Aurora

“Mister Cjapi”, Tërmet Peçi kryetar jurie zgjedh më të bukrin

Në fundjavë në Nivicë fshatin në jug të vendit u organizua “PAN-FEST, Nivica” një aktivitet që lidhet me traditën dhe kulturën e zonës së Kurveleshit. E përzgjedhur nga Ministria e Bujqësisë si një nder 21 festat lokale fituese, festa synonte përzgjedhjen e personifikimeve mitologjike, duke sjellë përmes njeriut-Cjap (Filoktiti), personazhin që pellazgët e lidhnin me dhinë, si simbol i mbijetesës dhe ushqimit në zonë, nga bregu detit deri në malet e lartë.

Konkursi përfshin përzgjedhjen e cjapit më të bukur të krahinës. Festa do të jetë e përvitshme, ndërsa kjo ishte hera e parë që zhvillohej, duke u shndërruar një traditë për këtë zonë.

Në konkursin e zhvilluar shihet dhe kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ku së bashku me njerëz të tjerë qëndrojnë nën hijet e rrapit të Nivicës, ndërkohë që banorët kalojnë aty duke reklamuar cjeptë e tyre.

“Mister Cjapi”, Tërmet Peçi kryetar jurie zgjedh më të bukrin Read More »

Vlorë : Sezoni turistik i këtij viti, nga punimet për terminalin e ri, mungesa e një tjetër trageti dhe hapja totale e ishullit të Sazanit për turistët vendas dhe të huaj

Punimet e nisura rreth dy vjet më parë për termainalin e ri të portit  ,u pezulluan për shkak të Lungomares,teksa me përfundimin e këtij, projekti rinisi sërish,por aktualisht për terminalin i ri duhet ende kohë për të përfunduar.

Porti i Vlorës për këtë sezon turstik do të vijojë të funksionojë me terminalin e vjetër,ndërsa do të vijohet me shtim të shërbimit. Drejtori i portit Vlorë Admir Malaj,konfirmon se punimet për terminalin e ri ,pritet të përfundojnë brenda këtij sezoni,ndërsa gjatë pikut do të vijohet të punohet me terminalin e vjetër.

Sa i përket linjes Vlorë-Brindisi në funksion mbetet vetëm një traget,ndërsa nga kompania aktuale,është rikonfirmuar vënia në funksion e një tjetër traget, vetëm gjatë pikut të sezonit turistik. Lajmi i mirë për turistët vendas dhe të huaj,mbetet hapja e ishullit të Sazanit,një pikë turistike,mjaft e kërkuar dhe me shumë atraksion. Këtë sezon veror do të jetë më i prekshëm si nga turistët vendas ashtu edhe ata të huaj.

Porti i Vlorës,mbetet ende një nga pikat kryesore për hyrjen dhe daljen e shtetasve të huaj dhe shqiptarë,turistëve që mbërrijnë nga Italia dhe anasjelltas. Ndërsa gjatë sezonit pritet më shumë fluks,megjithatë ka ende shumë për të zgjidhur ,duke nisur nga punimet për terminalin e ri dhe deri në vendosjen në funksion të një tjetër trageti në linjën Vlorë-Brindisi.

Vlorë : Sezoni turistik i këtij viti, nga punimet për terminalin e ri, mungesa e një tjetër trageti dhe hapja totale e ishullit të Sazanit për turistët vendas dhe të huaj Read More »

PD përplaset me Ahmetajn për punësimet: Qeveri palaçosh, e paraqesin sukses uljen e numrit të të papunëve. Detyruan 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi

Pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë dhe Finanacave, Arben Ahmetaj ku ky i fundit u shpreh se punësimi është rritur dhe shifrat e papunësisë janë ulur, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Ka qenë deputeti i PD dhe nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se kjo është një qeveri palaçosh dhe se ka detyruar 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi.

Statusi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

Qeveri palacosh ; kane detyruar mbi 400 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve.

Ne fakt vendet e punes jane ulur , eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si “sukses”, si ulje te numrit te te papuneve ne vend…

PD përplaset me Ahmetajn për punësimet: Qeveri palaçosh, e paraqesin sukses uljen e numrit të të papunëve. Detyruan 400 mijë shqiptarë të largohen nga vendi Read More »

KPA merr vendimin: Nuk ka Vetting për Adriatik Llallën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

“Me shumicë votash vendosi: ndryshimin e vendimit: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”, thuhet në vendim.

Në dy seancat e kaluara ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk mori pjesë në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj, i cili tha se klientit të tij i kishte mbaruar mandati i kryeprokurorit, ndërsa shtoi faktin se nëse ai jep dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, rivlerësimi ndërpritet.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Sipas tij, megjithëse Llalla ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, ai nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”- tha Ballhysa.

Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Por KPA e ka rrëzuar sërish, duke e shpëtuar ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.

KPA merr vendimin: Nuk ka Vetting për Adriatik Llallën Read More »

Nuk e keni idenë se çfarë shifra pritet të kapë euro duke filluar nga sot! Që nga prilli rritja është e paparashikueshme

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë me rritje në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.34 lekë, me një rritje prej 0.76 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.

Nga data 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë njoftoi planin e saj për të ndërhyrë në tregun valutor me synim ndalimin e rënies së mëtejshme të euros, monedha e përbashkët është rritur me 4.17 lekë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fundi i muajit prill.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg, pasi euro ra me shpejtësi në maj dhe qershor, duke zbritur në 5 qershor në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet. Banka tha se kjo rënie ishte e papritur dhe kishte shkuar përtej parashikimeve, duke u ndikuar dhe nga efekti psikologjik i pritshmërive për një rënie të mëtejshme.

Pas ndërhyrjes së bankës, faktori psikologjik u kthye në drejtim të kundërt. Individët nxituan të blinin valutë, në pritje të rritjeje të mëtejshme të euros dhe kjo ndikoi në forcimin e shpejtë të monedhës së përbashkët.

Luhatjet e mëdha kanë bërë që agjencitë e këmbimit valutor të rrisin marzhin e tregtimit në blerje dhe shitje, nga 0.5 lekë, në gati 2 lekë. Një euro mund ta blesh sot mesatarisht në agjencitë valutore me 129.3-130.3 lekë.

Për shkak të kësaj situate, ekspertët e tregut pohojnë se është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë në muajt në vijim, ndonëse tradicionalisht vera është një periudhë kur valutat dobësohen, për shkak të efekteve sezonale nga remitancat dhe prurjet e turistëve, që këtë vit pritet të arrijnë në nivel rekord.

Nuk e keni idenë se çfarë shifra pritet të kapë euro duke filluar nga sot! Që nga prilli rritja është e paparashikueshme Read More »

Paralajmërimi i fortë nga brenda PD-së: Së shpejti do të ketë lëvizje të reja. Rama dhe Basha do të dalin nga skena politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar në partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka sulmuar ashpër kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai theksoi faktin se duhet një lëvizje anti- establishment.

“Shqipëria po kalon në një gjendje pothuaj të jashtëzakonshme dhe zoti Basha jo vetëm nuk i jep zgjidhje kësaj situate por ai është bërë palë, pjesë e kësaj oligarkie politike financiare, prokurimesh, tenderimesh në vend.

Basha është pjesë e 7-8 vetëve që po qeverisin sot vendin. Me veprimet e mosveprimet e tij ai po i zgjat çdo ditë pushtetin Edi Ramës.

Kemi 430 mijë vota të humbura nga PD nën drejtimin e Bashës.

Manaxhimi katastrofik i PD nga Basha tregon që sot nuk e dimë se kush është shumica në PD.

Në këtë ambient ka mungesë kurajoje civile, kulture të dobët demokratike.

Ajo që duket si pushtet absolut i zotit Basha, në fakt është dobësi e madhe e tij.

Popull thotë “ frikacaku vret”, ky është rasti i kryetarit tonë.

Mundohet të mos bëjë asnjë veprim për ta bashkuar partinë, ose bën çdo gjë për ta përçarë, në funksion të pushtetit të tij personal.

Pushteti i Bashës nuk janë gjë tjetër veçse thërrimet që i lë oligarkia e vendit, thërrime financiare, ekonomike, politike mediatike”, tha ai.

Cili është thelbi i qendrimit anti- establishment të grupit tuaj?

“Ne jemi kundër establishmentit, këtë qendrim e kemi qëkur e kuptuam para një viti se ai bëri marrëveshje me Ramën

Ne jemi për të shembur këtë realitet politik, jo sistemin politik.

Republika e re ishte një zgjatim i Rilindjes.

Basha nëpër sondazhe është 13-17% ndërkohë që PD është 26%.

Ka njerëz në PD që paguhen me tendera dhe koncesione nga qeveria dhe janë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bashës.

Ka biznese të aferta me kryetarin e PD edhe brenda familjes së tij, mjafton të shikoni aktet në QKR.

Situata në të cilën ndodhemi do të çojë në mënyre dialektike drejt diçkaje që do të kërkojë të rrëzojë këtë establishment.

Një lëvizje e tillë nuk duhet të nisë nga jashtë por nga brenda PD, sepse PD është një aset i jashtëzakonshem. PD mban brenda vetes shtresën e djathtë të shoqërisë pavarësisht ulje-ngritjeve.

Kemi shembullin e presidentit Trump i cili e nisi goditjen nga brenda Partisë Republikane.

