Aurora

Monika në hall, deputetët refuzojnë protestën e 26 Majit

Bashkëpunimi Basha-Kryemadhi ndonëse u krijua kundër qeverisë ka shkaktuar përçarje brenda kampit të LSI. Qysh prej caktimit të aksionit opozitar për mosbindje civile dhe bojkot të komisioneve parlamentare, deputetët e LSI kanë qenë të parët që kanë rrëzuar këtë aksion

. Ishte fillimisht deputeti i LSI, Robert Bitri ai i cili hodhi poshtë urdhrat e Bashës dhe Kryemadhit dhe më pas Edmond Haxhinasto, Nasip Naço etj. Kjo për faktin se deputetët e LSI, kanë marrë pjesë rregullisht në komisionet parlamentare madje përveç diskutimeve ata kanë bashkuar edhe votat e tyre me mazhorancën gjatë miratimit të projektligjeve.

Por përveç kësaj, në radhët e aksionit opozitar deputetët “rebel” janë shfaqur të distancuar edhe gjatë aksioneve që ka ndërmarrë opozita në Parlament ku ka bllokuar foltoren në shenjë proteste kundrejt kryeministrit. Veprime që shpesh nuk janë mirëpritur nga ana e 6 deputetëve të LSI, të cilët nuk janë bërë pjesë e këtyre shfaqjeve ndonëse Kryemadhi apo deputetë të tjerë të kësaj force janë bashkuar me demokratët.

Ndërkaq, distancimi i deputetëve të LSI nga PD u pa dhe para pak ditësh në protestën që opozita zhvilloi para Ministrisë së Brendshme ku deputetët e LSI nuk morën pjesë ndonëse Kryemadhi tha se partia e saj do rreshtohej krah PD.

Kryemadhi ende nuk ka marrë vendim për mënyrën se si do e trajtojë protestën e 26 majit, si një protestë kundër ministrit Xhafaj apo kundër Edi Ramës, kjo pasiguri vjen si pasojë se një pjesë e mirë e bazës së LSI-së, nuk duan të protestojnë kundër Fatmir Xhafës. Grupi i ashtuquajtur “rryma” e vjetër që kanë dhënë shenja në mbështetje të qeverisë dhe që kanë thyer disa herë urdhrin e Kryemadhit.Pamfleti

Monika në hall, deputetët refuzojnë protestën e 26 Majit Read More »

Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara …

Nata ka qenë e vështirë për banorët e njësisë administrative të Selenicës për shkak të lëkundjeve të tërmeteve. Lëkundjet kanë rrezikuar disa banesa.

Në fshatin Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara, 5 banesa janë dëmtuar në fshatin Bashaj dhe 5 të tjera në fshatin 5 Matogjin.

Pesë familje janë evakuuar nga autoritetet vendore duke qenë se banesat janë tërësisht të pa banueshme. 4 banesa janë të dëmtuara rëndë në fshatin Bashaj, ndërsa një në Matogjin.

Një pjesë e banesave të dëmtuara nuk janë të banuara. Banorët kanë shprehur frikë për lëkundje të tjera. Fatmirërisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara … Read More »

Tërmete për pak orë ne Vlorë, sizmiologu shqiptar: Bëhuni gati, do ketë të tjerë!

14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë tronditën gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë, ndërsa epiqendra ishte në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi me një thellësi prej 2 km.

Lëkundje përveç Vlorës ka pasur edhe në disa qytete të tjera, si Gjirokastra, Tepelena, Korça dhe Përmeti.

Nga lëkundjet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se pritet që të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.

Si paraqitet situata dhe a pritet që të ketë lëkundje të tjerë?

Seria e goditjeve, që kanë filluar në datë 14 maj, shoqëruar deri dje, që ka rënë me magnitudë 4.6 ballë në orën 20:14, epiqendra është në Dhërmi, në kufi me Tepelenën. Intensiteti ka qenë 6 ballë dje, është frikësues, është ndier edhe në Tepelenë 5 ballë, por edhe në Vlorë 4 ballë. Është shoqëruar edhe me një seri tjetër, magnituda ka qenë 3.2, pra ka ardhur në rënie. Intensiteti i tyre është në rënie.

