Aurora

Sekreti i gjyshes: Shtoni vetëm 1 lugë gjelle nga ky përbërës dhe patatet mund t’i piqni pa vaj!

Patateve të pjekura vështirë t’u rezistosh. Janë një ushqim shumë energjik i cili duhet të zëvendësojë karbohidratet e tjera (bukë ose makarona). Kur ato janë bërë në furrë, kaloritë shtohen, sepse atyre duhet t’u shtojmë edhe vajin për t’u gatuar në mënyrë të përsosur.

Por ky truk i gjysheve tona, që jua zbulojmë në këtë artikull, do të sjellë një gatim të shijshëm në tryezë dhe mbi të gjitha pa përdorur vajin.

Si t’i bëni patatet pa vaj në furrë

Qërojini dhe prejini patatet në copa jo shumë të vogla dhe ziejini. Ruajini në një tas me kripë, piper, rozmarinë dhe erëzat që ju preferoni. Për të gatuar pa vaj, truku që duhet të dini është që të shtoni një lugë gjelle miell misri apo miell të thjeshtë.

Tundeni butësisht enën ku keni vendosur patatet, të mbyllur me kapak për të kombinuar përbërësit. Piqeni në 220°C për rreth 30 minuta, derisa ato të marrin ngjyrë të artë.

Sekreti i gjyshes: Shtoni vetëm 1 lugë gjelle nga ky përbërës dhe patatet mund t’i piqni pa vaj! Read More »

Një vit zgjat 20 ditë, zbulohet planeti i jashtëzakonshëm

Zbulimi i pazakontë i një planeti u realizua nga një ekip i shkencëtarëve indianë. Është hera e parë që gjendet një planet që orbiton një yll shumë të ngjashëm me Diellin. Planeti është pagëzuar me emërtimin EPIC 211945201b ose K2-236b dhe është mjaft i madh, rreth 27 herë më i madh se Toka.

Ky zbulim e vendos Indinë mes vendeve të pakta që konfirmojnë ekzistencën e një planeti jashtë sistemit tonë diellor. Lokalizimi i eksoplanetëve nuk është një risi në ditët tona. Në fakt janë konfirmuar më shumë se 3700 të tillë, pjesa më e madhe janë zbuluar dhe konfirmuar nga teleskopi Kepler i Nasës.

Ky planet kohët e fundit u zbulua edhe nga Kepleri si një kandidat për planet, por ishte ekipi i shkencëtarëve indianë që konfirmuan ekzistencën e planetit dhe jo një kometë, apo ndonjë objekt astronomik.

Ekspertëve iu desh 1 vit e gjysëm në Observatorin Gurushikhar të PRL-së në Mount Abu, Indi duke studiuar ndryshimet e dritës që vinin nga ylli i planetit dhe konfirmuan masën e tij.

Planeti orbiton një yll të ngjashëm me Diellin, por është 7 herë më afër yllit të tij se Toka me Diellin, çka do të thotë se temperatura mund të shkojë 600 ºC dhe madje shumë i nxehtë dhe i thatë për të patur jetë . Për pasojë një vit në këtë planet zgjat afërsisht 19.5 ditë.

Ka një masë rreth 27 herë masën e tokës dhe vlerësohet se rrezja është 6 herë më e madhe. Megjithatë të dhënat fotometrike të K2 nuk dhanë konfirmimin e natyrshëm planetar të këtij sistemi, kështu që një vlerësim i pavaruar i masës ishte i nevojshëm për këtë zbulim që u realizua nga spektografi PARAS.

Edhe pse mundësitë e gjetjes së shenjave të jetës janë të pakta për K2-236b, astronomët sinjalizojnë se gjetja e tij është shumë domethënëse sepse ndihmon astronomët të gjejnë më shumë detaje sesi planetë të këtij lloji si Neptuni apo Saturni janë të aftë të formohen aq afër yllit të tyre.

Një vit zgjat 20 ditë, zbulohet planeti i jashtëzakonshëm Read More »

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë me gjërat që konsumojmë ose jo në mëngjes është shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit.

Këshilla që kemi dëgjuar më shpesh kohët e fundit kur rëndësia e të ushqyerit të shëndetshëm ka marrë dhenë është që të pimë ujë sapo të zgjohemi.

Uji pastron gjithë organizmin nga toksinat dhe ndihmon në rënien në peshë.

Nga ana tjetër, stomaku në mëngjes është delikat dhe nuk duhet mbushur me gjëra të panevojshme dhe që nuk kanë një ndikim pozitiv për shëndetin.

Më poshtë do të gjeni listën e 5 gjërave që nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh, sipas ekspertëve të AgroWeb.org
1.Kurrë mos pini çaj apo kafe me stomakun bosh
Pirja e kafesë me stomakun bosh nxit prodhimin e një acidi që shkakton urth dhe refluks.

