Aurora

Vrasja e Azem Hajdarit, SHISH publikon dokumentin sekret

Publikohet dokumentin sekret i SHISH i vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Në këtë raport theksohet se Vëllezërit Haklaj dhe Haxhiaj bënin trafik armësh me Kosovën, aferë në të cilën ishte përfshirë edhe Azem Hajdari.

SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre. Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në janar 1998.
Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij.

Raporti i SHISH për vrasjen e Azem Hajdarit:
Vrasësit Fatmir Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja
“Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muhamerr Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës”, thuhet në raportin e SHISH.

Origjina e konfliktit, mitingu i PD në Tropojë
Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafurr Mazreku ndaj Azem Hajdarit në datën 18 shtator 1997. PD-ja pas kësaj ngjarje kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i komisariatit të policisë në atë periudhë Fatmir Haklaj, nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie.

Kalvari i vrasjeve në Tropojë në 1998
Në datën 5 janar 1998 në Qafë-Luzhë, Tropojë, vritet shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës, së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi, nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari. Me datën 6 janar 1998 në fshatin Cernicë të Tropojës, vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolçubaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje, Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Azem Hajdari doli nga selia e PD pas telenatës
Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra me 12 shkurt 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targa të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-presidenti Sali Berisha.
Kjo makinë i është marrë Myftar Çulajt, pronar i një lokali tek “Menca e kinezëve”, me emrin “Tarzani”, nga grupi i mësipërm Myftarin, pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë për të marrë 30 milionë lekë.

Myftari i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllain e tij. Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ka vdekur. Në xhep i është xhetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i komisariatit Tropojë. Ky person dyshohet të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit. Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Vëllai i Izet Haxhisë
Momenti i vetëm kur emri i Izet Haxhisë përmendet në dokument është gjatë verifikimeve mëngjesin e ditës pas vrasjes nëse personat e dyshuar ndodheshin apo jo në Tropojë, mes tyre edhe Ismet Haxhia, vëllai i Izetit. “Në vendngjarje është ndodhur makine e Ismet Haxhisë – Shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është “Tipo” me targa “Policia 203”. Ismet Haxhia kishte ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë pra, katër ditë pas vrasjes. Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhiaj.

Haklaj dhe Hajdari, trafik armësh në Kosovë
Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti i ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzier edhe Azem Hajdari e Ahmet Kraniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës.

Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhiaj. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Meminë dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBEE-së, Kryqit të Kuq, me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë. Theksojmë se, ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë edhe ish-presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni./Pamfleti

Vrasja e Azem Hajdarit, SHISH publikon dokumentin sekret Read More »

Sa pension përfitojnë Nishani, Meta, Rama dhe Berisha, nëse vendosin të dalin sot në pension

Me ligjin që kanë hartuar… për vete

Kur bëhet fjalë për paga e pensione mujore, nuk gjen asnjë ligj dhe VKM, që politikanët shqiptarë të mos e kenë sajuar, menduar, hartuar, votuar dhe dekretuar vetëm për interesat e tyre e të familjeve të tyre, duke bërë diferencime të theksuara financiare.

Kështu është vepruar edhe me ligjin e masës financiare të pensioneve të pleqërisë e të parakohëshme, ku privilegji për politikanët, shtetarët dhe zyrtarët e lartë në çdo sektor.

Shtetarët, përfitojnë pensione të larta pleqërie dhe të parakohëshme, referuar pagave të larta që marrin, në shtet, të cilat jepen nga taksat publike.

Pensioni i lartë, përcaktohet nga vlera e kontributeve, që personi paguan gjatë viteve të punës.

Presidenti dhe kryeministri p.sh, derdhin më shumë kontribute për sigurimet shoqërore, sepse e kanë pagën më të lartë. Por këto kontribute ata nuk i paguajnë nga xhepi i tyre, por nga paga e funksionit shtetëror që kanë.

Sipas llogarisë, me këtë ligj që është sot në fuqi, ata përfitojnë pensione tepër të larta, baraz me një pagë mujore gjenerali e ministri.

