Aurora

Dalin shifrat: Më të pasurit e Shqipërisë janë nga Tirana dhe Vlora, kuksianët po na çojnë “gropë”. Mos të flasim për Korçën, nami!

Tirana dhe Vlora kanë qenë kontribuueset kryesore në rritjen ekonomike në vend për vitin 2016. Të dhënat e Institutit të Statistikave për Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore tregojnë se vitin 2016, PBB me çmime korrente u vlerësua 1.475.251 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 3,35 %, krahasuar me vitin 2015.

“Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2016, e ka dhënë Qarku Tiranë me +1,62 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Vlorë me + 0,44 pikë përqindje dhe Qarku Durrës me +0,39 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Fier me -0,50 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Kukës me një kontribut prej -0,04 pikë përqindje dhe Qarku Gjirokastër me një kontribut prej +0,06 pikë përqindje” thuhet në njoftimin e INSTAT.

I njëjti vlerëson se sipas rajoneve statistikore në nivel 3, rritjen më të lartë e shënoi Qarku Vlorë me një rritje në terma realë prej 7,69 %, i ndjekur nga Qarku Korçë me një rritje në terma realë prej 6,20 % dhe Qarku Dibër me një rritje në terma realë prej 6,19 %.

“Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Fier, duke shënuar një rënie në terma realë prej 4,22 % dhe në Qarkun Kukës me një rënie në terma realë prej 2,04 % PBB për frymë sipas niveleve statistikore” thuhet në raport.

PBB për frymë

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vend ka shënuar rritje duke regjistruar vlerën 513 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2015 PBB për frymë u rrit me 3,0 %.

Lidhur me nivelin më të lartë të PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore, në vitin 2016, në krye ishte Tirana me 669 mijë Lekë dhe shënoi një rritje prej 1,9 % krahasuar me vitin 2015.

“PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,4 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier, me 530 mijë Lekë, duke shënuar një rënie prej 4,2 % ndaj vitit 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 3,3 % mbi mesataren e vendit. Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 në vitin 2016, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 314 mijë Lekë duke shënuar një rënie me 1,2 %, krahasuar me vitin 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 38,8 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 360 mijë Lekë duke shënuar një rritje me 3,8 % ndaj vitit 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 29,9 % nën mesataren e vendit” vlerëson INSTAT.

Standardi i Fuqisë Blerëse

“PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power

Standard – PPS) në vitin 2016 është 24.468 PPS.

PBB për frymë në PPS për vitin 2016 për Republikën e Shqipërisë është 29,1 % e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100 (shih shënime metodologjike). Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2016 ishte 34,9 %.

Dalin shifrat: Më të pasurit e Shqipërisë janë nga Tirana dhe Vlora, kuksianët po na çojnë “gropë”. Mos të flasim për Korçën, nami! Read More »

Për një kohë të gjatë vuante nga dhimbje të tmerrshme stomaku, të gjithë mjekët e spitalit shokohen nga ajo që i gjejnë

Një burrë i cili vuante nga dhimbja e vazhdueshme e stomakut, zbuloi se e gjitha i vinte nga një çakmak që e kishte gëlltitur padashje.

Ai shkoi në spital në gusht 2016 duke u ankuar për dhimbje të tmerrshme stomaku dhe vjellje, sipas një raporti mbi rastin, i cili u botua tani së fundmi.

Rasti i përket një burri amerikan 49-vjeçar dhe ka marrë vëmendjen e mjekësisë për shkak se është i rrallë.

Në spital, testet e tij të gjakut dhe urinës dolën normale, por një rreze X zbuloi një trup të huaj që ngjan me një çakmak të cigareve që shfaqej brenda stomakut.

Çakmaku ishte në një pozicion të përmbysur dhe rridhte lëngje si kimikatet toksike, të cilat kishin shkaktuar zhvillimin e një “ulçere gastrike”, e cila ishte 5 mm në diametër në pikën më të gjerë.

Raporti shpjegon:

Çakmakët e cigareve paraqesin një problem të veçantë, duke qenë se jo vetëm forma e tyre është penguese për trupin e njeriut, por rrjedhja e përmbajtjes së çakmakut mund të jetë katastrofike. Substancat e dëmshme që përmban lëngu i çakmakut përfshijnë benzenin, butanin, heksaminën, lacolenen, naftën dhe propanin.”

Raporti shpjegon se çakmaku u hoq me sukses nga endoskopia fleksible, duke përdorur një kurth politeometrik.

Burri pastaj mori mjekim për tetë javë dhe ulçera e tij u shërua brenda dy muajsh.

Nuk dihet se sa e zakonshme është gëlltitja e një objekti të tillë, por raporti thotë se ka vetëm dy raste të tjera që janë dokumentuar, të dyja ishin në vende të tjera dhe çuan në ngatërrim të zorrëve.

