Aurora

”Ke vrarë njerëz karagjoz, mos fol nga vendi dhe mos bëj trimin me mua. Qepe gojën”, çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend

Ditën e enjte seanca parlamentare është pushtuar sërish nga tensioned he debate të shumta, ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha bllokoi foltoren duke mos lënë ansnjë deputet të fliste. Ai kërkoi që të paraqiteshin në Kuvend,  Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm , Fatmir Xhafaj. Në seancë erdhi vetëm Rama, i cili u paraqit pas 3 herë ndërprerjesh.

Menjëherë sapo zuri karrigen e tij, ai filloi të bisedonte me ministrin për Diasporën, Pandeli Majko , por kjo gjë nuk mbeti pa u komentuar nga Sali Berisha.  Mos u fshih pas Pandeliut”, iu drejtua Berisha Ramës, por ai iu përgjigj: “Çfarë thua??!”. Ndërkohë që Basha e përmendi Ramën, ky i fundit e përshëndeti si ushtarak.

Nga ana tjetër kryedemokrati e cilësoi Prokuroren e Përkohshme, Arta Marku si ‘’Spidi Gonzales’’, ku sipas Bashës ajo fshehu brenda 24 orëve vëllain e ministrit Xhafaj.

SHERRI NË PARLAMENT

(Raporton në Parlament drejtori i AMA-s, Gentian Salaj)

Sali Berisha: Ka pasur shkelje monstruoze nga mediat gjatë fushatës elektorale, por asnjë masë nuk mori kreu i AMA-s nga neveria që krijon Kryeministri i tij nga mëngjesi deri në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër. Ai llomotit nga mëngjesi deri darkë në media dhe ky institucion është shndërruar në vasal të tij. Ç’na i nxjerr këtu këta? Apo për t’u shpëlarë. Këta janë simbole korrupsioni të një regjimi, i cili po e largon Shqipërinë çdo ditë nga Europa.

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kemi të bëjmë më një raport të vjetër të AMA-s.

Sali Berisha:Ça zoti Berisha. Nuk ka të drejtë të dalë fare këtu.

Gramoz Ruçi: Ai është kryetari i Autoritetit.

Sali Berisha: Ai është kryetari i Ramës, jo i Autoritetit.

Taulant Balla: Po e ka votuar dhe opozita atë..

Gramoz Ruçi: Është kryetar i zgjedhur nga ky Parlament.

Sali Berisha: Nga narko-parlamenti… I zgjedhur nga narko-maxhoranca…

Edmond Spaho: Tashmë dhe Presidenti i PPE-ve përcaktoi që Shqipërisë nuk do t’i jepet datë nëse nuk do të bëjë më shumë në drejtim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, më saktë e kishte nëse nuk do largohet Fatmir Xhafaj.

Taulant Balla: Të bëhemi bashkë për të lobuar në interes të Shqipërisë për të hapjen e negociatave. Edhe pse jeni shumë vonë, edhe pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurt që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme në funksion të 28 qershorit, por edhe pas 28 qershorit.

Lulzim Basha: Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit. Këtë shqetësim jua kanë shprehur fare qartë ditën e martë përfaqësuesit më të lartë gjermanë, përfaqësueses të Partisë Socialiste gjatë vizitës së saj në Bundestag.

Natyrisht më kanë informuar edhe mua. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Bundestagut, të Kancelarisë, të Elysee-së, të Binnenhof-it dhe të kancelarive të tjera europiane. Shumë më mirë se disa prej jush këtu natyrisht i painformuar nuk është as ai që nuk është dhe as ai tjetri aty. E dinë fare mirë se çfarë duhet të bëjnë. Ai (i drejtohet Fatmir Xhafajt) duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri (Ramës),duhet të marrë përgjegjësi. (I mbaron minutazhi, fiket mikrofoni)

Edi Paloka: Ooo hape zërin, është kryetari i opozitës.

Gramoz Ruçi: Ça ke që bërtet ti. Ça ke që bërtet? Zotëri mos e ngri zërin. E kërkoi fjalën për replikë.

Sali Berisha: S’ka kohë. Ka të drejtë të flasë deri në mëngjes.

Gramoz Ruçi: Vazhdoni dhe 3 minuta për procedurë.

