Aurora

Amerika “trondit” Serbinë me këtë super lajm për shqiptarët !

Eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips, thotë se Rusia po përpiqet ta fusë Ballkanin brenda sferës së saj të influencës, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet ta shtojnë angazhimin e tyre në këtë rajon, ku ende ka vende me demokraci të brishtë. Phillips është Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të New Yorkut dhe ka shërbyer si këshilltar i çështjeve të jashtme për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama.

“Sigurisht që ka shumë mundësi që rajoni të priret drejt një vale pakënaqësish sociale,në një masë të madhe, ngaqë udhëheqësit politikë nuk kanë të treguar se janë të aftë që t’i udhëheqin këto vende gjatë tranzicionit të tyre. Por ka edhe faktorët ë jashtëm që nxisin mungesë stabiliteti dhe ato duhen marrë në konsideratë”, ka thënë Philips në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Philips thotë se përpjekjet e kohëve të fundit të Rusisë për të patur ndikim tek vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë materializuar tashmë.

“Rusia, në mënyrë sistematike, është duke mbështetur regjime anti-perëndimore,duke u përpjekur të minojë ndikimin amerikan; synimi i Rusisë është t’i errësojë sytë e Perëndimit, për të penguar rrugën e integrimeve euroatlantike në vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më në fund, për të kthyer mbrapsht statusin e Kosovës si një shtet sovran e i pavarur”, ka potencuar ai.

Duke u ndalur tek deklarata e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët aludojnë për një bashkim të mundshëm mes dy vendeve nëse zbehen shanset e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE, eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips thotë se “kjo është një Shqipëri normale, tashmë ka çështje që i lidhin të dy vendet; nëse shqiptarët duan të bashkëpunojnë më nga afër, ata duhet ta bëjnë këtë”.

“Dështimi i BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën ka ngritur çështje serioze nëse Evropa dëshiron t’i integrojë territoret shqiptare, apo dëshiron t’i përjashtojë ato. Nëse do t’i përjashtonte, atëherë territoret etnike të shqiptarëve të të bashkohen, për t’u shërbyer interesave të tyre kombëtare dhe për të mbrojtur sigurinë e tyre të përbashkët… Objektivi i Rusisë është të provokojë një konflikt në mes Serbisë dhe Kosovës dhe pastaj ta përdorë atë konflikt si pretekst që Moska të demonstrojë forcë në rajon. SHBA mund ta parandalojë këtë përmes një angazhimi më të thellë diplomatik dhe komercial me Kosovën dhe me Shqipërinë. Populli serb nuk duhet të mashtrohet, Rusia nuk po vepron në interes të tij, por vetëm për interesat e veta të ngushta, duke e përdorur atë që të fillojë një luftë me Kosovën dhe ta përdorë këtë si një pretekst që Rusia demonstrojë forcën e saj në rajon”, ka theksuar David Philips.

Ai është ndalur edhe tek kriza e fundit politike në Maqedoni, duke thënë se problemi në Maqedoni nuk janë tensionet ndëretnike, por se “problemi ka të bëjë me qeverisjen dhe dështimi i maqedonasve për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve, për të formuar koalicione dhe për të shkuar në një drejtim nga i cili të përfitojnë të gjithë, për të çuar përpara interesat e të gjithëve në Maqedoni”.

“Qeveria e Maqedonisë ka dështuar për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, ka polarizuar shqiptarët etnikë dhe ka krijuar një situatë të rrezikshme, që bën të mundur fragmentimin dhe konfliktin. Është koha kur udhëheqësit politikë në Maqedoni duhet t’i lenë mënjanë interesat personale dhe provinciale dhe t’u shërbejnë interesave të shtetit, të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, që u siguron të drejta pakicave, dhe të ndalojë minikonfliktet, që janë duke rrezikuar të çojnë në një degjenerim më të madh të Maqedonisë”, u shpreh Philips, ekspert i çështjeve të Ballkanit.

Ndërkaq, për Serbinë dhe lidhjet e saja të forta me Rusinë, Philips thotë se ky vend duhet të zgjedh nëse dëshiron të afrohet me BE-në apo t’i qëndrojë besnike Rusisë, por se, sipas tij, “nuk mund t’i ketë të dyja”.

“Nuk mund të ketë baza ushtarake me pajisje të dhuruara nga Rusia; nuk mund të mirëpresë një bazë spiunazhi në Nish, ndërkohë që Beogradi thotë se dëshiron lidhje më të afërta me BE-në. Do të duhet të zgjedhë si kujt do t’i qëndrojë besnike. Nëse dëshiron integrimin evropian, atëherë duhet të demonstrojë vlera evropiane dhe të ndjekë kushtet e anëtarësimit. Nëse dëshiron të jetë pjesë e orbitës së Rusisë dhe ta lejojë veten të manipulohet nga Moska, e cila kërkon të ushqejë konfliktin me Kosovën, atëherë do të jetë zgjedhja e tyre politike. Interesat e Serbisë gjenden në Perëndim dhe së toku me Evropën. Presidenti i zgjedhur Vuçiç duhet ta pranojë këtë gjë, dhe në vend që t’i bindet Putinit, duhet të dalë në mbrojtje të interesave të Serbisë dhe ta zhvendosë vendin më pranë institucioneve euro-atlantike”,deklaroi eksperti i çështjeve të Ballkanit,David Philips.

