Aurora

Biznese, makina luksoze dhe llogari bankare jashtë Shqipërisë, zbardhet pasuria e “pashallarëve” të LSi-së

Zbardhet pasuria e plotë e 19 deputetëve të Lëvizje Socialiste për Integrim, deklaruar për vitin 2017. Gazeta prej disa ditësh ka zbardhur të ardhurat e politikanëve shqiptarë, ndërsa bie në sy se deputetët e LSI janë mes deputetëve më të pasur.

Sipas të dhënave që ata kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, rezultojnë me apartamente, makina të shtrenjta dhe biznese. Ata që kanë pasuri të lartë janë deputetët që vijnë nga fusha e biznesit. Deputeti Agron Çela ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka blerë makinë 42 mijë euro, ndërsa fitimet nga kompania e tij, janë 360 milionë lekë të vjetra në vit. Pasuri të lartë ka dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ai ka deklaruar një llogari bankare me 24 milionë lekë të vjetra. Po ashtu bashkëshortja e tij ka deklaruar llogari bankare me vlerë rreth 36 mijë euro. Ndërkohë dy djemtë e tij rezultojnë me llogari bankare në Holandë dhe Britaninë e Madhe.

Njëri prej tyre ka në llogari rreth 44 mijë paund. Ish-zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka deklaruar depozitë në Raiffeisen Bank, 220.627 lekë; llogari bankare paga si pedagoge, 88.974 lekë Depozitë në BKT, 2.500 euro. Të cilat janë investuar në Bursën Ndërkombëtare. Ndërsa ajo që bie në sy është se bashkëshorti i saj ka marrë si dhuratë nga prindërit një dyqan në Tiranë.

Ndërsa djali i saj ka marrë dhuratë nga gjyshërit një tokë në Vlorë. Nga ana tjetër profesori Shezai Rrokaj ka deklaruar llogari në Raiffeisen Bank, 2.601.020 lekë dhe llogari në Alfa Bank, 8.860 euro, të ardhura nga e drejta e autorit Abetare Kosovë. Ka deklaruar pagën si deputet, 436.556 lekë. Po ashtu ka përfituar nga shitja e librave 1.670.097 lekë.

Ajo që bie në sy është se të ardhura të larta kanë dhe familjarët e zotit Rrokaj. Bashkëshortja e tij është shefe finance në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave. Djali i tij është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa vajza e tij punon në AKEP. Me të ardhura më të ulëta rezultojnë deputetët që hynë për herë të parë në vitin 2017.

Batërdi me dietat dhe rimbursimet

Ajo që bën dallim në deklarimet e deputetëve të LSI, krahasuar me deputetët e partive të tjera është se kanë përfituar miliona lekë nga rimbursimi i karburantit, rimbursimi i telefonit dhe përfitimi i pagesave për fjetje dhe udhëtime brenda vendit. Sipas ligjit, deputetët mund të përfitojnë rimbursim karburanti dhe fjetje gjatë udhëtimeve në zonat e tyre elektorale.

Por ajo që bie në sy është se deputetët e LSI e kanë shfrenuar dorën me udhëtimet dhe të folurën në telefon. Ndonëse rezultojnë me paga shumë të larta, me biznese dhe llogari të shumta bankare, ata sërish kanë marrë miliona lekë kompensime nga Kuvendi.

Deputetja Kejdi Mehmetaj në vitin 2017 ka marrë 2.3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa ka shpenzuar 2 milionë lekë nga komunikimet telefonike, të cilat janë kompensuar nga taksat e qytetarëve. Ndërkohë ka përfituar 1 milion lekë të vjetra kompensim nga dieta për udhëtime brenda vendit. Robert Bitri rezulton si deputeti që ka përfituar më shumë nga benefitet që i ofron statusi i deputeti. Vitin që lamë pas ai ka marre 3 milionë lekë të vjetra rimbursim karburanti, ndërsa për telefonin është rimbursuar me 2 milionë lekë të vjetra, raporton gazeta Sot.  Por shifra më e madhe është ajo e dietave. Bitri është rimbursuar me 62 milionë lekë nga shpenzimet që ka bërë për udhëtime brenda vendit.