Për një kohë të gjatë vuante nga dhimbje të tmerrshme stomaku, të gjithë mjekët e spitalit shokohen nga ajo që i gjejnë Read More »

Qytetarë, kini kujdes në plazhet shqiptare! Nëse këtë vit e shkelni këtë rregull, policia do jetë aty për t’ju vënë 1 supergjobë

Për këdo qytetar që këtë sezon veror do ta kalojë në brigjet dhe plazhet shqiptare, është e vendit që të sigurohen mirë përpara se të shpenzojnë para për të bërë xhiro me mjete lundruese në det.

Policia ka nisur që këtë muaj aksionin për të vënë në dukje zbatimin e rregullave për mjetet lundruese në plazhet shqiptare. Deri më tani janë vënë dhjetëra gjoba si dhe janë sekuestruar 17 mjete motorike lundruese.

“Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik Veror 2018, gjatë muajit Qershor janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga Policia Kufitare nga Shëngjini deri në Sarandë 17 mjete lundruese, nga të cilat, 1 gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës.”– njofton policia.

Një sërë njësish të forcave të policisë kanë nisur aksionin i cili do të vijojë gjatë këtij sezoni turistik edhe në ditët e muajt në vijim.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det.

Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Policia Rrugore e mbështetur nga Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, por edhe nga FNSH apo Delta Force, janë të shtrira në të gjitha akset në shërbim të pandërprerë me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve.”-përfundon njoftimin e saj policia.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2183416971944662/?t=0

Qytetarë, kini kujdes në plazhet shqiptare! Nëse këtë vit e shkelni këtë rregull, policia do jetë aty për t’ju vënë 1 supergjobë Read More »

Qëlloi me plumb në ’97 Azem Hajdarin, Gafur Mazreku shpallet qytetar nderi i Hasit

Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur me 13 vota pro dhe 1 kundër Gafur Mazrekun qytetar nderi me motivacionin “Personalitet Intelektual, per kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”.

Vendimi është kundërshtuar nga Keshilltarët e djathtë.

Miftar Dauti (Kryetar i Keshilltarëve te djathtë): Vendimi është i jashtëligjshem pasi vendimi është marrë pa prezencën e Këshilltarëve të djathtë. Në kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim.

Mazreku më 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit , pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari ai nxori armën dhe plagosi këtë të fundit.

Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Qëlloi me plumb në ’97 Azem Hajdarin, Gafur Mazreku shpallet qytetar nderi i Hasit Read More »

Shqipërisë i kanë mbetur vetëm 10 ditë

Për 10 ditë Europa do të marr një vendim për Shqipërinë.
Shkruan Arjan Nikaj

Vendimi i marrë do të jetë në varësi kush do të jetë subjekt i vendimit, do të jenë politikanët apo shqiptarët e pa përfaqësuar politikisht në një shtet të kapur nga Krimi i Organizuar nga një Oligarki që është instaluar prej një kohe të gjatë nga shfrytëzimi barbar i pasurive të popullit e vendit të vet, nën kërcënimin e vazhdueshëm me një presion që rritet në mungesë të plot të drejtësisë dhe me vota të vjedhura dhe të imponuara me frikë, nën një farsë të fëlliqtë demokratike.

Gjithsesi ky vendim do të jetë për gjysmën e popullsisë e dominuar nga pleq të mjerë të braktisur nga fëmijët e tyre tashmë europian. Politika shpreson mos të hapen se ndryshe nuk do të lëshonte sheshet për falje masive, në një kohë kur ekstremizmi fetar vazhdon si për dreq të shtyp me makina njerëz të pafajshëm.

Anti perendimorët e kanë krijuar tashmë situatën mbytëse në vend dhe ne do të paguajmë për 100 vitet e ardhshme konçensionet absurde të një të krisuri, që pret miratimin e atyre që e projektuan me besnikërin e një qeni. I gatshëm për të kapur shkopin e rradhës.

Shqipërisë i kanë mbetur vetëm 10 ditë Read More »

Besafuese Zanafilla e shqiponjes se flamurit kombetar eshte…

“Flamuri i Kombit Shqiptar; Origjina, lashtësia” është botimi më i ri i shtëpisë botuese “Saras” dhe një kontribut për simbolin kombëtar në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Studiuesi Jaho Brahaj, pas një pune më se 10-vjeçare, duke hulumtuar në arkiva, në artefakte arkeologjike e objekte etnografike, sjell një këndvështrim interesant të zanafillës së shqiponjës dykrenare, simbol që e trashëgojmë edhe sot në flamurin kombëtar. Ky ribotim luksoz(vëllimi i parë i takon vitit 2007), redaktuar nga kryetari i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, Bajram Peçi, është pasuruar me fakte të reja interesante dhe me ilustrime të disa prej flamujve historikë që trashëgojmë sot e kësaj dite. Brahaj e çon zanafillën e shqiponjës dykrenare në shek e VI. p.e.s, duke hedhur poshtë pretendimet që e lidhnin këtë simbol me prejardhjen bizantine. Jaho Brahaj nuk e quan këtë një vëllim të përfunduar, megjithatë, ky është vëllimi i parë që hulumton në përmasa të tilla origjinën dhe lashtësinë e flamurit kombëtar.