Lulzim Basha: E vërteta është se këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, jo në vizitë klandestine siç bëni ju, as të paguar me milionat e drogës të kanabis – diplomacisë suaj, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësimit, por ka shkuar drejt përkeqësimit. Se Saimir Tahiri, ashtu siç paralajmëruam, u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.

Dhe se në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo cilido institucion tjetër europian, të rekomandojë atë që kemi kërkuar ju dhe ne. Hapjen e negociatave. Ju me pretendimin se Shqipëria e meriton për shkak të reformave që keni bërë dhe ne me fakte dhe argumente se pavarësisht që në vend të shkoni përpara, keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit. Hapja e negociatave është instrumenti i vetëm, i cili mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe pa Kushtetutë në këtë vend. Nuk do lemë asnjë të kakarisë këtu..

Erjon Braçe: Kakarisjet e tua… po shko ore…

Lulzim Basha: Kush po i pengon hapjen e negociatave? Çfarë duhet të bëjmë për të bindur Europën? Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave, por ky kryeministër është faktuar si pengesa kryesore për të hapur negociatat.

Erjon Braçe: Ti ke vrarë njerëz… karagjoz,

Lulzim Basha: Ti pusho, mos fol nga vendi, mos më bëj trimin mua! Qepe gojën…

Erjon Braçe: Ke varë njerëz, o debil, o karagjoz…

Lulzim Basha: Pusho ti, zari i bandave të Lushnjës, pusho… Zar, pusho!

Gramoz Ruçi: Mos flisni në emër të kancelarive të ndryshime europiane. Aq më tepër kur ato s’i keni të sakta. Se po flisni në emër të Gjermanisë, por, në dijeninë time, qeveria gjermane ka vendosur ta mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Erjon Braçe: Ai s’flet dot në emër të ekipit të tretë gjerman.

Lulzim Basha: Pa ardhur Xhafaj dhe Rama këtu, s’ka për të folur njeri…

Gramoz Ruçi: Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Në qoftë se do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali dhe të mbani peng sallën e Parlamentit, s’keni për ta realizuar.

Edi Paloka:Për ç’rregullore flet ti, more.. Duhen zbatuar ligjet dhe Kushtetuta njëherë, o Gramoz.

Gramoz Ruçi: Jeni lideri i opozitës, gjithmonë mendohuni që duhet zbatuar rregullorja e Kuvendit me qëllim që të ketë normalitet në Kuvend.

(Gramoz Ruçi ndërpret seancën)

Lulzim Basha: Brenda natës prokurori vendos të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij, por, natyrisht, Prokuroria e kishte marrë vesh personalisht nga Agron Xhafaj.

Brenda natës, prokurori vendos ekspertin, brenda natës, prokurori vendos të pranojë mostrat e zërit, brenda 24 orëve, vendos ta transferojë çështjen te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Spidi Gonzales, të gjitha këto u bënë për 24 orë. Për 24 orë Spidi Gonzales, Arta Marku, u vu në lëvizje sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Më tej, Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” transferoi materialet nga Prokuroria e Tiranës te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pasi u sigurua që Agroni ishte larguar nga Policia, ishte larguar nga Shqipëria me nderime policore vendosi të regjistronte procedim penal 4 ditë, pasi ishin publikuar materialet audio të hetimit gazetaresk.

Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi ky, Edi Rama, dhe ia dorëzoi të gatshme përmes Agron Xhafajt, dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi ky, Edi Rama, duke mos guxuar që ta zgjidhte ajo vetë laboratorin.

”Ke vrarë njerëz karagjoz, mos fol nga vendi dhe mos bëj trimin me mua. Qepe gojën”, çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend Read More »

Kryemadhi sulmon Ramën: Xhafaj ‘si prezervativ’, kam parë prova të forta kundër kryeministrit

Prej disa ditësh, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain.

E pyetur a e ndan ajo përgjegjësinë në kohë dhe veprime, Kryemadhi u përgjigj:
“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”. shprehej kryetarja e LSI.

Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport me vëllain e tij, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Diçka ndryshon në sqarimin e saj…

“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Problemi është pastaj nëse do të veprojë ligji i antimafias… Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, i vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u shpreh Kryemadhi.

