Aurora

“Furtunë” në administratë, gati emrat e rinj për të zëvendësuar drejtorët aktualë

Një fortunë e vertetë pritet të mbërrijë në mesin e verës dhe temperaturave përvëluese, në drejtorinë rajonale të Shkodres. Partia socialiste ka vendosur të veproje më dorë të hekurt përballë drejtorëve rajonal, ku të paktën 10 emra janë gati për tu zevendësuar nga posti që kanë mbajtur deri më sot, për t’iu lënë vendin emrave të rinj.

Burime nga selia rozë thonë se gjithçka pritet të nisë nga fundi i këtij muaji dhe duket se trokitja e fundit e gotave për pjesën më të madhe të drejtuesve, do të jetë festa e partisë në 12 qershor. I gjithë ky ndryshim vjen në kuadër të reformimit që PS ka vendosur të bëjë përpara një prej betejave më të rëndësishme politike që e pret në 2019-en, ajo për zgjedhjet vendore, ku edhe këtë herë Edi Rama ka vendosur që aleancën e vetme ta ketë me qytetarët.

Largimi i këtyre drejtuesve, vjen për të futur në institucione një frymë te re, pasi pjesa më e madhe e drejtorëve janë të njëjtin që mbajtën këto poste për 4 vitet e para të qeverisë Rama,raporton Shkodranews.Pakënaqësitë janë jo të pakta për shkak se baza kërkon ndryshime, por gjithashtu pretendimet janë të mëdha, aq më shumë në një kohë që pushtetin socialistët sot e kanë të vetëm, e vendet e punës për ta janë zgjeruar.

Mbetet për tu parë se kë do të kapë të parin lapsi i valës së ndryshimeve, por një gjë është e sigurtë, projektimet janë bërë dhe nga fundi i këtij muaji, do të nisë ndryshimi masiv, që pritet të japë edhe impaktin e vet tek socialistët. Drejtoritë që përfliten janë shumë, e mes tyre nuk bëjnë përjashtim Arsimi, Tatimet, AKU, Shendetesia, Inspektoriati i Mjedisit, Doganat, Bujqesia, Rruget etj.

“Furtunë” në administratë, gati emrat e rinj për të zëvendësuar drejtorët aktualë Read More »

Frika pushton gjykatat e Shkodrës, çfarë pritet të ndodhë

Pas Tiranës, Vettingu rrezikon të zhysë në kolaps gjykatat e Shkodres. Shumë shpejt pritet që pjesa më e madhe e trupës së gjyqtarëve të veriut të kalojnë në sitën e verifikimit të pasurisë, por të dhënat e para nuk janë aspak shpresëdhënese për pjesën më të madhe të tyre.

Nga verifikimet paraprake të deklarimit të pasurisë që ndër vite kanë bërë gjyqtarët, burime nga komisionet e verifikimit, thonë se ata nuk arrijnë të justifikojnë pasurinë e vënë.

Gjithashtu thuhet se një pjese e gjyqtareve të frikësuar nga sinjalet e para të reformës në drejtësi, nisën kalimet e një pjesë të pasurisë tek të afërmit e tyre, apo duke bërë zevendesime të automjeteve në përdorim, për të cilat komisionet po kryejnë verifikime paraprake, për të hetuar në detaje cdo lëvizje.

Përpara komisionit gjyqtarët vetë, ose përmes avokatit që i përfaqëson duhet të mbrojnë cdo qindarkë të pasurisë së vënë, nga ata vetë, ose familjarët e tyre, pasi në të kundërt, një dyshim i vogël, mund t’i përjashtojë ata për të qënë pjesë e drejtësisë së re.