“Flamuri i Kombit Shqiptar; Origjina, Lashtësia” vjen si një ribotim luksoz nga shtëpia botuese “Saras”. Cila ishte shtysa për të bërë këtë studim mbi flamurin tonë?

Në vitin 1997 unë kam botuar librin e parë që i kushtohej heraldikës së trashëguar, “Emblema shqiptare”. Atëkohë kisha dyshime për ta botuar, por profesor Dhimitër Shuteriqi më këshilloi se ishte momenti i duhur dhe kishte të drejtë. Libri u prit mirë, i vlerësuar edhe me një çmim nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave për librin historiko-shkencor. Pjesë e këtij libri ishte edhe një kapitull i shkurtër mbi historinë e flamurit shqiptar, ndaj edhe më lindi dëshira të gjurmoja në arkiva dhe materiale të ndryshme për të krijuar një studim më të plotë. Kërkimi vazhdoi përgjatë 10 vjetëve, deri më 2007 kur arrita të botoj variantin e parë. Ky ribotim që kemi në dorë, është i plotësuar me fakte të reja. Mjafton të përmend që botohet për herë të farë si fotografi harta “Portollane” e Paolo Rosellit e vitit 1459, ku duken portet e Mesdheut dhe në çdo qytet ka flamuj. Flamurin shqiptar e gjejmë në Krujë, duke na dhënë kështu dëshmi autentike se si ka qenë flamuri i Skënderbeut në kohën kur ishte gjallë, pavarësisht se sot nuk e kemi si objekt fizik.

Në fakt, për të prekur boshtin e librit, cila është sipas jush origjina e flamurit shqiptar?

Të flasësh për shqiponjën tonë dykrenare nuk është shumë e lehtë sepse ka pasur shkrime të ndryshme sidomos nga fillimi i shek. XX, por edhe në vazhdimësi që ia atribuonin shqiponjën dykrenare të flamurit tonë Bizantit. Është e vërtetë që Bizanti në shek. IX të erës sonë e këtej ka shqiponjën bizantine në simbolet heraldike, po ashtu e pati edhe kisha ortodokse. Kur u futa në pasurinë e madhe arkeologjike, kultike, gdhendjet artizanale të së shkuarës, na rezultoi që ne(ilirët) e kemi të paktën të dokumentuar saktësisht shqiponjën dykrenare që në shek VI para erës së re shqiponjën dykrenare. Kjo nuk do të thotë se e kishin vetëm ilirët, sepse e gjejmë edhe te hititët, një  perandori që e kanë pasur shtrirjen e tyre në Turqinë e sotme, e po ashtu e kanë pasur edhe iranianët.

Çfarë i dallonte këto shqiponja?

Ne si popull vazhduam ta ruajmë dhe ta mbajë në ornamente, objekte metalike, arkeologjike, ta kemi si kult. Bizanti e ka marrë si simbol nga ato popullsi mbi të cilat u shtri dhe u zhvillua. Pjesë e Bizantit ishte edhe popullsia ilire ballkanase, e duke qenë se ne e kemi të dokumentuar shqiponjën dykrenare në shekullin VI, mund të thuhet se Bizanti e mori nga ne. Ajo ka qenë bashkudhëtare gjatë periudhës historike nga shekulli VI p.e.s deri në ditët e sotme, periudhë kjo e dokumentuar, por mund të ketë qenë edhe më parë tek ilirët. Fati e solli që ky objekt i dashur të ishte emblemë e derës së Kastriotëve, paraardhësve të Gjergj Kastriotit, ashtu siç thotë Barleti. Duke qenë se në mbledhjen e princërve shqiptarë në 2 mars 1444 Skënderbeu u vendos komandant i përgjithshëm, atëherë flamuri ishte edhe flamuri i të gjitha forcave administrative ushtarake të arbërve e prej këtu fillon të jetë flamur përfaqësues i kombit shqiptar, për të mbërritur në ditët e sotme.

Ju folët më lart për një ndryshim të formës grafike të shqiponjës ndër vite. Çfarë e ka kushtëzuar këtë gjë?