Vetëm jugu është i rrezikuar, apo edhe zona të tjera?

Kur ndodh një tërmet ka prishje të ekuilibrit dhe derisa të vendoset, të çlirohet energji, do të kemi rënie të tërmeteve, vazhdim të lëkundjeve në këtë zonë në Jug-Perëndim, ku historikisht ka tërmete. Nga ecuria e lëkundjeve, themi se intensiteti është në zvogëlim./Report tv

Tërmete për pak orë ne Vlorë, sizmiologu shqiptar: Bëhuni gati, do ketë të tjerë! Read More »

Pesë tërmete kanë goditur vendin orëve të para të së dielës !

Pesë tërmete kanë goditur vendin sot vetëm gjatë tre orëve të para të së dielës. Ata kanë qënë me intensistet të ulët. I fundit ka rënë në orën 3:15 minuta në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, 2.6 ballë.

Nëntë tërmete janë regjistruar regjistruar gjatë datës 19 maj.

Pesë tërmete kanë goditur vendin orëve të para të së dielës ! Read More »

Fituesit e Lotarisë Amerikane, avokati nga SHBA-ja shpjegon procedurat e mëtejshme

Javën e kaluar, në rubrikën tonë të emigracionit u ofruam sugjerime se si të përgatiteni për intervistën për vizën e emigrantit. Nëse jeni fitues i lotarisë, do t’ju kërkohet të shkoni në intervistë në konsullatën ose ambasadën amerikane në vendin ku banoni.

Këtu janë disa këshilla nëse jeni planifikuar për intervistë në Tiranë, Shqipëri. Ne u sugjerojmë së pari, të bëni çdo përpjekje për të qenë prezent në intervistën e planifikuar për ju. Nëse nuk jeni në gjendje të respektoni takimin, i shkruani konsulatës amerikane në adresën:[email protected] , sa me shpejt të jetë e mundur. Shkruani emrin tuaj të plotë, numrin e rastit( case number), datën e lindjes, arsyen e vonesës dhe sugjeroni kohën se kur jeni në dispozicion për një takim tjetër.

Mund t’u duhet një pritje e gjatë deri në takimin tjetër, prandaj u lutemi të përpiqeni të paraqiteni në datën e caktuar. Aplikantët e DV duhet të jenë të vetëdijshëm se vizat janë të kufizuara në numër dhe duhet të lëshohen deri më 30 shtator të vitit të programit.

Nuk ka asnjë garanci se viza do të jetë ende e disponueshme në datën e intervistës të riprogramuar nga ju. Para se të intervistohet, secili aplikant duhet të paguajë taksën e llotarisë. Për aplikantët e DV-2019, tarifa është $330 për person. Kjo tarifë është e pakthyeshme, nëse lëshohet viza apo jo.

Tarifa të tjera mund të aplikohen gjatë procesit, siç janë ato për ekzaminimin mjekësor ose tarifat e qeverisë vendore për të marrë kopje të vërtetuara të dokumentave. Të gjithë vizitorët në Ambasadën e SHBA duhet të ndjekin procedura të caktuara .

Çdo vizitor që refuzon t’i nënshtrohet kontrollit nga personeli i sigurisë së ambasadës së SHBA, nuk të lejohet të hyjë në ambasadë. Për të shmangur vonesën e hyrjes dhe atë të atyre që janë pas jush, ju lutemi të sillni vetëm ato që kërkohen për intervistën. Mos sillni ndonjë objekt që mund të konsiderohet të jetë armë, si thika xhepi, gërshërë, gozhdë, ose bjekte të të ngjashme.

