Aurora

KPK e nxjerr të pastër, familjarët shpërthejnë në akuza ndaj gjyqtares së Vlorës (Video)

Brikena Ukperaj (Lubonja) ka dalë sot para KPK-së për t’u përballur me provën e Vettingut. Teksa ajo qendronte brenda sallës, jashtë ambienteve ka ardhur një ankesë në drejtim të gjyqtares së Apelit të Vlorës. Familja Bodo e ka akuzuar gjyqtaren se prej vitesh nuk i ka dhënë tokën që atyre u takon dhe sa sipas tyre ajo ka dhënë një vendim të padrejtë në shkelje të ligjit.

“Babai im është i sëmurë. Çështja Karaburuni është çështja më sensitive. Me prova të falsifikuara janë marrë pasuri dhe i janë marrë njerëzve që e gëzojnë. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptas në kundërshtim me ligjin.

Ne po presim vendimin e gjykatës dhe do shkojmë më lart.

KLD më ka dhënë të drejtë, më ka thënë që po ka bërë një shkelje por nuk e përjashton nga procesi. Babai im është 75 vjeç edhe xhaxhai im po aq. Sa do presim për drejtësi ne njerëzit e ndershëm të këtij vendi. KPK e dha vendimin e saj. E konsideroj selektiv procesin dhe jo të rregullt”, tha Vjosa Bodo.

KPK e nxjerr të pastër, familjarët shpërthejnë në akuza ndaj gjyqtares së Vlorës (Video) Read More »

Shpërthen politikani grek: Ja sa miliardë euro përfiton Shqipëria nga marrëveshja e “Detit”

Gazetari dhe ish-politikani grek Kiriakos Belopoulos ka zbardhur dje marëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në emisionin e tij ‘Kontra kai Riksi’ ai shprehet se janë zonat ekonomike sipër Korfuzit, që po gllabërohen nga Shqipëria.

Sipas tij, nga marrëveshja, pritet ‘ti kalojnë Shqipërisë, e cila do të përfitojë 300 miliardë dollarë nga nafta.Belopoulos shprehet se Shqipëria po grabit tokat dhe naftën e grekeve pasi ka urdhëruar Gjermania dhe Xhorxh Soros.

Ai shton se qeveria shqiptare ka lidhur kontratë me kompaninë ‘Shell’ ku pas saj fshihet Xhorxh Soros.
Belopoulos paralajmëron se edhe çamët do të dëmshpërblehen për tokat e tyre.

Shpërthen politikani grek: Ja sa miliardë euro përfiton Shqipëria nga marrëveshja e “Detit” Read More »

Problemi me pronat, i moshuari nga Vlora në lot para KPK-së: As Vettingu nuk bëri Drejtësi. Çfarë thotë për një ministër dhe një deputet (Video)

Isuf Bodo, një i moshuar nga Vlora ka mbërritur sot në Tiranë për të ndjekur seancën dëgjimore në KPK me gjyqtaren Brikena Ukperaj (Lubonja).

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh  se as Vettingu nuk po bën Drejtësi, pasi për shkak të kësaj gjyqtareje por edhe të disa falsifikatorëve që i denoncoi me emra, familja e tij nuk po gjen qetësi.

“90% të jetës ne i kemi kaluar pa gjumë për pronësinë në Kaburun. përballë nesh janë falsifikatorët, Pëllumb Petriti ka gjetur një varrmihës në Vlorë dhe i thotë hajde se ke prona, e çon tek noterja që quhet Blerina Serja, JO merr firma nga qytetarët. Unë nga natyra nuk kam vrarë asnjë mizë, por as nga vettingu nuk mora drejtësi.

Në vitin 2012 me falsifikim Pëllumb Petriti më mori 220 hektarë tokë në Karaburun dhe u dënua vetëm me 4 vjet burg, prokuroria kërkoi 21 vjet, dhe ai akoma vazhdon si sekser. Edhe kjo gjyqtare nuk dha asnjë vendim të drejtë për ne”,- shtoi i moshuari me zërin që i dridhej.

