Aurora

Si bëhej Vettingu në drejtësi 100 vite më parë në Shqipëri

Tashmë prej disa kohësh, Vettingu ka vënë në sitë prokurorët dhe gjyqtarët.

Ka qenë analisti Hasan Bello i cili më anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar një shembull nga viti 1925″>1925.

Sipas tij nëse gjysmat ose më shumë se gjysmat e proceseve të gjykuara nga një gjyqtar, hidheshin poshte nga gjykatat e shkallëve më të larta atëherë gjykatësit përjashtoheshin nga sistemi gjyqsor.

Në procesin modernizues dhe reformues të një vendi nuk duhet anashkaluar përvoja dhe tradita juridike e krijuar ndër vite…Kështu, si model do të sjell vetëm një aspekt nga ligji për riorganizimin e sistemit gjyqësorë të vitit 1925″>1925, i cili me disa modifikime të bëra herë pas here hodhi bazat e drejtësisë shqiptare.

Sipas këtij ligji, kur gjysma ose më shumë se sa gjysma e proceseve të gjykuara hidheshin poshtë nga gjykatat e shkallëve më të larta, Ministria e Drejtësisë merrte masa duke i përjashtuar gjykatësit nga sistemi gjyqësorë. Mjafton vetëm ky kriter dhe Vetingu mund të bëhej pa shumë probleme. Po pas Vetingut a do të ketë imunitet sistemiynë gjyqësorë nga korrupsioni? Prandaj, kriteri që vendoste ligji i vitit 1925″>1925ishte dhe mbetet super modern për kohën.” /albeu.com/

Si bëhej Vettingu në drejtësi 100 vite më parë në Shqipëri Read More »

Turi i llogaridhënies, Gjiknuri: Botet e naftës do të lëvizin në hekurudhën Fier-Vlorë

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me banorë të Fierit.

Ministri Gjiknuri foli për investimet që janë kryer dhe ato në proces në këtë qark sa i takon infrastrukturës.

Ai premtoi edhe zhvendosjen e trafikut të boteve të naftës nga aksi rrugor Fier-Vlorë përmes kalimit në transportin hekurudhor, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do ndërtohet një stacion i ri energjitik.

Gjiknuri: Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fier-Vlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët. Pra, brenda këtij viti në momentin që përfundon gjithë investimi që po bëhet në hekurudhë, nuk do të shihni më autobote nafte që shkojnë në drejtim të Vlorës dhe që kthehen në një shqetësim për qytetarët.

Kreu i Financave, Arben Ahmetaj njohu nga afër qytetarët me propozime të reja që synojnë të ulin taksat duke lehtësuar biznesin. dhe Ekonomisë ju referua përfitimeve direkte që kanë sot qytetarët në sajë të reformave ekonomike të ndërmarra nga qeveria.

Ahmetaj: Çfarë po bëjmë tani, kalon javën tjetër në qeveri? Nga 8 milionë deri në 14 milionë, e ngremë tavanin e deklarimit për tatim fitimin 5 %, dhe fusim dhe gati 10 mijë biznese të tjera.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që është realizuar në këtë qytet, sipas ministrave, lidhet edhe me Ujësjellës Kanalizimet. Kufiri ka marrë një nga investimet më të mëdha, ndërsa pritet që të nisë dhe faza e dytë e projektit./oranews

Turi i llogaridhënies, Gjiknuri: Botet e naftës do të lëvizin në hekurudhën Fier-Vlorë Read More »

Dy imamët shqiptarë që ndihmuan njerëzit gjatë Ramazanit

Dy imamët shqiptar, Elvis Naçi nga Tirana dhe Halil Kastrati nga Prizreni, kontribuuan jashtëzakonisht shumë për familjet skamnore me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Kastrati, me ndihmën e donatorëve, arriti që për kohë të shkurtër t’i fus në shtëpi/banesa të reja mbi 30 familje.

Derisa hoxha nga Shqipëria shpërndau me qindra, mijëra pako ushqimore për familjet anekënd trojeve tona shqiptare, shkruan Indeksonline.

Dy imamët shqiptarë që ndihmuan njerëzit gjatë Ramazanit Read More »

Në fshatin ku uji nuk shkon, por faturat aforfe po !

Banorët e Çervenit në Fier e mbushin ujin me kafshe shtëpiake nga fshati fqinje.

Rreth 200 familje paguajnë aforfe faturën e ujit te pijshëm edhe pse prej 7 vjetësh nuk furnizohen me ujë te pijshëm.

