Aurora

Vlorë takim për taksit pirate

Mungesa e vendparkimeve, mungesa e vijezeimeve, lejimi i ushrimit te aktivitetit nga taksite private jane nder problemet kryesore te parashtruara gjate nje takimi te realizuar sot, me perfaqesues edhe te “Leviz Albania”ne Vlore, problematika te parashtruara ne nje tryeze te perbashket me perfaqesues te institucioneve vendore ne qytetin e Vlores. Kane munguar perfaqesues nga bashkia e Vlores, apo edhe policia e qarkullimit, dy hallka shume te rendesishme ,ne zgjidhjen e problematikave te parsshtruara, problematika,te cilat vijojne dhe mbeten prezente ne qytetin e Vlores. Blerim Ribaj, perfaqesues i shoqates Vlora Taksi gjate takimit ka kerkuar vemendjen dhe nderhyrjen e te gjitha hallkave, apo dhe institucioneve vendore ne qytetin e Vlores, ne zgjidhjen e problemeve te hasuara, Vec tre problematikave te medha te parashtruara gjate tryezes se rrumballaket, shqetesime te ngritura kane qene dhe ato te mos pagimit te taksave apo detyrimeve te dhjetra taskive te tjera me targa te verdha duke lejuar funksionin e tyre, por edhe levizjen dhe parkimet pa kritere dhe te automjeteve furgone, taksive 8+1, apo dhe autobuiseve urbane, qe ne shume raste kryejen funksionin e taksive 4+1

Ne bashkine e Vlores jane te licensuara vetem 7- taksi, qe ushtrojne aktivitetin sipas rregullave ,duke paguar taksat dhe detyrimet ligjore, ndersa jane ne baze te statiristika me shume se 250 mjete te tera qe ushtrojne aktivitetin e taksive pirate. Pak kohe me pare shoqata e taksive ne Vlore, organizoi nje proteste para bashkise se Vlores, ndersa edhe policia rrugorre ushtroi kontroll per ndeshkimin e tyre. Nderkohe tashme kerkohet zbatimi i ligjit dhe ndeshkimi i piraterise, duke kerkuare dhe bashkpunimin e te gjitha institucioneve,por njekpohesishte dhe nje takim me te zgjeruar ne institucionin e prefektit te Vlores,per zgjidhjen e kesaj problematike.

Vlorë takim për taksit pirate Read More »

Vlorë: Menaxhimin i integruar i mbetjeve të ngurta, ndryshim rrenjesor për jetesen e qytetarëve

Nen asistencen e bankes gjermane KFV, nje prej donatoreve kryesor, do te krijohet ndermarrja e cila do te menaxhoje asetet e trajtimit te integruar te mbetjeve te ngurta ne territorin e Bashkise Vlore dhe Selenice per nje periudhe 4 -vjecare!

Bashkia e Vlores dhe ajo e Selenices do te jene perfituese te nje projekti shume te rendesishem per trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve te ngurta. Ne kete kuader, kryetari i Bashkise se Vlores, Dritan Leli ka dale gjate kesaj te enjeteje ne nje konference per shtyp se bashku me projektmenaxherin e Bankes Gjermane, Johan Rajk. Gjithcka ne lidhje me kordinimin e punes per krijimin ne Vlore te nje Ndermarrjeje te perbashket qe do te beje te mundur trajtimin e menaxhimit te mbetjeve te ngrurta. Kryebashkikaku Leli tha se perfituese nga ky projekt do te jete edhe Bashkia e Selenices. Leli tha se pjese e projektit do te jete edhe landilldi i ri i Vlores qe do te ndertohet ne Sherishte, si dhe kthimi ne nje vend atraksioni per qytetaret i vendit ku gjendet aktualisht impianti i vjeter i mbetjeve urbane.

Projektmenaxheri i Bankes Gjermane, Johan Rajk, u shpreh i kenaqur per arritjet e ketij bashkepunimi ndersa foli per perfitimet qe do te kene qytetaret nga ky project.

Bashkia e Vlores ne bashkepunim me KFW Gjermane, do te nisin zbatimin e nje projekti ne lidhje me menaxhimin e mbetjeve te ngurta dhe ato urbane, qe do te jete mjaft me interes per Vloren, por perfituese do te jete edhe Selenica.