Në fund, ai thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë neglizhuar Ballkanin gjatë viteve të fundit të administratës Obama.

“Megjithatë, kjo nuk i zhvlerëson marrëdhëniet shumë të ngushta ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-së, ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve në veçanti. Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që rajoni të jetë i qëndrueshëm, duhet të angazhohen me to më nga afër. Por, ekziston një shqetësim i madh, të cilin nuk mundet ta neglizhojmë. Rusia po luan një lojë të pandershme. Po mundohet të provokojë një konflikt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si një pretekst që Rusia të projektojë forcën ushtarake në rajon. Shtetet e Bashkuara duhet ta parandalojnë këtë zhvillim, duke u angazhuar në këto vende, duke u treguar se qëndron pranë tyre. Afritë dhe çështjet që shqiptarët kanë të përbashkëta janë një bazë krejt normale për marrëdhënien ndër-shqiptare, që shtrihet përtej kufijve të tanishëm ligjorë”, tha për fund eksperti i çështjeve të Ballkanit,David Philips.

Amerika “trondit” Serbinë me këtë super lajm për shqiptarët ! Read More »

Opozita këmbëngul për dorëheqjen e tij, Donald Lu i shkon në zyrë ministrit Xhafa

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Lu ndodhet në këto momente në Ministrinë e Brendshme ku po zhvillon një takim me ministrin Fatmir Xhafaj. Sipas raportimeve të para takimi i ambasadori Lu me Xhafajn në zyrën e këtij të fundit ka disa minuta që ka filluar.

Pavarësisht se nuk dihet tema konkrete e takimit, mendohet se në fokus të bisedimeve janë zhvillimet aktuale.

Kujtojmë se ministri Xhafaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, ndërsa disa herë kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje të përballej me opozitën në parlament. As kryeministri Edi Rama nuk ishte fillimisht në seancë por erdhi për votimin e projektligjeve.

Opozita këmbëngul për dorëheqjen e tij, Donald Lu i shkon në zyrë ministrit Xhafa Read More »

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë në Itali. Paralajmërimi i ministrit italian, çfarë do të ndodhë

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE.
Shkruan Bernd Riegert

Numri i azilkërkuesve dhe emigrantëve që vijnë në Itali krahasuar me një vit më parë ka rënë me 75 përqind. Që prej fillimit të vitit me varka nga deti kanë ardhur vetëm 13.000 njerëz, të nisur kryesisht në Libi. Marrëveshja me Libinë, kontrollet e shtuara kufitare dhe frikësimi i migrantëve prej tyre tregojnë efektin e shpresuar nga BE dhe nga Italia. Pra kthesa është arritur shumë kohë para ndërrimit të qeverisë.

Tregim fuqie me potere

Por qeveria e re populiste vazhdon të bëjë sikur po ndodh një “invazion”, siç e quan atë ministri ekstremist i djathtë i Brendshëm, Matteo Salvini. Kjo thjesht është e gabuar.

Është e vërtetë se në pesë vitet e fundit në Itali kanë ardhur rreth 700.000 azilkërkues dhe migrantë, por që 500.000 prej tyre të vazhdojnë të jetojnë ilegalisht midis Alpeve dhe Siçilisë, siç pohon qeveria e re, kjo nuk është e qartë.

Shumë prej këtyre njerëzve janë pranuar si azilantë, por shumë edhe janë larguar më tej në drejtim të Veriut, në Francë, Gjermani ose diku tjetër në BE. “Problemi” i paraqitur nga populistët bëhet kështu gjithnjë e më i vogël.

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE. Ministrat e Brendshëm të BE ka tri vjet që janë fokusuar te izolimi dhe frikësimi, në fillim në kufirin turko-grek, pastaj në rrugën detare për në Itali.

Deklarata mburravece e ministrit të Brendshëm ekstremist të djathtë se “ilegalët” duhet të bëjnë gati çantat për të ikur do të ketë ndoshta pak efekt në praktikë. Vitin e kaluar autoritetet ndërmorën 6.500 dëbime. Salvini do të shpëtojë tani nga 500.000 vetë.

Për këtë e para ai duhet t’i gjejë ku janë ata, së dyti të ndërtojë kampe gjigande për dëbime dhe së treti të gjejë vende që t’i pranojnë dhe më tej të gjejë 2,3 miliardë euro që duhen vetëm për transportin dhe shoqërimin e atyre që duhen dëbuar.