Ja sa pension përfitojnë Nishani, Meta, Rama, Berisha

Bujar Nishani

Paga mujore: 257 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuese si President, baraz me 64 mijë e 250 lekë të reja
Shtesa: 5%, për 4 vite në këtë post 51 mijë e 550 lekë të reja
Përfitimi, si deputet në periudhën 2005-2012, është: 25 mijë e 250 lekë të reja
Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, vetëm nga posti si president, plus 50 mijë e 250 lekë të reja, nga pensioni si deputet dhe shtesa e 2 viteve si deputet në periudhën 2005-2012
Pensioni total i pleqërisë: 167 mijë e 750 lekë të reja në muaj

Ilir Meta

Paga mujore: 257 mijë lekë të reja

Pensioni: 25% e pagës referuese si President, baraz me 64 mijë e 250 lekë të reja
Shtesa: 5%, për për 1 vitë në këtë post është 13 mijë e 500 lekë të reja
Përfitimi, si deputet në periudhën 1992-2017, është: 35 mijë e 250 lekë të reja
Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, vetëm nga posti si president, plus 31 mijë e 550 lekë të reja nga pensioni si deputet dhe shtesa 30 mijë lekë të reja e 2 viteve si kryeministër në periudhën 1999-2001.
Pensioni total i pleqërisë: 142 mijë e 200 lekë të reja në muaj.

Edi Rama

Paga mujore: 220 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuese, baraz me 55 mijë lekë të reja
Shtesa: 5% për 2 vjet është 22 mijë lekë të reja
Përfitimi, si ministër dhe kryebashkiak i kryqytetit në vitet 1998-2011, është: 23 mijë e 500 lekë të reja. 5. Pensioni që mund të përfitoj deri: 100 mijë e 500 lekë të reja në muaj.

Sali Berisha

Paga referuese si Kryeministër 2005-2013: 220 mijë lekë të reja
Pensioni: 25% e pagës referuse është 55 mijë lekë të reja
Shtesa prej 5%, për 6 vite është 66 mijë lekë të reja
Pensioni si kryeministër: 121. 000 lekë të reja
Paga si deputet bë vitet 2013-2017, ishte 151. 000 lekë të reja
Pensioni si deputet është 27 mijë e 500 lekë të reja
Shtesa prej 5% është 22 000 lekë të reja 8. Pensioni total i pleqërisë: 149 mijë e 770 lekë të reja në muaj.

Sa pension përfitojnë Nishani, Meta, Rama dhe Berisha, nëse vendosin të dalin sot në pension Read More »

Minatorët vriten e gjymtohen në Bulqizë, Kola i sindikatës “gjendet në punë” i bie pianos nëpër lëndinat e botës

Duke kompozuar këngë për bamirësitë e Samir Manes, pronarit të kromit
Kreu i Konfederatës Sindikale të Shqipërisë Kol Nikollaj, thotë se i dhimbsen shumë punëtorët e sidomos minatorët, të cilëve nuk po jepet statusi, pensioni i parakohshëm dhe mosha e ulët e daljes në pension.

Për këto halle të tyre, Ing. Kola kacafytet edhe me politikanë e ministra nëpër restorante, me gota vere e tepsi mishi!

Mirëpo, sikur thuhen ca gjëra andej nga Bulqiza, Munella, Puka, Lak Rroshi, Tropoja, Burreli, Metalurgjiku, Bankersi OSHEE etj, sikur gjoja shef Kola ka “ngjyer gishtin” me sponsorizime nga pronarët e kromit, bakrit, naftës dhe elektrikut të shtetit, duke bërë letra sikur i ka marrë në emër të aktivitetit sindikal.

Për këto, dalin e shpifin sikur Kola nuk qëndroka mbi kullën e Konfederatës, për bamirsi ndaj punëtorëve, taman si partneri i tij “baba Zamiri” i kromit të Bulqizës.

Kryetar Kola, që duhet thënë se është rropatur nëpër bizneset ku ka përfaqësim sindikal, për të mbledhur ndonjë dorë lekë me urdhër të shtetarëve e plitkanëve që kanë “tepsinë e që kanë apsur skrapin dhe floririn.

Besojeni Kolën kur thotë që nuk për të blerë mobilje, për të garantuar pagën e sekretares nënë me fëmijë të vogël, kostume, goma makine, naftë e bileta avioni, por vetëm për të financiuar parullat e protestave kundër pronarëve që e financojnë!

Si “lis” i fortë që është qysh prej rinisë së tij studentore, përveçse Konfederatën e ka kthyer në “kone” të politikës majtas e djathtas e më tepër në qendër, Ing. Kola ka ditur ta përdorë logon e sindikatës edhe “për do punë të vetat”, që me e fol mirditorçe, i ka shku e po i shkon boll ujë në shtrat të vet.