Po ashtu përfitime të larta nga dietat kanë marrë dhe shumë emra të tjerë. Në një kohë kur deputetët flasin për varfërinë e qytetarëve, edhe pse vetë kanë rroga dhe të ardhura shumë të larta, sërish duan kompensim nga taksat e qytetarëve për shpenzimet./Pamfleti

Ja pasuria e deputetëve të LSI për vitin 2017

AGRON ÇELA

Shitje automjeti tip “Jeep Wrangler”, 2 mijë euro

Paga si deputet, 2.557.803 lekë

Bashkëshortja blerje makine marka “MB TRAPO” për konsullatën e Mongolisë, 42 mijë euro

Bashkëshortja, paga si drejtoreshë e shoqërisë “Xhenis-Sh sh.p.k., 958.786 lekë

Të ardhura nga divident në “Xhenis-Sh sh.p.k, 36.960.889 lekë

Të ardhura si administratore e “Xhenis-Ad sh.p.k, 319.680 lekë

Kredi 250 mijë euro, marrë në 2007, 59.606 euro pa shlyer

Kredi në emër të “Xhenis-SH.P.K, 4.600.000 euro, 4.299.396 euro

EDMOND HAXHINASTO

Pagesë kësti për autoveturën Toyota, 6 mijë euro, blerë 20 mijë euro

Llogari në Credins Bank, shtuar me 2.104.484 lekë, nga paga dhe pagesë kompensimi si trashëgimtar

Llogari e përbashkët me bashkëshorten në Intesa San Paolo Bank, 945 euro

Pagesë shlyerje kredie për shtëpinë, 45 mijë euro

Paga si deputet dhe ish-ministër, 87.380+786.420 lekë+607.137 lekë

Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 7.200 euro

Bashkëshortja, shitje e pronës dyqan në Durrës, 160.000 euro

Bashkëshortja, llogari në Intesa San Paolo Bank, 946 euro+10.534 euro

Bashkëshortja , depozitë në Intesa San Paolo, 35.253 euro

Bashkëshortja , depozitë nga shitja e pronës, 105.000 euro

Bashkëshortja paga si notere, 499.800 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja e apartamentit, 7.140 euro

EDMOND PANARITI

Llogari në Raiffesien Bank nga paga, shtuar me 2.425.330 lekë, ndërsa më pas është pakësuar me 2.100.797+740 euro

Llogari në BKT, -10.736 lekë

Paga dhe dieta, 2.425.330 lekë

Bashkëshortja llogari në Intesa San Paolo Bank, transferim nga konto e djalit, +1.180 euro.

Bashkëshortja llogari, -48.74 euro

Bashkëshortja llogari në Tirana Bank, -842.850 lekë

Bashkëshortja llogari në BKT, 6.437.849 lekë nga interesat bankare, 65.316 lekë nga mësimdhënia dhe 36.254 euro

Bashkëshortja llogari në Raiffesien Bank, -469.784

Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia, +71.753.849+36.254 euro

Djali, llogari në Intesa San Paolo Bank, -1.180 euro

Djali llogari në NATËEST Bank në Britani, të ardhura nga puna, 44.729 GBP. Pakësime -24.217 GBP