Ndryshim i klimës sociale në Itali

Ajo që megjithatë do të ndryshojë dhe ka ndryshuar tashmë, është klima sociale në Itali. Po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në opinion nxitja kundër azilkërkuesve dhe migrantëve, megjithëse në jug ata preferojnë t’i shfrytëzojnë si punëtorë të lirë me mëditje. Sulmet dhe dhuna kundër migrantëve po shtohen, mendojnë ndihmësit e refugjatëve.

Populistët e djathtë duan të heqin dorë nga parimi që përgjegjës për refugjatët është vendi ku ata hyjnë për herë të parë, i ashtuquajturi rregull i Dublinit. Ministri i Brendshëm Salvini kërkon një sistem të përhershëm shpërndarjeje për të gjithë ata që vijnë.

Por këtë e kundërshtojnë shtete si Hungaria e Polonia. Këto premisa diametralisht të kundërta për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve është vështirë që të harmonizohen. Një pajtim evropian për një sistem të unifikuar azili, me këtë qeveri italiane, bëhet edhe më i largët.

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë në Itali. Paralajmërimi i ministrit italian, çfarë do të ndodhë Read More »

Lëvizja e fundit e Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës për sabotimin e drejtësisë

Fronti i kundër reformës në drejtësi nuk pranon votimin e ligjit për zëvendësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që largohen nga Vetingut, kërkon që drejtësia e re të mbetet bosh dhe “kokën” e Arta Markut
Fronti i kundër reformës në drejtësi, i përbërë nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe një grup gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar, kanë ndërmarrë lëvizjen e fundit për të sabotuar drejtësinë e re, të cilën e shohin si fundin e tyre në politikë. Pasi luftoi tre vjet me SHBA-BE për rrëzimin e reformës, ky front po përdor gurin e fundit kundër drejtësisë së re. Katërshja anti-reformë nuk pranon votimin e një ligjit, për të zëvendësuar prokurorët dhe gjyqtarët që po largohen nga sistemi i drejtësisë.

Komisionet e Vetingut po boshatisin gjykatat dhe prokuroritë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Pas boshatisjes së Gjykatës Kushtetuese, radhën e kanë Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Më pas radha do t’u vijë gjykatave të apelit, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të shkallës së parë. Në pallatin e drejtësisë pritet t’i mbijetojnë Vetingut vetëm 20 % të prokurorëve dhe gjyqtarëve aktualë.

Në këtë situatë, SHBA-BE kanë nxitur Partinë Socialiste për të propozuar një ndryshim në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Propozimi urdhëron Shkollën e Magjistraturës që të hapë dyert për të pranuar një numër të madh kandidatësh të rinj, për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Këta të fundit do të zënë vendet që do të lënë bosh gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Që ky propozim të miratohet duhet edhe votat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, si zëdhënënës i frontit anti-reformë, ka deklaruar se opozita nuk do ta votojë këtë propozim. Vasili ka deklaruar se amerikanët ta harrojnë një kompromis të dytë si ai i 22 korrikut 2016, ku pas kërcënimit se do të futeshin në listën e zezë, të gjitha deputetët e Ilir Metës dhe Sali Berishës votuan ndryshimet kushtetuese.

Në këmbim të votës për propozimin, fronti anti-reformë kërkon kokën e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku dhe një siguri që nuk do të preket nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Gjithashtu, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi kërkon që të shpëtojnë disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e tyre në sistemin e drejtësisë nga laku i Vetingut. Ata kërkojnë edhe vitin zero, pra amnistimin e të gjitha krimeve politike dhe ekonomike që kanë ndodhur gjatë 28 viteve të pluralizmit.

Qëllimi i kësaj lëvizjeje është bllokimi dhe zvarritja e organeve të reja të drejtësisë edhe për disa vite, me shpresë se mund të ndodhë ndonjë amnisti e madhe apo destabilizim  që do t’i shpëtojë nga laku i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale./Pamfleti

Lëvizja e fundit e Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës për sabotimin e drejtësisë Read More »

Në pritje të ekspertizës për audio- përgjimin, Basha ngre alibinë që e nxjerr “blof”

Në përfundim të seancës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përcaktuar rezultatin final të hetimit në lidhje me audio- përgjimin e dëshmitarit ‘’X’’. Ndër të tjera Basah shtoi se ky përgjim do të vlerësohet si jo autentik.

Kreu i PD-së shtoi se pa u larguar Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm, nuk mund të ketë hetim të paanshëm për villain e tij si trafikant droge dhe se Prokuroria e nisi çështjen vetëm pasi Agron Xhafaj u largua nga Shqipëria.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

“Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku vuri në dispozicion të Agron Xhafës në mes të natës prokurorët. Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”; hodhi shortin për caktimin e prokurorit; prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare; prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;

prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte administrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt; prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij; prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim; prokurori vendosi të caktojë ekspertin;

prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit; prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt.

Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo së bashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental.

Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.

Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama, audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku; zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut; trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh; trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi; Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës”, deklaroi Basha.

Në pritje të ekspertizës për audio- përgjimin, Basha ngre alibinë që e nxjerr “blof” Read More »

Ditë të zeza për krimin, Arta Marku e ka kaluar Vettingun!

Horra! Më vjen rëndë ta shqiptoj këtë fjalë të rënde për ata politikanë, ligjvënës e zjarrvënës per ata analistuce që shiten e blihen si lopët në pazare për të palluar e bagluar sipas interesave të oligarko-politikës. E kam per pseudodebatin rreth satusit të Arta Markut dhe faktit qe ka kaluar apo jo vettingun.

Profesionalisht po ju përgjigjem të gjithëve me dy fjali: Arta Marku e ka kaluar si askush vettingun. Shqipëria është Republike Parlamentare dhe si e tillë është Kuvendi i Shqipërisë Institucioni shtetëror më i rëndësishëm.

Ky institucion në të gjithë nivelet ka përzgjedhur Arta Markun midis shumë kandidatëve dinjitozë dhe e ka votuar për Prokurore të Pergjitheshme të përkoheshme. Lind pyetja po komisioni i gjyqtarëve që mund të kalojne znj.Marku në Vetting nga ka ardhur dhe kush i ka vettinguar?! Kuvendi i Shqipërisë. Atëherë kjo logjike të çon te e vërteta që të gjithë e dinë.

Nuk i shqetëson vettingu e ligji, por personaliteti i fortë i Arta Markut! Megjithatë ju bëj me dije lexuesve se Arta Marku ka kerkuar vullnetarisht dhe i është nënshtruar gjithë pyetësorit të ardhur në adresë të saj.

Por dijeni se halli i politikes nuk është ligji dhe vetting, por përseritja e tymnajës së 18 dhjetorit duke imituar ujkun e uritur e dinak që e shfrytëzon mjegullën. Nuk ka gjasa të ndodhe. Arta Marku është zyrtarja e parë e rëndësishme e këtij procesi që po dëshmon se do te këte tërmet e dite të zeza për krimin pavarësisht imunitetit dhe mbishkrimit.Shkruan Pranvera Vatoci

Ditë të zeza për krimin, Arta Marku e ka kaluar Vettingun! Read More »

Miku i Izet Haxhisë tregon ku u kurdis plani për ekzekutimin e disa personave dhe vetë Izetit, flet me emra

Ish-truproja i Berishës, Izet  Haxhia ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për të kërkuar ballafaqimin ndaj ish-kryeministrit, që e cilëson si denoncues për vrasjen e Azem Hajdarit, vrasje që ai vetë e mohon.

Në përfundim të seancës, juristi Romeo Kara i cili ishte edhe i pranishëm në sallë ka bërë një deklaratë të fortë  për mediat,duke u shprehur  se ka pasur një marrëveshje në Hotel “Rogner” në Tiranë, ku kanë marrë pjesë Sali Berisha, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe Genc Pollo.

“Ka qenë një plan për ekzekutimin e disa personave. Izeti ka arritur të shpëtojë”, tha Romeo Kara.

Seanca që do të vendosë për kërkesën e Izet Haxhisë do të zhvillohet më 14 qershor. Haxhia pas ekstradimit nga Turqia ka kërkuar rigjykim për këtë çështje, pasi pretendon se nuk ka qenë ai që ka bërë këtë vrasje.

Miku i Izet Haxhisë tregon ku u kurdis plani për ekzekutimin e disa personave dhe vetë Izetit, flet me emra Read More »

Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në botë, zbuloni vendin dhe pamjen e saj

Një vilë madhështore me 14 dhoma gjumi, që i përkiste Mbretit Leopold II të Belgjikës, ka dalë në shitje për shifrën e 410 milionë dollarëve.

Villa Les Cedres, në Saint-Jean-Cap-Ferrat (Francë), do të bëhet shtëpia më e shtrenjtë në botë nëse do të blihet me këtë çmim marramendës.

Fotot e mëposhtme tregojnë madhështinë e mansionit 187-vjeçar, që është ndërtuar për Mbretin e Belgjikës me paratë e taksës së tokës në Kongo.

Më pas, u ble nga familja Marnier-Lapostolle në vitin 1924, 15 vite pas vdekjes së Leopoldit.

Kohët e fundit ka qenë pronë e markës italiane Campari, që e nxori në shitje në tëtor të vitit 2017./njekomb

Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në botë, zbuloni vendin dhe pamjen e saj Read More »