Aurora

Pësoi infarkt në burg, lirohet njëri nga katër kuksianët e arrestuar për Rrugën e Kombit

Në Shkodër janë arrestuar 7 protestues pas protestës në Rrugën e Kombit. Me datën 20 prill 2018 Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që të lirojë këta protestues.

Por burimet bëjnë ne dije që Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës i cili kishte mbetur në burg nga Gjykata e Apelit është liruar në javët e para të majit.

Shkak për lirimin e tij është bërë sepse 35-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës ai është lirua me vendim Gjykate.

Dritare.net shkruan se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.

Familjarët e Onuzit kanë pranuar lirimin e tij por pa dhënë shumë informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Pësoi infarkt në burg, lirohet njëri nga katër kuksianët e arrestuar për Rrugën e Kombit Read More »

Instituti i motit jep alarmin: Vera sivjet ka për të qënë rekord i fenomeneve më të frikshme. Si fillim ruhuni nga kjo!

Pranvera e këtij viti ka qenë “lunatike”, çka bënte që moti të ndryshonte shumë shpejt, mirëpo  si do jetë vera e cila sapo ka hyrë?

Stuhi të fuqishme dhe tornado të shkaktuara nga temperaturat e nxehta. Mesdheu dhe Italia janë gjithnjë e më shumë në mëshirë të fenomeneve ekstreme të motit.

Sipas një studimi nga Këshilli Kombëtar i Shkencës, publikuar në “Il Meteo”, ngre shqetësimin lidhur me shpeshtësinë e ngjarjeve ekstreme, nga i nxehti i tropikut dhe thatësirën sahariane në stuhi të rrufeshme dhe të papritura.

“Kaseta” e verës 2018 ka filluar dhe vetëm një pyetje mund të bëhet në këto momente: a do jetë kjo verë e ngrohtë si ajo e vitit 2003?A do të përsëriten fenomenet ekstreme?

Një botim i përbashkët i përbashkët CNR dhe ENEA ka treguar se si frekuenca e rritur e tornadove është e lidhur me rritjen temperaturave të detit.

Por është gjithashtu dhe mbi të gjitha një kronikë të javëve të fundit që na tregon për një situatë shumë të veçantë, muaji maj, i cili u mbyll në një nivel europian, me anomalitë termike për shkak të pranisë së një anticikloni të madh dhe të çuditshëm. Në pjesë të tjera të botës, për shembull në Pakistan, ata kanë prekur tashmë 50 ° C, një vlerë vërtetë rekord në këtë pjesë të planetit.

Masat e ajrit, të ngrohtë në njërën anë, dhe të ftohtë nga ana tjetër, vazhdimisht luftojnë për të fituar një vend në rreshtin e parë në Itali dhe jo vetëm, por dhe furtuna të përqendruara në zona të vogla, një shqetësim i pashmangshëm për të gjithë ne.

Dhe rasti i të ashtuquajturave “bomba të ujit”, të cilat mund të prodhojnë aq shumë dëme: vetëm për të marrë një shembull të kohëve të fundit, gjatë orëve të para të së premtes së 1 qershorit, një stuhi e papritur dhe lëshoi rreth 50 mm e shi në pak minuta vetëm në një zonë të ngushtë të qytetit të Genoas dhe Torinos. Kjo u pësua me një tjetër mbrëmje të stuhishme me reshje mbi normale.

Vera e këtij viti duket e vendosur për të vazhduar në këtë rrugë, me flakët e shkurtra të të nxehtit për shkak të zgjerimit të anticikloneve të Afrikës në gjerësinë tonë, e ndjekur nga inputet e fuqishme të trazuara nga Atlantiku. Kjo është jo më shumë se hipotezë, pasi është fkat pasi këtë të hënë 4 qershor dhe pastaj gjatë fundjavës së ardhshme ne presim ardhjen e trazirave intensive, me rrezikun real të fenomeneve intensive të tilla si breshëri, tornadot dhe stuhitë, kryesisht në pjesën veriore të Italisë, pa mundësi të largët të episode ekstreme.

Por kjo situatë ka të ngjarë të vazhdojë  edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kur temperatura e deteve është e detyruar që të rritet: det i ngrohtë, me duhma e ftohta, ajër me lagështi dhe kjo kthehet në burim të vërtetë për uraganet e përkohshme.