Era Trump do ta fshije oligarkine ne Shqiperi.

E vetmja zgjidhje është një lëvizje anti establishment, siç ka ndodhur në Itali, Hungari Poloni, Slloveni, në Austri,  në Angli me Brexit.

Brenda pak kohësh Rama dhe Basha do të dalin nga skena”.

Paralajmërimi i fortë nga brenda PD-së: Së shpejti do të ketë lëvizje të reja. Rama dhe Basha do të dalin nga skena politike Read More »

Kjo është sfida juaj per 14 ditët e ardhshme që nuk ka ngelur njeri pa e provuar! Nuk do keni kurrë uri dhe humbni 14 kg të sigurta

Këtu do ju ofrojmë një mënyrë se si të bini nga pesha në mënyrë të thjeshtë brenda 14 ditëve. Dhe gjëja më pozitive e kësaj diete është se nuk do ju marrë uria në asnjë moment

Me këtë sfidë 2 javore do të jeni në gjendje të humbni deri në nëntë kilogramë duke konsumuar lëng limoni, i cili do t’ju ndihmojë të digjni yndyrën shumë shpejt dhe do të shpëtoni nga të gjitha substancat helmuese të akumuluara në organizmin tuaj!

Kjo rutinë me lëngun e limonit duhet të pihet çdo mëngjes me barkun bosh dhe duhet të prisni 45 minuta për të ngrënë mëngjes.

Të kesh një figurë ideale nuk është kaq e lehtë, por ju duhet të ndiqni këto hapa!

Në ditën e 1: Pini lëng limoni në një gotë ujë të vakët ose ujë në ambient temperaturë të dhomës, por sigurohuni që nuk është e ftohtë!

Në ditën e 2-të:Pini lëngun e dy limonave në dy gota ujë. Ëmbëlsoheni me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 3-të: Pini lëngun e tre limonave në tri gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 4-të: Pini lëngun e katër limonave në katër gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 5-të: Pini lëngun me pesë limona në pesë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 6-të: Pini lëngun e gjashtë limonave në gjashtë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 7-të: Pini lëngun e shtatë limon në shtatë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 8: Pini lëngun e gjashtë limon në gjashtë gota ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 9-të: Pini lëngun prej pesë limonesh në pesë gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 10: Pini lëng prej katër limon në katër gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Në ditën e 11-të: Pini lëngun me tre limona në tre gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 12-të: Pini lëngun e dy limonave në dy gota uji. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën e 13-të: Pini lëng limoni në një gotë me ujë. Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë

Në ditën 14-të: Pini lëngun prej tre limon në dhjetë gota me ujë të freskët Ëmbëlsoheni atë me një lugë çaji mjaltë.

Kjo është sfida juaj per 14 ditët e ardhshme që nuk ka ngelur njeri pa e provuar! Nuk do keni kurrë uri dhe humbni 14 kg të sigurta Read More »

Nëse vë re një nga këto shenja nuk po çmendesh, por ëngjëlli yt mbrojtës është pas teje dhe po përpiqet të komunikojë

Është një mister se si engjëjt mbrojtës kujdesen për ne pa qenë prezentë, thjesht duke na bërë të ndiejmë mbrojtjen e tyre. Më poshtë do të lexoni shenjat më të zakonshme që ata na japin për të treguar praninë e tyre në jetën tonë.

Ndryshimet e temperaturës

Dhoma mund t’ju duket shumë e ngrohtë ose shumë e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Prania e tyre mund të ngadalësojë ose të shpejtojë molekulat në ajër, gjë që rezulton në ndryshime të temperaturës. Shih me vëmendje gjërat që po bën ose që po mendon dhe përpiqu të kuptosh mesazhin që engjëlli yt po përpiqet të të komunikojë.

Aroma e mirë

Ke qenë ndonjëherë nënjë shtëpi ose në një vend ku ke ndjerë një parfum që të është dukur shumë i mirë? Nëse arrin të ndjesh këtë parfum rreth teje, dhe që të duket shumë i mirë, një engjëll mund të jetë duke të përqafuar në distancë. Çfarë të bën të ndjesh? Për çfarë po mendon? Po, atë mesazh po përpiqet të të përcjellë engjëlli yt mbrojtës.

Sheh drita të ndryshme me ngjyrë

Të shohësh drita rreth teje është një e dhënë që ata janë prezentë në jetën tënde. Mund ta shohësh si diçka të zbehtë, ose si një dritë të dukshme. Mos ki frikë. Engjëjt nuk po përpiqen të të bëjnë keq. Janë rreth teje thjesht për të të mbrojtur.

Nëse vë re një nga këto shenja nuk po çmendesh, por ëngjëlli yt mbrojtës është pas teje dhe po përpiqet të komunikojë Read More »