Aurora

Sazani dhe Karaburuni, janë ndër destinacionet më mbresëlënëse për turistët vendas dhe të huaj.Anijet turistike drejt tyre …

Sazani dhe Karaburuni, janë ndër destinacionet më mbresëlënëse për turistët vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur kësaj zone.

Me fillimin e sezonit turistik anijet e vogla turistike të ankoruara në Portin Detar, Vlorë kanë nisur tashmë udhëtimet e para drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Drejtori i Portit Detar Vlorë, Admir Malaj, tha për ATSH-në, se “udhëtimi drejt Sazanit dhe Karaburunit këtë vit ka filluar pak më herët. Gjatë kësaj jave janë nisur nga dy anije me turistë çdo ditë për të zbuluar bukuritë natyrore të tyre”.

“Ky është viti i dytë që anijet turistike nisen nga Porti i Vlorës, por këtë vit ka më shumë kërkesa. Pranë drejtorisë së sh.a. Portit Detar Vlorë kanë aplikuar për licencë 12 anije”.

Sipas tij, deri tani pesë anije kanë lidhur kontratë me portin e Vlorës, ndërsa shpresojmë që kërkesat të rriten.

Drejtori Malaja shprehet se “vitin e kaluar ishin katër anije, këtë vit është dyfishuar numri i tyre”.

I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni me i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit dhe falezat e tij si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit.

Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore. /atsh

Sazani dhe Karaburuni, janë ndër destinacionet më mbresëlënëse për turistët vendas dhe të huaj.Anijet turistike drejt tyre … Read More »

7 ushqime për t’u shmangur nëse keni alergji në Pranverë. Kosi është njëri prej tyre!

Bllokimet e hundëve, rëndimi dhe simptoma të tjera si teshtimat janë të zakonshme për ata që vuajnë nga alergjitë sezonale.

Megjithatë, këto lloj alergjish mund të shkaktohen jo thjesht nga ajri në Pranverë, por edhe nga ushqimet që konsumoni.

Nëse e gjeni veten duke teshtirë, keni sy të përlotur apo hundë që rrjedhin (ose të thata) kur vjen pranvera, atëherë mund të keni nevojë të rregulloni dietën për të mirëpritur diellin e ngrohtë.

Këtu janë shtatë ushqime që është mirë t’i shmangni gjatë periudhës së ardhjes së Pranverës:

  1. Domatet
    Domatet mund të shkaktojnë reagime alergjike, duke përfshirë një fyt që shpon dhe terr, tharje të gojës dhe kruarje, sy që iu kruhen ose përloten.

Kjo, për shkak se domatet, në mesin e frutave dhe perimeve të tjera, mund të shkaktojnë reagime ndaj barit të polenit në varësi të ndjeshmërisë së individëve.

  1. Bananet
    Ajo që është përmendur shpesh si “ushqim i përsosur” mund të mos jetë aq e përsosur në qoftë se keni alergji. Disa fruta mund të ndikojnë negativisht duke bërë që njerëzit të jenë të ndjeshëm ndaj farësë së polenit. Bananet janë në listën e atyre që mund të shkaktojnë Sindromin e Alergjisë Orale. Nëse jeni alergjik ndaj saj, simptomat bëhen të dukshme brenda gjysmë ore pas konsumimit të saj.

  2. Kosi
    Mukusi i tepërt është shpesh një problem që shfaqet me alergjitë sezonale dhe ushqime me bazë qumështin, si kosi, mund ta përkeqësojnë më tej problemin.

Sipas Livestrong.com, kosi mund të bëjë që mukusi në sistemin tuaj të ntrashet, duke penguar lëvizjen dhe largimin e tij nga trupi juaj. Kur mukusi, i cili është paracaktuar për të pastruar trupin nga substancat e huaja, e ka ngadalësuar lëvizjen e tij, ai nuk  i largon alergjenët shpejt ose në mënyrë efektive nga trupi juaj.

