Aurora

Avokat Ngjela optimist: Po vjen fundi i esadizmit

Avokati Spartak Ngjela i njohur për qasjen pozitive ndaj aplikimit të reformës në drejtësi në vendin tonë dhe hapjes së negociatave tregon se pse pikërisht me 28 qershor do të fillojë edhe ndryshimi rrënjësor në Shqipëri.

Sipas tij, hapja e negociatave do të shënojë fundin e “esadizmit” që startoi më 13 qershor 1920.

“Më 13 qershor 1920, Avni Rustemi vrau Esat Toptanin në Paris. Po esadizmi nuk ra ndonjëherë deri më sot në Shqipëri. Por 28 qershori i vitit 2018… hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, hap domosdoshmërisht procesin e varrosjes së esadizmit në Shqipëri.

Pikërisht këtu do të fillojë historia e Shqipërisë moderne – edhe korrupsioni, edhe krimi shtetëror aktual s’shtë veçse një esadizëm i plotë. 28 qershori që po vjen është fillimi i fundit të esadizmi në Shqipëri”, shkruan avokat Ngjela në Facebook.

Avokat Ngjela optimist: Po vjen fundi i esadizmit Read More »

Historia e tunelit të dashurisë (Foto)

Fotografi Amos Chapple, nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze, foli me vendasit për historinë e tunelit të mrekullueshëm që është i formuar nga degë pemësh, mes të cilave futen rrezet e diellit me shumë romanticitet.

Ai mësoi se pemët janë krijuar ashtu për të mbuluar shinat e trenit që shkonte në një bazë ushtarake aty pranë, gjatë kohës së luftës.

Një tren i vjetër vazhdon edhe sot të kalojë çdo ditë, duke ruajtur pa dashur formën e tunelit madhështor, i cili ofron pamje fantastike në çdo stinë.

Historia e tunelit të dashurisë (Foto) Read More »

Dokumenti/ Historia e vajzës nga Gjirokastra, që u përdhunua nga ish-shefi i sigurimit

Një dokument sekret i vitit 1958, i Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit zbulon një ngjarje të pazakontë për efektivët e Sigurimit të Shtetit.

Relacioni me firmën e kreut të institucionit, Gani Goxhi, “Mbi veprimtarinë e imoralitetit të organizuar në grup nga shefi i Degës Qatip L.”, e pohon qysh në mbititull thelbin e çështjes, që i përket një historie perverse, me një mori ndodhish e episodesh, të cilat fillojnë e mbarojnë me skena përndjekjesh e përdhunimesh, me skenarë të ideuar nga një zyrtar jo pak i rëndësishëm i Degës së Brendshme.

Ndër të tjera në këtë dokument flitet edhe për një vajzë nga Gjirokastra, me të cilën kishte abuzuar shefi i Degës, Qatip L. Ja çfarë shkruhet në këtë dokument.

“Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale (minoritare) e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasur lidhje edhe më përpara dhe së bashku me kushëririn e tij, Nevruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin.

Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë me pretekstin për t’i kontrolluar dokumentet, ku kanë mbajtur gjoja njëfarë procesverbali dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe në afërsi të Degës së Brendshme, Qatipi dhe Nevruzi kanë kryer marrëdhënie seksuale me të”.

Dokumenti/ Historia e vajzës nga Gjirokastra, që u përdhunua nga ish-shefi i sigurimit Read More »

Kur të dëgjosh këtë fjalë mbani vesh mire, njeriu që keni përballë është mashtrues

Tradhëtarët kanë karakter manipulues. Të gjithë e dimë se një tradhëtar është një person i parritur dhe lëndues. E dimë gjithashtu, se duhet t’i qëndrojmë larg. Por ato kanë një aftësi të çuditshme për t’i sjellë njerëzit përsëri aty ku duan. Tradhëtarët dhe mashtruesit janë njerëz thellësisht të trashë – por që kanë fuqinë t’ia u hedhin. Mos i lejo.

Ja 7 gjëra që ky lloj personi do t’ju thotë:

-Mund të përmirësohem. Të premtoj. Gjithçka do të jetë ndryshe. Gënjeshtër! Klasike, madje!

