Aurora

I doli në mbrojtje Adriatik Llallës, kjo është pasuria e milionerit të Apelit

Gentian Trenova, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, do të dalë para Komisionit të Pavarur të kualifikimit, javën që vjen. KPK ka njoftuar se me datë 14 qershor ora 10 do të zhvillohet seanca dëgjimore për prokurorin Trenova.

Trupi gjykues që do të kalojë në filtër Trenovën përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici.

Prokurori i Apelit të Tiranës Gentian Trenova, është një nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë.Kujtojmë se prokurori Trenova më herët është shprehur skeptik për reformën në drejtësi, ndërsa tani “koka” e tij ndodhet në duart e KPK –së.

“Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të. Nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, i cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës. Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokuror të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm” ka thënë prokurori i Apelit, kohë më parë në një emision televiziv.

Ndër të tjera, Trenova ka qenë një nga prokurorët e parë që ka dalë në mbrojtje të ish-eprorit të tij Adriatik Llalla, pas përplasjeve që ky i fundit pati me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Aktualisht Adriatik Llalla ndodhet në arrati. Por, edhe pse më herët dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, “kthetrat” e Vettingut nuk dorëzohen. CNA.al ka zbardhur po risjell pasurinë e prokurorit Gentjan Trenova.

Vetëm me të ardhura nga puna e tij dhe e bashkëshortes, ai ka një llogari bankare me mbi 11 mijë euro, blen një makinë te rë në vlerën 1 468 800 lekë, hap një tjetër depozitë kursimi me 3 000 euro. Dhe nuk mbarojnë këtu kursimet. Në fund të vitit 2016 ai ka edhe 500 000 lekë të tjera kursime.

Do të ishte me interes për qytetarët që prokurori Trenova apo dhe kolegë tij nga prokuroritë e tjera dhe gjykatat, të tregonin për publikun se arrinin të kursenin aq shumë vetëm me të ardhura nga paga. Duket se prokurorët i kemi “kursimtarë” jo vetëm në aspektin e vënies së drejtësisë, duke amnistuar të korruptuarit e politikës dhe jo vetëm, në këmbim të komoditetit të tyre, por edhe në aspektin financiar.

Deklarata e pasurisë 31.03.2017
Shtesë në depozitën e kursimit e hapur me datën 13.08.2014, në shumën 4 000 euro. Shtesa është vendosur me datë 15.08.2016. të ardhurat janë nga kursimet e pagës. Gjendja e depozitës me numër 597261, në muajin gusht të vitit 2016 është bërë 11.074 euro.
Blerje automjeti me dtaë 30.11.2016 tip volsvagen, në shumën 1 468 800 lekë. Burimi nga kursimi prej 11.074 euro.
Depozitë kursimi, e hapur ma datë 01.02.2016 në shumën 3 000 euro.Të ardhurat janë nga kursimet e pagës së vitit 2015.
Gjendje cash e akumuluar në vite, në fund të muajit dhjetor 2016, në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga neto si prokuror, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për periudhën janar-nëntor 2016 në shumën 1 436 230 lekë.
Të ardhura nga paga neto si prokuror, pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, nëntor 2016, në shumën 22 559 lekë.

Të ardhura nga paga neto si prokuror pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për muajin dhjetor 2016 në shumën 102 446 lekë.
Dieta të marra nga OPDAT në muajin prill të vitit 2016, të kaluara në llogarinë e pagës në shumën 73 500 lekë.
Balanca në llogarinë e pagës në fund të vitit 2016 në shumën 426 411 lekë.
Paga neto e bashkëshortes e dhjetorit 2015, kredituar në janr 2016 në shumën 42 690 lekë.
Dëshpërblim për largimin nga puna të bashkëshortes nga UKT –ja, në shumën 102 269 lekë.
Të ardhura nga paga neto e bashkëshortes në UKT, për muajt prill-dhjetor 2016 në shumën 393 847 lekë. Paga e dhjetorit në vlerën neto është 41 459 lekë, kredituar na janar të vitit 2017./
Balanca në llogarinë e pagës së bashkëshortes në fund të vitit 2016 është 10 613 lekë./Pamfleti

I doli në mbrojtje Adriatik Llallës, kjo është pasuria e milionerit të Apelit Read More »

Shqipëria, mes destinacioneve më të kërkuara për vitin 2018

Edhe National Geographic ka përfshirë Shqipërinë mes destinacioneve më të mira të 2018, së bashku me vende si Jordania, Tanzania, Zvicra, Kamboxhia dhe Madagaskar, shkruan në një artikull agjencia italiane e udhëtimeve “Vacanze in Albania”.