Se sa do t’ia arrijnë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Shkoder, kjo mbetet për tu parë, por sinjalet nuk janë aspak pozitive dhe frika e një “termeti” të tillë po ndjehet edhe nga ata vetë, ku gjatë bisedave të ngushta nuk hezitojnë ta shprehin. Përjashtimi i parë ishte ai i prokurorës së Apelit, Besa Nikëhasani, e që duket se nuk do të jetë e vetmja, pasi të paktën edhe 4 emra të tjerë janë në pikëpyetje nga radhët e drejtësisë në Shkoder./ShkodraNews

Frika pushton gjykatat e Shkodrës, çfarë pritet të ndodhë Read More »

Pas dy javësh nuk do të ketë më qese plastike, qytetarët nuk po mësohen dot

Ndonëse për shumëkënd përdorimi i qeseve plastike mund të duket i domosdoshëm, në fakt ato janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Ndotja që vjen nga qeset plastike është e frikshme për shkak se duhen të paktën 200 vjet që një qese të shpërbëhet.

Rreth dy muaj më parë qeveria miratoi një vendim për importimin, përdorimin dhe tregtimin e qeseve plastike, që parashikon eliminimin përfundimtar të tyre. Ky ligj hyn në fuqi pas dy javësh, mirëpo duket se qytetarët shqiptarë nuk po mësohen me idenë se ato do të reduktohen.

Ndryshe nga sa ndodh nëpër supermakete ku qesja blihet, në tregun e fruta-perimeve ka nga ata që për çdo produkt marrin një qese.

Sasia e qeseve që përdoren në Shqipëri, sipas Ministrisë së Mjedisit është 100 ton në muaj ose 1200 ton në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se konsumimi ditor është 8 qese për çdo person në një familje ku ka 4 pjesëtarë. Ndërsa për prodhimin e ambalazheve nga qeset e plastikës konsumohen rreth 20 mijë ton në vit.

Qeset plastike hidhen në mbeturina, por një pjesë e tyre e tyre përfundon në natyrë, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar jetën e banorëve, pasi janë të pashkatërrueshme.

Në vendin tonë vetëm në një ditë përdoren gjithsej 4.5 milionë qese plastike duke shkaktuar dëme të pa llogaritshme në mjedis, shkruan TCH. Ka nga ata qytetarë që janë ndërgjegjësuar të marrin një çantë bezeje me vete për të reduktuar sa më shumë përdorimin e qeseve. Por pjesa më e madhe vijojnë me qese. Megjithatë pas dy javësh kjo situatë mendohet se do të marrë fund.

Pas dy javësh nuk do të ketë më qese plastike, qytetarët nuk po mësohen dot Read More »

‘Jam me Serbinë’, Tifozat Kuq e Zi kërkësë RTSH: Pezullo komentatorin

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas deklaratave të komentatorit Kostandin Grillo se në këtë botëror bën tifo për ekipin e Serbisë. TKZ i kërkojnë RTSH-së t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm komentatorit Kosta Grillo. Komentatori i RTSH-së, Kostandin Grillo deklaroi se që në fëmijëri ka qenë tifoz i skuadrës serbe të Cervena Zvedzës.

KËRKESA E TKZ DREJTUAR RTSH:

(Kërkesë dërguar RTSH – Radio Televizionit Shqiptar)
Të nderuar anëtarë të Këshillit drejtues të RTSH,

I nderuar Z.Pano Xhixho,

Mbrëmjen e së enjtes kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e komentatorit sportiv Kostandin Grillo në një nga emisionet sportive me anë të të cilave ai mbështet publikisht kombëtaren e serbisë dhe ekipin e Zvesdës së Beogradit.

Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo ti hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve së Kombëtares Kuq e Zi dhe jo vetëm.

Kjo kërkesë bëhet duke marrë parasysh faktin që ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të komentuar ndeshjet sportive në një televizion publik.

Ne presim nga ai dhe të tjerë komentatorë që të jenë shembull i transmetimit të vlerave tona.

Por nuk mundemi kurrsesi ta pranojmë faktin që një komentator sportiv i cili mbështetet financiarisht tek sportdashësit shqiptarë, të jetë në përkrahje të antivlerave duke promovuar vazhdimisht lojtarët serb në ekipet tona lokale, duke mbështetur publikisht kombëtaren serbe apo interesat greke kundrejt shteteve të tjera.

