Aurora

Çmenduria/Detin e kanë “mbytur” bajgat, qeveria merr vendim për të mbrojtur… algat!

Plazhet janë qelbur nga aferat e pista, të “aligatorit” të korrupsionit Vangjush Dako

Një tjetër “çmenduri” ka manifestuar 3 ditë më parë ministri Niko Peleshi, të mbështetur nga kryeministri Edi Rama e krejt kabineti qeveritar, mes tyre edhe ministri i Klosi pastrimit të plazheve të qelbura nga babëzia e Vangjush Dakos.

Pas sqarimit “shkencor”, lidhur me sëmundjen e “Aflatoksinës” në qumësht, për të cilën ministri Peleshi deklaroi se fajin nuk e kanë fabrikat e përpunimit, por disa lopë të “pa ndërgjegjëshme” që kullosin nëpër vende të pa miratuara nga… BE!

Mos u çuditni, por me propozim dhe “argumentim shkencor” të ministrit të Bujqësisë e Ushqimit Niko Peleshi, kabineti qeveritar “Rama-2”, në datën 6 qershor 2018, ka “zografisur” një vendim special për mbrojtjen dhe shtimin e prodhimeve bimore-ujore brenda detit të hapësirës shqiptare.

Sipas Vendimit Nr. 336, datë 06. 06.2018, Këshilli Ministrave ka miratuar e urdhërur për zbatim urgjent, stategjinë shtetërore të rregullave të hollësishme për prodhimin, rastet përjashtuese të prodhimit dhe kontrollin biologjik të algave të detit.

Qeveria bënë mirë që merret edhe me këto hapitate e prodhime ujore natyrale, të cilat pasi nxirren nga deti, përpunohen industrialisht nga agro-biznesi.

Madje me këtë rast, qeveria mbështet edhe “programin” e punësimit privat që ka Vangjush Dako në Durrës, ngaqë po i bie bzinesi i ndërtimit, mbasi në Durrës po mbarojnë sheshet për kulla.

Kur e lexon këtë vendim, të jep “shijen” e talljes së turpshme, që qeveria vazhdon e bënë me pushuesit shqiptarë dhe të huaj, që preferojnë plazhet shqiptare!

Mirëpo, tjetër “daulle” e shqetëson plazhin dhe detin në Shqipëri, tjetër “violine” i bie qeveria! Është anormalitet marrja e këtij vendimi “special”, për të mbrojtur dhe shtuar algat në det, kur detin e kanë mbushur… bajgat!

Këto, nuk janë bajgat e lopëve që zbresin në plazhe nga kodrat dhe malet, por janë ujërat e zeza, që vërshojnë “lumë” nga halet (WC) e hoteleve, moteleve, restoranteve, banesave, pallateve, lavazheve, fabrikave. ofiçinave të ngritura buzë detit dhe biznesve të tjera, të cilat delenxhiu pazarxhi Vangjush Dako, jo vetëm i ka pajisur me leje bashkiake ndërtimi antiligjore e klientliste për të mbushur thasët me miliona, por sipas “pazarit” paraprak, po i lejon të derdhin ujërat e zeza brenda në det.

Dhe askush nuk e kap “për veshi” e ta çojë përpara ligjit, këtë xhuxh-maxhuxh “gjigand” të aferave, korruptive, abuzimeve me detyrën dhe shkatërrimin përfundimtar të mjediseve publike në bregun e Durrësit, sidomos detin e ka kthyer në gropë septike, brenda së cilës rriten edhe algat, që kërkon të mbledhë e përpunoj qeveria!/Pamfleti

Çmenduria/Detin e kanë “mbytur” bajgat, qeveria merr vendim për të mbrojtur… algat! Read More »

Gjendet te qershitë, ky është pesticidi që po vret shqiptarët (Emri)

Mediat shqiptare janë pushtuar ditët e fundit nga debatet e pesticideve që hidhen në mënyrë të paligjshme në frutat dhe perimet.

Ditën e sotme në Shqipëri ‘’Silicon Mix’’, pesticid i hyrë paligjshmërisht në Shqipëri dhe importohet si pleh për bimët, por që përdoret gjerësisht te qershitë.

‘’Top Channel raporton se fermerët e përdorin këtë pesticid për të vrarë insektet pak kohë para vjeljes së frutave. Në etiketë ai shënohet si pleh bujqësor, por ky kimikat nuk është i regjistruar.