-Ishte thjesht seks. Nuk kam asnjë ndjenjë për to, por vetëm për ty.

Një partner që sakrifikon një lidhje për një aventurë seksuale, do të thotë që nuk e vlerëson lidhjen e tij. Ideja e tyre se gjoja dashuria dhe seksi janë gjëra të ndryshme dhe të ndara, tregon thjesht papjekuri dhe një karakter të paqëndrueshëm. Mos më kryqëzo gjithë jetën prej një çasti dobësie. Këtu nuk kemi të bëjmë me dobësi por me një person të dobët në mënyrë konstante.

-Nuk e kam vetëm unë fajin. Ti punon gjatë gjithë kohës. Nëse do të kishe pasur më shumë kohë për mua…

-Ishte faji i tij/saj. Më provokoi vetë.

Partneri gaboi. Mos u kapni me personin tjetër. Përgjegjësia ishte mbi të gjitha e tij/saj, pastaj e personit tjetër… që edhe mund të mos e ketë ditur situatën sentimentale.

-Nëse do e dija që do e zbuloje, s’do e kisha bërë kurrë. Po, nëse nuk do e merrje vesh?!

-Po e tepron. Mjaft u nevrikose!

Njerëzit që e thonë këtë janë egoistë dhe nuk e marrin fare parasysh dëmin e shkaktuar tek ti. Qëndrojuni sa më larg, nëse nuk dëshironi të harxhoni energji të kota.

-E lashë të gjithë pas krahëve. Jam njeri tjetër!

E vërteta është kjo: Mashtruesit dhe tradhëtarët mbeten të tillë deri në fund. Mos harro: Ata janë thellësisht të trashë. Thjesht lërini dhe vazhdoni jetën tuaj. Ka plot persona të kujdesshëm dhe të mirë atje jashtë

Kur të dëgjosh këtë fjalë mbani vesh mire, njeriu që keni përballë është mashtrues Read More »

Ky vend ju paguan 18 mijë dollarë për t’u bërë shtetas i tij

Ky vend mirëpret këdo për të cilin i ftohti i dimrit mes dëborës dhe ngricës nuk përbën problem.

Alaska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u paguan 18 000 dollarë në vit njerëzve që duan të vendosen atje përgjithmonë.

Kuptohet, për t’i marrë paratë, duhet fillimisht të dëshmoni gatishmërinë dhe vërtetësinë e pretendimit tuaj.

Pas kësaj ju mund të prisni të merrni këtë shumë çdo vit, e nuk duhet ta ktheni kurrë mbrapsht.

Kushti i vetëm që duhet të plotësoni është të kaloni 190 ditë pa shkëputje, të mos keni dosje kriminale e pastaj ju mbet veç të prisni 18 mijë dollarë të vijnë me postë në shtëpinë tuaj.

Ky vend ju paguan 18 mijë dollarë për t’u bërë shtetas i tij Read More »

Njeriu i Merkelit nxjerr bllof opozitën: Tahiri nuk është fare pengesë për hapjen e negociatave

Zyrtari i lartë gjerman, Christian Lange, ka deklaruar se arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe largimi nga detyra i ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk janë kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke ju përgjigjur kështu akuzave të opozitës, të cilët i kanë cilësuar Tahirin dhe Xhafajn si pengesë për integrimin në BE.

Lange i ka bërë thirrje politikës shqiptare të luftojë korrupsionin, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë bllokadat, si tre elementë tepër të rëndësishëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Lange, deklaroi se korrupsioni shkatërron ekonominë e tregut dhe është shqetësim për jetën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë. Ai tha se nuk mund të japë përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave në fund të qershorit, por shtoi se progresi në sistemin e drejtësisë dhe përshpejtimi i reformave janë një hap i rëndësishëm në këtë vendimmarrje.

“Korrupsioni është kundër zbatimit të së drejtave të njeriut. Korrupsioni shkatërron ekonominë e tregut, gjë të cilën pata mundësinë të informohem. Investitorët gjermanë më sollën në vëmendje se problemi kryesorë që kanë është korrupsioni. Natyrisht që korrupsioni është shqetësim edhe për jetën publike të qytetarëve shqiptarë, korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë.

