Aurora

A të le kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Kafeina është një prej këtyre faktorëve.

Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.

Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara.

Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës.

Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës.

Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.
Ciklet e gjumit
Gjumi ndahet në dy cikle: Lëvizja Jo e Shpeshtë e Syve dhe Lëvizja e Shpeshtë e Syve .

Cikli i parë njihet si gjumi aktiv dhe zgjat nga 80 deri në 100 minuta gjithësej.

Cikli i dytë është pasiv dhe gjatë kësaj kohe, muskujt e duarve dhe këmbëve qetësohen totalisht.

Gjatë këtij cikli ndodhin shumë prej ëndrrave dhe kjo qetësi gati si ‘paralizë’ është mburoja neurologjike për të parandaluar çdo veprim të nxitur nga ëndrrat.

Gjatë natës, njeriu kalon nga një cikël gjumi tek tjetri për të rimëkëmbur trupin dhe trurin.
Ndikimi i kafeinës tek ciklet e gjumit
Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli.

Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje.

Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë.

Truri përdor një substancë kimike të njohur si adenosine për t’u qetësuar dhe për të mirëpritur gjumin.

Kafeina e prish këtë rrugëtim.

Në fazat e para të gjumit, trupi dhe truri nisin të qetësohen. Frymëmarrja ngadalësohet, temperatura e trupit ulet.

Organizmi nis të rimëkëmbet në çdo qelizë.

Nëse trupi ka shumë kafeinë në sistem, e gjithë rimëkëmbja që duhet të ndodhë në fazat e gjumit është e vakët dhe e cunguar.
Tek disa njerëz ndodh e kundërta
Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë.

Shumë prej amvisave në Shqipëri nuk e imagjinojnë dot jetën pa një kafe pasdite.

Pavarësisht kësaj, ato e bëjnë gjumin top.

Në këto raste, hyjnë në lojë genet.

Metabolizmi i disa njerëzve e përpunon kafeinën më ngadalë dhe i disa të tjerëve me shpejt.

Konsumojneni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën.AgroWeb.org

A të le kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat Read More »

Programi i 100 fshatrave, Rama: Turizmi është e ardhmja jonë

Kryeministri, Edi Rama në prezantimin e Projekteve të reja për qarkun e Fierit e ka vënë theksin te program i “100 fshatrave” si një mundësi për të zhvilluar turizmin në vend, duke kombinuar turizmin tradicional me agroturizmin,.

Në fjalë e tij, Kryeministri Rama tha se “një tjetër element është programi i “100 fshatrave” kur ne do të ngremë 100 modele të zhvillimit të qëndrueshëm rural ku edhe Fieri ka 9 të tilla si pjesë e programit për të ndërtuar shembuj të integruar të transformimit në funksion të turizmit”

Kryeministri Rama theksoi se Turizmi është e ardhmja jonë.

“Turizmi është motori kryesorë i ekonomisë sonë natyrale dhe ne për këto arsye duhet të fokusohemi gjithmonë e më tepër te turizmi, duke i harmonizuar politika, duke harmonizuar investimet që nga bregdeti deri në alpe, që nga zonat urbane deri në zonat e thella rurale dhe duke kombinuar turizmin tradicional me agroturizmin”, tha Kryeministri./ata

Programi i 100 fshatrave, Rama: Turizmi është e ardhmja jonë Read More »