Atë e gjen lirisht në farmacitë bujqësore të Tiranës.

Gjendet te qershitë, ky është pesticidi që po vret shqiptarët (Emri) Read More »

Njihuni me 11 bukuritë shqiptarë sipas britanikëve

Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat e këndshëm tradicionalë, kalldrëmet dhe kishat e vogla ortodokse, është plot me plazhe të mrekullueshëm me ujëra të kristalta, që rivalizojnë Greqinë fqinje me gjysmën e çmimit, shkruan faqja e specializuar për turizmin, theculturetrip.com.

Dhe, nëse jeni të ngopur me bregdetin, ju mund të shkoni në burimet natyrore pranë Sarandës apo në brigjet liqenore pranë kufirit me Maqedoninë, pasi Shqipëria është plot surpriza.

Të përmendësh të gjitha plazhet e mrekullueshme është e pamundur, por më poshtë janë renditur 11 plazhet më të mahnitshme të Shqipërisë:

Drimadhes

Drimadhes, që mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë, një gji i vogël pranë Dhërmiut, me një shkëmb gjigant që ndan plazhet nga rëra, është vendi perfekt për të pushuar. Plazhi nuk është i populluar, madje as në verë, kështu që mbajeni mend mirë.

Dhërmiu

Pranë Drimadhes, ju gjeni Dhërmiun, një nga vendet më të famshme në Shqipëri, me shkëmbinj të bardhë që përkëdhelen nga ujëra blu në jeshilë.

Himara

Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në Rivierën Shqiptare, por që ende nuk e ka humbur sharmin e tij. Ka disa plazhe të mrekullueshme si Livadhi dhe Potami, të lokalizuar mes detit dhe një lumi.

Borsh

Është plazhi më i madh i Rivierës Shqiptare, një ngushticë rëre 7-kilometërshe e paprekur. Rrethohet nga ullinj dhe një mal i lartë dhe, pavarësisht bukurisë, është një nga më pak të vizituarit në vend.

Vlora

Qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë dhe vendi i plazheve mahnitëse të paprekura. Me Teuta Boat Tours mund të shkosh në Karaburun dhe Sazan, por nëse doni të ikni me makinë, shkoni në Radhimë apo Orikum.

Saranda

Konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqipëtare. Është një nga pikat më të frekuentuara të vendit për shumë arsye: qyteti ndodhet pranë kufirit me Greqinë, është përballë Korfuzit dhe ka plazhe të shkëlqyera si Pulëbardha.

Ksamil

Ndodhet në jug të Sarandës dhe është një nga destinacionet më të mira të plazheve. Quhet edhe ”perla e Jonit”. Ka pamje fantastike dhe është një gji me tri ishuj të vegjël. Ju sugjerojmë ta shmangni në gusht pasi është shumë i populluar.

Gjipe

E fshehur nga malet, Gjipe është plazh perfekt për ata që duan qetësinë. Pse? Pasi plazhi është larg rrugës dhe duhen 30 minuta për të parë pamjet spektakolare që të ofron.

Narta

Vetëm 15 minuta larg Vlorës, një lagunë e mrekullueshme me ujëra blu, perfekte për familjarët. Një plus i madh është ishulli i vogël i Zvërnecit me një kishe ortodokse të shekullit XVIII, e fshehur në mes të një pylli.

Syri i Kaltër

Teknikisht nuk është plazh, por një burim natyror. Sidoqoftë, nuk prish punë pasi është vendi perfekt për të notuar i vetëm në një nga peizazhet më të bukura natyrore të vendit.

Pogradeci

Shqipëria nuk ka vetëm plazhe të mrekullueshme në det, por ajo është shtëpia e një prej liqeneve më të vjetër dhe më të bukur të Europës, ai i Ohrit. Pranë Pogradecit ka disa plazhe të jashtëzakonshme të populluara gjatë verës, por ata janë perfektë sidomos në pranverë dhe në fund të verës.

