Aurora

Spiunët “pushtojnë” zyrat e shtetit, këto janë 7 institucionet publike që u sipunuan nga punonjësit e vet

Rreth një vit më parë spiunët e administratës shtetërore “pushtuan” zyrat e shtetit dhe kompanitë private në kuadër të ligjit të korrupsionit. Sipas “Shqiptarja.com” në vetëm pak muaj 7 institucione publike si në nivel qendror ashtu edhe vendor janë spiunuar nga punonjësit e tyre.

Bilanci pasqyrohet në raportin vjetor të ILDKPKI ku thuhet se ka pasur sinjalizime brenda Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Bashkisë së Tiranës, Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Bashkisë dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Inspektorati i Lartë gjatë vitit raportues në ushtrim të kompetencave ligjore, si mekanizëm i jashtëm raportimi për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtje nga hakmarrja, ka regjistruar dhe trajtuar në total 8 raste sinjalizimi dhe 1 rast kërkese për mbrojtje të ardhur nga sektori publik. Në lidhje me rastet e sinjalizimit, denoncimet kanë qenë si më poshtë vijon: 4 raste është pretenduar për shkelje të detyrimeve ligjore për konfliktin e interesit; 3 raste është pretenduar për shkelje ligjore në procedurat e tenderimit; 1 rast është pretenduar për shkelje në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe falsifikim dokumentacioni në proceset gjyqësore”, thuhet në raport.

Masat e marra

ILDKPKI pasqyron në raport edhe masat e marra pas sinjalizimeve.

“Në përfundim të hetimit administrativ, për zyrtarët e gjetur në shkelje të parashikimeve ligjore të ligjit nr. 9367/2005, i ndryshuar, është marrë masa administrative me “gjobe”, si dhe është kërkuar dhe është zgjidhur konflikti i interesit në përputhje me parashikimet ligjore. Kështu, janë aplikuar 3 masa administrative me “gjobë” ndaj zyrtarëve për shkelje të ligjit nr. 9367 /2005, i ndryshuar, si dhe është zgjidhur konflikti i interesit me largimin nga detyra të zyrtarëve që kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit.

Gjithashtu, ILDKPKI për rastet e tjera të sinjalizuara, pas hetimit administrativ ka vënë në dijeni organin kompetent sipas problematikes se ngritur nga sinjalizuesit, si vijon: “Njoftim pranë KLSH për auditim të fondeve publike; Njoftim për ndjekje penale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Njoftim Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; Njoftim titullarit të autoritetit publik qendror për marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës”..

Sektori publik

163 njësi spiune janë ngritur në zyrat e administratës publike, ndërsa 446 njësi në kompanitë private. Këto njësi raportojnë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive konstatonte për rastet e korrupsionit brenda zyrave të shtetit si dhe në sektorin privat.

“Në vijim, ILDKPKI vendosi kontaktet përkatëse për ngritjen e njësive përgjegjëse dhe raportimin e tyre pranë Inspektoratit të Lartë. Me mbledhjen e informacionit të dërguar nga autoritetet publike, ILDKPKI përfundoi procesin e hartimit të regjistrit kombëtar të njësive përgjegjëse në autoritetet publike, në të cilin janë pasqyruar të dhënat dhe funksioni i personave të ngarkuar për të zbatuar ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Nga të dhënat statistikore rezulton se në total janë ngritur dhe funksionojnë 163 njësi përgjegjëse në sektorin publik”, thuhet në raportin e ILDKPKI.

Sektori privat

Që nga 1 korrik e 2017 janë ngritur njësitë spiune edhe në sektorin privat. “Ndërsa, duke filluar nga 1 korrik 2017, me fillimin e efekteve ligjore për sektorin privat, ILDKPKI koordinoi punën me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të identifikuar në sektorin privat organizatat të cilat kishin të punësuar mbi 100 punonjës, për të vendosur kontaktet përkatëse për ngritjen e njësive përgjegjëse dhe raportimin e tyre pranë Inspektoratit.

Me mbledhjen e informacionit të dërguar nga institucionet private, ILDKPKI përfundoi procesin e hartimit të regjistrit kombëtar të njësive përgjegjëse në sektorin privat, në të cilin janë pasqyruar të dhënat dhe funksioni i personave të ngarkuar për të zbatuar ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Nga të dhënat statistikore rezulton se në total janë ngritur dhe funksionojnë 446 njësi përgjegjëse në sektorin privat”, vijon raporti.

Spiunët “pushtojnë” zyrat e shtetit, këto janë 7 institucionet publike që u sipunuan nga punonjësit e vet Read More »

Negociatat me Greqinë, Athina do të kërkojë ndjesë për çamët?

Megjithëse marrëveshja që po negociojnë Shqipëria dhe Greqia nuk ofron ende një zgjidhje për çështjen çame, diçka po lëviz.