Masat për sezonin turistik, Manastirliu: Inspektim edhe pishinave

Ndërsa janë hapur 26 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug për të ofruar shërbim për pushuesit, një standard i ri shërbimi, që trajton me shpejtësi urgjencat, është vendosur në cdo urgjencë spitalore.
E ftuar në ERTV, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar masat që Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë për një sezon të sigurt turistik.
“26 qëndra verore janë hapur në gjithë bregun nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar kujdes shëndetësor. Gjithashtu në zonat malore si Theth, Razëm, Tamarë dhe për herë të parë në Tale pasi kishim shumë kërkesa nga viti që shkoi nga pushesit që donin të merrnin shërbim aty”, tha Manastirliu.
Manastirliu shtoi se ekipet që do të punojnë në këto qendra verore janë të specializuar dhe janë trajnuar nga qendra kombëtare e urgjencës.
Këto qendra kanë tashmë një sinjislistikë të re, janë kollaj të evidentueshme dhe kanë një numër ku mund të kontaktohen nga cdo pushues.
Manastirliu njoftoi se tashmë autoambulancat janë pajisur me mjetet e nevojshme për shpëtimin e jetës.
“Janë 17 autoambulanca që janë vendosur pranë qëndrave apo edhe pikave ku nuk kanë qënë më parë, në zonat turistike. Kemi shtuar pika në plazhet ku ka fluks. Ne kemi vendosur 5 pika të shtuara po nuk janë të vetmet se këto janë vetëm për plazhet. Përpos këtyre janë edhe autoambulancat e spitaleve tona”, tha Ministrja.
Një tjetër risi në urgjencat spitalore është një sistemi i ri i trajtimit të urgjencave, që shmang pritjet e gjata të pacientëve, sistemi i triazhit, ku sipas një kodi që tregon rastet më emergjente nis trajtimi me shpejtësi i pacientit më në nevojë.
Në anë tjetër, që prej muajit Prill, nga Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit janë kryer 2883 inspektime në subjektet si pishina apo restorante për të rekomanduar përmirësime në kushtet higjieno sanitare. Janë marrë masa administrative por mbi të gjitha janë dhënë rekomandime për të përmirësuar kushtet nga subjektet si njesite akomoduese, etj./lexo.al

Masat për sezonin turistik, Manastirliu: Inspektim edhe pishinave Read More »

Shqipëri-Turqi projekt për Vjosën dhe Bunën

Për të parandaluar përmbytjet në periudhën e shtimit të prurjeve nga ana e lumit Vjosa dhe Buna, qeveria Shqiptare dhe ajo Turke do të hartojnë 2 projekte të përbashkëta për të parandaluar këtë fenomen.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri, Rama i cili theksoi se:

“Për të vazhduar dhe sistemuar situatën lidhur me përmbytjet dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe pyjeve të Turqisë kemi filluar të hartojmë 2 projekte të rëndësishme njëri për Vjosën dhe tjetri për Bunën, ku duam të bëjmë disa ndërhyrje të thella në mënyrë që ajo pjesë e përmbytjeve që lidhet me mungesën e kapaciteteve mbrojtëse të mund të eliminohet”, theksoi Kryeministri.

Shqipëri-Turqi projekt për Vjosën dhe Bunën Read More »

“Furtuna” e shkarkimeve të 25 punonjësve, reagon drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor, Piro Lutaj

Ditën e sotme 25 punonjës të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror u shkarkuan nga detyra me pretendimin se nuk plotësonin performancën. Në një prononcim për News 24 dhe BalkanWeb, drejtori i Përmbarimit Piro Lutaj tha se punonjësit e Shërbimit Përmbarimor duhet të ofrojnë kapacitete dhe të plotësojnë performancën.

“Jemi të interesuar që në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, të ofrohen kapacitete që plotësojnë performancën dhe sigurojnë besimin e qytetarëve. Kemi marrë të gjitha masat që Shërbimi Përmbarimor Shtetëror të ofrojë një tjetër standard Shërbimi për qytetaret, përmes ekzekutimit të titujve ekzekutive.  Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët, e shprehur kjo edhe gjatë turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, tha Lutaj.

Piro Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

“Furtuna” e shkarkimeve të 25 punonjësve, reagon drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor, Piro Lutaj Read More »

”Poshtë pashallarët e krimit, Rama ik”, përshëndetja epike e Ramës për të rinjtë e FRPD-së gjatë vizitës në Fier (Foto-Video)

Edi Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë në qytetin e Fierit, pas asaj në Lushnje. Përveç simpatizantëve që e prisnin, kryeministri është ndeshur në rrugë edhe me dhjetra të rinj të FRPD-së të cilët e pritën me pankarta në duar.

Në pankartat e tyre shkruhet ‘’Rama ik, Tahiri, Xhafaj,  Shqipëria jashtë Europës’’, apo edhe ‘’Poshtë pashallarët e krimit’’.

Përgjigja e Kryeministrit ka qenë epike, pasi përpara se të futej në automjetin e tij, Rama ka ngritur 2 gishtat lart , që janë edhe simboli i Partisë Demokratike, siç duket edhe nga pamjet e BalkanWeb.