Njihuni me 11 bukuritë shqiptarë sipas britanikëve Read More »

Edison Ypi ‘sulmon’ Flutura Açkën: Më mirë të të kishte ndodhur ty se sa djalit tënd

Pak kohë më parë i preku të gjithë ndarja nga jeta e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka e cila përpos vuajtjes që po kalonte, duhet të dëgjonte edhe deklaratën shokuese të Genta Kaloçit. Kjo e fundit u bë e njohur pas statusit ku shkruante se vdekja e djalit 18-vjeçar të shkrimtares Flutura Açka, ishte drejtësi.

Por pak javë pasi kjo ngjarje ra në qetësi, shkrimtaren nuk e lënë sërish rehat.

Gazetari Edison Ypi e ka sulmuar Fluturën me një status në Facebook ku shkruan se duhet të kishte vdekur ajo e jo djali i saj.

“Më mirë të kishte vdekur Flutura Açka se djali i saj i cili nuk do shkruante vargje mediokre për nënën e vdekur, që do ishte ekuivalente me përdhosjen e Artit, pra me mijëra nëna dhe mijëra bij të vdekur”, shkruan Edison Ypi, referuar një prej statuseve të fundit të shkrimtares e cila i dedikon fjalë të ndjera djalit të saj.

Edison Ypi ‘sulmon’ Flutura Açkën: Më mirë të të kishte ndodhur ty se sa djalit tënd Read More »

Për shtatzënat, hani çokollata!

Konsumi i rregullt i sasive të vogla të çokollatës gjatë shtatzënisë ka një efekt pozitiv në funksionimin e placentës dhe qarkullimin e gjakut të fetusit, kanë publikuar shkencëtarët kanadez, transmeton Klan KosovaHulumtuesit në Universitetin Laval kanë zbuluar se disa çokollata ndihmojnë nënat e ardhshme, sepse ajo redukton rrezikun e rritjes e presionit që është e rrezikshme në shtatzëni.Studimi është i shoqëruar me konsumin e çokollatës në 130 gratë që në fillim të periudhës së studimit ishin në mes të 11 dhe 14 javë të shtatzënisë.

Gratë shtatzëna për çdo ditë gjatë periudhës katër mujore kanë ngrënë vetëm 30 gram çokollatë.Shumë studime të mëparshme kanë lidhur konsumimin e moderuar të çokollatës me një ndikim pozitiv në disa aspekte të shëndetit kardiovaskular./blic

Për shtatzënat, hani çokollata! Read More »

Njihuni me zanatin që nuk vdes kurrë

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” dhe kjo nuk është thjesht një shprehje në kuptimin e figurshëm të saj, por një proces i vështirë pune që dikur ishte baza e prodhimit të vegla bujqësore.
Tashmë që industria është zhvilluar, kovaçët janë të rrallë, por ka nga ata si Shahin Kurti në Elbasan, që pavarësisht punës së vështirë ndihen të lumtur.

“E kam mësuar që i vogël, por tashmë jam i lumtur pasi nuk ja shtrij dorën tjetrit”, thotë kovaçi.
Fermerët, sidomos ata në moshë i besojnë punimit me dorë dhe kazmat e lopatat e punuara nga kovaçi, nuk i krahasojnë me punimet industriale.
Me duart e copëtuara, por me ndërgjegjen e qetë, Shahini, jo vetëm që e bën me dëshirë punën e tij, por është po aq i kënaqur që zanatin, edhe pse punë e vështirë, ua ka lënë djemve.

“Djali nuk e vazhdoi shkollën dhe unë vendosi t’i lë zanatin”, thotë Shahin Kurti për “t.ch”.
40 vite kovaç, Shahini sot, shpreh keqardhjen që zanatçinjtë po shkojnë drejt zhdukjes. Kjo sipas tij, vjen për faktin që rinia nuk ka dëshirë të punojë.

Njihuni me zanatin që nuk vdes kurrë Read More »

Papare me djathë ,nga më të vjetrat e traditës

Quhet papare (pa para) sepse përbërësit e saj janë të thjeshtë, të paktë dhe jo të kushtueshëm, e gjenden lehtësisht në kuzhinën e çdo familjeje shqiptare.

Dikur, Paparja ka qenë një ndër gatimet më popullore të nënave dhe gjysheve, të cilat e përgatisnin atë sidomos për mëngjes.

E ngrohtë dhe fantastike në shije, Paparja edhe sot, mbetet padyshim një gatim unik i traditës së kuzhinës vendase.