Ndër të tjera ai theksoi faktin se një deputet dhe një ministër në qever të cilëve nuk ua përmnendi emrat janë nxitësit e gjithë këtij falsifikimi, ndonëse nuk ua përmendi emrat.

“ E gjeni fare mirë juve se kush janë. Mua më ka ndodhur një fatkeqësi dhe nuk do vazhdoj t’i sjell fatkeqësi familjes time”,- shtoi ai.

HISTORIA E FAMILJES BODO

Isuf Bodo dhe vëllezërit e tij janë një nga 12 familjet pronarë në Karaburun të cilëve iu është falsifikuar prona. Ata kërkojnë t’ju kthehen 220 hektarët e grabitura përmes falsifikimit. Prokuroria hetoi dhe gjykata i shpalli fajtorë falsifikuesit, ndërkohë që familja kërkon t’i kthehet prona. Kur çështja shkoi në Apel, gjyqtarja Ukperaj, figura e së cilës po vlerësohet sot nga KPK, vendosi ta rikthejë çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Problemi me pronat, i moshuari nga Vlora në lot para KPK-së: As Vettingu nuk bëri Drejtësi. Çfarë thotë për një ministër dhe një deputet (Video) Read More »

“E xanun”, ambasadorja Vllahutin e tronditur nga shqiptarët

Opozita ka pritur që ajo të deklarohej mbi drogën, por znj. Vllahutin ka zgjedhur të shprehet mbi pronën, një problem edhe në përmasa tragjedie, përgjatë gjysmëshekulli tranzicion shqiptar.

“Ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Korrupsioni dhe vonesat në gjykata kanë shkaktuar konflikte në shoqëri”, tha gruaja e Brukselit në Tiranë.

Znj. Vllahutin tha se Shqipëria e ka imperative zgjidhjen e çështjes së pronës.

“Çdo qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të gëzuar pronën e tij. Bashkim Europian nuk negocion me këtë të drejtë themelore të njeriut”, tha ambasadorja e BE-së në Tiranë.

Qëndrimet e saj u shprehën gjatë një konference për pronën në Shqipëri.

“E xanun”, ambasadorja Vllahutin e tronditur nga shqiptarët Read More »

E pabesueshme! Shikoni se çfarë bëjnë skifterët kur mbushin 40 vjeç, është shumë e dhimbshme

Skifterët jetojnë 70 vjet, por që të arrijë gjer këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën?

Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit. Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin. Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vdekja e ngadaltë të cilën ai e refuzon. Ai vendos ti hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do i zgjasë 150 ditë.

Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku.

-Ai fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me sa forcë që ka, derisa ti thyhet.

-Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.

-Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve.

-Së katërti, pasi ti jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra.

-Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti. Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera.

-Ndonjëherë, na lipset që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë, edhe pse janë të vështirë.

E pabesueshme! Shikoni se çfarë bëjnë skifterët kur mbushin 40 vjeç, është shumë e dhimbshme Read More »

Florinj e gurë të çmuar, thesari marramendes i zhdukur i turqve gjendet në këtë qytet të Shqipërisë

Shqipëria është një vend i vogël por me pasuri të mëdha në nëntokën e saj.

Por si duket vendi jonë s’është eksploruar siç duhet për shkak se në një fshat të Librazhdit gjendet “thesari i Turqisë”.

Xhyra Kasaba, është një fshat, ndoshta shumë i njohur, i cili ka 99 minare, por që mbi të gjitha fsheh thesare të panumërta.

Me fshatin e Xhyrës janë lidhur shumë gojëdhëna dhe histori të ndryshme aq kulturore, por edhe misterioze që askush deri më sot nuk ja ka gjetur kuptimin.

Ai ndodhet në pjesën jugperëndimore të rrethit të Librazhdit, pranë rrugës kombëtare që lidh Shqipërinë me shtete të tjera me Greqinë, Maqedoninë, si dhe me qytetet e vendit tonë.