Gjithnjë pini një gotë ujë përpara se të pini çdo lloj pije tjetër.

Nëse nuk hiqni dorë lehtë nga kafeja, atëherë përpiquni ta pini atë me qumësht.

Tretja do të jetë më e mirë dhe stomaku nuk do të jetë aq i lënduar sa për të mos përmirësuar përthithjen e ushqyesve gjatë ditës.
2: Kurrë mos pini alkol
Pirja e alkolit me stomak bosh do të përshpejtojë përthithjen e tij në gjak.

Arteret do të zmadhohen dhe tensioni i gjakut do të bjerë.

Kur niveli i alkolit në gjak është shumë i lartë, atëherë me siguri do të humbisni kontrollin dhe do të keni marramendje.
3. Kurrë mos pini ilaçe me stomak bosh
Ilaçe të ndryshme kundër dhimbjeve siç janë paracetamoli dhe aspirina nuk duhen pirë kurrë me stomak bosh.

Këto lloj medikamentesh shkaktojnë gjakderdhje gastrike në momentin që futen në stomak dhe humbasin efikasitetin e tyre.
4. Kurrë mos bëni aktivitet fizik me stomak bosh
Nëse mendoni se do të humbni në peshë duke mos ngrënë, gaboheni rëndë.

Kur kryeni një aktivitet fizik, organizmi përdor glikogjen, një lëndë që vjen nga ushqimi.

Nëse ju nuk keni ngrënë, atëherë trupi do të djegë muskujt dhe do të nxisë akumulimin e tepruar të yndyrnave.
5. Mos bëni pazar me stomak bosh
Të bërit pazar nuk kërkon vetëm një kuletë të mbushur plot.

Nëse bëni pazar me stomak bosh, do të shpenzoni më shumë para për ushqime me shumë yndyrë dhe kalori./AgroWeb.org

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh Read More »

Skandali/ Tronditet drejtësia, zbulohet grup i strukturuar kriminal në prokurori

Institucioni i organit të akuzës ka degraduar. Faktet po e vërtetojnë çdo ditë e më shumë.

Së fundmi, opinioni publik është shokuar, pasi flitet për një grup të strukturuar kriminal brenda prokurorisë.

Kjo u zbulua nga Komisioni i Vettingut, gjatë seancës dëgjimore për Prokurorin e Apelit, Gentjan Trenova.

Ky i fundit, ka amnistuar hetimet për një prokuror, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjithçka  ishte zbuluar nga një përgjim.

Prokuroria pretendohet se është institucioni që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, por  kjo duket se është vetëm në deklarata. Pasi realisht  është krijuar një aleancë mes prokurorëve të korruptuar dhe të inkriminuar që mbrojnë një tjetrin.

Ndryshe kjo aleancë me gjuhën e prokurorëve quhet grup  i strukturuar kriminal. Vërtet në skenë ka dalë prokurori A.K, por edhe sa të tjerë janë në këtë zinixhir nuk dihet.

Zbulimi i frikshëm i KPK -së

Prokurori Gentjan Trenova ka pushuar hetimin pasuror për shtetasin me inicialet V.L., këtë kallëzim e kishte bërë policia e Gjirokastrës.

V.L. ishte ndaluar nga policia greke me kanabis dhe pistoletë. Sipas policisë së Gjirokastrës ai kishte pasuri nga veprimtaria kriminale e drogës.

Sipas policisë ai kishte shumë para në banka dhe prona. Policia e kallëzoi tek krimet e renda, Trenova pushoi hetimin.

Më 30.3.2015 Trenova vendosi mos fillim hetimi pasuror. Sipas KPK –s,  Trenova nuk ka bërë asnjë veprim por ka shkelur ligjin. Nuk ka verifikuar as në bankë as në QKR as tek noteri asngjëkundi për shtetasin V.L. procedimi penal nr.287, viti 2014. Trenova ishte prokuror për të ndjekur këtë hetim.

Në këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Kjo çështje u ndoq fillimisht nga dy prokurë.

Por në janar 2016 i kaloi Trenovës. Por në mars 2016 Trenova mbylli hetimin më pasi gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim, hetimi i kryer nga Trenova për këtë procedim ka qënë të pa plota dhe nuk kanë zbardhur të vërtetën.

Kolegia e Trenovës e cila u zëvendësua kishte vendosur të pyeste prokurorin e dyshuar të sekuestronte telefonat, të kontrollonte makinën.

Por, këto veprime Trenova as i ndoqi. Prokurorja e cila kishte këtë procedim është prokurorja E.M. por e zevëndësuan. Nuk është verifikuar as telefoni i dyshuar A.L që fliste me prokurorin për aktin korruptiv./CNA.