Faturat u shkojnë në derë por ujë nuk ka ndonëse janë vetëm 1 km larg stacionit të pompave nga ku furnizohet me ujë të pijshëm i gjithë qyteti i Fierit.

Në këto ditë të nxehta banorët e Çervenit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë të pijshëm./shqip

Në fshatin ku uji nuk shkon, por faturat aforfe po ! Read More »

Vlorë : Sezoni turistik fillon me optimizëm

Sipërmarrjet turistike në Vlorë janë këtë vit më optimiste për sezonin turistik që sapo ka nisur.

Përfundimi i disa investimeve në qytet i ka hapur rrugën më shumë shërbimeve turistike.

Ndryshe nga vitet e tjera në Vlorë është shtuar numri i turistëve të huaj, të cilët krahas plazheve frekuentojnë edhe pasuritë natyrore të bregdetit./zeriamerikes

Vlorë : Sezoni turistik fillon me optimizëm Read More »

Pas Kushtetueses vetingu shpartallon edhe KED, rrezikon të ngelet me 4 anëtarë, thellohet kriza në drejtësi

Pas Gjykatës Kushtetuese, një tjetër institucion që rrezikon të bllokohet është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. KED u ngrit në kuadër të reformës në drejtësi dhe në 7 dhjetor të vitit 2017 u zgjodhën nëntë anëtarët e tij, kryesisht nga të gjitha nivelet e gjykatave dhe prokurorive në vend. Deri më tani nga këta anëtarë, vetëm 3 prej tyre i janë nënshtruar procesit të vetingut dhe që të tre kanë rezultuar me probleme.

Më konkretisht, Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj kanë ngelur gjatë procesit dhe janë përjashtuar nga sistemi. Ndërsa i treti që plotëson listën është Gentian Trenova, edhe ky pritet që të përjashtohet, pasi ka rezultuar me probleme gjatë procesit të vetingut. Ndërkohë, janë edhe dy emra të tjerë që pritet të ngelin. Gazeta për arsye etike nuk po i bën të ditur emrat.

Por bëhet fjalë për dy persona për të cilët ka pasur polemika të shumta. Personi i parë është një gjyqtar, për të cilin Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që ta shkarkojë. Ky gjyqtar pritet t’i bashkohet tre anëtarëve të tjerë, pasi me shumë gjasa pritet që të ngelë gjatë procesit të vetingut.

Kjo për faktin se organet e vetingut gjatë procesit të vetingut, do të kenë në dispozicion edhe provat e Ministrisë së Drejtësisë, e cila pretendon se gjyqtari në fjalë ka bërë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Po ashtu, është edhe një tjetër emër që pritet t’i bashkohet listës së të larguarve, duke e çuar në 5 numrin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve Drejtësi që nuk kalojnë procesin e vetingut dhe që për rrjedhojë përjashtohen edhe nga KED.

Ky person është nën hetim nga prokuroria për fshehje të pasurisë, duke lënë të nënkuptohet se kur të dalë para organeve të vetingut me shumë gjasa do të ngelë, pasi dosjet dhe akuzat e institucionit të akuzës, merren për prova nga ana e komisionitraporton Sot. Pra nga 9 anëtarë që ka KED, ngelet me 4 anëtarë. Kjo do të thotë se KED e ka të pamundur që të marrë vendime, sa i takon plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, pasi nuk plotësohet kuorumi i votave të nevojshme.

Thellohet kriza në Kushtetuese

Kriza në Gjykatën Kushtetuese pritet të thellohet në ditët në vijim. Momentalisht kjo gjykatë ka ngelur me dy anëtarë që janë kreu i saj, Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari. Ndërkohë që Vitore Tushës i ka mbaruar mandati. Por teksa të gjithë prisnin që më nisjen e procesit të vetingut situata të zhbllokohej, duket se kriza po thellohet më tepër.

Arsyeja pse nuk po zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit, nëntë anëtarët e këtij institucioni duhet të kalojnë vetingun, në mënyrë që të marrin vendime. Mirëpo, rezultatet e deritanishme të procesit të vetingut kanë filluar ta gjymtojnë këtë organ, pasi tre anëtarë të saj nuk janë pjesë e KED-së. Ndërkohë që edhe dy të tjerë pritet të ngelin, duke e çuar në pesë numrin në total. Kështu nga nëntë anëtar që duhet të ketë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me shumë gjasa do të ngelet me katër.