Djali të ardhura nga rimbursime pagesash, +44.729 GBP

Djali tjetër llogari në ING Bank, Holandë, -4147 euro

Djali llogari në NATËEST Bank në Britani, -242 GB

ENDRIT BRAIMLLARI

Shitur autoveturë “Ford Focus”, 1 mijë euro

Llogari page në Credins Bank, -43.324 lekë

Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 350.295 lekë

Llogari në Tirana Bank, mbyllur

Llogari në BKT, 3.693 lekë

Gjendje CASH, pakësuar me 30 mijë lekë

Paga si deputet, 436.557 lekë

Rimbursim karburanti, 82.044 lekë

Rimbursime telefoni, 46.467 lekë

Honorare komisione, 17.000 lekë

Dieta brenda vendit, 112.875 lekë

Kartë krediti, 50.000 lekë

FLOIDA KËRPAÇI

Llogari page në Credins Bank, 68.467 lekë

Shtim i gjendjes CASH, 100 mijë lekë

Paga si deputete, 436.556 lekë

Rimbursime karburanti, 82.044 lekë

Rimbursime telefoni, 46.467 lekë honorare në komisione, 22.100 lekë

Dieta, 112.875 lekë

KEJDI MEHMETAJ

Llogari kursimi, 6.102. lekë

Para CASH, 400 mijë lekë

Paga si deputete, 1.408.825 lekë

Rimbursime karburanti, 235.996 lekë

Rimbursime telefoni, 204.000 lekë

Honorare komision, 22.100 lekë

Dieta, 326.084 lekë

Overdraft, 600 mijë lekë

KLAJDA GJOSHA

Llogari në BKT, -406 euro

Llogari në Intesa San Paolo Bank, 735.107 lekë

Llogari dyemërore në Intesa San Paolo Bank, 173 euro

Llogari në BKT, -54.720 lekë

Paga si ministre, 1.566.456 lekë

Paga si deputete, 425.690 lekë

Rimbursim sigurimesh, 35.980 lekë

Rimbursime karburant dhe telefon, 122.242 lekë

Honorare komisione, 15.300 lekë

Bordi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 28.868. lekë

Të ardhura nga biznesi i bashkëshortit, agjenci udhëtimesh, 319.680 pagë plus të ardhura biznesi 1.685.437 lekë

Bashkëshorti paga në Autoritetin Portal, 811.015 lekë

Llogari në emër të djalit, 3.007 euro

Kredi shtëpie marrë në 2015 me vlerë 8.800.000 lekë

Hua nga biznesi i bashkëshortit, 600 mijë lekë

Bashkëshorti, llogari në BKT, 127.652 lekë

Bashkëshorti, llogari në Intesa San Paolo Bank, 173 euro

Bashkëshorti, llogari në BKT, 890 euro

LEFTER KOKA

Apartament, 4.500.000 lekë

Paga si ish-ministër, 1.264.594 lekë

Paga si deputet, 575.607 lekë

Llogari bashkëshortja, 4.846 paund

Paga e bashkëshortes në shoqërinë Uind CO, 319.680 lekë

Paga e djalit si administrator i Portobello SH.P.K, 380.100 lekë

Shlyerje detyrimesh për shitje apartamentesh, 56.000 euro dhe 4.500.000 lekë

Bashkëshortja kontratë shkëmbimi, përfiton apartament 86.3 m2

Bashkëshortja kontratë shitje me kusht për apartament, 45.000 euro

Bashkëshortja, kontratë shkëmbimi, përfiton apartament 59.1 m2 dhe truall 97.7 m2.

Bashkëshortja shet apartamentin, 56 mijë euro

Bashkëshortja të ardhura nga Llog Wind co, 80 mijë USD

Bashkëshortja të ardhura nga kantina e pijes Skënderbeu, 4.495.000 lekë

Hua marrë nga Wind, 1.645.000 lekë

Kthyer nga NYU Hospital Center në llogari të Brunilda Koka, 118.800 USD

LUAN RAMA

Depozitë në Credins Bank bashkë me bashkëshorten, 3.392.894 lekë

Urdhërxhirim për llogari të kompanisë Lura sh. p. k, 1.365.000 lekë

Llogari bankare, 577.351 lekë

Depozitë në Credins Bank, +770 euro

Overdraft, 10 mijë euro

Llogari në Credins Bank, 275.454 lekë

Kartë krediti krijuar nga overdrafti

Paga si deputet dhe dieta, 2.414.473 lekë

Bashkëshortja, depozitë bankare, +20 euro

Bashkëshortja, kartë krediti, 125.597 lekë

Vajza llogari, +770 euro

Vajza llogari bankare, 89 euro

MONIKA KRYEMADHI

Të ardhura nga shitja e 2 apartamenteve, 102.523 euro

Llogari në emër të Bora dhe Monika Kryemadhit, 8037 euro

Llogari në Credins Bank, pakësuar me 131.053 euro

Llogari në Credins Bank, 140.000 paund, për shkollën e vajzës dhe djalit në Londër

