Aurora

Çfarë më tha Fatos Nano, kur në skenë po kërcenin vajza gjysmë të zhveshura

Në intervistën e tij Muho Asllani rrëfen se pasi doli nga burgu në kushte të vështira ku e gjithë familja ishte pa punë vendosi të shkonte te Fatos Nano.

“E marr në telefon dhe kërkoj ta takoj. Më thotë hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen… Më sorollati përsëri, hajde pas një ore, hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës ishte fushata zgjedhore.

Fatosi më takoi në një takim, më pas në një program artistik. Më tha: ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt edhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë. Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të zhveshura. Më thotë Fatosi: A do e kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu?

Jo vetëm që nuk do e kisha lejuar po do e kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqeje”, rrëfen Asllani për gazetën “Panorama”.

Ai tregon se që atëherë nuk është takuar më me të.

“Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortaja,Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa famija e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane”, thotë ai.

Çfarë më tha Fatos Nano, kur në skenë po kërcenin vajza gjysmë të zhveshura Read More »

S’ka seancë të enjten, Basha mbledh grupin, çfarë do të ndodhë këtë javë

Partia Demokratike ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar, në të cilën kanë qenë të të pranishëm dhe aleatët parlamentarë te opozitës. Mësohet se në mbledhje është diskutuar për aksionin opozitar që do të vijojë këtë javë.

Sipas informacioneve mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar se dhe këtë javë do të vijohet me çështjen Xhafaj në Komisionet Parlamentare.

Deputetët opozitarë do të jenë të pranishëm në të gjitha komisionet parlamentare, pasi seancë të enjten nuk do të ketë.

S’ka seancë të enjten, Basha mbledh grupin, çfarë do të ndodhë këtë javë Read More »

Sërish rrokadë në polici, caktohen shefat e rinj të komisariateve (Emrat)

Policia e Tiranës është përfshirë në një valë tjetër ndryshimesh, pasi sot janë emëruar dy shefa të rinj në komisariate. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të policisë, mësohet se lëvizje kanë pësuar komisariatet 2 dhe 6.

Njoftimi i plotë

Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë që përpos Tiranës ndryshime janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm edhe në qarqe. Barjam Mara nga zv/ drejtor i Policisë së Durrësit është emëruar në të njëjtin pozicion në Gjirokastër, ndërsa Ervin Ndreu nga shef komisariati në Krujë është emëruar zv/ drejtor në Durrës në vendin e Bajram Marës.

Sërish rrokadë në polici, caktohen shefat e rinj të komisariateve (Emrat) Read More »

”Finalja e kampionatit të familjes më të madhe në PD”, Basha ‘merr pushimet’, shfaqet krah Mziut dhe Balliut /Foto

Dalëngadalë sezonit politik po i vjen fundi dhe liderët e saj po përgatiten për pushimet verore. Mbrëmjen e së dielës kryedemokrati Basha është shfaqur në një kalçeto futbolli në krah të kryebashkiakut të kamzës, Xhelal Mziu dhe deputetit Klevis Balliu.

Në një status në rrjetet sociale Lulzim Basha shkruan se ndoqi të rinjtë e FRPD-së teksa luanin.

“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD✌” nënvizon Basha.

”Finalja e kampionatit të familjes më të madhe në PD”, Basha ‘merr pushimet’, shfaqet krah Mziut dhe Balliut /Foto Read More »

”S’ka arsye që të shpëton o i pangopur nga paratë, i babëzitur nga zilia dhe i pashpirt nga akti që kryen”

Sot nuk mund t’i gjej dot më një emër profesionit tënd. Tashmë ti lopatën e ke zëvendësuar me shiringë metali, gërshërën me agë të mprehtë dhe ujin e vaditjes me lëngje të helmuara që pompohen orë e çast.

Shkruan Andrea Danglli

Mbase ti nuk di mirë shkrim dhe këndim për të më lexuar drejt. Më saktë bën sikur je analfabet pasi frikesh të mësosh anën vrastare të punës që bën, ku në vend të gropave për të mbjellë fidanë, je shndërruar në varrmihës që hap tokën për të mbjellë kufoma.