”Poshtë pashallarët e krimit, Rama ik”, përshëndetja epike e Ramës për të rinjtë e FRPD-së gjatë vizitës në Fier (Foto-Video) Read More »

Fukarai nga Gjirokastra u dënua 3 vite burg për vjedhjen e 1 kapaku pusete rruge, Luli që vodhi gjithë rrugën u bë 3 herë ministër, deputet, kryebashkiak, kryetar i PD

Falsiteti i barazisë para ligjit
Kur ishe në pushtet, Lulzim Basha shkelte brutalisht e hapur ligjin, duke bërë korrupsion e shpërfillur drejtësinë dhe nuk e zinte në gojë barazinë para ligjit, ndërsa prej 5 vitesh në opozitë, ky “klient i drejtësisë” po çirret e ngjiret, për barazi para ligjit.

Se sa e ka zbatuar dhe sa e do Luli barazinë para ligjit, këtë hipokrizi po ia vërteton “Pamfleti”, duke krahasuar rastin e 220 milionë eurove të vjedhura prej tij nga fondet e “Rrugës së Kombit”, me rastin e qytetarit të papunë T.B… nga Gjirokastra, i cili vodhi një kapakë pusete në rrugë për ta shitur si skrap, (në muajin korrik 2012) kur Luli ishte në pushtet.

Ja çfarë ka ndodhur atëherë, me Lulin e PD dhe me fukarain e Gjirokastrës…

Njoftimi zyrtar i policisë për qytetarin e papunë Gjirokastër, 17 korrik 2012

Në pikën e grumbullimit të skrapit në lagjen “Cfakë” të Gjirokastrës, me pronar 40 vjeçarin A. C, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, kapaku i pusetës së vjedhur në një nga rrugët e qytetit.

Rezultoi, se vjedhësi dhe shitësi i kapakut të pusetës është shtetasi. T. B…, 38 vjeç, nga qyteti Gjirokastër, i cili u arrestua me akuzën: vjedhje të pasurisë shtetërore!

Gjykata vendosi: – Për veprën penale vjedhje të pasurisë shtetërore të provuar dhe pranuar, i pandehuri T. B… i papunë, dënohet me 3 vite burgim.

Ja krahasimi për drejtësinë e barabartë në vitin 2012, kur Luli ishte në pushtet

Lulzim Basha, në postin si Ministër i Punëve Publike dhe Transportit, sipas provave faktike të dosjes hetimore, se ka vjedhur 220 milionë euro nga fondet shtetëore të “Rrugës së Kombit”, por dosja e tij u mbyll për tejkalim afatesh hetimore, mbasi i pandehuri Lulzim Xhelal Basha, në çdo seancë nuk paraqitej me shkakun “Është i sëmurë, me regjim shtrati në Holandë”. Dhe dosja u mbyll… për procedurë!

Qytetari T.B…, fukarai nga Gjirokastra, i lënë pa punë dhe pa ndihmë ekonomike në ish-pushtetin e Lulit, për të blerë bukë vodhi një kapakë pusete në rrugën e qytetit, por u arrestua dhe sipas Nenit 134/1 të Kodit Penal “Vjedhje e pasurisë publike”, u dënua me 3 vite burgim.
Sipas aktit të ekspertimit, kapaku i pusetës që vodhi fukarai T.B… në rrugën e Gjirokatrës, peshonte 12 kilogramë dhe u shit për skrap, me vlerën 220 lekë të reja
Sipas aktit të ekspertimit, dëmi ekonomik që iu bë pasurisë shtetërore nga vjedhja e ministrit Lulzim Basha në fondet e “Rrugës së Kombit”, ishte 220 milionë euro!
Qytetari T. B… nga Gjirokastra, u detyrua prej drejtësisë, të rikthente vlerën financiare të kapakut të pusetës, në llogarinë e bashkisë së qytetit.
Lulzim Basha, jo vetëm nuk u gjykua dhe nuk u dënua nga drejtësia, por as nuk u detyrua të rikthente në arkën e shtetit, 220 milionë eurot e vjedhura.
Qytetari T. B… nga Gjirokastra, pas dënimit nuk pranohet në punë nga askush, për shkak se ka vjedhur një kapakë pusete të rrugës.
Lulzim Basha, paçka se vodhi gjithë rrugën, u bë 3 herë ministër, 3 herë deputet, 1 herë kryetar bashkie i Tiranës dhe 2 herë kryetar i PD.
Qytetarit T. B… nga Gjirokastra, sa hërë kërkon punë për të ushqyer familjen, shteti i kërkon “Dëshmi Penaliteti”.
Lulzim Bashës, nuk iu kërkua dëshmi penaliteti as kur bëhet 3 herë ministër, 3 herë deputet, 1 herë krybashkiak dhe 2 herë kryetar partie (E detyron Statuti PD).
Qytetari T. B… nga Gjirokastra, pas dënimit me burg për 1 kapakë pusete që vodhi në rrugë, nuk flet për drejtësi të barabartë para ligjit.
Lulzim Basha edhe pas vjedhjes së krejt rrugës, vazhdon të mbajë falime për drejtësi e barazi para ligjit.Pamfleti