Paga si deputete, 1.993.386 lekë

Djali overdraft, 264.239 lekë

Ilir Meta, pakësim llogarie, 538.824 lekë

Llogari Besar dhe Ilir Meta, 1.702 lekë

Meta paga në Kuvend, 1.720.734 lekë

Paga si president dhe bonuse, 982.830+2.500 euro

Meta overdraft, 106.954 lekë

NASIP NAÇO

Blerë shtëpi me sip. 170 m2 në Tiranë, 6.500.000 lekë. Burimi: 5 mln lekë kredi dhe 1.5 mln lekë nga kursimet

Depozitë në Raiffeisen Bank, 1.229.594 lekë+15.532 euro+772 paund

Depozitë në Credins Bank, 950.000 lekë

Paga si deputet, 436.556 lekë+42.500 lekë

Rimbursim karburanti, 109.333 lekë

Rimbursim telefoni, 46.467 lekë

Dieta, 112.875 lekë

Bashkëshortja paga pranë studios ligjore “Naço&Franko partners”, 319.708 lekë

Bashkëshortja depozitë bankare, 300 mijë lekë

Bashkëshortja aksionere me 51% në studion ligjore “Naço&Franko partners”

Djali të ardhura nga paga në studion ligjore “Naço&Franko partners”, 319.708 lekë

Djali depozitë, 100.000 lekë

Djali aksioner me 49% i studios ligjore “Naço&Franko partners”

Vajza depozitë bankare, 120.000 lekë

Vajza paga pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në Raiffeisen Bank, 350.889 lekë

NORA MALAJ

Depozitë në Raiffeisen Bank, 220.627 lekë

Llogari bankare paga si pedagoge, 88.974 lekë

Depozitë në BKT, 2.500 euro, të cilat janë investuar në Bursën Ndërkombëtare

Prindërit dhuratë bashkëshortit dyqan në Tiranë

Paga si ish-zv/ministre Arsimi, 1.150.905 lekë

Honorare, 56.000 lekë

Paga si deputete, 436.556 lekë

Rimbursim telefon dhe karburant, 131.785 lekë

Dieta, 112.875 lekë

Bashkëshorti, të ardhura si pedagog, 1.044.476 lekë

Paga e bashkëshortit si kontabilist, 830.004 lekë

Kredi për blerje apartamenti në Golem, 21.843 euro pa shlyer

Djali llogari në BKT, pakësuar me 64.99

Djali truall në Vlorë, dhuruar nga gjyshja, 451 m2

Djali paga si oficer të policisë gjyqësore, 688.008

PËRPARIM SPAHIU

Llogari në ISP Bank, -212.133 lekë dhe -18 euro

Llogari në Raiffeisen Bank, 112.289 lekë+1.980 lekë

Depozitë në ISP Bank, 156.016 lekë

Paga si deputet, 2.692.697 lekë

Paga e bashkëshortes si pedagoge, 813.691 lekë

Bashkëshortja të ardhura si ekspertë, 280.242 lekë

Bashkëshortja të ardhura nga aktiviteti bar-kafe, 2.098.015 lekë

Të ardhura nga interesat bankare, 132.010 lekë

Kredi, gjendja e mbetur 38.815 euro

Detyrim huaje, 56.000 euro

Bashkëshortja

Llogari në Credins Bank, -937.924 lekë dhe 459 euro

Depozitë në Raiffeisen Bank, 2.100.000 lekë+2.500.000 lekë+1.000.000 lekë

Llogari rrjedhëse, pakësuar me 234.910 lekë

Llogari pensioni vullnetar, 120.000 lekë

Kartë krediti, -3.509 euro

Djali

Depozitë në ISP Bank, 160.675 LEKË

Kartë krediti, 1.100 EURO

Llogari rrjedhëse, 996 euro

Depozitë në ISP Bank, 10 mijë euro (Depozitë krijuar nga gjyshja)

PETRIT VASILI

Gjende cash, 164.857 lekë

Shitur apartament, 85 mijë euro

Blerje apartamenti, 85 mijë euro

Paga si ministër dhe deputet, 2.618.436 lekë

ROBERT BITRI

Përfundim i shitjes së apartamentit, 35 mijë euro kësti i tretë dhe 50 mijë euro kësti i katërt

