Aurora

Dekoruan atentatorin e babait, Rudina Hajdari mesazh të fortë PS-së

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli atentatorin e Azem Hajdarit, Gafurr Mazrekun, “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”.

E bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari deputete e Partisë Demokratike, ka thënë se dekoorimi i tij është një akt i shëmtuar, pasi ai është asgjë më shumë sesa një kriminel.

“Ky është një akt i shëmtuar. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë u shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin se ky njeri ishte i pari që bëri një akt të tillë në Parlament.

Ky është një njeri që është dënuar dhe është kriminel. Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, u shpreh Rudina Hajdari.

Dekoruan atentatorin e babait, Rudina Hajdari mesazh të fortë PS-së Read More »

Debat në PD, Salanji kundër Vokshit për financimin e televizioneve private

Kreu i PD Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar u shpreh se qendrimi i Partisë Demokratike për projektligjin e propozuar nga qeveria për TVSH, do të jetë kunder kalimit të parave publike për televizionet private.

“Jemi kundër në mënyrë kategorike që taksat e qytetarëve të paguajnë televizionet”, tha Basha
Deputeti Salianji tha: “Nese tv private marrin para nga ligji dhe jo nga qeveria me VKM ose nepermjet lejeve apo favoreve te tjera, besoj se do jene me pak te varura se sot”.

DEBATI

Lulzim Basha: Qendrimet kryesore per kete jave ne komisione do te jene Xhafaj, Tahiri, Afera e Air

Albania. Rama po tradheton Shqiperine per Xhafajn dhe Tahirin, Rama ka ekzekutuar Gjykaten Kushtetuese.
Diskutimi per Teatrin Kombetar eshte nje zhvatje e tokes publike dhe histori e paster korrupsioni ku kerkojne te marrin token per te perfituar miliona euro, qendrimi per projektligjin e propozuar per Tvsh ne jemi kunder qe me parate publike te paguhen private.

Albana Vokshi: Eshte skandaloze qe parate e taksave te qytetareve te shkojne per te blere mediat qeveria.

Ervin Salianji: Kryetar, mendoj qe kete duhet ta diskutojme dhe te dalim me qendrim te plote Televizioni publik eshte nje sherbetor i ndyre i qeverise. Televizioni publik shqiptar me taksat e qytetareve nuk po i sherben publikut, e nuk ka asnje vlere publike pervec sherbeses qe i ben qeverise dhe pervec korrupsionit qe bejne drejtuesit e televizionit nepermjet blerjes se gazetareve apo nepermjet punesimeve duke e trajtuar si me privat se privatet.

Ne duhet te dalim me propozim konkret, qe ose mos paguhet asnje takse sepse parate e taksapaguesve nuk sjellin asnje te mire publike dhe nuk japin asnje kontribut per publikun, ose te propozojme me ligj qe parate e taksapaguesit ti marrin tv private duke i kushtezuar me disa hapesira te detyrueshme ne sherbim te publikut. Nese tv private marrin para nga ligji dhe jo nga qeveria me VKM ose nepermjet lejeve apo favoreve te tjera, besoj se do jene me pak te varura se sot. Me shume i sherbejne shqiptareve nese manaxhohen me cilesi dhe me kushte nga TV private se sa si televizion qe e paguajne shqiptaret per propaganda qeverie.

Albana Vokshi: Duhet te jemi absolutisht kunder, kjo cenon pavaresine e mediave dhe qeveria ble mediat

Lulzim Basha: Do ta diskutojme kur ta kemi ne rend dite por ne jemi kunder ne menyre kategorike qe taksat e qytetareve te paguajne televizionet.

Debat në PD, Salanji kundër Vokshit për financimin e televizioneve private Read More »

Disa njerëz përjetojnë korrent kur prekin diçka, a duhet të shqetësoheni?

Ky fenomen është edhe më i dukshëm gjatë dimrit dhe eshtë një gjë që u ndodh të gjithëve, papritur prekni diçka apo dikë dhe ZAP!

Vjen si një ndjesi shpimi sikur ju ka zënë korrenti kalon në duart tuaja.

Energjia statike është një ngritje e ngarkesës elektrike në trup. Dhe materiale të ndryshme krijojnë më shumë elektricitet statik se të tjerët.

Disa heqin elektronet, duke u dhënë materialeve një ngarkesë pozitive dhe disa tërheqin elektronet, duke u dhënë atyre një ngarkesë negative.

E kur mblidhet një ngarkesë e mjaftueshme statike dhe ato elektrone do të kenë nevojë të madhe për të shkuar diku atëherë në momentin që prekni diçka metalike vjen shoku statik që na jep njësinë sikur të zë korrenti.

Kurse në dimër kjo dukuri bëhet më e madhe pasi ndikon ajri i thatë.