I shohim të tilla provokime si joprofesionale dhe kundër interesit të sportdashësit shqiptar.

Së fundmi, i rikujtojmë komentatorit Grillo që serbia, përveçse nuk është e vetmja kombëtare nga Ballkani që po merr pjesë në Kampionatin Botëror është gjithashtu kombëtarja e atij vendi për të cilin ai, në një tjetër emision, ka deklaruar që i ka sjellë frikën më të madhe në jetën tij (ndeshja në Beograd në 14.10.2014)!

Duke shpresuar në pranimin e kësaj kërkese, urojmë që komentatorëve apo opinionistëve të tjerë të tillë tu kufizohet sa më shumë hapësira mediatike në emisionet tuaja.

Me respekt,

Tifozat Kuq e Zi

‘Jam me Serbinë’, Tifozat Kuq e Zi kërkësë RTSH: Pezullo komentatorin Read More »

Çmendet Sali Berisha ‘sulmon’ amerikanët: Po transportojnë drogë drejt Italisë

Sali Berisha, nën marrëzinë e denoncimeve të “qytetarit digital”, këtë radhë ka sulmuar trupat ushtarake amerikane, se po përdorin Shqipërinë për të trafikuar drogë drejt Italisë.

“Tepelena perseri kryeqytet i kanabisit ne Europe!

Narkoflota çdo dite transporton mallin drejt Italise”, shkruan Berisha, që ka postuar mesazhin e mëposhtëm të “qytetarit digital”:

“Pershendetje dr denoncoj sapo ska shum qe u nis avjon i vogel me mall drejt Italise nisja nga tepelena,Kete vite parcelat e kanabisit nga krahu i Memaliajt drejte Buzit jane e sa ç’ishin ne vitin 2016”.
Por si është e vërteta?

Në fakt bëhet fjale për avione ushtarake të forcave amerikane, që kanë bërë stërvitje në hapësirën tonë ajrore gjatë gjithë kësaj jave.

Emri në kod i stërvitjes është: Adrion CAX-LIVEX 18.
Ndoshta Berisha do të bënte mirë të informohej njëherë, para se të akuzojë.

Çmendet Sali Berisha ‘sulmon’ amerikanët: Po transportojnë drogë drejt Italisë Read More »

“Pika që s’të bie, ke dal jashtë funksionit”, replikat e Ramës me komentuesit

“Lura në Programin “100 fshatra +” – Rindërtimi i rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë, dy shtyllat e Rilindjes së Lurës dhe transformimit të saj në një gur të çmuar të kurorës së Shqipërisë Turistike që kemi nisur të ndërtojmë”.

Keshtu shkruan kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook, në një video live, ku ka replikuar më shumë nga ndjekësit e tij që i kanë shkruar në komente. Rama ishte në një takim me banorët e kësaj zone ku foli për projektet që ka qeveria në të ardhmen.

“Pika që s’të bie, ke dal jashtë funksionit”, replikat e Ramës me komentuesit Read More »

Lajm i mirë për emigrantët në Gjermani, parlamenti merr vendimin e shumëpritur

Ndërsa emigrantët shqiptarë udhëtojnë drejt Gjermanisë duke u përpjekur të fitojnë azil atje, një lajm i mirë vjen për të gjithë refugjatët atje.

Të gjithë ata që kanë një status të pjesshëm mbrojtjeje dhe leje qëndrimi të kufizuar do të kenë mundësi që të tërheqin anëtarët e tjerë të familjes. Vendimi i marrë së fundmi nga parlamenti gjerman do të lejojë që në të ardhmen të shkojnë në Gjermani rreth 1000 familjarë në muaj nga shtete të ndryshme.

Duke pasur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe leje qëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil subsidiar, të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin familjen. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë refugjatë të luftës civile në Siri.

Sekretari i shtetit në ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer (CSU) tha:

“Ky ligj është një kompromis i mirë dhe ne jemi të kënaqur që të mbetet e kështu siç është dhe që nuk bëhet ankesë”.
Ankesë për mbrojtjen e pjesshme ka pasur nga gushti 2015 deri mars 2016. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kufizimi i numrit në 1000 në muaj do të thotë për shumë refugjatë pritje shumëvjeçare deri sa të ritakohen me familjen.