  1. Kërpudhat
    Ju mund të lexoni fjalën “antihistamine” në çdo kuti të ilaçeve për alergjitë dhe të pyesni veten se për çfarë dreqin bëhet fjalë! Histaminat prodhohen nga trupi juaj dhe janë gjithashtu të pranishme në ushqime dhe mund të shkaktojnë reagime të caktuara alergjike, veçanërisht në qoftë se keni ndjeshmëri ndaj mykut.

Kërpudhat, (të cilat vetë janë një lloj myku) mund të rrisin nivelin e histaminës, duke çuar probleme me frymëmarrjen dhe në përgjithësi. Mbase është më mirë që herën tjetër kur të porosisni pizza, ta porosisni pa kërpudha!

  1. Birra ose vera
    Vera dhe birra po ashtu mund të përkeqësojnë simptomat tuaja alergjike. Nëse vuani nga alergjia sezonale, sipas New York Times, konsumi i alkoolit mund t’iu bëjë të ndiheni edhe më keq.

Birra dhe vera përmbajnë histaminë, të cilat janë të pranishme për shkak të procesit të fermentimit gjatë prodhimit të pijeve alkoolike. Vera dhe birra në mënyrë të veçantë përmbajnë sulfite, të cilat gjithashtu kanë lidhje me reaksionet alergjike dhe astmën.

  1. Ushqimet pikante
    EverydayHealth.com sugjeron që të qëndroni larg ushqimeve me erëza dhe pikante kur është sezoni i lulëzimit të polenit. Ushqimet pikante nxisin një “derdhje të histamines”.

  2. Ushqimet e papërpunuara

Ushqimet e papërpunuara shkaktojnë më tepër alergji sesa ushqimet e gatuara, për shkak të pesticideve dhe papastërtive të tjera ushqimore.

7 ushqime për t’u shmangur nëse keni alergji në Pranverë. Kosi është njëri prej tyre! Read More »

Meta bllokon 9 muaj dekretin për kreun e SHISH, s’ka inat me Ramën po ka hallin e tij. Kryetari i shërbimit sekret do hetojë pasuritë jashtë vendit

Kanë kaluar afër nëntë muaj që kur kryeministri Edi Rama i dorëzoi presidentit Ilir Meta propozimin për emërimin e Helidon Bendos në postin e kryetarit të SHISH.

Vendi i kreut të shërbimit sekret shqiptar kishte mbetur vakant pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës nga ky post.

Kryeministri propozoi njëherësh ish kreun e SHISH për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO dhe zv.kreun e SHISH Helidon Bendo për postin e kreut të shërbimit sekret shqiptar.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e dekretoi menjëherë Visho Ajazi Likën për ambasador të Shqipërisë në NATO, pavarësisht se në media kishin dalë lajmet se Visho kishte përgjuar Metën, Ramën dhe bashkëpunëtorët e tyre kur ishin në opozitë por dhe gjatë kohës në pushtet.

Ndonëse Visho Ajazi Lika asnjëherë nuk e mohoi as pohoi këtë akuzë, Ilir Meta e firmosi pa hezitim emërimin e tij në krye të ambasadës sonë në NATO.

Ndërkohë që, ndonëse kanë kaluar nëntë muaj nga propozimi i Ramës për kreun e ri të SHISH Bendo, Presidenti Meta ende po “mendohet” dhe po e “studion” dosjen e tij pa e vënë firmën akoma mbi dekretin e emërimit në krye të shërbimit sekret.

Ndonëse nuk ka asnjë limit ligjor për të firmosur dekretimin e kreut të ri të SHISH, zvarritja për nëntë muaj i zhbën të gjitha deklarimet dhe justifikimet zyrtare dhe publike të Ilir Metës për mosdekretimin e Helidon Bendos si kreu i ri i SHISH.

