Aurora

Manaferra dhe Boronica – Mike apo Rivale ?

Manaferra dhe Boronica janë padyshim në listën e frutave më superiorë dhe më ushqyes në historinë e njerëzimit
Këto dy fruta të jashtëzakonshme kanë nivele tepër të larta ushqyesish dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe hekurit.

Sidoqoftë, popullariteti i lartë i këtyre kokrrave të vogla vjen nga pasuria e antioksidantëve që ato kanë.

Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për antioksidantët sot, të shpjeguar qartë në çdo artikull të AgroWeb.org.

Por për ju që ju ka shpëtuar si term, duhet të dini që antioksidantët janë molekula tepër të rëndësishme të cilat luftojnë radikalet e lira në organizmin tonë.

Këto radikale përshpejtojnë plakjen dhe trondisin sistemin tonë imunitar.

Vlerat shëndetësore të antioksidantëve janë ndër më të lakmuarat.

Për vite me rradhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe si manaferra ashtu edhe boronica janë ndër më të pasurit me antioksidantë.

Edhe fruta të tjera përmbajnë antioksidantë, por manaferrat dhe boronicat janë të përkëdhelurat e natyrës sepse ushqyesit që ato ofrojnë përthithen shumë lehtë nga organizmi.


Shqipëria është e bekuar.
Në këtë tokë pjellore rriten shumë manaferrat, shkurret e së cilës i gjejmë në variantet me ose pa gjemba.

Gjëja më fantastike për manaferrat ështëeuml; se gjithësecili prej nesh mund ta rrisë vetë.

Kjo bimë është simbol i tolerancës sepse duron kushte të ndryshme të motit dhe tokës.

Boronica nga ana tjetër ka disa kushte specifike për t’u rritur e bukur, e fortë dhe e pasur me vlera.

Ajo rritet kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së veriut ku toka ka nivel të lartë aciditeti.

Boronica është një frut sferik që kur piqet përfton ngjyrë blu të thellë e të errët.

Manaferrat kur janë ende të papjekura janë në ngjyrë të kuqe, por kur piqen marrin një ngjyrë të bukur vjollcë dhe të zezë të thellë.

Manaferra ka një formë më gjatoshe dhe vjen në formën e një kurore të mirëfilltë.

Të dyja frutat e vogla kanë një jetëgjatësi të madhe nëse ruhen në ngrirje dhe mund të rezistojnë deri në dy vjet në kushtet e ngrirjes.

Të dy këto fruta të jashtëzakonshëm përdoren në kuzhinë në receta të ndryshme.

Ato i gjejmë në treg të gatshme për konsum, jo vetëm për ata që janë në kërkim të burimeve më të mira të antioksidantëve, por edhe për ata që vlerësojnë aromat.

Përveç vlerave shëndetësore, këto fruta të mrekullueshme të pyllit janë vërtet të shijshme./AgroWeb.org

Manaferra dhe Boronica – Mike apo Rivale ? Read More »

Misionet paqeruajtëse, 30 efektivë të FA përcillen nga fëmijët/Foto

E veçantë dhe emocionuese ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të tetë, që u nisën këtë të premte nga Vau i Dejës drejt Kabulit në Afganistan.

Fëmijët e efektivëve të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës kanë qenë vizitorët e veçantë, të cilët kanë festuar 1 Qershorin me efektivët dhe kanë falur shumë emocione në ceremoninë e përcjelljes së 30 ushtarakëve drejt Afganistanit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi uroi të gjithë fëmijët dhe shprehu krenarinë që Forcat e Armatosura janë kudo në gatishmëri dhe punojnë fortë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve.

“Meqë ne jemi të angazhuar që e ardhmja e popullit tonë të jetë e fortë, të jetë vitale, të jetë e sigurt, i bëj thirrje Shqiptarëve të bëjnë sa më shumë fëmijë, pasi kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë”, theksoi ai.

   

Zëvendësministri Koçi, duke përshëndetur efektivët e b1k, u shpreh se Shqipëria modeste në burimet veta materiale financiare vazhdon të kontribuojë dhe të zgjerojë misionet e veta ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, por pa prekur nivelin e trajtimit të ushtarakëve në këto misione.