Ai bëhet si një izolues i mirë i elektroneve duke mos i lejuar ato të largohen. Grumbullimi i tyre çon në shkarkime statike.

Në verë lagështira në ajër është më e madhe duke lejuar kalimin e lirshëm të elektroneve.

Disa njerëz përjetojnë korrent kur prekin diçka, a duhet të shqetësoheni? Read More »

Gafur Mazreku “Qytetar Nderi” në Has, reagon kryeministri Rama: Provokim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shpalljen “Qytetar Nderi” të Gafur Mazrekurt nga Bashkia e Hasit, ndërsa distancohet nga ky vendim.

Në një njoftim të sapo shpërndarë madje theksohet se vetë kryeministri Rama është angazhuar në këtë çështje dhe i kërkon Prefektit të Kukësit të mos e firmosë vendimin.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.

Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta.

Gafur Mazreku “Qytetar Nderi” në Has, reagon kryeministri Rama: Provokim Read More »

Për ata që nuk kanë pension dhe siguracion nuk jepet pagesë varrimi, kur është 50% e pagës minimale ose 95 euro

Për aq kohë sa shqiptari është gjallë, nëse “punon në të zezë”, kur vjen mosha e pensionit, nuk merr pension nëse nuk ka paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore. Por “mallkimi” i sigurimeve shoqërore, i ndjek pas shqiptarët që nuk paguajnë sigurime shoqërore deri sa futen në… varr!Mos u çuditni, por kështu e përcakton Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar.“Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me VKM Nr. 429, datë 12.09.2002 “Për sigurimet shoqërore”, në kapitullin: “Pensionet familjare”, në pikën (a), përcaktohet ligjërisht kështu: Pagesë varrimi jepet vetëm në rast se personi i vdekur ka qenë i siguruar me kontribute të sigurimeve shoqërore, ose në rast se i vdekuri është pensionist me pension, ose i jepet një pensionisti të gjallë me të cilika jetuar ai që vdes”.Por, në rast se edhe të mbeturit gjallë janë pa sigurime e pa pension, atëherë nuk u jepet pagës varrimi për familjarin e tyre, nuk e përfitojnë pagesën e varrimit për personin e familjes, pagesë e cila edhe për personin e siguruar, sipas ligjit është e barabartë me vlerën e një pensioni pleqërie, ose sipas çmimeve të shërbimeve funerale është sa vlera e kapakut të… arkivolit!Ja përcaktimi ligjorPagesa për vdekje i jepet një personi të siguruar ose një pensionisti në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai ka në ngarkim;Personit që u kujdes për personin e siguruar të vdekur dhe që pagoi shpenzimet e varrimit;Pagesa për çdo rast vdekjeje është e barabartë me 50% të pagës minimale në shkallë vendi./Pamfleti/

Për ata që nuk kanë pension dhe siguracion nuk jepet pagesë varrimi, kur është 50% e pagës minimale ose 95 euro Read More »

Oficeri serb tentoi të përdhunojë shqiptaren, sot sëpata që i preu kokën është simbol i fshatit

Fshati Brezë i Karadakut, dikur heroik, tashmë është një fshat i braktisur dhe i harruar nga autoritetet e Maqedonisë.

Në këtë krahinë nuk ka asnjë kusht jetesë, ndonëse disa banorë vijojnë të frymojnë aty.

Por ndryshe këtij realiteti të trishtë të sotëm, Breza shquhet si vendi burrave trima në një të kaluar heroike.

Kështu konsiderohet sidomos periudha që nga viti 1912, kohë e rezistencës së shqiptarëve ndaj sundimit serb në ish-Jugosllavinë e atëhershme.Dhe në qendër të kësaj epoke qëndron Kadri Abazi, i cilësuar trim mbi trima, ai i cili i doli zot një motre shqiptare për t’ia ruajtur nderin nga një oficer serb, duke ia këput kryet.

Për këtë akt, Kadri Abazit i është kushtuar një këngë e veçantë edhe nga rapsodët tanë.Një fshatar i Brezës, flet për atë çka ndodhi atë vit të largët, që përbën dhe shenjën bazë të këtij fshati, atë që e identifikon si fshat trimash

“Në periudhën e vitit 1912-13 serbët u kanë shkaktu probleme të mëdha shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë guxu të qarkullojnë lirshëm asnjëherë.

Ashtu siç këndohet edhe në këngët me qifteli, shqiptarët burra e gra të cilët duke u kthyer nga puna janë ndaluar nga policia serbe.

Dhe kështu, nji oficer serb ka zgjedhur vajzën më të bukur shqiptare që ta përdhunon.

Por Kadri Abazi, i ndikuar nga britma e motrës shqiptare ku thoshte ‘a ka shqiptar që më ndihmon?’, mori sëpatën dhe i’a hoqi kryet serbit.