Interesimit të medias për mosdekretimin e kreut të SHISH, Meta ose i është shmangur duke folur për tema të tjera ose i është përgjigjur se po e studion dosjen e tij.

“Duhet të keni në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme. Presidenti i Republikës duhet të jete i bindur që vendim përfundimtar tregon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm si ai i sigurisë kombëtare”, tha Meta në dhjetor të vitit të kaluar, kur kishin kaluar vetëm dy muaj nga propozimi i kryeministrit Rama për Bendon.

Ndërkohë herë tjetër është shprehur se “fakti që zotëria mban postin e zv/drejtorit tregon që është gjykuar i përshtatshëm nga autoritetet që e kanë propozuar dhe e kanë emëruar në këtë detyrë. Dhe njëkohësisht fakti që ky shërbim ka zv/drejtor është fakt pozitiv, sepse tregon që mund të vazhdojë të funksionojë.

Sa i takon çështjes së dekretimit, sigurisht që nëse nuk mund të mbash dikë përtej vullnetit të tij asnjë minutë më shumë në një detyrë nuk ka asnjë arsye për t’u nxituar për të nënshkruar një dekret mendoj të rëndësishëm”.

Pra Meta po e shqyrton me “qetësi” por pa asnjë “dashuri” propozimin e Ramës për kreun e SHISH, ndërkohë që vonesa prej 9 muajsh deri më tani, ku gjasat janë që të mos e dekretojë dhe për shumë kohë, tregon se arsyet janë më të thella se sa “studimi”.

Në krye të herës duhet të themi se Ilir Meta nuk e firmos dekretin për emërimin e Helidon Bendos në krye të SHISH jo për shkak se ka ndonjë inat me Edi Ramën.

Presidenti e di se Kryeministri nuk e vret mendjen shumë se kush është në krye të SHISH, është dekretuar ose jo dhe për më tepër në shumë gjëra Rama është në unison me Metën, sidomos përsa i përket abuzimit me pushtetin dhe klientelizmin.

Por nga ana tjetër Ilir Meta ka një hall të tijin, që është me të vërtetë hall jete dhe burgu por dhe pasurie, të cilët e ka në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Pavarësisht se çfarë deklarohet apo çfarë thuhet nëpër deklarata e kundërdeklarata, asnjëherë zv.kryetari i SHSH nuk është me të njejtat kompetenca si kryetari i SHISH.

Thuhet se numri dy është si numri një, por nuk është kurrë numri 1 i instucionit përsa i përket vendimmarrjes dhe aksesit mbi dokumentacionin sekret, marrëveshjet bilaterale me shërbimet partnere dhe një sërë detyrash të tjera funksionale për kreun e SHISH.

Në këtë kontekst, Helidon Bendo si nënkryetar i SHISH ka të drejtën e firmës për shumë procese bazike të funksionimit të institucionit, por asnjëherë me kapacitet të plotë.

Duke qënë se SHISH ka për detyrë që të gjurmojë bashkë me shërbimet partnere jo vetëm krimin brenda dhe jashtë vendit por dhe në kuadër të një vendi anëtar të NATO-s në vendet jomike dhe armike të kësaj organizate dhe krimin dhe terrorizmin apo rreziqet që i kanosen Aleancës, deri më tani pa kreun e SHISH ky kontribut ka qënë i mangët.

Në kuadër të reformës në drejtësi dhe Vettingut, SHISH ka për detyrë që bashkë me shërbimet partnere të gjurmojë të gjitha pasuritë e paligjshme brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu dhe llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me pushtetin, një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa firmën e kreut të SHISH, ndërkohë që zv.kryetari nuk firmos me kompetencë të plotë.

Pasi kreu i asnjë shërbimi partner me shërbimin sekret shqiptar, nuk mund të firmosë me numrin dy të institucionit të SHISH.