Instituti i motit jep alarmin: Vera sivjet ka për të qënë rekord i fenomeneve më të frikshme. Si fillim ruhuni nga kjo! Read More »

Boza e shijshme : Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës?

Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës?
Ndoshta jo shumëkush e di, por historia e kësaj pijeje, nuk do të ishte e plotë pa përmendur Haxhi Sadikun, shqiptarin që ngriti një dyqan të famshëm të prodhimit të bozës në Stamboll në vitin 1876.

Dyqani “Vefa Bozacisi” ndodhet akoma aty pranë Xhamisë së Sulltan Sulejmanit.

Dyqani ndodhet në një ndërtesë druri dhe i vetmi ndryshim që pasardhësit e Sadikut kanë bërë është zëvëndësimi i kontenierëve prej druri ku prodhohej boza me ato të mermerit.

Boza është rezultat i një fermentimi të kujdesshëm. Armenët prodhojnë një lloj boze më të thartë, ndërsa shqiptarët prodhojnë bozën e ëmbël pa alkol. Pikërisht kjo bozë marrosi sulltanët e perandorisë Osmane.

Boza shitej në të gjithë Shqipërinë gjatë komunizmit, por e humbi popullaritetin pas rënies së regjimit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur veçanërisht në jug të vendit.

Tani boza shitet pothuajse në të gjitha marketet në Tiranë dhe jo vetëm.
Thuhet se të parët që e “shpikën” bozën shqiptare ishin goranët e Kukësit, të cilët krijuan një traditë të çmuar të saj.
Sot, ajo prodhohet nga firma dhe familje të ndryshme gati në të gjithë Ballkanin dhe mendohet se përbën një “thesar” ende të pazbuluar mirë.

E shëndetshme, e përvetësueshme, e shijshme, e pasur me fermente që ndihmojnë tretjen dhe pengojnë zhvillimin e mikro-organizmave të purifikimit të zorrëve.

E dobishme për të gjithë, të sëmurë dhe të shëndetshëm, të mëdhenj e të vegjël. Me pak fjalë magjike.

Boza është rezultat i një fermentimi të kujdesshëm. Armenët prodhojnë një lloj boze më të thartë, ndërsa shqiptarët prodhojnë bozën e ëmbël pa alkol. Foto: WebLibrary

Për një numër familjesh të komunitetit goran në rrethin e Kukësit, kryesisht të fshatrave Borje, Zapod, Shishtavec etj, në historinë e tyre të biznesit dhe veprimtarisë esnafe, boza zë një vend të veçantë.

Është një pije freskuese e përhapur kryesisht prej tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë në Lindje, aty ku gjenden profesionistët, që njihen me emrin usta, e që dinë ta prodhojnë.

Boza e melit është më e mira, por sot zor se prodhohet më, pasi kushton shumë. Por edhe boza e misrit ka vlera të shumta.
Vlerat e bozës
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që kanë fëmijë në gji, si edhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Boza është një ushqim i vlefshëm pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B.

Ajo ka vlera ushqimore për shkak të nivelit të lartë të proteinës, kalciumit, hekurit, fosforit, zinkut, thiaminës, niacinës dhe riboflavinës. Boza është një pije që të jep energji dhe forcë.

Ajo ka baktere mjaft të mira dhe rekomandohet për atletët si edhe gratë shtatzënë.

Boza ka katër përbërës kryesorë: kokrra meli, miell misri ose gruri, sheqer, ferment (farë buke ose bozë e mëparshme) dhe ujë.

Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 gradë Celsius, temperaturë në të cilën mund të ruhet për rreth një muaj.

Boza nuk duhet të lihet në ngrirje, pasi kjo sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Shija e bozës varion nga lloji i drithit të përdorur. Një shishe bozë e përgatitur nga drithëra të ndryshëm ka sipas studiuesve, 12.3 përqind sheqer, 1.06% proteina dhe 0.07% yndyrna.