Rilindjes shqiptare i kanë rënë detyrat nga më të ndryshme kulturore, shtetformuese etj,. Një nga këto probleme ishte edhe forma grafike e shqiponjës së flamurit tonë, e trashëguar nga dera e Kastriotëve. Meqenëse në atë periudhë kur donin të afirmonin shtetit tonë, shqiponjën dykrenare e kishte Perandoria Austro-Hungareze, Rusia, Serbia, Mali i Zi, Kisha Ortodokse dhe e ashtuquajtura Lidhje e Shenjtë Romake, rilindësve u doli detyra ta zgjidhnin këtë çështje, ndaj ata e ndryshuan shqiponjën për ta bërë të dallueshme nga këto shenja të shteteve të tjera që ishin afirmuar zyrtarisht me flamujt e tyre në fundin e shek XIX dhe fillimin e shek. XX. Shqiponja e Faik Konicës arriti që të ngrihet më 28 Nëntor 1912. Faktorët dhe kushtet historike ishin shumë të vështira dhe na sollën vështirësi edhe në këtë drejtim. Fuqitë e Mëdha caktuan që princ në Shqipëri do të ishte Vidi dhe ai me të drejtën konstitucionale që kishte, ndryshoi edhe flamurin. Sapo filloi të afirmohej shqiponja e Princ Vidit plasi Lufta e Parë Botërore, e cila solli një ndryshim edhe më të madh, duke gjetur një balancë mes shqiponjës së vitit 1912 dhe asaj të Princ Vidit. Pati forma nga më të ndryshme të shqiponjave dykrenare, periudhë e cila vazhdoi deri më 1922 kur kemi për herë të parë nga administrata shtetërore e rikrijuar pas Ismail Qemalit që ka akt administrativ për formën grafike të shqiponjës sonë kombëtare.

Sot vazhdon të ketë një diskutim të hapur për flamurin që është ngritur në Vlorë më 1912. Cila është teza jote në këtë pikë?

Se cili është flamuri që u ngrit në aktin e kuvendit të pavarësisë, kjo vazhdon të mbetet një çështje e hapur. Unë kam dokumente që mbështesin njërën tezë, por duket se ky diskutim tashmë është kthyer në problem pasionesh se sa i bazuar në dokumentacion. Për sa i përket formës së shqiponjës dykrenare nuk ka dyshime, pasi kemi dokumentin zyrtar të qeverisë së Vlorës që e ka botuar në gazetën e saj, e ku bëhen edhe shpjegimet përkatëse, duke treguar se fotografia bardhezi paraqiste edhe disa vijëzime të cilat nuk ishin të vërteta në flamur. Ne e dimë saktësisht se cila është forma e flamurit dhe ajo që na intereson në këtë debat forma grafike e shqiponjës, pavarësisht se ende edhe në këtë rast nuk e trashëgojmë këtë flamur.

Besafuese Zanafilla e shqiponjes se flamurit kombetar eshte… Read More »

Policia bllokon 17 mjete lundruese sapo nis sezoni turistik, ja detajet

Policia ka bllokuar dhe ka ndëshkuar me masa administrative ndaj 17 mjeteve lundruese, ndërkohë që sapo ka nisur sezoni turistik.

Në njoftim thuhet se Blutë kanë nisur një seri inspektimesh për të kontrolluar vijën bregdetare, duke marrë edhe masat përkatëse.

Ja njoftimi i policisë për këtë aksion:

Masat për sezonin turistik veror. Policia Kufitare bllokon dhe ndëshkon me masa administrative 17 mjete lundruese.

Gjatë fundjavës zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka inspektuar gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda perimetrit të lejuar të motorëve të ujit, pajisjen e motorëve të ujit me certifikata, ngritjen e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese, si dhe për të njoftuar pushuesit për zonën ku notohet pa rrezik.

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik Veror 2018, gjatë muajit Qershor janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga Policia Kufitare nga Shëngjini deri në Sarandë 17 mjete lundruese, nga të cilat, 1 gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës.

Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det. Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Policia Rrugore e mbështetur nga Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, por edhe nga FNSH apo Delta Force, janë të shtrira në të gjitha akset në shërbim të pandërprerë me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve.

Policia bllokon 17 mjete lundruese sapo nis sezoni turistik, ja detajet Read More »

Detaje/ Përfundon mbledhja e grupit të PS-së, Rama i ashpër me deputetët

Me t’u kthyer nga Dibra, Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar socialist. Sipas informacionve Rama është treguar i ashpër me deputetët. Ai u ka kërkur të mos ndërhyjnë për militantët dhe të afërmit, që konkurset të funksionojnë dhe punësimet të jenë në bazë të meritës.

“Lërini konkurset të funksionojnë. Mos u merrni me punësime me mesazhe”, mësohet të ketë thënë Rama.

Aio gjithashtu ka kërkuar nga deputetët që të shpërndahen në sa më shumë zona, me qëllim që të jenë pranë qytetarëve.

Detaje/ Përfundon mbledhja e grupit të PS-së, Rama i ashpër me deputetët Read More »