Aurora

Motori i avionit u fik në ajër, pilotja femër bën gjestin heroik që i shpëton të gjithë

Një avion i vogël ka pësuar një ulje të pazakontë këtë të premte në një nga rrugët e Kalifornisë, pasi motori i tij u fik teksa ishte duke fluturuar në ajër.

Pa dyshim, askush nuk u dëmtua pasi pilotja femër përdori të gjitha aftësitë e saj për të ulur lehtësisht avionin në terren në mënyrë të sigurt në Orange County.

Aeroplani u ul në një rrugë në Huntington Beach dhe pilotja shmangu kontaktin me shtyllat, kabujt telefonikë, madje edhe me makinat të cilat të gjitha i hapën krahun në anën tjetër.

Pilotja femër e cila nuk ka pranuar të identifikohet ka marrë gjithë përgëzimet dhe lëvdatat e mundshme për punën fantastike që bëri.

Zëdhënësja e policisë në Huntington Beach tha se pilotja ishte treguar një heroinë e vërtetë pasi shpëtoi njerëzit në bordin e avionit dhe nuk dëmtoi asnjë në tokë.

Ngjarja bëri bujë në mediat lokale, por edhe ato botërore, ndërsa u vlerësua shumë qetësia dhe saktësia në manovrim e pilotes femër.

Motori i avionit u fik në ajër, pilotja femër bën gjestin heroik që i shpëton të gjithë Read More »

Hapni dosjet, boll u çorodit mileti nga çorba e spiunëve! Fahri Balliu quhej “Këndezi”, kush ishte “Çiftelia”, “Vinçieri”

“Të hapen dosjet sa më shpejt. Boll ky milet u helmua dhe u çorodit nga çorba e spiunëve. E papranueshme dhe e neveritshme që ish spiune të sigurimit, të vazhdojnë të krijojnë opinione publike. Kjo shoqëri duhet të pastrohet sa më shpejt nga toksina të tilla publike” , shkruan juristi Romeo Kara, i cili sjell në vëmendje një shkrim të City News, ku identifikohen me emra dhe nofkën “gazetarët spiunë”.

Shkrimi i plotë:

Hapja e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit vazhdon të mbetet peng e hapave të ngadalta të politikës. Në fakt, ky bllokim procesi tregon se sa delikat është ky hap që duhet të hidhet nga shoqëria dhe politika.

Për të bërë të mundur hapjen e dosjeve dhe për të treguar se ata janë një hap përpara shoqërisë, të parët që duhet të kërkojnë publikimin e tyre janë gazetarët. Këtu nuk flas për ata që kanë lindur në vitet 80’ apo 90’, por për ata që kanë qenë pjesë e shtypit gjatë atyre viteve dhe që më pas u bënë gazetarë dhe pronarë mediash. Ata të cilët rëndomë sot mbajnë pseudonime si “çiftelia”, “këndezi”, “vinçieri”, “kapteri” etj etj.

Disa prej tyre i shohim të debatojmë si opinionistë nëpër televizione, disa të tjerë të servilosen në parti politike. Një pjesë e mirë e tyre njihen nga shoqëria por një pjesë tjetër jo. A kanë qenë spiunë të ish sigurimit Preç Zogaj, Antrea Stefani, Frrok Çupi, Mentor Nazarko, Artan Hoxha (analisti), Fahri Balliu , Irfan Hysenbelliu apo ndonjë tjetër ?

Ne mund të bëjmë njëmijë akuza dhe mund të themi pseudonime dhe legjenda urbane, por ka vetëm një të vërtetë, ajo fshihet në dosjet e ish bashkëpunëtorëve , të cilat nuk janë hapur ende.

Ka histori që flasin për 120 mijë bashkëpunëtorë dhe vetëm 12 mijë dosje të ngelura. Ka histori se shumë gazetarë janë përkujdesur për zhdukjen e tyre. Në fakt asnjë prej gazetarëve apo botuesve nuk ka hedhur një hap të vetëm për të kërkuar publikimin e dosjeve të tyre. Sot shumë janë personazhe publike, por dje ishin të zhytur në llumin e ish sigurimit të shtetit me raportime dhe sigurime.