Skandali/ Tronditet drejtësia, zbulohet grup i strukturuar kriminal në prokurori Read More »

Byreçka shtëpie nga duart e amvisave Shqiptare

Lagjet e Shqipërisë kanë një gjë të përbashkët: byrektoret.

Secili prej jush mund të betohet që byrektorja e lagjes së vet është më e mira, por kur vjen puna tek byreçkat, fitorja i shkon amvisave duararta që i gatuajnë byreçkat në shtëpi e me shumë dashuri.

Byreçkat nuk janë kurrë të mërzitshme. Ato konsumohen në mëngjes ose në vaktet mes mëngjesit dhe drekës.

Byreçkat janë të larmishme sepse mund të mbushen me perime, kërpudha, gjizë, djathë, mish të grirë, qepë e domate, spinaq apo presh.

Më poshtë do të gjeni recetën e një prej lexueseve të AgroWeb.org për gatimin e byreçkave.

Për mbushjen AgroWeb.org sugjeron më poshtë dy receta me mbushje spinaqi dhe qepë me domate.
Përbërësit për 10 byreçka
Gjysmë kg miell të bardhë

Gjysmë luge gjelle me kripë

Një filxhan çaji ose më shumë për përgatitjen e brumit

Dy lugë vaj luledielli
Mbushja nr 1
1 kilogram spinaq

2 kokrra qepë të njoma

2 kokrra vezë

Pak djathë
Mbushja nr 2
4 kokrra qepë

4 kokrra domate

Kripë dhe piper
Përgatitja
Ndizeni furrën në 190 gradë C

Merrni një tas dhe përzieni miellin dhe kripën.

Hidheni ujin ngadalë dhe punojeni brumin me duar.

Sasia e ujit varet nga brumi ndaj mund ta rregulloni masën ndërkohë që punoni brumin.

Shtoni vajin dhe punojeni sërish me duar.

Lëreni brumin të vijë për 10-15 minuta duke e mbuluar me një pecetë të pastër.

Në një tas tjetër përgatisni mbushjen e përzgjedhur duke i përzier të gjithë përbërësit e sugjeruar më lart.

Pasi të ketë ardhur brumi, bëni kuleçë të vegjël të cilët më pas mund t’i hapni me okllai.

Secili kulaç mund të ndahet në katër pjesë drejtkëndore të cilat mund t’i prini në shirita të gjatë.

Shiritat prej brumi mund t’i mbushni një e nga një me nga një lugë gjelle nga mbushja e përzgjedhur dhe t’i mbështillni duke i dhënë formën e trekëndëshit.

Byreçkat vendosini në një tepsi të cilën më parë e keni lyer me vaj.

Byreçkat mund t’i lyeni në sipërfaqe me pak gjalpë dhe t’i fusni në furrë.

Pjekja e tyre zgjat 30 minuta ose derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Byreçkat serviren të ngrohtë dhe duke u shoqëruar me kos./AgroWeb.org

Byreçka shtëpie nga duart e amvisave Shqiptare Read More »

Reçel kajsie , receta e ëmbël me shije të mrekullueshme

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kajsi.

Është pikërisht sezoni i tyre dhe tregjet janë plot me kajsi vendi.

Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të reçelit.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë fantastike, krejt të lehtë të përgatitjes së reçelit me kajsi në shtëpi.

Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.
Përgatitja e Reçelit me Kajsi
Përbërësit
1 kg kajsi

800 gr sheqer

Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni
Përgatitja
Si fillim pastrojmë kajsitë nga bërthamat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.

Më pas, i presim në dy apo tre pjesë dhe i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.

Shtrojmë një shtresë me kajsi në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe kajsive të mbarojnë.

I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që kajsitë të lëshojnë lëngun e tyre.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së reçelit së kajsive nuk duhet të hidhni ujë pasi kajsitë kanë lëngun e tyre.

Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.

Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet.

Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.

E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer./AgroWeb.org

Reçel kajsie , receta e ëmbël me shije të mrekullueshme Read More »

Grigja tregon nismen e re të opozitës: Mos ma prek Salianusin

Pas debatit të fundit që PD është përfshirë në kauzën “Mos ma prek Teatrin”, Grigja ka argumentuar të mirën që ka Shqipëria nga këto kauza:

“Të dashur miq!

Dua të komunikoj me ju për një çështje të rëndësishme.

Të gjithë na akuzojnë se me opozitën tonë ne duam t’i bëjmë keq Shqipërisë dhe të cenojmë imazhin e saj.

Por faktet kanë treguar të kundërtën.

Ne u ngritëm kundër sheshit “Skënderbej”, se ishim të bindur se lufta jonë do ta bënte atë më të mirë.
Beteja jonë disa vjeçare më në fund dha rezultate.