“Ne sot nisim 30 djem të tjerë në Afganistan dhe po ashtu dhe brenda pak ditësh dhe bashkë me këta madje do të nisim një kontingjent shtesë. Së fundmi qeveria mori një vendim për të shtuar efektivin tonë pjesëmarrës në misionin në Afganistan. Sepse ne duam i dëshmojmë botës se nuk jemi NATO për numër ne nuk jemi në NATO thjeshtë për një prezencë flamuri ne jemi në NATO për të shprehur me kontribut konkret duke rrezikuar efektivët tanë në misione delikate”, përfundoi fjalën e tij Petro Koçi.

Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçakuu bëri edhe njëherë thirrje të gjithë të rinjve të komunitetit të bashkohen në FA , sepse aty do të gjejnë vendin e duhur për t’i shërbyer atdheut, për të treguar se kush janë, por edhe për të aftësuar veten, qoftë nga ana fizike e intelektuale por edhe mundësi për edukim kualifikim./a.g/ATSH

 

Misionet paqeruajtëse, 30 efektivë të FA përcillen nga fëmijët/Foto Read More »

Zhduket dëshmitari kyç i aferës CEZ, prokuroria kërkim ndërkombëtar për Nuel Kalaj, thellohen hetimet për Sali dhe Shkëlzen Berishën

Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimet ndaj aferës CEZ. Pas zgjatjes me tre muaj të hetimeve ndaj aferës së privatizimit të OSSH (sot OSHEE), nga çekët e CEZ Shpërndarje, ku pretendohet se i është shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 414 milion euro, organi i akuzës është vënë në lëvizje për të sjell në Shqipëri Nuel Kalajn.

Nuel Kalaj është sekseri që dyshohet se ka mundësuar marrëveshjen e qeverisë Berisha me çekët e CEZ Shpërndarje. Pas dy letërporosive të dërguara nga ana e prokurorisë pak kohë më parë, konkretisht një në Kosovë dhe një në Francë, vende ku Kalaj ka deklaruar se banon, deri më sot nuk është shfaqur asnjë reagim nga ana e këtij të fundit për të ardhur dhe për të dëshmuar në lidhje me aferën CEZ.

Por mosardhja e Nuel Kalajt në Shqipëri për të dëshmuar, ka bërë që Prokuroria e Tiranës të vërë në lëvizje partnerët ndërkombëtarë. Sipas burimeve të gazetësSot, prokuroria u ka bërë kërkesë partnerëve ndërkombëtarë, konkretisht atyre të Francës dhe Kosovës, për të gjetur Nule Kalajn dhe për ta detyruar që të vijë në Shqipëri për të dëshmuar në lidhje me aferën CEZ.

Ndërkohë që nga ana tjetër autoritetet kosovare kanë nisur kërkimet për Nuel Kalajn, pasi në përgjigjen që prokuroria kosovare i ktheu palës shqiptare pas dërgimit të letërporosisë, thuhet se akoma nuk është rënë në gjurmët e tij, ndonëse janë zhvilluar disa kontrolle. Por ky veprim i ndërmarrë nga ana e organit të akuzës tregon qartë se po thellohen akoma më shumë hetimet ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe djalit të tij, Shkëlzen Berishës.

Kjo për faktin se sipas padisë të bërë në prokurori nga ana e komisioni hetimor parlamentar dhe juristit Romeo Kara, Nuel Kalaj ka qenë ai që ka bërë të gjitha lidhjet mes çekëve dhe qeverisë shqiptare dhe në varësi të dëshmisë së tij varet dhe fati i Berishës dhe disa prej ish-ministrave të tij. Kujtojmë këtu se prokuroria, vetëm pak kohë më parë, para se t’i kërkonte Gjykatës së Tiranës zgjatjen e hetimeve me tre muaj, thirri për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën si dhe ish-ministrin e Energjisë, Genc Rulin.

Akuzat ndaj Kalajt

Juristi i OSHE, Romeo Kara, ishte personi që denoncoi drejtpërdrejt Nuel Kalajn, si sekserin që arriti të bënte të mundur marrëveshjen e Berishës me CEZ. Ai ka dorëzuar në prokurori disa prova, kryesisht e-maile, që implikojnë personin në fjalë. Një ndër to është dhe një bisedë e tij me përfaqësues të CEZ, ndërsa ka dhe biseda me vetë drejtuesve të CEZ që përmendin emrin e tij.