Hapja e dosjeve duhet të fillojë nga gazetarët, pikërisht nga ata që dalin cdo ditë në TV, japin mend dhe bëjnë moral, nga ata që shkruajnë në shtypin e shkruar apo portale. Më shumë se sa një proces që të bëhet nga një institucion shtetëror, moralistët e shtypit do të bënin mirë t’i publikonin vetë dosjet. Këtu e kemi fjalën për ata që janë të pastër sepse ata që janë të zhytur në mëkatet dhe krimet e ish-sigurimit, tërheqja nga skena publike është dënimi më i pakët që mund t’ju jepet./Pamfleti

Hapni dosjet, boll u çorodit mileti nga çorba e spiunëve! Fahri Balliu quhej “Këndezi”, kush ishte “Çiftelia”, “Vinçieri” Read More »

Studimi: Një Orë Vrap Apo Ecje, Shton Shtatë Orë Jetë

Vrapi është një nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara fizike në botë. Ky aktivitet ka një ndikim domethënës në jetëgjatësinë e njeriut.
Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilës i referohet AgroWeb.org, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.

Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin shumë përfitime maksimale.

Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të kryejnë aktivitet fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.

Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.

Por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës.
Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap.

Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme.

Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme.

Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15%. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind.

A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Pikë së pari, vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format e tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët.

Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12%, ndërsa ai i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30%.

Ky krahasim nxjerr në pak faktin se vrapi është një tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër e stërvitjes, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak.

Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet e tjera fizike, por theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin.

Ndoshta ky artikull do të frymëzojë shumë lexues të AgroWeb.org që të marrin pjesë në maratona ose të vrapojnë në ajër të pastër.

Studimi: Një Orë Vrap Apo Ecje, Shton Shtatë Orë Jetë Read More »

Rikthimi i Izet Haxhisë, dy deklaratat e forta të Berishës ndaj Haklajve

Rikthimi i Izet Haxhisë në Shqipëri dhe kërkesa për rihapje të dosjes Hajdari pritet të trondisë sërish klasën politike shqiptare, e cila fsheh shumë sekrete të ngjarjeve të bujëshme në dhjetëvjeçarin e parë të pluralizmit në Shqipëri.

Rikthimi i Haxhisë është parë edhe si kërcënim direkt ndaj Berishës nga vetë Edi Rama, ndërkohë lideri demokrat ka akuzuar vazhdimisht ish-badigardin e tij se në bashkëpunim me Haklajt janë kryer vrajen e Hajdarit.

Ndryshe nga Haxhia, Berisha ka qenë i kursyer në deklaratat ndaj Haklajve, të cilët për vite me radhë i “mohuan” shkuarjen e tij në vendnlindje për shkak të raporteve problematike mes tyre pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt në janar të vitit 1998, për të cilën ata akuzonin direkt liderin demokrat.

Megjithatë, Berisha ka bërë dy deklarata të bujshme për t’a duke i akuzuar si fisi që përgjaku Tropojën dhe se i kishin bërë pritë në këtë qytet për t’a vrarë.

“Mua më kanë bërë pritë, por nuk ndalova dhe vazhdova mitingun”, është shprehur më parë Berisha duke vijuar: Këta vranë Tropojën, vranë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje, përveçse kishin përkatësi të partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, Naim Dizdari, Abdyl Matoshi.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të kërkojë konkretisht Izet Haxhia për rigjykimin e dosjes Hajdari dhe nëse do të thirren të gjithë dëshmitarët, njëri prej të cilëve është pikërisht Sali Berisha, shkruan Albeu.

Rikthimi i Izet Haxhisë, dy deklaratat e forta të Berishës ndaj Haklajve Read More »

Kush është shqiptari që u bë i njohur në Australi, vepra humane e tij (Emri-Video)

Azem Elmazi me origjinë nga Prespa e Maqedonisë është bërë i famshëm në Australinë e largët për veprat e tij humanitare.

Sipas portalit Australian sheppnews.com.au, ai po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë. Elmazi është pronar i një restoranti ku emigrantë të shumtë marrin ushqime falas.

Por përveç kësaj, ai i ndihmon edhe me veshmbathje dhe nevoja të tjera elemntare.

Azem Elmazi ka emigruar në kontinentin e largët që në moshën 21-vjeçare.

Kush është shqiptari që u bë i njohur në Australi, vepra humane e tij (Emri-Video)

https://www.facebook.com/WINNewsShepparton/videos/1998617596846707/?t=0

Kush është shqiptari që u bë i njohur në Australi, vepra humane e tij (Emri-Video) Read More »

A e dini se ç’do të thotë shkronja V në pëllëmbën e dorës?

Secili nga ne ka vijëzime në pëllëmbën e dorës. Sipas kiromancisë, pra artit të leximit të fatit në duar, çdo vijëzim nënkupton diçka dhe ke për t’u habitur nga kuptimi i tyre.
Disa tregojnë karakterin tënd, ndërsa disa të tjera tregojnë se sa me fat je. Në këtë artikull ne do t’ju japim kuptimin e shkronjës V në duar. Kjo është një linjë që qëndron poshtë linjës së zemrës.