Përfaqsuesi konsullor do t’u intervistojë ju (dhe anëtarët e familjes) dhe do të përcaktojë nëse mund të merrni një vizë emigrimi. Si pjesë e procesit të intervistimit, do të merren skanimet dixhitale të gishtërinjve. Ju, bashkëshorti juaj dhe çdo fëmijë i pamartuar i kualifikuar që emigron me ju, duhet të marrë pjesë në intervistë. Nëse bashkëshorti juaj ose fëmijët e pamartuar të kualifikuar do të emigrojnë në një datë të mëvonshme dhe do të udhëtojnë veçmas nga ju, ata nuk janë të detyruar të marrin pjesë në intervistën tuaj.

Ata do të planifikohen për një takim të veçantë intervistash. Ju nuk duhet të bëni angazhime të përhershme financiare, të tilla si shitja e shtëpisë, makinës ose pronës, duke u larguar nga puna ose duke bërë fluturime të pakthyeshme ose aranzhime udhëtimi deri sa të keni marrë vizën e emigrantit. Në fund të intervistës për vizë emigrimi në Ambasadën ose konsullatën e SHBA-së, zyrtari konsullor do t’ju informojë nëse aplikimi juaj për vizë miratohet ose refuzohet.

Nëse miratohet, do të informoheni se si dhe kur do t’ju kthehet pasaporta me vizën. Nëse mohohet, do të informoheni përse nuk jeni kualifikuar për të marrë vizën. Disa kërkesa për vizë mohohen sepse kërkojnë përpunim të mëtejshëm administrativ, gjë që kërkon kohë shtesë pas intervistës së aplikantit .

Nëse miratohet, viza juaj do të vendoset në një faqe të pasaportës tuaj. Ju lutemi të rishikoni menjëherë informacionin e printuar për të siguruar që nuk ka gabime. Nëse ka ndonjë gabim drejtshkrimor, kontaktoni menjëherë ambasadën ose konsullatën. Ju gjithashtu do të merrni një pako të mbyllur që përmban dokumentat që ju duhet të paraqitni tek Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA (CBP) në aeroport ose në një nga hyrjet, pas mbërritjes tuaj në Shtetet e Bashkuara.

Ju nuk duhet të hapni paketën e mbyllur. Ju duhet të mbërrini dhe të aplikoni për pranim në Shtetet e Bashkuara jo më vonë se data e skadimit të vizës të shtypur në pasaporte . Viza zakonisht është e vlefshme deri në gjashtë muaj nga data e lëshimit, veç nëse ekzaminimi juaj mjekësor skadon më shpejt, gjë që mund të bëjë që viza juaj të jetë e vlefshme për më pak se gjashtë muaj.

Pagesa e emigrantëve – Ju duhet t’i paguani tarifën e emigrantit Shërbimit të Emigracionit në SHBA pasi të keni marrë vizën e emigrantit dhe para se të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara. Emigracioni nuk do t’u lëshojë kartën e rezident të përhershëm (Formularin I-551 ose green card derisa të keni bërë pagesën e saktë (fee)

Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e SHBA-së dhe zyrtarët e Mbrojtjes së Kufirit (BKP) kanë autoritetin për të dhënë ose mohuar pranimin(admission) në këtë shtet. Nëse aprovoheni, ju do të hyni si rezident i përhershëm i ligjshëm, dhe do t’u lejohet të punoni dhe jetoni përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

Nëse ndryshoni adresën tuaj, është e rëndësishme të njoftoni USCIS duke plotësuar formularin AR-11 online ose me postë./Illyria

Fituesit e Lotarisë Amerikane, avokati nga SHBA-ja shpjegon procedurat e mëtejshme Read More »

Hipokritët e Europës dhe fatkeqësia e Shqipërisë

Rama ka nje taktike bajate që e perdor sa here ështe në pozitë të vështire. Hap sherr me gazetaret dhe në çdo rast e bën qëllimisht.

Shkruan Klodian Tomorri
Keto tre ditet e fundit kane qene ndoshta ditet me te erreta per prespektiven europiane te Shqiperise. Kryeministri jo vetem qe u kthye me duar bosh nga Sofia, por atje mori dhe nje mesazh ogurzi; antaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian tani nuk eshte me i sigurte.

