Aurora

Dita e Çlirimit të Kosovës/ Shahini: Të përkujtojmë me përulësi se sa e brishtë është liria dhe sa shumë duhet të përpiqemi ta mirëmbajmë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, përcolli masazhin për ditën e Çlirimit të Kosovës, plot 21 vite më parë.

“Sot e 21 vite më parë, isha refugjate në Kanada kur mora lajmin që kishin pushuar bombardimet e NATO-s dhe trupat këmbësore ishin futur në Kosovë. Kosova ishte çliruar. Si fëmijë që kishte parë vetëm konflikt dhe luftë, e kisha të vështirë ta paramendoja paqen dhe lirinë në Kosovë dhe gjithë potencialin që ngërthente ajo liri për popullin tonë. Sot, jo vetëm kam mbijetuar luftën 21 vite më parë, por jam duke shërbyer në qeverinë e Republikës së Shqipërisë, si shenjë e qëndresës dhe bashkimit tonë kombëtar”, shprehet Shahini.

Por, vijon ajo, kjo liri që gëzojmë sot, qëndron mbi mijëra jetë të humbura e shumë e shumë të tjera të shkatërruara.

“Ndaj, mos të harrojmë kurrë falë kujt po e gëzojmë këtë ditë dhe të përkujtojmë me përulësi se sa e brishtë është liria dhe sa shumë duhet të përpiqemi ta mirëmbajmë dhe gëzojmë atë, duke dashur njëri-tjetrin dhe duke bërë çdo ditë nga pak që të lëmë një vend më të mirë për fëmijët tanë”, tha Shahini./atsh

Dita e Çlirimit të Kosovës/ Shahini: Të përkujtojmë me përulësi se sa e brishtë është liria dhe sa shumë duhet të përpiqemi ta mirëmbajmë Read More »

Cakaj uron 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Rrugëtimi yt, burim frymëzimi për të të dashur çdo ditë më shumë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar sot përvjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Cakaj nëpërmjet këtij urimi shprehu nderime për të rënët në luftë, si dhe falënderime për punën që NATO dhe ShBA kanë kryer në Republikën e Kosovës.

“Urime edhe një përvjetor më shumë çlirimi, Kosovë! Gjithë rrugëtimi yt historik me sakrificat me të pashembullta qoftë gjithmonë burim frymëzimi për të të dashur çdo ditë e më shumë e krejtësisht në mënyrë të veçantë”, u shpreh Cakaj.

“E, po, patjetër: sot nderim për të rënët në fushën e lavdisë, falënderim për NATO-n e ShBA-të për punën përtej kufijve e të besueshmes për t’ia dhënë historisë drejtësinë dhe, gjithsesi, përkushtim edhe më i thellë për ta parë Republikën në majat më të larta të demokracisë, mirëqenies e zhvillimit. Të dua!”, theksoi Cakaj në urim./atsh

Cakaj uron 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Rrugëtimi yt, burim frymëzimi për të të dashur çdo ditë më shumë Read More »

Horoskopi ditor premte 12 qershor 2020

Dashi
Nëse raporti në çift është i konsoliduar do keni mundësi që të organizoni diçka bashkë për fundjavën. Duhet të mendoni për të ardhmen, ndaj mundohuni që të mos stresoheni shumë duke u fiksuar pas gjërave që nuk kanë ecur siç duhet.

Demi

Mundohuni që të shmangni zënkat me njeriun e zemrës, pasi do të ishte mirë që të lini pas shpine problemet me të cilat jeni përballur. Në punë është e rëndësishme që të konsolidoni raportet me kolegët.

Binjakët

Situata sentimentale paraqitet e vështirë, madje e rëndë. Humori nuk do të jetë në maksimumin e tij, pasi do të ndiheni të lodhur dhe të tensionuar. Megjithatë do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme me partnerin/en, nëse historia është e rëndësishme. Në punë, mundohuni që të shmangni debatet.

Gaforrja

Ndikimi i favorshëm i Hënës do të stimulojë dashurinë dhe takimet. Në punë, nëse jeni përballur me një periudhë stanjacioni, tashmë do të keni mundësi rikuperimi. E premtja do të jetë mjaft pozitive.

Luani

Dita do të jetë mjaft interesante sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të mos debatoni për gjëra të kota, por përqendrohuni në objektivat tuaja. Në punë, duhet durim.

Virgjëresha

Nëse në raportin në çift gjërat nuk ecin mirë, ndoshta njëri prej të dyve ndihet i pavlerësuar. Në punë, duhet të planifikoni më së miri gjithçka, duke menduar se çfarë nuk po ecën siç duhet.

Peshorja

Nëse diçka ju intereson, është momenti për të bërë një tentativë për tu afruar. Nëse në punë, diçka nuk ka shkuar siç duhet, tashmë është rasti që të sqaroni gjithçka dhe të gjeni zgjidhje.

Akrepi

Raporti në çift paraqitet mjaft mirë. Edhe një miqësi mund të transformohet në diçka më shumë, shkruan noa.al. Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke sjellë zhvillime pozitive në punë.