Një burim nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme i tha Report TV se pala shqiptare i ka kërkuar Athinës zyrtare që në tekstin final t’i shtohet një fjali, ku pala greke në një farë mënyre do të shpreh keqardhjen për ngjarje jo të këndshme që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kanë nxitur urrejtje dhe shpërngulje të popullsisë nga trojet e tyre në zonën e Epirit.

I njëjti burim saktësoi se kjo kërkesë e palës shqiptare është pranuar nga ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Mësohet po ashtu se dakordësinë për këtë pikë Kotzias ia ka transmetuar homologut Bushati.

Në tekstin përfundimtar të marrëveshjes edhe nëse do të shmanget referimi për çështjen çame, do të ketë shprehje të keqardhjes për ngjarje të së kaluarës, të cilat kanë nxitur urrejtjen mes komuniteteve dhe pakicave që jetonin në Greqi, duke i detyruar të shpërngulen prej trojeve të tyre.

Një fjali interesante që do të futet në marrëveshjen e pritshme thotë se: “Greqia po ashtu nxit të gjithë këta të shpërngulur që t’i drejtohen gjykatave për të rimarrë të drejtat e tyre si qytetarë grek”.

Kjo fjali në marrëveshje vjen si pasojë e dakordësisë së heqjes së ligjit të luftës, që mbante të bllokuara pasuritë e çamëve të dëbuar dhe që automatikisht hapet rruga ligjore për të kërkuar nëpërmjet gjykatës të drejtat e tyre.

Negociatat me Greqinë, Athina do të kërkojë ndjesë për çamët? Read More »

Harrojeni plazhin! Kthesa e papritur e motit, vjeshtë në mes të verës

Ndryshimet klimatike, kanë bërë që Qershori të karakterizohet si një muaj me mot tropikal, ku mëngjesi nis me diell e mesdita pasohet nga stuhi ere, shiu dhe breshëri.

Sinotpikanët thonë se mesdita e të premtes ka sjellë rrebeshe të përkohshme dhe stuhi breshëri me diametër deri 3 cm në zonat Qendrore, ndërsa shira të dobët dhe mesatarë në Veri dhe zonat Jugore.

Moti do të vij duke u ftohur, duke i bërë ditët e fundjavës të ngjashme me ato të vjeshtës, sipas tvklan.

Bazuar në parashikimet e motit, nata e së shtunës pritet të sjell rrebeshe shiu në të gjithë vendin si pasojë një fronti të ftohti që pritet të kalojë në Shqipëri, duke bërë që temperaturat minimale të zbresin deri në 8 gradë.

Deri në fund të muajit, moti mbetet kryesisht i vranët dhe i freskët, larg kushteve normale të Verës Mesdhetare dhe shumë pranë Vjeshtës.

Harrojeni plazhin! Kthesa e papritur e motit, vjeshtë në mes të verës Read More »

500 banorë pa rrugë e pa ujë, kryetari i bashkisë: S’kuptoj pse ankohen

Banorët e fshatit Mesaplik ankohen në Fiks Fare se nuk kanë rrugë dhe ujë të pijshëm. Rruga që të çon në fshat, nga segmenti kryesor i rrugës së lumit të Vlorës, nuk është më shumë se 7 km, por ka gropa, dhe në të mund të kalohet vetëm me fuoristradë.

Fshati ka vetëm dy të tilla. Për çdo hall apo problem shëndetësor ata janë të detyruar të zbresin në Vlorë me fuoristrada, pasi mjet transporti tjetër nuk ka. Rruga është aq e keqe sa nuk përshkohet dot as nga mjetet e vogla. Ndërsa në rrethinat e Mesaplikut shkohet vetëm me kafshë se nuk ka fare rrugë.

Pas ankesës së banorëve të bërë në redaksinë e emisionit Fiks Fare nëpërmjet postës elektronike, gazetarët e Fiksit u nisën drejt Mesaplikut. Rruga në ndërtim e sipër e Lumit të Vlorës nga ku shkon për në fshat është rreth 30 km. Këto 30 km u bënë për 3 orë, sidomos në segmentin 7 km para se të ktheheshe për në fshat rruga ish aq e keqe sa edhe furositrada nuk bënte punë.

Gazetarët intervistuan një grup të madh banorësh që kishin dalë për t’i pritur. Ata ankohen që nuk kanë ujë e rrugë, bashkia i ka harruar. Ata thonë – “Partitë kujtohen të vijnë vetëm kur kanë vota për të marrë. Është e pamundur të jetohet pa ujë, sidomos gjatë periudhës së verës nuk ka thuajse fare, gjatë dimrit edhe ka se ujë është me vet rrjedhje. Për të zbritur në Vlorë na duhen më shumë se 3 orë, ndërkohë që nuk janë më shumë se 30 km.”