Deputetët kanë thënë se kjo është një përgjegjësi humanitare për të gjithë ata që kanë kaluar pa u mbytur Detin Mesdhe dhe nuk kanë marrë më shumë se një person nga familja.

Ndonëse pati nga ata që donin të mos bëhej bashkimi familjar për njerëzit me azil të pjesshëm edhe për dy vite të tjera, të majtët e FDP nxituan ta hiqnin këtë pengesë.

Lajm i mirë për emigrantët në Gjermani, parlamenti merr vendimin e shumëpritur Read More »

Cinizmi tragjikomik, milionerët politikë qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve

Kosova e Re, shtet i lirë e i pavarur, por me sovranitet ende të gjymtuar, ka mjaft risi. Njëra prej këtyre risive të Kosovës së Re janë edhe milionerët e saj.

Shkruan Rexhep Qosja

Në mendjen time është krijuar pamja e dy lloj milionerëve të Kosovës së sotme: pamja e milionerit, të milionuar, domethënë të pasuruar, me djersë, me mund, me aftësi punuese e menaxhuese, në njërën anë, dhe pamja e milionerit të milionuar, të pasuruar turr, vrap, me punë politike, domethënë në sajë të pozitave politike, në të vërtetë duke shfrytëzuar e duke shpërdoruar pozitat politike e shtetërore!

Milionerët e llojit të dytë, të pasuruar në sajë të pozitave politike, janë temë çdo ditë e më e shpeshtë e bisedave, në të vërtetë ende më shpesh e pëshpëritjeve sesa e bisedave të hapëta të qytetarëve.

Dua të them disa fjalë për këtë milionerin tonë politik sjelljeharlisur, të pasuruar në mënyrë tragjikomike, në sajë të posteve politike e shtetërore! Po i dëgjoj çdo ditë milionerët politikë duke qarë e vajtuar hallet e të varfërve.

Vajet e këtyre “humanistëve”, këtyre “shpirtmirëve “ politikë për të varfërit sot janë më të shpeshta dhe më të zëshme se para një viti! Nuk e kuptoj plotësisht arsyen e këtij “njerëzillëku” të tyre!

Në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë që qajnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë numri i të varfërve.

Në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë, që qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë është shtuar numri i të rinjve e të rejave, që bëjnë çmos për të ikur prej atdheut të vet e për të gjetur shpëtim nga skamja në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re, në Turqi, në Japoni apo, madje, edhe në Korenë e Jugut.

Çfarë cinizmi tragjikomik përmban ai vajtim i milionerëve politikë e shtetërorë!

Milionerët tonë politikë, të pasuruar, krijuesit e fjalëve të reja do të mund të thoshin edhe të milionuar, në sajë të pozitave politike, që u janë dhuruar gjatë votimeve vendore a të përgjithshme, kur e kur edhe vendore dhe të përgjithshme, po i vajtojnë hallet e shtuara të të varfërve jo vetëm shpesh, jo vetëm me shumëkënd, por edhe shumëkund: në mbledhje partiake, në mbledhje jopartiake, në takime e konferenca të ndryshme, në biseda me gazetarët e televizioneve e të gazetave, me vendorë e të huaj, e, sidomos, në kuvendet komunale dhe në Kuvendin e Kosovës, por numri i të varfërve po shtohet me gjithë sasinë e madhe të lotëve të milionerëve!

Çfarë ironie përmban kjo shumësi tragjikomike lotësh!

Milionerët tanë politikë po ua qajnë hallet jo vetëm të varfërve të rinj po edhe të varfërve të vjetër, kurse vaji i tyre për varfërinë e të vjetërve e të vjetrave është më i lotpaktë. E kuptueshme: e dinë se s’do të vajtojnë gjatë për varfërinë e tyre!