Vlen të theksohet se dhe ambasada amerikane, një nga arësyet që nuk i ka dhënë ende numrat e llogarisë së deputetëve dhe zyrtarëve që kanë pasuri në bankat e huaja, ka qënë me Visho Ajazi Likën në krye të SHISH mungesa e besimit, ndërsa me Helidon Bendon, posti i padekretuar ende i kryetarit të SHISH.

Këtu me sa duket e ka arsyen dhe Ilir Meta që nuk firmos emrin e Helidon Bendos si propozim i kryeministrit Edi Rama për kryetar të SHISH.

Meta nuk ka besim te Bendo se do të veprojë sipas udhëzimeve të tij për të shpëtuar pasurinë e tij dhe miqve të tij që të mos dekonspirohen dhe sekuestrohen.

Kjo sepse Bendo me sa duket nuk bën pjesë në rrethin e njerëzve të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, dhe emërimi i tij në këtë detyrë nuk ngjall shumë besim tek ata se do të veprojë sipas rregullave të ish kreut të LSI dhe Monikës.

Ndaj e ka refuzuar firmën për nëntë muaj me radhë mbi dekretin e emërimit të Bendos në krye të SHISH dhe pritet ta refuzojë pa limit, pavarësisht se Rama as që kujtohet më të propozojë ndonjë tjetër, përderisa Presidenti nuk e ka refuzuar zyrtarisht kandidaturën./Pamfleti

Meta bllokon 9 muaj dekretin për kreun e SHISH, s’ka inat me Ramën po ka hallin e tij. Kryetari i shërbimit sekret do hetojë pasuritë jashtë vendit Read More »

Rikthehet taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të jetë çmimi për kuksianët

100 lekë për një kalim, ose 200 lek për dy kalime pritet të jetë tarifa, e cila do të paguhet nga banorët e Kukësit për të kaluar në Rrugën e Kombit. Megjithëse në fillim u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të ishte 1.5 euro për kalim.

Ulja e taksës pritet të ketë efekt financiar, sepse do të ulë të ardhurat që do të mblidhen në stacionin e pagesës. Paratë do të kompesohen nga qeveria dhe jo nga koncesionarët privatë, ashtu si parashikohet në kontratën koncesionare.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vemdos për herë të parë në fillim të muajit prill. Në atë periudhë tarifa e vendosur atëherë ishte 5 euro për një kalim dhe 10 euro vajtje-ardhje. Në kontatë parashikohej që të kishte lehtësira për banorët e zonës. Kontrata parashikohej të të hynte në fuqi 6 muaj pas fillimit të aplikimit të taksës, pasi të ishin identifikuar përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Menjëherë pas shpalljes së taksës pati trazira në Kukës dhe disa nga banorët u arrestuan.

Pas trazirave qeveria nisi bosedimet me koncesionarin ashtu dhe me banorët për të gjetur një formë të re të pagesës. Sipas Top Channel kjo formulë parashikon që pagesa për banorët e zonës të jetë 100 lek , duke filluar zyrtarisht nga java e ardhshme. Ndërkohë që kompania ka filluar punimet për të rindërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të paguhet taksa. ë

Rikthehet taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të jetë çmimi për kuksianët Read More »

Provokojnë sërish serbët, forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën

Forca të armatosura të ushtrisë së Serbisë së bashku me pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë vendosur që nga mëngjesi i sotëm afër kufirit të Jarinjes.

Ata janë dislokuar në Rudnicë, që ndodhet pak metra nga Jarinja në drejtim të Serbisë dhe janë duke kontrolluar të gjitha hyrje-daljet e personave dhe automjeteve, të cilat qarkullojnë Kosovë-Serbi dhe anasjelltas.

Po sipas këtyre burimeve, është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që ushtarët serbë dhe të armatosur shihen në këtë vend.

“Ushtarë të Serbisë nuk janë parë ndonjëherë afër kufirit prej krijimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe prezenca e tyre ka befasuar edhe policët kufitarë të Kosovës.