Në zona të ndryshme ajo ka emërtesa të ndryshme ashtu siç edhe receta e saj mund të ndryshojë në elementët e përbërësve, disa përdorin kos ose qumësht në vend të ujit të nxehtë apo lëngut të mishit.

E megjithatë, ajo shijon mrekullisht në të gjitha mënyrat e gatuara nga amvisat.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së Papares me djathë, për të rikthyer edhe njëherë traditën e dikurshme ashtu si edhe shijen e mirë të këtij gatimi të hershëm shqiptar.
Përgatitja e Papares me Djathë
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Përbërësit përzgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

4-5 feta bukë

3-4 lugë gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju sugjeron përdorimin e vajit të ullirit)

1 gotë ujë të nxehtë ose lëng mishi

Kripë

Piper

Nenexhik

Djathë të bardhë të thërrmuar

Hudhra të shtypura (Sipas dëshirës)
Përgatitja
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin ose shtojmë vajin e ullirit.

Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri.

Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë ose lëngun e mishit dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun.

Në fund, shtojmë djathin e thërrmuar, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin dhe nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri.

Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me disa pika gjalpë të shkrirë./AgroWeb.org

Papare me djathë ,nga më të vjetrat e traditës Read More »

Tavë dheu nga tradita e shijes Shqiptare

Është një ndër gatimet më speciale nga tradita e Shqipërisë së Mesme.

Nga kuzhinat më të vjetra të shtëpive përdhese, të gatuara në zjarrin e oxhakut e deri sot në restorantet më prestigjiozë, Tava e Dheut vijon të ruajë traditën e shijes së mirë shqiptare.

Vërtetë, një traditë e Shqipërisë së Mesme, Tava e Dheut sot është ndër më të veçantat e kuzhinës shqiptare në tërësi. Shumë e preferuar nga shqiptarët, mahnitëse për turistët e huaj.

E gatuar nga tradita dhe mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.

Kjo gjellë fantastike për ditët e ftohta që kanë mbërritur shërben jo vetëm si një vakt fantastik e i shijshëm, por edhe si një pjatë speciale për të kënaqur shijen e të ftuarve në raste festash e dasmash gjithashtu.

Me përbërës të thjeshtë, por të kombinuar në mënyrë fantastike dhe e pasuruar me erëza, kjo gjellë e gatuar në tavat tipike prej balte vjen me një shije të jashtëzakonshme që kënaq plotësisht shijen, organizmin dhe mendjen gjithashtu.

AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të trashëguar brez pas brezi në përgatitjen e tavës së dheut krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Tavës së Dheut në Shtëpi
Përbërësit

500 gr mish viçi (ose mëlçi viçi sipas preferencës)

300 gr gjizë fshati

1-2  kokrra qepë të thata

2 speca

3 domate të kuqe, të bëra mirë

Kripë

Piper

8 thelpinj hudhre

Gjethe dafine

Dy lugë gjelle uthull (sipas preferencës)

Vaj ulliri

Spec djegës
Përgatitja e gjellës në tavat e baltës
Grijmë qepët hollë bashkë me specat, i hedhim në një tenxhere dhe i kavërdisim disa minuta në zjarr me pak vaj ulliri.

Në momentin që volumi i qepëve dhe specave nis të bjerë, dhe qepët marrin një ngjyrë të verdhë në të artë shtojmë mishin e prerë në kubikë dhe vijojmë t’i kavërdisim për disa minuta.

Më pas shtojmë uthullën dhe vijojmë kavërdisjen derisa mishi ta përthithë plotësisht.

Në këtë moment shtojmë domatet e grira në rende, shtojmë kripën, piperin dhe dafinën, specin djegës dhe hudhrën gjithashtu.

I kavërdisim të gjitha bashkë, hedhim gjizën dhe një gotë me ujë dhe i lëmë në zjarr të ziejnë derisa domatja të shkrijë tërësisht.

E heqim nga zjarri dhe nisim mbushjen e tavave të baltës.

Tavat i vendosim  në furrën e paranxehur dhe i lëmë të piqen për maksimumi 25 minuta.

Tava e dheut serviret e ngrohtë, e sapo dalë nga furra.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të ndryshme të perimeve të freskëta apo të pjekura.AgroWeb.org

Tavë dheu nga tradita e shijes Shqiptare Read More »