Milionerët tanë politikë kohëve të fundit po qajnë hallin jo vetëm të të varfërve të të gjitha moshave, po edhe të të varfërve të të gjitha gjinive – të gjinisë mashkullore e të gjinisë femërore

Sa i gjithanshëm na është bërë “njerëzillëku” i milionerëve tanë politikë!

Milionerët tanë politikë po qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve të të gjitha gjinive dhe të të gjitha moshave më së shpeshti duke qëruar hesape politike e partiake me kundërshtarët qoftë kur janë në opozitë, qoftë kur janë në pozitë! Dhe këta të opozitës na mësojnë se numri i të varfërve është shtuar, kurse vetë varfëria është thelluar prejse kjo, pozita, e ka marrë pushtetin, ndërsa këta të pozitës na mësojnë se numri i të varfërve është shtuar e varfëria në përgjithësi është thelluar në kohën kur kjo, opozita e tashme, ishte në pushtet!

Sa mirë e njohin, “historinë” e këtyre ditëve dhe sa shumë e duan të drejtën milionerët tanë politikë të pasuruar në mënyrë komike për ta, por gjithnjë tragjikomike për shtetin e Kosovës!

Milionerët tanë politikë, të milionuar në sajë të pozitave politike e shtetërore, që kishin dhe që vazhdojnë të kenë, po qajnë hallet e të varfërve të të gjitha gjinive e të të gjitha moshave, kurse, pa shikuar djathtas a majtas, po punësojnë të vetët: familjarët e vet, shokët e vet, miqtë e vet, puthadorësit dhe puthakëmbësit e vet pa marrë parasysh sa e meritojnë atë punësim ata!

Çfarë “njerëzillëku” duçe-ist përmbajnë vajtimet e milionerëve tanë politikë për të varfërit!

Milionerët tanë politikë po e vajtojnë gjendjen e të varfërve të Kosovës, kurse pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të familjarëve, të të afërmëve dhe të miqve të tyre po shtohen gjithnjë e më shumë dhe po shtohen në sajë të posteve dhe marifeteve të milionerëve tanë politikë!

Sa demokratike është politika familjare dhe farefisnore e milionerëve tanë politikë!

Milionerët tanë politikë vazhdojnë të qajnë hallet e të varfërve tanë, numri i të cilëve sado vjen e shtohet, kurse privilegjet e ndryshme, të shumëllojshme e të gjithkohshme të milionerëve po ashtu po shtohen dhe po shtohen në përpjesëtim të drejtë me shtimin e numrit të të varfërve!

Sa shumë i duan të drejtat e punëtorëve dhe sa shumë e duan shtetin social këta milionerët tanë politikë e shtetërorë!

Milionerët tanë politikë po qajnë zëshëm, gjithnjë e më zëshëm, hallet e të varfërve tanë, kurse shkëlqesitë e tyre dhe lartmadhëritë e tyre janë gjithnjë e më të shkëlqesishme dhe më të lartmadhërishme jo vetëm në Kosovë, jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, jo vetëm në Kosovë e në Maqedoni, jo vetëm në Kosovë e në Luginë të Preshevës, jo vetëm në Kosovë e në Mal të Zi, por edhe në një varg shtetesh të Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Sa tragjikomikisht përshtypjebërës është ky vajtim i milionerëve tanë politikë për të varfërit!

Milionerët tanë politikë, të milionuar në sajë të pozitave politike të cilat u janë dhuruar prej votuesve e ndonjëherë janë përvetësuar pa votime, po e qajnë hallin e të varfërve në njërën anë, kurse në anën tjetër po u shtohen punët e llojeve të ndryshme jo vetëm partiake, politike e shtetërore, por edhe arsimore, shkencore, turistike, me shkuarje e ardhje të shpeshta, kombëtare e ndërkombëtare, që u sjellin rroga, honorare, mëditje, çmime, përfitime ditore e gjatëkohore, që s’harrohen!

Sa tragjikomike, ironike, cinike, më shumë tragjike sesa komike, është demagogjia e milionerëve tanë politikë!