Në një e-mail thuhet: “Mirdita Tomas! Në ankese janë përgatitur dokumentat. Ne do të përmendim kërkesat tona ndaj qeverisë sa është debia që duhet paguar tani. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport në sallonin Vip. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera, i shpjegova në detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin sipas Nuelit është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).

Mbrëmë kam shtrënguar duart me kryeministrin në takimin me investitorët. Ai tha se është i kënaqur do të takoj nesër. Çfarë duhet të presim nga kryeministri. Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90% konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë”.

Ja 22 zyrtarët e akuzuar për aferën e CEZ

Sali Berisha, ish-kryeministër

Nue (Nuel) Nik Kalaj, sekser

Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë

Mimoza Vokshi, ish-anëtare e grupit të negocimit

Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Berishës

Neritan Alibali, kryetar i grupit të negocimit

Alfred Rushaj, ish-anëtar i grupit të negocimit

Fatjon Tungu, ish-anëtar i grupit të negocimit

Sherefedin Shehu, ish-anëtar i grupit të negocimit

Asllan Sherra, ish-anëtar i grupit të negocimit

Viktor Gumi, ish-anëtar i grupit të negocimit

Miran Kopani, ish-anëtar i grupit të negocimit

Bujar Nepravishta, ish-kreu i ERE

Durim Kraja, ish-anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave

Engjëll Qorlaze, ish-anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave

Vasal Pano, ish-anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave

Ridvan Bode, ish-Ministër i Financave

Florion Mima, ish-zv/ministër i METE

Enno Bozdo, ish-zv/ministër i METE

Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha

Sokol Ramadani, ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë/Pamfleti

Zhduket dëshmitari kyç i aferës CEZ, prokuroria kërkim ndërkombëtar për Nuel Kalaj, thellohen hetimet për Sali dhe Shkëlzen Berishën Read More »

Spartak Ngjela: Rama dhe Berisha janë në ethe, po sabotojnë hapjen e negociatave, çelja e tyre fundi politik i të dyve

Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është një gjë e sigurt.
Shkruan Spartak Ngjela

Rama dhe Berisha janë në ethe. Duan ta sabotojnë. Por këtë e di e gjithë politika perëndimore.
Edi Rama do të fillojë grindjen me kancelaritë europiane gjoja për çeljen e negociatave.

Ai kërkon të sabotojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, sepse kjo çelje e penalizon dhe e skarton nga politika me anë të Reformës në Drejtësi.

Por kot lodhet.
Hapje e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është e vendosur. Madje vetë skartimi i Ramës dhe i Berishës me anë të hapejes së negociatave, e ka bërë edhe më të vendosur politikën amerikane dhe politikën gjermane për çeljen e tyre, dhe procesin shumë të sigurt.

Ata a dinë shumë mirë se bashkimi Rama-Berisha është kundër reformës dhe kundër Bashkimit Evropian.

Por të dy janë të HUMBUR.
Asgjë nuk do bëjnë dot.
Data 26 qershor do të sjellë me vete fillimi e fundit të korrupsionit kryeministror shqiptar.
Keni për ta parë…

Spartak Ngjela: Rama dhe Berisha janë në ethe, po sabotojnë hapjen e negociatave, çelja e tyre fundi politik i të dyve Read More »

Detaj nga koha kur PD po krijohej sipas platformës “Katovica” Sali Berisha: Nuk je në listën tonë, për t’u pajisur me pardesy të bardhë!

Detaj nga koha, kur PD po krijohej sipas platformës “Katovica” Sali Berisha, në vitin 1991 më ktheu këtë përgjigje: Nuk je në listën tonë, për t’u pajisur me pardesy të bardhë!
Jam një nga 10 ish-themeluesit e PD në qytetin dhe rrethin tim. Në atë kohë, u ngritëm me besimin se PD ishte një forcë reale ani-komuniste dhe vendosëm të krijimin bërthamën e saj, duke u ndeshur edhe fizikisht, me ata që na verëuslleshin me kërcënime për të mos e futur “në zonën e partisë dhe luftës heroike”, partinë e “qelbësirave” (siç quhej atëherë, por që fatkeqësisht rezultoi të jetë e tillë në këto 27 vite.