Nuk dihet qëllimi i prezencës së ushtarëve të armatosur serbë sot afër kufirit”, kanë thënë burimet konfindenciale./balkanweb

Provokojnë sërish serbët, forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën Read More »

Nëse keni këto shenja paralajmëruese diheni se pas 1 muaji do pësoni atak në zemër

Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjendje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit. E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak.

Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes. Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën. Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri. Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër.

Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante. Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit.

Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës. Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.

Nëse keni këto shenja paralajmëruese diheni se pas 1 muaji do pësoni atak në zemër Read More »

Çfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë? Salvini: Kohët e bukura kanë mbaruar, tani të largohen

Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini ka thënë se për emigrantët duhet të merren vendime me shumë rëndësi. Gjatë një fjalimi publik, Salvini ka thënë se do të niset për në Siçili, për shkak se atje është “kufiri për emigrantët”.

Numri një i Lega-s është shprehur se kohët e bukura për klandestinët kanë mbaruar. ““Për klandestinët mbaruan kohët e bukura. Tani duhet të bëjnë gati valixhet. Me qetësi, por duhet të ikin”, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. Ministri nuk përmendi shifra, por nëse fjalët e tij shndërrohen në realitet, mijëra refugjatë do të riatdhesohen nga Italia

Ai nuk ka kursyer kritikat e ashpra për organizatat joqeveritare, duke thënë se ata nuk duhet të flasin “më tepër nga se duhet”. Sipas ministrit të Brendshëm, shtetet duhet të bëjnë punën e tyre dhe asnjë skafist nuk duhet të anokorojë më në brigjet italiane.

Kujtojmë se mbi 500 mijë shqiptarë jetojnë në Itali. Shumë prej tyre jetojnë me probleme me dokumentacionet. Ardhja në pushtet e forcave të djathta në shtetin italian ua bën më të vështirë jetën emigrantëve të Shqipërisë në vendin fqinj.

Çfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë? Salvini: Kohët e bukura kanë mbaruar, tani të largohen Read More »

Mjekët amerikanë po çmendin të gjithë me këto rezultate: Marijuana shëron disa sëmundje, ja si të veproni

Duket se shumë mjek në Amerikë janë të të njëjtit mëndim, se marijuana qetëson dhimbjet e kancerit. Një studim i bërë kohët e fundit në SHBA zbulon se shumë mjek kanë rekomanduar përdorimin e marijuanës , si medikament mjekësor tek pacientët e sëmurë me kancer, edhe pse ata nuk e dinë se kjo bimë mund të bëjë pjesë në klasën e barnave mjekësor.

Në të paktën 29 shtete në Amerikë, mjekët u rekomandojnë pacientëve të prekur nga kanceri, marijuanën, si lehtësues të dhimbjeve të kancerit.Duke qenë se ende nuk ka studime rigoroze mbi përdorimin e marijuanës tek pacientët, kjo ka çuar mjekët që shpesh të rekomandojnë edhe barna të ngjashëm me marijuanën.Dr. Ilana Braun nga Instituti i Kancerit Dana-Farber në Boston thotë se është e nevojshme për më shumë studime rreth kësaj çështje pasi pacientët duan të dinë se çfarë mendojnë mjekët e tyre rreth përdorimit të marihuanës.

Nga një studim i kryer pak kohë më parë , thuhet se tetë në 10 mjekë kanë sugjeruar marihuanën pacientëve të sëmurë më kancer. Ndër ata që kanë rekomanduar thanë se nuk kishin njohuri të mjaftueshme për ta bërë këtë. Marihuana konsiderohet një drogë e paligjshme nga zyrtarët federalë dhe kufizimet federale kanë kërkime të kufizuara. Vitin e kaluar, Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë thanë se mungesa e informacionit shkencor mbi marihuanën përbën një rrezik për shëndetin publik.

Mjekët amerikanë po çmendin të gjithë me këto rezultate: Marijuana shëron disa sëmundje, ja si të veproni Read More »