Deri kur të varfërit e Kosovës do të durojnë lotët e krokodilta të milionerëve politikë për gjendjen e tyre të mjeruar; deri kur do të durojnë lotët e krokodilta të milionerëve politikë të cilët postet politike e shtetërore i kanë përdorur e shpërdorur e kriminalizuar për t’u bërë vrap me miliona, me toka të reja, me shtëpi e pallate, me nga tri, katër, pesë banesa, me restorante, me pompa të benzinës, me vila ne bjeshkë e në bregdet, me lokale afariste, me vetura të shtrenjta, e me prona të tjera të ndryshme ende të paemërtuara! Nuk e di! Por, e di se shpejt, më shpejt se ç’ e mendoja, po bëhemi shoqëri politike në të cilën asgjë nuk është e turpshme përpos që të jesh i varfër, i varfër, dhe për shkak të varfërisë, i shpërfillur dhe i nënçmuar prej milionerëve politikë të pasuruar, të shumëmilionuar, në sajë të pozitave politike e shtetërore zhvatëse!

E interesi i qytetarëve të Kosovës, i të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin ata, është që Kosova sa më parë të bëhet shtet demokratik, pa autoritarizmin që e mundon shumë sot, shtet demokratik me administratë publike të papartisuar, me gjyqësor vërtet të pavarur, që, përpos të tjerash, i mbron firmat private prej reketimeve e shantazhimeve nga njerëzit e pushtetit, që, përpos të tjerash, mbron statusin e pambrojtur të punëtorëve në këto firma, që me vendimet e veta komprometon lotët e rrejshëm të milionerëve politikë për të varfërit, që merr masa ligjore ndaj të zhyturve në konflikt interesi, që merr masa ndaj abuzuesve të tenderëve. E të tjera.

Është interes i qytetarëve të Kosovës, i shqiptarëve kudo qofshin ata, që edhe Kosova, si vendet vërtet demokratike, të ketë Ligj për prejardhjen e pasurisë, në sajë të të cilit do të hulumtohet sidomos pasuria e funksionarëve të lartë shtetërorë, duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe kryetarin dhe kryeministrin. Dhe, si shtet me korrupsion pandemik, si e kanë theksuar sa e sa herë autoritetet e BE-së, të ketë edhe prokurorin e pavarur, i cili do të hulumtojë prejardhjen e asaj pasurie të funksionarëve të lartë, të “peshqve të mëdhenj” si i quajnë të varfërit dhe ndërkombëtarët oligarkët politikë të pasuruar, të milionuar, me poste të larta politike e shtetërore duke rjepur Kosovën!

Është interes i qytetarëve të Kosovës, i shqiptarëve kudo qofshin ata, që Kosova të bëhet shtet demokratik e sovran, në të cilin nuk do të ketë poltronizëm politik e shtetëror me pasoja kombëtare: shtet në të cilin nuk do t’u bëhet e mundshme atyre që po derdhin lotë të rrejshëm për të varfërit sot, që me poltronizmin e dëshmuar në vazhdimësi, dhe duke flijuar interesa kombëtare, të përfitojnë përkrahje ndërkombëtare për të vazhduar karrierën e tyre pushtetore tragjikomike eksploatuese!

Deri atëherë intelektualët që kanë mendjen për mendim të pavarur do të duhej të jenë me të varfërit e të varfër, të varfër për të cilët nuk vajtojnë milionerët politikë!

Ashtu intelektualët do të varfëroheshin materialisht, por do të ngriteshin shpirtërisht dhe moralisht!

Dhe, këtë ngritje shpirtërore e morale do ta shquanin e do ta dëshmonin edhe më shumë po të shkruanin romane, drama, monodrama me personazhe milionerë politikë e të varfër, përmes të cilëve do të paraqiteshin gjithë kundërshtitë tragjikomike në Kosovë sot.

Edhe milionerët politikë edhe të varfërit e Kosovës e dinë, besoj, se romane, drama, monodrama e vepra të tjera mos sot nesër për ta do të shkruhen.

Cinizmi tragjikomik, milionerët politikë qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve Read More »