Gjithsesi shpresoj që fëmija yt, ai për të cilin ti po punon dhe e sheh në dritë të syrit, të vijë aty tek sera e errët kur përgatit dozat e vdekjes, dhe me pafajësinë e një të mituri të t’i tregojë këto rreshta. (Uroj që ai mos të ta kuptojë kurrë maskarallëkun)

Dëgjo! Këtu nuk po flasim për një bujk të zakonshëm dhe as për një tregtar të rastësishëm, por fjala është për vrasës me pagesë… si ti.

Po mor po, fiks si ti që ashtu pa kuptuar ke marrë tiparet e një dose nëntoke dhe në vend të rrënjëve të bimëve, po kafshon pamëshirshëm kapilarët e jetës së qindra njerëzve të pafajshëm që blenë prodhimet e tua.

Sot nuk mund t’i gjej dot më një emër profesionit tënd. Tashmë ti lopatën e ke zëvendësuar me shiringë metali, gërshërën me agë të mprehtë dhe ujin e vaditjes me lëngje të helmuara që pompohen orë e çast.

Ti mendon gabim kur thua se nëse lahen frutat dhe perimet, atëherëpesticidet zhduken. Ato janë aty, potencialisht toksike për ne konsumatorët.

Qasja Ndërkombëtare Strategjike për Menaxhimin e Kimikateve (SAICM ), i ka të përcaktuara normat dhe standardet që duhet të ndjekësh, por ti s’ke faj që nuk t’i kanë sqaruar dhe ndaj konkurron kaq pandershmërisht tregun.

E di ç’thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportet e saj mbi pesticidet që media dhe  institucionet përkatëse përtojnë t’i përkthejnë?

Dhjetëra toksikologë kanë arritur në përfundime se shkaktojnë tumore të ndryshme, mutacione në gjene, sterilitet, dëmtime në tru, ndikojnë mbi sistemin imun, sjellin diabet, lindin autizëm dhe reflektojnë 1001 dëmtime të tjera në organizëm. Ke informacion për këto apo ke mësuar përmendësh veç ditët që i duhen një sallatori për t’u rritur shpejt?

Ekzistojnë, dhe ndryshe nga ti që gatuan lëngata për fëmijët e të tjerëve, askush nuk do që vogëlushi yt të kishte ndonjë nga këto sëmundje të tmerrshme. (Largqoftë)

Ne të gjithë e pranojmë me keqardhje që demek-demokracia jonë 28 vjeçare, historikisht ka hapur këmbët ndaj çdo politike bujqësore, duke e shndërruar këtë sektor në humnerë ekonomike.

E dimë që edhe shtigjet e tregut janë kyçur babëzisht dhe djersa e fermerëve herë pas here përfundon nëpër ujëra kanalesh pa pasur mundësi të përkthehet në të holla.

Gjithashtu dimë për naftën, për ujin, farën, stërmundimin dhe vlerësimin që në fund prodhojnë veç hambarë të mëdhenj zhgënjimi.

Këto i njohim mjaft gjerë, por ama as njëra dhe as tjetra s’janë justifikim që ti o katil i paditur të vrasësh nënat, baballarët, motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë që sot kërkojnë të hedhin shtat mbi tokë dhe jo të numërojnë centimetrat nën të.

Nëse je i zemëruar me “pushtet-tarët” tanë 28 vjeçar, (ashtu si unë) sille zetorin me prodhime dhe t’ia flakërijmë bashkë nëpër oborre. Silli këtu domatet e pashitura t’ipërplasim mureve tëkryeministrisë, patëllxhanin stok ta hedhim fasadave të Bujqësisë, kungullin t’ia derdhim Mjedisit, trangujt t’ia lemë në derë Infrastukturës dhe kalbësirat e djeshme t’ia vërvitim forcave opozitare që gjithashtu janë pjesë e skemës së falimentimit të fermerit.

Kjo formë proteste na nderon më tepër se sa rruga e skëterrshme ku ke zgjedhur të ecësh duke përfituar se agjencitë e paguara nga taksat tona s’kanë as kapacitete, as seriozitet dhe as vullnet për të të penguar.

Sot dhe nesër s’ka argument qëta justifikon mëkatin,pasi serën tënde dale-nga-dalë e ke shndërruar në një morg të kobshëm ku arkat që duhen mbushur me prodhime të freskëta bimore, i konsideron si arkë-morte bosh që do mbushen me njerëz prej gjaku e prej mishi.

