Aurora

Mjeku anestezist tregon pse zgjodhi Gjirokastrën për të ushtruar profesionin, flet edhe për pagesën

Erjon Panajoti, ka qenë mjeku që ka rënë në ‘’rrjetën’’ e Edi Ramës këtë mëngjes. Anestezisti reanimator tregon pse zgjodhi Gjirokastrën për të ushtruar profesionin e tij. Ndër të tjera ai thotë se bonusi financiar ka qenë edhe një nga arsyet kryesore.

“Erdha në spitalin e Gjirokastrës për dy aryse, e para sepse ministria aplikon një bonus që është stimul financiar për mjekët, aspekti human është pjesë e punës sonë, por nëse nuk ndeërhyet edhe në anën financiare gjërat për ne vështiresohen. Dhe së dyti, sepse në këtë spital gjeta një ambient të kënaqshëm”- thotë ai.

Postimi i Edi Ramës në Facebook

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë tjetër shembull të një prej shumë mjekëve që falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, vendosi të ushtrojë profesionin e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155846562781523/?t=0

Mjeku anestezist tregon pse zgjodhi Gjirokastrën për të ushtruar profesionin, flet edhe për pagesën Read More »

Ngacmimet e pedagogëve ndaj studentëve, drejtuesit e Universitetit marrin vendimin e rëndësishëm

Në Universitetin ‘’Hasan Prishtina’’ në Kosovë është mbledhur Këshilli Drejtues ku është formuar një komision për hartimin e planit kundër ngacmimeve seksuale.

Sipas Koha Ditore ky komision është formuar më 17 maj me kërlesë të Marjan Dema, rektori i Universitetit të Prishtinës.

Komisioni do të ketë 13 anëtarë që do të jenë pjesëtarë të stafit akademik. Një prorektor, koordinatorja e Qendrës për Barazi Gjinore në UP, përfaqësues të Programit Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, përfaqësues nga Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe kryetarja e Parlamentit Studentor të UP-së.

Ngacmimet e pedagogëve ndaj studentëve, drejtuesit e Universitetit marrin vendimin e rëndësishëm Read More »

Roli i arrave për shëndetin e sistemit tretës dhe kundër qelizave tumorale

Arrat ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore për organizmin. Ato forcojnë zemrën dhe ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tumorale.

Arrat janë një thesar i mirëfilltë antioksidantësh të cilët përmirësojnë funksionet e trurit dhe ulin kolesterolin.

Kërkimet më të fundit shkencore kanë hedhur dritë edhe mbi rolin e arrave në përmirësimin e florës bakteriale në stomak.

Një dokument i publikuar nga Universiteti i Illinois në SHBA nxjerr në pah mënyrat se si arrat ndikojnë në mirëqenien e florës bakteriale e cila përbëhet nga miliarda mikro organizma që gjenden kryesisht në stomak.

Arrat janë një burim i vyer i fibrës. Kjo e fundit ndihmon në krijimin e një flore të larmishme bakteriale që është më e fortë kundër sëmundjeve që i kanosen sistemit tretës.
Roli i Arrave Në Përmirësimin E Florës Bakteriale
Shkencëtarët e Universitetit të Illinois thanë se konsumi i rregullt i arrave, rrit nivelet e tre baktereve kryesore në stomak: Faecalibacterium, Roseburia, dhe Clostridium.

Këto tre baktere prodhojnë një nënprodukt metabolik që përmirëson shëndetin e zorrës së trashë.
Arrat Ulin Nivelin E Acideve Kancerogjene Biliare
Studiuesit thonë se njerëzit që konsumojnë arra kanë nivele më të ulëta të acideve dytësore biliare.

Zakonisht, acidet biliare ndihmojnë në përthithjen e lipideve, kolesterolit dhe disa vitaminave në sistemin tretës.

Por disa prej tyre janë toksike. Acidet biliare futen në dy kategori: primare dhe dytësore. Këto të fundit njihen për kontributin e tyre në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Shëndeti i sistemit tretës është i lidhur ngushtë me shëndetin e të gjithë organizmit, veçanërisht zemrën dhe trurin.

Arrat janë përshkruar gjithmonë si një super ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3.

Këto acide yndyrore janë të dobishme jo vetëm për shëndetin e zemrës por edhe të trurit.

Përpos tyre, arrat përmbajnë edhe acid linolenik, fibër, dhe polifenolë.

Të gjithë këto përbërës, i bëjnë arrat të dobishme kundër inflamacionit, kancerit dhe sëmundjeve nervore./AgroWeb.org

Roli i arrave për shëndetin e sistemit tretës dhe kundër qelizave tumorale Read More »

“Tamam sikur ke zbrit nga Kamza e po bën foto te ‘Sheshi Skënderbej’”, Rama replikon me komentuesit

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri ku muajin e ardhshëm Shqipëria pret hapjen e negociatave. Ashtu si Gjermania, Holanda, Franca edhe Austria është një nga vendet skeptike lidhur me këtë çështje.

