të uritur dhe rrjedhimisht do të kërkoni më shumë ushqim.

Kur konsumoni një vakt të pasur me proteina, do të ndiheni të ngopur për më gjatë.
Ushqyes Të Tjerë
Omleta mund të gatuhet me shumë perime.

Në këtë mënyrë ju do të merrni proteinë por edhe vitamina dhe minerale nga perimet e shtuara.
Rënia Në Peshë
Ata që janë të interesuar të humbasin në peshë mund të zgjedhin omletën për mëngjes që të shmangin urinë e tepruar dhe të parandalojnë të ngrënit pa kriter.
Omleta Për Shëndetin Mendor
Vezët përmbajnë një përbërës që quhet kolinë.

Ky përbërës është shumë i mirë për nervat dhe shëndetin e trurit.
Vitaminat
Vezët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A.

Ato përmbajnë edhe vitaminat B, C, D, E dhe K.
Seleniumi
Vezët përmbajnë selenium, një mineral shumë i domosdoshëm për parandalimin e disa llojeve të tumoreve.

Vlerat e lartpërmendura janë të mjaftueshme për përzgjedhjen e omletës si një opsion të shkëlqyer për ushqyerje të shëndetshme, plot vlera dhe ngjyra.

Përse omleta është zgjedhja më e mirë për mëngjes Read More »

Mrekullia e vlerave të orkidesë për shëndetin

Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën.

Një prej arsyejeve përse orkidea është një bimë e shpërndarë në çdo cep të botës qëndron tek fakti që njerëzit janë shumë miqësorë ndaj saj.

Kopshtarët mendojnë që simetria e kësaj luleje është motivi që i ka bërë njerëzit të dashurohen pas saj.

Orkidea ka një simetri të dyanshme – ashtu si fytyra e njeriut – dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion.
Një shprehje e vjetër thotë: ‘Kur njeriu shikon një orkide, edhe ajo e sheh atë”.
Familja botanike Orchidacea përfshin plot 25,000 specie lulesh. Ndoshta nuk e dinit, por një prej tyre është Vanilja, një specie e veçantë e Orkidesë me gjethe të rrafshta.

Vanilja kultivohet gjerësisht në të gjithë Amerikën Latine për shkak të sharmit të saj.

Që në lashtësi, lulet e orkidesë mendohej të kishin shumë vlera shëndetësore.

Ka patur dokumenta që provojnë se Grekët e lashtë e përdornin orkidenë jo vetëm për vlerat medicinale, por edhe si afrodiziak.

Edhe më sot, orkidea gjen një përdorim të tillë veçanërisht në mjekësinë tradicionale që e ka shfrytëzuar këtë bimë që nga viti 2800 para erës sonë.

Sipas kësaj mjekësie, orkidetë luftojnë një sërë sëmundjesh. Njerëzimi njeh mijëra specie të orkidesë por vetëm 50 prej tyre përdoren në mjekësinë popullore.

Bishtat dhe zhardhoku i saj janë përdorur për trajtime mjekësore sepse janë të pasura me vlera.
Përdorimi mjekësor i Orkidesë
Orkidea përdoret në mjekësinë popullore për të garantuar qetësinë dhe gjumin e mirë.

Orkidea e thatë rezulton të jetë e mirë për sistemin imunitar që ndihmon trupin t’i rezistojë infeksioneve kur merret në formën e çajit. Ajo ndihmon me energjinë emocionale dhe lufton lodhjen.

Për më tepër, orkidetë kanë një ndikim të mirë për shikimin dhe shpesh janë përdorur edhe si trajtim alternative kundër qelizave të dëmshme tumorale.

Orkidetë, përfshirë lulet dhe pjesë të tjera të bimëve mund të thahen dhe të përdoren me disa receta të tjera bimësh mjekësore. Ato mund të konsumohen edhe si çaj.

Disa specie orkidesh mblidhen, thahen dhe pastaj paketohen për çaj bimor, duke ndihmuar kundër pagjumësisë dhe përmirësuar tensionin e gjakut.

Rrënjët e orkidesë kanë vlera natyrale antibiotike dhe anti-mikrobiale. Vajrat esencialë të nxjerrë nga bima e orkidesë përdoren edhe në terapitë aromatike.
Vlerat e bimës së Orkidesë për shëndetin
1. Përdoren si bimë zbukuruese

Bima e orkidesë është e bukur me ngjyra të ëmbla dhe si rrjedhojë mund të kultivohet në shtëpi për zbukurim.

  1. Përdoret si simbol ose për aromë.

Orkidea është simbol i dashurisë, bukurisë dhe luksit. Grekët e përdorin orkidenë si simbol të potencës, ndërsa Kinezët e lashtë besonin që orkidea mund të përcillnin aromën e nxjerrë nga vetë trupi i perandorit.

  1. Përdoret si përbërës ushqimor

Vanilja, një prej orkideve më të bukura përdoret për gatim, veçanërisht për ëmbëlsira. Vanilja përdoret edhe si parfum, terapi aromatike dhe produkte të tjera kozmetike. Gjithashtu mos harroni se nga rrënjët e një lloj orkideje përftohet salepi

Mrekullia e vlerave të orkidesë për shëndetin Read More »

Tërmeti i fuqishëm në Vlorë shkakton pasoja. Dëmtohen të paktën …

Tërmeti i ditës së djeshme nuk ka shkaktuar vetëm panil te banorët në Vlorë. Shumë banesa në fshatin Bashaj u janë dëmtuar banesat.