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë pengon qasjen në gjyqësor, që është baza për sistemin e drejtësisë dhe për një proces të ndershëm. Vazhdimi i zbatimit të procesit të Vetingut është shumë i rëndësishëm. Ky proces jo vetëm duhet vazhduar, por edhe duhet përshpejtuar. Sot nuk mund të jap një përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave. Ajo që mund t’iu them është që progresi në sistemin e drejtësisë, përshpejtimi i reformave është një nga hapat e rëndësishëm që do ketë ndikim në këtë vendimmarrje.

Ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve të BE. Edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, ndaj ky sistem është i rëndësishëm. Bllokadat politike nuk ndihmojnë për progresin e vendit. Ne vijmë nga kultura të ndryshme politike, ne në Gjermani jemi të drejtuar drejt konsensusi, gjë që nuk e konstatoj në Shqipëri.”

Njeriu i Merkelit nxjerr bllof opozitën: Tahiri nuk është fare pengesë për hapjen e negociatave Read More »

Pse Ali Pashë Tepelena i mbyti 18 vajza në liqen?

Janina apo Ioannina për fqinjët, vendi i lavdisë dhe rënies tragjike të Ali Pashë Tepelenës.

Mbi kodër, në pjesën perëndimore të qytetit, brenda kështjellës mesjetare gjendet varri pa kokë i Ali Pashait, i fortifikuar me një kupolë të hekurt.

Pranë tij thuhet se prehet Emineja, gruaja e parë dhe një foshnjë, eshtrat e së cilës janë zbuluar aty pranë, që thuhet të ketë qenë vajza, të cilët Pashai e mbyti pasi nuk donte fëmijë femra.

Pranë varrit është Xhamia e Fitores, e ndërtuar në rrënojat e një kishe bizantine më 1430 –ën. Formën e fundme ia dha Ali Pashai. Fotis Rapakusis, rrëfen për grupin e turistëve dashurinë e madhe që Ali Pashai kishte për gruan e parë Eminenë, me të cilën edhe pse pa kokë prehet pranë.

Thuhet se pas vdekjes së saj, Pashai dilte netëve dhe mbi varrin e saj lotonte.

Pamja piktoreske që ofron liqeni që rrethon kështjellën bëhet e zymtë nga legjenda se Pashai mbyti 18 vajza , duke i futur në thashë me grykë të mbyllur dhe lidhur me gurë…

Gjithçka nisi nga Zonja Frosina, gruaja pas së cilës u dashurua marrëzisht i biri i Ali Pashait, Muhtari .

“Frosina ishte e martuar me një tregtar. Kur iknin jashtë Pashai iu mbante familjet peng që të kishte sigurinë se ata do të ktheheshin. Frosina u lidh me djalin e Ali Pashës dhe kur u morr vesh kjo lidhje qe skandal për kohën”- rrëfen Rapakusis.

Gruaja e Muhtarit dhe nusja e djalit tjetër, motra dhe bijat e Pashait të Beratit thuhet se i vunë veton Pashait për të vendosur nderin në vend.

Për të mos e bërë publik skandalin e familjes së tij, por edhe për të kënaqur nuset dhe për të ruajtur aleancën me Pashain e Beratit, Ali Pashai nxori një dekret për të pastruar qytetin nga prostitutat.

U gjetën 17 vajza publike, ndërsa Frosina u bë e 18 –ta ndër to, të gjitha të mbytura në liqen. /mapo.al

Pse Ali Pashë Tepelena i mbyti 18 vajza në liqen? Read More »

Manjani sulmon Metën: Ndaje mendjen, se nuk po të kuptoj

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundra deklaratës se presidentit Meta i cili i bëri thirrje qeverisë dhe bashkisë që të jenë transparente dhe të dëgjojnë artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në facebook Manjani thotë se nuk kupton thirrjen për transparencë dhe bisedime me artistët.

“Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët! Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë! Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit. Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!

Çështjet janë: Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun! Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si? Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”, shkruan Manjani.

Manjani sulmon Metën: Ndaje mendjen, se nuk po të kuptoj Read More »