National Geographic i këshillon pushimet në Shqipëri sidomos kërkuesve të aventurave, që janë në kërkim të një pushimi aktiv, larg turizmit masiv, por e pasur me eksperienca autentike, në kontakt me natyrën dhe kulturën e vendit.Për t’u zbuluar qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, amfiteatrot greko-romane, plazhet dhe sidomos peizazhet e pazbuluara të vendit si majat alpine, fushat e blerta, zonat ujore dhe fauna.

Përse të zgjidhni Shqipërinë

Vendi është një koncentrat i pasurisë- Në një sipërfaqe jo më të madhe sesa ajo e Bretagne, Shqipëria posedon një mozaik të popujve dhe traditave, maleve, liqeneve dhe dy detrave, qyteteve të mëdha dhe rajoneve shumë të largëta, feve që bashkëjetojnë në harmoni dhe peizazheve të bukura mesdhetare.

E mbyllur për turistët rreth 50 vite, në fillim të viteve ’90 , Shqipëria ofron një pamje heterogjene të turizmit bregdetar dhe malor dhe ka tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të huaj në dhjetë vitet e fundit. Dhe pikërisht nga turistët është quajtur “një dashuri e re mesdhetare” dhe “sekreti i fundit i Europës”.

Shqipëria është ende një vend i pashkelur – National Geographic fton turistët të eksplorojnë trashëgiminë natyrore të vendit, të zhyten në ujërat relativisht të pashkelura. Ujërat e përmbytura, rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë disa nga thesaret relativisht të pacënuara që presin zhytësit në Shqipëri. Dekadat e izolimit nën diktatorin komunist Enver Hoxha e kanë kufizuar zhvillimin dhe pa dashje kanë ruajtur trashëgiminë kulturore nënujore, veçanërisht jashtë brigjeve të jugut.

Destinacion për udhëtime aventureske – Shqipëria po fokusohet gjithnjë e më shumë në udhëtimin e aventurave. Iniciativa e fundit në këtë linjë ishte majin e kaluar kur u lançua një udhëtim eskursionist në Rezervatin Natyror të Gadishullit të Karaburunit, një bazë ushtarake e lashtë e arritshme vetëm në këmbë ose me anije. Duke kaluar gadishullin me një varkë të vogël, mund të arrini një gji të vogël, perfekt për zhytjen nën ujë, që ndodhet pranë një shpelle prej 600 m2.

Majin e kaluar, autoritetet hapën ishullin e Sazanit në Shqipërinë jugore. Ishte një bazë ushtarake që u përdor nga italianët deri në Luftën e Dytë Botërore, përpara se të bëhej baza më e fshehtë e vendit nën komunizëm, kur u fortifikua me bunkerë dhe tunele të projektuara për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm bërthamor që elita komuniste shqiptare kishte frikë.Ishulli i vogël i pabanuar prej 5.7 km2 dhe gadishulli i Karaburunit ofrojnë për eksploruesit rrënojat e anijeve të mbytura greke, romake dhe të Luftësë së Dytë Botërore, faunën e pasur nën ujë, shkëmbinjtë e pjerrët dhe shpellat gjigante, mbishkrimet e lashta të marinarëve në plazh dhe pamje që të lënë pa frymë të bregdetit.

Nuk është hera e parë që ky vend të emërohet në listat e udhëtarëve si një nga destinacionet që nuk duhet humbur. National Geographic gjithashtu e ka vlerësuar Shqipërinë si një nga dhjetë vendet më të mira që meritojnë më shumë udhëtarët dhe ka rekomanduar Luginën e Valbonës në Shqipërinë e Veriut, si një nga hapësirat më të mëdha në botë.

Shoqata ATTA (Shoqata e Tregtisë së Aventurave të Udhëtimit) e ka përfshirë Shqipërinë si një nga destinacionet kryesore të udhëtimit të aventurave për 2017 së bashku me Kubën dhe Portugalinë. Ndërsa transmetuesi publik francez France 2 e ka quajtur Shqipërinë si “Perla e Ballkanit”.

Shqipëria, mes destinacioneve më të kërkuara për vitin 2018 Read More »

“Përmbyten” tregjet me fruta e perime kancerogjene. Ditën e djeshme ka ndodhur hataja, ka arritur kulmi

Ditën e djeshme, profesor Zihni Sula, na tregoi detaje në lidhje me pesticidin methomyl, i cili përdoret nga fermerët për të vrarë insektet në fruta dhe perime, por që është shumë i dëmshëm për njerëzit.