Ditën e djeshme kryeministri ynë postoi një foto në rrjetet sociale i hipur mbi motorrin e policisë austriake që flitet se është pjesë e eskortës së delegacionit shqiptar në Austri.

Por shumë prej komentuesve e ironizojnë, pasi ata thonë se duket fiks si katunarët që pozonin dikur para 15 katëshit ose te Sheshi Skënderbej, por të tjerët i thonë se duket sikur ka zbritur nga Kamza.

“Tamam sikur ke zbrit nga Kamza e po bën foto te ‘Sheshi Skënderbej’”, Rama replikon me komentuesit Read More »

Tensione në parlament, opozita bllokon foltoren, ndërpritet për të dytën herë seanca

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me akuza dhe tensione. Ka qenë deputetja Albana Vokshi ajo që ka mbajtur fjalën nga rradhët e opozitës, e cila ka akuzuar maxhorancën për dhunë ndaj protestuesve referuar rastit të Bledi Kasmit, kryeredaktorit të RD. Gjatë fjalës së saj Vokshi u shpreh se sulmi ishte i qëllimshëm.

Kreu i Kuvendit duke zbatuar rregulloren, i ka ndërpresë fjalën, por Vokshi ka kërkuar që të flasë sërish. Pas replikave mes Vokshit dhe Ruçit, deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë bllokuar foltoren, në shenjë proteste, pasi sipas tyre u ndërpre fjala pa të drejtë.

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Basha nëpërmjet Facebook-ut, ka pasqaruar fjalën e Vokshit, e cila i ka bërë thirrje Ramës për të kërkuar falje gazetarit Kasmi për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës.

Edhe pas rinisjes kreu i Kuvedit kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar 30 minuta pushim, pasi kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mori fjalën duke hedhur lumë akuzash në drejtim të qeverisë dhe më konkretisht ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Tensione në parlament, opozita bllokon foltoren, ndërpritet për të dytën herë seanca Read More »

Mëlqinja Shqiptare, shëruesja e fortë me vlera natyrale

Mëlqinja është një shkurre me gjemba që rritet në shumë zona të Shqipërisë dhe ofron shumë vlera shëndetësore.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se mëlqinja përmban një susbtancë kimike të quajtur berberinë e cila lufton inflamacionin, ul tensionin e gjakut dhe ka efekt qetësues.

Berberis vulgaris (Mylqinja) i përket familjes Berberidaceae (Berberidore). Ajo është e përhapur në pyje, kullota dhe shkurre shkëmbore.

Shtrihet përgjithësisht në zonat e larta malore si në majën e Çardakut, Malin e Shenjtë (Mirditë), Malin e Thatë, Korab, Çermenikë etj.

Mbi bazën e studimeve të realizuara nga biologët rezulton që ajo është një bimë e rrallë dhe për këtë arsyeje kërkon një mbrojtje individuale.

Për një zemër të fortë
Përbërësit kimikë të mëlqinjës e mbrojnë zemrën nga ishemia e cila shkaktohet nga dëmtimi në inde  që ndodh kur gjaku nis të qarkullojë normalisht pas mungesës së oksigjenit.

Berbamina, një prej këtyre përbërësve rregullon nivelin e joneve të kalciumit brenda qelizave. Ajo parandalon aktivizimin e një proteine të quajtur kalpainë, e cila ka një rol kryesor në infarktin e zemrës.

Berbamina rrit ndjeshmërinë e qelizave ndaj kalciumit, një mineral që rregullon kontraktimin e muskujve. Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që të konsultoheni me një mjek përpara përdorimit të mëlqinjës.
Kundër diaresë
Mëlqinja mbron mëlçinë por ndihmon edhe në trajtimin e diaresë, sidomos asaj të shkaktuar nga helmimi nga ushqimi.

Studimet kanë treguar se mëlqinja zbut simptomat më shpejt se antibiotikët, por këta të fundit janë më të fuqishëm në eliminimin e baktereve.

Duke qenë se bakteret e diaresë lënë pasoja serioze, rekomandohet që antibiotikët të shoqërohen edhe me mëlqinjën për një shërim më cilësor.

Megjithatë, përpara se të ndërmerrni këtë hap duhet të konsultoheni me një mjek. Kjo sepse mëlqinja ka gjasa të zbusë efikasitetin e antibiotikëve.
Kundër infeksioneve dhe çrregullimeve të lëkurës
Mëlqinja përdoret për zbutjen e inflamacionit dhe infeksioneve në traktin gastrointestinal, respirator dhe urinar. Barishtja përdoret edhe kundër mykut në lëkurë ose në organet gjenitale.

Ekstraktet e saj zbusin simptomat e akneve apo psoriazës. Por studime të mëtejshme shkencore janë të nevojshme për të konfirmuar këto pretendime.
Përdorimet
Rrënja e mëlqinjës është përdorur tradicionalisht në mjekësinë popullore për të zbutur simptomat e diaresë, problemeve me stomakun dhe etheve.