Vlorë: Menaxhimin i integruar i mbetjeve të ngurta, ndryshim rrenjesor për jetesen e qytetarëve Read More »

Parlamenti Holandes vendosi për fatin e Shqipërisë, ‘JO’ hapjes së negociatave

E ndërsa Gjermania dha zyrtarisht ‘PO’-në për hapjen e negociatave, sonte pritet që të vendosë edhe Holanda. Prej orës 19:30 nis diskutimi i mocionit për vendimin për Shqipërinë në parlamentin holandez. Report Tv zbardh detaje nga mocioni dërguar parlamentit holandez. Deputetët shprehen ndër të tjera se Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet. ‘Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet.

Nuk ka të dhëna të sakta për krimin e organizuar. Ka probleme me të dhënat e luftës ndaj korrupsionit. Rezoluta pritet të dërgohet në parlament për votim’ shprehen deputetët holandezë.

Ndërkohë që sipas mediave, Holanda me shumë mundësi nuk do të japë dritën jeshile për Shqipërinë për hapjen e negociatave në datë 28 qershor. “Holanda po bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruan një ndër gazetat kryesore holandeze ‘De Telegraf’, që citon prononcimet e ministrit të Jashtëm dhe disa politikanëve.

Sipas gazetës, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve i ka dërguar qeverisë mesazhin se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave. Problemi që shqetëson Holandën është krimi dhe korrupsioni. “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më shumë përparime duhet të bëhen në këto pika” thotë ministri i Jashtëm Stef Blok, por sipas gazetës holandeze, qeveria ende nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për Shqipërinë.

Deputeti i CDA (Kristian Demokratëve) Van Helvert është i vetëdijshëm për ndikimin në rritje
të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por kjo sipas tij nuk është arsye pazar. Nuk janë kritere për të bërë pazar për anëtarësimet.

Përsa i përket reformës në gjyqësor nga 800 gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim” tha ai. Në Holandë vetëm progresistët e ‘D66’ janë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. ‘Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen tani me ne” tha deputeti Verhoeven i D66.

Parlamenti Holandes vendosi për fatin e Shqipërisë, ‘JO’ hapjes së negociatave Read More »

Majlinda Bregu shpërthen në zemërim ndaj Bashës, nuk lë fjalë pa i thënë!

Ish deputetja demokrate, e cila ka mbajtur edhe postin e ministres së Integrimit Majlinda Bregu ka shpërthyer e revoltuar ndaj Lulzim Bashës, i cili deklaroi nga foltorja e Kuvendit se negociatat nuk do të hapen.

“Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfare thoshte? Kujt i fliste? Per cfare gezohej? Kujt i hidherohej? Per cfare ka lobuar e cfare po pret?!Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise nuk mundet qe ne nje fjali me 10 fjale, tre i ka genjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetem tre i ka te verteta gazetash”, shkruan Bregu.

Postimi i plotë:

Shumekush e mban mend nje debat miqesor timin me Aldo Bumcin para 3 vitesh ne Parlament Europian teksa diskutohej per celjen e negociatave e anetaresimit te Shqiperise ne BE!

Shkaku i gjithe situates ishte qendrimi hipokrit i Lulzim Bashes. Nuk e ndante dot mendjen nese te votoje pro tekstit te PE ku perkrahej celja e negociatave, i jepte pike qeverise apo i hiqte pike opozites.

E njejta situate vazhdoi edhe keto vite. Pro apo kunder celjes se negociatave nuk mund te jete gjendja e ndermjetme mes gjumit dhe zgjimit te opozites se nga kjo dileme per tu percmuar, humbasin vetem shqiptaret. Defaktorizimi i te vetmes garanci qe kane sot Shqiptaret, por edhe rajoni, – mosndaljen e perspektives te europianizimit te tyre,- eshte qasja me e rende per nje force politike, ne pushtet apo opozite qofte.

Nuk dua te merrem e t ‘i rikthehem qendrimeve te mia e konfliktit me Lulzim Bashen ndaj celjes se negociatave. Por,duke e pare dhe degjuar sot, m’u be me e veshtire se asnjehere te njihja partine ne qeverine e se ciles sherbeva shume vite me detyren e Ministrit te Integrimit Europian! Me dukej si nje foles i ardhur nga rruga ne foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se ne rruget e nje Shqiperie te 1000 halleve, zor se e gjen nje person qe te permbledhe tek vetja, kaq shume fodullek dhe kaq shume budallallek ne te njejten kohe!

Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfare thoshte? Kujt i fliste? Per cfare gezohej? Kujt i hidherohej? Per cfare ka lobuar e cfare po pret?!Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise nuk mundet qe ne nje fjali me 10 fjale, tre i ka genjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetem tre i ka te verteta gazetash.