A e dini se guri i “Bletës” një shkëmb me lartësi 1409m ka nxitur zbulues nga e gjithë bota kryesisht turq, maqedonas, edhe grek, por edhe nga “Puglia Grotte” dhe “Dauno”, shkruan Librazhdi News.

A fsheh me të vërtetë ky shkëmb një pasuri të madhe?

Mendohet se pikërisht në këtë gur fshiheshin grabitjet që kaçakët (hajdutet) bënin karvanëve të ushtrisë turke dhe tregtarve nga Roma.

Jo më larg së disa muaj një turist nga Turqia eksploronte bashkë me grupin e tij e shoqëruar më një hartë shumëvjeçare e cila tregonte me hollësi se ku fshihej thesari i turqve. Kushtet litologjike siç dukej ua kishte vështirësuar kërkimet.

Banorët e fshatit tregojnë se shumë kërkime janë bërë, aq shumë saqë detyruan që emigrantët të ktheshin kudo që ishin edhe të gërmonin për ta gjetur diçka përpara se ta gjenin te turistët e huaj. Ja si shprehet një banor i fshatit Xhyrë A.M:“Nuk e mbaj mend sa veta kanë ardhur e kanë hapur gropa pafund me qëllimin se ka flori apo gjëra të tjera si këto.

Në fakt vetë nga legjenda e gurit të bletës mjalti i shumtë i bletëve simbolizon floririn, ndërsa bletët puntore hajdut të cilët vidhnin floririn e ushtrisë Osmane.

Mendoj se është vetëm një legjendë, por herë pas herë mendoj se mund të jetë edhe e vërtetë. Jo më larg se disa muajsh një grup turistësh nga gjuha që flisnin mendoj se ishin turq, kishin një hartë të vjetër e cila në të ishte të vizatuar shkëmbinjtë edhe vetëm një shkëmb ishte më kryq vetëm guri i “Bletës”.

Njerëzit janë të çuditshëm në këtë fshat saqë marrin kazma edhe lopata edhe gërmojnë pa lidhje, duke prishur në shumicën e rasteve edhe rrugën “Egnatia” e cila kalon mes për mes fshatit”.

Po kush është me të vërtetë legjenda e gurit të “Bletës” e cila ka bërë bujë në të gjithë Shqipërinë?

Sipas legjendës thuhet se: “Dikur një djalë i ri nga fshati shkon tek guri i “Bletës” për të marrë mjaltë. Aty kishte shumë bletë dhe mjalti ishte në sasi të madhe. I riu futet brenda në gur dhe fillon të mbushë enët me mjaltë.

Guri i thotë djalit se duhet të marrësh mjaltë vetëm aq sa të takon. Por ai nuk e dëgjon duke vazhduar të marrë mjaltë pa u ndalur. Atëherë guri mbyllet duke e zënë brenda.

Djali fillon e rënkon. Zëri i tij dëgjohet dhe njerëz nga fshati i shkojnë në ndihmë për ta nxjerrë nga guri. Ata përdorin mjete të ndryshme si pyka prej thane për të hapur gurin, por pa mundur ta nxjerrin dot.

Pykat e thanës ( katër copë) gjenden edhe sot e kësaj dite në mesin e gurit. Pikërisht në atë vend guri është i lagur për shkak të lotëve të njeriut brenda tij. Madje edhe sot thuhet se; sa herë që bie shi, po të qëndrosh afër gurit në heshtje dhe të dëgjosh me kujdes, do të ndiesh zërin e të riut që vjen nga brenda duke rënkuar”.

Një shprehje thotë: “Ku ka zë sështë pa gjë”, thuhet se në varrezat e turqve janë gjetur qypa nga florinj edhe kjo vërtetohet nga vetë banorët e fshatit.

Vetë struktura e gurit të “Bletës” është e çuditshme saqë nuk e kupton nga hyre edhe ku dole. Kjo strategji është ndjekur që deri sot e kësaj dite ajo e fshehtë e thesarit të bletës të mos gjendet kurrë.