Aplikimet në lëkurë të rrënjës së mëlqinjës zbusin inflamacionin dhe problemet në lëkurë siç është psoriaza, megjithatë nevojiten studime të mëtejshme shkencore.

Lëvorja e rrënjëve dhe frytet e thara të bimës përdoren si preparate mjekësore. Mëlqinja ka veti laksative, diuretike, koleretike, spazmolitike.

Ajo përdoret në sëmundje të veshkave, në gurë të veshkave, në pezmatime të rrugëve urinare (sipas këshillës së mjekut).

Tejkalimi i dozës mund të dëmtojë veshkat si dhe mund të japë përgjumje, të vjella, diarre etj. Frytet përdoren në përgatitjen e çajrave të pasur me vitaminë C.

Një lugë çaji me pluhur lëvoreje të grimcuar hidhet në 2 filxhanë çaji ujë dhe zihet 5-10 minuta. Çaji kullohet dhe pihet gjatë ditës i ndarë në 3 pjesë. Mëlqinja mund ruhet deri në 18 muaj./AgroWeb.org

Mëlqinja Shqiptare, shëruesja e fortë me vlera natyrale Read More »

Ku është Adriatik Llalla? Përgjigjet ambasada gjermane

Ditët e fundit në disa media online, është dhënë lajmi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar azil politik në Gjermani. Por për të mësuar se si qëndron e vërteta Report TV i drejtoj një pyetje ambasadës gjermane në Tiranë, nëse ish numri 1 i akuzës shqiptare, ka kërkuar azil apo jo. Përgjigjja që morëm është kjo:

“Shumë faleminderit për kërkesën tuaj. Përcaktimet ligjore në Gjermani nuk lejojnë, që informacionet rreth rasteve të azil kërkimit të bëhen publike. Këtu përfshihet edhe informacioni, nëse është aplikuar për azil apo jo”, shprehet ambasada gjermane.

Pavarësisht kësaj përgjigje ngrihen disa pyetje ku ajo më kryesorja se si është i mundur që një shtetas shqiptar siç është zoti Llalla mund të jetojë në një vend si Gjermania në zonën “Schengen” ku maksimumi qëndrimit është 90 ditë.

Nga burime jo zyrtare ka mësuar se zoti Llalla dhe familja janë duke jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë. Më 16 maj 2018, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik drejtuar Kolegjit të Posaçëm Apelimit ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet Vettingut.

Avokati Sokol Azizi i tha Kolegjit të posaçëm të Apelimit se klienti i tij Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës.

“Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurë të përgjithshme për ta përfaqësuar”.

Ditën e nesërme trupa gjykuese e përbërë nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari do të shqyrtojnë këtë çështje përsëri. Për zotin Llalla tashmë ka një hetim që nisi nga Prokuroria e Durrësit por kjo Prokurori nuk i vijoi ato për moskompetencë duke ia kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hetimet janë regjistruar për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mos deklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”. “Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ku është Adriatik Llalla? Përgjigjet ambasada gjermane Read More »

Kush është burri që shoqëron Grida Dumën në një resort në Qerret (Foto)

Në bregun e detit Grida Duma e shoqëruar nga dy persona një për të cilin burimet tona thanë se është motra e saj dhe tjetri ngjason apo mund të jetë deputeti Ervin Salianji.

CNA.al pak kohë më parë publikoi një video perverse të deputetit me shtetasen G.D, sot në fotot tona është Grida Duma në breg të detit, pak ditë pas protestës, një ditë pas seancës parlamentare, duke shijuar perëndimin e diellit.

Jo për tu dukur interesant, por dhe për të rritur kuriozitetin, po sjellim dy fotot e para të Grida Dumës, të parë në një nga resortet turistike në Qerret të Durrësit, e shoqëruar nga dy persona, motra e saj dhe i dyti që mund të jetë apo ngjason me deputetin Ervin Salianji. Fotot janë bërë mesditën e sotme dhe përtej skandalit erotik Salianji G.D, sot po sjellim foto të Grida Dumës në breg të detit.

Në fakt prej shumë kohësh fotot e Grida Dumës me Ervin Salianjin, kolegun e saj, janë të shumta dhe të shpeshta. Ata shumicën e kohës janë shoqërinë e njëri-tjetrit. Në këtë rast nuk përbën më as lajm apo ndonjë çudi, që ashtu siç qëndrojnë në Parlament, takim apo pritje zyrtare, të jenë edhe në një resort në Qerret të Durrësit, duke shijuar një kafe në perëndim.

Miqësia e Grida Dumës me Ervin Salianjin është shumë e fortë. Të dy vijnë nga UET, të dy janë sekretarët e Lulzim Bashës dhe ikonat në shkëlqim të Partisë Demokratike

Kush është burri që shoqëron Grida Dumën në një resort në Qerret (Foto) Read More »