Që nuk e sheh Xhafajn larg karriges së ministrit të Brendshëm e shprehu edhe në një konflikt para gazetarëve me socialistin, Taulant Balla.

Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës.

Kryemadhi: Taulant s’jam marrë as me motrën tënde as me gruan tënde në rregull? Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama. Edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm, t’i zësh vendin Fatmir Xhafës.

Top Channel e pyeti Kryemadhin për deklaratat që publikisht tingëlluan hap mbrapa nga ato të kryetarit demokrat, sa i përket kërkesës së prerë për largimin e Fatmir Xhafajt. Por kryetarja e LSI-së e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.

“Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjësi se çka bërë vëllai i tij para 20 vjetëve, pavarësisht se ligjin  antimafia nuk e lejon zotin Xhafaj të jetë ministër i Brendshëm sot dhe për këtë duhet të reagojë sistemi. Dhe ana tjetër Fatmir Xhafaj mban përgjegjësi dhe ligjore dhe morale dhe politike dhe fizike, si të doni ju, në momentin që vëllai i tij ka përdorur të gjithë segmentet e Policisë së Shtetit”, shprehet ajo..
Bindjen se Xhafaj nuk largohet thotë se ia përforcon nevoja kryeministrit.

“Dhe mbajtja e zotit Xhafaj për shkak të pozicionit të vëllait të tij është po themi një lloj prezervativi që Rama e përdor për çështje të vëllait të tij, që nesër pasnesër do të shpërthejë shumë shpejt”, shprehet ajo.

Top Channel: Jeni e bindur për këtë?

Kryemadhi: Sigurisht që jam e bindur kam prova dhe i kam parë me sytë e mi. Nuk jam e autorizuar për t’i thënë sepse ka institucione ligjore jashtë Shqipërisë, të cilat po merren me to.

Prania e herëpashershme në Parlament madje dhe duke votuar e disa deputetëve të LSI edhe kur opozita braktis punimet, Kryemadhi tha se qëndrimet politike me PD janë unike, por LSI nuk bojkoton Parlamentin.

Kryemadhi sulmon Ramën: Xhafaj ‘si prezervativ’, kam parë prova të forta kundër kryeministrit Read More »

“I thuaj ministrit t’i futet punës”, replikat e Ramës me komentuesit: Nuk jam fare i kënaqur

Kryeministri Edi Rama postoi mëngjesin e sotëm një video ku tregonte në çdo qytet bregdetar të Shqipërisë qendrat shëndetësore verore të cilat tha ai janë gati për përballimin në gatishmëri të plotë të sezonit turistik nga ana e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.

Por meas duket ndjekësit në rrjetet sociale kanë ankesa lidhur edhe me rastet konkrete që kanë ndodhur së fundmi.

Disa nga replimat midis Kryeministrit dhe komentuesit:

“I thuaj ministrit t’i futet punës”, replikat e Ramës me komentuesit: Nuk jam fare i kënaqur Read More »

Sinoptikanët: Nuk e keni idenë çfarë ju pret deri në fund të Qershorit

E premtja ka shënuar ditën më të nxehte të Qershorit, ku termometri ka regjistruar 37 gradë në mesditë.

Fundjava sjell rënie të temperaturave dhe rreshje shiu, por sinoptikanët parashikojnë rikthim të të nxehtit në ditët e fundit të muajit.
Java e parë e Qershorit ka shënuar ditë të nxehta me temperatura përvëluese. Mesditën e të premtes u regjistruan 37 gradë. Për sinoptikanët kjo nuk është një situtatë normale, por veçse një episod i të nxehtit që pritet të përsëritet sërish në fund të muajit.
Parashikimet flasin për rreshje shiu, që do të përfshijnë vendin gjatë javës që vjen.

Ashtu si edhe muaji Maj, Qershori pritet të jetë një muaj më i nxehtë se normalja.

Sinoptikanët: Nuk e keni idenë çfarë ju pret deri në fund të Qershorit Read More »

Vettingu, Kryetarja e KPA me ‘dorë të hekurt’: Do të denoncoj ndërhyrjet e politikës

Natasha Mulaj, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka paralajmëruar se nuk do të ketë mëshirë dhe tolerim ndaj asnjë të korruptuari në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe se do të denoncojë ndërhyrjet politike dhe financiare që mund të bëhen.