Dhe pas këtij akti trimëror, e shpëtoi motrën dhe të tjerët, dhe vetë asnjëherë nuk i ra në dorë policisë.

Ishte në arrati afër 30 vite në malet e Karadakut”, sqaroi fshatari.

Dhe e veçanta është se aktin e Kadri Abazit, banorët e fshatit kanë vendosur që të përjetësojnë në një formë origjinale.

Mbi varrin e tij afër xhamisë së fshatit, si në një vepër instalative, figuron edhe sëpata e improvizuar me gjakun e serbit.

Oficeri serb tentoi të përdhunojë shqiptaren, sot sëpata që i preu kokën është simbol i fshatit Read More »

Ndryshon ‘teknologjia’ e mbjelljes së hashashit, ja si ‘maskohet’ bima për t’i shpëtuar kontrollit nga ajri

Numri i parcelave të mbjella me kanabis të zbuluara nga policia këtë vit, numërohen me gishtat e dorës. Edhe avionët e Guarda di Finanzia nuk kanë zbuluar një kultivim masiv në tokë të hapur.

Por, nga analizat e brendshme të policisë ka informacione se, për t’i shpëtuar zbulimit nga ajri, trafikantët do të ndjekin një tjetër strategji. Përveç kultivimit në ambiente të mbyllura, si magazina që u kap në Fier, e cila ishte shndërruar në një laborator, kultivuesit mund të shfrytëzojnë një tjetër mënyrë.

Përveç kontrollit nga ajri, policia do të ushtrojë vazhdimisht kontrolle me shërbime në terren, për të zbuluar bimë të kultivuara që nuk mund të konstatohen nga ajri. Bëhet fjalë për bimë të mbjella në parcela me perime, apo pemtari, apo bimë të mbjella larg njëra-tjetrës në distancë, në tokë të pyllëzuar e pa pronarë. Sipas analizës së policisë, ku janë caktuar edhe zonat e riskut, këtë vit do të ketë tentativa kultivimi, pasi edhe çmimi i hashashit pritet të rritet.

Ndonëse ka informacione se në Shqipëri ka rezerva stok kanabisi, shumica e mallit mund të jetë prishur, pasi sipas ekspertëve me kalimin e kohës bie niveli i THC-së, përmbajtja kryesore e hashashit që përcakton cilësinë në tregun europian.

Ndryshon ‘teknologjia’ e mbjelljes së hashashit, ja si ‘maskohet’ bima për t’i shpëtuar kontrollit nga ajri Read More »

Ja çfarë duhet të pini sipas grupit të gjakut që keni

Një pije e ngrohtë dhe e shëndetshme që mund ta përgatisni në çdo moment. Por keni menduar ndonjëherë që përzgjedhja e çajit nuk duhet të kufizohet vetëm nga menuja e barit ku e porosisni apo lloji që keni në shtëpi ?

Në të vërtetë sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji duhet përgjedhur në varësi të grupit të gjakut të personave që e konsumojnë. Për më tepër lexoni më poshtë:

Grupi i gjakut A: Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut. Çajrat që rekomandohen për ta janë të bazuara në xhenxhefil, xhensen, çaj jeshil dhe Mate, i cili është i njohur si një zëvendësim për kafen. Një zgjedhje ideale e çajit për ta është gjithashtu një përzierje e xhensengur dhe xhenxhefilit.

Grupi i gjakut 0: Personat që i përkasin grupit të gjakut 0 janë shumë emocionalë dhe analitikë. Janë të prirur për të vuajtur nga stresi dhe kanë vazhdimisht nivele të larta të kortizolit në organizëm. Çajrat më të mirë për ta janë: çaj jeshil, çaji i pastër me lule jasemini, një kombinim i jaseminit, vaniljes dhe kanellës, si dhe çaji i kamomilit.

Grupi i gjakut B: Njerëzit me grupin e gjakut B zakonisht kanë aktivitet metabolik të reduktuat, si rrjedhojë rrezikojnë të preken nga sëmundjet autoimune, shtimi në peshë, lodhja kronike dhe gjumi i parregullt. Ata kanë një sistem të qëndrueshëm, i cili ndihmon tretjen e ushqimit, por një mbrojtje të dobët kundër baktereve.

Ata duhet të pinë çaj me fruta pylli, çaj majdanozi, trumze dhe rozmarine.

Grupi i gjakut AB: Zgjedhja ideale e çajit për personat me grupin e gjakut AB është një përzierje e çajit jeshil dhe nenexhikut. Për meshkujt me grupin e gjakut AB është veçanërisht e rekomanduar përzierja e hithrës dhe mentes.

Ja çfarë duhet të pini sipas grupit të gjakut që keni Read More »