Shigjetari

E premtja do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ku duhet të tregoheni të kujdesshëm me fjalët që do të thoni. Zgjedhjet e bëra në këto ditë, mund të jenë mjaft të rëndësishme. Në punë duhet grinte dhe vullnet i fortë, për të pasur sukses.

Bricjapi

Në këtë periudhë nuk ka zhvillime interesante sa i takon ndjenjave. Bëni mirë që të mos lejoheni që të mposhteni nëse diçka nuk ecën siç duhet. Puna paraqitet premtuese, ndonëse kjo javë nuk duket në maksimumin e saj.

Ujori

Sfera sentimentale dhe pasioni paraqiten më së miri. Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, duke favorizuar dëshirë tuaj për emocione. Në punë, jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, pasi do të jeni të mbushur me dyshime dhe probleme që kërkojnë zgjidhje.

Peshqit

Në dashuri do të kthehen dyshimet dhe problemet në dashuri. Mundohuni që të mos bëni lëvizje të guximshme, duke mos rrezikuar një raport pa një motiv të vërtetë. Po ashtu duhet të ruani qetësinë, përballë ndryshimeve. Nuk do të keni shumë përqendrim.

Horoskopi ditor premte 12 qershor 2020 Read More »

44 raste të reja, 52 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 44 raste të reja me COVID-19.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u shpreh se “kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve”.

Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë’.

Sipas saj, nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)
Testime totale 19562
Raste pozitive 1385
Raste të shëruara 1001
Raste Aktive 349
Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1/atsh

44 raste të reja, 52 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv Read More »

Pipero apel qytetarëve: Distancimi dhe higjiena, kushtet e vetme që ju ndihmojnë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u bëri sot apel qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet masat për distancimin social dhe higjienën personale, si kushtet e vetme që i ndihmojnë për të mos u prekur nga infeksioni COVID-19.

Gjatë një interviste në media, Pipero u shpreh se shtimi i rasteve të të prekurve në ditët e fundit ka ardhur pikërisht nga ulja e vigjilencës nga ana e qytetarëve, duke mos respektuar masat.

Ndërkohë, Pipero tha se nuk do ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë ose dimër.

“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë më i egër dhe i fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale,” tha ai.

Pipero u shpreh se situata do të jetë e përballueshme, pasi kapacitetet mjekësore në vend janë rritur, ndërsa ndërgjegjësimi i qytetarëve është shtuar.

Sipas Piperos, nëse ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët./atsh

Pipero apel qytetarëve: Distancimi dhe higjiena, kushtet e vetme që ju ndihmojnë Read More »

Skema Kombëtare/ 360 mijë lekë subvencion fermerëve për tufa blegtorale mbi 70 krerë

Deri 360 mijë lekë subvencion përfitojnë fermerët që kanë tufa blegtorale mbi 70 krerë dele ose dhi, nga Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2020.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) ka çelur aplikimet nga data 29 maj deri më 19 qershor. Pas këtij procesi AZHBR nis disbursimin e financimit për fermerët fitues.

Implementimi i masës mbështetëse për blegtorinë parashikon: financim për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe ose dhi, në vlerën 1 200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jomë shumë se 500 000 lekë për subjekt. /atsh

Skema Kombëtare/ 360 mijë lekë subvencion fermerëve për tufa blegtorale mbi 70 krerë Read More »

Si të mbrohemi nga COVID-19 ndërsa bëjmë pazar

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përcolli disa këshilla që duhet të respektojnë qytetarët për të ruajtur shëndetin në kushtet e pandemisë, kur bëjnë pazar, duke filluar që përpara se të dalin nga shtëpia, në dyqan dhe kur kthehen në shtëpi.
Pazari është një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme, sidomos kur mëngjesin, drekën dhe darkën i përgatisim në shtëpi.
Në mes të pandemisë së COVID-19 është jetike t’i kryeni aktivitetet e përditshme, si blerjen në pazar, me më tepër kujdes se zakonisht, sidomos nëse nuk keni mundësi që të blerat e pazarit t’jua sjellin në shtëpi.
Thjesht kur mendon se duhet të dalësh e të bësh pazar, të vijnë në kokë një sërë pyetjesh: A është i pastër dyqani i lagjes, sidomos kur bëhet fjalë për sipërfaqet që preken vazhdimisht, si koshat lëvizës apo makineritë e kartave të bankës? A është i sigurt ushqimi?
Ministria e Bujqësisë njofton për respektimin e rregullave të higjenës dhe masave të mbrojtjes që duhet zbatuar kur bëjmë pazar që konsistojnë në larjen e duarve para se të dalim për pazar dhe pasi kthehemi nga pazari në shtëpi, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik. /atsh

Si të mbrohemi nga COVID-19 ndërsa bëjmë pazar Read More »

Basha, takime me bizneset në Elbasan: Vëmendja jonë do mbetet ekonomia

“Vëmendja jonë do mbetet ekonomia”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në takim me bizneset në Elbasan.

“Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë, dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve. Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia, sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Po ashtu, Basha shtoi se “ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët, në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët, t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike, të krijojmë mundësi për punë e mirëqenie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve”. /atsh

Basha, takime me bizneset në Elbasan: Vëmendja jonë do mbetet ekonomia Read More »