Ata janë të irrituar më pushtetin lokal dhe qendror që i ka harruar në këtë zonë. Ata thonë se për ujësjellësin janë dhënë disa herë fonde, por ujë nuk ka. Sipas tyre para dy javësh për shkak të emergjencave pas shirave të rënduar, nga Bashkia Selenicë u sistemua rruga rreth 7 km dhe veprat e artit, por në vend të rregullohej, sipas banorëve ajo u shkatërrua më keq. Njëri prej tyre tregon se si para dy ditësh kishin varrosur një bashkëfshatar, dhe makina e mortit ngeci në mes të rrugës. Nuk e çonin dot tek varrezat e fshatit. Gropat e thella dhe shirat e rrëmbyeshëm e kishin bërë të pamundur kalimin.

Në këtë segment rrugor, nuk është ndërhyrë asnjëherë seriozisht apo me projekt konkret, për sistemimin e tij, as nga Bashkia Selenicë, por as nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili në përgjigjen kthyer për Fiksin thotë se për këtë segment të shkurtër, nuk kanë patur asnjëherë kërkesë për sistemim.

Kryetari i Bashkisë Selinicë, Përparim Shahmetaj, u shpreh për Fiksin që pikërisht në këtë rrugë janë bërë disa sistemime, por nuk janë të mjaftueshme dhe rruga ka tek-tuk ka ndonjë gropë. Sipas tij, pas ndërhyrjes që është bërë nga bashkia me sistemin e rrugës me çakull, kanaleve dhe veprave të artit, situata ka ndryshuar.

“Nuk e kuptoj pse ankohen banorët” shprehet i çuditur kreu i bashkisë.

Për këtë sistemim nuk pati një fond pasi u bë me mjetet dhe punëtorët e bashkisë. Ndërsa për Ujësjellësin ai thotë se janë bërë investime të pjesshme. Por nuk kanë rezultuar të suksesshme, pasi rrjeti amortizohet nga lumi i Vlorës. Por ndryshe nga çfarë thotë numri 1 i bashkisë ne faqen zyrtare të saj të publikuar, ofrohet një tjetër e vërtet. Investimi i fundit është ai i vitit 2017 ku për të gjithë ujësjellësit e Selenicës, mirëmbajtjen dhe sistemimin, sipas shpalljes së bërë në tender është shpenzuar rreth 140 milionë lekë. Përpos kësaj, sot banorët nuk kanë ujë.

Fiksi kontaktoi edhe me FSHZH-it. Sipas tyre në Komunën Brataj nga FSHZH-it është ndërhyrë gjatë viteve 2004 – 2005 ku është zbatuar një investim prej rreth 6.1 mln lekë financuar nga Banka Islamike. Projekti konsistonte në pastrimin dhe sistemimin e veprave të artit ekzistuese, pastrimin e kanaleve, shtrimin me çakull dhe stabilizant.

Gjatësia e trajtuar në total është rreth 2 km. Kjo është e vetmja përfshirje e FSHZH-së në këtë zonë në të shkuarën. Gjithashtu Fiksi u informua se pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk ka asnjë kërkesë për financim të këtij segmenti rrugor.

500 banorë pa rrugë e pa ujë, kryetari i bashkisë: S’kuptoj pse ankohen Read More »

Kryebashkiakja e Sarandës humbet qetësinë dhe i bie tavolinës

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka ka treguar se dhe ajo mund ta humbasë qetësinë. Me anë të një vendimi, Bashkia ka vendosur largimin e tregtarëve ambulantë. Ata kanë kërkuar një takim, por gjatë fjalës së saj, Koka është parë disa herë që të nervozohet, dhe i ka rënë dhe tavolinës.

Pjesë nga debati

Koka: Kur shet mallra, le të vij tek vendi që është vendosur. Nuk ka vend për njerëz të llastuar në këtë qytet, ka vend për njerëz punëtorë. Të do dalësh fare, se unë e kam marrë këtë vendim, dhe ta pranosh këtë zgjidhje. Qyteti nuk është vendi juaj është vendi i të gjithëve. Prandaj ju kemi bërë atë vend që është mrekullueshëm. Të llastuarit le të rrinë në shtëpitë e tyre.

Qytetarja: Ti ke ardhur dje në qytet.

Koka: Unë erdha dje?!

Qytetarja: A e ke parë atë tregun tonë?

Koka: Atë tregun që e keni bërë paçavure.

https://www.facebook.com/ArgjiroLajm.net/videos/977977082371521/?t=0

Kryebashkiakja e Sarandës humbet qetësinë dhe i bie tavolinës Read More »

Nëse shihni këtë gjë në dorezën e derës së makinës tuaj, ikni dhe thirrni policinë!