Të paktën dy banesa janë dëmtuar për shkak të lëkundjeve në këtë fshat të Vlorës, teksa banorët mbeten të trembur edhe në zonat përreth.

Rreth orës 18:15 të ditës së shtunë, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi jugun e Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në disa fshatra.

Tërmeti i fuqishëm në Vlorë shkakton pasoja. Dëmtohen të paktën … Read More »

“Humunisti”, Ilir Meta “harroi” të ftonte në takim 10 jetimët e “kokë-palarëve” të 21 janarit, të Gërdecit dhe Kromit të Bulqizës

Prindërit e tyre janë vrarë në protesta anti-korrupsion kundër bllokut të tij dhe në biznese kriminale familjare shtetarësh “Humunisti” Ilir Meta “harroi” të ftonte në takim, 10 jetimët e “kokë-palarëve” të 21 janarit, të Gërdecit dhe Kromit të Bulqizës

Shkruan: Memo Aliaj

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të “20 Majit-Ditës së Jetëimëve”, organizoi një takim “dhimbjeje” me fëmijët dhe të rinjtë jetimë. Presidenti ynë, që fëmijët e tij i ka nisur për shkollim e jetesë në Londër, u kujtoi fëmijëve dhe të rinjëve jetimë, se Shqipëria është vend i NATO-s dhe i këshilloi ata, të qëndrojnë, të rriten, shkollohen e jetojnë në Shqipëri, mbasi janë të gjithë kushtet dhe se ëndrrat e tyre, do t’i shohin të realizueshme pikërisht në këtë mjedis”!

Se si jetojnë fëmijët dhe të rinjtë jetimë në Shqipëri, Presidenti e di shumë mirë këtë gjë, mbasi ka qënë kryeministër, disa herë zv/kryeministër e ministër, por për t’ia freskuar trurin e mbpirë nga nepsi për pasuri, po i kujtojmë disa fakte. – Afro 80% e familjeve me fëmijë jetimë, jetojnë në varfëria ekstreme. – Afro 70% e familjeve me 1 prind të humbur, nuk kanë asnjë në punë. – Afro 60% e familjeve me fëmijë jetim janë pa strehim dhe jetojnë në kasolle, baraka e konvikte ndërtesash gërmadhë e të qelbura, shumica e të cilave nuk asnjë pikë ujë, ndërkohë që shtetarët, mes tyre edhe familja presidenciale kanë dhjetra banesa e vila luksoze për çdo stinë!

– Se sa dhhimje, dashuri e kujdes, tregohet për punësimin e familjarëve dhe kujdestarëve të fëmijëve jetimë, edhe kjo tashmë dihet, pasi partitë politike mes tyre edhe LSI, punësojnë me “kuç e me maç” vetëm familjarët, fiset, katundarët e tyre dhe ata që blejnë vendet e punës me lekë! – Se sa mbështertje u jepet fëmijëve e të rinjë për shkollim kjo tashmë dihet, mbasi 40% e fëmijëve dhe të rinjve jetimë nuk shkojnë dot në shkolla e as në universitete, për shkak të varfërisë dhe tarifiave dhe kostove të larta të shkollimit.

Në kronikat dhe fotot, që publikoi Zyra e Shtypit e Presidentit dhe mediat pranë tij, u pa që presidenti shfaqej i përqafuar fortë me jetimet, sillej me shumë dashuri, me shumë emocione njerëzore. Por zyra që organzoi këtë takim “human” të presidentit Meta me fëmijët dhe të rinjtë jetimë, kishte “harruar” të ftonte në takim edhe 10 jetimët e “kokë-palarëve” 21 janarit 2011, prindërit e të cilëve u vranë nga Garda, në protestën kundër bllokut të korrupsionit të Ilir Metës, nga të cilët disa janë ende fëmijë e disa janë të rinj!

Nuk u ftuan në këtë takim, as jetimët e Gërdecit, prindërit e të cilëve u vranë në biznesin kriminal të familjes mafioze të aletatit të tij qeverisës e partiak, Sali Berisha. Nuk u ftuan as fëmijët jetim të Bulqizës, prindërit e të cilëve po vriten çdo javë në biznes-krimin e komanduar edhe nga familjarë të deputetëve të LSI dhe oligarkët e lidhur me bosët e shtetit e politikës, të licencur në mënyrë mafioze prej Ilir Metës kur ishte kryeministër e ministër ekonomie dhe të mbajtur në aktivitet nga AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) e cila prej 8 vitesh ka qënë “tepsi pushteti” e LSI. Pr të paë se deri në çfarë mungese dhimsurie, taljeje e paturpësie ishte përpara jetimëve, qëndrimi presidentit baba i tre fëmijëve që kanë si trashëgimi pasuri të shumta e të çdo lloji, po citojmë një pjesë nga fjala e tij: Ilir Meta: “

Unë jam pranë jush për çdo aktivitet, për çdo mbështetje, për çdo promovim, për çdo ndërgjegjësim me çdo institucion shtetëror apo vendor, për gjithçka që ju të keni nevojë. Më konsideroni edhe mua pjesë e familjes suaj, që është një familje më e madhe dhe më e fortë se familjet e zakonshme”. (Gjykoni vetë sinqeritetin dhe realitetin e fjalëve, të një shtetari, i cili fëmjëve të tij u ka siguruar jetë e pasuri përrllaore, ndërsa jetimëve barkë-pangopur, u reciton citate me premtime… boshe)!

“Humunisti”, Ilir Meta “harroi” të ftonte në takim 10 jetimët e “kokë-palarëve” të 21 janarit, të Gërdecit dhe Kromit të Bulqizës Read More »