Fukarai nga Gjirokastra u dënua 3 vite burg për vjedhjen e 1 kapaku pusete rruge, Luli që vodhi gjithë rrugën u bë 3 herë ministër, deputet, kryebashkiak, kryetar i PD Read More »

”S’kemi saldatorë, vijnë nga Tajlanda, Pakistani, Kina dhe paguhen nga kompani shqiptare”, Rama flet gjatë turit të llogaridhënies në Fier

Turi i llogaridhënies vazhdon për kryeministrin,  ku kësaj here ai është ndalur në qarkun e Fierit. Ai i ka kushtuar një rëndësi të veçantë agroturizmit dhe zhvillimit profesional. Më tej kryeministri shtoi se ka mungesë të theksuar të saldatorëve dhe Shqipëria ka nevojë për to.

Fjala e Edi Ramës gjatë turit të llogaridhënies në Fier

Para se të vinim këtu ishim në Panairin e Punës ku janë afishur më shumë se 1000 vende pune. Punë ka po ska profesionistë është shprehja që e dëgjon nga çdo kompani, që kemi vende të lira pune, por na mungojnë profesionistët që mund të mbulojnë këto vende pune. Saldatorë nga Tajlanda, saldatorë nga Turqia, nga Pakistani, saldatorë nga fundi botës janë sot në Shqipëri dhe punojnë. Punojnë për stadiumin e Arenës Kombëtare, punojnë në investimet e mëdha për TAP, pse? Sepse kemi mungesë për saldatorë. Po jap vetëm një shembull, dmth vijnë nga Tajlanda, nga Pakistani, nga Turqia, nga Kina. Saldator kinez, dhe paguhen nga kompani shqiptare.

Agroturizmi është një histori suksesi i njohur dhe patjetër që shembujt tregojnë se kush merret me agroturizëm bën para. Mënyra me efikase për të dalë nga varfëria. Në këtë zonë ka mundësi fantastike për agroturizëm, qeveria në financimet të agjensisë të zhvillimeve bujqësore dhe rurale ka një program për financim.

Programi i mbështetjes nga BE ka 11 mln euro për ata që investojnë në agroturizëm, janë grante pra nuk janë kredi dhe jepen pa asnjë interes.

Ky regjim do të jetë në fuqi deri në vitin 2021, për ti dhënë një hop të parë dhe për të zhvilluar ekonominë familjare në fshat.

Nuk po zgjatem me gazsjellësin, me linjën e interkonjeksionit, dhe as me një plagë të vjetër të zonës që është rafinimi i naftës, shpresoj të jemi në rrugë të mbarë pasi kemi një marrëveshje të re. Po e mbaj optimizmin, por kemi plane për të rritur kapacitetin, sigurinë dhe patjetër për të rritur prodhimin. Një nga pikat e dobta të Fierit ka qënë uji i pijshëm. Do të investohet shumë në UKT të rinj dhe ato ekzistues.

Investime në arsim profesional, por është rritur ndjeshëm nxënësit që marrin pjesë në arsimin profesional. Mangësitë kryesore të kompanive në Panairin e Punës janë mungesa e profesionistëve.

Ndërkohë shumë djem të rinj që mbarojnë arsimin e përgjithshëm dhe nuk shkojnë në universitet, por dhe shumë që mbarojnë universitetin dhe kanë marrë diploma kot janë pa punë. Ata të cilët shkojnë në arsimin profesional është statistikisht e provuar që kanë 35% më shumë shanc që të fillojnë një punë sesa ata me arsim të përgjithshëm dhe 20% më shumë sesa ata me universitet. Por ndryshe nga ata me arsim të përgjithshëm, kur fillojnë punë të parët ata me arsim profesional kanë një rrogë më të lartë, sepse dinë të bëjnë diçka.

”S’kemi saldatorë, vijnë nga Tajlanda, Pakistani, Kina dhe paguhen nga kompani shqiptare”, Rama flet gjatë turit të llogaridhënies në Fier Read More »