Disa banorë të fshatit janë shumë të sigurt që brenda shkëmbit ka dicka, ja si shprehet një i moshuar B.H i cili na tregon me hollësi çfarë ka ndodhur vite më parë:

Unë jam 86-vjeç edhe të them të drejtën more djalë guri i bletës edhe “Gryka e Shkallës” fshehin thesare shumë të mëdha. Babai im para se të vdiste më tha që lartë në këto male fshihet një thesar shumë i madh i cili nuk është gjendur kurrë.

Ndoshta unë nuk e kam vërtetuar por çështë e vërteta këtë histori nuk e tregon vetëm mosharët e mi por edhe të parët e mi.

Shumë kohë më përpara këtu në këtë zonë, që përdorej nga Turqit për vet faktin që ishim të pushtuar nga ata, një tjetër ana pozitive për ne ishte edhe rruga “Egnatia” doje apo s’doje ishe i detyruar të kaloje sepse ishte e vetmia rrugë që lidhte perëndimin me lindjen.

Thuhet se Carinë kaçakët vidhnin të gjithë karvanët të cilët vinin nga Roma, por kishte një problem shumë të madh për ta sepse nuk ja dilnin dot asnjëherë në Xhyrë.

Sipas të parëve të mi thesari është fshehur në Xhyrë edhe është pothuajse 100% e sigurt, edhe jam i bindur.

Pastaj nuk e di të them tek guri i “Bletës” apo me ndonjë vend tjetër sepse po ta dija do ta kisha marrë vetë”.

Florinj e gurë të çmuar, thesari marramendes i zhdukur i turqve gjendet në këtë qytet të Shqipërisë Read More »

Omeprazole: Ilaçi i stomakut që po vret njerëzit

Kur mjekët flasin për ilaçet që sjellin probleme me acidin e stomakut, sjellin në vëmendje emrin e Omeprazolës.

Një studim i bërë nga Instituti Kaiser Permanente hulumtoi rreziqet e Omeprazolës duke monitoruar mbi 26,000 persona gjatë një periudhe 2 vjecare. Ata që morën Omeprazol demonstruan mbi 65 përqind  se kishin mangësi të B12, si rezultat i drejtpërdrejtë i marrjes së ilaçeve. Kjo gjë mund ti çonte në komplikime të shëndetit e deri në vdekshmëri.

Njihuni me disa nga efektet anësore të Omeprazolit:
-Omeprazoli pengon thithjen e vitaminës B12 dhe mungesa e kësaj B12 mund të çojë në:

Anemi,

Depresion,

Ankth,

Dëm neurologjik,

Dëmtimi i sistemit nervor qendror,

Osteoporozën,

Shterim të qelizave të kuqe të gjakut (duke shkaktuar lodhje kronike),

Probleme me muskujt,

Probleme me frymëmarrjen.

Omeprazole: Ilaçi i stomakut që po vret njerëzit Read More »

Shkencëtarët kanë surprizuar me zbulimin e tyre, prejardhja e shqiptarëve nuk është ashtu siç e kishim menduar deri më sot

Të gjithë banorët e Europës janë kushërinj të largët me njëri tjetrin, thonë shkencëtarët. Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka gjurmuar origjinën fisnore të popujve të Europës. Sipas studiuesve Coop dhe Ralph, paraardhësit e italianëve kanë qenë fis me ata të spanjollëve.

Ndërsa paraardhësit e shqiptarëve kanë pasur lidhje gjaku me ata të grekëve dhe maqedonasve. Gjithsesi, dy italianë të sotëm kanë më pak kushërinj të lashtë të përbashkët se shqiptarët. Dy shqiptarë sot, kanë më shumë farefis të përbashkët në lashtësi se çdo popull tjetër.

Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.

Shkencëtarët kanë surprizuar me zbulimin e tyre, prejardhja e shqiptarëve nuk është ashtu siç e kishim menduar deri më sot Read More »