S’ka arsye që të shpëton o i pangopur nga paratë, i babëzitur nga zilia dhe i pashpirt nga akti që kryen.

Vendosa të të shkruaj këto reshta ku edhe pse mendoj që e ke helmatisur shpirtin tënd para se të helmosh organizmin tonë, besoj se do gjesh ndonjë grimcë përgjegjësie para fëmijës për të mos ja bërë tjetrit atë që nuk do dëshiroje të ta bënin ty.

Ndaj para se t’i skuqësh domatet artificialisht, mendo se po i skuq me gjak vogëlushësh dhe po i shpëlan me lot prindërish nëpër korridore spitalesh.

Jepi fund marrëzisë, para se ajo të ulet këmbëkryq edhe në sofrën tënde!

”S’ka arsye që të shpëton o i pangopur nga paratë, i babëzitur nga zilia dhe i pashpirt nga akti që kryen” Read More »

A do të “zhvishet” nga pasuria prej ‘sheiku’ Adriatik Llalla? Sot zyrtarisht vendoset për fatin e ish-Kryeprokurorit

Ditën e sotme në orën 13:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të jap vendimin përfundimtar për ish-Kryeprokurorin Adriatk Llalla, nëse ai do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vettingut. KPA, pas dy seancave të para ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, ku ky i fundit kërkon që Llalla të mos përjashohet nga sistemi i Drejtësisë.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Nga ana tjetër avokati i Adriatik Llallës, Sokol Azizaj u shpreh se: “Parashikimet ligjore thonë se nëse subjekti jep dorëheqjen, procesi i Vetingut ndërpritet. Më shumë se kaq unë nuk mund ta shpjegoj dot. Unë kërkoj lënien në fuqi të vendimit për Adriatik Llallën. Unë nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj, por dua që të ndiqni standardin ligjor”.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t’i ndërpritet edhe procesi i Vettingut. Pezullimi i Vettingut apo çelja e filtrave të tij për verifikimin e pasurisë dhe aftësive profesionale për Llallën, mbetet për t’u mësuar vetëm mesditën e sotme.

A do të “zhvishet” nga pasuria prej ‘sheiku’ Adriatik Llalla? Sot zyrtarisht vendoset për fatin e ish-Kryeprokurorit Read More »

Kapja e 2.5 tonë kanabis në Itali, policia: Nuk dihet nga u nis gomonia!

Pas sekuestrimit të 2.5 tonëve marijuanë në brigjet italiane, Policia e Shtetit ka reaguar, ku në një njoftim pëmediat, deklaron se nuk dihet ende origjina e droges së kapur, por po punohet për të zbardhur çdo detaj.

Sipas policisë shqiptare nuk dihet ende origjina dhe vendi nga ku u nis gomonia drejt Italisë, ndërsa në operacion janë angazhuar Guardia di Finanza, Policia Kufitare Shqiptare dhe ajo e Malit të Zi.

“Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu.

Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas autoritetet italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri, ku menjehere disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare. Por sipas policise shqiptare gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën.

“Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra. Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj”, thotë policia.

Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë.

Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia./shqip

Kapja e 2.5 tonë kanabis në Itali, policia: Nuk dihet nga u nis gomonia! Read More »

Dhjetë qytetet e zhdukura përgjatë historisë së njerëzimit

Një qytet i humbur është një qytet që shndërrohet në i pabanuar dhe vendndodhja e tij është harruar. Kërkimi për qytetet e tilla të humbura ka ngacmuar kuriozitetin e eksploruesve dhe aventurierëve që nga shekulli i 15-të dhe çuan në zhvillimin e arkeologjisë! Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë – të cilat janë qytete që janë braktisur kohët e fundit për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur sipas atsh.

Në vazhdim dhjetë qytetet e humbura përgjatë historisë së njerëzimit.

1.Machu Picchu – Peru
Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur i Inkasve” është vendi më i famshëm Inca në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Cusco. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar si një pasuri për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është vendi me tërheqes dhe me i vizitueshem per turistet në Peru.