Do të zbulojmë disa nga truke e reja që hajdutët e makinave po përdorin dhe çfarë mund të bëni për të parandaluar vjedhjen e makinës suaj. Mos harroni këto truket sekrete për të mbrojtur veten. Çdo vit rreth një milion makina janë vjedhur në Shtetet e Bashkuara.

Hajdutët e makinave të gjeneratës së re po përdorin pajisje për të vjedhur automjete.

Një nga metodat më të frikshme është ajo e monedhës në dorezën e derës së automjetit, shkruan ShkodraNews. Ata vendosin një monedhë që nuk lejon ta mbyllni makinën me pultin automatik.

E sapo ju të largoheni ata lehtësisht mund ta hapin derën e makinës, pasi në fakt ju nuk e keni mbyllur atë. Prandaj para se të largoheni nga automjeti shikoni dyert e makinës, a janë të “pastra”.

Monedha e përdorur nga vjedhësit pengon bllokimin e njërës prej dyerve, pronari largohet dhe vjedhësit hyjnë brenda mjetit.

Nëse shihni këtë gjë në dorezën e derës së makinës tuaj, ikni dhe thirrni policinë! Read More »

‘Kryetari i Bashkisë është vetëm për njërzit e vet’, debati mes Ramës dhe banorëve: Si të duron gruaja

Kryeministri Edi Rama deklaruar gjatë dëgjesës në kuadër të ‘Llogaridhënies’ se janë 11 milionë euro në dispozicion të atyre që do të shpalosin projektet për agroturizëm.

Gjatë dëgjesës pati edhe disa debate mes banorëve dhe Ramës, për pronat, punësimet dhe probleme të tjera që i shqetësojnë. Ndërsa nuk munguan edhe batutat me banorët, pasi kryeministri është nip në Vuno.

Debati me qytetarët në Himarë
Qytetarja: Nuk po na jepet e drejta për kullotat për kopenë në Vuno, vetëm ne jemi

Kryebashkiaku Goro: U kemi dhënë përgjigje, nuk keni bërë procedurat e duhura, e kemi parë me kujdes cdo gjë

Rama: Ai po të jep përgjigje, duhet ta dëgjosh. Po i shoh dokumentet, kjo nuk bëhet duke ndërprerë njeri tjetrin, na turpëron edhe Vunoin, na e nxjerr sikur është vendi i njerëzve me 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem se po e tepron. Mos se do të thonë u zunë Vunjotësit me njëri tjetrin. Ca qengji urtë ti?! Ti paske edhe 300 të tjerë pas…Do të shikojmë mundësinë që ta shpallim edhe gruan heroinë të punës, që të përballon ty.

Qytetarja:Kemi probleme me pronat, na i kanë marrë

Rama: Lesh arapi, që nuk e merr vesh i pari të dytin. Do të shikojmë letrat dhe në bazë të letrave, kujt i takon do i njihet e drejta.

Qytetarja: Kryetari i bashkisë është vetëm për njerëzit e tij këtu, jo për të drejtuar punën

Rama: Nëse toka është shpronësuar për interes publik shkruani te faqja, aty me fakte…

Qytetarja: Këtu e ke bërë plazhin, je rritur këtu…

Qytetari: Berisha më tha që Borshi nuk ka dalje në det, mos e bën si Berisha na ndihmoi edhe ne, se të kam njohur që të vogël.

Rama:Mos na e përmend, se është edhe ditë e premte, do të na prishësh muhabetin

‘Kryetari i Bashkisë është vetëm për njërzit e vet’, debati mes Ramës dhe banorëve: Si të duron gruaja Read More »

Vlahutin bën një kërkesë ugjente për qeverinë

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka kërkuar sot nga institucionet shqiptare që të ndalohet legalizimi i objekteve të paligjshme. Gjithashtu diplomatja e BE në vendin tonë kërkoi që të merren masa për përfituesit e paligjshëm të pronave.

“Një tranzicion kaq i gjatë dhe i vështirë nuk mund të përfundojë pa një dialog ku të përfshihen të gjithë aktorët dhe mbi të gjitha pronarët. Po kështu është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës të ndalen dhe ndërtimet e paligjshëm të legalizuar në kurriz të pronarëve të mos legalizohen,” tha Valhutin.

“Ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Korrupsioni dhe vonesat në gjykata kanë shkaktuar konflikte në shoqëri”, tha gruaja e Brukselit në Tiranë.

Znj. Vllahutin tha se Shqipëria e ka imperative zgjidhjen e çështjes së pronës.

“Çdo qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të gëzuar pronën e tij. Bashkim Europian nuk negocion me këtë të drejtë themelore të njeriut”, tha ambasadorja e BE-së në Tiranë.

Qëndrimet e saj u shprehën gjatë një konference për pronën në Shqipëri.

Vlahutin bën një kërkesë ugjente për qeverinë Read More »