Linja e zemrës është ajo që “flet” për emocionet dhe marrëdhëniet e tua. Me anë të saj, edhe pa i njohur mund të zbulosh shumë për njerëzit. Disa nuk e kanë këtë linjë dhe janë persona që u mungon dashuria, vlerësimi dhe nuk kanë raporte të mira me të tjerët. Janë kryesisht njerëz egoistë. Kjo linjë nuk tregon vetëm situatën aktuale të emocioneve dhe marrëdhënieve të tua, por edhe marrëdhëniet e tua të kaluara.

Por çfarë tregon linja në formën e shkronjës V? Të kesh këtë linjë në dorë tregon se ti ke një aktivitet në pritje, në të cilin duhet të marrësh pjesë. Ajo tregon edhe një zhvillim tëndin personal.
Meshkujt dhe femrat me shkronjën V në pëllëmbën e dorës janë tepër me fat në jetë. I ndjek suksesi dhe janë të pasur. Persona të tillë besohet se janë miq shumë të mirë. Ose janë, ose do të bekohen me një pasuri të madhe.

Arrijnë të sigurojnë lehtësisht shoqëri me njerëzit e tjerë dhe janë tepër mbështetës dhe këshillues të mirë për ta. I ndjek përherë fati dhe këtë mund ta kesh vënë re edhe vetë, nëse e ke shkronjën V në dorë.

Nëse je pjesë e një grupi të tillë personash, ke për t’u argëtuar shumë në jetën tënde dhe do të lësh emër në këtë botë.
Ndaj, mos u shqetëso, nëse akoma nuk po sheh të trokasë suksesi në jetën tënde. Në shumicën e rasteve, duhet të kalojnë 35 vitet e para të jetës që gjithçka të ndryshojë për mirë.

A e dini se ç’do të thotë shkronja V në pëllëmbën e dorës? Read More »

Qofte me presh dhe miell misri , shije unike nga amvisat

Me një shije krejt speciale, të lehta dhe fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.

Kjo recetë përgatitet shumë lehtë dhe shpejt, ideale për të shoqëruar vaktin e drekës por edhe të darkës.

Kombinohet me supa të ndryshme të lehta, por edhe thjeshtë me sallata të freskëta të stinës apo perime të pjekura.

Qoftet me presh dhe miell janë padyshim një mënyrë fantastike edhe për t’u servirur në tryeza familjare me miqsh e mysafirësh.

Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org për të përgatitur shpejtë dhe lehtë këto qofte të mrekullueshme në shtëpi.
Përgatitja e Qofteve me Presh dhe Miell Misri
Përbërësit
2 gota uji me miell misri

3 lugë gjelle vaj ulliri për brumin

Gjysmë luge kafeje sodë

2 kokrra vezë

3-4 lugë gjelle djathë i thërrmuar ose gjizë

100 gr mish i grirë

3 presh mesatarë

3-4 lugë gjelle miell gruri për lyerje

2-3 gota ujë

Një tufë majdanoz

Kripë
Përgatitja e masës me presh
Si fillim pastrojmë preshin me ujë të bollshëm dhe e grijmë hollë.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë preshin e grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet.

Më pas, hiqen nga zjarri, u shtohet pak mish i grirë, djathë i bardhë i thërrmuar ose gjizë, shtohen vezët, kripa, piperi i zi i bluar dhe majdanozi i grirë hollë.
Përgatitja e miellit të misrit
Në një tenxhere me ujë të valuar, kripë dhe vaj ulliri, hidhet mielli i misrit i situr dhe i përzier me pak sodë.

Përzihet derisa të krijohet një masë e trashë. Më pas vendoset të piqen në zjarr derisa sa të trashet dhe të shkëputet nga anët e enës.

Kur ftohet, i shtohet masa e përgatitur më sipër me presh dhe përzihet mire derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Më pas, brumi i përgatitur ndahet në qofte të rrumbullakëta, të cilat kalohen në miell gruri  dhe më pas skuqen./AgroWeb.org

Qofte me presh dhe miell misri , shije unike nga amvisat Read More »

Vezët e ziera , vlerat dhe cfarë i ndodh organizmit

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm.

Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier.

Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përfitimet shëndetësore të vezës së zier dhe ndikimin e saj në organizëm.

Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.
Yndyrnat e mira
Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrnave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.
Proteinat
Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.
Shëndeti i syve
Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.
Kocka Të Forta
Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit në gjak.

Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.
Këshilla për Vezët e Ziera
Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme/AgroWeb.org

Vezët e ziera , vlerat dhe cfarë i ndodh organizmit Read More »