Pas Kushtetueses vetingu shpartallon edhe KED, rrezikon të ngelet me 4 anëtarë, thellohet kriza në drejtësi Read More »

“Vetëm se është aktor, nuk mund ta lejojmë që ai të na vjedhë dhe të na mashtrojë”, Çuli i nxjerr ‘të palarat’ Kabashit

Drejtori i Teatrit Kombetar Hervin Culi i ftuar ne emisionin “Kjo Jave” e Nisida Tufes ne News 24 flet per perplasjen verbale me aktorin Mirush Kabashi.

“Ju siguroj se s’bëhet fjalë për personin në fjalë, s’e kam goditur për cilësitë e tij artistike,
është absurde kjo që po thoni, kam folur për një aktor që si gjithë 28 të tjerët, paguhej të dilte në skenë, të tjerët dilnin, zotëria refuzonte të dilte në skenë, nëse shteti donte ti jepte një pension të vecantë….

Refuzonte se më tej shkonte dhe shume mirë, është jeta e tij, luante shfaqje private në teatro të tjerë, Kosovë e Maqedoni pra s’i inreresonte të luante me teatrin shqiptar dhe pagen e quante një benefit të detyrueshëm që shteti ia jepte.

Për mua s’mund të funksiononte kështu, s’e kam goditur nga ana artistike. Si mund të shmangen fyerjet kur zotëria gënjen në mënyrë ordinere. Pse domosdoshmnërisht një aktor i madh apo i vogël nëse bën një vjedhje duhet justifikuar vjedhjen?”.

Madje Culi tha se jo ne kete rast, por me pare ka pasur kercenime familjare.

“Me pare kam pasur edhe kercenime familjare, vajza ime eshte 8 vjece dhe nusja ime nje aktore qe e ndien dite per dite kete ndikim te bandace te FB. Nuk e them per tu viktimizuar se jam aq krenar sa nuk jam viktime”.

“Vetëm se është aktor, nuk mund ta lejojmë që ai të na vjedhë dhe të na mashtrojë”, Çuli i nxjerr ‘të palarat’ Kabashit Read More »

96 mijë femra në këtë qytet janë beqare. Çuna shqiptarë, bëni mirë të nxitoni

Të paktën 96.647 gra në kryeqytet nuk kanë partnerë, dhe disa nga arsyet për këtë janë se burrat migrojnë më shpesh, të rinjtë po vdesin dhe gratë migrojnë në kryeqytet në numër të madh.

Edhe pse mesatarisht çdo vit 1.5 për qind e fëmijëve lindin më shumë se vajzat, kryeqyteti i Serbisë është i mbushur me gra beqare. Nëse do të vëzhgonim kryeqytetin përmes shifrave, do të gjejmë se në Beograd janë 96.674 gra më shumë se meshkujt.

Sipas të dhënave të Sekretariatit për Administratë – Departamenti i Statistikave, gra ka 52.8 përqind, dhe seksi më i fortë është “vetëm” 47.2 përqind. Sipas analizës së këtij institucioni, bazuar në një sondazh përfaqësues nga viti 2016, aktualisht ka 1,724,000 njerëz në Beograd. Prej këtij numri, 910.337 janë femra dhe 813.663 janë burra.

Sipas demografit Vladimir Nikitoviq, ky shpërpjestim midis burrave dhe grave në praktikë shpjegohet lehtësisht. Dallimi në numrin e burrave dhe grave ndikon në faktin se zonjat mesatarisht jetojnë më gjatë se burrat. Megjithatë, migrimi është një faktor shumë i rëndësishëm, raportoi “Blic”.

“Njerëzit që janë më shpesh, në kërkim të punës dhe një jete më të mirë, vendosin të ndryshojnë vendbanimin e tyre. Në shumicën e rasteve, ata shkojnë jashtë vendit”, shpjegon Nikitoviq.

Sipas ekspertëve të Institutit të Shkencave Sociale, një faktor i rëndësishëm që ndikon në shpërpjesëtimin e burrave dhe grave është se meshkujt e rinj kanë më shumë gjasa të vdesin në vitet e tyre të reja.

Nga janari deri në prill 2018, pikërisht 8.429 qytetarë vdiqën në Beograd. Në të njëjtën kohë, u lindën 5,882 foshnje. Megjithatë, për dhjetë vitet e fundit, migrimi artificial nga brendësia, numri i banorëve të kryeqytetit është rritur me mbi 220,000 banorë të rinj.

96 mijë femra në këtë qytet janë beqare. Çuna shqiptarë, bëni mirë të nxitoni Read More »