Nuk behet me fjale per vonese apo zgjatje te procesit te antaresimit. Tani eshte vene ne dyshim, vete fakti nese Shqiperia do te jete ndonjehere antare e BE. Kjo s’ka ndodhur asnjehere me pare.

Samiti i Sofies ishte nje deshtim total. Sigurisht qe pergjegjesi kryesor ne kete ane eshte Edi Rama.

Flirti i qeverise me krimin, perzierja drejteperdrejte e ministrave dhe policise ne trafikun e droges, mungesa e vullnetit per te vendosur shtetin ligjor sigurisht qe do kishte fature edhe ne Bruksel. Te rende madje. Aq sa tani po duan te na e kthejne koken prape nga Lindja.

Por per hir te se vertetes, Rama nuk eshte pergjegjesi i vetem. Bashke me te jane dhe nje tufe hipokritesh, qe sot qeverisin neper Europe.

I pari eshte Emmanuel Macron. Presidenti i Frances eshte tipiku i politikanit hipokrit. Nje muaj me pare shkoi gjithe pompozitet ne senatin amerikan per te shpetuar boten nga rreziku Trump.

Me petkun e heroit foli atje se si proteksionizmi dhe politika e izolimit jane armiqte me te medhenj te botes se lire demokratike. Nje muaj muaj me vone, ky qe kritikoi politikat proteksioniste te Trump eshte bere perfaqesuesi kryesor i rrymes se proteksionizmit dhe mbylljes ne Europe.

Me nje hipokrizi tipike majtiste deklaroi se 15 vitet e fundit, politika e zgjerimit e ka dobesuar Europen. Dmth Europen sipas ketij e paska dobesuar Rumania, Bullgaria dhe Kroacia dhe sot rreziku me i madh i saj qenka Shqiperia.

Ky eshte presidenti francez, pasardhes i Zhak Shirakut dhe Fransua Miteranit.

Hipokritët e Europës dhe fatkeqësia e Shqipërisë Read More »

Pasuria e deputetëve të PD, këto janë milionat e Bashës, Berishës dhe ish-ministrave

Zbardhet pasuria e deputetëve të Partisë Demokratike për vitin 2017. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive më 31 mars mbylli procesin e deklarimit dhe pas përpunimit të deklaratave tashmë gjithçka është gati. Gazeta ka arritur të sigurojë të dhënat për pasuritë e të gjithë parlamentarëve, teksa sot po publikon të ardhurat e demokratëve, ndërsa në ditët në vijim të partive të tjera.

Ajo që bie në sy është se në radhët e demokratëve ka ende emra me pasuri shumë të lartë. Deputetët që kryesojnë janë kryesisht emrat e vjetër, ndërsa emrat e rinj që hynë për të parën herë në Parlament kanë pasuri kryesisht të ulëta. Nëse i marrim me radhë, deputetët që dominojnë në PD, janë Astrit Veliaj dhe Agron Shehaj.

Astrit Veliaj është biznesmen i njohur dhe pasuritë e tij janë të shumta. Vetëm apartamente ka në pronësi rreth 35, ndërsa po ashtu ka banesa private dhe shumë troje. Ndërsa pas tij vjen Agron Shehaj, i cili po ashtu është biznesmen i njohur dhe vetëm gjatë vitit 2017 ka përfituar rreth 7 milionë euro të ardhura. Fitimet kanë ardhur nga shitja e aksioneve, apo dhe nga përfitimet e kompanive të tij.

Pasuria e Berishës dhe Bashës

Një rëndësi zënë dhe pasuritë e deklaruara nga kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sa i takon Bashës, duket se është bashkëshortja e tij që ka fitime shumë të larta. Basha ka deklaruar vetëm të ardhurat nga paga si deputet dhe nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar rreth 19 mijë euro fitime nga drejtimi i disa programeve.