Sot sheshi “Skënderbej” është shpallur hapësira më e mirë publike në Europë.

Po të mos ishte lufta jonë, po të mos ndërkombëtarizohej si çështje, po të mos ishin email-et e Genc Pollos, që e ka quajtur atë një shesh piramidë, që do të ngjallë kujtimin e etërve komunistë, bota kurrë nuk do ta kishte marrë seriozisht atë shesh.

Shikoni parkun e Tiranës.

Beteja jonë “Mos ma prek Parkun” bëri që Erion Veliaj të detyrohej të ndërtonte aty një park për lodrat e fëmijëve dhe të rregullonte parkun në parametra europianë.

Sot ai është një nga parqet më të vlerësuara në Europë falë betejës sonë.

Po të mos ishte patllakja e Strazos dhe beteja e Mulit me betonieret, ai park do ishte anonim.

Tani kam një apel për të gjithë ju që na merni për ters betejën për Teatrin.

Beteja jonë “Mos ma prek Teatrin” synon ndërkombëtarizimin e kësaj çështje, ndërtimin e Teatrit të ri nga një arkitekt i njohur dhe marrjen e një çmimi në të ardhmen.

Këto janë kontribute konkrete për Shqipërinë, dhe jo llafet e Erion Veliaj.

Ne jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim dhe do luftojmë për t’i bërë të njohura veprat publike në Shqipëri.

Pa ndihmën tonë ato do të kishin ngelur anonime.

Aksioni jonë i fundit do të jetë “Mos ma prek Salianusin”.

Kemi informata se atij do t’i heqin imunitetin për Babalen dhe duan ta kërcënojnë me burg.

Beteja jonë “Mos ma prek Salianusin”, do të jetë betejë që do të rrisë emrin e tij në botë dhe ai do të bëhet “Mandela i Shqipërisë”.

Pas kësaj, opozita do ketë një vlerë europiane të shtuar në gjirin e saj, falë sakrificës së tij dhe betejës sonë.

Është kjo arsyeja që kauzat tona ndihmojnë Shqipërinë, dhe jo partinë.(tema)

Grigja tregon nismen e re të opozitës: Mos ma prek Salianusin Read More »

5000 vjet na e mbajtën fshehur, shalqiri shëron këto sëmundje. Ja si duhet ta konsumoni

Plakja është një proces biologjik. Të gjithë njerëzit janë të destinuar të përballen me të.

Në ditët e sotme ka një larmishmëri mënyrash dhe teknikash që merren me trajtimin e simptomave të brendshme dhe të jashtme të plakjes.

Fatmirësisht, bujaria e natyrës me frutat e perimet e saj i dhuron njerëzve mundësinë që të mund të luftojnë plakjen përmes ushqimit.

Më poshtë keni disa ushqime te cilat ndihmojnë rigjenerimin e qelizave dhe luftojnë plakjen.
Ja lista e ushqimeve që luftojnë plakjen:
Karrotat
Këto perime janë të pasura me antioksidantë, përfshirë dhe beta karrotenin. Përveçse mbrojnë shëndetin e lëkurës luftojnë gjithashtu efektet negative të radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit.

Mënyra më e mirë e konsumimit të tyre është në sallata ose të shtrydhura në lëng.
Arrorët
Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.
Avokado
Jo më kot konsiderohet si “Fruti i Rinisë”. Avokadot janë ndër frutat më të mira për të luftuar plakjen dhe komplikacionet që sjell ajo.

Ato janë të pasura me yndyrna mono të ngopura dhe aminoacide. Pas tretjes, avokadot stimulojnë rigjenerimin e qelizave duke dhuruar një trup më të ri dhe të shëndetshëm.
Shalqini
Janë frutat më të mira për t’i përfshirë në çdo lloj diete. Kjo për shkak të kalorive të pakëta që ato përmbajnë.

Gjithashtu, ato janë të pasura me ujë dhe antioksidantë.

Këto vlera i japin shalqinit veti tretëse, pastruese dhe anti inflamatore. Shalqini ndihmon trupin që të luftojë helmet në trup duke pastruar kështu organizmin.

Shalqini ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe parandalon efektet e plakjes së parakoshme në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm.
Të Gjelbrat
Perimet e gjelbra, nga lakrat, sallatat, spinaqi etj janë super ushqime që mbrojnë trupin në përgjithësi.

Disa nga karakteristikat e tyre janë sasia e lartë e fibrave, antioksidantëve dhe proteinave.

Ato ndihmojnë në aktivitetin e rregullt të qelizave dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Krahas vitaminave dhe mineraleve ato reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe presonin e lartë të gjakut.

5000 vjet na e mbajtën fshehur, shalqiri shëron këto sëmundje. Ja si duhet ta konsumoni Read More »