Në vendin tonë ajo prodhohet si një pije freskuese gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

Boza e shijshme : Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës? Read More »

LSI, partia e hajdutëve dhe makutërisë, drejtorët e Rrugëve i ka në burg për korrupsion e bën sikur i dhimbsen kuksianët

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI kishte emëruar drejtorë të cilët kishin kryer korrupsion galopant në rrugën e Elbasanit dhe sot janë në burg. Po LSI ka bashkëpunuar me PD-në e Sali Berishës duke vjedhur e plaçkitur Rrugën e Kombit, atë rrugë për të cilën sot bëjnë sikur iu dhimbset.

Ishte nënkryetari i LSI Petrit Vasili ai i cili ka shkruar se duhet të hiqet taksa për Rrugën e Kombit. Çfarë hipokrizie. Të tillë thirrje e bën Lëvizja Socialiste për Integrim, shkatërruesja më e madhe e pasurisë kombëtare të vendit, ku ka punësuar njerëz e ka punuar vetëm për rrënim dhe maskarallëk. Është LSI që sot bën sikur është me kuksianët. Kjo parti ka shkretuar veriorë e jugorë me klanet e veta mafioze kudo në naftë, në gurore, në mal e det, kudo ku shkel këmba e shqiptarit.

Kuksianët janë në burg. Disa prej tyre janë përdorur ndoshta, disa kanë qenë idealistë dhe kanë rrezikuar që vendi ynë te jetë më i mirë. Kuksianë idealistë ka, por te LSI mund të jetë vetëm djalli i punëve të pista dhe intrigave që gatuan në kuzhinën e vet politike Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Këta të dy, së bashku me grupin e vet kriminal që ka lemerisur Shqipërinë janë të gatshëm që të citojnë Biblën vetëm që të shpëtojnë vetë. Ata keqpërdorin çdo kauzë idealiste për të shpëtuar, madje janë të gatshëm të shkatërrojnë atdheun tonë vetëm që të shpëtojnë vetë gjallë.

Soji i tyre është mënxyra që gatuhet nga klanet e errëta dhe mafia e nëntokës. Vjedhja dhe plaçkitja nuk do të kalojnë lehtë pa dhënë llogari përpara shqiptarëve. Bashkëpunëtorët me duar të përgjakura, të Berishës dhe të Metës kanë përfunduar në pranga, kurse vetë kokat e krimit, ata që kanë dhënë urdhra për vrasje e tmerre në dëm të vendit harrojnë lirinë e thërrasin kauzat idealiste, duke vepruar si i mbyturi që kapet pas fijes së kashtës. Por fundi i tyre është pranë. Drejtësia ndërkombëtare ka zbritur në Tiranë dhe prangat janë merita e shqiptarëve të thjeshtë mbi kryekriminelët e kombit.\Dionis Xhafa – Pamfleti/

LSI, partia e hajdutëve dhe makutërisë, drejtorët e Rrugëve i ka në burg për korrupsion e bën sikur i dhimbsen kuksianët Read More »

Matura Shtetërore, 560 policë në 206 shkolla të mesme të vendit

Policia e Shtetit ka angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, që nisi sot me provimin e gjuhës së huaj.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Drejtues Albert Dervishaj, tha se “në rreth 206 shkolla të mesme të vendit tonë janë aktivizuar rreth 560 punonjës policie dhe 40 automjete, të cilat asistojnë rregullin, qetësinë pranë shkollave të mesme. Sigurisht menaxhimi i procesit të provimit bëhet nga administratorët e caktuar nga DAR dhe Ministria e Arsimit , punonjësit janë këtu për të garantuar veprimtari normale dhe mos cënim të këtij procesi shumë të rëndësishëm”.

Veliaj bëri të ditur se në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes ministrisë së Arsimit, ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare janë marrë një sërë masash për shoqërimin e materialeve të provimeve, si dhe sigurimin e rendit gjatë procesit të provimeve, por edhe për garantimin e rendit deri në mbylljen e plotë të procesit mësimor.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat dhe për ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve, në të cilat ka punonjës policie me 24 orë.

“Nga ana e policisë së Shtetit janë marrë në ruajtje agjencia Kombëtare e Provimit, dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë, dhe janë rreth 18 punonjës policie në Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë Elbasan që do të garantojnë veprimtarinë normale të këtyre institucioneve”, nënvizoi ai.