Pasi krijuam degën e PD në janar 1991, një person ende në atë kohë shofer i kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Rrethit “X” (po përdorim kodin “Babale”) e që më pas u bë shofer i Kryetarit të PD dhe anëtar kryesie i PD të rrethit, na solli 40 copë pardesy të bardha, duke na thënë: – Merrini, i kam sjellë me porosi nga PD qendrore, ja ku është edhe lista emërore e personave që do t’u jepen këto pardesy”.

Unë, që isha nismëtari i parë i futjes dhe themelimit të PD në atë “zonë të zjarrtë komuniste”, nuk figuroja në listën për të marrë pardesy të bardhë, ndërkohë që në listë ishte edhe shoferi i Degës së Punëve të brendshme që i solli dhe shumica ish-instrukturë të PPSH, ish-oficerë sigurimi, ish-komunistë, nëpunës dhe drejtorë institucionesh e ndërmarrjesh të cilët deri në ditën e ardhjes së pardesyeve të bardha, nuk kishin asnjë lidhje me PD.

Fillimisht, mendova mos ishte ndonjë “harresë” dhe e kalova me qetësi, në prije të pardesyve të tjera. Mirëpo nuk na dërguan më pardesy të bardha. Pas disa ditësh, telefonuam disa herë në zyrat e PD në Tiranë, por na thoshnin: “Prisni, se janë me plan, kur të behet lista shtesë do t’ua dërgojmë!” Por pardesy të bardha nuk erdhën më.

Disa nga ata që nuk ishin në listë, filluan t’i qepnin me porosi sipaa modelit të pardesyve simbol i demokratëve! Kujtojmë që në vitet 1991-1992, pardesyja e bardhë ishte një privilegj që jepej me “autorizim”, vetëm themelues dhe udhëheqës të PD, të cilët për shkak të kësaj pardesyeje simbol, konsderoheshin si ish-partizanët fitimtarë në vitet 1945-46, të cilët qarkullonin nëpër qytete me uniforma ushtarake, duke parakaluar gjithë kapardisje përpara klasaës së përmbysur!

Duke e konsideruar vehten të fyer për mos pajisje me pardesy të bardhë, i dërgova nje letër tip ankesë-kërkese Sali Berishës, kryeyar i PDSH (jo PPSH). Pas 12 ditësh me erdhi përgjigja e tij, në të cilën thuhej: – E vlerësoj së tepërmi kontributin tuaj në themelimin e degës së PD.

Lidhur me qëndrimin që ju e quani mosmirënjohje, mosvlerësim, padrejtësi dhe fyerje përballë demokratëve e opinionit të zonës, ju sqaroj se pas verifikimeve të bëra, referuar rekomandimeve nga rrethi juaj, rezulton se ju nuk figuroni në listat tona, për t’u pajisur me pardesy të bardhë!/Pamfleti

Detaj nga koha kur PD po krijohej sipas platformës “Katovica” Sali Berisha: Nuk je në listën tonë, për t’u pajisur me pardesy të bardhë! Read More »

Vëllai dhe motrat e Azem Hajdarit kërkojnë azil politik në Francë. Kush i ka kërcënuar që u rrezikohet jeta, Berisha apo Haklajt?!

Një ngjarje vërtetë e habitshme po ndodh në shtetin francez ku familjarë të liderit të dhjetorit Azem Hajdari kanë kërkuar zyrtarisht që të përfitojnë azil politik në Francë.
Më konkretisht vëllai dhe motrat e Azem Hajdarit bashkë me familjet e tyre kanë kërkuar azil politik në Francë, ndërkohë që avokati i tyre shprehet i sigurtë se do ta përfitojnë.

Një nga argumentet kryesore që është përdorur nga familjarët e Azem Hajdarit për të përfituar azilin politik në Francë është kërcënimi i jetës së tyre dhe të familjarëve respektivë.

Mbetet mister se nga kush u kërcënohet jeta, ndërkohë që pritet të zbardhet në ditët në vijim një fakt i tillë teksa të botohet e plotë kërkesa e vëllait dhe motrave të Azem Hajdarit për azil politik në Francë.

Pas rikthimit të Izet Haxhisë ish truprojës së Sali Berishës, njeriut që e ka akuzuar fort ish kreyministrin, është deklaruar se do të hapet dhe njëherë dosja Hajdari për tu shqyrtuar nga fillimi pasi e kërkon dhe ligji.