Përfundim i shitjes së apartamentit , kësti i fundit 8 mijë euro

Paga si deputet, 1.408.825 lekë

Rimbursim karburanti, 314.494 lekë

Rimbursim telefoni, 204.000 lekë

Honorare, 117.300 lekë

Dieta, 627.084 lekë

Paga e djalit, 911.820 lekë

Të ardhura nga shitja e apartamenteve, 48 mijë euro

SHEZAI RROKAJ

Llogari në Raiffeisen Bank, 2.601.020 lekë

Llogari në Alfa Bank, 8.860 euro, të ardhura nga e drejta e autorit Abetare Kosovë

Paga si deputet, 436.556 lekë

Rimbursim karburanti, 109.333 lekë

Rimbursim telefoni, 46.467 lekë

Honorare, 17.000 lekë

Dieta brenda vendit, 112.875 lekë

Interesa bankare, 510.000 lekë

Të ardhura nga shitja e librave, 1.670.097 lekë

Bashkëshortja llogari në BKT, 171.360 lekë

Bashkëshortja llogari në Credins Bank, 73.257 lekë

Bashkëshortja të ardhura si shefe finance në Drejtorinë e Patentave dhe Markave, 146.514 lekë+73.257 lekë+24.851 lekë

Djali, llogari bankare, 212.844 lekë

Djali llogari në BKT, 74.476 lekë

Paga e djalit si avokat, 800.000 lekë

Page djalit si pedagog, 218.603 lekë

Paga e djalit si anëtar i Këshillit të UKT, 54.162 lekë

Detyrim për kontratë porosi e apartament në Sauk, 4 mijë euro

Vajza llogari nga paga në AKEP, 167.515 lekë

Vajza llogari bankare, 3.552 lekë

Paga e vajzës në AKEP, 228.048 lekë

Paga e vajzës si pedagoge e jashtme, 3.552 lekë

SILVA CAKA

Apartament blerë në 2015, 10.500.000 lekë

Blerje makine, 900 euro

Paga në ISSH, 78.385 lekë

Kredi në BKT për blerjen e apartamentit

Overdraft në BKT, 285.422 lekë

Kartë krediti, 52.238 lekë

Bashkëshorti makinë, 250.000 lekë

VANGJEL TAVO

Paga dhe honorare, 1.408.825+39.100 lekë

Kredi për banesë, 1.858.000 lekë pa shlyer

Djali aksioner “T-Square”, 50.000 lekë

VIKTOR TUSHAJ

Apartament 118 m2 në Tiranë, 4 milionë lekë

Tokë arë, 30.721 m2 në Lezhë, përfituar nga trashëgimia

Truall 91m2 dhe ndërtesë 30.48 m2 në Lezhë

Truall me sip. 388 m2 nga të cilat ndërtesë 129.64 m2

Llogari në emër të fëmijëve, -634.000 dhe -540.000 lekë

Llogari bankare personale, 515.000 lekë

Llogari bashkëshortja, 160+50.415 lekë+1.012.000 lekë

Paga si deputet, 820.000 lekë

Paga si drejtor nga AKBN, 500.000 lekë

Paga e bashkëshortes, 31.000 lekë+24.000/muaj

Djali kuota në kompaninë “Beato Annibale”

Djali pronar i “Kries” sh.p.k

Biznese, makina luksoze dhe llogari bankare jashtë Shqipërisë, zbardhet pasuria e “pashallarëve” të LSi-së Read More »

Mediave greke nuk iu del e keqja, sulmojnë kyeministrin Rama: Ja sa vila dhe restorante ka në Himarë

Televizioni grek “Star TV” ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama me pretendimin se po kërkon të ndërtojë në tokat e minoritarëve një resort turistik.

Sipas mediave greke kryeministri do të “rrëmbejë” bukuritë e vendit duke ndërtuar një resort të tijin në zonën e Gjipesë në Himarë.

“Pak nga bukuria e këtij vendi, duket se dëshiron ta rrëmbejë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke u përgatitur për të ndërtuar resortin e tij në zonën e Gjipes në Himarë.