Ndërsa si takon Berishës, ata që kanë pasuri shumë të lartë janë fëmijët e tij. Vetë Berisha ka deklaruar 4 llogari bankare të tij dhe të bashkëshortes, si dhe pagën e tij si deputet dhe pensionin e zonjës Liri Berisha. Por ajo që bie në sy janë të ardhurat e fëmijëve Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi. Shkëlzen Berisha ka përfituar rreth 30 mijë euro nga konsulencat, ndërsa duket se ka një rënie në llogaritë bankare dhe ka shlyer shumë borxhe.

Në 5 llogari bankare ka pasur rënie të parave, ndërsa bie në sy se Shkëlzen Berisha ka një llogari bankare dhe në Suedi. Ndërsa sa i takon Argita Berishës pasuria e saj është relativisht më e lartë. Në 7 llogari bankare ka pasur shtim të të ardhurave, ndërsa rënie ka pasur në 2 prej tyre. Zonja Malltezi ka deklaruar 22 977 euro nga konsulenca dhe rreth 40 mijë euro nga qeratë. Po ashtu të ardhura ka nga mësimdhënia si pedagoge në universitete publike dhe private dhe nga shitja e librave.

Ish-ministrat e PD

Nga deklarimet për vitin 2017, ajo që bie në sy është se ish-ministrat apo ish-zv/ministrat e PD vijojnë të kenë pasuri relativisht të larta. Florion Mima rezulton të ketë një pasuri vërtet të lartë. Ai ka të ardhura nga qeratë, nga bashkëshortja, ndërsa rezulton me shumë llogari bankare. Ndërsa Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD, ka shpenzuar rreth 8 mijë euro për të shkolluar fëmijët jashtë vendit. Një tjetër ish-ministër është Halim Kosova, i cili rezulton me të ardhura shumë të larta.

Ai ka deklaruar fitime nga qeratë, si dhe nga fitimet si mjek pranë spitaleve private. Po ashtu me të ardhura të larta rezultojnë bashkëshortja dhe fëmijët e tij, duke marrë mijëra euro në vit. Edhe Tritan Shehu renditet në këtë mes, i cili gjatë vitit 2017 ka shitur apartamentin. Ndërkohë ka shumë deputetë që deklarojnë vetëm të ardhurat nga paga e tyre dhe e bashkëshortëve.

Sipas informacioneve, gjatë vitit 2018 ILDKP ka planifikuar të zhvillojë një kontroll të plotë të pasurisë për ministrat, deputetë dhe funksionarët e tjerë. Kjo do të thotë se do të kontrollohen të ardhurat që nga dita e parë e deklarimit të pasurisë dhe deri më sot. Kush rezulton me pasuri të pajustifikuar do të duhet të përballet me ligjin./ SOT

Pasuria e deputetëve të PD, këto janë milionat e Bashës, Berishës dhe ish-ministrave Read More »

“Rebelët” rrëzojnë aksionin opozitar, deputetët braktisin Kryemadhin. Lista me emrat që distancohen nga bashkëpunimi me PD

Lëvizja Socialiste për Integrim prej disa kohësh është përfshirë nga një krizë e brendshme. Edhe pse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka evituar këtë fakt, duke mos e pranuar, një krizë e tillë sa vjen dhe bëhet më e dukshme. Që prej daljes në opozitë dhe më konkretisht qysh në momentin që LSI faktoi aleancën opozitare me Partinë Demokratike disa deputetë të kësaj force nuk po i binden më Kryemadhit. Konkretisht bëhet fjalë për deputetët Robert Bitri, Vangjel Tavo, Nasip Naço, Lefter Koka, Agron Çela, Edmond Haxhinasto dhe Viktor Tusha.

Të gjithë këta deputetë gjatë gjithë kësaj legjislature në një farë mënyre janë treguar të distancuar ndaj Kryemadhit, pasi disa herë radhazi nuk i janë bindur urdhrave të saj sa i takon aksionit opozitar. Madje këta deputetë janë shfaqur indiferent edhe sa i takon bashkëpunimit me Partinë Demokratike.