Sipas profesorit, ky preparat depërton lehtë në organizëm dhe degradimi i tij shkon deri në 21 ditë.

Sot, spikeri i lajmeve, Denis Dyrnjaja, duke publikuar foton e një domateje të degraduar, të kalbur nga brenda, ngre alarmin se në tregje dhe supermarketet e vendit tonë po gëlojnë ushqimet vrasëse, të cilat po sjellin shtimin në masë të të prekurve me kancer.

Ai shkruan:

“Një popull jo gjithmonë mund ta vrasësh me armë ose me pushtim, pasi mund ta vrasësh edhe me ushqim.
Tregjet dhe supermarketet gëlojnë nga “perimet dhe ushqimet vrasëse”, shteti bashkëpunëtor në krim me heshtje dhe mosveprim.
Kanceri vijon të kosisë më shumë se 4 mijë njerëz në vit me kontributin e drejtpërdrejtë të ushqimit skandaloz që një popull i tërë konsumon çdo ditë”!
Vrasje e heshtur në masë!

“Përmbyten” tregjet me fruta e perime kancerogjene. Ditën e djeshme ka ndodhur hataja, ka arritur kulmi Read More »

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse janë harxhuar lekë për artistët

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i saj për të sjellë në Tiranë, këngëtarët me famë botërore, Rita Ora dhe Ermal Meta, të cilët performuan në sheshin “Skënderbej” duke dhuruar spektakël për banorët e kryeqytetit.

“Qershia mbi tortë ishin Rita Ora dhe Ermal Meta, dy histori suksesi shqiptare dhe një nga gjërat që më erdhi shumë keq është se pati një minorancë që mundohet të bëjë telendarin sa herë që ndodh diçka e bukur. A ka mundësi që disa gjëra të bukura ne vetëm t’i lëmë të ndodhin edhe vetëm t’i vlerësojmë. Dhe nëse nuk duam të falenderojmë bashkinë vetëm ta kyçim sepse disa gjëra thjesht nuk duhen atakosur me këtë ballkanizmin që ne helmojmë çdo lloj gjëje që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se nëse Bashkia e Veronës pagoi për të pasur në koncert talentet shqiptarë të muzikës botërore, gjithçka në Tiranë është realizuar pa shpenzuar asnjë qindarkë.

“A përdori Bashkia e Tiranës dhe autoritetet lidhjen me Ermalin, me Ritën që t’i sillnin dhe të ndërronin axhendën? Patjetër, çdo kryetar Bashkie do ta bënte. Por kur mendoj që kryetari i Bashkisë që i priti të dy pas Tiranës, ishte bashkia jonë binjake e Veronës dhe shpenzoi miliona për t’i pasur, ne i patëm falas dhe i përgojuam. Ata i paguan me taksa dhe i falënderuan. A ka mundësi të bëheni një çik më të mirë? Të mos bëhemi telendarë. Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar lekë për këta artistë. Por do të isha super krenar dhe po të kishim shpenzuar diçka siç bëri miku im në Verona, që i lutet, ua shtron tapetin e kuq dhe paret në dorë. Unë jetoj me punën si kryetar bashkie, gazetarët me punën si gazetarë dhe Ermali me Ritën me punën si këngëtarë. Pa atë punë nuk hanë edhe ata bukë kështu që në këtë sens le të mos bëhemi qesharakë dhe t’i japim këtë damkë vendit tonë sa herë që ndodh diçka e mirë dhe diçka e bukur”, deklaroi Veliaj.

Jeta kulturore e artistike e kryeqytetit është transformuar tërësisht duke e kthyer Tiranën në një destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Nëse më parë numri i aktiviteteve të tilla ishte tepër i vogël, sot nuk ka ditë që në Tiranë të mos ketë aktivitete muzikore, shfaqje teatrale, panaire, gara sportive, etj./ATSH

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse janë harxhuar lekë për artistët Read More »

Avokati nxjerr për herë të parë dokumentin e SHIK për vrasjen e Azem Hajdarit. Ku është emri i Izet Haxhisë?

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla, në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në katër faqet e këtij dokumenti të klasifikuar, përshkruhet e gjithë dinamika e vrasjes së Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, përfshirë edhe autorët e krimit, por nuk është përmendur asnjëherë emri i Izet Haxhisë si autor apo i dyshuar.