Ka 6 lloje të vilash, një restorant bar, një skelë druri për anije, pishinë, të trajtimit të ujërave të zeza dhe parkim nëntokë si dhe në natyrë.

Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”, -thuhet më tej në kronikën e televizionit grek.

Mediave greke nuk iu del e keqja, sulmojnë kyeministrin Rama: Ja sa vila dhe restorante ka në Himarë Read More »

Alarmohen familjarët e Azem Hajdarit, kërkojnë azil politik në Francë: Po na rrezikohet jeta

Familjarët e ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari, duke përfshirë këtu motrën dhe vëllain e tij së bashku me familjet e tyre, kanë kërkuar azil politik në Francë.

Krejt e pazakontë dhe e çuditshme kur bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, Fatmira Hajdari, është gjyqtare në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Por vetëm një muaj më parë, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit, Arben Hajdari, ka përfituar nga qeveria franceze statusin e azilantit politik dhe pas këtij procesi, e gjithë familja Hajdari ka filluar procedurat për azil.

Në shtetin francez, ata kanë pajtuar një avokat që po merret me procedurat e tyre, raporton newsbomb.al. “Eshtë përpiluar në mënyrë juridike dosja e azilit. Fatmirësisht qeveria e Republikës së Francës ka pranuar mbrojtjen fizike të Familjes për t’ju dhënë statusin politik” thonë burimet. Ndërkohë, ditën e djeshme, në 2 qershor, motra e Azem Hajdari ka kërkuar mbrojtje nga shteti francez.

Pretendimi i saj është se në Shqipëri është tentuar likuidimi i familjes së saj. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe vëllai i liderit  Azemit.

Procedura e azilit politik të familjes Hajdari në Francë pranohet nga Leon Molla, President i “Royaume dy Soleil” në Francë, që ka bërë gati edhe dosjen e tyre të azilit për qeverinë franceze, duke preteduar se familjes i rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri.

Alarmohen familjarët e Azem Hajdarit, kërkojnë azil politik në Francë: Po na rrezikohet jeta Read More »

Rama në median gjermane: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, besoj në “shpirtin” e Europës

Kryeministri Edi Rama vlerëson mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar Shqipëria duke e konsideruar si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë një interviste për ARD, Rama deklaron se “Austria është prej shumë kohësh një mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë gjithnjë besnike dhe miqësore me ne. Si dhe është një prej mbështetësve tanë të mëdhenj”.

I pyetur mbi rezultatin samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor në Sofje dhe nëse priste më shumë rezultate, Rama shprehet për ARD se: “Jo nuk prisja, sepse e dija çfarë kishim bërë dhe sa progres mund të bënim, kështu që e dija se nuk ishte koha për të kërkuar asgjë të tillë por se ishte një çast për të vazhduar dhe luftuar, pra ishte një takim i mirë sepse munda të luftoj”.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Kreu i Ezkekuvit thekson se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni”.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, deklaron kryeministri.

Përsa i përket migracionit illegal që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore,  Rama deklaron se “kemi një rritje me 14 herë në raport me vitin e kaluar. Këto shifra nuk janë shqetësuese për gjithë Europën, por mund të bëhen shqetësuese. Pra, ne nuk duhet të bëjmë atë që është bërë gabim në vitin 2015. Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin këtu për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet”.

I pyetur nëse duhet të ngrihet një barrierë në kufirin me Greqinë në të ardhmen, kryeministri deklaron se “nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”./Pamfleti

Rama në median gjermane: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, besoj në “shpirtin” e Europës Read More »

Hapja e negociatave, Edi Rama: Austria një prej mbështetësve tanë të mëdhenj. Besoj në ”shpirtin” e Europës

Kryeministri Edi Rama vlerëson mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar Shqipëria duke e konsideruar si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë një interviste për ARD, Rama deklaron se “Austria është prej shumë kohësh një mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë gjithnjë besnike dhe miqësore me ne. Si dhe është një prej mbështetësve tanë të mëdhenj”.