“Drejtësia jonë ka ceduar shumë, duke e rrënuar respektin dhe besimin e opinionit publik, dhe kjo për shkak të individëve të korruptuar. Tani unë besoj se është koha dhe momenti që ata të japin llogari për makutërinë e tyre të pështirë. Asnjë tolerim, asnjë cedim, asnjë selektivitet dhe asnjë përjashtim”.

Fjala e plotë:

Përfaqësues të nderuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit,
dhe Koleg të respektuar,

Ju falenderoj sinqerisht që gjetët kohë në këtë të premte të nxehtë për të qenë se bashku me ne.
Duke qenë se jemi të falenderimet një falenderim shumë të veçantë kam për Minstren e Drejtësisë zonjën Etilda Gjonaj fal kontributit të së cilës është mundësuar krijimi i kushteve të Kolegjit që ju do ti shihni pas pakë.
Më në fund kam kënaqësinë t’ju mirëpres në shtëpinë tonë të re.
Ne si shqiptarë kemi një shprehje, të cilën e përdorim shpesh,: “ I duruari, I fituari “. Te duruar besoj se kemi qene, ndoshta edhe me shume sesa duhej, ndersa tani besojme se po fillojme te jemi te fituar. Po, ne duam te fitojme, dhe kjo nuk ka te beje aspak me ambicjet tona personale dhe profesionale. Puna jone eshte ajo e misionarit, eshte sfida madhore per te pastruar rradikalisht sistemin e drejtesise.

Si çdo mision dhe misionar, realiteti imponon kushtet në të cilat veprojmë. Të gjithë pjestarët e sistemit të drejtësisë duhet të kalojnë në “siten” e imët të Vettingut. Unë jam e bindur se “skanimi” kërkon vetëm paanshmëri, ndershmeri, profesionalizem dhe padyshim ate element qe realisht ka munguar ne te gjitha sistemet qe perbejne demokracine: mungesen totale te selektivitetit. Vetem keshtu une jam e bindur se do t;ja dalim mbane me sukses dhe te jemi krenare perpara vetes, profesionit, popullit, demokracise, Atdheut dhe para Zotit.

Pavaresisht se eshte thene shpesh, ky proces ka si qellim sherimin e njeres prej plageve me te renda te demokracise; zhdukjen e korrupsionit ne rradhet e gjyqtareve dhe te prokuroreve. “Detyra e pare e cdo shoqerie eshte Drejtesia”, thoshte Alexander Hamilton, njeri prej baballareve te demokracise amerikane. Ndonese te vonuar, asnjehere nuk eshte vone.

Nuk jam une e para qe e them, por jam e bindur se nuk gaboj teksa serisht e nenvizoj me shume force se nxjerja pa meshire e te korruptuarve nga rradhet tona eshte jetike per demokracine. “Togat e zeza“ me ne fund duhet ta kene “faqen e badhe”. E thjeshte per t’u artikuluar, aspak e lehte per tu realizuar, por ne prandaj jemi ketu: per te bere drejtesi te drejte, pa kulisa dhe teresisht transparente.

Nje nga gangrenat e shumta te realitetit tone kompleks shqiptar eshte padyshim selektiviteti. Une jam e angazhuar dhe e perkushtuar teresisht si ne diten e pare kur morra detyren qe te gjitha subjektet duhet t’i trajtojme me korrektese dhe ndershmeri ekstreme.

Kjo nenkupton thjeshte dhe vetem shqyrtimin ne themel te te gjitha komponenteve qe parashikon ligji i vetingut; pra pasurine, figuren dhe kompetencen profesionale. Drejtesia jone ka ceduar shume, duke e rrenuar rrespektin dhe besimin e opinionit public, dhe kjo per shkak te individeve te korruptuar. Tani une besoj se eshte koha dhe momenti qe ata te japin llogari per makuterine e tyre te peshtire

Asnje tolerim, asnje cedim, asnje selektivitet dhe asnje perjashtim. Sentenca “ Te gjithe te barabarte perpara ligjit” duhet te funksionoje si e tille, dhe opinion qytetar duhet te bindet se ne kete po bejme. Ata gjithashtu duhet te mesojne te verteten dhe vetem te verteten per ta, por jo vetem kaq; ata duhet te japin llogari. Nuk ka drejtesi te cunguar, ajo duhet te jete e thelle dhe e plote, dhe te shihet si e tille.