  1. Angkor- Kamboxhia
    Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9-te deri në shekullin e 15-te dhe ne te gjendet Angkor Wat, monumenti më i madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti filloi renien e tij dhe u pushtua dhe u plaçkit. Qyteti ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar

  2. Pompei – Itali
    Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë qytetesh te zhdukura. Në vitin 79 AD mali Vesuvius shpërtheu. Vesuvius, ende sot një nga vullkanet më aktive në botë, varroste qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën bashke dhe ne qytetet qe u zhduken dhe u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të ata u rizbuluan gjatë gërmimeve, dhe sot Pompei po lulëzon si një tërheqje turistësh, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që ngriu ne kohë gati 2.000 vjet më parë

  3. Petra – Jordania
    Petra ishte kryeqyteti i lashtë i mbretërisë Nabatean. Një qytet i gdhendur në gur, në anën e Wadi Musa. Qyteti ishte themeluar ndoshta në fillim të vitit 312 p.e.s dhe lulëzoi për një kohë të gjatë, pasi ishte një kryqëzim i rëndësishëm për rrugët e mëndafshit dhe të aromave që lidhnin Lindjen dhe Perëndimin. Qyteti filloi renien dhe u braktis në fund në shekullin e 6, pasi një sërë tërmetesh shkatërruan furnizimin me ujë. Qyteti i rëndësishëm dhe i bukur u harrua përfundimisht. Ai u zbulua në botën perëndimore vetëm në 1812.

  4. Tikal – Guatemala
    Tikal ishte një qytet i lashtë i qytetërimit Maya, që ndodhej në pyjet tropikale në Guatemalë. Qyteti lulëzoi si kryeqyteti i një mbretërie të fuqishme derisa u pushtua nga Teotihuacani në shekullin e 4 pas Krishtit. Pasi u pushtua, gradualisht u rrënua derisa përfundimisht u braktis në fund të shekullit të 10-të. Sot, qyteti është një nga vendet më të mëdha arkeologjike të qytetërimit Maya dhe është i njohur për shumë tempuj në formë piramidale, duke përfshirë Tempullin e Jaguarit të Madh – një nga piramidat më të shquara në botë.

6. Teotihuacan – Mexico
Teotihuacan është një vend arkeologjik pranë qytetit të Meksikës. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë (8 kilometra katrorë). Ishte një qendër e madhe urbane dhe shtëpi me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Shekuj pasi u harrua, qyteti u pushtua nga Azteket. Emri modern u dha nga populli Aztec dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë se cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.

  1. Tiwanaku – Bolivi
    E vendosur pranë liqenit Titicaca në Bolivi, Tiwanaku ishte një fuqi e rëndësishme rajonale në Andet jugore midis shekullit të 7 dhe shekullit të 9-të. Mendohet të ketë ndermjet 15,000 dhe 30,000 banorë ose më shumë. Rreth vitit 1000 pas Krishtit, ndryshimi klimatik pengoi Tiwanakun të vazhdonte prodhimin e ushqimit, duke shkaktuar rënien dhe braktisjen e qytetit.

  2. Palenque – Mexico
    E vendosur në Meksikën jugore të sotme, Palenka ishte një qytet Maya që lulëzoi gjatë shekullit të 7-të. Palenka u rrenua gjatë shekullit të 8-të, duke u zhytur plotësisht nga xhungla e trashë dhe e harruar nga koha. Interesi në këtë vend u ngrit përsëri gjatë shekullit të 19-të, dhe më vonë qyteti u gërmua dhe restauruar dhe tani është një vend i njohur arkeologjik i vizituar nga shumë turistë çdo vit.

  3. Troja – Turqi
    Për shekuj Troja konsiderohej të ishte vetëm një legjendë, një qytet që kurrë nuk ekzistonte ne te vërtete jashtë poezive të Homerit, dhe sidomos Iliades, ku përmendet si pjesë e Luftës së Trojës. Legjenda doli të jetë e vërtetë vetëm në vitet 1860, kur u gërmua në Anatolia veriperëndimore. Tani e dimë se qyteti ishte shkatërruar dhe rindërtuar vazhdimisht, dhe me ngadalë u rrenua derisa u braktis me në fund gjatë epokës bizantine.

  4. Atlantis
    Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantis nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida u përmend në një alegori mbi kombet në veprat e Platonit, dhe në këtë alegori, Atlantida përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet “përtej shtyllave të Herkulit”. Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm.

Dhjetë qytetet e zhdukura përgjatë historisë së njerëzimit Read More »