Diku me makina luksoze të blera me pagën që nuk merr nga sindikata (siç u thotë punëtorëve).

Diku me udhëtimet jashtë shtetit, dietat e të cilave ia paguajnë homologët jashtë shtetit (siç u thotë punëtorëve).

Diku me pronat e mbetura të sindikatës, për të cilat punëtorëve u përgjërohet me “Kanun” se nuk merr asnjë qindarkë “qira”, paçka se letrat e kontratave thonë, që u ka rifreskuar qiratë e reja, madje edhe kafenesë, hotelit e gjelltorës poshtë zyrës së tij!

Për t’u gjendur në punë, Kola vepron kështu: ditën është në krye të lëvizjes sindikale për të mbrojtur punëtorët që përleshen me shtetarët, ndërsa natën shkon “pajton gjaqet” me ta, duke ngrënë edhe një kafshatë bukë me atë sipas zakonit!

Në vijim “Pamfleti”, do publikojë fakte nga lufta sindikale që bën Kola në mbrojtje të interesave të punëtorëve e minatorëve.

Sot po publikojmë këtë foto artistike, që tregon Kolën ulur tepër i frymëzuar në piano në hollin e një rezidence luksoze, duke kompozuar një këngë për për bamirësitë e pronarit të minierës së kromit ku zhfrytëzohen si skllevër, gjymtohen e vriten minatorë./Pamfleti

Minatorët vriten e gjymtohen në Bulqizë, Kola i sindikatës “gjendet në punë” i bie pianos nëpër lëndinat e botës Read More »

12 fjalë shqipe që 90% i shkruajnë gabim e që fanatikët e gramatikës do t’jua “marrin shpirtin” për to!

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta.

Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: “Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës.

Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore.

Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.”

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta. Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Shkruhet: agjensi

Duhet: agjenci

Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”

Shkruhet: djath

Duhet: djathë

Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;

Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje

Duhet: marrëdhënie

Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj.

Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.

Shkruhet: Lagja

Duhet: Lagjja

(Shpjegimi në rastin e lagjes është si marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja “Luigj Gurakuqi”, shtojini edhe një –j, pra Lagjja “Luigj Gurakuqi”. Dikush do ta fiksojë, patjetër.

Shkruhet: çertifikatë

Duhet: certifikatë

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;

Shkruhet: e dielë

Duhet: e diel (pa ë-fundore)

Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim.

Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëIlore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;

Shkruhet: Digjitalizim

Duhet: Dixhitalizim

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim.

Për këtë, në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.

Shkruhet: vënd

Duhet: vend

Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër

Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

(më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.

Shkruhet: Mirësevini!

Duhet: Mirë se vini!

Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha shkollat, shohim “Mirësevini, nxënës të dashur!”, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!”

Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.

Shkruhet: Qera

Duhet: Qira

Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.

Shkruhet: sërisht

Duhet: sërish

Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja)./monitor

12 fjalë shqipe që 90% i shkruajnë gabim e që fanatikët e gramatikës do t’jua “marrin shpirtin” për to! Read More »

Kajsia, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një frut kurues. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Kajsia, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë Read More »

Turizmi, Klosi: Është baza e zhvillimit ekonomik të vendit

Shqipëria ka një strategji të qartë për të krijuar një ofertë turistike rajonale. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi gjatë një interviste televizive tha se turizmi është baza e zhvillimit ekonomik.

“Strategjia e turizmit është e punuar nga ekspertë, si z. Civici, por dhe të tjerë. Një nga detyrat është hapja e Shqipërisë për të qenë një network i gjerë, një paketë rajonale me Serbinë, Kosovën, Malin e zi në veçanti me Maqedoninë, me Bosnjën pak a shumë, pra që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm në turizëm. Çdo ditë mund të ndodhi një problematikë që ta vështirëson një objektiv. Ne duam që të dalim nga sezoni turistik, ku hotelierët dhe operatorët të jenë të kënaqur nga rezultati. Ne duam të futemi në këtë industri që prodhon rezultate apo mirëqenie e që funksionon pozitivisht”.

Gjatë fjalës së tij, ministri Klosi theksoi se të bësh turizëm është diçka e vështirë dhe për të është e papranueshme që të ketë turizëm elitar dhe njëkohësisht të ketë hotele, të cilat ujërat e zeza i shkarkojnë në det.