Vlen të theksohen dy elementë kryesorë: Njëra nga motrat e Hajdarit ka qënë shumë aktive gjatë pushimit të Radiotelevizionit shtetëror dhe kryeministrisë më 14 shtator 1998 në grushtin e dështuar të shtetit.

Ishte aq aktive, se dhe në ngujimin një ditor në TV, bënte pilafin në katin e parë për protestuesit, ndërkohë që vëllai i saj Azem Hajdari ende nuk kishte zbritur në banesën e fundit.

Ndërkohë që mister mbetet fakti se përse kanë kërkuar azil politik vëllai dhe motrat e Hajdarit, përderisa bashkëshortja e tij gjyqtare Fatmir Hajdari, vajza deputete Rudina Hajdari dhe djemtë biznesmenë nuk kanë lëvizur nga Tirana.

Për më tepër që nuk kanë bërë me dije ndonjë largim të mundshëm nga Shqipëri, apo ndoshta e mbajnë të fshehur një dëshirë dhe kërkesë të tillë.

Por një qytetar përmes një mesazhi publik këmbëngul se vëllai dhe motrat e Hajdarit kanë kërkuar azil politik në Francë nga frika ose e Berishës ose e Haklajve. Po familja Hajdari?!

“Vertet tallen me Shqipot. Shikoj ne Rrjet se vellai i Azem Hajdarit, motra e familjet e tyre kane hapur kerkesat per Azil Politik ne France.

Avokati i tyre shprehet i sigurt qe familjet e tyre duhet ti siguroje shteti francez por pa dhene detaje se nga kush rrezikohet jeta e familjeve te tyre, nga familja Berisha apo nga familjaret e Haklajve apo dikush tjeter?

Kush eshte motivi qe duan ti eleminojne? A kane kerkuar me pare ndihmen e shtetit te tyre dhe ajo u eshte rrefuzuar?

Behen keto pyetje pasi vete familja e Azem Hajdarit me Fatmira Hajdarin gjyqtare, Rudinen vajzen e saj deputete dhe djalin 19 vjeçar biznesmen te sukseshshem ne Tirane nuk duhen aspak te rrezikuar.

Personalisht mendoj se eshte nje abuzim ekstrem me te drejten nderkombetare te mbrojtjes se jetes.

Kryeministri, Ministri i Rendit z.Xhafa duhet te pergjigjen sepse nese ky eshte rasti ku shteti duhet te paguaje avion te posacem e ti ktheje ne Shqiperi keta abuzues, ashtu si ka kthyer mijera shqiptare vertet te rrezikuar.

Mediat nuk duhet ta kalojne ne heshtje”, shkruan për “Pamfleti” një lexues i rregullt.

Mw parw statusin e azilantit nw Francw e ka marrw djali i xhaxhait tw Azem Hajdarit.

“Pershendetje miqt e mi desha te ndaj me juu Vendimin e qeverse France per mbrojtje politike te familjes Hajdaraj. Flm zotit flm qeveris Frances flm mikut tim Leon Molla per ndihmen juridike zoti juu bekofte gjithe Shqiptarte kudo jane”, shkruan Arben Hajdasri djali i xhaxhait tw Azem Hajdarit.

“Familja Hajdari (djali i xhaxhait të Azem Hajdarit) fiton Statusin Politik në Francë.

I uroj suksese e të mira. Urime z. Arben Hajdari”, reagon avokati Leon Molla./Pamfleti

Vëllai dhe motrat e Azem Hajdarit kërkojnë azil politik në Francë. Kush i ka kërcënuar që u rrezikohet jeta, Berisha apo Haklajt?! Read More »

Bizneset private ”ngrijnë” pagesat mujore për punonjësit/ Cilat janë profesionet e ‘pasura’ dhe të varfëra’

Në vitin 2017, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 48.967 lekë. Kjo shifër, sipas publikimit të djeshëm të INSTAT-it, është 3 për qind më e lartë krahasuar me vitin 2016. Kjo do të thotë se vjet paga mesatare u rrit me 3 për qind. Por realisht, të dhënat tregojnë se rritje kanë pasur pagat e sektorit publik, ndërsa bizneset private i kanë ngrirë pagesat mujore për punonjësit.