Kjo për faktin se shpesh në komisionet parlamentare, por edhe në seancat plenare ka pasur një moskoordinim veprimesh apo më saktë një distancim të deputetëve të LSI ndaj atyre demokratë. Madje, një gjë e tillë është pasqyruar më së shumti gjatë këtyre javëve të fundit.

Në seancën plenare të së enjtes deputeti Robert Bitri, i cili ka qenë dhe deputeti i parë rebel ndaj Kryemadhit, nuk iu bashkua sërish grupit parlamentar të LSI dhe atij të PD gjatë bojkotit të Parlamentit. Madje, ai përveç kësaj u rreshtua krah deputetëve të mazhorancës gjatë miratimit të rendit të ditës.

Sakaq, po dy javë më parë deputeti tjetër i LSI, Agron Çela qëndroi në seancë duke mos iu bashkuar grupit gjatë bojkotit të seancës. Ndërsa të njëjtën gjë bënë dhe deputetët Vangjel Tavo dhe Lefter Koka në seancën plenare të tre javëve më parë. Veprime që ndonëse u justifikuan para pak ditësh nga ana e Kryemadhit se kanë qenë për arsye teknike, duket se më së shumti kanë qenë një rebelim kundër aksionit opozitar të ndërmarrë nga LSI.

“Rebelët” rrëzojnë aksionin opozitar

Bashkëpunimi Basha-Kryemadhi ndonëse u krijua kundër qeverisë ka shkaktuar përçarje brenda kampit të LSI. Qysh prej caktimit të aksionit opozitar për mosbindje civile dhe bojkot të komisioneve parlamentare, deputetët e LSI kanë qenë të parët që kanë rrëzuar këtë aksion. Ishte fillimisht deputeti i LSI, Robert Bitri ai i cili hodhi poshtë urdhrat e Bashës dhe Kryemadhit dhe më pas Edmond Haxhinasto, Nasip Naço etj.

Kjo për faktin se deputetët e LSI, kanë marrë pjesë rregullisht në komisionet parlamentare madje përveç diskutimeve ata kanë bashkuar edhe votat e tyre me mazhorancën gjatë miratimit të projektligjeve. Por përveç kësaj, në radhët e aksionit opozitar deputetët “rebel” janë shfaqur të distancuar edhe gjatë aksioneve që ka ndërmarrë opozita në Parlament ku ka bllokuar foltoren në shenjë proteste kundrejt kryeministrit.

Veprime që shpesh nuk janë mirëpritur nga ana e 6 deputetëve të LSI, të cilët nuk janë bërë pjesë e këtyre shfaqjeve ndonëse Kryemadhi apo deputetë të tjerë të kësaj force janë bashkuar me demokratët. Ndërkaq, distancimi i deputetëve të LSI nga PD u pa dhe para pak ditësh në protestën që opozita zhvilloi para Ministrisë së Brendshme ku deputetët e LSI nuk morën pjesë ndonëse Kryemadhi tha se partia e saj do rreshtohej krah PD.

Deputetët “braktisin” Kryemadhin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se po braktiset nga deputetët e saj. Kjo sepse deputetët rebel përveç distancimit ndaj PD po shtojnë pakënaqësitë edhe ndaj Kryemadhit. Madje ata po braktisin edhe seancat plenare. Deputeti Vangjel Tavo si dhe Agron Çela për rreth 6 muaj nuk janë bërë pjesë e punimeve parlamentare. Kohë që tregon se pavarësisht problemeve që mund të kenë, është dhe një sinjal rebelimi ndaj Kryemadhit.

Kjo sepse deputeti Tavo edhe pse ka munguar për arsye familjare, akuzat e LSI të bëra ndaj tij në lidhje me lobimin në SHBA, duket se kanë ngjallur tek ky i fundit një pakënaqësi. Megjithatë ngelet për tu parë sesi do të vijohet nga ana e Kryemadhit për të shuar këto rebelime pasi gjatë ditëve të fundit janë shtuar akoma më shumë./ SOT

“Rebelët” rrëzojnë aksionin opozitar, deputetët braktisin Kryemadhin. Lista me emrat që distancohen nga bashkëpunimi me PD Read More »