“Problem i madh është se ne nuk e kuptojmë që ky është një biznes shumë i vështirë. Nuk mund të pranojmë të kemi turizëm elitar dhe të kemi ende hotele që derdhin ujëra të zeza në det. Përsëri kemi rreth 20-30 sipërmarrje që vijojnë sërish këtë praktikë negative. Pjesa tjetër është në përmirësim e sipër. Duhet një trajtim sa më i mirë i ujërave të zeza”, – theksoi Ministri.

Për ta çuar turizmin në një nivel tjetër, sipas Klosit duhet arsim profesional për hoteleri dhe agroturizëm.

Klosi bëri me dije se po punohet në pikat kufitare që të mos ketë vonesa për turistët.

“Për të zhvilluar turizmin duhet investime në infrastrukturë, edhe pse po bëhet shumë. Duhet arsim profesional për hoteleri dhe agroturizmin. Gjithashtu jemi duke punuar për të zgjidhur problemin e pikave kufitare për të kaluar me shpejtësi turisti. Pra kjo është risia e këtij sezoni, një rritje e volumit të turistëve të huaj”, – tha Klosi ndër të tjera. Sipas tij, fluksi i madh turistik po i jep besim sipërmarrësve të investojnë. “Golemi dhe Kavaja falë investimeve në kolektorë dhe trajtim të ujërave të zeza ka pësuar një rritje të madhe të turistëve”. /ATSH

Turizmi, Klosi: Është baza e zhvillimit ekonomik të vendit Read More »

Nga se druhen njerezia ? Opinion nga Lirim Nezha …

NGA SE DRUHEN NJEREZIA ?

Disa dite me pare u perpoqa te organizoj nje proteste per gjera te prekshme te qytetit tim,Orikumit dhe te zones ne teresi.
Une vertete merrem me politike por ne ate proteste nuk kishte asgje politike.Kerkuam uje,drita,infrastrukture per turizmin.Thjesht kerkuam vemendjen e shtetit dhe te bashkise.
Pjesemarrja ishte e mjafte per te dhene mesazhin por e pamjaftueshme po te kemi parasysh qe problemet per te cilat u protestua ishin reale dhe i preknin te gjithe.
Por cfare ndodh qe nuk ka aq njerez sa duhet ne te tilla reagime publike?
Eshte fare e thjeshte,kjo menyre qeverisjeje,qendrore dhe lokale,permes propagandes dhe presioneve te ndryshme kane vrare shpirtin reagent te ketij populli.Dhe kjo eshte gjeja me e keqe qe mund t’i ndodhe nje populli.
Bizneset nen ze pranojne se nuk mund te dalin publikisht ne proteste sepse shantazhohen me taksidaret e bashkise dhe administraten tatimore.Pas cdo reagimi ata i gjen perpara deres se biznesit per te gjobitur e ndoshta edhe per te te detyruar ta mbyllesh.
Te punesuarit ne arsim apo shendetesi,kudo ne administraten publike pranojne ne biseda se eshte e drejte te protestohet,por e shoqerojne me ate shprehjen:”Keta jane te pa parashikueshem,te sulmojne deri tek buka e gojes.”
Te rinjte gjithashtu qendrojne larg ketyre reagimeve publike sepse prinderit e tyre i porositin:”Aman,mos na merr ne qafe te ngaterrohesh me protesta.Na ler te ushqehemi.”
Dhe keshtu ngelen vetem ata me te guximshmi,majtas e djathtas te cilet jo vetem i shohin kerkesat si te drejta,por edhe nuk ngurojne t’i kerkojne keto te drejta .Sepse kerkesat tona ishin vertete bazike dhe jetike.
Gjithsesi protesta u be dhe pati efektin e vet pozitiv.
Sepse protesta mjafton qe te kete kauzen e drejte dhe qellimin e mire dhe konsiderohet e suksesshme edhe kur behet nga nje njeri i vetem.

Nga se druhen njerezia ? Opinion nga Lirim Nezha … Read More »

“Blindohen” plazhet e Vlorës, 200 vrojtues do vëzhgojnë vijën bregdetare

Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit. Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi.

Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personaveqë kërkojnë ndihmë në det. Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”.

Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë. Vitin e kaluar, në bregdetin e Vlorës janë mbytur 6 persona./javanews

“Blindohen” plazhet e Vlorës, 200 vrojtues do vëzhgojnë vijën bregdetare Read More »