I pyetur mbi rezultatin samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor në Sofje dhe nëse priste më shumë rezultate, Rama shprehet për ARD se: “Jo nuk prisja, sepse e dija çfarë kishim bërë dhe sa progres mund të bënim, kështu që e dija se nuk ishte koha për të kërkuar asgjë të tillë por se ishte një çast për të vazhduar dhe luftuar, pra ishte një takim i mirë sepse munda të luftoj”.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Kreu i Ezkekuvit thekson se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni”.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, deklaron kryeministri.

Përsa i përket migracionit ilegal që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore,  Rama deklaron se “kemi një rritje me 14 herë në raport me vitin e kaluar. Këto shifra nuk janë shqetësuese për gjithë Europën, por mund të bëhen shqetësuese. Pra, ne nuk duhet të bëjmë atë që është bërë gabim në vitin 2015. Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin këtu për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet”.

I pyetur nëse duhet të ngrihet një barrierë në kufirin me Greqinë në të ardhmen, kryeministri deklaron se “nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”./TemA

Hapja e negociatave, Edi Rama: Austria një prej mbështetësve tanë të mëdhenj. Besoj në ”shpirtin” e Europës Read More »

Taksa në Rrugën e Kombit, Petrit Vasili kërkon ”luftë”: Ftoj qytetarët për mosbindje. Vendimi i Ramës një maskarallëk

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos paguajnë taksën që do të vendoset së shpejti në Rrugën e Kombit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai i fton qytetarët për mosbindje duke e cilësuar vendimin e Ramës një maskarallëk .

Statusi i Petrit Vasilit në Facebook

“Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.

Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.

Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.

Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.

Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote, sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.

Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.

Deri atehere ka vetem nje qendrim: Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.

Taksa në Rrugën e Kombit, Petrit Vasili kërkon ”luftë”: Ftoj qytetarët për mosbindje. Vendimi i Ramës një maskarallëk Read More »

Policia reagon pas deklaratës së Gjovalin Lokës për kultivimin e kanabisit, finalizon operacion ”Krasta 2”. Arrestohen 3 persona (Emrat)

Gjovalin Loka, Shefi i Sigurisë për Policinë e Shtetit një ditë më pare në një dalje për mediat deklaroi se do të ketë arrestime për kultivimin e kanabisit. Por pas deklaratës së tij sot është finalizuar operacioni i policisë së Fushë-Krujës.

Njoftimi i plotë i Policisë

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2” specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjesuan 2,080 bimë Cannabis Sativa.

Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

kanabisi

Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas

Është bërë ndalimi i shtetasve:

Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;
Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;
Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambjente të hapura në brendësi të pyllit

2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, n bashkëpunim me efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe në zbatim të Plan Veprimit për kontrollin e territorit për kultivim të bimëve narkotike, në Njësinë Administrative Nikel, në ambjent të pyllëzuar gjetën dhe asgjesuan 675 bimë Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal.

Policia reagon pas deklaratës së Gjovalin Lokës për kultivimin e kanabisit, finalizon operacion ”Krasta 2”. Arrestohen 3 persona (Emrat) Read More »

Deklaratat e Ramës për punësimin dhe biznesin, reagon deputetja demokrate

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama për punësimin dhe biznesin në vend, ka ardhur edhe reagimi nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ajo thotë se nga të dhënat zyrtare, në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.

Postimi i plotë i Jorida tabakut në Facebook

REALITETI dhe PROPAGANDA e Ramës

REALITETI:

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese.

Në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat.

Çdo biznes që mbyllet do të thotë rroga që nuk paguhen më, kryefamiljarë dhe të rinj që mbeten pa punë, më pak të ardhura dhe më shumë varfëri për familjet shqiptare.

Të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike!

Ky është muaji i pestë rradhazi që kreditimi ulet.

Kredia per bizneset në Prill 2018 rezulton 17 milione dollare më pak sesa Marsi dhe 80 milionë dollarë më pak se Prilli 2017.

PROPAGANDA:

Për propagandën shikoni se si Edi Rama gënjen live në ERTV.

Deklaratat e Ramës për punësimin dhe biznesin, reagon deputetja demokrate Read More »