Veliaj theksoi se “gjatë ditës së djeshme punonjësit e policisë në mbështetje të grupeve të drejtorive arsimore rajonale kanë shoqëruar këto grupe, kanë qenë 10 grupe shoqërimi, në 10 linja të ndryshme me rreth 20 punonjës policie dhe 10 automjete policie, që kanë mbështetur e shoqëruar të gjitha grupet e drejtorive arsimore rajonale në të gjithë vendin”./k.s/ j.p/ATSH

Matura Shtetërore, 560 policë në 206 shkolla të mesme të vendit Read More »

Zonat e mbrojtura të Vlorës, nis testimi i paketave eko-turistike

Me sloganin “Where nature and Antiquity go hand in hand”, ka nisur  testimi i paketës ekoturistike të zonave të mbrojtura të qarkut Vlorë, konceptuar në bashkëpunim me aktorët lokalë për të garantuar përcjelljen e shijes autentike të vlerave natyrore dhe kulturore të zonave, duke shkaktuar një ndikim sa më të reduktuar në mjedisin natyror.

Falë projektit DestiMED zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë përfshihen për herë të parë në një iniciativë ndërkombëtare, e cila synon promovimin e paketave Ecoturistike, integrimin e tyre në ofertën e turizmit alternativ mesdhetar dhe hapjen drejt tregjeve të reja botërore. /j.p/ATSH

   

Zonat e mbrojtura të Vlorës, nis testimi i paketave eko-turistike Read More »

“Porti i së nesërmes”, Shqipëria mes 18 vendeve të Europës

“Porti i së nesërmes” ishte tema e konferencës së organizuar në Rotterdam nga “Europian Sea Ports Organization”, në të cilin mori pjesë edhe një përfaqësi nga Autoriteti Portual Durrës, që drejtohej nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj.
Në konferencë morën pjesë drejtues të porteve nga 18 vende të Europës si dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme, përfshirë edhe Parlamentin Europian ku u diskutua mbi zhvillimet e ardhshme portuale dhe marrëdhëniet mes porteve të ndryshme.
Drejtori Afrim Bakaj, zhvilloi disa takime frutdhënëse me drejtues të disa porteve të rëndësishëm

Gjatë takimit me drejtorin e Strategjisë së Koorporatave në portin e Roterdamit, Viktor Schoenmakers, dhe drejtorin e Përgjithshëm të këtij porti, Rene Van Der Plas u diskutua mbi realizimin e objektivave në portin e Durrësit, me asistencë të këshilltarëve të jashtëm nga porti i madh europian.

Mundësia e kontakteve dhe bashkëpunimit mes dy porteve ishte tema e diskutimit që Bakaj zhvilloi  me zv-drejtorin e Përgjithshëm të Portit të Barcelonës, Santiago Garcia-Milla, i cili kryen edhe detyrën e presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Porteve.
Një bisedë e veçantë u zhvillua mes drejtorit të përgjithshëm Bakaj, me Presidentin e Sistemit të Autoritetit portual të Adriatikut jugor, Ugo Patroni Griffi.

Mes dy porteve të Adriatikut, Durrësit dhe Barit, ka një bashkëpunim të hershëm, i cili kohët e fundit po zhvillohet me elementë të rinj në interes të dyanshëm. /e.malaj/ j.p /ATSH

  

“Porti i së nesërmes”, Shqipëria mes 18 vendeve të Europës Read More »

Një çmenduri e madhe na pret këtë javë. Deri në mesjavë do jenë këto temperatura, por kjo pasdite sjell një kthesë të papritur

Mot me kthjellime dhe vranesira, por i paqendrueshem dhe me reshje kryesoisht gjate pasditeve. Se paku, keshtu sipas Meteoalb do te jete moti gjate javes ne te cilen sapo hyme.

Parashikimi i Meteoalb

Gjatë javës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve ndërsa vranësirat fuqizohen gjatë pasditeve duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira afatshkurtër në zona të izoluara të Qendrës së territorit (kryesisht zona Krujë – Tiranë – Elbasan).

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante deri në mesjavë kur pritet rritje e temperaturave, më e ndjeshme gjatë mesditës.

Një çmenduri e madhe na pret këtë javë. Deri në mesjavë do jenë këto temperatura, por kjo pasdite sjell një kthesë të papritur Read More »