Nuk eshte normale per nje vend ku njerezit presin te shohin vizionin e te ardhmes tek opozita, qe kryetari i PD-se qe mbart historine dhe vizionin e asaj partie, qe edhe ne diten me te keqe s’ka qene asnje sekonde qesharake, si sot, te mos dije te ngrihet ne lartesine e shpreses se shqiptareve.

Edhe per mua qe nuk e kam vleresuar dot kurre Lulzim Bashen si te denje per te drejtuar PD,-ne, “allishverishi”i pandalur “tjeter ben e tjeter thua”,s hto dhe shfaqjen e sotme ne parlament, eshte tallje e rendomte me te gjithe shqiptaret, qe edhe pse kombi nder me te vjetrit ne Ballkan ende i duhet te luftoje per te gjetur te ardhmen europiane kunder politikave anakronike e antihistorike qe thurin endrra me sulltanate.

Mbase e pashmangshme kjo qasje per nje personazh te shtatit te Lulzim Bashes, por jo per ata shqiptare qe i kane ende per zemer fatet e Shqiperise se vogel ne kete bote te trallisur. Zoti e ruajt Partine Demokratike nga ambientim me idene se bufonada parlamentare e perjavshme e Lulzim Bashes, eshte opozitarizem i vertete!!!

Majlinda Bregu shpërthen në zemërim ndaj Bashës, nuk lë fjalë pa i thënë! Read More »

Lamtumirë kancer! Mjekësia bën zbulimin e madh

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për ta përdorur “proteinën ekzekutuese” BAX që të shkaktojë vdekje në qelizat kanceroze, dhe njëkohësisht të mos i dëmtojë qelizat e shëndetshme.

Trajtimi deri tani është aplikuar vetëm në qelizat e leuçemisë kute mieloide (AML), por besohet se trajtimi ka përdorim më të gjerë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e kolegjit ‘Albert Einstein’ të Mjekësisë kanë arritur që të nxisin vetë-shkatërrimin te qelizat kanceroze.

Këtë trajtim e kanë testuar kundër qelizave të leuçemisë akute mieloide (AML), sëmundje e cila i vret më shumë se 10,000 amerikanë çdo vit.

Por e mira është se shkencëtarët e kanë testuar ilaçin vetëm në këtë sëmundje, dhe mundësia për të funksionuar edhe në qelizat tjera kancerogjene është shumë e madhe.

Lamtumirë kancer! Mjekësia bën zbulimin e madh Read More »

Hapet dosja Hajdari, “tmerrohet” familja Berisha, Shkëlzeni sulmon dëshmitarin e pazareve të flliqta të tij

Pas lajmit se gjykata i ka hapur rrugën rigjykimit të dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit duke pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për ta rihapurdosjen ka reaguar edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, i dyshuari kryesor sipas Haxhisë i implikuar në vrasjen e bujshme.

Sipas Shkëlzenit e gjithë kjo është një lpjë e Edi Ramës, i cili qëllim të vetëm ka lirimin e kriminelëve.

“Pas lirimit të shumë krimineleve të tjerë, Rama përgatit lirimin e vrasësit të Azemit”.

Sot Izet Haxhia, i cili është i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit me 25 vjet burg, në gjyqin e sotëm në Gjykatën e Tiranës, akuzoi serish ish-kryeministrin Berisha se ka paguar 1 mln euro për eliminimin e tij. “Nëse bëhet rigjykim do ta provoj këtë”- tha Haxhia në gjyq.

Hapet dosja Hajdari, “tmerrohet” familja Berisha, Shkëlzeni sulmon dëshmitarin e pazareve të flliqta të tij Read More »

‘Askush nuk më ka detyruar’, Rama replikon me komentuesit për debatin e ‘nxehtë’

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qe të sqaroje komentuesit ne profilin e tij ne rrjetet sociale lidhur me temen me te “nxehte” te momentin, ajo e mundesise qe Shqiperia te ngreje kamp per te pritur refugjatët e lindjes. Por kryeministri e mohon kategorikisht që kjo gjë i është kërkuar nga ndonjë vend evropian.

Ndërsa një komentues e ka ngacmuar për refugjatët në “Facebook”, Rama i është përgjigjur me shprehjen se i vjen keq për 100 të mençurit që hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla.