Une personalisht gjykoj se filtri i imet dhe funsional do te sherbeje si gurethemeli per shendoshjen e sistemit tone. Edhe nese nga vettingu dalin vetem pak individe te paster ne bregun tjeter, kjo eshte serisht mjaft e shendetshme.

Te qenurit i paster, i paperlyer dhe i painfuencushem nga politika dhe paraja, eshte parakusht thelbesor per te hedhur bazat e forta per shendoshjen e drejtesise se semure shqiptare. Ne po e operojme Drejtesine semure shqiptare, por jemi te sigurte se pas reanimacionit aj do te jete me e shendetshme se kurre.

Ndarja e pushteteteve, qe ka filluar qe nga koha e Monteskjese, ndoshta vetem tani ne Shqiperi do te filloje te materializohet dhe konkretizohet. Me pelqen qe kur flas per rendesine e pavaresise se Drejtesise te citoj Ish Presidentin e Gjykates Supreme Amerikane John Rutlege, bashkepunor i Xhorxh Washintonit, i cili me nje thjeshtesi mahnitese eshte shprehur:

“Persa kohe nje vend ka nje sistem te pavarur Drejtesie, atehere interesat madhore te popullit jane te sigurta”. Une personalisht nuk do te hezitoj per asnje cast te denoncoj direct, pa doreza dhe pa ekuivoke cdo nderhyrje politike apo financiare ne vetting. Askush nuk mund te vere ne dyshim integritetin dhe vullnetin tone. Ne jemi sherbetore te devotshem te ligjit dhe popullit.

Vettingu, Kryetarja e KPA me ‘dorë të hekurt’: Do të denoncoj ndërhyrjet e politikës Read More »

Skandal në Tepelenë/ “Zhveshi vajzën, u tha nxënësve dilni jashtë”, mësuesi abuzon seksualisht me nxënësen 11 vjeçe (Video)

“Vdekjen mund ta prisja por këtë jo”. Kështu është shprehur babai i një vajze 11 vjeçe në fshatin Luftinjë të Tepelenës ndërsa i tronditur ka rrëfyer për ngacmimin seksual ndaj të bijës nga mësuesi i fshatit.

Mësuesi 63 vjecar mësohet se është Myzo Dida ku pas denoncimit të bërë nga familjarët e minorenes së dhunuar seksualisht, mësohet se është arrestuar. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, këtë ngjarje e ka mbajtur tërësisht të fshehtë cka ka bërë që Juguneës.net të hulumtojë dhe të nxjerrë në dritë gjithë ngjarjen e ndodhur të rrëfyer nga prindërit e vajzës 11 vjecare të abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj.

Në deklarimin përpara kameras dy prindërit e vajzës 11 vjecare të dhunuar seksualisht A.M, rrëfejnë momentet kur mësuan abuzimin që kishte kryer ndaj vajzës së tyre, mësuesi 63 vjecar me të cilin janë bashkëfshatar.

I ati i vajzës 11 vjecare Besnik Mucodemi, ka ngelur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij, ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi 63 vjecar. Ai dhe bashkëshortja e tij, ka mësuar gjithcka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar.

Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi Myzo Dida, ndaj vajzës së tyre A.M 11 vjece nxënëse e klasës së pestë në shkollën e fshatit Luftinjë 1. Pas kësaj, i ati i vajzës, ka gjykuar që këtë cështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

Ndërkaq e ëma e vajzës së ngacmuar seksualisht, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës së saj. Në rrëfimin e saj e ëma e 11 vjecares së abuzuar seksualisht, pranon se pas vizitës që është kryer në Repartin Gjinekologjik në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, obstetrja ka thënë se vajza paskësh qenë e prekur.