Të ndarë sipas kategorive, siç tregohet edhe në tabelë, pagat janë rritur me gati 10 për qind për nëpunësit, nga 47.826 lekë në muaj në vitin 2016, në 50.878 lekë në muaj në vitin 2017. Vjet para fushatës qeveria vendosi të rrisë fort pagat e administratës me justifikimin se kishte 3 vjet pa ia lëvizur pagesën nëpunësve të vet.

Ajo çka bie në sy në tabelat e INSTAT-it është ulja e pagës për drejtuesit, pra, elitën e kompanive dhe qeverisë. Duket se ulja e pagave, pasi INSTAT raporton mesataren, ka qenë më e fortë në sektorin privat, pasi shteti vjet i indeksoi rrogat e larta. Në grupin, “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, pagat u ulën nga 95.961 lekë në muaj në vitin 2016, në 95.380 lekë në muaj në vitin 2017.

Sipas INSTAT-it, “Gjatë vitit 2017, 29,6% e kontribuuesve në kategorinë e të punësuarve me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare”. Paga minimale e lejueshme është 24 mijë lekë në muaj dhe sipas statistikave, gati 1 në 3 të punë- suar paguhet në këtë limit.

PROFESIONET “E PASURA” DHE “TË VARFRA”

Vetëm 6,9 për qind e 1,195 milionë të punësuarve në Shqipëri paguhen mbi 95 mijë lekë në muaj. Profesionet më të paguara që kalojnë pagën 50 mijë lekë në muaj, pra mbi mesataren, janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, “Teknikë dhe specialistë në zbatim” dhe “Nëpunësit”.

Në pagat e larta hyn edhe ushtria, me një mesatare prej 58.075 lekë në muaj. Ndërsa profesionet me pagë nën mesataren janë “Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve”, “Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit”, “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to”, “Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve” dhe “Punëtorë (Profesione elementare)”. Pra, përgjithë- sisht e gjithë kategoria që merret me biznes të vogël apo që nuk punon në shtet, ka një pagë të deklaruar nën mesataren e të gjithë vendit.

Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë 95.380 lekë/muaj Specialistë me arsim të lartë (profesionistë) 66.297 lekë/muaj Teknikë dhe specialistë në zbatim 54.088 lekë/muaj Nëpunësit 50.878 lekë/muaj Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve 36.844 lekë/muaj Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit 29.910 lekë/muaj Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to 33.604 lekë/muaj Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve 34.123 lekë/muaj Punëtorë (Profesione elementare) 28.990 lekë/muaj Forcat e armatosura 58.075 lekë/muaj./Panorama

Bizneset private ”ngrijnë” pagesat mujore për punonjësit/ Cilat janë profesionet e ‘pasura’ dhe të varfëra’ Read More »

“Rally Albania”, promovim të pasurive natyrore dhe turistike të Shqipërisë

Rreth 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”.

Pjesë e trofeut mesdhetar “Mediterranean Rally Raid Trophy”, i cili përfshin garat e tre shteteve Marok-Greqi-Shqipëri, në “Rally Albania”, sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori Moto, Quad, Car, Ssv.

Itinerari me gjatësi prej rreth 2000 km do të përshkruaj Shqipërinë Outdoor, për 7 ditë nga veriu në jug, duke startuar në Tiranë dhe në vazhdim në Burrel, Peshkopi, Lurë, Pukë, Fierzë, Bulqizë, Librazhd, Pogradec, Ersekë, Përmet, Gjirokastër, Ksamil, Zagori, Borsh, Berat dhe Elbasan dhe duke prekur pothuajse të gjitha pasuritë natyrore dhe turistike vendase.

Ky aktivitet do të kthehet në një ngjarje promovuese të Shqipërisë, për pjesëmarrësit e huaj dhe jo vetëm.

Këtë vit do të ketë dhe një hapësirë dedikuar fansave të Motoçiklizmit, kjo fan zone do të ngrihet në qendër të sheshit “Nënë Tereza”.

Aty të gjithë dashamirësit do të mund të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet, si dhe nën shoqërinë e tingujve të një programi artistik do të mund të kalojnë një mbrëmje mes miqve të motorave.

Ceremonia e hapjes do të organizohet më 9 qershor në sheshin “Nënë Tereza”, më 10 qershor do të jëtë fillimi i garës dhe më 16 qershor do të organizohet ndarja e çmimeve po në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë./k.s/ATSH

“Rally Albania”, promovim të pasurive natyrore dhe turistike të Shqipërisë Read More »