REPLIKAT
Komentues: Rrofsh zoti kryeministër shume vepër e madhe jam krenar për ty edhe Shqipërinë, por mua një gjë nuk më pëlqen, njerëzit që e shkelin!! Do ishte më mirë ta shijonin 600 mijë sirianët, pakistanezët, iranianët etj. Atje do ishte kryevepër fare.

Dikur kemi qenë edhe ne në vendin e tyre dhe vazhdojmë, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndërtuan nga një camp as nuk na falen gjë, por çdo gjë e fituam! Budalla je ti që kujton se njerëzit janë budallenj…🍐🍐🍐 mbrapa.!!!

Edi Rama: Domethënë ti që je i mençuri në këtë mes mendon se vërtetë ekziston mundësia që Shqipërisë t’ia kërkojë kush në botë të marrë 600 mijë sirianë këtu eee?! Epo mësoje se nuk na ka kërkuar kush të marrim as 600 mijë, as 60 mijë dhe as 6 mijë!

Domethënë ti që di ku e ka bishtin dardha mendon vërtetë që të ketë në këtë botë qeveri e shtete, që të imagjinojnë ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në një vend të vetëm eee?! Epo mësoje se nuk ekziston asnjë shtet apo qeveri në botë që të ketë këtë nivel budallallëku!

Faleminderit që më quan budalla, po një gabim të madh e ke kur mendon se unë i kujtoj njerëzit budallenj, prandaj edhe më vjen keq për 100 të mençurit që siç thotë populli, hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla

Sepse, mësoje edhe këtë, qëndrimi i Shqipërisë ka qenë e mbetet shumë i qartë: Ne jemi gati të kontribuojmë në një plan europian, ku secili shtet merr përgjegjësinë që i takon, për aq sa i takon, sipas madhësisë e mundësisë😉

Ja kjo është e vërteta e thjeshtë dhe guri që budallai hodhi në lumë, nuk është dardhë or mik, prandaj mos e kafsho fort se të dëmton dhëmbët😀

‘Askush nuk më ka detyruar’, Rama replikon me komentuesit për debatin e ‘nxehtë’ Read More »

Habit deputeti i PD: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka quajtur të paprecedentë atë çfarë ndodhi sot në parlament. Spaho tha se nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e parlamentarizmit që të pritet fjala e opozitës.

“Ka pothuajse 4 muaj që ne po përpiqemi të tërheqim vëmendjen e maxhorancës në mënyrë që të arrijmë të plotësojmë kushtet më të domosdoshme për hapjen e negociatave për të cilën vendimi merret javës tjetër në samitin e 28-29 qershorit. Seanca e sotme e paprecedentë. Nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit që të pritet fjala e opozitës.

Sot me propozim të kreu të grupit të PS-së u kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u kalua në votim. Pati një tentativë madje të Ruçit për ta bërë pa votim. Por kur ndërhyra u bë me votim.
Kjo është e paprecedentë. Tregon që opozita mund të shprehë opionionet e veta vetëm kur do maxhoranca”, deklaroi Spaho.

I pyetur se në çfarë pozicioni e vendos opozitën kjo situatë, Spaho tha atë të përplasjes.

“E vendos në pozicion të përplasjes frontale me maxhorancën. Opozita ka vetëm fjalën në Kuvend dhe nëse i heqim dhe fjalën, atëherë këtu s’ka më parlamentarizëm. Opozita kthehet në fasadë të maxhorancës dhe për rrjedhojë vendi s’ka më demokraci, kthehet në diktaturë”, u shpreh deputeti i PD.

Sipas tij Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për hapjen negociatave dhe kjo është arsyeja që PD dhe opozita në çdo seancë ka kërkuar të flitet për këtë çështje.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk jemi në një situatë normale, por anormale dhe të diskutosh për çështje të rendit të ditës, që presin, ndërkohë që emergjenca është integrimi europian nuk është e udhës”, u shpreh Spaho në “Opinion”.

Sa i përket paralajmërimeve të opozitës për fakte të reja që implikojnë qeverinë në afera të dyshimta, Spaho tha se “në kohën dhe vendin e duhur do të shihni që do zbulohen fakte të tjera”.

“Edhe afera e vëllait të Xhafajt nuk është ashtu siç thotë qeveria. Tani po ngurrojnë të vijojnë edhe skenarin e përgatitur për çështjen e zërit sepse iu dogj nga opozita”, u shpreh deputeti i PD-së.

Habit deputeti i PD: Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për negociatat Read More »