Mësohet se mësuesi ngacmimet seksuale i ka kryer në ambjentet e shkollës nën presion psikologjik dhe dhunë. Këtë fakt e konfirmon edhe njëri prej nxënësve të klasës së vajzës së dhunuar. Vetë mësuesi Myzo Dida, pretendohet se ka kryer gjithcka në ambjentet e shkollës dhe ndërkohë që këto veprime i ka kryer pas përzënies së fëmijëve nga klasa kur jepte mësim.

Prindërit e vajzës së dhunuar, kanë kërkuar ndëshkimin e abuzuesit të vajzës së tyre ndryshe, këtë cështje do ta zgjidhin me vetëgjyqësi. Vajza 11 vjecare, prej një jave qëndron e mbyllur në një dhomë në banesë dhe nuk preferon të komunikojë me askënd përvecse me të ëmën. Ajo ka pësuar një goditje psikologjike dhe nuk dëshiron më as të ndjekë shkollën. E habitshme ndërkohë ngelet heshtja e Policisë së Gjirokastrës e cila ka dashur t’a fshehë këtë ngjarje dhe motivet nuk dihen se përse.

Ndiqni video dëshminë nga jugunews:

Skandal në Tepelenë/ “Zhveshi vajzën, u tha nxënësve dilni jashtë”, mësuesi abuzon seksualisht me nxënësen 11 vjeçe (Video) Read More »

Nis “fshesa” në qeveri, Rama largon zv.ministren (Emri)

Kryeministri Edi Rama shkarkon zv.ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi. Vendimi është marrë ditën e djeshme, por është bërë publik sot. Maliqi pritet të emërohet tashmë drejtoreshë e shkollës së Administratës Publike.

Arsyet e këtij shkarkimi të papritur janë ende të panjohura por e gjitha vjen në një kohë kur Shqipëria po pret verdiktin e vendeve anëtare të BE në fund të qershorit për çeljen ose jo të negociatave.

VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

Nis “fshesa” në qeveri, Rama largon zv.ministren (Emri) Read More »

16 medalje olimpiadash, maturantja më e mirë e Shqipërisë dhe tani del e para në mjekësi

Në Shqipëri vazhdojmë t’i pyesim nxënësit “Çfarë e ke babin? Po mamin?”, sikur diplomat universitare të përcilleshin në gjene, duke vazhduar me mendësinë e vjetër të diktaturës që i ndante njerëzit në intelektualë dhe punëtorë. Nga inati, shqiptarët tani shkojnë të gjithë në shkollë të lartë dhe pas ca vitesh çdo fëmijë do përgjigjet ‘jurist’ e ‘juriste’, megjithatë profesioni i prindërve të brezit të tanishëm të gjimnazistëve, ende vazhdon të merret, krejt më kot, si ndonjë tregues.

Dhe ja Elkida Zefi, maturantja me rezultatet më të mira në Shqipëri për maturën 2016-2017 ka fituar të drejtën e vazhdimit të degës së Mjekësisë, ku u rendit e para. Ajo është pikërisht vajza e dy prindërve punëtorë, që rrojnë me punën e tyre të ndershme e cila nuk ka mjaftuar për ta çuar vajzën e tyre të parë me studime jashtë Shqipërisë.
Ata janë nga Mirdita dhe janë vendosur në Durrës, ku vajza mbaroi gjimnazin ‘Naim Frashëri’ me nota të shkëlqyera, duke fituar, gjatë tre viteve të tij, 16 medalje olimpiadash të rrethit dhe kombëtare.

Tashmë me kodin 1 në renditjen e Mjekësisë, Elkida nis një udhëtim të ri, atë të fakultetit më të kërkuar në Shqipëri, Mjekësisë. “Kam dëshirë të bëhem pediatre. Të shikojmë në vazhdim. Dua të arrij rezultate të shkëlqyera në Mjekësi”, shkruan TCh.
Ekida Zefi është vlerësuar si Maturantja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017. “Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo. Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta duke pasur një prirje të theksuar për shkenca.

“Ndonjëherë ndonjë 9 në fizkulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida.

Edhe pse tani ka aplikuar dhe ka fituar duke u renditur e para në fakultetin e Mjekësisë, ajo fillimisht kishte dëshirë të studionte në Angli.
“Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.

Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar prindërit e saj. “Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj.

16 medalje olimpiadash, maturantja më e mirë e Shqipërisë dhe tani del e para në mjekësi Read More »