Avokati nxjerr për herë të parë dokumentin e SHIK për vrasjen e Azem Hajdarit. Ku është emri i Izet Haxhisë? Read More »

“Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho!” Basha sulmon ashpër deputetin socialist

E enjtja është e njëjta nga Kuvendi. Ndërprerje, përplasje dhe sigurisht kreun e PD-së që nuk lëshon foltoren e Kuvendit. Edhe seanca e sotme nuk pati ndryshime. Me të marrë fjalën kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po pengon çeljen e negociatave. Shkaktarët sipas tij janë Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Akuzave të Bashës nuk iu ka shpëtuar as deputeti socialist Erion Braçe. Ndërkohë që Braçe i ka kërkuar Bashës të lirojë foltoren, Basha ka shpërthyer duke e quajtur atë si “zar i bandave të Lushnjes”.

“…Me skenarin e komplotit kriminal në të cilin po zhyten ditë për ditë dhe në raport me pengesën që i kanë vënë aspiratës së shqiptarëve për integrimin europian!… Ti pusho, mos fol nga vendi! Mos bëj trimin këtu! Pusho! Qepe gojën! Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho! Hajde, hajde këtu! Ta tregoj unë ty! Zar i bandave të Lushnjes!” është shprehur Basha.

“Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho!” Basha sulmon ashpër deputetin socialist Read More »

Zbardhet takimi Xhafa-Lu, paralajmërimi i fortë i ambasadorit, që do të ndryshojë të ardhmen e vendit

Ambasadori i SHBA Donald Lu u prit sot në mesditë nga Fatmir Xhafaj në zyrën e tij.

Takimi u fokusua veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë si dhe në zhvillimet e fundit në vend.

Ministri Xhafaj e njohu Ambasadorin me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në këtë luftë.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të jetë e motivuar për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, ai shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri.

Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi kjo sipas tij, është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër, nga Policia e Shtetit.

Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe asistencën e SHBA-ve dhe Agjencive ligj zbatuese, për thellimin e rezultateve të deritanishme.

Gjatë bisedës, ambasadori Lu shprehu dëshirën për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Bashkë me ministrin Xhafaj u organizua një vizitë e shkurtër në ambientet e TFS.

Drejtuesit e TFS-së e njohën Ambasadorin me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme, bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u ndaluar më gjatë tek operacionet e përbashkëta me vendet partnere të kryera deri sot, si dhe ato që janë në proces.

Ambasadori Lu, duke iu drejtuar të pranishmëve, në referencë të luftës që SHBA ka bërë dhe po bën ndaj kriminalitetit, u shpreh se “mënyra më efektive për të patur sukses, është ngritja e strukturave me përbërje oficerësh policie elitarë, prokurorë elitarë dhe bashkëpunim efektiv me Agjencitë e tjera ligj zbatuese”.

“Të njëjtën gjë, – vijoi Ambasadori, – jeni duke e bërë dhe ju këtu, në Shqipëri”.

Në këtë kuadër, Ambasadori inkurajoi efektivët e TFS-së për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

“Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi Ambasadori.

Ministri Xhafaj i vlerësoi mesazhet e Ambasadorit Lu si mbështetje për atë çka po bën Policia e Shtetit, si dhe shprehje e partneritetit tashmë të konsoliduar mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Opozita i kërkon dorëheqjen, Xhafaj lëviz me makinën e Donald Lu

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zhilluar per me shume se 30 mintua nje takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ne zyren e ketij te fundit.

Takimi i tyre vjen teksa në Parlament opozita i kërkoi sërish dorëheqjen ministrit.

Vetë Xhafaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare.

Sic duket edhe nga fotot e LSA-se, ne perfundim te takimit, Lu dhe Xhafaj kane dale se bashku nga ministria e Brendshme, madje kane levizur drejt Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me makinen e ambasadorit.

Zbardhet takimi Xhafa-Lu, paralajmërimi i fortë i ambasadorit, që do të ndryshojë të ardhmen e vendit Read More »

Taulanti dhe Monika zihen keq jashtë Kuvendit: Nuk po merrem as me motrën as me gruan tënde

Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është përplasur me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi teksa kjo e fundit po priste rradhën për të folur për mediat.

Ata janë përplasur jashtë Parlamentit ku ka vijuar një debat mes tyre duke replikuar se kush do ta merrte fjalën dhe më pas janë përmendur edhe familjarët nga të dy.

DEBATI:

Balla: Ty ta zuri Luli vendin për të folur aty brenda.

Kryemadhi: Mua s‘ma zuri njeri, ty ta zuri.

Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit po bën zhurmuesin.

Kryemadhi: S’ jam marrë as me motrën tënde as me gruan, mos u merr me çështje familjare . Rri urtë! Nuk bëhësh dot ministër i Brendshëm ti.

Taulanti dhe Monika zihen keq jashtë Kuvendit: Nuk po merrem as me motrën as me gruan tënde Read More »